Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 31 July 2025Telegrafi

Meghan Markle dhe ‘sekreti bombë’ i pretenduar për familjen mbretërore që kërcënon ta zbulojë

31 July 2025 at 17:59

Së fundmi janë rikthyer spekulimet se Meghan Markle mund të ketë prova që mbështesin akuzat e saj të mëparshme ndaj Familjes Mbretërore, por një i njohur mbretëror beson se çdo zbulim i mundshëm tashmë do të kishte pak ndikim.

Dukesha e Sussex-it ka lënë të kuptohet më parë se zotëron dokumente apo “prova” për të mbështetur pretendimet e saj dhe të princit Harry, të bëra pas largimit nga detyrat mbretërore në vitin 2020.

Këto përfshijnë akuza për komente rreth ngjyrës së lëkurës së djalit të tyre Archie dhe për neglizhimin e problemeve të shëndetit mendor të Meghan nga institucionet mbretërore.

Princi Harry dhe Meghan Markle (Foto: Getty Images)

Në emisionin ‘The Royal Exclusive’, analisti mbretëror Jack Royston foli për thashethemet se Meghan ka mbajtur “prova” të mundshme.

Ai kujtoi se pas intervistës me Oprah në vitin 2021, një mikeshë e saj deklaroi në ITV se “kishin faturat” që vërtetonin gjithçka. Royston theksoi se Meghan ka dhënë shpesh sinjale të fshehta se ka informacione komprometuese.

Disa raportime sugjerojnë se çifti mund të ketë edhe ditarë personalë nga koha që ishin pjesë e familjes mbretërore, gjë që shton dyshimet për material të ndjeshëm që mund të publikohet.

Megjithatë, Royston mendon se perceptimi publik ndaj çiftit ka ndryshuar ndjeshëm, dhe çdo “zbulim bombë” nuk do të kishte më ndikimin e dikurshëm.

Ai tha se intervista me Oprah u menaxhua keq dhe se qasja e vazhdueshme e sulmuese ndaj familjes së Harry-t e ka dëmtuar rëndë reputacionin e tyre, sidomos në Britani.

Ai shtoi se edhe në ShBA çifti nuk gëzon më mbështetjen dhe përkrahjen e mëparshme.

Sipas tij, edhe nëse Meghan dhe Harry janë ende “ulur mbi bomba të pashpërthyera”, familja mbretërore nuk ka arsye të jetë e trembur. /Telegrafi/

The post Meghan Markle dhe ‘sekreti bombë’ i pretenduar për familjen mbretërore që kërcënon ta zbulojë appeared first on Telegrafi.

Komuna e Tetovës miraton ribalancin e buxhetit, ndan mjete për objekt të ri për komunën

31 July 2025 at 17:52

Këshilli Komunal në Tetovë miratoi rishikimin e buxhetit. Me projeksionet e reja parashikohet godina e re e komunës dhe disa rrugëve në fshatin Xhepisht, Poroj dhe Reçicë. Kreu i komunës Bilall Kasami tha se vetëm për projektin e Komunës së Tetovës, janë ndarë rreth 1.2 milion euro.

“Me rebalancin parashihen edhe disa projekte shtesë, siç është vazhdimi i bulevardit “Video Smilevski Bato” deri në Poroj, me çka do përmbyllet ky segment do të përmbyllet. Parashihen edhe rrugë tjera në Xhepçisht, Reçicë dhe ndërtimi i objektit të komunës së Tetovës”, tha Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës.

Në buxhet është paraparë edhe ndërtimi i memorialit për viktimat nga tragjedia në Spitalin Modular në Tetovë.

“E përshëndes dhe përgëzoj nismën e atyre që përkrahin idenë që në atë vend duhet të përkujtohet një tragjedi që nuk duhet të përsëritet, dhe të jetë një mesazh për përgjegjësi dhe llogaridhënie për gjithë që janë përgjegjës dhe vazhdojnë të jenë përgjegjës dhe mos japin llogari”, u shpreh Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës.

Me rishikimin e fundit të buxhetit, i njëjti për Komunën e Tetovës, nga 37 milion, kalon në mbi 42 milion euro, shumica e të cilave janë të destinuara për projektet kapitale, siç janë ndërtimi i objekteve shkollore e komunale, vazhdimi i bulevardit tek pjesa e kazermës, dhe ndërtimi i objektit të ri të komunës.

The post Komuna e Tetovës miraton ribalancin e buxhetit, ndan mjete për objekt të ri për komunën appeared first on Telegrafi.

Gyokeres refuzoi Real Madridin dhe Man Unitedin – agjenti shpjegoi pse sulmuesi zgjodhi Arsenalin

31 July 2025 at 17:49

Jonathan Chalkias, agjenti i Viktor Gyokeres, ka akuzuar Sporting Lisbonën për mungesë respekti ndaj klientit të tij gjatë negociatave të gjata dhe të ndërlikuara që çuan në transferimin e sulmuesit te Arsenali.

Gjatë kësaj sage transferimesh, Gyokeres mungoi në disa seanca stërvitore, çka shkaktoi mjaft zhurmë. Megjithatë, agjenti i tij deklaron se këto mungesa ishin pjesë e një strategjie të ndërmarrë nga vetë klubi portugez. Situata u tensionua më tej nga një përplasje e hapur mes lojtarit dhe presidentit të klubit, Frederico Varandas.

