Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

EMRI/ Sherr masiv me grushte, shkelma dhe thika në një hotel në Vlorë, një i plagosur

12 July 2025 at 08:09

Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku për pasojë një person ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një hoteli, tek vendi i quajtur Rrapi, në zonën e “Ujit të Ftohtë”. Burime bëjnë me dije se disa persona janë konfliktuar me shkelma grushta, sende të forta dhe deri […]

The post EMRI/ Sherr masiv me grushte, shkelma dhe thika në një hotel në Vlorë, një i plagosur appeared first on BoldNews.al.

Sherr me thika mes të miturve në Maliq, plagoset një 16-vjeçar

16 May 2025 at 14:25

Një sherr mes dy të miturve është regjistruar mesditën e kësaj të premte, rreth orës 13:40, në fshatin Sheqeras të Maliqit. Autoritetet policore raportojnë se një 14-vjeçar ka plagosur me thikë një 16-vjeçar, i cili është dërguar në spital për të marrë mjekim dhe ndodhet jashtë rezikut për jetën. Policia thotë se grupi hetimor nën […]

The post Sherr me thika mes të miturve në Maliq, plagoset një 16-vjeçar appeared first on BoldNews.al.

Sherr me thika mes adoleshentëve në Ferizaj, policia arreston një shtetas shqiptar

28 April 2025 at 19:30

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më 27 prill në oborrin e një shkolle në rrugën “Gjon Sereqi” në Ferizaj, ku një i mitur është sulmuar brutalisht nga tre individë. Sipas njoftimit të Policisë, viktima, F.V., 16 vjeç, pas një konflikti është sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë nga tre persona, duke pësuar lëndime serioze në trup.

Fillimisht, ai mori ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente të Ferizajt, dhe më pas u transferua për trajtim të specializuar në QKUK në Prishtinë. Prokurori i shtetit është njoftuar për rastin.

Policia ka identifikuar një nga të dyshuarit, M.D., shtetas i Shqipërisë, i cili u arrestua rreth orës 12:30 në rrugën “At Nikë Prela” në Ferizaj. Gjatë kontrollit fizik, te i dyshuari u gjet dhe konfiskua një thikë, e cila dyshohet të jetë përdorur gjatë sulmit.

Sipas vendimit të prokurorit të çështjes, i dyshuari është ndaluar për 24 orë dhe ndaj tij do të zhvillohen hetime të mëtejshme.

The post Sherr me thika mes adoleshentëve në Ferizaj, policia arreston një shtetas shqiptar appeared first on Sot News | Lajme.

Përleshje e përgjakshme mes dy shqiptarëve në Selanik, njëri prej tyre në gjendje të rëndë/ VIDEO

By: Ela
22 March 2025 at 21:23

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Evosmos të Selanikut, konkretisht në kryqëzimin e Chrysostomou dhe Papagou, ku dy persona me origjinë shqiptare janë përfshirë në një përleshje të përgjakshme. Sipas informacioneve, dy personat janë përplasur për një arsye të panjohur, duke u plagosur me thikë. Kalimtarët i kanë pikasur të gjakosur në një distancë […]

The post Përleshje e përgjakshme mes dy shqiptarëve në Selanik, njëri prej tyre në gjendje të rëndë/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

Dy shqiptarë përleshen me thikë në Greqi, njëri prej tyre në gjendje kritike

22 March 2025 at 21:40

GREQI- Dy persona me origjinë shqiptare janë përfshirë në një përleshje të përgjakshme në Selanik të Greqisë. Mediat fqinje shkruajnë se këta persona janë përleshur me thikë.

Kalimtarët i kanë pikasur të gjakosur në një distancë të shkurtër nga njëri-tjetri dhe kanë njoftuar menjëherë shërbimet e urgjencës.

Autoambulancat kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë transportuar të plagosurit në spital.

Ndërkaq, gjendja e njërit prej të lënduarve mbetet kritike. Policia ka nisur tashmë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes/abcnews.al

Sherr me thika dhe sende të forta në një lavazho në Vlorë, 4 të plagosur

9 March 2025 at 16:30

Një sherr masiv me sende të forta dhe thika mes disa të rinjë është regjistruar këtë të diel në Vlorë, ku për pasojë 4 prej tyre kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:45, në një lavazho në lagjen “Hajro Çakërri”. Autoritetet policore raportojnë se gjatë konfliktit, shtetasi K. H., rreth 20 vjeç, […]

The post Sherr me thika dhe sende të forta në një lavazho në Vlorë, 4 të plagosur appeared first on BoldNews.al.

