Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 13 July 2025Main stream

Krasniqi: Limaj do të takohet me Kurtin

13 July 2025 at 11:51

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Arbëreshë Krasniqi ka deklaruar se gjatë javës do të ketë takim mes kryetarit të NISMA-s, Fatmir Limaj e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Krasniqi para seancës së 46-të, tha se qëllimi i Limaj për të takuar Kurtin është për t’i dhënë zgjidhje krijimit të institucioneve në Kosovë.

“Kryetari Limaj e ka parë serioze që nga fillimi këtë situatë dhe deklarimet e tij kanë qenë gjithmonë dhe gjithherë në drejtim të asaj që të jep një zgjidhje Kosovës me krijimin e institucioneve. Sigurisht që do ta takoj.. Qëndrimi i Limajt për të takuar Kurtin, ka vetëm një qëllim dhe qëllimi është për t’i dhënë zgjidhje krijimit të institucioneve në Kosovë. Gjatë takimit edhe Limaj e Kurti do të japin qëndrimet e tyre”, tha Krasniqi./kp/

The post Krasniqi: Limaj do të takohet me Kurtin appeared first on Telegrafi.

Kurti takohet me zyrtarin e lartë të DASH, diskutohen raportet me Serbinë

By: armand
13 July 2025 at 09:04

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar dje një darkë pune me zyrtarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan. Darka u mbajt në rezidencën e ambasadorit amerikan në Prishtinë dhe u organizua nga e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së, Anu Prattipati. Kryeministri Kurti […]

The post Kurti takohet me zyrtarin e lartë të DASH, diskutohen raportet me Serbinë appeared first on BoldNews.al.

Trump dhe Osmani flasin për kërcënime nga Serbia, Qeveria hesht

By: Ela
13 July 2025 at 08:11

Derisa presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se ka “informacione të besueshme” se presidenti amerikan, Donald Trump, “ka parandaluar së voni” një përshkallëzim të mundshëm të situatës së sigurisë nga Serbia në Kosovë, Qeveria në detyrë e Kosovës nuk komenton. Pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se për çfarë lloj përshkallëzimi të situatës bëhej fjalë, […]

The post Trump dhe Osmani flasin për kërcënime nga Serbia, Qeveria hesht appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Kurti takohet sonte në Prishtinë me ndihmëssekretarin e Shtetit, Brendan Hanrahan

12 July 2025 at 13:34

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet sonte në mbrëmje në Prishtinë me Brendan Hanrahan, zyrtar i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike.

Kështu ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Kryeministri Kurti do të takojë sot në mbrëmje zyrtarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan, në një darkë pune të shtruar nga e ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Prattipati”, konfirmoi ai.

Zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan, gjatë kësaj jave është takuar edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në SHBA.

Ndryshe, ndihmëssekretari i Shtetit Hanrahan, para mbërritjes në Kosovë, ka vizituar Serbinë, ku është takuar me presidentin Aleksandar Vuçiq. Sipas njoftimit nga presidenca serbe, në takim janë diskutuar temat globale, raportet Serbi-SHBA dhe situata në Ballkanin Perëndimor.  /Telegrafi/

 

The post Kurti takohet sonte në Prishtinë me ndihmëssekretarin e Shtetit, Brendan Hanrahan appeared first on Telegrafi.

Licencimi i vëllait nga ZRRE për furnizim me energji, reagon Luan Dalipi

10 July 2025 at 18:31

Luan Dalipi, shef i stafit të Kryeministrit Albin Kurti, ka reaguar ashpër ndaj disa lajmeve të publikuara në media për përfshirjen e tij apo të familjarëve të tij në përfitime të padrejta nga licencimi për tregti me energji.

Në një deklaratë publike, Dalipi i cilësoi këto raportime si “trillime dhe insinuata dashakeqe” nga portale dhe politikanë opozitarë, të cilët – sipas tij – janë rritur në një kohë kur korrupsioni ishte normë.

Ai theksoi se po tentohet të krijohet një barazim i padrejtë midis qeverisjes së tanishme dhe qeverive të mëparshme të korruptuara.

“Ka nga ata që, me zell të veçantë dhe motivim politik, bëjnë çmos për të shpikur skandale – jo për interesin publik, por për ta njollosur Qeverinë Kurti, qeverisjen më të ndershme dhe transparente që ka pasur ndonjëherë jo vetëm Kosova, por mbarë rajoni i Ballkanit Perëndimor,” ka shkruar Dalipi.