“Nëse Hugo Viana do të kishte mbetur në klub, marrëveshja do të ishte mbyllur brenda një ore. Gjithçka ishte përgatitur më parë, por nuk kishim kohë të nisnim një betejë ligjore. Nuk e kuptoj si një lojtar që shënoi kaq shumë gola dhe fitoi tre trofe nuk mori respektin që meritonte”, deklaroi Chalkias për GOAL.

Ai theksoi se industrinë e futbollit e mban në këmbë besimi: “Sakrificat që bëmë ishin ndoshta vendimtare në finalizimin e marrëveshjes. Ai iu ofrua Real Madridit dhe bëri bujë edhe me Manchester Unitedin, por që nga dita e parë, dëshira e tij ishte e qartë – vetëm Arsenali”.

Chalkias gjithashtu nënvizoi vendosmërinë e klientit të tij për t’u zhvilluar në mënyrë strategjike: “Viktor gjithmonë i ka besuar projektit të Hasan Cetinkayas. Ai pranoi me vetëdije të transferohej në një ligë me më pak vëmendje, si ajo portugeze, për të fituar trofe dhe për të siguruar rikthimin në Ligën Premier”.

Në fund, marrëveshja u përmbyll me sukses: Gyokeres nënshkroi me Arsenalin për shumën e 65.7 milionë eurove plus 10 milionë euro në formë bonusesh. /Telegrafi/

The post Gyokeres refuzoi Real Madridin dhe Man Unitedin – agjenti shpjegoi pse sulmuesi zgjodhi Arsenalin appeared first on Telegrafi.

Gjendet 7-vjeçari nga Kosova që kishte humbur në plazhin e Shëngjinit

31 July 2025 at 17:48

Një fëmijë 7-vjeçar nga Kosova, që ishte larguar nga prindërit gjatë pushimeve në plazhin e Shëngjinit, u gjet shëndoshë e mirë falë reagimit të menjëhershëm të Policisë së Shtetit dhe vrojtuesve bregdetarë.

Ngjarja ndodhi gjatë mesditës së sotme, kur në Sallën Operative të DVP Lezhë u mor një telefonatë nga një pushuese nga Kosova, e cila raportoi se djali i saj ishte zhdukur dhe nuk po mund ta gjente. Menjëherë pas njoftimit, strukturat e Rendit në Shëngjin, përfshirë patrullat me biçikleta dhe ekipet e vrojtuesve, nisën kërkimet në zonën përreth.

Pas afro një ore kërkimesh intensive, fëmija u lokalizua nga punonjësit e Policisë dhe iu dorëzua familjes në gjendje të mirë shëndetësore. Nëna e të miturit falënderoi autoritetet për reagimin e shpejtë dhe koordinimin efektiv, që bënë të mundur kthimin e sigurt të djalit të saj.

Policia e Shtetit thekson rëndësinë e vigjilencës së prindërve në zonat e plazhit dhe garanton angazhim maksimal për sigurinë publike gjatë sezonit turistik.

The post Gjendet 7-vjeçari nga Kosova që kishte humbur në plazhin e Shëngjinit appeared first on Telegrafi.

Shkëndija e Tetovës në hapat e Skënderbeut

31 July 2025 at 17:42

Shkëndija e Tetovës po ndjek gjurmët e Skënderbeut të Korçës, klubit të vetëm shqiptar që ka arritur deri më sot në play-off të Ligës së Kampioneve, raporton Telegrafi.

Në sezonin 2015–2016, Skënderbeu kaloi tre kundërshtarë radhazi – Crusaders (Irlandë e Veriut), Milsami (Moldavi) dhe FC Astana (Kazakistan), përpara se të ndalej nga Dinamo e Zagrebit në raundin play-off-it.

Megjithatë, kjo arritje e kualifikoi direkt në fazën e grupeve të UEFA Ligës së Evropës , duke shënuar një arritje historike për futbollin shqiptar.

Në mënyrë të ngjashme, Shkëndija po ngjitet me vendosmëri në skenën evropiane. Gjatë këtij edicioni, kuqezinjtë nga Tetova kanë eliminuar në raundin e parë The New Saints (Uells), ndërsa mbrëmë arriti një triumf të madh ndaj FCSB (Steaua nga Rumania), klub me traditë dhe eksperiencë të pasur në Evropë.

Aktualisht, Shkëndija është kualifikuar në raundin e tretë të Ligës së Kampioneve, ku do të përballet me Qarabagun e Azerbajxhanit, kundërshtar me reputacion, por që nuk është i pakalueshëm.

Shkëndija tani më minimalisht ka siguruar 5 milionë euro të ardhura nga pjesëmarrja dhe fitoret në Ligën e Kampioneve, një shifër rekord kjo për një klub nga Maqedonia e Veriut.

Ky sukses financiar pritet të sjell stabilitet afatgjatë për klubin tetovar, duke i mundësuar investime në infrastrukturë, akademi dhe përforcime cilësore në skuadër.

Me një organizim serioz dhe një strategji të qartë, Shkëndija po vendos themelet e një epoke të re, duke dëshmuar se edhe ekipet nga Maqedonia e Veriut mund të jenë faktorë të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare. /Telegrafi/

The post Shkëndija e Tetovës në hapat e Skënderbeut appeared first on Telegrafi.

