Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 28 August 2025Reporter

Korrupsion me hapësirat publike, tre inspektorë të IMT nën akuzë

28 August 2025 at 18:33

Policia e Shtetit njoftoi të enjten më 28 gusht procedimin penal të tre punonjësve të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit të Tiranës, të cilët akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre, pasi kërkonin ryshfet gjatë ushtrimit të kontrolleve për lirimin e hapësirave publike. Aksioni për lirimin e hapësirave publike nisi në fillim të korrikut me iniciativë […]

The post Korrupsion me hapësirat publike, tre inspektorë të IMT nën akuzë appeared first on Reporter.al.

Certifikohet rezultati i zgjedhjeve, por kontestimet vazhdojnë

28 August 2025 at 16:14

Pothuajse 4 muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit u certifikua rezultati final për parlamentin e ri që nis punën në shtator. Organet vendimmarrëse të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Kolegji Zgjedhor u bënë pjesë e një procesi të gjatë ankimimesh për rezultatin përfundimtar, që solli disa vendime për hapje kutish në qarqe të mëdha, […]

The post Certifikohet rezultati i zgjedhjeve, por kontestimet vazhdojnë appeared first on Reporter.al.

AKSK denoncon një skemë mashtruese të investimeve online

28 August 2025 at 12:55

“Nga vëzhgimet tona dhe nga denoncimet e shumta të bëra publike, konstatohet se aktiviteti i saj mbart tiparet e qarta të një skeme mashtruese digjitale,” shkruhet në njoftimin publik të Autoritet Kombëtar për Sigurinë Kibernetike. Platforma TXEX prezantuar si aplikacion për investime në kriptovaluta nuk figuron e regjistruar dhe as e licensuar në Shqipëri, duke […]

The post AKSK denoncon një skemë mashtruese të investimeve online appeared first on Reporter.al.

Prokuroria e Tiranës sekuestron pronat dhe kompaninë e të akuzuarit për trafik narkotikësh

28 August 2025 at 12:39

Prokuroria e Tiranës njoftoi të mërkurën se ka vendosur sekuestro preventive mbi 18 pasuri të paluajtshme, dy automjete luksoze dhe disa llogari bankare të Kristjan Konit dhe nënës së tij pensioniste. Koni është i akuzuar në Itali për përfshirje në një rrjet të trafikut të narkotikëve gjatë viteve 2007–2012. “Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së […]

The post Prokuroria e Tiranës sekuestron pronat dhe kompaninë e të akuzuarit për trafik narkotikësh appeared first on Reporter.al.

Degradimi i Rilindjes në Dibër rëndon mbi xhepat e qytetarëve

28 August 2025 at 10:16

“Bulevardi u degradua totalisht, nuk kishte rrugë tjetër,” thotë një specialist i zyrës së Urbanistikës në Dibër për të justifikuar ribërjen nga e para të bulevardit “Elez Isufi” në qendër të qytetit të Peshkopisë. “Ndërhyrja ishte e detyruar,” shton ai, ndërsa kërkon të mos citohet me emër. Bulevardi “Elez Isufi” – një pedonale rreth 700 […]

The post Degradimi i Rilindjes në Dibër rëndon mbi xhepat e qytetarëve appeared first on Reporter.al.

Before yesterdayReporter

Pas zjarreve të mëdha, Shqipëria paralajmërohet të rrisë urgjent gatishmërinë

27 August 2025 at 13:00

Kur zjarri arriti në fshatin Harunas në mesin e gushtit, banorët nuk ishin shumë të alarmuar. Ata ishin përballur me zjarre të vogla më parë. Megjithatë, brenda pak orësh, paniku filloi të përhapej. “Ishte e tmerrshme,” tha Xhile Haruni. “Si një luftë.” Haruni, i cili u evakuua me pjesën tjetër të fshatit, humbi plantacionin e […]

The post Pas zjarreve të mëdha, Shqipëria paralajmërohet të rrisë urgjent gatishmërinë appeared first on Reporter.al.

