Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve B.K., dhe E.Sh., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe kundër D.S., dhe personit juridik “S.C.O” Sh.P.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.
Sipas aktakuzës thuhet se të dyshuarit duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për vete apo personin tjetër, me dashje i tejkalojnë kompetencat e tyre të përcaktuara me ligj dhe veprojnë në kundërshtim me Ligjin për prokurimin publik.
“Prej datës 13.07.2022 e deri me datën 12.12.2022 në Suharekë, në bashkëkryerje, duke vepruar në cilësinë e personave zyrtar dhe atë, i pandehuri B.K., – Zyrtar i lartë për Menaxhimin e Projekteve në Komunën e Suharekës, i caktuar si Menaxher i Projektit të prokurimit me titullin e kontratës ‘’ Ndërtimi i rrugëve lokale Lot 8-lot5 Nëntori i dytë, ‘Xhemajl Morina’, Mehmet Bytyqi segment në Reshtan’ si dhe i pandehuri E.Sh., i caktuar si Mbikëqyrës i Drejtpërdrejtë i Menaxherit të kontratës në projektin e njëjtë, duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për vete apo personin tjetër, me dashje i tejkalojnë kompetencat e tyre të përcaktuara me ligj dhe veprojnë në kundërshtim me Ligjin për prokurimin publik dhe Rregulloren për prokurimin publik, ku nga provat e siguruara rezulton se të hollat në vlerë prej 24.945.32 euro janë paguar për operatorin ekonomik, e që në realitet rrugët nuk janë shtruar ashtu siç ishte paraparë në kontratë. Të pandehurit, përpilojnë raporte fiktive dhe të rrejshme, dhe nënshkruajnë raportin e pranimit teknik duke konstatuar se kinse punimet janë realizuar sipas kontratës, edhe pse ka pasur ndryshime në mes të sasisë së kontraktuar dhe asaj të realizuar duke përfshirë materialin e planifikuar, gjatësinë dhe gjerësinë e rrugëve e pikërisht gjendja reale e vlerës së punimeve të kryera është më e vogël se vlera e punimeve të parapara në këtë kontratë edhe atë në punët paraprake, ku në përgjithësi vlera e punimeve të realizuara është 13,272.66 euro më pak se vlera e paraparë në kontratë, e që në realitet këto punime më vonë realizohen me kontratën e datës 22.11.2022 me titull ‘Ndërtimi i rrugëve lokale Nëntori i dytë, ’Xhemajl Morina’, Mehmet Bytyqi segment, etj në Reshtan – faza e dytë’, e si pasojë Komunës së Suharekës i kanë shkaktuar dëm material në vlerë prej 13,272.66 euro”, thuhet nw aktakuzw.
Tutje bëhet e ditur se me këto veprime në cilësi të bashkëkryerësve të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” të KPRK-së.
Ndërsa, i pandehuri D.S., si person përgjegjës në personin juridik prej datës 13.07.2022 e deri me datën 12.12.2022 në Suharekë, dhe në fshatin Reshtan, duke vepruar në cilësi të bashkëpronarit dhe si përfaqësues i autorizuar –Drejtor i kompanisë “S.C.O.” Sh.P.K, dhe i pandehuri personi juridik “S.C.O” Sh.P.K., me dashje shkelin procedurat dhe rregullat e prokurimit publik dhe nuk zbatojnë detyrimet që dalin nga kontrata e prokurimit publik, me qëllim të përfitimit për vete, duke i shkaktuar dëm buxhetor Komunës së Suharekës.
I pandehuri D.S., në bashkëveprim me personat zyrtar të Komunës së Suharekës e pikërisht me menaxherin e kontratës B.K., përpilojnë procesverbale, situacione fiktive si dhe raporte fiktive për kryerjen e punëve përmes kompanisë së tij, kështu që i pandehuri D.S., me datë 15.08.2022 lëshon faturën me numër 16 e cila është dorëzuar në Komunën e Suharekës me datën 13.09.2022 në vlerë prej 15,000.00 euro dhe faturën me numër 35 të datës 06.12.2022 të pranuar në Komunën e Suharekës me datën 20.12.2022 në vlerë prej 9,945.32 euro për realizim të punëve, duke vazhduar bashkëpunimin me zyrtarët komunal të lartëcekur përpilojnë raportin e pranimit teknik kinse janë realizuar punimet sipas kontratës, përderisa gjendja në teren ka qenë e parealizuar, e cila vërtetohet nga ekspertiza e fushës së ndërtimtarisë. Me këto veprime i pandehuri ka përfituar dobi pasurore të kundërligjshme duke i shkaktuar dëm material Komunës së Suharekës në vlerë prej 13,272.66 euro.
Me këto veprime të njëjtit, kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik” të KPRK-së.
Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi sot kërkoi që të mbështetet propozimi i tyre për veting me mbikëqyrje ndërkombëtare, shkruan Telegrafi Maqedoni.
“Kërkojmë që të mbështetet propozimi i BDI-së për veting me mbikëqyrje ndërkombëtare, një proces gjithpëfshirë dhe i pa kompromis që do të kthejë besimin e të gjithë qytetarëve në drejtësi dhe institucione.
Ritheksojmë vendimin tonë të kahershëm për hetim ndaj të gjitha partive politike pa përjashtim në 33 vitet e fundit.
Kërkojmë po ashtu verifikim dhe kontrollin e pasurisë për të gjithë bartësit e funksioneve publike në 33 vitet e fundit, si për ministra, deputetë, kryetar komunash, drejtor, gjyqtarë, prokurorë”, tha Ademi.
Ai tha se poashtu kërkojnë edhe hetim për mënyrën e privatizimit në vend, që siç tha, në shumë raste shërbeu për krijimin e oligarkëve të paprekshëm.
“Kërkojmë hetim për veprimtarin e organeve të sigurisë së shtetit dhe për funksionarët në sigurim të shtetit, që kanë punuar që nga viti 1945 e këndej si në OZNA, UDB, SDB, DBK, UBK, ABN”, tha Ademi.
Ademi shtoi se në vitin 2020 BDI ka dorëzuar propozim ligj për veting me mbikëqyrje ndërkombëtare, por asnjë parti nuk e ka përkrahur atë./Telegrafi/
Reperi Gjesti ka mbajtur mbrëmë (e hënë) një performancë të veçantë në njërin prej klubeve më të njohura të kryeqytetit, Zone Club, ku u prit me entuziazëm nga fansat dhe publiku.