Ç’farë ka ndodhur sot te shkolla “Sevasti Qirjazi”? Adoleshenti kërcënon mësuesit, por lirohet sepse babain e ka Oficer i Policisë Gjyqësore

By: V K
6 March 2025 at 15:57

Dhuna në shkolla vijon të jetë një gangrenë për vetë shkollat, por edhe për policinë. Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e lajmeve në “Ora News”, ku njofton se një sherr mes adoleshentësh ka degraduar në përdorimin e armëve të ftohta te shkolla “Sevasti Qirjazi” në kryeqytet, sherr që do të transferohej edhe në Këshillin Pedagogjik, ku mësohet se është kërcënuar edhe stafi i mësuesve të shkollës në fjalë.

Ajo që e bën më të rëndë ngjarjen, është tentativa për ta mbajtur të fshehtë ngjarjen për publikun nga vetë Policia e Shtetit.

Dhe dyshimet për censurimin e kësaj ngjarjeje, duket se është bërë prindërit i adoleshentit të dhunshëm, i cili mësohet se është Oficer i Policisë Gjyqësore (OPGJ).

“Te shkolla “Sevasti Qirjazi” ka ndodhur një sherr me armë të ftohta.

Është kërcënuar stafi pedagogjik, edhe është shoqëruar në komisariatin nr. 4 autori i dyshuar i ngjarjes.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 13:30 dhe nuk është raportuar as nga Policia e Shtetit. Ka hyrë me thikë dhe ka rrahur zyshat, por është liruar pasi autori adoleshent është djali i një polici OPGJ”, raportojnë burimet.

The post Ç’farë ka ndodhur sot te shkolla “Sevasti Qirjazi”? Adoleshenti kërcënon mësuesit, por lirohet sepse babain e ka Oficer i Policisë Gjyqësore appeared first on Albeu.com.

Përleshje me thika mes shqiptarësh në Greqi, dy të plagosur

By: Oldi
5 March 2025 at 18:46

Një ngjarje e përgjakshme ka ndodhur dje në zonën e Vardas të Ilias në Greqi, ku një person është dërguar në spital në gjendje kritike për jetën. Sipas informacioneve për mediat, në ngjarjen e përgjakshme janë përfshirë tre persona. Të tre të përfshirët janë me origjinë shqiptare, dy 37-vjeçarë dhe një 41-vjeçar. Të njëjtat informacione […]

The post Përleshje me thika mes shqiptarësh në Greqi, dy të plagosur appeared first on BoldNews.al.

Sherr me thika mes dy shoqeve në Tiranë, njëra plagoset dhe tjetra arrestohet

By: gaze tare
20 January 2025 at 16:30

Sherr me thika mes dy vajzave të moshës 20-vjeçe ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, në një apartament në kompleksin Deliorgji.

Dy vajzat nga Durrësi ishin shoqe me njëra-tjetrën por janë konfliktuar për motive banale. Një nga vajzat ka shkuar në apartamentin e shoqes së saj dhe pas një debati e sipër një nga vajzat ka marrë thikën dhe ka goditur shoqen e saj.

Një nga vajzat është arrestuar, ndërsa vajza e dëmtuar është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Burime nga Komisariati Nr. 2 thanë se vajzat ishin nën efektin e alkoolit. Pasi kanë konsumuar alkool ato kanë nisur të debatojnë dhe më pas janë konfliktuar.

The post Sherr me thika mes dy shoqeve në Tiranë, njëra plagoset dhe tjetra arrestohet appeared first on iconstyle.al.

Kërcet thika te Delijorgji, plagoset një vajzë

By: Ardit
20 January 2025 at 15:53

Një sherr me thika ka ndodhur pasditen e djeshme në një apartament tek kompleksi Delijorgji në Tiranë. U bë me dije se dy vajza të moshës 20-vjeç nga Durrësi, të cilat ishin shoqe me njëra tjetrën por janë konfliktuar për motive banale. Një nga vajzat ka shkuar në apartamentin e shoqes së saj dhe pas […]

The post Kërcet thika te Delijorgji, plagoset një vajzë appeared first on BoldNews.al.

Sherr me thikë në Fier, lëndohet në këmbë një i mitur

11 January 2025 at 21:02

FIER– Mbrëmjen e kësaj të shtune, në lagjen “8 Shkurti” në qytetin e Fierit dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është dëmtuar në këmbë me thikë një 16-vjeçar. Ai ndodhet aktualisht në spital në kujdesin e mjekëve.

Sakaq, është ngritur një grup hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./abcnews.al

Sherr me th*ka mes komshinjve në Tiranë, plagosen babë e bir

By: D Marku
1 January 2025 at 17:08

Një sherr mes fqinjëve ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Shyqyri Ishmi”, në Tiranë, ku kanë mbetur të plagosur dy persona.