Strategjia për Inteligjencën Artificiale: E mirë në letër, sfiduese në zbatim

27 August 2025 at 10:23

Në fund të vitit 2023, kryeministri Edi Rama shprehu për herë të parë ambicien për të përshpejtuar procesin teknik të integrimit në Bashkimin Europian nëpërmjet ChatGPT, që të zëvendësojë ‘armatën e përkthyesve’ në përafrimin e legjislacionit me përkthimin automatik nga sistemet e Intelegjencës Artificiale. Pavarësisht pikëpyetjeve për bazën rregullatore ligjore për të përfshirë sistemet e […]

The post Strategjia për Inteligjencën Artificiale: E mirë në letër, sfiduese në zbatim appeared first on Reporter.al.

Ngec turizmi, numri i vizitorëve të huaj në vendnumëro

26 August 2025 at 15:57

Numri i udhëtarëve me dokumente të huaja që vizitojnë Shqipërinë për arsye turistike apo vizita pranë familjes shënoi rënie me 3.3% në muajin korrik në krahasim me korrikun e vitit të kaluar, ndërsa numri i shqiptarëve që zgjodhën të udhëtojnë jashtë vendit shënoi rritje domethënëse me 11%, bëhet e ditur nga të dhënat zyrtare të […]

The post Ngec turizmi, numri i vizitorëve të huaj në vendnumëro appeared first on Reporter.al.

Fundi i ngërçit, Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës

By: BIRN
26 August 2025 at 12:50

Me 73 vota pro, 30 kundër dhe 3 abstenime, Kuvendi i Kosovës zgjodhi të martën Dimal Bashën si kryetar të tij, duke zhbllokuar ngërçin që vazhdonte prej gjashtë muajsh që pas zgjedhjeve parlamentare të shkurtit. Dimal Basha, 45 vjeç, është jurist në profesion dhe deputet i Kuvendit të Kosovës në dy legjislatura si përfaqësues i […]

The post Fundi i ngërçit, Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës appeared first on Reporter.al.

Grupet për lirinë e medias kërkojnë zbatimin e vendimit të gjykatës për Focus Media Group

25 August 2025 at 13:35

Në një letër publike dërguar disa ministrive, Policisë së Shtetit, Shërbimit Përmbarimor Shtetëror, Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe Avokatit të Popullit, organizatat bëjnë “thirrje urgjente për zbatimin e vendimit gjyqësor dhe mbrojtjen e lirive gazetareske”. “Jemi të alarmuar që, pavarësisht vendimit të qartë të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, të […]

The post Grupet për lirinë e medias kërkojnë zbatimin e vendimit të gjykatës për Focus Media Group appeared first on Reporter.al.

Kolegji Zgjedhor lë në fuqi vendimin e KAS për mandatin e ‘Nisma Shqipëria Bëhet’

25 August 2025 at 12:36

Me vendimin e marrë këtë të hënë, Ana Dajko do të jetë deputetja më e re e Kuvendit të Shqipërisë, duke zgjidhur kështu ngërçin e krijuar. Gjatë seancës, përfaqësuesit e koalicionit të drejtuar nga Adriatik Lapaj parashtruan kërkesën për lënien në fuqi të vendimit të kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, që i jepte mandatin Kleana Xhuvelit, e […]

The post Kolegji Zgjedhor lë në fuqi vendimin e KAS për mandatin e ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ appeared first on Reporter.al.

Mbijetesë kolektive: Si përballen gazetarët shqiptarë me stresin dhe sfidat e profesionit

25 August 2025 at 10:07

Gazetaria mund të jetë një profesion tejet stresues dhe ky nuk është një lajm i ri. E megjithatë, sfidat në rritje të industrisë mediatike në Shqipëri po i ekspozojnë gjithnjë e më shumë gazetarët ndaj një gjendjeje afatgjatë presioni për shkak të punës. Kjo nuk vjen vetëm si pasojë e krizave apo ngjarjeve traumatike për […]

The post Mbijetesë kolektive: Si përballen gazetarët shqiptarë me stresin dhe sfidat e profesionit appeared first on Reporter.al.