Ishte hera e parë që artisti performonte në Prishtinë, dhe momenti nuk kaloi pa emocione.
Gjatë performancës, Gjesti jo vetëm që ndezi atmosferën me energjinë e tij, por në një moment u shfaq i prekur, teksa ndau një mesazh të sinqertë me publikun.
Foto: Screenshot/TikTok
“Është hera e parë që po këndoj në Prishtinë. Kam luftuar shumë për këtë ditë, shumë kam luftuar me mbërri këtu ku jam”.
Fjalët e tij prekëse u pritën me duartrokitje, ndërsa ai vazhdoi me falënderime: “Faleminderit që mi keni hapur dyert, jau ha zemrën të gjithëve”.
Foto: Screenshot/TikTok
Ky moment shënon një hap të rëndësishëm për artistin në karrierën e tij, duke lënë të kuptohet se për të, ky nuk ishte thjesht një koncert, por një ëndërr e realizuar.
E kjo vjen falë famës së madhe që bëri në Big Brother VIP Albania 4, ku edhe u shpall fitues. /Telegrafi/
Nga: Deborah Nicholls-Lee / BBC
Përkthimi: Telegrafi.com
Në vitin 1974, duke kërkuar më shumë autonomi krijuese dhe një tingull më të fuqishëm roku, grupi The Eagles ndërpreu bashkëpunimin me producentin e tyre në Londër dhe u kthyen në qytetin e tyre të lindjes, në Los Anxhelos të Kalifornisë. Aty, në “Record Plant Studios” – të themeluar nga inxhinieri legjendar i zërit, Gary Kellgren, dhe biznesmeni i zgjuar Chris Stone – ata gjetën një alternativë radikale. Në këtë ambient të relaksuar, ku përmbushej çdo aspekt i jetës së një ylli – nga suitat e hotelit deri te vaskat me hidromasazh – ata incizuan albumin e tyre të famshëm, Hotel California.
Edhe kur The Eagles sillnin atmosferën festive brenda studios, menaxherët nuk shqetësoheshin. Siç thotë Stone në një libër të ri të botuar nga [Shtëpia Botuese] Thames & Hudson: “Sa më gjatë t’i mbanim aty, aq më shumë para fitonim”. Me muzikantë që – pasi futeshin aty – mezi shkëputeshin nga ambienti i studios, nuk ishte çudi që brenda një viti pas publikimit të këngës Hotel California, nisën të qarkullonin thashethemet se “Record Plant” ishte “Hotel ‘Kaliforia’ e vërtetë”.
Chris Stone jashtë studios “Record Plant”
Libri Buzz Me In – Inside the Record Plant Studios, nga gazetarët veteranë të muzikës, Martin Porter dhe David “Mr Bonzai” Goggin, rrëfen historinë e një prej studiove më të suksesshme të incizimit në ShBA gjatë viteve të saj më dekadente; që nga fillimet (më 1968) në Nju-Jork – ku u incizua Electric Ladyland e Jimi Hendrixit – deri te versionet e “egra” në Kaliforni, në Los Anxhelos dhe Sosalito ku incizuan legjendat e muzikës rok si Fleetwood Mac, The Who dhe The Eagles.
Buzz Me In, i emërtuar sipas fjalëkalimit për të hyrë në studion në Los Anxhelos, e fton publikun në një botë rokënroli të cilën pak vetë e kanë parë. I shoqëruar nga një listë dëgjimi me incizimet ikonike të studios, libri mbështetet në kujtimet dhe arkivat e Stoneit, nga fotografitë prapa skenave, si dhe mbi 100 intervista me artistë, producentë dhe stafin e studios që kontribuuan në suksesin e “Record Plant”-it.
Inxhinieri i zërit Gary Kellgren me Jimi Hendrixin
Në vitet ’70 të shekullit XX, Porter dhe Goggin patën qasje më të afërt se shumica në botën sekrete prapa dyerve të studios. “M’u deshën vite të tëra për të kuptuar se ishte një kohë vërtet e veçantë”, i thotë Porteri, BBC-së. Dyzet vjet më vonë, një figurë që doli në pah si i mbijetuar i asaj periudhe të çmendur ishte Chris Stone.
“Chris Stone ishte shumë i rëndësishëm në industrinë muzikore dhe tregonte histori të shkëlqyera”, thotë Porter, i cili besonte se kujtimet e Stoneit nga dekada më e egër e “Record Plant”-it ishin material për një libër. Por, ai vazhdonte të refuzonte, duke këmbëngulur: “Historia vdes me mua, Porter”. Por, në dy vitet e fundit të jetës së tij (vdiq në vitin 2016), ai ndryshoi mendje dhe i bashkoi Porterin me Gogginin, mikun dhe publicistin e tij të ngushtë, për ta ndihmuar në realizimin e këtij projekti.
“Record Plant” ishte studio e veçantë. “Artistët më të mëdhenj donin të shkonin aty”, i thotë Goggini, BBC-së. Studioja ishte pararojë e teknologjisë më të fundit (“më shumë kanale incizimi, altoparlantë më të mëdhenj …”) dhe krijoi një ambient që ishte krejt ndryshe nga studiot tradicionale.
Në fund të viteve 1960-’70, “Record Plant Studios” tërhiqte muzikantët më të mëdhenj të botës
Ajo u jepte artistëve më shumë liri nga shtëpitë diskografike, duke krijuar një model të ri pune që më vonë u eksportua në mbarë botën. Njeriu nxitës i kësaj rruge të re ishte Kellgreni. Ai ishte “argëtues”, “kreativ” dhe “inovativ”, thotë Porter. “Ai dinte të përdorte miksetën, të prodhonte tinguj të shkëlqyer, por gjithashtu dinte të krijonte një atmosferë feste – një hapësirë ku artistët dëshironin të krijonin, të qëndronin, e të shoqëroheshin”.
