Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Të paktën një i vdekur nga shpërthimi i një bombole gazi në një dyqan lodrash në Moskë

24 August 2025 at 13:34

Të paktën një person humbi jetën sot kur një bombol gazi shpërtheu në një dyqan lodrash në Moskë, raportuan agjencitë shtetërore të lajmeve.

Shpërthimi ndodhi në dyqanin e lodrave, i njohur nga shumica e rusëve si dyqani i lodrave “Detsky Mir”, transmeton Telegrafi.

Ai ndodhet në sheshin Lubyanka pranë selisë së Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB), pasardhësit kryesor të KGB-së së epokës sovjetike.

“Mjerisht, sipas informacioneve paraprake, si pasojë e incidentit, ka një të vdekur dhe disa persona janë plagosur”, tha kryetari i bashkisë së Moskës, Sergei Sobyanin.

Ndërtesa e dyqanit të lodrave, e cila gjithashtu strehon një numër restorantesh, dyqanesh dhe një kinema, është evakuuar, raportuan agjencitë ruse të lajmeve. Kanali Mash Telegram tha se shpërtheu një bombol heliumi. /Telegrafi/

❗🇷🇺 – Explosion at Moscow’s Central Children’s World: Evacuation and Injuries Reported

An explosion occurred at the Central Children’s World in Moscow, prompting an immediate evacuation of the building. Smoke was reported rising from the third floor.

According to reports, the… pic.twitter.com/WNNvbeP6Rv

🔥🗞The Informant (@theinformant_x) August 24, 2025

Massive Fire Engulfs Moscow ‘KIDS’ Store

One person confirmed dead in gas explosion on the third floor. pic.twitter.com/pg9ehc4CoY

— Global Report (@Globalrepport) August 24, 2025

The post Të paktën një i vdekur nga shpërthimi i një bombole gazi në një dyqan lodrash në Moskë appeared first on Telegrafi.

Takimi me Trump, Sky News: Putin kërkon Donetskun në këmbim të ngrirjes së frontit në Ukrainë

By: Elva
16 August 2025 at 17:41

Presidenti rus Vladimir Putin, gjatë takimit në Alaskë me Donald Trump, mësohet se ka shprehur gatishmërinë për të hequr dorë nga disa pretendime territoriale në Ukrainë, nëse Moska merr kontroll të plotë mbi rajonin e Donetskut. Sipas Sky News, Putin i tha ish-presidentit amerikan se në këmbim të Donetskut do të ngrinte vijën e frontit […]

The post Takimi me Trump, Sky News: Putin kërkon Donetskun në këmbim të ngrirjes së frontit në Ukrainë appeared first on BoldNews.al.

Mirlind Daku shënon golin e nderit për Rubin Kazanin ndaj CSKA Moskës

9 August 2025 at 16:38

Rubin Kazani ka pësuar humbje të thellë me rezultat 5-1 në udhëtim ndaj CSKA Moskës. 

Kjo ndeshje i takoi javës së katërt në kuadër të elitës së futbollit rus dhe vendasit e fituan atë me lehtësi. 

Ndonëse mysafirët e Rubin Kazanit ishin larg nivelit që pritej në këtë sfidë, e njëjta nuk vlen edhe për Dakun. 

Sulmuesi shqiptar përkundër humbjes ishte mjaft aktiv në këtë ndeshje dhe pati një paraqitje të mirë në nivel personal. 

Paliza importante la que se está llevando el Rubin Kazán hoy en Moscú, pero eso no quita que el mejor gol del partido lo hayan marcado ellos.

Me flipa la maniobra de Daku después de las dos salvadas que hace Akinfeev. pic.twitter.com/gmq7dxmJcF

— Iván López (@ivann8lopez) August 9, 2025

Ai realizoi në minutën e 40-të të ndeshjes për të ngushtuar rezultatin në 3-1. 

Ky ishte goli i katërt i Dakut në po aq ndeshje të zhvilluara, duke konfirmuar formën fantastike në këtë fillim të sezonit. 

Sfidën e radhës Rubini do ta luajë në kuadër të Kupës së Rusisë, ku do të ballafaqohen në udhëtim ndaj Zenitit, para se të presin skuadrën e Rostov në shtëpi në kampionat./Telegrafi/

The post Mirlind Daku shënon golin e nderit për Rubin Kazanin ndaj CSKA Moskës appeared first on Telegrafi.

Dënohet me burg guvernatorja pro-ruse në Mlodavi, Moska: Vendimi i motivuar politikisht

By: Elva
6 August 2025 at 10:09

Pak para zgjedhjeve parlamentare në Republikën e përçarë të Moldavisëu dënua me shtatë vjet burg një politikane e njohur pro-ruse. Evghenia Gutul, guvernatore e rajonit të Gagauzisë, u gjet fajtore nga trupi gjykues për financim ilegal të partisë. Në proces bëhej fjalë për financimin e partisë përkohësisht të ndaluar Sor, parti që mban emrin e […]

The post Dënohet me burg guvernatorja pro-ruse në Mlodavi, Moska: Vendimi i motivuar politikisht appeared first on BoldNews.al.

Ora po troket në Moskë/ Ultimatumi i Trump dhe dilemat e Kremlinit në prag të një vendimi historik

By: Rovena
5 August 2025 at 09:32

Një afat i ri po afron dhe me të ndoshta edhe një kthesë vendimtare në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës. Ultimatumi i Donald Trump ndaj Kremlinit, i reduktuar nga 50 në vetëm 10 ditë pas sulmeve të fundit ajrore ruse në qytetet ukrainase, përfundon të premten. Sipas Andriy Yermak, shefit të stafit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, kjo javë mund të jetë vendimtare: “Bota ka një mundësi për t’i dhënë fund luftës,” shkruan ai në Washington Post.