Ai ka përmendur disa tituj të portaleve që e përmendin atë dhe vëllain e tij në kontekst të licencimit nga ZRRE për tregti me energji, duke i quajtur si shembuj të gazetarisë që udhëhiqet nga interesa të ngushta financiare dhe nostalgji për kontratat njëburimore të së kaluarës.

Për të sqaruar publikun, Dalipi ka renditur disa fakte:

Numri i licencave për tregti me energji nuk është i kufizuar.

Blerja dhe shitja e energjisë bëhet brenda sektorit privat, pa ndërhyrje politike.

Më shumë kompani të licencuara rrisin konkurrencën dhe ulin çmimet.

Bizneset zgjedhin vetë furnizuesin e energjisë.

Ai ka theksuar gjithashtu se, ndryshe nga qeveritë e kaluara, Qeveria Kurti ka ulur ndjeshëm shpenzimet për media. Sipas tij, gjatë qeverisjes së partive tjera si AAK, PDK dhe LDK, shpenzimet për kontrata njëburimore me media kanë qenë shumë më të larta sesa në kohën e Vetëvendosjes.

“Qeveria nuk blen heshtjen, dhe kjo duket i shqetëson disa,” shkroi Dalipi.

Në fund të reagimit, ai fton qytetarët të mos bien pre e manipulimeve mediatike dhe thekson se historia e tij profesionale është ndërtuar mbi integritet dhe punë të ndershme, përfshirë edhe përvojën në Departamentin Amerikan të Tregtisë.

“Mos lejoni që të manipulohet me emocione dhe tituj bombastikë,” përfundon ai.

The post Licencimi i vëllait nga ZRRE për furnizim me energji, reagon Luan Dalipi appeared first on Telegrafi.

Kurti pas fitores ndaj Çekisë në CS2: Kosova, qendra e Evropës në Esports

9 July 2025 at 20:14

Prishtina është shndërruar këtë javë në epiqendrën e sporteve elektronike në Evropë, duke pritur Kampionatin Evropian të Esports në Counter-Strike dhe Dota 2.

Me pjesëmarrjen e 35 ekipeve nga 24 shtete të kontinentit, gara po zhvillohet në një atmosferë të jashtëzakonshme, ku sporti, teknologjia dhe rinia janë në qendër të vëmendjes.

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas nisjes së turneut, duke vlerësuar rolin e Kosovës si nikoqire dhe duke uruar për sukses ekipin kombëtar, që e nisi kampionatin me një fitore bindëse ndaj Republikës së Çekisë në lojën Counter-Strike 2.

“Në Counter-Strike dhe Dota 2, e gjithë Evropa është në Kosovë. Këtë javë, Prishtina është qendra e Evropës në sportet elektronike, ku 35 ekipe nga 24 shtete garojnë për trofetë e Kampionatit Evropian të Esports. Aty ku sporti dhe teknologjia takohen, padyshim që rinia jonë shkëlqen”.

“Kosova e nisi me fitore kundër Republikës së Çekisë, një debutim i fuqishëm që na jep besim dhe krenari. Suksese tutje djemve tanë, jemi me ju!”, ka shkruar Kurti në rrjetet sociale.

Kampionati do të zgjasë deri të dielën dhe përveç garës, ngjarja shërben edhe si kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2026. /Telegrafi/

The post Kurti pas fitores ndaj Çekisë në CS2: Kosova, qendra e Evropës në Esports appeared first on Telegrafi.

Qeveria në detyrë merr gjashtë vendime të reja

9 July 2025 at 16:21

Qeveria e Kosovës në detyrë, e udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti, ka mbajtur sot mbledhjen e saj të 264-të, në të cilën ka marrë gjashtë vendime të rëndësishme që përfshijnë fusha të ndryshme, nga arsimi dhe punësimi te zhvillimi infrastrukturor dhe bashkëpunimi ndërkombëtar.

Një nga vendimet kryesore ishte ndarja e 580 mijë eurove për bashkëfinancimin e projektit për ndërtimin e Shkollës së Muzikës dhe Muzeut të Preshevës.

Kjo mbështetje vjen në vazhdën e angazhimit institucional për shqiptarët në Luginën e Preshevës, duke pasuar një vendim të mëhershëm për ndarjen e 626,400 eurove për arsimin dhe lobimin institucional në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, që përfshin bursa për studentë dhe aktivitete avokuese në nivel ndërkombëtar.