Pritja e gjatë e mozaikëve të Durrësit për ‘të dalë në dritë’

24 August 2025 at 11:42

“Bukuroshja e Durrësit” është një simbol i qytetit bregdetar. Mozaiku i përket shekullit IV para lindjes së Krishtit dhe ndodhet i ekspozuar prej fillimit të viteve ’80 në Muzeun Kombëtar të Tiranës. Por gjendja e mozaikëve të tjerë të Durrësit nuk duket fatlume. Mozaiku i Meandrit dhe ai me Rozetë ndodhen në themelet e dy […]

The post Pritja e gjatë e mozaikëve të Durrësit për ‘të dalë në dritë’ appeared first on Reporter.al.

Bullizimi i Ramës ndaj gjyqësorit hedh në erë shpresën për shtet të së drejtës

23 August 2025 at 11:39

Kryeministri Edi Rama insinuoi të premten, pa dhënë prova, se një gjyqtar i Gjykatës Administrative të Tiranës duhet të jetë i korruptuar, sepse përndryshe, sipas Ramës, nuk ka shpjegim logjik për një vendim që ai mori pas kërkesës së një qytetari. Më herët, Rama shpalli “armik të shtetit” një gjyqtar tjetër, pasi e pati fyer […]

The post Bullizimi i Ramës ndaj gjyqësorit hedh në erë shpresën për shtet të së drejtës appeared first on Reporter.al.

Ligji i ri i qeverisë ngre shqetësime për cënim të autonomisë në administratën publike

22 August 2025 at 17:15

Administrata publike pritet që t’i nënshtrohet një riorganizimi që do të bazohet mbi rregulla të reja të funksionimit dhe llogaridhënies, bazuar në një nismë të re ligjore të propozuar nga ministri i shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni. Propozimet e dispozitave të reja ligjore në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, […]

The post Ligji i ri i qeverisë ngre shqetësime për cënim të autonomisë në administratën publike appeared first on Reporter.al.

Të drejtat dixhitale: Privatësia dhe liria e shprehjes nën kërcënim

By: Megi Reci
21 August 2025 at 22:46

Ndërsa të dhënat personale po politizohen dhe monetizohen gjithnjë e më shumë, rritet nevoja për të mbrojtur në mënyrë efektive të drejtat e privatësisë, siç theksohet nga monitorimi i BIRN-it për shkeljet dixhitale në dhjetë vende të Evropës Juglindore muajin e kaluar. Në Serbi, një rrjedhje të dhënash nga kompania shtetërore e IT-së, Informatika A.D, […]

The post Të drejtat dixhitale: Privatësia dhe liria e shprehjes nën kërcënim appeared first on Reporter.al.

ARRSH hap tender 1.1 milionë euro për urën e Milotit

21 August 2025 at 16:16

Autoriteti Rrugor Shqiptar parashikon të bëjë një ndërhyrje emergjente për përforcimin e themeleve të Urës së Milotit, përmes një tenderi me fond limit prej 107 milionë lekësh [1.1 milionë euro]. Sipas ARRSH, projekti është hartuar në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës dhe synon që të rrisë sigurinë dhe të mundësojë rihapjen e urës për […]

The post ARRSH hap tender 1.1 milionë euro për urën e Milotit appeared first on Reporter.al.

Ortodoksë dhe myslimanë bëhen bashkë për mbrojtjen e kishave në Dibër

21 August 2025 at 10:30

Mes një kodre të butë dhe të rrethuar nga pemët në fshatin Herbel të Dibrës shfaqet mes gjelbërimit një ndërtesë e vogël prej guri, e mbuluar dikur me tjegulla. Banorët e njohin si Kisha e Shpërfytyrimit, një monument kulture i kategorisë së parë në Shqipëri, i cili ruhet prej shekujsh jo vetëm si objekt kulti, […]

The post Ortodoksë dhe myslimanë bëhen bashkë për mbrojtjen e kishave në Dibër appeared first on Reporter.al.

❌
❌