Kur në vitin 1969 dyshja hapi një studio simotër në Los Anxhelos (dhe një tjetër në Sosalito më 1972), ata fuqizuan konceptin origjinal duke krijuar një lloj “rok-hoteli”, me xhakuzi për grupin, dhoma me tavane me pasqyre dhe – në frymën e kohës – një sërë drogash të paligjshme për t’i mbajtur sa më gjatë aty artistët klientë. “Pasqyrat ishin të integruara në miksetë dhe asistentët udhëzoheshin të kujdeseshin që çdo mëngjes të kishte një brisk të pastër dhe një pip”, thotë Porter.
Festat me yje ishin legjendare: Ftesa për hapjen e studios së Los Anxhelos në vitin 1969 ishte në formën e një tulle
Nuk është për t’u habitur që “Record Plant” tërhiqte rokerët më të egër, përfshirë bateristin me temperament shpërthyes të grupit The Who, Keith Moon, i cili shfaqet në libër në vitin 1976 përballë panelëve shumëngjyrësh për absorbimin e zërit në studion e Los Anxhelosit. Gjatë një sesioni të vështirë me vokale, ai theu një llambë në tavan sa herë që gabohej një notë – derisa studioja mbeti në errësirë.
Ndërsa Stone sillte zgjuarsinë e biznesit, Kellgreni ishte forca kreative: një karakter i paparashikueshëm që kaloi pjesën më të madhe të viteve ’70 të shekullit XX nën ndikimin e drogës dhe që vdiq tragjikisht si i ri, në vitin 1977. Ishte ai që mendoi ftesat në formë tulle për hapjen e studios në Los Angjelos, që ua dërguan yjeve të rokut anembanë, duke shkaktuar rrëmujë në zyrat postare. Natën e hapjes, ftesat iu dorëzuan një muratori të veshur me smoking, i cili i çimentoi për të krijuar një “mur fame” që binte në sy.
Duke punuar përkrah producentit Bill Szymczyk, The Eagles kaluan nëntë muaj në “Record Plant LA” duke punuar në albumin Hotel California, kënga e të cilit fliste për një vend ku mund të “dilje kur të doje”, por “nuk mund të largoheshe kurrë”. John Lennon ishte një shembull i kësaj: ai e kishte kthyer studion në shtëpinë e vet për pjesën më të madhe të pesë viteve, duke shfrytëzuar mundësinë për të improvizuar me Mick Jaggerin ose për të ftuar Elton Johnin për ndonjë këngë të re. Pikërisht aty Lennoni kaloi fazën e tij të famshme të “fundjavës së humbur”, dhe në vitin 1980 nënshkroi një autograf për recepsionisten e “Record Plant”-it në Nju-Jork – vetëm pak minuta para se të vritej.
Tavani me mozaik xhamash mund të ketë frymëzuar vargun “Tiffany-twisted” në Hotel California
“Record Plant” dhe festat legjendare tërhiqnin yje të panumërt; ofronin gjithçka që dëshironin dhe i mbanin të mbërthyer në magjinë e studios. Në librin Buzz Me In, Ken Caillat – producent i albumit Rumours të grupit Fleetwood Mac – përshkruan përvojën e grupit në studion e Sosalitos si “të droguar” dhe “klaustrofobike”. Në një jehonë të vargut të famshëm, ai thotë: “Pati ditë kur ndihesha sikur nuk mund të largohesha kurrë”. “Record Plant” nuk kishte asnjë skrupull në përmbushjen e çdo dëshire, me qëllim që të shiste kohë incizimi. Kur Hendrixi pritej në studion e Nju-Jorkut, mbi miksetë vendosej një tas me xhointa që rishtas ishin mbështjellë.
Në Sosalito, pranë shtratit të Sly Stoneit u instalua një bombol gazi për qeshje; në mensën e studios së Los Anxhelosit, Glenn Frey i The Eagles grumbulloi një borxh prej 50 mijë dollarësh duke luajtur fliper. Edhe Stevie Wonder, i njohur për jetën e tij të pastër, “harxhonte 175 dollarë në orë në Studion C [LA], vetëm duke luajtur hokej në tavolinë”. Kultura e studios ndihej qysh para se të hyje brenda.
John Lennon në “Record Plant” me Mick Jaggerin dhe Yoko Onon
Albumi Hotel California arriti statusin platin në dhjetor 1976, dhe kënga që mban titullin e albumit – me përzierjen magjepsëse të rokut, kantrit dhe ndikimeve latine, përfshirë hyrjen me kitarë në stilin flamengo – kryesoi klasifikimet në ShBA në majin pasues. Ngjashmëritë midis tekstit të këngës dhe studios ishin të qarta për Kellgrenin. “O Zot, po shkruajnë për ‘Record Plant’-in” – i tha ai producentit Jimmy Robinson.
“Era e ngrohtë e kolitës [kabanis] që ngrihet në ajër” i ngjante tymit të marihuanës që mbushte studiot; ndërsa “fytyra e bukur” në recepsion mund t’i referohej Rose Mannit e cila drejtonte vizitorët përgjatë një korridori të hapur në ajër të pastër që çonte në një labirint korridoresh si ai i përshkruar në strofën e parë të këngës.
Mendja e saj “e turbulluar nga xhamat [Tiffany]” mund të ishte frymëzuar nga tavani prej mozaiku në dhomën e kontrollit në Sosalito, ose ndoshta nga 125 dritaret me xhama të dekoruar në “Kështjellë” – një vilë në Holivud e blerë nga “Record Plant” në vitin 1975, ku Kellgren shpresonte të krijonte një “pallat roku”, me kulla që ngjanin me hotelin “Beverly Hills” të paraqitur në kopertinën e albumit.
Keith Moon, bateristi i grupit The Who, një herë theu të gjitha llambat në tavanin e studios në Los Anxhelos
Disa punonjës të “Record Plant”-it ishin të bindur se roja i natës, Michael Gately – ai që hapte derën pas fjalëkalimit – ishte “njeriu i natës” në këngë; “dhomat e zotërisë” i referoheshin dhomave me jehonë pranë Studios C; parkingu i rrethuar i studios ishte “oborri” ku stafi pëlqente të festonte. Dhe, a mund të ishte “shpirti” i vitit “1969” një aludim për natën e hapjes së studios me plot yje?
