Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Moska regjistron 30 qershorin më të ftohtë në histori, thyhet rekordi nga viti 1962

30 June 2025 at 18:31

Në të gjithë historinë e vëzhgimeve meteorologjike, në Moskë u regjistrua 30 qershori më i ftohtë deri më tani, dhe u regjistrua gjithashtu një presion rekord i ulët atmosferik, tha eksperti kryesor i Qendrës Meteorologjike Phobos, Yevgeny Tishkovets.

“Dita e fundit e qershorit u bë më e ftohta në të gjithë historinë e Stacionit Kryesor Meteorologjik të Moskës.

Deri në orën 3 të pasdites, termometri tregoi vetëm plus 12.6 gradë. Anti-rekordet nga viti 1962-1976 u thyen, kur në këtë ditë ishte plus 14 dhe plus 14.7 gradë”, tha Tishkovets për RIA Novosti.

Sipas parashikimit meteorologjik, për shkak të afërsisë me qendrën e stuhisë së ciklonit, në Moskë regjistrohet një presion rekord i ulët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Moska regjistron 30 qershorin më të ftohtë në histori, thyhet rekordi nga viti 1962 appeared first on Euronews Albania.

Dita Botërore e Muzikës, mbahet edicioni i 16-të i RockFest në Tiranë

TIRANË, 22 qershor/ATSH/ Dita Botërore e Muzikës, ose “Fête de la Musique”, kremtohet çdo 21 qershor. Ajo nisi fillimisht në Francë, por me kalimin e viteve është përhapur dhe festohet në rreth 110 vende të botës, përfshirë edhe Shqipërinë.

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit (APR) organizoi dje edicionin e 16-të të RockFest, te “Reja”, në kryeqytet.

Ky event i përvitshëm që i kushtohet muzikës u zhvillua dje, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Muzikës, ndërsa skena e konstelacionit “Reja” u mbush me tingujt e bandave rock më të mira vendase dhe energjinë që vetëm ky festival di të sjellë.

Sipas njoftimit të APR-së, ky event solli një atmosferë të bukur, me muzikë live, ritme dhe publik të zjarrtë që erdhi për të festuar, për të kënduar dhe për të qenë pjesë e një nate që mbahet mend gjatë.

Dita Botërore e Muzikës ka për qëllim ta bëjë muzikën më gjithëpërfshirëse dhe të inkurajojë njerëzit të ndërveprojnë shumë më tepër me të gjitha llojet e melodive, ndërsa edhe një mundësi për muzikantët që të shkojnë me pranë audiencës se tyre.

Kjo datë e veçantë promovon muzikën në dy mënyra: duke inkurajuar muzikantë të rinj dhe profesionistë për të performuar në rrugë dhe duke organizuar koncerte muzikore falas, duke mbuluar të gjitha zhanret e muzikës, në mënyrë që publiku të mund të njihet me muzikën e re.

Nga edicioni i 16-të të RockFest në Tiranë
1 nga 12

/e.i//r.e/

The post Dita Botërore e Muzikës, mbahet edicioni i 16-të i RockFest në Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sot është dita më e pafat e vitit: Shmangni këto vende dhe aktivitete për të mos provokuar fatin e keq

13 June 2025 at 01:38

E premtja, data 13, një ditë që edhe njerëzit më racionalë i bën të ndalen për një çast para se të kalojnë rrugën apo të vendosin çelësin në bravë

Edhe pse paragjykimet që e rrethojnë këtë datë nuk janë aq të vjetra sa vetë njerëzimi, mitet dhe simbolika që lidhen me të janë rrënjosur thellë në kulturën moderne.

Në vitin 2025, kjo ditë “ogurzezë” ndodh vetëm një herë, pikërisht sot, më 13 qershor, çka e bën edhe më të veçantë dhe, për disa, më shqetësuese.

Si lindi frika nga e premtja, data 13?

Një nga teoritë më të përmendura na çon në Mesjetë, konkretisht në vitin 1307. Pikërisht më 13 tetor, në një të premte, mbreti francez Filip IV urdhëroi arrestimin dhe ekzekutimin e Kalorësve Templarë, një ngjarje që, sipas disave, gdhendi këtë datë në ndërgjegjen kolektive si ogur i keq.