Në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, Qeveria ndau 2 milionë euro për punësimin e qytetarëve të komuniteteve joshumicë në të gjithë vendin. Kjo mbështetje është pjesë e Masës 1.9 dhe synon integrimin ekonomik të këtyre komuniteteve.

Një tjetër vendim me rëndësi ishte miratimi i nismës për lidhjen e Marrëveshjes së Grantit me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim. Marrëveshja ka për qëllim zhvillimin e një kornize rregullatore kombëtare për sigurinë e digave në Kosovë.

Vlera e grantit është 1 milion dollarë dhe do të shërbejë për asistencë teknike në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Gjithashtu, Qeveria vendosi rialokimin e 1.2 milionë eurove për 10 projekte kapitale në 10 komuna: Dragash, Ferizaj, Gjakovë, Han i Elezit, Klinë, Mitrovicë, Podujevë, Shtime, Prizren dhe Mamushë.

Këto projekte synojnë të mbështesin zhvillimin lokal dhe përmirësimin e infrastrukturës në këto zona.

Vendimet e sotme u prezantuan si dëshmi e vazhdimësisë së punës institucionale dhe përkushtimit për përfshirje të barabartë të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

The post Qeveria në detyrë merr gjashtë vendime të reja appeared first on Telegrafi.

Vdekja e 27-vjeçarit, reagon Kurti: Abuzuesit nuk do të kenë strehë në institucione

By: Besnik
9 July 2025 at 11:25

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me rastin tragjik të vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në Lipjan, në duart e pesë policëve të Kosovës.

Ai kërkoi hetim të thellë dhe të shpejtë për ngjarjen, duke theksuar se nuk do të ketë asnjë tolerancë për ata që kanë tejkaluar kompetencat apo kanë shkelur ligjin gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Qeverisë, Kurti shprehu ngushëllime familjes Zejnullahu, duke thënë se lajmi për vdekjen e Agonit “na ka tronditur të gjithëve”.

Ai bëri apel për bashkëpunim të ngushtë ndërmjet Policisë së Kosovës, Inspektoratit Policor dhe Prokurorisë, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Kërkoj dhe pres një hetim të thellë që të vendoset drejtësia. Nuk do të ketë strehë në institucione për askënd që ka tejkaluar kompetencat apo ka abuzuar me detyrën zyrtare,” tha Kurti. Ai po ashtu paralajmëroi se tendenca për të nisur një fushatë kundër Policisë është e dëmshme dhe jo zgjidhje, ndërsa theksoi se thirrjet për drejtësi janë të drejta dhe duhet të dëgjohen.

Një ditë më parë, edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bëri thirrje për transparencë të plotë dhe përgjegjësi institucionale lidhur me këtë ngjarje. Ndërkohë, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, deklaroi se hetimet po zhvillohen me intensitet maksimal dhe se kushdo që rezulton fajtor, do të përballet me dënimin e merituar.

Pesë zyrtarët e Policisë së Kosovës, të përfshirë në këtë rast, u paraqitën të mërkurën para Gjykatës Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vdekja e 27-vjeçarit, reagon Kurti: Abuzuesit nuk do të kenë strehë në institucione appeared first on Euronews Albania.

“S’do ketë strehë në institucione për këdo që tejkalon kompetencat” – Kurti kërkon hetim të thellë dhe të shpejtë për vdekjen e Agon Zejnullahut

9 July 2025 at 10:35

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka folur për rastin e vdekjes së 27-vjeçarit në Lipjan, Agon Zejnullahu.

Kurti ka theksuar se lajmi për vdekjen e tij ka tronditur të gjithë.

“Dua ti shpreh ngushëllime familjes Zejnullahu për më të dashurin e tyre të ndjerin Agon Zejnullahu. Lajmi për vdekjen e tij n aka tronditur të gjithëve. Shumëçka prej asaj që ka ndodhur në mesnatën e 7 korrikut tashmë është publike edhe falë incizimeve të dëshmitarëve”, tha Kurti.

Kryeministri në detyrë u shpreh se  për të kuptuar gjithçka që ka ndodhur duhet hetim professional nga institucionet, derisa bëri thirrje për hetim të thellë dhe të shpejtë.

“Për këtë bashkëpunimi mes PK, IPK, IML dhe Prokurorisë është thelbësor. Pesë zyrtarë policorë janë në paraburgim. Unë kërkoj e pres hetim të thellë e sa më të shpejtë që të zbardhet e vërteta e plotë dhe I bënë të njohura të gjitha rrethanat që të vendoset drejtësia dhe të arrihet llogaridhënia”, u shpreh Kurti.