Thashethemet se “Record Plant”-i ishte “Hotel ‘Kalifornia'” e vërtetë, u përhapën edhe më shumë nga vetë Kellgren i cili e kuptonte se krijimi i mitit ishte i mirë për biznesin dhe, siç thotë Goggin, “sigurisht nuk u përpoq që ta ndalte”. Provat ishin bindëse. “Shampanja rozë me akull” mund të ishte thjesht metaforë për ekstravagancën e “Record Plant”-it, por “pasqyrat në tavan” ishin krejt të vërteta. Kishte një pasqyrë mbi kabinën e vokaleve në Studion C, në çdo dhomë të pasme të studios, dhe – më e rëndësishmja – mbi shtratin madhështor me temë detare, një hapësirë e frekuentuar nga The Eagles që kishte një ndarje të fshehtë poshtë dyshemesë nga ku Kellgren vëzhgonte seancat e incizimit.
Shumë vargje në këngën kryesore të albumit kanë ngjashmëri të qarta me studiot e “Record Plant”-it
Megjithatë, The Eagles i shmangën këto spekulime. “Kjo është një këngë për anën e errët të Ëndrrës Amerikane dhe për teprinë në Amerikë – gjë për të cilën kishim përvojë”, i tha Don Henley gazetarit Gayle King në një intervistë për CBS në vitin 2007.
“Ka aq shumë ngjashmëri,” i thotë Porteri, BBC-së. “Shumë nga vargjet dhe atmosfera e kohës ishin të frymëzuara nga vendi ku u shkrua kënga”. Kjo pyetje i drejtohet edhe Chris Stoneit në libër. “Ishte ‘Record Plant’-i ‘Hotel California’ e vërtetë”? Përgjigjja e tij: “Ne ishim gjithçka që klientët tanë donin të ishim”. /Telegrafi/
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) mori vendimin për përfaqësimin dhe në seancën e nesërme të Këshillit Ekonomik dhe Social (KES) do të ngrejë çështjen e një page minimale prej 500 eurosh dhe një rritje shtesë prej 6.000 denarësh të të gjitha pagave të tjera, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nesër është një mundësi e mirë për Qeverinë që të tregojë se kujdeset për punëtorët, dhe që deputetët të miratojnë ndryshime të shpejta ligjore dhe të vendosin një pagë minimale prej 500 eurosh para zgjedhjeve lokale”, tha kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafilov.
Siç tha Trendafilov, shporta minimale sindikale e llogaritur nga LSM vitin e kaluar është rritur për 6.500 denarë, ndërsa vetëm këtë vit seksioni i ushqimit dhe pijeve është rritur për 2.000 denarë që nga përfundimi i masës së fundit, ose 150 euro shpenzime jetese për një familje me katër anëtarë.
Sipas tij, justifikimet e Qeverisë se punëtorët dhe punëdhënësit duhet të ulen dhe të bien dakord për një rritje të pagës minimale nuk vlejnë më.
Sipas tij, justifikimet e Qeverisë se punëtorët dhe punëdhënësit duhet të ulen dhe të bien dakord për një rritje të pagës minimale nuk qëndrojnë më.
Duke cituar Eurostat-in, Trendafilov theksoi se 55.7 përqind e punëtorëve dhe qytetarëve në vend nuk mund të përballojnë pushime vjetore shtatëditore në Dojran dhe kjo, tha ai, duhet t’i shqetësojë politikëbërësit.
Paga minimale prej 400 eurosh në Maqedoni, tha Trendafilov, është më e ulët se ajo në Serbi, Mal të Zi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Slloveni dhe Kroaci./Telegrafi/
Policia e Kosovës bën të ditur se ka nisur një iniciativë të re për të afruar qytetarët me institucionin policor, duke ndërtuar ura të qëndrueshme të besimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë.
Në njoftim thuhet se përveç ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, Policia e Kosovës është e përkushtuar në forcimin e raporteve miqësore me qytetarët, komunitetin, institucionet publike, mediat dhe organizatat e shoqërisë civile.
“Synimi është rritja e transparencës, përmirësimi i komunikimit dhe nxitja e përfshirjes aktive të qytetarëve në çështje që ndërlidhen me sigurinë publike. Kjo bëhet me qëllim krijimin e një ambienti të sigurt, pa frikë nga krimi, dhe me mirëbesim të ndërsjellë ndërmjet publikut dhe policisë.
Brenda kësaj fushate, për çdo lagje dhe zonë do të prezantojmë zyrtarin policor përkatës – të cilët janë në shërbimin tuaj, të gatshëm të dëgjojnë, ndihmojnë dhe bashkëpunojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë me qytetarët”, thuhet në njoftim.
Drejtoria Rajonale e Policisë – Kryeqyteti
Në kuadër të përkushtimit të Policisë së Kosovës për bashkëpunim me komunitetin dhe ndërtimin e besimit të ndërsjellë, këtë javë ju prezantojmë zyrtarët policorë përgjegjës për sektorët e ndryshëm të lagjeve në kryeqytet:
Lagjja Arbëria, Tophane – Zyrtarja për Sektorin A – Nexhmije Rrustemi; nexhmije.rrustemi@kosovopolice.com; 038 502 223 / 192
Zona Qendër, Pejton – Zyrtari për Sektorin B – Senad Beqiri; senad.beqiri@kosovopolice.com; 038 502 223 / 192
Bregu i Diellit, Aktashi, Mati 1 – Zyrtari për Sektorin C; Shefshet Ejupi; shefshet.ejupi@kosovopolice.com; 038 502 223 / 192
Dodona, Tauk Bahqe, Gërmia, Mati 1, Zllatari – Zyrtarja për Sektorin D – Merita Kadriu; merita.kadriu@kosovopolice.com; 038 502 223 / 192
Të gjithë zyrtarët policorë thuhet se janë në shërbim të drejtpërdrejtë për të adresuar nevojat dhe shqetësimet e qytetarëve, për të ruajtur rendin, qetësinë dhe për të ndërtuar së bashku një ambient të sigurt për të gjithë.
Për më shumë informacione, vizitoni faqen zyrtare të Policisë së Kosovës në rubrikën “NJIHUNI ME POLICIN E LAGJES TUAJ” , ku do të gjeni të dhëna për të gjithë zyrtarët policorë sipas drejtorive rajonale, stacioneve dhe nënstacioneve në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. /Telegrafi/
Trajnerët kryesorë të klubeve spanjolle do të lejohen të kërkojnë një rishikim video të incidenteve të diskutueshme dy herë gjatë një ndeshjeje.