Nga ana tjetër, edhe tradita e krishterë ka ndikuar në përforcimin e simbolikës negative të numrit 13. Thuhet se në Darkën e Fundit ishin të pranishëm 13 veta, ndërsa Jezusi u kryqëzua të premten. Ky kombinim i datës dhe numrit u shndërrua në një simbol të fatkeqësisë, transmeton Telegrafi.

Çfarë nuk duhet bërë të premten e 13-të?

Pavarësisht nëse i besoni paragjykimeve apo i konsideroni si pjesë interesante të folklorit, ekziston një listë e gjatë veprimesh që “nuk rekomandohen” në këtë ditë. Disa nga më të njohurat përfshijnë:

Kalimi nën shkallë: Tradita e hershme krishtere e ndalon, pasi trekëndëshi që formohet përfaqëson Trininë e Shenjtë. Shkelja e tij konsiderohet si shenjë mosrespektimi.
Macja e zezë që të pret rrugën: Sipas paragjykimeve, nëse ajo kalon nga e majta në të djathtë, fati yt mund të ndryshojë drejtim. Sugjerohet të bësh tre hapa prapa.
Thyerja e pasqyrës: Thuhet se sjell shtatë vjet fat të keq.
Derdhja e kripës: Mund të shmanget fati i keq nëse kripa hidhet mbi shpatullën e majtë.
Hapja e çadrës brenda shtëpisë: Supozohet se sjell përplasje dhe mosmarrëveshje.

Gjithashtu, besohet se nuk duhet të ngrihesh mbi këmbën e majtë, të veshësh çorapen e majtë më parë, të përdorësh lugën e dikujt tjetër, apo të hapësh gojën pa mbuluar me dorë – të gjitha konsiderohen si shenja oguri i keq.

E vërtetë apo mit?

Frika nga e premtja e 13-ta mund të duket si një mbetje nga e kaluara, por edhe sot shumë njerëz shmangin të caktojnë operacione, udhëtime apo takime të rëndësishme në këtë ditë. Ka kompani që nuk lëshojnë bileta nën numrin 13, ndërsa disa ndërtesa nuk kanë kat të 13-të, ndoshta nga frika, ndoshta nga respekti për traditën.

Një ditë që kërkon kujdes të shtuar

Pavarësisht nëse mendoni se kjo është thjesht një ditë tjetër apo besoni se fati duhet marrë seriozisht, një gjë është e sigurt, shumë njerëz ecin me më kujdes të premten e 13-të. Disa kontrollojnë pasqyrën më shpesh, të tjerë i mbajnë gishtat e kryqëzuar.

Fundja, siç thonë të vjetrit, “nuk i dihet kurrë”. Ndoshta fati i ditës varet nga ajo se me cilën çorape e filloni mëngjesin. /Telegrafi/

The post Sot është dita më e pafat e vitit: Shmangni këto vende dhe aktivitete për të mos provokuar fatin e keq appeared first on Telegrafi.

26 Vjet Liri/ Përkujtohet hyrja e trupave të NATO-s në Kosovë

12 June 2025 at 09:26

Njëzet e gjashtë vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara.

Më 12 qershor 1999, pas 78 ditë bombardimesh të Aleancës Ushtarake Perëndimore të udhëhequr nga Amerika kundër caqeve ushtarake serbo-malazeze në Kosovë, në Serbi dhe Mal të Zi, trupat e NATO-s hynë në Kosovë në misionin paqeruajtës që do të quhej KFOR, duke i dhënë fund luftës gati dyvjeçare midis popullsisë kryengritëse shqiptare të organizuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave okupuese ushtarake dhe policore serbo-malazeze.

E vlerësuar nga ata që e përjetuan si ditë e çlirimit dhe si një ndër ditët më të mëdha të historisë së Kosovës, 12 qershori, ndonëse jo e njohur edhe si festë zyrtare, është një ditë kur nga ushtarakë dhe diplomatë botërorë do të mbahet mend si një ditë gati konfrontimi midis Perëndimit dhe Rusisë, një ditë siç thuhej, “që do të mund të niste Luftën e Tretë Botërore”.