Kurti shtoi se nuk do të ketë strehë në institucione për këdo që tejkalon kompetencat apo shkel ligjin gjatë detyrës zyrtare.

“Dua të bëjë të qartë se nuk do të ketë strehë në institucione apo nga institucionet për këdo që mund të ketë tejkaluar kompetencat apo të ketë shkelë ligjin gjatë detyrë zyrtare. Shërbimi në uniformë është fisnikëri por autoriteti I mveshur me unfiromë është përgjegjësi”, theksoi kryeministri në detyrë.

Ai gjithashtu u shpreh se diskutimet dhe gjykimet publike janë veçanërisht të vështira për familjen Zejnullahu dhe miqtë e të ndjerit.

“Në të njëjtën kohë edhe tendenca që të nisë një antifushatë drejt policisë është e dëmshme dhe nuk është zgjidhje. Thirrjet për drejtësi dhe përgjegjësi janë të drejta, por ato më së miri realizohen me rezultatet e plota të hetimeve”, tha Kurti.

Kurti shtoi se vetëm atëherë sigurohemi që llogaridhënia institucionale bëhet përgjigje për rastin dhe garanci që situatat e ngjashme si ajo e 7 korrikut të mos na përsëriten asnjëherë. /Telegrafi/

 

The post “S’do ketë strehë në institucione për këdo që tejkalon kompetencat” – Kurti kërkon hetim të thellë dhe të shpejtë për vdekjen e Agon Zejnullahut appeared first on Telegrafi.

Kurti pret hetim të thellë dhe sa më të shpejtë për vdekjen e Agon Zejnullahut

9 July 2025 at 10:54

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar “hetim të thellë dhe sa më të shpejtë që zbardh të vërtetën e plotë dhe i bën të njohura të gjitha rrethanat” e vdekjes së një të riu 27-vjeçar në qytetin e Lipjanit, pas një ndërhyrjeje nga disa zyrtarë policorë.

Rasti i vdekjes së Agon Zejnullahut gjatë arrestimit nga policia po hetohet, ndërsa përflitet se shkak mund të ketë qenë ngufatja.

Policia ka thënë se i ndjeri dyshohet se ishte nën ndikimin e alkoolit dhe duke sulmuar automjete e kalimtarë, kur u ndalua nga autoritetet e rendit. Po atë ditë në mbrëmje, Inspektorati Policor njoftoi për arrestimin e pesë zyrtarëve policorë, nën dyshimet për kryerje të veprës penale “vrasje nga pakujdesia”.

Kurti ka thënë, më 9 korrik, gjatë një mbledhjeje të Qeverisë, se “për të kuptuar gjithçka se çfarë ka ndodhur, duhet hetim profesional nga institucionet”.

“Për këtë, bashkëpunimi ndërmjet Policisë së Kosovës, Inspektoratit Policor, Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Prokurorisë është thelbësor”, ka thënë Kurti.

“Nuk do të ketë strehë në institucione apo nga institucionet për këdo që mund të tejkaluar kompetencat apo të ketë shkelur ligjin gjatë detyrës zyrtare”, ka deklaruar kryeministri në detyrë.

Duke komentuar reagimet publike për ngjarjen, ai ka thënë se “tendenca që të nisë një antifushatë ndaj Policisë është e dëmshme dhe nuk është zgjidhje”.

“Thirrjet për drejtësi dhe përgjegjësi janë të drejta, por ato më së miri realizohen me rezultatet e plota të hetimeve, dhe një verdikt profesional në bazë të tyre”, është shprehur Kurti.

Pesë zyrtarët e Policisë së Kosovës do të paraqiten sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan. REL/

The post Kurti pret hetim të thellë dhe sa më të shpejtë për vdekjen e Agon Zejnullahut appeared first on Sot News | Lajme.

Do vriste Albin Kurtin me snajper/ Zbulohet pronari i vilave që shembi Rama në Theth

By: user 6
7 July 2025 at 22:47

Mediat kanë publikuar emrin e ndërtuesit të fshatit turistik në Theth që u denoncuan nga kryeministri Edi Rama si ndërtim pa leje dhe që pasuan një përplasje me Prokurorinë e Shkodrës. Kabinat thuhet se janë në pronësi të Prek Kodrës, një personazh i njohur për drejtësinë.