La Liga po përgatit një ndryshim të madh rregullash — duke filluar nga sezoni 2025/2026, ku trajnerët kryesorë të ekipeve do të kenë të drejtë të ndikojnë në përdorimin e VAR-it.
Sipas rregullit të ri, çdo trajner do të lejohet të kërkojë një rishikim të një momenti të diskutueshëm nga gjyqtari duke përdorur rishikimin e videos deri në dy herë në ndeshje.
Prindërve në Kinë po u ofrohen 3,600 juanë (500 dollarë) në vit për secilin fëmijë të tyre nën moshën tre vjeç, në mbështetjen e parë kombëtare të qeverisë që synon rritjen e shkallës së lindjeve.
Shkalla e lindjeve në vend ka qenë në rënie, edhe pasi Partia Komuniste në pushtet hoqi politikën e saj të diskutueshme të një fëmije pothuajse një dekadë më parë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Shpërblimet do të ndihmojnë rreth 20 milionë familje me koston e rritjes së fëmijëve, sipas mediave shtetërore.
Disa provinca në të gjithë Kinën kanë filluar me një formë pagesash për të inkurajuar njerëzit të kenë më shumë fëmijë, ndërsa ekonomia e dytë më e madhe në botë përballet me një krizë demografike që po afron.
Dhe skema, e cila u njoftua të hënën, do t’u ofrojë prindërve një total deri në 10,800 juanë për fëmijë.
Politika do të zbatohet në mënyrë retroaktive që nga fillimi i këtij viti, tha transmetuesi shtetëror i Pekinit CCTV.
Familjet me fëmijë të lindur midis viteve 2022 dhe 2024 gjithashtu mund të aplikojnë për subvencione të pjesshme.
Ky veprim vjen pas përpjekjeve të qeverive lokale për të rritur shkallën e lindjeve në Kinë.
Javën e kaluar, Pekini gjithashtu u kërkoi qeverive lokale të hartojnë plane për zbatimin e arsimit parashkollor falas.
Vendi është ndër vendet më të shtrenjta në botë për të pasur fëmijë, në terma relativë, sipas një studimi nga Instituti i Kërkimeve të Popullsisë YuWa me bazë në Kinë.
Ndërkohë në janar, shifrat zyrtare treguan se popullsia e Kinës ra për të tretin vit radhazi në vitin 2024.
Kina regjistroi 9.54 milionë foshnje të lindura në vitin 2024, sipas Byrosë Kombëtare të Statistikave.
Kjo shënoi një rritje të lehtë nga një vit më parë, por popullsia e përgjithshme e vendit vazhdoi të tkurrej.
Popullsia prej 1.4 miliardë banorësh e vendit po plaket gjithashtu me shpejtësi, duke shtuar shqetësimet demografike të Pekinit. /Telegrafi/
Optimizimi i furnizimit me energji është një nga mënyrat më të thjeshta dhe më efektive për të ulur kostot e biznesit pa ndërhyrë në operacione apo investime të mëdha.
Kursimi i dyfishtë si në çmimin për kWh, ashtu edhe në sasinë e konsumuar – është një strategji reale dhe e realizueshme për tu përballur me çmimet në rritje dhe presionin për efiçiencë.
Si mund te bëhet ky kursim?
1.Negocimi i çmimit – MDA Energy ofron çmim fiks deri në 30% më të ulët se mesatarja e tregut, duke e kthyer stabilitetin në avantazh financiar që matet çdo muaj në faturë.
2.Auditimi energjetik – Për çdo klient të ri, MDA Energy ofron auditim të detajuar falas. Kjo analizë identifikon aparatet apo proceset me humbje të panevojshme, sjell rekomandime konkrete për përmirësim dhe ndihmon në uljen e konsumit pa cenuar produktivitetin. Optimizimi i shfrytëzimit te energjisë mund te sjell kursime shtesë prej 10–20%.
3.Asistencë e personalizuar – Nga analiza e kontratës aktuale, te krahasimi i ofertave dhe mbështetja ligjore, gjithçka menaxhohet nga ekipi i MDA.
Shembulli me poshtë ilustron vlerën e kursimit te energjisë
Një kompani me faturë mujore rreth 10,000 euro që kalon te MDA mund të kursejë:
-Deri në 3,000 euro/muaj nga çmimi më i ulët.
-Shtesë 1,000–2,000 euro/muaj nga ulja e konsumit përmes auditimit dhe optimizimit energjetik.
Kursim total deri në 5,000 euro në muaj, që përkthehet deri në 50,000+ euro në vit
Ky është potenciali i energjisë së menaxhuar mirë – më pak shpenzime, më shumë kontroll dhe një furnizim më i qëndrueshëm për biznesin tuaj.
Vizitoni www.mda.energy për të kërkuar analizën tuaj falas dhe për të zbuluar sa mund të kurseni që nga muaji i parë.
Zgjedhjet inteligjente sot krijojnë stabilitet të vërtetë nesër.
Qeveria nuk e pranoi listën e propozuar prej tre kandidatësh për gjyqtar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) – prokuroren Lence Ristoska, gjyqtaren e Gjykatës së Apelit Gabriela Gajdova dhe avokatin Jordan Apostolski, me arsyetimin se nuk i plotësonin kushtet e përcaktuara.
Pasi nuk i pranoi kandidatët, Qeveria formoi një komision të ri me anëtarë të rinj të cilët do të zgjedhin kandidatë të rinj për gjyqtar.
“Qeveria, në përputhje me procedurat ligjore, ka mundësinë të bëjë një ndryshim në Komisionin për përzgjedhjen e kandidatëve për gjyqtarë në GJEDNJ në Maqedoni, dhe komisioni i sapozgjedhur do të përcaktojë rrjedhën e mëtejshme të procedurës. Gjithashtu ju informojmë se arsyet pse Qeveria zgjodhi një komision të ri janë sepse kandidatët e propozuar më parë për gjyqtarë në GJEDNJ nuk i plotësonin kushtet e përcaktuara”, thanë nga Qeveria për Sloboden Peçat.