Në këtë klimë të tensionuar, pritet të mbërrijë në Moskë emisari i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, pas disa muajsh mungesë. Kthimi i tij përkon me një periudhë kur entuziazmi i Trump për ndërmjetësim është venitur, ndërsa bisedimet ruso-ukrainase të Stambollit kanë dështuar. Në këtë interval, Rusia ka reaguar me forcë ndaj presionit amerikan: bombardime masive në Kiev dhe retorikë sfiduese nga vetë presidenti Vladimir Putin.

Sidoqoftë, nga Kremlini po vijnë sinjale të kujdesshme që sugjerojnë hapjen e një dritareje për negociata. Zëdhënësi Dmitry Peskov ka lënë të kuptohet se një takim mes Putinit dhe Zelensky-t nuk përjashtohet, por vetëm nëse paraprihet nga një marrëveshje teknike mes ekipeve negociatore. Sipas Yermak, kjo është një taktikë klasike për të shtyrë vendimet, një përpjekje e Moskës për të fituar kohë.

Në prapaskenë, mbetet e paqartë nëse Putin ka marrë tashmë një vendim strategjik apo është ende në pritje të propozimit amerikan. Qëndrimi zyrtar i Rusisë për një marrëveshje paqeje nuk ka ndryshuar, por në qarqet politike të Moskës ka zëra që sugjerojnë gatishmëri për një kompromis.

Edhe figura të afërta me propagandën e Kremlinit, si Sergey Markov, kanë hedhur idenë e një “armëpushimi ajror”: ndalim i bombardimeve ndaj Ukrainës, i cili mund të paraqitet si një sukses për Trump, ndërsa Rusia do të siguronte lehtësimin e sulmeve me dronë ndaj infrastrukturës së saj energjetike.

Në një koment paralajmërues, presidenti çek Petr Pavel ka thënë se Ukraina mund të detyrohet të pranojë heqjen dorë nga disa territore të pushtuara, nëse kjo është e vetmja rrugë drejt mbijetesës së saj si shtet. Ai gjithsesi ka theksuar se Perëndimi nuk do ta njohë kurrë aneksimin e këtyre territoreve nga Rusia.

Për rrjedhojë, koncepti i një “ngrirjeje të konfliktit” po diskutohet gjithnjë e më seriozisht. Por mbetet sfida thelbësore: a mund të garantohet që kjo të mos shndërrohet në një periudhë pushimi për një agresion të ri rus? Skepticizmi ndaj sinqeritetit të Putinit është i fortë, veçanërisht ndërsa ai vijon të përsërisë narrativën se nuk po pushton, por “çliron” një territor që e konsideron “plotësisht tonin”.

Në të njëjtën kohë, gjestet e tij publike si vizitat në manastire apo puthjet e ikonave, shërbejnë për të ndërtuar imazhin e një lideri të pamëshirshëm dhe të vendosur, që nuk ndjen pendesë për luftën. “Putini nuk ka marsh prapa,” thonë ithtarët e tij, por kjo këmbëngulje mund të shndërrohet në dobësi, veçanërisht përballë realitetit të një ekonomie në vështirësi. Vetë guvernatorja e Bankës Qendrore, Elvira Nabiullina, ka pranuar se burimet financiare të Rusisë janë drejt shterimit.

Ndërkohë, nuk është më pak e vështirë të imagjinohet që Putin do të ulet në një tryezë me Zelensky-n, sesa të besohet që ai do të injorojë kërcënimin e një vale të re sanksionesh amerikane, sidomos kur Trump po e trajton gjithnjë e më shumë këtë konflikt si një “çështje të tijën”, duke iu kundërvënë strategjisë së Joe Biden-it.

Tensioni në Kremlin reflektohet gjithnjë e më shumë përmes shenjave të tërthorta. Peskov ka bërë thirrje për “retorikë të kujdesshme” kur bëhet fjalë për armët bërthamore, një distancim i dukshëm nga deklaratat alarmuese të ish-presidentit Dmitry Medvedev. Ndërkohë, reagimi i ashpër i diplomacisë ruse ndaj vendosjes së nëndetëseve amerikane me armë bërthamore pranë kufijve të saj është shoqëruar me kërcënime për tërheqje nga marrëveshjet për raketat me rreze të shkurtër dhe të mesme, marrëveshje që “de facto” janë zhbërë që në mandatin e parë të Trump-it, ndërkohë që Rusia ka përdorur tashmë raketa si Iskander dhe Oreshnik në Ukrainë.

Në këtë klimë të fragmentuar, Putin duket se po përpiqet të kuptojë se cilin kah duhet të ndjekë  “moderatorët” që këshillojnë kujdes, apo “skifterët” që kërkojnë përshkallëzim. Siç vëren analisti ukrainas Vitaly Portnikov, presidenti rus po vë bast për atë që Trump do të ndërmarrë sapo të përfundojë ultimatumi.

Një shenjë e paparashikueshmërisë së situatës është edhe kritika e fundit e Trump ndaj Indisë, të cilën e akuzoi se “nuk i intereson sa njerëz po vriten në Ukrainë”. Kjo deklaratë mund të ketë pasoja: katër rafineritë kryesore të Indisë kanë ndalur së fundmi blerjen e naftës ruse, dhe presioni amerikan mund ta orientojë New Delhi-n drejt një qëndrimi më të ashpër ndaj Moskës.