Ushtarët e parë të NATO-s që hynë në Kosovë më 12 qershor ishin forcat speciale të Norvegjisë dhe ato të Shërbimit Special Ajror Britanik, duke u gjetur ballë për ballë me trupat e Rusisë të cilët një ditë më parë “befasisht” kishin marrë Aeroportin e Prishtinës me qëllimin e ndarjes së Kosovës. Rusia synonte prurjen e mijëra përforcimeve nga ajri, mirëpo pas intervenimit nga Uashingtoni, Bullgaria, Hungaria dhe Rumania refuzuan kërkesën e Moskës për shfrytëzimin e hapësirës së tyre ajrore.

Pas bllokadës amerikano-britanike të pistës së aeroportit, Ministria e Jashtme ruse e quajti ndërhyrjen e ushtarëve të saj “një gabim”. Dhe çdo gjë tjetër tashmë është histori. Hyrja e NATO-s ktheu në Kosovë mbi një milionë shqiptarë. Hyrja e ushtarëve të NATO-s hapi rrugën e kthimit në shtëpitë, tokën dhe vendin e tyre mbi një milionë shqiptarëve të Kosovës të degdisur refugjatë në dhjetëra vende dhe tre-katër kontinente të botës. Deri tani kanë shërbyer në Kosovë afër 500 mijë pjesëtarë të forcave paqeruajtëse të shumë vendeve, kryesisht atyre perëndimore, duke qenë larg familjeve dhe më të dashurve të tyre dhe duke sakrifikuar edhe nga një pjesë të jetës për lirinë, sigurinë dhe paqen në Kosovë.

The post 26 Vjet Liri/ Përkujtohet hyrja e trupave të NATO-s në Kosovë appeared first on Sot News | Lajme.

Në prag të Ditës së Çlirimit, Kosova nderon 26-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s

11 June 2025 at 21:49

Në prag të Ditës së Çlirimit të Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës organizoi një pritje zyrtare për të shënuar 26-vjetorin e intervenimit të NATO-s, një moment historik që çoi në çlirimin e vendit nga regjimi serb.

Në këtë ngjarje morën pjesë kryeministri në detyrë Albin Kurti, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme Donika Gërvalla-Schwarz, si dhe anëtarë të kabinetit qeveritar.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Kurti falënderoi të gjithë ata që kontribuan në luftën çlirimtare të popullit të Kosovës, duke theksuar rolin vendimtar të 19 shteteve anëtare të NATO-s që, më 1999, u bashkuan për t’i dhënë fund gjenocidit të kryer nga regjimi i Slobodan Milosheviqit.

“Çlirimi i popullit tonë, me 12 qershor 1999, erdhi pas 78 ditëve të bombardimeve mbi Serbinë dhe pozicionet e saj ushtarake në territorin e Kosovës”, deklaroi Kurti.

Ai shtoi se çdo vit e më shumë, përpjekjet e Serbisë dhe Rusisë për të rishkruar historinë nënvizojnë rëndësinë e përkujtimit të kësaj dite.

Kryeministri kujtoi se gjatë viteve 1998–1999, Kosova përjetoi gjenocid dhe spastrim etnik, me qindra masakra, mbi 12 mijë civilë të vrarë, 20 mijë raste të dhunës seksuale dhe afro 860 mijë të dëbuar jashtë vendit.

Ai theksoi se ndërhyrja e NATO-s ishte vendimtare për themelimin e shtetit të Kosovës, duke nënvizuar se “suksesi i Kosovës është edhe sukses i NATO-s.”

Në përmbyllje, Kurti deklaroi se marrëdhënia ndërmjet Kosovës dhe NATO-s është një lidhje e pandashme që nga çlirimi e deri në synimin për anëtarësim të plotë, duke e përshkruar atë si një partneritet të natyrshëm për të ardhmen. /Telegrafi/

The post Në prag të Ditës së Çlirimit, Kosova nderon 26-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s appeared first on Telegrafi.