Vendimi i Qeverisë me anëtarët e rinj të Komisionit u publikua në Gazetën Zyrtare më 25 korrik dhe tani në vend të nëntë, ai ka pesë anëtarë./Telegrafi/
Granit Xhaka zyrtarisht ka mbërritur në Angli të hënën mbrëma, ndërsa përgatitet të përfundojë një transferim befasues te Sunderlandi i sapongjitur në Ligën Premier.
Mesfushori 32-vjeçar do të nënshkruajë një kontratë tre-vjeçare me “Macet e Zeza” pasi t’i nënshtrohet vizitave mjekësore ditën e sotme (e martë).
Ylli shqiptar ka mbërritur të hënën mbrëma në Londër dhe tashmë janë publikuar videot që e konfirmojnë këtë gjë.
— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) July 28, 2025
Xhaka, i shoqëruar nga agjenti i tij Jose Noguera dhe babai Ragip Xhaka, mbërriti ndërsa detajet e fundit të marrëveshjes po përfundojnë.
Sunderland ka arritur një sukses të madh duke rënë dakord për një marrëveshje prej 20 milionë eurosh me Bayer Leverkusen për reprezentuesin zviceran. /Telegrafi/
Një udhëtim i jashtëzakonshëm me biçikleta prej 1.600 kilometrash nga Zvicra deri në Gjilan përfundoi me një pritje të ngrohtë nga kryetari i Komunës, Alban Hyseni.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin e Arsimit, Shpend Nuhiun dhe atë të Bujqësisë Bajram Isufin, kanë prit Visar, Shkëlqim dhe Fatlum Korbin, të cilët me biçikleta kanë udhëtuar në vendlindje nga Zvicra.
I pari i komunës, tregoi se në Gjilan mirëpritën me zemër plot Visarin, Shkëlqimin dhe Fatlumin të cilët përshkuan plot 1600 km me biçikleta nga Zvicra drejt Kosovës, me destinacion final qytetin tonë.
“Ky udhëtim 11-ditor nuk ishte thjesht një sfidë sportive, por një mesazh dashurie për atdheun, një dëshmi e lidhjes së pathyeshme me rrënjët, vendlindjen dhe njerëzit tanë. Mirë se vini në shtëpi”, tha kryetari Alban Hyseni. /Telegrafi/
Komisioneri i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Michael O’Flaherty, publikoi një memorandum mbi situatën e të drejtave të njeriut të romëve dhe pasojat e sfidave serioze mjedisore në Maqedoninë e Veriut, pas vizitës së tij nga 22 deri më 25 prill 2025.
O’Flaherty vlerësoi angazhimin afatgjatë të vendit, veçanërisht përmes Strategjisë Kombëtare për Përfshirjen e Romëve (2022–2030), dhe theksoi rolin e rëndësishëm të sektorit të shoqërisë civile, si dhe të grave rome në të gjitha strukturat përkatëse. Ai theksoi progresin në aksesin e fëmijëve romë në arsim, por theksoi nevojën për të përmirësuar aksesin në arsimin parashkollor, për të ulur shkallën e braktisjes së shkollës dhe për të adresuar situatën e rreth 400 fëmijëve që jetojnë dhe punojnë në rrugë.
Komisioneri bëri thirrje gjithashtu për t’i dhënë fund ndarjes së fëmijëve romë në shkolla, përmes zbatimit të planeve lokale për desegregacion gjithëpërfshirës për romët dhe hartëzimit të shkollave të prekura në nivel kombëtar.
Lidhur me policinë dhe drejtësinë, ai shprehu shqetësim në lidhje me raportet e profilizimit etnik, përdorimit të tepruar të forcës dhe pandëshkueshmërisë për dhunën kundër romëve. Ai rekomandoi forcimin e hetimeve për këto raste, duke përfshirë motive të mundshme raciste, si dhe përmirësimin e Mekanizmit të Mbikëqyrjes së Jashtme.
Lidhur me mjedisin, Komisioneri përshëndeti angazhimin e vendit nëpërmjet të drejtës së njohur kushtetuese për një mjedis të shëndetshëm dhe premtimin për të hequr gradualisht qymyrin. Megjithatë, ai paralajmëroi se zbatimi i dobët i ligjeve ndikon negativisht në shëndet dhe të drejtat e njeriut, veçanërisht në Shkup, Manastir dhe Tetovë – disa nga qytetet më të ndotura në Evropë./Telegrafi/
Manchester United ka ngushtuar kërkimin për një sulmues të ri në dy emra kryesorë, Ollie Watkins dhe Benjamin Sesko. Kështu raporton gazetari Laurie Whitwell nga “The Athletic”.
Sipas Whitwell, klubi nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar, por është në kontakt me të dy lojtarët për të kuptuar kostot e mundshme të secilës marrëveshje.
“United është në fazën e vlerësimit,” shkruan ai, duke theksuar se bisedimet mund të zgjasin, pasi Aston Villa dhe RB Leipzig kërkojnë shifra të larta për lojtarët e tyre.
Klubi anglez përballet edhe me kufizime financiare. Për të realizuar një transferim të madh, “Djajtë e Kuq” duhet të shesin disa lojtarë për të gjeneruar fonde.
Në mesin e lojtarëve që mund të sakrifikohen janë Alejandro Garnacho dhe Antony, të cilët janë në treg dhe mund të sillnin të ardhura të konsiderueshme nëse largohen.
Gjithashtu, largimi i Jadon Sancho do të ndihmonte në shtimin e buxhetit, pasi lojtari nuk bën më pjesë në planet afatgjata të klubit.
Manchester United mbetet i vendosur për të forcuar repartin ofensivë, por zgjidhja përfundimtare do të varet nga kostoja, negociatat dhe të ardhurat nga shitjet gjatë verës. /Telegrafi/
Prej kohësh qarkullojnë thashetheme për një lidhje të mundshme dashurie midis Johnny Depp dhe Angelina Jolie.
Ata u takuan në xhirimet e filmit të vitit 2010 “The Tourist”, ndonëse muajve të fundit ka spekulime se miqësia e tyre mund të shndërrohet në diçka më shumë se sa një marrëdhënie profesionale.
Sipas mediave të huaja, Johnny dhe Angelina kanë qenë në kontakt prej kohësh, dhe thuhet se po takohen fshehurazi në Londër-Los Angeles.