Ndërsa afati i ultimatiumit po mbyllet, vëmendja botërore është përqendruar në kryeqytetin rus. Nga Moska pritet të përcaktohet nëse bota do të përballet me një marrëveshje paqeje, një përshkallëzim tjetër të konfliktit, apo thjesht me fillimin e një kapitulli të ri të diplomacisë së tensionuar mes dy superfuqive botërore./abcnews.al

Fillon gjyqi ndaj të dyshuarve për sulmin në Moskë që ka lënë 149 të vdekur

By: Rovena
4 August 2025 at 16:45

Një gjykatë në Moskë të hënën ka nisur procesin gjyqësor ndaj të akuzuar për përfshirje në sulmin e vitit të kaluar në sallën e koncerteve të Moskës, në të cilin kanë vdekur 149 persona.

Sulmi në sallën “Crocus” të Moskës më 22 mars 2024 ishte më i keqi në Rusi prej vitesh. Mbi 600 u plagosën, raporton AP.

Një fraksion i grupit të Shtetit Islamik ka marrë përgjegjësinë për masakrën në të cilën persona të armatosur qëlluan njerëzit që po prisnin një shfaqje nga një grup i njohur roku dhe më pas i vunë flakën ndërtesës.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe zyrtarët e tij kanë pohuar vazhdimisht, pa paraqitur prova, se Ukraina kishte një rol në sulm. Kievi ka mohuar fuqimisht çdo përfshirje.

Të hënën, një gjykatë ushtarake në Moskë ka nisur gjyqin e 19 të dyshuarve të akuzuar për përfshirje.

Ata përfshinin katër të dyshuar për të shtëna, të gjithë të identifikuar si qytetarë të Taxhikistanit, të cilët u arrestuan disa orë pas sulmit. Menjëherë pas arrestimit të tyre, ata u paraqitën në një gjykatë të Moskës me shenja të rrahjeve të rënda.

Komiteti Hetues ka njoftuar më parë këtë vit se gjashtë të dyshuar të tjerë ishin akuzuar në mungesë dhe ishin vendosur në listën e të kërkuarve të Rusisë për rekrutimin dhe organizimin e trajnimit të katër prej autorëve të dyshuar. Komiteti ka thënë se qëllimi i sulmit ishte “destabilizimi i situatës në Rusi”./REL

Moska refuzon takimin Zelensky-Putin, përfundojnë pa përparim bisedimet në Stamboll

By: Elva
23 July 2025 at 22:58

Bisedimet e fundit mes delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë në Stamboll përfunduan pa ndonjë marrëveshje konkrete, teksa Moska refuzoi një propozim të Kievit për një takim të drejtpërdrejtë mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit rus Vladimir Putin para fundit të gushtit. Takimi zgjati vetëm 40 minuta dhe u zhvillua në një klimë të tensionuar, […]

The post Moska refuzon takimin Zelensky-Putin, përfundojnë pa përparim bisedimet në Stamboll appeared first on BoldNews.al.

A fshihet Moska pas mocionit të mosbesimit ndaj Von der Leyen?

20 July 2025 at 15:44

Një mocion mosbesimi u paraqit në muajin korrik në Parlamentin e Brukselit kundër presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas të cilit dyshohet se qëndron Moska. Organi ekzekutiv i BE-së, përmes njërit prej zëdhënësve të tij, Thomas Regnier, ka deklaruar se ishte pikërisht Rusia ajo që “manipuloi” tekstin për të kërkuar dorëheqjen e […]

The post A fshihet Moska pas mocionit të mosbesimit ndaj Von der Leyen? appeared first on BoldNews.al.

Ukraina shënjestron Moskën/ 142 dronë rrëzohen gjatë natës, dëme në disa zona të kryeqytetit rus

By: Rovena
20 July 2025 at 13:39

Kryeqyteti rus u zgjua nga sulmet ukrainase me dronë në orët e para të së dielës. Disa ndërtesa në Moskë dhe periferitë e saj u dëmtuan si pasojë e shpërthimeve.

Si rezultat i sulmit, të gjitha aeroportet e Moskës pezulluan përkohësisht operacionet

Banorët në qytetin periferik të Zelenograd raportuan se dëgjuan shpërthime. Në fshatin Golube, vendasit thanë se shpërthimet ishin aq të fuqishme sa muret dhe dritaret u drodhën në shtëpitë e tyre.

Në rajonin e Kalugës, banorët raportuan gjithashtu se kishin dëgjuar fluturime të zhurmshme të dronëve dhe pretenduan se sistemet e mbrojtjes ajrore ishin aktivizuar.

Kryetari i bashkisë së Moskës, Sergey Sobyanin, pretendoi se mbrojtja ajrore ruse se rrëzoi të paktën 16 dronë që po shkonin drejt qytetit.

Më vonë, Ministria Ruse e Mbrojtjes tha se forcat ruse rrëzuan 142 mjete ajrore pa pilot gjatë natës, përfshirë 27 mbi rajonin e Moskës.

Megjithatë siç ndodh zakonisht, autoritetet ruse nuk e publikuan shkallën e dëmit të shkaktuar.

