Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 July 2025Reporter

Drejtuesit dhe akademikët e Universitetit Bujqësor dërgohen për gjykim për abuzim me tenderat

22 July 2025 at 17:32

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të martën më 22 korrik përfundimin e hetimeve ndaj 27 zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës, UBT, mes tyre dhe akademike e dy zv.rektorët, që akuzohen për shkelje në procedurat e tenderave, si dhe ndaj dy përfaqësuesve të shoqërisë “Krijon” sh.p.k.. Zyrtarët e Universitetit […]

The post Drejtuesit dhe akademikët e Universitetit Bujqësor dërgohen për gjykim për abuzim me tenderat appeared first on Reporter.al.

Mbretëria e Bashkuar vendos sanksione ndaj bandave të trafikut të qenieve njerëzore

22 July 2025 at 16:27

Duke filluar nga e mërkura më 23 korrik, çdokush që do të rezultojë i përfshirë në ndihmën për kontrabandimin e njerëzve drejt Mbretërisë së Bashkuar, mund të përballet me sanksione. Ky regjim i ri ndaj fenomenit të kontrabandimit të qenieve njerëzore, ka si objektiv të ardhurat dhe materialet që mundësojnë migrimin e parregullt. Individët e […]

The post Mbretëria e Bashkuar vendos sanksione ndaj bandave të trafikut të qenieve njerëzore appeared first on Reporter.al.

Dy qëndrimet e KPA për pasurinë e gjyqtares Saemira Hila

22 July 2025 at 16:15

Megjithëse disa prej shkaqeve të ankimit për pasurinë të parashtruara nga gjyqtaria Saemira Hila janë gjetur të bazuara nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA, ato janë vlerësuar si të pamjaftueshme për të ndryshuar vendimin e Komisionit për shkarkimin nga detyra të këtij subjekti rivlerësimi. Trupa e KPA u nda në vlerësimin […]

The post Dy qëndrimet e KPA për pasurinë e gjyqtares Saemira Hila appeared first on Reporter.al.

Tërheqja e SPAK prej ankimit, KPA konfirmon në detyrë prokuroren Armida Hamiti

22 July 2025 at 15:59

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të martën më 22 korrik, vendimin për pushimin e shqyrtimit të ankimit të Komisionerit Publik ndaj vendimarrjes së Komisionit për konfirmimin në detyrë të prokurores së Tiranës, Armida Hamiti (Moçka). Pushimi u aplikua prej Kolegjit pas tërheqjes së drejtuesit të SPAK, nga kërkimi për shkarkimin e prokurores Hamiti, […]

The post Tërheqja e SPAK prej ankimit, KPA konfirmon në detyrë prokuroren Armida Hamiti appeared first on Reporter.al.

Apeli lë në fuqi dënimin e Jorgo Goros, konfiskon një apartament

22 July 2025 at 15:50

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të martën më 22 korrik lënien në fuqi të vendimmarrjes së Shkallës së Parë ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, për tjetërsimin e pronave në bregdet, por në ndryshim ka vendosur konfiskimin e një apartamenti të regjistruar në emër të një personi të […]

The post Apeli lë në fuqi dënimin e Jorgo Goros, konfiskon një apartament appeared first on Reporter.al.

SPAK përfundon hetimet për Erion Veliajn

22 July 2025 at 13:56

Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, SPAK ka përfunduar hetimet ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i hetuar për korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie e shpërdorim detyre, ndaj bashkëshortes së tij Ajola Xoxa e gjashtë biznesmenëve të proceduar si dhe ndaj personave të tjerë të dyshuar se janë përfshirë në […]

The post SPAK përfundon hetimet për Erion Veliajn appeared first on Reporter.al.

Bankers paralajmëron padi arbitrazhi ndaj Shqipërisë

22 July 2025 at 13:49

Kompania Bankers Petroleum kërcënoi në një deklaratë për shtyp se do t’i drejtohet gjykatës ndërkombëtare të arbitrazhit për mbrojtjen e investimeve të huaja, duke sugjeruar se veprimet hetimore të Prokurorisë së Fierit janë joproporcionale dhe se operacionet e saj në Shqipëri janë të rrezikuara. Kompania, e cila ka rezultuar me humbje të vazhdueshme që nga […]

The post Bankers paralajmëron padi arbitrazhi ndaj Shqipërisë appeared first on Reporter.al.