Foto: Screenshot/YouTube
Sipas një burimi të afërt, takimet e tyre zhvillohen në dhoma private të restoranteve dhe klubeve luksoze, larg syrit të publikut.
Burimi thekson se marrëdhënia e tyre është aktualisht në fazën e takimeve, por thuhet se Depp ka pasur ndjenja për aktoren e famshme prej vitesh dhe dëshiron një lidhje më serioze.
Foto: Screenshot/YouTube
Kujtojmë se Johnny Depp e mbështeti Angelina Jolie gjatë divorcit të saj nga Brad Pitt. Thuhet se madje i siguroi avokatin e tij për ta ndihmuar me çështje të ndërlikuara ligjore.
Gjithashtu, vetë aktori kaloi një periudhë të vështirë gjatë divorcit nga Amber Heard, kështu që shumë i shohin ata si dy njerëz që mbështetën njëri-tjetrin në momentet më të vështira.
Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka komentuar ende publikisht për marrëdhënien e tyre, interesi publik është i pandryshuar dhe raportimet gjithnjë e më të shpeshta për takimet e tyre po nxisin dyshimet se një romancë e re mund të jetë duke u zhvilluar midis yjeve të Hollivudit. /Telegrafi/
Nga: Julian Gewirtz / The Financial Times
Përkthimi: Telegrafi.com
Gjatë një bisede telefonike me Donald Trumpin, disa ditë para inaugurimit të tij në vitin 2025, Sam Altman, drejtori ekzekutiv i OpenAI-së, i tha presidentit të porsazgjedhur të ShBA-së se gjatë mandatit të tij do të arrijnë inteligjencën e përgjithshme artificiale [IPA/AGI] në nivel njerëzor. Altman e ka paraqitur këtë arritje si pjesë të një gare ekzistenciale për inteligjencën artificiale [IA/AI] midis ShBA-së dhe Kinës.
Dëshira për të fituar këtë garë shpjegon shumëçka nga veprimet e qeverisë amerikane – që nga kontrollet e eksportit ndaj Kinës të administratës Biden, te projekti gjigant i qendrës së të dhënave Stargate me vlerë prej 500 miliardë dollarësh, e deri te plani i veprimit të cilin Trumpi e publikoi javën e kaluar për të përshpejtuar zhvillimin e IA-së.
Të dy vendet po investojnë fuqishëm në këtë teknologji. Por, të paktën, në pamje të jashtme, duket se kanë qëllime të ndryshme. Përderisa udhëheqësit amerikanë e kanë prioritet zhvillimin e modeleve më inteligjente të mundshme, politikanët kinezë janë më të përqendruar në zbatimin e gjerë të IA-së.
Duke përdorur zhargonin e Luginës së Silikonit [Silicon Valley], Partia Komuniste Kineze [PKK] duket shumë më pak e “fiksuar pas IPA-së” sesa homologët e tyre amerikanë. Megjithëse laboratorët kryesorë kinezë, si DeepSeek, Zhipu dhe Stepfun shprehin ambicien për të arritur inteligjencën artificiale në nivel të aftësive njerëzore, zyrtarët më të lartë të qeverisë kineze pothuajse nuk e përmendin IPA-në.
Së pari, qeveria kineze nuk ka një term zyrtar që përmbledh saktësisht atë që Altman dhe të tjerët kuptojnë me IPA-n. Termi që përdoret në Kinë është tongyong rengong zhineng, përkthimi i saktë i të cilit është “inteligjencë artificiale me qëllim të përgjithshëm”. Kjo sugjeron një sistem të aplikuar në shumë fusha, jo domosdoshmërisht në inteligjencën në nivel njerëzor.
Gjithashtu, qeveria kineze nuk po ndërmerr hapa të dukshëm për të ndërtuar infrastrukturën fizike të nevojshme për IPA. Ka qenë e ngadaltë në ndërtimin e “superklasterëve” të çipave kompjuterikë që po ndërtohen nga kompanitë amerikane të teknologjisë së lartë.
Në vend të kësaj, Xi Jinping ka theksuar rëndësinë e aplikimit praktik të IA-së. Ai ka deklaruar vazhdimisht se sektori i IA-së në Kinë duhet të jetë “i orientuar fuqishëm drejt aplikimeve”. Nga robotika industriale deri te produktet si Manus, një agjent i avancuar i IA-së, kjo tashmë po bëhet realitet.
Megjithatë, Xi ka përqafuar haptazi qëllimin për të “arritur dhe tejkaluar” ShBA-në në shkencë dhe teknologji, përfshirë edhe IA-në. Atëherë, pse jo edhe me IPA-në?
Një shpjegim është se kontrollet amerikane të eksportit e kanë penguar seriozisht aftësinë e Kinës për të siguruar fuqinë e nevojshme llogaritëse për modelet e ardhshme të IA-së. Një tjetër mundësi është se zyrtarët kinezë mund ta shohin IPA-në si një koncept abstrakt dhe jo të afërt, duke preferuar të përqendrohen në qëllime më të prekshme. Nëse Lugina e Silikonit gabon dhe inteligjenca artificiale në nivel njerëzor mbetet ende e paarritshme, atëherë përqendrimi i Kinës në aplikime do të duket largpamës.
Megjithatë, ekziston një shpjegim i tretë, më shqetësues, për qasjen e Kinës: PKK-ja, e njohur për fshehtësinë e saj të përhershme, mund të jetë duke fshehur interesin e saj për IPA-n. Kjo nuk do të ishte një dukuri e re: Kina ka ndërmarrë ndërtimin më të madh të armëve bërthamore që nga Lufta e Ftohtë, por nuk e pranon publikisht përmasën e këtij zgjerimi. PKK-ja mund të ketë frikë nga një reagim më i ashpër i politikës amerikane nëse do ta shpallte haptazi interesin e saj për IPA-n.
Kjo do të thotë se, edhe nëse ShBA-ja dhe Kina duken sikur po zhvillojnë gara të ndryshme në fushën e IA-së, konkurrenca e drejtpërdrejt mbetet e ashpër. Qoftë nëse Xi dyshon te IPA, ndjehet i kufizuar, apo fsheh synimet e veta, ekziston një rrezik i madh nga të dyja palët për një “befasi teknologjike” – kur një rival fiton papritur një aftësi teknologjike, kjo mund të rrisë rrezikun e konfliktit.