Shifrat e vdekjeve në vendin e punës po konsiderohen alarmante

31 July 2025 at 17:33

Vetëm në ditët e fundit u raportuan disa vdekje në vendin e punës në Kosovë, situatë kjo që po konsiderohet alarmante, ndërsa po kërkohen veprime në ndërmarrjen e masave për parandalimin e rasteve të tilla.

Sipas Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat, vetëm gjatë muajit korrik tetë personave vdiqën në vendin e punës.

Eksperti i sigurisë në vendin e punës, Naim Bajraktari derisa flet për rastet në ndërtimtari, thekson nevojën e ndërmarrjes së masave nga ana e punëdhënësve.

“Përgjegjës kryesor për marrjen e masave apo obligim kryesor i marrjes së masave për sigurinë në punë është punëdhënësi. Në çdo kompani, në çdo vend pune, qoftë edhe në shtëpi private po e more një punëtor nga rruga, ti je përgjegjës i atij punëtori, duhet të ja krijosh kushtet e punës”, thotë ai.

Ai përmend mbikëqyrjen e punëtorëve sa i përket çështjeve të sigurisë.

“Masa e parë është që ta caktojë një njeri përgjegjës nga radhët e veta apo nga jashtë, ta angazhojë një njeri që do të merret me siguri dhe me shëndetin e punëtorëve, ai do të merret me menaxhimin e këtyre masave. Nuk do të thotë që të jetë ekspert i sigurisë, por unë shpesh iu them edhe kompanive ta merrni një kryepunëtor i cili mbetet si udhëheqës i atyre punëtorëve. Jo vetëm për kualitetin e punës, jo vetëm të mbajë evidencë se kush ka ardhur në punë por të shikojë pajisjet e tyre, veshmbathjet e tyre. Rastet e fundit që kanë ndodhur na kanë ndodhur nga neglizhenca”, thotë ai.

Federata Sindikale të Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat tha të enjten, më 31 korrik, se vetëm në këta shtatë muaj të vitit, janë 21 persona që kanë vdekur në vendin e punës.

“Ky vit ka filluar me periudhën me fatkeqe që nga pas lufta. Vetëm brenda muajit të fundit vdiqën tetë punëtorë, gjendja është shumë alarmante, ne po e përsërisim këtë çdo herë. Dikush duhet të dëgjoi, të marrë masa dhe të reagoi urgjentisht. Rastet po përsëriten dhe në secilën situatë historia është e njëjtë: nuk ka siguri, nuk ka mjete mbrojtëse”, tha Sindikata.

Në anën tjetër, nga Inspektorati i Punës nuk kanë kthyer përgjigje sa u përket rasteve të fundit që ata i kanë regjistruar, deri në publikimin e këtij artikulli.

Por, më 22 korrik, Inspektorati tha në një përgjigje për KosovaPress, se nga janari deri në këtë datë, kanë ndodhur shtatë aksidente me fatalitet në vendin e punës. Pas kësaj date, është raportuar edhe për tri vdekje të tjera në vendin e punës.

E sa i përket vitit 2024, sipas Inspektoratit, kanë ndodhur shtatë vdekje në vendin e punës.

“Gjate këtij viti janë gjobitur mbi 788 subjekte Duke u bazuar në rëndësinë e sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës, Inspektorati Qendror i Punës vlerëson se mungesa e kushteve të duhura të sigurisë paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për jetën dhe shëndetin e punëtorëve, veçanërisht në sektorin e ndërtimtarisë, i cili konsiderohet ndër sektorët më të ekspozuar ndaj rreziqeve profesionale”, tha Inspektorati më 22 korrik.

Për disa nga rastet e fundit të vdekjeve në vendin e punës, Prokuroria ka nisur hetime.

The post Shifrat e vdekjeve në vendin e punës po konsiderohen alarmante appeared first on Telegrafi.

Guardiola për konfliktin Izrael-Palestinë: Nuk po lëvizim gishtin për një tragjedi tre ose katër orë larg nesh

31 July 2025 at 17:32

Një nga trajnerët më të mirë të të gjitha kohërave, Pep Guardiola, tha në një intervistë për revistën spanjolle GQ se është i lumtur sepse bën një punë që e do. 

Ai nuk e humbi rastin për të përmendur përsëri vuajtjet e popullit të Palestinës, i cili është nën bombardimet e përditshme izraelite, duke rezultuar në një numër të madh vdekjesh. 

Gjithashtu, Izraeli po ndalon ndihmën humanitare që të arrijë në Rripin e Gazës, gjë që ka zemëruar edhe spanjollin e famshëm i cili dëshiron t’i tregojë botës se çfarë po ndodh në Palestinë. 

“Jam i lumtur sepse punoj me disa nga njerëzit më të mirë në botë, jam i lumtur sepse punoj me njerëz të shëndetshëm si futbollistët. Isha futbollist dhe i dua shumë të gjithë. Më dhanë shumë dhe pata shumë konflikte me disa prej tyre, por e kuptoj këtë sepse ata janë qenie njerëzore dhe kanë ndjenja edhe nëse nuk duket kështu sot”, tha Guardiola fillimisht. 

Tekniku i Manchester Cityt tutje dha mendimin e tij në lidhje me ngjarjet që po ndodhin në Gaza. 

“Më dhemb i gjithë trupi për shkak të asaj që shohim. Nuk duket kështu për shkak të asaj që po ndodh në Ukrainë apo Palestinë, është për shkak të mungesës së njerëzimit tek të gjithë ne”. 