Aktivistët kërkojnë drejtësi sociale për punëtorët e huaj në Shqipëri

22 July 2025 at 13:40

Në një postim publik në faqen zyrtare në Facebook, organizata që merret me mbrojtjen e të drejtave të njeriut ka shprehur mbështetjen për të drejtat e punëtorëve emigrantë në Shqipëri, pas publikimit të një artikulli nga BIRN Albania që dokumentonte shfrytëzimin e disa punëtoreve filipinase nga pronarët e një kompleksi turistik në bregdet. “Kontrata të […]

The post Aktivistët kërkojnë drejtësi sociale për punëtorët e huaj në Shqipëri appeared first on Reporter.al.

Gazetaret në Shqipëri të pambrojtura përballë abuzimeve online

22 July 2025 at 11:44

Në tetor të vitit të kaluar, Safejournalists.net, një platformë e krijuar nga shoqatat e gazetarëve në Ballkanin Perëndimor, publikoi një raport që paralajmëronte për kërcënimet digjitale në rritje ndaj gazetarëve dhe mbrojtësve të të drejtave të njeriut në Shqipëri, veçanërisht ndaj grave. Brenda pak ditësh, autorja e raportit, studiuesja e medias Blerjana Bino, u vu […]

The post Gazetaret në Shqipëri të pambrojtura përballë abuzimeve online appeared first on Reporter.al.

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Saimir Bahiti

22 July 2025 at 10:24

Kolegji i Posaçëm të Apelimit, KPA vendosi të hënën më 21 korrik lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të prokurorit të Durrësit, Saimir Bahiti. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relator Sokol Çomo dhe anëtare Albana Shtylla, Ina Rama e Natasha Mulaj, pas […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Saimir Bahiti appeared first on Reporter.al.

Kokëfortësia e kryeministrit përballë Strasburgut do t’u kushtojë shqiptarëve të paktën 4 milionë euro

22 July 2025 at 07:39

Një shembje e bujshme e një pallati ndërtuar në bregdetin e Vlorës në vitin 2014, i ka sjellë taksapaguesve shqiptarë një faturë prej 13.4 milionë euro – në formën e dëmshpërblimit për pronarët, sipas vendimit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut të vitit 2018. Por qeveria refuzon të dëmshpërblejë pronarët përfitues, mes të […]

The post Kokëfortësia e kryeministrit përballë Strasburgut do t’u kushtojë shqiptarëve të paktën 4 milionë euro appeared first on Reporter.al.

Yesterday — 21 July 2025Reporter

Kushtet ligjore: KED administron dosjen e vetingut të bashkëshortes së Denar Bibës

21 July 2025 at 20:46

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, KED shqyrtoi të hënën më 21 korrik verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore të dy prej 13 kandidatëve për vendin e Holta Zaçajt në Gjykatën Kushtetuese, ish-anëtares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Genta Tafa Bungo dhe kryetarit të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba. Sipas njoftimit të publikuar […]

The post Kushtet ligjore: KED administron dosjen e vetingut të bashkëshortes së Denar Bibës appeared first on Reporter.al.

Vetingu ndaj ish-gjyqtares së dënuar Majlinda Andrea, ekspozon mosveprimin e ILD e KLGJ për shkarkimin e saj

21 July 2025 at 16:35

Çështja e vetingut për ish-gjyqtaren e Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea ekspozoi mosveprimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGJ lidhur me statusin e saj pas dënimit me formë të prerë për korrupsion. Në seancën e të hënës më 14 korrik, prokurori Klodian Braho, i cili përfaqëson në këtë çështje drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, deklaroi […]

The post Vetingu ndaj ish-gjyqtares së dënuar Majlinda Andrea, ekspozon mosveprimin e ILD e KLGJ për shkarkimin e saj appeared first on Reporter.al.