Sulmet ukrainase vijnë pak kohë pasi në mediat ndërkombëtare u raportua se presidenti amerikan Donald Trump, kishte pyetur homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky nëse mund të sulmonte Moskën. Diçka e tillë u mohua nga presidenti amerikan, megjithatë Perëndimi po lëviz me shpejtësi për të furnizuar Ukrainën me sisteme armatimi me rreze të gjatë, që mund të godasin edhe brenda Rusisë./abcnews.al

 

 

Në Ukrainë po bëhet keq e më keq/ Si po e ndryshon Rusia luftën me dronët e saj

By: user 6
10 July 2025 at 23:29

Të gjithë janë dakord: po bëhet gjithnjë e më keq. Banorët e Kievit, ashtu si qytetarët e qyteteve të tjera ukrainase, kanë kaluar shumë gjëra. Pas 3 vitesh e gjysmë me fate të luhatshme, ata janë ende të fortë dhe jashtëzakonisht elastikë.

Por muajt e fundit, ata kanë përjetuar diçka të re: valë të gjera dhe të koordinuara sulmesh nga ajri, që përfshijnë qindra dronë dhe raketa, shpesh të përqendruara në një qytet të vetëm. Mbrëmë, ishte Kievi. Dhe javën e kaluar gjithashtu. Ndërkohë, ishte edhe Lutsk në perëndimin e largët.

Tre vjet më parë, dronët Shahed të furnizuar nga Irani ishin një risi relative. Mbaj mend që dëgjova të parin të bënte një hark të ngadaltë në qiellin e natës mbi qytetin jugor të Zaporizhzhisë në tetor 2022.

Por tani të gjithë janë të njohur me tingullin dhe versionin e tij më të frikshëm të kohëve të fundit: një ulërimë bombardimi në zhytje që disa e kanë krahasuar me aeroplanin gjerman Stuka të Luftës së Dytë Botërore.

Zhurma e tufave të dronëve që po afroheshin i ka kthyer civilët në strehimoret kundër bombardimeve, në metro dhe në parkingje nëntokësore për herë të parë që nga ditët e para të luftës.

“Shtëpia u drodh sikur të ishte bërë prej letre” më tha Katya, një banore e Kievit, pas bombardimeve të rënda të natës së kaluar. “E kaluam gjithë natën ulur në banjo.” “Shkova në parking për herë të parë,” më tha një banore tjetër, Svitlana. “Ndërtesa u drodh dhe mund të shihja zjarre përtej lumit.”

Sulmet nuk marrin gjithmonë jetë, por ato po përhapin frikë dhe po gërryejnë moralin. Pas një sulmi në një bllok banimi në Kiev javën e kaluar, një gjyshe e tronditur, Mariia, më tha se nipi i saj 11-vjeçar ishte drejtuar nga ajo, në strehimore, dhe tha se e kuptonte kuptimin e vdekjes për herë të parë.

Ai ka çdo arsye për të qenë e frikësuar. Misioni i OKB-së për Monitorimin e të Drejtave të Njeriut në Ukrainë (HRMMU) thotë se qershori shënoi numrin më të lartë të viktimave civile mujore në tre vjet, me 232 të vrarë dhe mbi 1300 të plagosur. Shumë do të jenë vrarë ose plagosur në komunitete afër vijave të frontit, por të tjerë janë vrarë në qytete larg luftimeve.

Reuters firefighters at scene of drone strike in Kyiv, 10 July

“Rritja e sulmeve me raketa dhe dronë me rreze të gjatë veprimi në të gjithë vendin ka sjellë edhe më shumë vdekje dhe shkatërrime për civilët larg vijës së frontit”, – thotë Danielle Bell, drejtuese e HRMMU-së. Modifikimet në dizajnin e dronëve Shahed i kanë lejuar atij të fluturojë shumë më lart se më parë dhe të zbresë mbi objektivin e tij nga një lartësi më e madhe. Rrezja e tij e veprimit është rritur gjithashtu, në rreth 2,500 km dhe është i aftë të mbajë një ngarkesë më vdekjeprurëse (nga rreth 50 kg eksploziv në 90 kg).

Hartat e gjurmimit të prodhuara nga ekspertët vendas tregojnë masa të dronëve Shahed që ndonjëherë marrin rrugë rrethore nëpër Ukrainë përpara se të synojnë objektivat e tyre. Shumë prej tyre – shpesh deri në gjysmën e tyre – janë karrem, të projektuar për të ngatërruar dhe mbingarkuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës. Vijat e tjera të drejta tregojnë rrugët e raketave balistike ose të lundrimit: shumë më pak në numër, por armët në të cilat mbështetet Rusia për të shkaktuar dëmin më të madh.
Analiza nga Instituti për Studimin e Luftës me seli në Uashington tregon një rritje të sulmeve me dronë dhe raketa të Rusisë në dy muajt pas inaugurimit të Donald Trump në janar. Marsi pa një rënie të lehtë, me rritje të herëpashershme, deri në maj, kur numrat papritmas u rritën në mënyrë dramatike.

Rekorde të reja janë vendosur me rregullsi alarmuese. Qershori pa një rekord të ri mujor prej 5,429 dronësh, korriku ka parë më shumë se 2,000 vetëm në 9 ditët e para. Me rritjen e prodhimit në Rusi, disa raporte sugjerojnë se Moska së shpejti mund të jetë në gjendje të qëllojë mbi 1,000 raketa dhe dronë në një natë të vetme. Ekspertët në Kiev paralajmërojnë se vendi është në rrezik të mbingarkohet.

Graph showing the intensity of Russian strikes on Ukraine from January to July.

