Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 9 August 2025Reporter

Policia rrethon ambientet e News 24, ndërpritet sinjali i televizionit informativ

9 August 2025 at 08:51

Të shtunën, rreth orës 07:00 të mëngjesit, një duzinë policësh u shfaqën në mjediset e televizionit News 24, në ish-Uzinën e Autotraktorëve, në lagjen Shkozë të Tiranës, duke kërkuar largimin e gazetarëve dhe zbrazjen e godinës. Sipas gazetës Panorama, e cila është pjesë e të njëjtit grup mediatik, policia po ndalon futjen e gazetarëve në […]

The post Policia rrethon ambientet e News 24, ndërpritet sinjali i televizionit informativ appeared first on Reporter.al.

Të vetmit në Mesdhe: Peshkimi pa ndërprerje në Shqipëri rrezikon rezervat detare

9 August 2025 at 07:21

Anijet në kalatat e portit të peshkimit në Durrës po bëhen gati për të dalë sërish në det. Edhe pse muaji gusht ka nisur, askush nuk i ka ndaluar motopeshkatoret të dalin në gjueti në bregdetin shqiptar — në kontrast të plotë me vendet fqinje të Mesdheut, ku motorët qëndrojnë të fikur. “Italia, Kroacia, Greqia, […]

The post Të vetmit në Mesdhe: Peshkimi pa ndërprerje në Shqipëri rrezikon rezervat detare appeared first on Reporter.al.

Yesterday — 8 August 2025Reporter

Paratë e drogës kthehen në resorte, goditet organizata e trafikimit të 28 ton kokainë

8 August 2025 at 19:07

Prokuroria e Posaçme deklaroi të premten se ka goditur një nga organizatat më të mëdha të trafikut të kokainës nga Amerika e Jugut drejt Europës, e cila i pastronte paratë e pista në biznesin e ndërtimit të resorteve dhe pasurive të patundshme në Shqipëri. Akuza të reja janë ngritur edhe ndaj Franc Çopjes, alias Franc […]

The post Paratë e drogës kthehen në resorte, goditet organizata e trafikimit të 28 ton kokainë appeared first on Reporter.al.

Shërbimi i hemodializës: Kosova kërkon nga Shqipëria reciprocitet

8 August 2025 at 18:17

Prej vitit 2018, qytetarë nga veriu i Shqipërisë marrin shërbim hemodialize në spitalet e Kosovës falas, por ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, thotë se marrëveshja po zbatohet vetëm në mënyrë të njëanshme dhe se shtetasit e Kosovës nuk përfitojnë të njëjtin trajtim në Shqipëri. Vitia shton se kërkesat e dërguara Tiranës mbeten pa […]

The post Shërbimi i hemodializës: Kosova kërkon nga Shqipëria reciprocitet appeared first on Reporter.al.

Ku është rezistenca globale ndaj Trump?

8 August 2025 at 13:29

Kritikët e Amerikës gjithmonë e kanë paraqitur atë si një vend egoist që ushtron ndikimin e vet pa pasur shumë konsideratë për mirëqenien e të tjerëve. Por politikat tregtare të presidentit Donald Trump kanë qenë aq të gabuara, të paqëndrueshme dhe vetëshkatërruese, saqë edhe përshkrimet më të karikaturizuara të këtij lloji duken madje si komplimente. […]

The post Ku është rezistenca globale ndaj Trump? appeared first on Reporter.al.

Realiteti po formëson një Evropë të re

8 August 2025 at 13:10

Ne po dëshmojmë shfaqjen kaotike të një rendi të ri botëror dhe ky proces po udhëhiqet nga tre liderë që janë haptazi armiqësorë ndaj Bashkimit Evropian: presidenti amerikan Donald Trump, presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti kinez Xi Jinping. Ky rend i ri do të ketë pak ngjashmëri me rendin e udhëhequr nga Amerika që […]

The post Realiteti po formëson një Evropë të re appeared first on Reporter.al.

Harrojeni inceneratorin: Elbasani në kërkim të një landfilli të ri

8 August 2025 at 10:26

Administratori i kompanisë Eco-Elb, Leli Kaja, që menaxhon zonën e trajtimit të mbetjeve në Elbasan, duket se hoqi dorë njëherë e mirë nga vënia në punë e inceneratorit, ndërsa e konsideroi situatën emergjente gjatë një interpelance me Këshillin Bashkiak të qytetit më 29 korrik. “Duhet ndërtuar një landfill i ri. Sasia e mbetjeve ka arritur […]

The post Harrojeni inceneratorin: Elbasani në kërkim të një landfilli të ri appeared first on Reporter.al.