Superfrutat e freskëta të Qershorit, cilat janë dhe si t’i zgjidhni

By: Ardit
2 June 2025 at 22:53

Qershori është muaji i parë zyrtar i verës. Dhe zakonisht kur mendojmë për verën, mendja na shkon menjëherë tek ngjyrat, jo vetëm në garderobë, por edhe tek ngjyrat që servirim në pjatë. Më poshtë, do të gjeni cilat janë frutat që duhet të mbushin shportën tuaj në këtë muaj dhe disa këshilla nga AgroWeb.org për […]

The post Superfrutat e freskëta të Qershorit, cilat janë dhe si t’i zgjidhni appeared first on BoldNews.al.

Policia në Ferizaj me aktivitet për ditën e fëmijëve

1 June 2025 at 21:57

Policia Rajonale e Ferizajt në bashkëpunim me Komunën kanë realizuar një aktivitet festiv në sheshin “Adem Jashari” në Ferizaj, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Me këtë rast, Policia prezantoi para fëmijëve të gjitha njësitë policore dhe ekspozoi pajisjet me të cilat ata punojnë çdo ditë.

 

Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, ka thënë se aktivitetit iu bashkëngjitën edhe përfaqësues nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), KFOR-i, Brigada e Zjarrfikësve dhe Emergjenca e Ferizajt.

“Fëmijët patën mundësinë të bashkëbisedojnë nga afër me pjesëtarët e secilit institucion dhe të realizojnë fotografi si kujtim nga ky aktivitet.Qëllimi i këtij organizimi ishte rritja e besimit të fëmijëve dhe prindërve të tyre ndaj institucioneve të sigurisë, duke promovuar një qasje të hapur, edukative dhe miqësore ndaj komunitetit”, ka thënë Veseli./Telegrafi/

The post Policia në Ferizaj me aktivitet për ditën e fëmijëve appeared first on Telegrafi.

1 qershori, Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë, festë me fëmijë nga trevat shqiptare

TIRANË, 1 qershor /ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dhe Zonja e Parë e Republikës, Armanda Begaj, ftuan sot në një festë të madhe me fëmijë nga të gjitha trevat shqiptare – nga Prizreni e Drenasi, Ulqini e Tuzi, nga Tetova, si dhe fëmijë nga diaspora shqiptare në Gjermani, Itali, Greqi – për të festuar 1 qershorin, Ditën e Fëmijëve.

Festa madhështore, e dedikuar fëmijëve, “Kam në zemër shqiptarinë”, i qëndroi kësaj teme në koncertin artistik ku performuan fëmijë nga të gjitha trevat, në teatrin e kukullave, në performancat e cirkut dhe lojërat animuese.

Presidenti i Republikës falënderoi fëmijët e ardhur nga të gjitha trevat.

“Shumë faleminderit që jeni bërë pjesë e këtij aktiviteti kaq të rëndësishëm, që unë bashkë me Armandën e vlerësojmë jashtëzakonisht shumë! Të festojmë së bashku për fëmijët tanë! Gëzuar 1 Qershorin, festën e fëmijëve! Urojmë që secili fëmijë të ketë festë në jetën e tij, të ketë çdo të mirë në jetën e tij! U urojmë shumë suksese, sidomos fëmijëve që kanë ardhur nga jashtë Shqipërisë – shqiptarë që jetojnë në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, në Greqi, në Itali, në Gjermani dhe në Malin e Zi. Një përqafim për të gjithë!”, tha Begaj.

Zonja Begaj, në fjalën e saj, u shpreh se, “këtë vit, kjo lëndinë është e mbushur plot me gëzimin e fëmijëve të ardhur nga treva të ndryshme shqiptare. Fëmijë që, me krenarinë e të qenit shqiptar, na vijnë nga Kosova jonë e dashur, nga Prizreni dhe Drenasi. Fëmijë që na vijnë nga Tuzi dhe Ulqini në Malin e Zi. Fëmijë që na kanë ardhur nga Tetova, në Maqedoninë e Veriut. Mirë se keni ardhur! Faleminderit që keni ardhur!”