“Nëse Ukraina nuk gjen një zgjidhje se si të merret me këto dronë, do të përballemi me probleme të mëdha gjatë vitit 2025”, thotë ish-oficeri i inteligjencës Ivan Stupak. “Disa nga këta dronë po përpiqen të arrijnë objekte ushtarake, por pjesa tjetër, po shkatërrojnë apartamente, po bien në ndërtesa zyrash dhe po shkaktojnë shumë dëme te qytetarët.”

Me gjithë aftësitë e tyre në rritje, dronët nuk janë një armë e sofistikuar. Por ato përfaqësojnë një shembull tjetër të hendekut të madh në burime midis Rusisë dhe Ukrainës. Kjo gjithashtu ilustron bukur maksimën, që i atribuohet udhëheqësit të Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Dytë Botërore, Joseph Stalin, se “sasia ka një cilësi të vetën”.

“Kjo është një luftë burimesh”, thotë Serhii Kuzan, i Qendrës Ukrainase për Siguri dhe Bashkëpunim me seli në Kiev. “Kur prodhimi i raketave të veçanta u bë shumë i ndërlikuar – shumë i shtrenjtë, shumë komponentë, shumë rrugë furnizimi të ndërlikuara – ata u përqendruan në këtë lloj të veçantë droni dhe zhvilluan modifikime dhe përmirësime të ndryshme.”

Sa më shumë dronë në një sulm të vetëm, thotë Kuzan, aq më shumë njësitë e mbrojtjes ajrore të Ukrainës, të cilat janë në vështirësi, kanë vështirësi t’i rrëzojnë ato. Kjo e detyron Kievin të mbështetet në furnizimin e saj të çmuar me avionë luftarakë dhe raketa ajër-ajër për t’i rrëzuar ata.

“Pra, nëse dronët shkojnë si një tufë, ata shkatërrojnë të gjitha raketat e mbrojtjes ajrore”, thotë ai. Prandaj Presidenti Zelensky bën thirrje të vazhdueshme drejtuar aleatëve të Ukrainës që të bëjnë më shumë për të mbrojtur qiellin e saj. Jo vetëm me raketat Patriot – jetësore për t’iu kundërvënë kërcënimit më të rrezikshëm balistik rus – por edhe me një gamë të gjerë sistemesh të tjera.

Të enjten, qeveria britanike tha se do të nënshkruante një marrëveshje mbrojtjeje me Ukrainën për të siguruar më shumë se 5,000 raketa të mbrojtjes ajrore. Kievi do të kërkojë shumë më tepër marrëveshje të tilla në muajt e ardhshëm. ©BBC, LAPSI.al

The post Në Ukrainë po bëhet keq e më keq/ Si po e ndryshon Rusia luftën me dronët e saj appeared first on Lapsi.al.

Analiza: Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë

By: user 11
9 July 2025 at 09:53

Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksioneve kundër Moskës, e 18-ta me radhë prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë tre vjet më parë. Mirëpo, dy pika kanë mbetur për t’u negociuar. E para, vendosja e çmimit tavan në naftën ruse. Ajo është ende e përfshirë në draft-propozimet që i ka parë Radio Evropa e Lirë, por mbetet të shihet nëse do të jetë edhe në draftin përfundimtar. Dhe e dyta, vetoja sllovake lidhur me një çështje të lidhur me sanksionet, ndonëse nuk është drejtpërdrejtë pjesë e paketës.

Kur Komisioni Evropian e pati prezantuar paketën para vendeve anëtare të BE-së në fillim të qershorit, pika kryesore ishte ulja e çmimit tavan, nga shifra aktuale 60 dollarë amerikanë për fuçi, në 45 dollarë.

Meqë kjo politikë i takon grupit të shtatë shteteve më të industrializuara (G7), BE-ja ka tentuar të sigurojë përkrahjen prej vendeve të G7-s, sidomos prej Shteteve të Bashkuara, në një samit të mbajtur muajin e kaluar në Kanada, mirëpo ka dështuar që ta ketë votën e amerikanëve, sidomos pas rritjes së çmimeve të naftës, si pasojë e sulmeve izraelite dhe amerikane kundër Iranit.

Megjithatë, Brukseli vendosi të çonte përpara iniciativën, sidomos për faktin që çmimi tavan në naftën ruse ishte fillimisht mundësi që BE-ja të vendoste ndalesë në shërbimet e transportit të naftës ruse. Në diskutimet e kryera së fundmi në Bruksel, disa zyrtarë evropianë kanë thënë në kushte anonimiteti që Qiproja, Greqia dhe Malta – të gjitha shtete me shërbime të konsiderueshme detare, janë kundër uljes së çmimit tavan.

Mirëpo, ka disa zëra që thonë se këto vende edhe mund t’i zbusin qëndrimet e tyre, sidomos pasi Mbretëria e Bashkuar, një tjetër shtet me shërbime të shumta detare, është në linjë me Brukselin për ulje të çmimit.

Madje, diplomatët besojnë se Shtetet e Bashkuara do t’i bashkohen Brukselit dhe Londrës, nëse këto dyja janë plotësisht dakord për pikat e marrëveshjes. Sfidën më të madhe e përbën Malta, ndonëse disa shpresojnë që Valleta edhe mund të pajtohet nëse çmimi tavan nuk ulet përtej 45-dollarëshit për fuçi.

Më pas vjen vetoja sllovake. Bratislava ka vënë kushte për votën për më shumë sanksione, duke kërkuar që të rishqyrtohet një propozim i Komisionit Evropian për t’iu dhënë fund importeve ruse të energjisë në bllokun evropian deri në fund të vitit 2027.