Në vitin 2021 në një dokument të Njësisë Kundër Terrorizmit të Kosovës, rezulton se ai kishte planifikuar vrasjen me snajper kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe 2 politikanë të tjerë të njohur në Prishtinë.

1751905013_prekkodra.jpg

Ai është shpallur në kërkim për dy nga dosjet më të bujshme të SPAK, njëra si pjesëtar i organizatës kriminale të Suel Çelës në Elbasan që e përfshiu në atentatin ndaj Ardian Çapjas. Masa e dytë për Kodrën në kuadër të dosjes “Metamorfoza”, në akuzë për disa ngjarje kriminale.

1751905063_prekkodra.jpg

Pas denoncimit të Ramës, IMT zbriti menjëherë në terren dhe i shembi vilat. Pati edhe një reagim nga Prokuroria e Shkodrës që tha se vendimi i prokurores Elsa Gjeli për të mos nisur hetime është bazuar në ligj, pasi strukturat janë referuar nga policia si kontejnerë të përkohshëm pa themele, të vendosura jo mbi bazamente betoni por në rrasa guri të prera. Si të tilla – thekson prokuroria – nuk kërkohet pajisje me leje ndërtimi. ©LAPSI.al

Kishte planifikuar vrasjen e Albin Kurtit/ Zbulohet pronari i kabinave në

Kishte planifikuar vrasjen e Albin Kurtit/ Zbulohet pronari i kabinave në

The post Do vriste Albin Kurtin me snajper/ Zbulohet pronari i vilave që shembi Rama në Theth appeared first on Lapsi.al.

Kurti: Kërcënimi me bombë në Kuvendin e Kosovës erdhi nga Serbia

By: user 8
6 July 2025 at 15:57

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i ka përgëzuar institucionet për “reagimin e shpejtë dhe profesional” pasi ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se alarmi i rremë për një bombë në Kuvend paraditen e së shtunës erdhi nga një numër i një shtetasi serb.

Ai shkroi në Facebook se kjo dëshmon për luftën hibride të Serbisë ndaj Kosovës.

“Përgëzoj institucionet shtetërore për reagimin e shpejtë dhe profesional. Konfirmimi se ky kërcënim e ka origjinën në Serbi dëshmon edhe një herë luftën aktive hibride të Serbisë ndaj vendit tonë”, shkroi Kurti.

Ai shpërndau postimin e Sveçlës, i cili shkroi se është konfirmuar se numri nga i cili erdhi kërcënimi për bombë “e ka origjinën në Serbi”.

“Numri i telefonit nga i cili është bërë kërcënimi është i regjistruar në Serbi dhe i përket kompanisë telefonike MTS. Shfrytëzuesi i numrit ka qenë ose është shtetasi serb Lazar Živković. Në disa profile të lidhura me këtë numër është gjetur fotografia e kriminelit të luftës Ratko Mladić”, shkroi Sveçla.

The post Kurti: Kërcënimi me bombë në Kuvendin e Kosovës erdhi nga Serbia appeared first on Lapsi.al.

Kërcënimi me bombë, Kurti: Serbia po zhvillon luftë hibride ndaj Kosovës

By: Elva
6 July 2025 at 17:09

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas kërcënimit me bombë të ndodhur një ditë më parë në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Ai ka ndarë në rrjetet sociale deklaratën e ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, duke përgëzuar institucionet për reagimin e shpejtë dhe profesional. Kurti theksoi se konfirmimi se kërcënimi kishte origjinën nga Serbia […]

The post Kërcënimi me bombë, Kurti: Serbia po zhvillon luftë hibride ndaj Kosovës appeared first on BoldNews.al.

“Mbështetje Kosovës, drejt NATO-s”/ Kryeministri Kurti pret deputetët britanikë, zbardhen diskutimet

4 July 2025 at 20:20

Bashkë diskutuan për marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimin ekonomik e tregtar dhe atë në fushën e mbrojtjes. Nga ana e Kurtit, u veçua mikpritja dhe pjesëmarrja e Kosovës në ushtrimet ndërkombëtare të Defender Europe 2025.

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në takim deputetët e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Martin Vickers dhe Paul Foster.

Ai theksoi investimet dhe rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të vendit – duke shënuar rritje prej 123% të numrit të ushtarëve gjatë katër viteve të fundit krahas investimeve në armatim– si dhe rëndësinë strategjike të bashkëpunimit në industrinë ushtarake si një fushë e re dhe me potencial për partneritetin Kosovë–Mbretëri e Bashkuar.