Sali Berisha, kërkon të mos gjykohet në Strukturën e Posaçme

21 July 2025 at 15:26

Kërkesa e kryetares së trupit gjykues të çështjes penale për korrupsion në ngarkim të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe bashkëshortit të vajzës së tij, Jamarbër Malltezi, u rrëzua nga ana e kryetarit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, Erjon Bani. Megjithatë, trupi gjykues u përball të hënën më 21 korrik me një kërkesë për […]

The post Sali Berisha, kërkon të mos gjykohet në Strukturën e Posaçme appeared first on Reporter.al.

RTSH paguan çmimin e valës së shkarkimeve nga ish-drejtori Alfred Peza

21 July 2025 at 10:57

Pas dy dekadash punë, Ogert Peza thotë se u pushua nga puna në televizionin publik të Shqipërisë, RTSH, dy vite më parë sepse refuzoi një urdhër nga drejtoria për të deklaruar në mënyrë të rremë se një nga kameramanët nuk ishte paraqitur në punë. “Refuzimi im për të manipuluar informacionin solli reagimin e menjëhershëm të […]

The post RTSH paguan çmimin e valës së shkarkimeve nga ish-drejtori Alfred Peza appeared first on Reporter.al.

Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

21 July 2025 at 08:31

Në hollin e zhurmshëm të aeroportit të Rinasit, mesditën e 13 korrikut, Maricel* qesh dhe qan njëkohësisht. “Jemi të lira, jemi të lira,” përsërit ajo me një gëzim të papërmbajtur. Vetëm pak çaste më parë, situata dukej e pashpresë. Maricel, një punëtore 40- vjeçare nga Filipinet ishte në prag të dëbimit të detyruar dhe të […]

The post Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj appeared first on Reporter.al.

Before yesterdayReporter

“Hawala”, mënyra se si një grup kriminal transferoi miliona euro nga ZVicra në Tiranë

20 July 2025 at 14:52

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar arrestoi dy të dyshuar ndërsa një i tretë u arrestua në Zvicër në kuadër të një hetimi mbi një skemë qarkullimi parash të pista të njohur si “Haëala”. SPAK bëri të ditur në një njoftim për shtyp se grupi i strukturuar kriminal kryente shërbimin e transferimit […]

The post “Hawala”, mënyra se si një grup kriminal transferoi miliona euro nga ZVicra në Tiranë appeared first on Reporter.al.

Një vendim, dy qëndrime: si u përjashtua Alfred Balla nga drejtësia

20 July 2025 at 07:58
Alfred Balla

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA u nda në vlerësimin e ankimit të kryer nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ndaj vendimmarrjes së Komisionit për përfundimin e vetingut të ish-kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla. Balla iu nënshtrua procesit të rivlerësimit kalimtar për shkak të punës së tij si ndihmës […]

The post Një vendim, dy qëndrime: si u përjashtua Alfred Balla nga drejtësia appeared first on Reporter.al.

Kur arti (s’)tregon me gisht gënjeshtrat zyrtare

19 July 2025 at 08:09

Janë ca këngë, në të cilat muzika dhe teksti shkrihen në formë të atillë, sa njëra pa tjetrën s’ka më kuptim. E tillë është dhe kënga “Mëma ime Greqi”, njohur ndryshe dhe me titullin “Majmun evgjitësh” («Μάνα μου Ελλάς» / «Γύφτισσα Μαϊμού») me tekst nga Nikos Gacos dhe muzikë nga Stavros Ksarhákos, dy personalitete të […]

The post Kur arti (s’)tregon me gisht gënjeshtrat zyrtare appeared first on Reporter.al.

Rama kërkon partneritet lokal për të ardhmen digjitale të vendit

18 July 2025 at 18:08

Kryeministri Rama mblodhi disa prej ministrave të kabinetit si edhe përfaqësues të kompanive private të teknologjisë dhe informacionit në vend, me qëllimin për të diskutuar mundësitë e një bashkëpunimi reciprok të frytshëm si për qeverinë, ashtu edhe për bizneset private. “Jemi këtu për të diskutuar si mund të bëhemi partnerë të drejtpërdrejtë me ju, në […]

The post Rama kërkon partneritet lokal për të ardhmen digjitale të vendit appeared first on Reporter.al.

❌
❌