Propozimi, i bërë publik në maj, quhet “Rifuqizojeni BE-në” dhe ka nxitur shqetësim në Sllovaki dhe Hungari. Duket se kjo e fundit është duke mbështetur heshturazi fqinjën veriore.

Dhe është e lehtë për ta kuptuar pse. Prej vitit 2022, Bashkimi Evropian e ka kufizuar blerjen e energjisë ruse përmes sanksioneve, shembull vënien e ndalesës në shumicën e importeve të naftës dhe thëngjillit. Mirëpo, sanksionet kërkojnë unanimitet të 27 vendeve anëtare. Hungaria dhe Sllovakia e kanë përdorur disa herë veton në vitet e fundit, kur Brukseli ka prezantuar propozime më të ashpra që do ta shënjestronin sektorin rus të energjisë.

Prandaj Komisioni Evropian është duke tentuar që përmes nismës “Rifuqizojeni BE-në” të rregullojë tregun e brendshëm të BE-së me një mori masash, shumica e të cilave mund të miratohen me shumicë të kualifikuar prej 55 për qind të vendeve anëtare që përfaqësojnë 65 për qind të popullsisë së gjithë BE-së.

Me fjalë tjera, kështu i shmangen edhe Bratisllavës, edhe Budapestit.

Propozimi kryesor do të jetë një kërkesë ligjore për të vendosur ndalesë në të gjitha kontrata e reja për gazin rus si dhe në kontratat afatshkurtra për gazin e lëngshëm natyror për të paktën deri në fund të vitit.

Për kontratat afatgjata, rregulloret do të sugjerojnë periudhë të shkëputjes graduale deri në fund të vitit 2027. Importet e gazit rus në BE kanë rënë nga 45 për qind më 2021 në 19 për qind më 2024 dhe pritet të ulen në 13 për qind më 2025, me bllokimin e transitit ukrainas në fillim të këtij viti.

Megjithatë, BE-ja është turpëruar që importet e gazit të lëngshëm natyror janë rritur për 12 për qind vitin e kaluar, në krahasim me vitin 2023. Në importet e naftës, situata është më pak dramatike, mirëpo shumë specifike në aspektin gjeografik dhe e ndjeshme në atë politik.

Importet e naftës ruse përbëjnë vetëm 3 për qind të të gjithë naftës së importuar në BE, në krahasim me 27 për qind më 2022, kryesisht për shkak të sanksioneve.

Megjithatë, duhet përmendur se disa vende të Evropës Qendrore kanë pasur përjashtim nga një pjesë e sanksioneve. Ndonëse Çekia e ka ndalur importin prej këtij burimi, Hungaria dhe Sllovakia ende e importojnë 80 për qind të naftës së tyre totale prej Rusisë.

Komisioni Evropian do të kërkojë dhënien fund të importeve të naftës ruse deri në fund të 2027 dhe palët duhet të ofrojnë një strategji se si planifikojnë ta arrijnë këtë synim.

Kryeministri sllovak, Robert Fico ka sinjalizuar në samitin e BE-së, të mbajtur në Bruksel më 26 qershor, se ai nuk do të japë dritën e gjelbër për paketën e sanksioneve, dhe që i duhen më shumë sqarime për nismën “Rifuqizojeni BE-në”.

Sipas diplomatëve të afërt me këto zhvillime, Bratisllava nuk është duke kërkuar shumë përjashtime, por më tepër siguri ligjore lidhur me kontratat e ardhshme me Gazpromin. Javën e kaluar, zyrtarë të Komisionit Evropian e kanë vizituar Bratislavën për t’u takuar me zyrtarë sllovakë dhe përfaqësues të kompanive të energjisë.

Ndonëse sipas diplomatëve të BE-së, takimet kanë shkuar “mirë”, duket se Ficoja nuk është krejtësisht i bindur.

Ambasadorët e BE-së, të takuar në Bruksel më 4 korrik, për t’i diskutuar sanksionet kanë mësuar se dokumenti nuk është komplet gati për miratim. Në komunikatën për shtyp të lëshuar nga Ministria sllovake e Ekonomisë, pas vizitës së zyrtarëve të Komisionit Evropian, është sinjalizuar nevoja për më shumë diskutime në ditët në vijim.

Ministrja Denisa Sakova ka thënë se “takimi në Bratislavë është hap i rëndësishëm drejt gjetjes së zgjidhjes, duke i marrë parasysh faktorët specifikë të secilit vend anëtar kur bëhet fjalë për diversifikim të burimeve dhe garantimit të çmimeve të përballueshme të energjisë për industrinë sllovake, e cila po përballet me rritje të shpenzimeve”.

Në fund është thënë se Sllovakia është e gatshme të vazhdojë “qasjen konstruktive për masat e propozuara dhe do t’i vazhdojë diskutimet me ekspertë, me përfshirje të të gjitha palëve të interesuara”./REL

The post Analiza: Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë appeared first on Lapsi.al.

Moska pranon regjimin e talebanëve si autoritet qeverisës të Afganistanit

4 July 2025 at 19:30

Me një lëvizje që ka gjasa të shkaktojë polemika, Rusia është bërë vendi i parë në botë që ka njohur talebanët si autoritet qeverisës të Afganistanit.

“Ne besojmë se akti i njohjes zyrtare të qeverisë së Emirateve Islamike të Afganistanit do t’i japë një shtysë zhvillimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dypalësh mes vendeve tona në fusha të ndryshme”, ka deklaruar Ministria e Jashtme ruse në një komunikatë.