Gjatë takimit, Kurti foli për sektorët strategjikë të ekonomisë, me fokus të veçantë në projektet e infrastrukturës hekurudhore dhe sektorin e teknologjisë, si fusha me potencial të lartë për investime dhe bashkëpunim.

Temë tjetër e diskutimit ishte edhe bashkëpunimi rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit, samiti i radhës i së cilit do të mbahet pikërisht në Londër, si dhe rëndësia e anëtarësimit sa më të shpejtë të Kosovës në NATO, si një hap kyç për sigurinë afatgjatë dhe stabilitetin rajonal.

“Deputetët britanikë vlerësuan progresin e Kosovës dhe shprehën përkushtimin e tyre dhe të Mbretërisë së Bashkuar për të vazhduar mbështetjen ndaj Kosovës në rrugën e saj drejt integrimeve euroatlantike dhe zhvillimit demokratik.

Kurti shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe gjithëpartiake të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës”, thuhet në njoftimin e ZKM.

The post “Mbështetje Kosovës, drejt NATO-s”/ Kryeministri Kurti pret deputetët britanikë, zbardhen diskutimet appeared first on Sot News | Lajme.

Osmani: Partitë të konstitituojnë Kuvendin brenda 30 ditësh, ky është detyrim

By: user 6
3 July 2025 at 23:21

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë pas ditës së dytë të konsultimeve me partitë parlamentare se konstituimi i Kuvendit brenda afatit prej 30 ditëve të caktuar nga Gjykata Kushtetuese është “detyrim dhe jo opsion”.

Osmani e përsëriti thirrjen e saj për liderët e partive parlamentare që “sa më shpejt” ta gjejnë një rrugëdalje për konstituimin e Kuvendit, tha Presidenca në një komunikatë pas takimit të enjten.

Kosova është pa institucione të reja edhe katër muaj pas mbajtës së zgjedhjeve parlamentare, pasi deputetët kanë dështuar ta konstituojnë Kuvendin të një marrëveshjeje politike, duke qenë se asnjëra parti nuk e ka fituar shumicën për të qeverisur e vetme.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës nxori një aktgjykim më 26 qershor, i cili i deytron deputetët që brenda 30 ditëve ta konstituojnë Kuvendin – pra deri më 26 korrik.

Në ditën e dytë të konsultimeve, Osmani priti në takim bashkëkryetarin e partisë Guxo, Faton Peci; kryetaren e partisë Alternativa, Mimoza Kusari-Lila.

Peci tha se u bën thirrje të gjitha partive politike “t’i thërrasin arsyes, t’i thërrasin mendjes së shëndoshë dhe të mundësojnë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe konstituimin e tij”.

“Vetëm në këtë mënyrë do të mund ta kemi një qeveri brenda 15 ditësh”, tha ai.

Osmani gjithashtu u takua edhe me përfaqësuesit e partive nga komunitetet joshumicë: kryetarin e partisë serbe për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq; kryetarin e Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Fikrim Damka; kryetarin e Iniciativës së re Demokratike të Kosovës, Elbert Krasniqi; kryetaren e Unionit Socialdemokrat, Duda Bale; kryetaren e Partisë së Re Demokratike, Emilija Rexhepi; kryetarin e Partisë Unike Gorane, Adem Hoxha; kryetarin e Partisë Rome të Bashkuar të Kosovës, Albert Kinolli; dhe kryetarin e Partisë Demokratike të Boshnjakëve, Rasim Demiri.

Një ditë më parë, Osmani zhvilloi takime me liderët e partive kryesore: kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti; kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi; kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku; dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Pas takimit, Kurti tha se do të angazhohet për konstituimin e Kuvendit.

“Diskutuam gjerë e gjatë, i përmendëm të gjitha elementet përbërëse… zonja presidente do të ketë takime edhe me përfaqësues të tjerë politikë. Mbase në fund do të mund të shohim nëse kemi bërë përparim”, tha Kurti.

Ndërkohë, përfaqësuesit e partive të tjera të mëdha parlamentare, në takimet ndaras me presidenten Osmani të mërkurën, kanë ripërsëritur kërkesën për votim të hapur për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Përkundër plot 41 përpjekjeve, deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur ende ta konstituojnë institucionin ligjvënës.