“Ne nuk lëvizim gishtin për një tragjedi që është tre ose katër orë larg nesh, ne thjesht luajmë futboll. Sepse shumë vite më parë, ndodhën Lufta e Parë Botërore dhe Lufta e Dytë Botërore, por nuk kishte asnjë mënyrë për ta treguar. Ishte e fshehur”. 

“Sot, i shohim të gjitha këto në televizion drejtpërdrejt dhe nuk kemi asnjë grimcë mirëkuptimi për të. Pyesim veten se si ta zgjidhim”, përfundoi ai. 

Kujtojmë se OKB-ja më parë paralajmëroi se Gaza po përballej me ‘nivele të tmerrshme vdekjesh dhe shkatërrimi’ dhe kërkoi që Izraeli të lejonte hyrjen e ndihmave në qytet./Telegrafi/

The post Guardiola për konfliktin Izrael-Palestinë: Nuk po lëvizim gishtin për një tragjedi tre ose katër orë larg nesh appeared first on Telegrafi.

Vepruan si hetues financiarë e policë, SPAK godet call-centerin që mashtronte gjermanët, pesë të arrestuar

31 July 2025 at 17:31

Një operacion i përbashkët mes Prokurorisë së Posaçme dhe autoriteteve gjermane ka çuar në goditjen e një grupi kriminal që ushtronte mashtrime kompjuterike ndaj shtetasve gjermanë, duke operuar nga një Call Center i vendosur në Shqipëri.

Hetimet për këtë rast nisën në fund të vitit 2023 në Gjermani, dhe më pas u transferuan në Shqipëri gjatë vitit 2024.

Grupi kriminal përdorte metoda të sofistikuara për të mashtruar viktimat, duke u prezantuar fillimisht si oficerë policie ose hetues financiarë, me pretendimin se po hetonin humbje të ndodhura në investime në Forex apo kriptovaluta.

Pasi fitonin besimin e viktimave, anëtarët e grupit i shtynin ata të kryenin pagesa të reja, duke i zhytur edhe më thellë në mashtrime. Sipas të dhënave të mbledhura gjatë hetimit, dëmi i shkaktuar ndaj qytetarëve gjermanë përllogaritet në rreth 365 mijë euro.

Gjatë operacionit “Pandora”, autoritetet shqiptare kryen kontrolle në një qendër Call Center, duke bërë të mundur sekuestrimin e provave dokumentare dhe digjitale që vërtetojnë aktivitetin kriminal.

SPAK ka kërkuar dhe siguruar nga gjykata shqiptare masa sigurie për 8 persona, ndër to 5 masa “arrest në burg” dhe 3 masa “arrest në shtëpi”.

The post Vepruan si hetues financiarë e policë, SPAK godet call-centerin që mashtronte gjermanët, pesë të arrestuar appeared first on Telegrafi.

Lirohet me kusht nga burgu ish-kryeministri kroat, Sanader

31 July 2025 at 17:31

Me vendim të Gjykatës së Qarkut të Sisakut, ish-kryeministri kroat Ivo Sanader, i cili po vuan dënimin në burgun e Lipovicës, është liruar me kusht.

Kjo është konfirmuar nga Gjykata e Qarkut në Sisak, dhe vendimi është marrë sot në një seancë të këshillit gjyqësor, raporton jutarnjilist.

Kujtojmë se Ivo Sanader ishte dënuar me një dënim prej 18 vitesh burg. Deri tani, ai është parë edhe në Zagreb dhe në Kutina, duke përfituar nga lehtësitë që i ofron Ligji për Ekzekutimin e Dënimeve me Burg.

Sot në Gjykatën e Qarkut në Sisak u mbajt gjithashtu një seancë gjyqësore, në të cilën, sipas informacioneve të mediumit kroat, është vendosur se ish-kryeministri i plotëson kushtet për t’u liruar nga burgu para se të vuajë të gjithë dënimin.

Dy vite më parë kishim shkruar se atëherë, 69-vjeçari Sanader, mund të qëndronte pas hekurave deri në moshën 80-vjeçare nëse gjykata nuk do t’i aprovonte lirimin e parakohshëm, për shkak të tre vendimeve të formës së prerë.

Për nxjerrjen e parave nga ndërmarrjet publike për fondin e zi të HDZ-së dhe për donacionet e paregjistruara në arkën e partisë, Sanader është dënuar me 7 vjet burg.

Për kërkimin dhe marrjen e 17.5 milionë kunave (rreth 2.3 milionë euro) nga Stjepan Fioliq në këmbim të favorizimit për shitjen e një ndërtese për Ministrinë, ai mori 6 vjet burg.

Për dorëzimin e të drejtave menaxhuese mbi kompaninë INA kompanisë hungareze të naftës në këmbim të një ryshfeti prej dhjetë milionë eurosh, është dënuar me 6 vjet burg. /Telegrafi/

The post Lirohet me kusht nga burgu ish-kryeministri kroat, Sanader appeared first on Telegrafi.

Presidentja Siljanovska mori vendim për faljen e disa të dënuarve me burg për festën e Ilindenit

31 July 2025 at 17:25

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ka marrë vendim për faljen e disa personave të dënuar me rastin e 2 Gushtit – Ilindeni, festa kombëtare e Maqedonisë.