Talebanët, një grup militant islamik, morën nën kontroll Afganistanin në gusht të vitit 2021, pas tërheqjes së trupave amerikane dhe atyre të NATO-s dhe pasi rrëzoi nga pushteti qeverinë pro-perëndimore.

As Shtetet e Bashkuara dhe as Bashkimi Evropian nuk e kanë njohur grupin, me Uashingtonin që e konsideron atë ende një organizatë terroriste.

Në korrik 2024, presidenti rus Vladimir Putin i quajti talebanët “aleatë” në luftën kundër terrorizmit, ndërsa ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov i quajti ata “njerëz të mençur”.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, në shkurt të 2022-shit, Moska është përpjekur të rrisë bashkëpunimin me regjimet totalitare, përfshirë Korenë e Veriut dhe Iranin, për të avancuar partneritetin ekonomik dhe atë ushtarak.

 

The post Moska pranon regjimin e talebanëve si autoritet qeverisës të Afganistanit appeared first on Euronews Albania.

Deklaratat kontradiktore të Moskës: A po prishet miqësia me Vuçiçin?

By: Ela
2 July 2025 at 14:01

Në kulmin e protestave masive kundër Qeverisë së Serbisë dhe kërkesave të qytetarëve për zgjedhje të parakohshme, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, iu drejtua sërish Rusisë. Vuçiq, më 30 qershor, falënderoi “miqtë rusë” – siç e quajti ai udhëheqjen e Moskës – për “mirëkuptimin”. Kjo ishte përgjigjja e tij ndaj deklaratës së ministrit të Jashtëm rus, […]

The post Deklaratat kontradiktore të Moskës: A po prishet miqësia me Vuçiçin? appeared first on BoldNews.al.

Moska regjistron 30 qershorin më të ftohtë në histori, thyhet rekordi nga viti 1962

30 June 2025 at 18:31

Në të gjithë historinë e vëzhgimeve meteorologjike, në Moskë u regjistrua 30 qershori më i ftohtë deri më tani, dhe u regjistrua gjithashtu një presion rekord i ulët atmosferik, tha eksperti kryesor i Qendrës Meteorologjike Phobos, Yevgeny Tishkovets.

“Dita e fundit e qershorit u bë më e ftohta në të gjithë historinë e Stacionit Kryesor Meteorologjik të Moskës.

Deri në orën 3 të pasdites, termometri tregoi vetëm plus 12.6 gradë. Anti-rekordet nga viti 1962-1976 u thyen, kur në këtë ditë ishte plus 14 dhe plus 14.7 gradë”, tha Tishkovets për RIA Novosti.

Sipas parashikimit meteorologjik, për shkak të afërsisë me qendrën e stuhisë së ciklonit, në Moskë regjistrohet një presion rekord i ulët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Moska regjistron 30 qershorin më të ftohtë në histori, thyhet rekordi nga viti 1962 appeared first on Euronews Albania.

“Kemi prova”, Zelensky paralajmëron Evropën për planet e Moskës

By: Oldi
23 June 2025 at 19:40

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar Evropën për lëvizje të reja ushtarake të paspecifikuara nga Rusia. “Vërejmë një regres të mëtejshëm të udhëheqjes ruse dhe kemi prova se ata po përgatisin operacione të reja ushtarake në Evropë”, shkroi Zelensky në platformën Telegram. Presidenti ukrainas shtoi se kreu i Agjencisë së Inteligjencës Ushtarake ukrainase, Kyrylo […]

The post “Kemi prova”, Zelensky paralajmëron Evropën për planet e Moskës appeared first on BoldNews.al.

Sulmi masiv i Moskës në rajonin e Poltavas/ Goditet rafineria më e madhe e naftës në Ukrainë

15 June 2025 at 07:26

Rajoni i Poltavas është goditur rëndë nga një tjetër sulm rus: rafineria më e madhe e naftës në Ukrainë është përfshirë nga flakët, ndërsa disa fabrika të tjera janë duke u djegur.

Fillimisht, qyteti i Kremençukut u shënjestrua nga një valë dronësh, pasuar më vonë nga raketa lundrimi Kalibr dhe të paktën dy raketa hipersonike Kinzhal, me fuqi shkatërruese.

Ky qytet i vjetër industrial, me një popullsi prej 220 mijë banorësh, është vënë në shënjestër të përsëritur nga ushtria ruse ditët e fundit. Kremençuku përfaqëson një nyje të rëndësishme të industrisë së Ukrainës, që para agresionit kontribuonte me 7% në Prodhimin e Brendshëm Bruto të vendit.

Sulmi ishte rrënues: për disa orë, qielli i natës u ndriçua nga flakët që shpërthyen pas goditjeve./abcnews.al

Përplasja Izrael-Iran,Moska e gatshme të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund armiqësisë

By: M C
13 June 2025 at 23:12

Sipas mediave ndërkombëtare, Moska është gati të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund krizës mes Izraelit dhe Iranit.

Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij iranian Masoud Pezheskian si edhe me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Presidenti iranian nga ana e tij ka thënë se Teherani nuk kërkon të sigurojë armë bërthamore dhe se është gati të ofrojë garanci për organizatat ndërkombëtare kompetente.

Në komunikimin e tij me Netanyahun, Putin i tha kryeministrit izraelit se çështjet që lidhen me programin bërthamor të Iranit duhet të zgjidhen përmes kanaleve diplomatike.

The post Përplasja Izrael-Iran,Moska e gatshme të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund armiqësisë appeared first on Albeu.com.