Procesi ka ngecur te emërimi i kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit – me Vetëvendosjen që kërkon votim të fshehtë, pasi kandidatja e saj Albulena Haxhiu s’i mori 61 vota të nevojshme në votim të hapur – por partitë e tjera e kundërshtojnë një mënyrë të tillë të votimit.

Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet qeveria e re. Zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt. Vetëvendosje doli e para duke i fituar 48 ulëse, 13 më pak se të paktën 61 të nevojshme ta formuar qeverinë e re e vetme. PDK-ja zuri vendin e dytë me 24 ulëse, LDK e treta me 20, AAK-Nisma 8 dhe Lista Serbe 9. /Marrë nga Radio Evropa e Lirë

The post Osmani: Partitë të konstitituojnë Kuvendin brenda 30 ditësh, ky është detyrim appeared first on Lapsi.al.

Djali i Kadri Veselit reagon ndaj deklaratës së Kurtit

3 July 2025 at 18:38

Djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe njërit prej liderëve historikë të UÇK-së, Kadri Veselit, Klestori Veseli, i është përgjigjur kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Kurti në një emision televiziv tha se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) “ka disa kryetarë dhe disa prej tyre marrin instruksione nga Haga”.

Klestori e cilësoi këtë deklaratë si të pavend dhe aspak dinjitoze, duke thënë se ajo rëndon gjendjen emocionale të familjes së tij dhe të bashkëluftëtarëve të babait të tij, të cilët tash e disa vite po përballen me sfida të mëdha.

“Për familjen tonë dhe familjet e bashkëluftëtarëve të babait, që po ballafaqohemi me sfida jo të lehta tash e disa vite, deklaratat e tilla jo vetëm që na rëndojnë gjendjen neve, por nuk i bëjnë nder as vetë kryeministrit në detyrë”, shkroi ai në Instagram.

Ai shtoi se kryetari i PDK-së është Memli Krasniqi dhe se Kurti e çdo aktor tjetër politik nuk duhet të shmangin debatin politik konstruktiv.

“Kurti e kushdo tjetër në skenën politike, nuk kanë pse t’i frikësohen debateve konstruktive politike”, u shpreh ai.

Ndaj deklaratës së Kurtit, gjatë ditës së enjte ka pasur reagime./Telegrafi/

The post Djali i Kadri Veselit reagon ndaj deklaratës së Kurtit appeared first on Telegrafi.

Ngërçi politik në Kosovë/ Osmani vijon takimet me udhëheqësit e partive

By: Elva
3 July 2025 at 10:41

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po vazhdon takimet me përfaqësuesit e subjekteve politike në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për zhbllokimin e situatës politike në Kuvend. Bashkëkryetari i partisë Guxo, Faton Peci, pas takimit me presidenten, deklaroi për media se këto konsultime janë në funksion të daljes nga bllokada institucionale. “U bëj thirrje të gjitha […]

The post Ngërçi politik në Kosovë/ Osmani vijon takimet me udhëheqësit e partive appeared first on BoldNews.al.

Kurti: Takimi me Vjosën shkoi mirë, opozita e lexon keq vendimin e Kushtetueses

By: user 6
2 July 2025 at 22:33

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se takimi me Presidenten Vjosa Osmani ka qenë i hapur dhe fokusuar në krizën politike që po mban vendin të bllokuar që nga 19 prilli. Kurti gjithashtu ka njoftuar se vetëm Lëvizja Vetëvendosje ka bërë lëvizje konkrete drejt zgjidhjes, duke përmendur takimet e Glauk Konjufcës dhe Albulena Haxhiut.

Kryeministri në detyrë shprehu një mundësi për zgjidhjen e krizës, por paralajmëroi vështirësi për shkak të interpretimeve të gabuara të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese nga opozita.

“Takimi me Vjosën ka shkuar mirë, sepse diskutuam të gjitha temat lidhur me moskonstituimin e Kuvendit që nga 19 prilli. Është një konstatim i përbashkët se koha është e kufizuar nuk kemi më shumë se tri javë. Më herët është më mirë, më vonë nuk mundet. Kështu thotë edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, që deri në fund të korrikut gjithçka duhet të përfundojë. Presidentja ka shprehur brengat e saj.

Haxhiu ka deklaruar se nuk ka nevojë për votim të dyfishtë, pasi nuk është kandidate. Në takimin e së shtunës kam ftuar të biem dakord për një pako për përbërjen e Kryesisë së Kuvendit. Nëse nuk preferoni votim të fshehtë, dërgoni përfaqësuesit tuaj dhe kthehemi te vota e hapur. Kam shpresë, por jo shumë, për shkak të leximeve të ndryshme dhe të gabuara që po i bëhen aktgjykimit nga ana e tyre”, – u shpreh Kurti në Tëvë1.