Me këtë vendim, katër të dënuar lirohen plotësisht nga vuajtja e mëtejshme e dënimit me burg:

– Rade Zdravko Jovanoviq nga fshati Krivolak, Komuna e Negotinës
– Albert Tarzan Alievski nga Kavadarci
– Nikollçe Ljube Kostadinovski nga Kumanova
– Zejadin Sali Miftari nga fshati Çerkez

Falje të pjesshme, përkatësisht ulje të dënimit me burg, kanë marrë edhe katër të dënuar të tjerë:

– Emir Nadir Jonuzi nga fshati Sllatinë, Tetovë – 3 muaj
– Kole Petre Talevski nga Manastiri – 3 muaj
– Çushkov Jordan Sasho nga Velesi – 3 muaj
– Ismaili Xhelal Jetmire nga Gostivari – 6 muaj

Vendimi është marrë në bazë të nenit 84 të Kushtetutës dhe Ligjit për falje.

The post Presidentja Siljanovska mori vendim për faljen e disa të dënuarve me burg për festën e Ilindenit appeared first on Telegrafi.

Yann Bisseck kërkohet nga skuadrat angleze, Interi i vendos çmimin e largimit

31 July 2025 at 15:59

Yann Bisseck po tërheq gjithnjë e më shumë interes në tregun e transferimeve. Mbrojtësi gjerman 24-vjeçar është vënë në shënjestër nga disa klube angleze.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Crystal Palace, fituesit e fundit të Kupës FA, kanë shprehur gatishmërinë për t’i ofruar Interit 32 milionë euro për Bisseck.

Interi e bleu qendërmbrojtësin në vitin 2023 nga Aarhus për vetëm 7 milionë euro dhe tani sheh mundësinë e një fitimi të madh kapitali, edhe pse lojtari ka kontratë deri në vitin 2029.

Bisseck zhvilloi një sezon të shkëlqyer me Interin, me 46 paraqitje në të gjitha garat. Ai u dallua për shkathtësinë në mbrojtje, forcën fizike dhe aftësitë e tij ajrore, duke debutuar së fundmi edhe me Gjermaninë në Ligën e Kombeve.

Crystal Palace nuk është i vetmi klub anglez i interesuar. Aston Villa e Unai Emery po kërkon gjithashtu të përforcojë mbrojtjen dhe e ka përfshirë Bisseck në listën e objektivave.

Interi vlerëson lojtarin rreth 35 milionë euro dhe vetëm një ofertë e afërt me këtë shumë mund të hapë derën për negociata. Në garë janë edhe West Ham dhe Tottenham, të cilëve iu bashkohet Palace me ofertën prej 32 milionë eurosh.

E ardhmja e Bisseck do të vendoset në javët e ardhshme dhe te Interi nuk përjashtohet mundësia që ai të shitet për të bërë një fitim të madh financiar. /Telegrafi/

The post Yann Bisseck kërkohet nga skuadrat angleze, Interi i vendos çmimin e largimit appeared first on Telegrafi.

SPAK godet rrjetin e Call Center-ave, miliona euro nga aktiviteti kriminal

31 July 2025 at 15:58

Një operacion i gjerë antidashtri, i koduar “Pandora”, ka çuar në goditjen e një skeme të sofistikuar kriminale që vepronte përmes call center-ave të rremë në Tiranë, duke mashtruar qytetarë gjermanë me miliona euro.

Hetimet kanë zbuluar një grup të strukturuar kriminal mshtronin persona që kishin humbur investimet në platformat Forex.

Në një deklaratë për mediat, prokurori i SPAK, Ened Nakuçi, tha: “Nën drejtimin e SPAK, në bashkëpunim me Drejtorinë e Krimit Kibernetik, Policinë e Shtetit, BKH-në dhe Policinë Gjermane, janë ekzekutuar masat e sigurisë për autorët e dyshuar të krimit kompjuterik në call center-a në Shqipëri, në kuadër të një procedimi penal ndërkombëtar”.

Sipas tij, hetimet nisën në dhjetor të vitit 2023 nga autoritetet gjermane, të cilat regjistruan një procedim penal pas indicieve për veprimtari të paligjshme që kishte lidhje me Shqipërinë.

“Grupi kriminal vepronte përmes call center-ave në Tiranë, duke u paraqitur si oficerë policie të rremë. Ata telefononin qytetarë gjermanë që kishin humbur investimet në Forex dhe i bindnin se mund t’i rimerrnin paratë e humbura, kundrejt pagesave të mëtejshme apo dhënies së të dhënave personale.”-u shpreh Nakuçi.

Provat e mbledhura pas kontrollit në një prej call center-ave në Tiranë kanë qenë vendimtare për zbardhjen e skemës. Sipas prokurorit, hetimet treguan qartë strukturimin dhe organizimin e grupit në funksione të ndara dhe me role të përcaktuara, tipike për një organizatë kriminale.

“Gjykata ka vendosur masat e sigurisë ‘arrest me burg’ për 5 shtetas dhe ‘arrest në shtëpi’ për 3 të tjerë. Kjo është një goditje e rëndësishme ndaj mashtrimeve ndërkombëtare që kryhen përmes teknologjisë dhe që cenojnë sigurinë dhe besimin e qytetarëve evropianë”, theksoi Nakuçi. /euronews/

 

The post SPAK godet rrjetin e Call Center-ave, miliona euro nga aktiviteti kriminal appeared first on Telegrafi.