Moska e gatshme të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund krizës mes Izraelit dhe Iranit

13 June 2025 at 20:59

Sipas mediave ndërkombëtare, Moska është gati të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund krizës mes Izraelit dhe Iranit.

Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij iranian Masoud Pezheskian si edhe me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Presidenti iranian nga ana e tij ka thënë se Teherani nuk kërkon të sigurojë armë bërthamore dhe se është gati të ofrojë garanci për organizatat ndërkombëtare kompetente.

Në komunikimin e tij me Netanyahun, Putin i tha kryeministrit izraelit se çështjet që lidhen me programin bërthamor të Iranit duhet të zgjidhen përmes kanaleve diplomatike.

/abcnews.al/

Moska dhe Kievi do fillojnë shkëmbimet e të burgosurve të plagosur më 12 qershor

11 June 2025 at 15:16

Rusia dhe Ukraina do të fillojnë shkëmbimet urgjente mjekësore të të burgosurve të luftës të plagosur rëndë të enjten, tha Vladimir Medinsky, ndihmës presidencial dhe kreu i delegacionit rus në negociatat me Ukrainën.

“Nesër do të fillojmë gjithashtu shkëmbime urgjente sanitare të të burgosurve të plagosur rëndë nga vija e frontit”, shkroi ai në Telegram.

Rusia dhe Ukraina arritën një marrëveshje humanitare më 2 qershor, e cila përfshin një shkëmbim të të burgosurve të luftës nga radhët e të plagosurve, të sëmurëve rëndë dhe personave nën 25 vjeç, si dhe një transferim të më shumë se 6,000 të vdekurve në Ukrainë. Më 7 qershor, Ukraina vonoi papritur “si pranimin e trupave ashtu edhe shkëmbimin e të burgosurve të luftës”, tha Medinsky.

Grupi i parë i ushtarëve rusë nën moshën 25 vjeç u kthye të hënën, më 9 qershor. Aeroplani që mbante grupin e dytë të ushtarakëve mbërriti në Rusi më 10 qershor. Të gjithë luftëtarët e kthyer do t’i nënshtrohen trajtimit dhe rikuperimit në institucionet mjekësore të Ministrisë së Mbrojtjes. Në këmbim, një numër i ngjashëm i të burgosurve të luftës ukrainas u transferuan në Kiev të dyja herët, tha Ministria e Mbrojtjes Ruse.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Moska dhe Kievi do fillojnë shkëmbimet e të burgosurve të plagosur më 12 qershor appeared first on Euronews Albania.

Forcat ruse avancojnë në fushëbetejë, Moska merr kontrollin e 20% të gjithë territorit të Ukrainës

8 June 2025 at 19:17

Rusia ka thënë se forcat e saj ushtarake kanë avancuar në rajonin lindor të Ukrainës, Dnjipropetrovsk, për herë të parë prej nisjes së luftës më 2022.

Më 8 qershor, Moska ka thënë se forcat e saj kanë hyrë në rajon, teksa Rusia dhe Ukraina janë grindur lidhur me kthimin e mijërave kufomave të luftëtarëve të vrarë në luftë.

Kremlini ka refuzuar me kryeneçësi thirrjet e presidentit amerikan, Donald Trump, Ukrainës dhe Bashkimit Evropian për armëpushim të plotë dhe pa asnjë kusht.

Në bisedimet për paqe me Kievin, të mbajtura në Stamboll javën e kaluar, Moska ka insistuar në kërkesat e kamotshme, përfshirë tërheqjen e trupave ukrainase nga vija e frontit, dhënien fund të mbështetjes ushtarake perëndimore për Ukrainën, dhe që Kievi të heqë dorë nga ambicia për anëtarësim në NATO.

Moska, e cila tashmë kontrollon rreth 20 për qind të territorit ukrainas, ka zaptuar më shumë se 190 kilometra katrorë të rajonit Sumi në lindje të Ukrainës vetëm në muajin e fundit, sipas monitoruesve pro-ukrainas.

Rajoni Dnjipropetrovsk është qendër e rëndësishme për Ukrainën për miniera dhe industri.

Analistët ushtarakë shqetësohen se avancimet e Moskës në thellësi të rajonit mund të krijojnë vështirësi të konsiderueshme për ekonominë dhe ushtrinë e Kievit.

Dnjipropetrovsku nuk është në mesin e pesë rajoneve ukrainase që Rusia pretendon zyrtarisht se janë pjesë e territorit të saj.

Zyrtarët ukrainas nuk i kanë komentuar pretendimet ruse. Për këtë pretendim nuk ka konfirmim as nga burime të pavarura.

Rusia i ka ashpërsuar sulmet edhe më në brendësi të Ukrainës. Të paktën 14 civilë janë vrarë dhe 68 të tjerë janë plagosur në Harkiv, Herson dhe Donjeck, për shkak të sulmeve ruse më 7 dhe 8 qershor, sipas Policisë Kombëtare.

Ndërkohë, një sulm ukrainas me dron ka shkaktuar zjarr në një fabrikë kimike në rajonin Tula të Rusisë, rreth 180 kilometra larg Moskës, sipas guvernatorit rajonal, Dmitry Milyaev.

Më 8 qershor, autoritetet ruse kanë thënë se aeroportet Vnukovo dhe Domodedovo, dy aeroporte ndërkombëtare të Moskës, i kanë pezulluar përkohësisht fluturimet për shkak të një sulmi ukrainas me dron./ REL

The post Forcat ruse avancojnë në fushëbetejë, Moska merr kontrollin e 20% të gjithë territorit të Ukrainës appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