Sipas informacioneve të para nga policia, mësohet se Kristjan Thaçi, 34 vjeç, gjatë sherrit me dy fqinjët e tij, babë e bir, i ka goditur këta të fundit me thikë dhe sende të forta.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.01.2025, rreth orës 16:15, në rrugën “Shyqyri Ishmi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta,në hyrje të pallatit ku banojnë, shtetasi K.Th, 34 vjeç, ka dëmtuar me një mjet prerës komshiun e tij, shtetasin M.N, dhe me sende të forta shtetasin A.N.

Shtetasit A.N dhe M.N(babë e bir), ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet me qëllimin kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

The post Sherr me th*ka mes komshinjve në Tiranë, plagosen babë e bir appeared first on Albeu.com.

“Vrasësi nuk e bleu thikën në TikTok, por në dyqan”/ Kabo: Lotët e nënës së Martinit, leksion për politikën

25 December 2024 at 22:15

Profesor Përparim Kabo ka komentuar vrasjen e Martin Canit nga një bashkëmoshatar i tij, Mario Përlleshi në ambientet e shkollës. I ftuar në emisionin “Open”, ai renditi disa arsye pse siç u shpreh ai “krimi ka zbritur tek adoleshentët”. Mes arsyeve të vrasjes profesor Kabo rendi edhe politikën. Fëmijet e politikaneve -tha ai- rritën në […]

The post “Vrasësi nuk e bleu thikën në TikTok, por në dyqan”/ Kabo: Lotët e nënës së Martinit, leksion për politikën appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Sherr me thika mes adoleshentëve në Dibër, një i plagosur

12 December 2024 at 09:34

Një sherr mes dy adoleshentëve është regjistruar në Dibër, i cili ka degraduar deri në përdorimin e thikës dhe plagosjen e njërit prej tyre. Burimet zyrtare raportojnë se 18-vjeçari Orgest Hidri ka plagosur me thikë bashkëmoshatarin e tij, shtetasin F.K., pas një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja është regjistruar në lagjen “Kamen” të Peshkopisë. […]

The post EMRI/ Sherr me thika mes adoleshentëve në Dibër, një i plagosur appeared first on BoldNews.al.

EMRAT/ Sherr me thika dhe kosore në Dimal, tre të plagosur, arrestohen babë e bir

1 December 2024 at 11:36

Një sherr me thika dhe kosore mes fqinjëve është regjistruar ditën e djeshme në fshatin Goriçan të Dimalit, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona dhe janë arrestuar dy autorët, babë e bir. Më konkretisht në pranga janë vënë shtetasit Bastri Xhalili, 65 vjeç (i dënuar më parë) dhe djali i tij, Emiljano […]

The post EMRAT/ Sherr me thika dhe kosore në Dimal, tre të plagosur, arrestohen babë e bir appeared first on BoldNews.al.

Flet i mituri i plagosur te “Fan Noli”: Na sulmuan dy persona me thika

By: user 6
24 November 2024 at 21:36

Luisi djali 14-vjeçar i cili mbeti i plagosur nga ngjarja e rëndë të ndodhur pranë shkollës “Fan Noli” ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Review” në Euronews Albania ku tregon se në vendngjarje ka pasur edhe persona të tjerë. Sipas tij në momentin që Martini u vra nga bashkëmoshatari i tij, të pranishëm kanë qenë edhe dy persona të tjerë.

“Nga ai moment mbaj mend që shoku i Marios, një djalë me flokë të gjata më goditi pas shpine. U ktheva, e godita. Kur u ktheva përsëri pashë që Mario kishte nxjerrë thikën dhe po godiste Marinin në zemër. Shkova direkt për të mbrojtur Martinin. Më pas më kapi një burrë që nuk e pashë kush ishte. Më kapi dhe më ngriti në ajër. Kur u ktheva prapë pashë që Mario ishte ngritur dhe më drejtoi thikën për në zemër. Vura dorën përpara. Thika më preku vetëm pak zemrën.

Më pas ai kaloi thikën nga dora e majtë në të djathë dhe donte të më sulmonte në fyt. Unë ula kokën dhe e godita me dorën e vetë në ballë. Pastaj vazhdoi lufta. Ai më qëlloi 6 herë në pjesën e kraharorit, por 4 herë më kapi. Unë pashë që thika e tij ishte më e madhe se dora ime dhe u tremba. Shkova dy hapa pas dhe e qëllova në fytyrë. Më rrethuan dy. Nga frika që kisha i qëllova aq fortë sa njërit ia përplasa kokën te hekuri Marios. Atij tjetrit i kam qëlluar në sy dhe ia futa vrapit” – tha i mituri.

Sipas Luisit kanë qenë tre persona në ngjarje, por ai nuk ka arritur të identifikojë personin e tretë që sipas tij është personi që e ka ngritur. Luisi bëri thirrje që të shkojnë e të bëjnë ekspertizën te ai në spital, pasi ai pretendon se ëhstë qëlluar nga dy persona me thika të ndryshme.