Psikologët shpjegojnë pse është e rëndësishme ta lini fëmijën tuaj të zgjedhë rrobat që vesh

31 July 2025 at 15:55

Si prindër, nuk keni gjithmonë nevojë të kuptoni zgjedhjet e modës së fëmijëve tuaj. Kur u jepni atyre liri, ata ndonjëherë përfundojnë me veshje të ndryshme, të çrregullta ose thjesht diçka që shkon kundër shijes suaj.

Ndërsa zgjedhjet e tyre mund të mos kenë gjithmonë kuptim, ekspertët bien dakord se t’u lejosh fëmijëve të zgjedhin vetë rrobat e tyre është thelbësore për zhvillimin dhe pjekurinë e tyre.

“Fëmijët kanë shumë pak kontroll mbi jetën e tyre, kështu që t’u lejosh atyre të bëjnë zgjedhje të kufizuara dhe të sigurta është thelbësore për rritjen e tyre emocionale”, thotë psikoterapistja Rebecca A. Love.

Ajo shton se “t’u japësh fëmijëve liri për t’u shprehur përmes veshjeve është një mënyrë e lehtë për t’u ofruar atyre njëfarë kontrolli mbi jetën e tyre, në vend që të krijosh luftëra të panevojshme për pushtet që shkaktojnë stres si për ju ashtu edhe për fëmijën tuaj”.

Si e ndërton veshja vetëbesimin dhe përgjegjësinë?

Edhe pse mund të duket si një gjë e vogël, t’u lejosh fëmijëve të shprehen lirisht përmes zgjedhjeve të tyre të veshjeve ka një ndikim të rëndësishëm pozitiv. Ja disa nga përfitimet kryesore.

Vetëshprehja dhe vetëvlerësimi

Të lejosh fëmijën të zgjedhë vetë rrobat mund të jetë një nxitës i madh i vetëbesimit, thotë Nechama Sorscher, një psikologe fëmijësh në New York City. “Të lejosh fëmijën të zgjedhë vetë rrobat dhe të diktojë stilin e vet është një formë e madhe e vetëshprehjes, dhe të lejosh fëmijën të marrë vendimet e veta mund të nxisë një ndjenjë vetëbesimi”, shpjegon ajo.

Përgjegjësia dhe pavarësia

Zgjedhja e rrobave mund të ngjallë gjithashtu një ndjenjë përgjegjësie dhe pavarësie. “Të lejosh fëmijët të zgjedhin se çfarë të veshin u jep atyre një hapësirë të sigurt për të praktikuar vendimmarrjen”, thotë Aja Chavez, një terapiste martesore dhe familjare.

“Ata mësojnë të mendojnë përpara dhe të përjetojnë rezultatet natyrore të zgjedhjeve të tyre”, shton ajo, duke shpjeguar se pikërisht kështu mësojnë fëmijët për pavarësinë dhe përgjegjësinë – përmes provës dhe gabimit.

Ndjenja e kontrollit

Fëmijët marrin shumë kënaqësi nga marrja e vendimeve të tyre, madje edhe të vogla, thotë Dr. Sorscher. “Kjo u jep atyre një ndjenjë kontrolli që nuk e ndiejnë gjithmonë se e kanë”, përshkruan ajo. Gjithashtu i ndihmon ata të zhvillojnë aftësi të përgjithshme vendimmarrëse. Për fëmijët neurodivergjentë në veçanti, lejimi i tyre për të bërë zgjedhje në lidhje me veshjet e tyre “mund të ndihmojë vërtet me zhvillimin shqisor dhe nevojat”, shton Dr. Sorscher.

The post Psikologët shpjegojnë pse është e rëndësishme ta lini fëmijën tuaj të zgjedhë rrobat që vesh appeared first on Telegrafi.

Faton Selami propozohet për Avokat të Popullit

31 July 2025 at 15:55

Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve në seancën e sotme e ka përcaktuar Faton Selamin si propozim për Avokat të ri të Popullit.

Ai është jurist i diplomuar dhe magjistër i shkencave juridike në Fakultetin Juridik të Universitetit Shtetëror të Tetovës. Ka dhënë me sukses edhe provimin e jurisprudencës dhe atë noterial.

Për zgjedhjen e tij nevojitet që të votojnë së paku 61 deputetë në Kuvend, si dhe të sigurohet shumicë e Badenterit – përkatësisht së paku 20 vota “pro” nga gjithsej 39 deputetë që i përkasin komuniteteve që nuk janë shumicë.

The post Faton Selami propozohet për Avokat të Popullit appeared first on Telegrafi.

Arrestohet një 45 vjeçar i dënuar me 5 vjet burg në Fushë Kosovë

31 July 2025 at 15:51

Një person në kërkim është arrestuar me urdhëresë gjykate, i dënuar me pesë vite burgim në Fushë Kosovë.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se policia e rajonit të Prishtinës po vazhdon ndërmarrjen e  veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si  autor të veprave penale.

“Në kontekstin e kësaj në një operacion të befasishëm që policia e Fushë Kosovës ndërmori sot, arriti të arrestoj personin e kërkuar;  Sh. Sh, mashkull, 45 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me pesë vite burgim për veprën penale ‘Dhunimi’ “, thuhet në postim.