Before yesterdayReporter

Shqipëria dhe aleatët e Perëndimit akuzojnë Teheranin për dhunim të sovranitetit

7 August 2025 at 16:06

Shqipëria iu bashkua këtë javë një deklarate të përbashkët të lëshuar nga 14 vende perëndimore – përfshirë SHBA-të, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Francën dhe Kanadanë – duke dënuar operacionet e shërbimeve inteligjente iraniane në territoret e tyre. Deklarata shënon një përshkallëzim të qëndrimeve ndërkombëtare ndaj Teheranit dhe denoncon bashkëpunimin e tij gjithnjë e më të […]

The post Shqipëria dhe aleatët e Perëndimit akuzojnë Teheranin për dhunim të sovranitetit appeared first on Reporter.al.

Sulmet e njëpasnjëshme të Ramës kundër medias

7 August 2025 at 13:42

Në nëntor të vitit 2015, kryeministri aktual kishte mbushur pak më shumë se dy vjet në pushtet, kur media papritur zbuloi se në Kuvendin e Shqipërisë ishte depozituar një propozim për ndryshim në Kodin Penal. Relacioni i propozimit thoshte se iniciativa ishte ndërmarrë nga vetë kryeministri, me synimin e ndëshkimit të cilitdo që  “duke abuzuar […]

The post Sulmet e njëpasnjëshme të Ramës kundër medias appeared first on Reporter.al.

Rinisja e punimeve për HEC-in “Doma” sjell përplasje, policia shoqëron 4 banorë

7 August 2025 at 11:32

Katër banorë të fshatit Kurdari në bashkinë e Klosit u shoqëruan të mërkurën nga Policia e Matit, pas një përplasjeje me administratorin e kompanisë që po ndërton hidrocentralin “Doma” mbi lumin e Lusës. Banorët, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e HEC-it, u ndaluan nga policia pas pretendimeve të administratorit të kompanisë “Global Interprise Group” dhe një […]

The post Rinisja e punimeve për HEC-in “Doma” sjell përplasje, policia shoqëron 4 banorë appeared first on Reporter.al.

Malaj: Fushata e Ramës për “çlirimin” e trotuareve është kundërproduktive

6 August 2025 at 12:45

Të dielën, Edi Rama postoi një video në profilin e tij në Facebook duke treguar një tarracë kafeneje që po çmontohej në trotuarin e një rruge në Tiranë. “Ecim, u shkroi kryeministri shqiptar 1.6 milionë ndjekësve të tij. Që kur fitoi një mandat të katërt radhazi të paprecedentë në detyrë në zgjedhjet e majit, Rama […]

The post Malaj: Fushata e Ramës për “çlirimin” e trotuareve është kundërproduktive appeared first on Reporter.al.

Nikolla Xhufka, kleriku ortodoks shqiptar i vetëshpallur, nxit polemika në Kosovë

6 August 2025 at 11:58

Në një rrugë të ngushtë në qendër të Prishtinës, në atë që dikur ishte një çerdhe private, Nikolla Xhufka pretendon se ka themeluar Kishën Ortodokse të Kosovës. Ai e quan atë “shtëpia e Zotit dhe e së vërtetës”. Por jo të gjithë e besojnë atë. Kosova, që dikur ishte një krahinë jugore e Serbisë, njeh […]

The post Nikolla Xhufka, kleriku ortodoks shqiptar i vetëshpallur, nxit polemika në Kosovë appeared first on Reporter.al.

Rama sulmon gjyqtarin për vendimin e bazuar mbi aktet e qeverisë së tij

6 August 2025 at 10:31

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë më 1 gusht, duke e renditur atë në të ashtuquajturën ‘llogore të antiligjit”. I targetuari ishte gjyqtari i Gjykatës Administrative, Hazbi Balliu dhe arsyeja lidhej me një vendim për sigurim padie me qëllim mostjetërsimin e […]

The post Rama sulmon gjyqtarin për vendimin e bazuar mbi aktet e qeverisë së tij appeared first on Reporter.al.

Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e lartë

5 August 2025 at 15:06

Zyrtarët e lartë aktualisht nën akuzë për veprën penale të korrupsionit si ish-kryeministri Sali Berisha, ish-presidenti Ilir Meta apo kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pritet të përfitojnë masa dënimi ndjeshëm më të ulëta, nëse një projekt për Kod të ri Penal i  propozuar nga qeveria si “punë e ekspertëve” miratohet në parlament, gjithmonë […]

The post Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e lartë appeared first on Reporter.al.

Kodi Penal dhe nacionalizmi banal

5 August 2025 at 11:05

Kodi i ri Penal, i përgatitur nga një grup specialistësh të fushës, në bashkëpunim me institucione shtetërore nën koordinimin e Ministrisë së Drejtësisë, kishte përfunduar që më 2023, por u prezantua më 25 korrik 2025. Në ceremoninë e prezantimit merrnin pjesë autoritete dhe specialistë. Pas qarkullimit të projekt-kodit, menjëherë u artikuluan kritika për përmbajtjen e […]

The post Kodi Penal dhe nacionalizmi banal appeared first on Reporter.al.

❌
❌