The post Kurti: Takimi me Vjosën shkoi mirë, opozita e lexon keq vendimin e Kushtetueses appeared first on Lapsi.al.

Zyrtarët e PDK-së po i vizitojnë shpesh Thaçin e Veselin në Hagë për instruksione politike

2 July 2025 at 22:56

Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), duke e cilësuar atë si një “shoqëri aksionare me papërgjegjësi të pakufizuara”.

Në një intervistë në Tëvë1, Kurti deklaroi se PDK nuk është reformuar dhe, sipas tij, brenda këtij subjekti politik ekzistojnë më shumë se një lider real.

Ai përmendi Memli Krasniqin, Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Sami Lushtakun si figura me ndikim të drejtpërdrejtë në drejtimin e partisë.

“Unë prej përvojës politike, prej lajmeve e kam të qartë se Partia Demokratike e Kosovës nuk është reformuar. Në PDK ekzistojnë ose katër ose pesë kryetarë. Nuk e di a i ka katër a pesë, por jam i sigurt që si ka tre, as dy, as një. PDK nuk është parti, është shoqëri aksionare me papërgjegjësi të pakufizuara. Aty nuk merresh vesh pse ke fol me një person. Prandaj Enver Hoxhaj thotë diçka tjetër,” u shpreh Kurti.

Ai përmendi edhe deklaratat kontradiktore brenda vetë partisë, duke përmendur rastin e kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili kishte komentuar për Sami Lushtakun, të cilin Kurti e quajti “prindin politik” të një deputeti të PDK-së.

“Janë edhe dy ish-kryetarët në Hagë të cilët duhet t’i vizitojnë shpesh për instruksione politike,” shtoi ai, duke iu referuar Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit që po mbahen në paraburgim në Hagë.

Kurti po ashtu e akuzoi PDK-në për ndikim të thellë në sistemin e drejtësisë dhe në media, duke theksuar se me një subjekt të tillë nuk mund të ndërtohet një shtet demokratik.

The post Zyrtarët e PDK-së po i vizitojnë shpesh Thaçin e Veselin në Hagë për instruksione politike appeared first on Telegrafi.

Çitaku akuzon Kurtin se po ndihmon Prokurorinë e Hagës kundër Thaçit e Veselit

2 July 2025 at 22:51

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar me tone të ashpra ndaj deklaratave të fundit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar atë se po vepron me vetëdije në dëm të figurave kyçe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), përkatësisht ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Sipas Çitakut, Kurti ka shkuar aq larg sa të konsiderojë vizitat ndaj të akuzuarve në Hagë si “marrje instruksionesh”, gjë që ajo e cilëson si pjesë të një fushate të qëllimshme për denigrimin e atyre që kanë kontribuar për lirinë dhe shtetin e Kosovës.

“Nuk është as politikë, as rastësi. Është qëllim i pastër”, ka shkruar Çitaku në një postim në Facebook, duke shtuar se Kurti nuk e kupton konceptin e miqësisë, sepse, sipas saj, “nuk ka as edhe një mik të vetëm”.

Ajo ka kritikuar edhe mënyrën e funksionimit të Lëvizjes Vetëvendosje, duke e përshkruar atë si një subjekt të mbyllur, ku nuk tolerohet mendimi ndryshe dhe ku, siç tha ajo, “zëri i vetëm që dëgjohet është ai i Kurtit”.

Në kundërshtim me këtë, Çitaku ka vlerësuar PDK-në si një parti me demokraci të brendshme, ku ekziston hapësirë për mendim kritik dhe debat.

Duke iu përgjigjur deklaratave të Kurtit lidhur me udhëheqjen e PDK-së, Çitaku ka theksuar se “kryetar e kemi Memli Krasniqin”, të cilin e përshkroi si një lider me legjitimitet dhe respekt të plotë brenda partisë.

“Ti vazhdo qaj e vajto, se për rezultate nuk ke çka flet”, përfundon reagimin e saj Çitaku, duke akuzuar Kurtin për mungesë të arritjeve konkrete gjatë qeverisjes së tij.

The post Çitaku akuzon Kurtin se po ndihmon Prokurorinë e Hagës kundër Thaçit e Veselit appeared first on Telegrafi.

❌
❌