Tutje bëhet e ditur se i njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit. /Telegrafi/

The post Arrestohet një 45 vjeçar i dënuar me 5 vjet burg në Fushë Kosovë appeared first on Telegrafi.

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Zvicër-Kosovë

31 July 2025 at 15:48

Federata e Futbollit e Zvicrës (SFV) ka njoftuar se sot (e enjte) kanë dalë në shitje biletat e ndeshjes kualifikuese mes kombëtares Helvetike dhe asaj të Kosovës.

Kombëtarja e Zvicrës e fillon fushatën e saj kualifikuese për Kupën e Botës 2026 para tifozëve vendas të premten, më 5 shtator, në orën 20:45 në stadiumin St. Jakob-Park në Bazel.

Kështu, ata kanë njoftuar se biletat për ndeshjen kundër Kosovës janë në dispozicion ekskluzivisht online në faqen www.ticketmaster.ch nga ora 14:00 e ditës së sotme (e enjte), 31 korrik.

Sipas tyre, biletat janë të disponueshme në kategori të ndryshme vendesh dhe çmimesh, duke përjashtuar tarifat që variojnë nga 25 franga (pas portës për të rinjtë deri në 16 vjeç) deri në 135 franga (vende Premium – Qendra Kryesore e Tribunës).

Fëmijët deri në 6 vjeç janë falas dhe nuk kanë nevojë të blejnë biletë. Megjithatë, ata nuk kanë të drejtë për vendin e tyre dhe duhet të ulen në prehrin e një të rrituri shoqërues.

Federata e Zvicrës ka njoftuar gjithashtu se biletat për sektorët zyrtarë për tifozët e Kosovës (B1-B2) shiten ekskluzivisht përmes Federatës së Kosovës.

Tifozët e Kosovës kanë mundësinë të blejnë bileta shtesë për sektorët B3-B7 nga publiku.

SFV rekomandon blerjen e biletave ekskluzivisht përmes www.ticketmaster.ch.

/Telegrafi/

The post Dalin në shitje biletat për ndeshjen Zvicër-Kosovë appeared first on Telegrafi.

Justin Trudeau fotografohet në koncertin e Katy Perry-t vetëm disa ditë pasi ata dolën bashkë

31 July 2025 at 15:42

Ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau u kap në një koncert të këngëtares amerikane Katy Perry vetëm disa ditë pasi u fotografuan së bashku në darkë.

Postime të ndryshme që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë Justin duke parë koncertin e Katy-t më 30 korrik në Montreal me vajzën e tij 16-vjeçare Ella-Grace në krah.

Ish-kryeministri kanadez dukej absolutisht i magjepsur në disa raste, ndërsa shikonte Perry-n të këndonte hitet e saj në skenë.

justin trudeau looking at katy perry like that😭

pic.twitter.com/tBNPpJuluI

— kanishk (@kaxishk) July 31, 2025

Një nga klipet e shpërndara në Twitter tregon gjithashtu Trudeau-n duke buzëqeshur ndërsa shikon Perry-n duke performuar në skenë, dhe madje duke kënduar disa fjalë nga kënga e saj “Dark Horse”.

Kjo vjen vetëm pak ditë pasi këngëtari, i cili së fundmi u nda nga Orlando Bloom, dhe Justin u fotografuan duke darkuar së bashku në Montreal në restorantin Le Violon të qytetit, gjë që shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale.

Justin Trudeau spotted at Katy Perry’s Lifetimes Tour. pic.twitter.com/BKx8b87sPT

— Pop Crave (@PopCrave) July 31, 2025

Sipas mediave të huaja, Perry dhe Trudeau u ulën përballë njëri-tjetrit në një tavolinë pranë dritares, ku shijuan kokteje dhe një shumëllojshmëri gatimesh në një atmosferë të relaksuar. Gjatë darkës, thuhet se shefi i kuzhinës iu afrua atyre për t’i përshëndetur dhe më vonë ata falënderuan personalisht stafin e kuzhinës për ushqimin dhe shërbimin e shkëlqyer.

Edhe pse ende nuk dihet nëse takimi ishte thjesht miqësor apo diçka më shumë, fakti që ndodhi menjëherë pas ndarjes së Perry-t dhe Bloom-it nxiti më tej spekulimet rreth një marrëdhënieje të mundshme romantike. /Telegrafi/

The post Justin Trudeau fotografohet në koncertin e Katy Perry-t vetëm disa ditë pasi ata dolën bashkë appeared first on Telegrafi.

Si të blini me zbritje dhe të fitoni super shpërblime?

31 July 2025 at 15:38

Emona Center po e kthen sezonin e verës në një festë të vërtetë blerjesh për të gjithë klientët e saj. 

Me oferta të jashtëzakonshme, Emona Center ofron mundësinë për të përfituar nga zbritje të mëdha dhe për të fituar shpërblime të mahnitshme, duke u bërë një nga destinacionet më të kërkuara këtë vit.

Nga 15 Korriku deri më 10 Tetor 2025, klientët kanë mundësinë të përfitojnë nga zbritje të mëdha çdo javë dhe të marrin pjesë në lojën shpërblyese.

Emona Center ofron shumë shpërblime tërheqëse, duke përfshirë:

-2025x Voucher 20€: Një mënyrë e shkëlqyer për të kursyer në blerjet e ardhshme.

-10x Samsung Smartwatch dhe 10x Trotinet Elektrik: Për ata që kërkojnë teknologji dhe argëtim.