Gazetarja: Ti po thua që kanë qenë tre persona në vendngjarje?

Luis Meçe: Po, njëri vetëm më ka ngritur.

Gazetarja: Personin e tretë nuk munde ta identifikosh?

Luis Meçe: Jo, nuk e di.

Gazetarja: Luis sa veta ishin që ju sulmuan ditën e ngjarjes?

Luis Meçe: Ishin dy persona, Mario dhe një djalë me flokë të gjata.

Gazetarja: Atë djalin tjetër e ke parë ndonjëherë më parë?

Luis Meçe: Jo, nuk e kam parë më parë. Di që është bashkëmoshatar i jonë. Unë dua të vinë e të bëjnë ekspertizën mjekoligjore për ta kuptuar të gjithë që kam plagë nga dy thika të ndryshme. Nuk flas dot më shumë. Kam shumë dhimbje. ©Euronews Albania

The post Flet i mituri i plagosur te “Fan Noli”: Na sulmuan dy persona me thika appeared first on Lapsi.al.

Dy vëllezër plagosin me thikë 32-vjeçarin në Durrës/ EMRAT

By: Ela
23 November 2024 at 20:31

Një sherr me thika ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të stacionit të trenit në Durrës. Nga konflikti në lagjen nr.4 dyshohet se ka mbetur i plagosur Gentian Bajrami, i cili është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit. Policia ka shoqëruar në komisariat 2 vëllezërit e dyshuar si autorë të plagosjes, Eno […]

The post Dy vëllezër plagosin me thikë 32-vjeçarin në Durrës/ EMRAT appeared first on BoldNews.al.

Sherr në Durrës, dy vëllezër plagosin me thikë 32-vjeçarin

By: P. Gj.
23 November 2024 at 20:23

Një 32-vjeçar është plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Durrës, nga dy vëllezër.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 ku pas një sherri për motive të dobëta, dyshohet se dy vëllezërit kanë goditur me thikë të riun.

Autorët, 33 dhe 36 vjeç, janë shoqëruar në polici, ndërsa i plagosuri është është transportuar në spitalin e Durrësit, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Njoftimi i Policisë:

Plagosën me mjet prerës (thikë) një 32-vjeçar, dyshohet pas një konflikti të çastit, ndërhyrja e menjëherëshme e shërbimeve të Policisë, bëri të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorëve të dyshuar.

Rreth orës 18:45, në lagjen nr. 4 Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit, dyshohet për motive të dobëta, shtetasit E.G, 36 vjeç dhe I. G. 33 vjeç, (vëllezër) kanë plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. B., 32 vjeç.

Ndërhyrja e menjëherëshme e shërbimeve të Policisë, bëri të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat, të dy vëllezërve për veprime të mëtejshme procedurale.

32-vjeçari është transportuar në spitalin e Durrësit, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

The post Sherr në Durrës, dy vëllezër plagosin me thikë 32-vjeçarin appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Vrasja e Martin Canit/ Autori e mbajti thikën edhe gjatë orëve të mësimit

By: Oldi
23 November 2024 at 10:22

Mario Përlleshaj, minoreni 14 vjeç, nxënësi i shkollës “Fan Noli”, që akuzohet si autor i vrasjes së Martin Canit, u la në ‘burg pa afat’. Masa iu mor paraditen e djeshme në spital privat, ku thuhet se kurohet për shkak të një plage që ka në dorë dhe që nuk dihet ende se në çfarë […]

The post Vrasja e Martin Canit/ Autori e mbajti thikën edhe gjatë orëve të mësimit appeared first on BoldNews.al.

Tiranë/ Gjendet thika me të cilën u vra 14-vjeçari Martin.C!

22 November 2024 at 21:22

Gjendet thika me të cilën dyshohet se u vra 14-vjeçari Martin.C të hënën e 18 nëntorit në kryeqytet, pas një sherri në shkollën “Fan Noli”. Burimet policore bëjnë me dije se arma e ftohtë është gjetur te “Unaza” pranë zonës së ish-ATSH-së, në Tiranë.

Gjykata e Tiranës dha sot masën e sigurisë “arrest me burg” për 14-vjeçarin e arrestuar si autor të vrasjes me thikë të Martin.C. Të dy ishin nxënës të shkollës “Fan Noli’ në Tiranë, pak metra larg së cilës 4 ditë më parë ndodhi vrasja.

Njoftimi i policisë

Në vijim të informacionit të dhënë për ngjarjen e ndodhur në afërsi të shkollës “Fan Noli”,  në afërsi të ATSh-së, në rrugën “Fadil Rada” është gjetur ditën e sotme mjeti prerës (thika) që autori dyshohet se ka përdorur gjatë ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tiranë/ Gjendet thika me të cilën u vra 14-vjeçari Martin.C! appeared first on Euronews Albania.

❌
❌