Nëse afati i Altmanit është i saktë dhe ShBA-ja arrin shpejt IPA-në në nivel njerëzor, duke e befasuar Pekinin, atëherë Kina mund të frikësohet nga një humbje e pakthyeshme strategjike. Ajo mund të veprojë për ta rikuperuar këtë epërsi përmes një sërë mjetesh pushteti – duke përfshirë operacione të ofensivës kibernetike, shtrëngim ekonomik, presion diplomatik apo madje edhe forcë ushtarake.
Përndryshe, nëse udhëheqësit e Kinës po fshehin përpjekjet e tyre për IPA-në, atëherë ShBA-ja mund të përballet me një tronditje të pakëndshme dhe të ndërmarrë veprime për të rivendosur ekuilibrin.
Këta skenarë nxjerrin në pah një të vërtetë thelbësore strategjike: veçmas, si përshkallëzimi i rivalitetit ShBA-Kinë ashtu edhe shpërthimi i risive në API janë ngjarje që ndryshojnë botën. Por, së bashku, njëkohshmëria dhe ndërthurja e tyre krijojnë një rrezik të paprecedentë.
Përballë kësaj situate, politikanët anembanë botës janë të papërgatitur për të menaxhuar këto zhvillime të kombinuara strategjike dhe teknologjike. Shumë prej tyre e kanë të vështirë të qëndrojnë të përditësuar me zhvillimet në IA, e lëre më të përgatiten për pasojat e risive gjeopolitike. Por, që tani ata duhet të fillojnë me përgatitjet, për të zbutur këto rreziqe. Vitet që do vijnë do të jenë shumë më të rrezikshme sesa e kuptojnë shumica e investitorëve dhe vendimmarrësve të kësaj teknologjie. /Telegrafi/
Ibrahima Konate po bëhet një nga emrat më të përfolur të këtij afati kalimtar. Pas interesimit të nga Real Madridi, tashmë edhe Paris Saint-Germain ka hyrë fuqishëm në garë për mbrojtësin e Liverpoolit.
Trajneri Luis Enrique ka kontaktuar personalisht Konaten për ta bindur që të transferohet në Ligue 1, por përgjigjja e lojtarit ka qenë e qartë.
Defensa Central ka raportuar se Konate është i interesuar vetëm për t’iu bashkuar Real Madridit.
Real Madridi, ndërkohë, e sheh Konaten si lojtarin që do t’i zgjidhë problemet në repartin defensivë.
Mbrojtësi 25-vjeçar ka kontratë me Liverpoolin deri në qershor të vitit 2026, derisa The Reds po tentojnë ta bindin me një kontratë të re, edhe pse deri më tani nuk ia kanë dalë ta bindin.
Liverpool po punon për të mbajtur lojtarin, por presioni nga klubet e mëdha është i madh. Real Madridi mund të tentojë një marrëveshje këtë verë për të shmangur një garë të hapur në vitin 2026, kur Konate mund të largohet si lojtar i lirë.
Los Blancos kanë ofruar 25 milionë euro tani për Konaten, megjithatë Liverpooli kërkon 50 milionë për ta lënë të lirë.
PSG do të vazhdoj të tentoj për ta bindur lojtarin, edhe pse duket se Konate nuk ka në plan të rikthehet në Ligue 1. /Telegrafi/
Në lagjen Vllae tek mbikalimi “Vllajko” nga sot do të vendoset regjim i ndryshuar i trafikut për shkak të fillimit të aktiviteteve për testimin statik të konstruksionit.
Siç njoftojnë nga Komuna e Karposhit, punët do të realizohen në dy faza, me mbyllje të disa pjesëve të bulevardit “Aradhat partizane” sipas parimit korsi për korsi.
Trafiku do të zhvillohet pa pengesa, konform sinjalizimit dhe pajisjes së vendosur, me kufizim të shpejtësisë prej 30 kilometra në orë.
Punimet pritet të zgjasin shtat ditë pune, pas së cilës do të vendoset regjim i rregullt i trafikut.
Poezi nga: Giosuè Carducci
Përktheu: Maksim Rakipaj
Velat e zeza anija ime shpalos,
Të zezat vela nga ky det i egër plak.
Një plagë që dhëmb kam këtu, në gjoks
E ti dëfrehesh tek e bën të rrjedhë gjak.
Dhe si era, zemra jote, e pabesa,
Gjithmonë kahje ndryshon e fryn furishëm.
Tendos anija ime velat e zeza,
Të zezat vela nga ky det i stuhishëm.
Shtetet e Bashkuara me shumë gjasa kanë vendosur armë shtesë bërthamore në Britani për herë të parë që nga viti 2008, duke i dërguar një sinjal udhëheqësit rus Vladimir Putin në lidhje me angazhimin e saj ndaj sigurisë evropiane.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, më 16 korrik, një avion transporti ushtarak amerikan C-17 me transponderin e tij të ndezur, duke lejuar gjurmimin e tij, fluturoi nga një depo bërthamore amerikane në Bazën e Forcave Ajrore Kirtland në Albuquerque, New Mexico, në një bazë ajrore në qytetin britanik të Forcave Ajrore Mbretërore Lakenheath.
Më parë, ky avion fluturonte mbi territorin e SHBA-së vetëm si pjesë e Forcës Kryesore të Transportit Ajror Bërthamor (PNAF), e cila është përgjegjëse për transportin ajror të komponentëve të armëve bërthamore, duke përfshirë edhe kokat bërthamore.
Britania është një nga pesë fuqitë bërthamore sipas Traktatit për Mospërhapjen Bërthamore.
Arsenali i vendit përbëhet nga afërsisht 225 koka bërthamore, nga të cilat rreth 120 janë të vendosura në nëndetëse të klasit Vanguard.
Në vitin 2008, SHBA-të tërhoqën armët e tyre taktike bërthamore nga Baza Ajrore Lakenheath, ku ruheshin bombat ajrore B61 të projektuara për avionë luftarakë.
Kujtojmë se Trump pati një takim me kryeministrin Keir Starmer në klubin e tij të golfit Turnberry në Skoci gjatë vizitës së tij në Mbretërinë e Bashkuar të hënën. /Telegrafi/