-10x iPhone 16: Një mundësi e artë për të fituar një nga smartfonët më të kërkuar.

-Shpërblime Cash: Me 20x 100€, 20x 200€, dhe 10x 500€, duke ofruar fleksibilitet dhe kënaqësi.

Pjesëmarrja është e thjeshtë dhe e lehtë. Për çdo produkt të blerë nga brendet pjesëmarrëse, klientët fitojnë një kupon.

Sa më shumë kupona të grumbullohen, aq më i madh është shansi për të fituar një nga shpërblimet e mëdha.

Mos e humbisni këtë mundësi për të përfituar nga zbritjet e mëdha dhe për të fituar shpërblime të jashtëzakonshme.

Vizitoni Emona Center dhe bëhuni pjesë e kësaj eksperience të pabesueshme blerjeje!

Emona Center – Ne dallojmë nga të tjerët!

The post Si të blini me zbritje dhe të fitoni super shpërblime? appeared first on Telegrafi.

Hertha Berlin në telashe para fillimit të sezonit, DFL e detyron të ndryshojë dizajnin e fanellës së parë

31 July 2025 at 15:36

Tre ditë para fillimit të sezonit të ri të Bundesligës 2, Hertha BSC është përballur me një problem të pazakontë. Liga Gjermane e Futbollit (DFL) ka ndaluar përdorimin e fanellës së re të skuadrës në ndeshjet zyrtare.

Fanella, e prodhuar nga kompania Castore, u prezantua tre javë më parë dhe u prit shumë mirë nga tifozët. Megjithatë, DFL ka vendosur në minutën e fundit se ajo nuk përputhet me rregullat e garave.

Problemi qëndron në pjesën e pasme të fanellës. Ndryshe nga pjesa e përparme që ka vija blu e të bardha, shenja dalluese e klubit, pjesa e pasme nuk ka asnjë vijë.

Rregullorja e DFL kërkon që modeli i pjesës së përparme të vazhdojë edhe në pjesën e pasme, të paktën në të tretën e poshtme poshtë numrit.

Fanellat e Herthës nuk e kanë këtë detaj dhe për këtë arsye u refuzuan.

Klubi ka konfirmuar për mediat gjermane se po punon për një zgjidhje urgjente. Ata kanë kohë deri në javën e 9-të për të bërë ndryshimet e nevojshme.

“Qëllimi ynë është ta zgjidhim çështjen deri në ndeshjen e parë në shtëpi”, ishte reagimi i Hertha BSC në një deklaratë zyrtare, duke njoftuar se vijat do të shtohen sa më shpejt.

Interesante është se fanellat replika të shitura për tifozët nuk janë identike me ato që përdorin lojtarët në ndeshje. /Telegrafi/

The post Hertha Berlin në telashe para fillimit të sezonit, DFL e detyron të ndryshojë dizajnin e fanellës së parë appeared first on Telegrafi.

ESHA: FSSH paguan 5 milionë euro për pacientët jashtë vendit, por nuk e di nëse ata janë mjekuar me sukses

31 July 2025 at 15:33

Mungesa e një sistemi të vetëm të integruar për referime, raporte mjekësore dhe faturim, si dhe dobësi të konsiderueshme në zbatimin e kontrolleve në institucionet e kujdesit shëndetësor nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore u identifikuan nga auditorët pas auditimit të pasqyrave financiare dhe përputhshmërisë së Fondit të Sigurimeve Shëndetësore të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023.

Sipas auditorëve, aktivitetet e kontrollit për ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor në institucionet e kujdesit shëndetësor nuk janë krijuar ose zbatuar në mënyrë të përshtatshme, prandaj nuk sigurohet verifikimi i plotë i faturave për shërbimet e ofruara të kujdesit shëndetësor.

“Mungesa e një sistemi të vetëm të integruar për lëshimin e referimeve, raporteve mjekësore dhe llogaritjeve për shërbimet shëndetësore të kryera, të cilat janë baza për përgatitjen e faturave/raporteve mujore, krijon rrezik për lëshime dhe gabime. Kontrollet e reja të integruara të sistemit në sistemin IT të Fondit për recetat e faturuara nga farmacitë dhe metoda ekzistuese manuale e kontrollit të recetave nga farmacitë nuk janë të plota dhe mjaftueshëm efikase, ndërsa sistemi i recetave elektronike nuk është krijuar ende”, thuhet në deklaratën e ESHA-së.

Auditorët gjithashtu identifikuan dobësi në funksionimin e sistemit IT të Fondit për shkak të mungesës së një strategjie IT, mungesës së stafit IT, strukturës së vjetëruar të serverit dhe sigurisë së pamjaftueshme të sistemit IT, kushte që rezultuan në një sulm kibernetik në shkurt 2023 që çoi në një ndërprerje në funksionimin e të gjithë sistemit shëndetësor në vend.

“Pas sulmit kibernetik, u bënë marrëveshje për marrjen me qira të një cloud privat për qendrën e të dhënave të Fondit, si dhe për shërbimet e infrastrukturës së sistemit dhe rrjetit dhe një sistem sigurie kibernetike”, thonë nga ESHA./Telegrafi/

The post ESHA: FSSH paguan 5 milionë euro për pacientët jashtë vendit, por nuk e di nëse ata janë mjekuar me sukses appeared first on Telegrafi.

❌
❌