“Mes jush ka edhe fëmijë që janë shumë krenarë që janë shqiptarë – bashkëmoshatarët tuaj nga Gjermania dhe Greqia. Faleminderit që keni ardhur për të festuar në gjuhën e prindërve tuaj, në shqip! Të dashur fëmijë, ju që jeni gëzimi, dashuria dhe drita e jetës sonë – ju uroj ta doni sa më shumë gjuhën tuaj, shqipen tonë të bukur, ta mësoni e ta trashëgoni atë bashkë me kulturën dhe zakonet e të parëve tanë. Kështu do të jemi gjithnjë krenarë që jemi shqiptarë”, tha zonja Begaj.

Më pas, Zonja e Parë u tha fëmijëve të lëshonin tullumbacet, ashtu si ëndrrat e tyre, drejt qiellit:

“Tani, të dashur fëmijë, ju ftoj të mbyllni sytë tuaj dhe të mendoni për dëshirat dhe ëndrrat tuaja! Tani, dërgojini lart, lart në qiell, bashkë me tullumbacet që keni në duar.” Festa e sotme kishte rezervuar aktivitete të ndryshme, si: teatër kukullash, cirk, këngë, recitime dhe shfaqje kërcimi, lojëra animuese. Gjithashtu, fëmijët e diasporës shqiptare kishin përgatitur shfaqjen e tyre me temë: “Shqipërinë e kam në zemër.”

j.p/

The post 1 qershori, Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë, festë me fëmijë nga trevat shqiptare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Festa e 1 qershorit/ Presidenti Begaj takon fëmijë nga të gjitha trevat shqiptare

1 June 2025 at 15:40

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dhe Zonja e Parë e Republikës, Armanda Begaj, ftuan sot në një festë të madhe fëmijë nga të gjitha trevat shqiptare – nga Prizreni e Drenasi, Ulqini e Tuzi, nga Tetova, si dhe fëmijë nga diaspora shqiptare në Gjermani, Itali, Greqi – për të festuar 1 Qershorin, Ditën e Fëmijëve.
Festa madhështore, e dedikuar fëmijëve, “Kam në zemër shqiptarinë”, i qëndroi kësaj teme në koncertin artistik ku performuan fëmijë nga të gjitha trevat, në teatrin e kukullave, në performancat e cirkut dhe lojërat animuese.

Presidenti i Republikës falënderoi fëmijët e ardhur nga të gjitha trevat:

“Shumë faleminderit që jeni bërë pjesë e këtij aktiviteti kaq të rëndësishëm, që unë bashkë me Armandën e vlerësojmë jashtëzakonisht shumë!
Të festojmë së bashku për fëmijët tanë!
Gëzuar 1 Qershorin, festën e fëmijëve!
Urojmë që secili fëmijë të ketë festë në jetën e tij, të ketë çdo të mirë në jetën e tij!
U urojmë shumë suksese, sidomos fëmijëve që kanë ardhur nga jashtë Shqipërisë – shqiptarë që jetojnë në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, në Greqi, në Itali, në Gjermani dhe në Malin e Zi.
Një përqafim për të gjithë!”

Zonja Begaj, në fjalën e saj, u shpreh:

“Këtë vit, kjo lëndinë është e mbushur plot me gëzimin e fëmijëve të ardhur nga treva të ndryshme shqiptare.
Fëmijë që, me krenarinë e të qenit shqiptar, na vijnë nga Kosova jonë e dashur, nga Prizreni dhe Drenasi.
Fëmijë që na vijnë nga Tuzi dhe Ulqini në Malin e Zi.
Fëmijë që na kanë ardhur nga Tetova, në Maqedoninë e Veriut.
Mirë se keni ardhur!
Faleminderit që keni ardhur!

Mes jush ka edhe fëmijë që janë shumë krenarë që janë shqiptarë – bashkëmoshatarët tuaj nga Gjermania dhe Greqia.
Faleminderit që keni ardhur për të festuar në gjuhën e prindërve tuaj, në shqip!
Të dashur fëmijë, ju që jeni gëzimi, dashuria dhe drita e jetës sonë – ju uroj ta doni sa më shumë gjuhën tuaj, shqipen tonë të bukur, ta mësoni e ta trashëgoni atë bashkë me kulturën dhe zakonet e të parëve tanë.
Kështu do të jemi gjithnjë krenarë që jemi shqiptarë.”

Më pas, Zonja e Parë u tha fëmijëve të lëshonin tullumbacet, ashtu si ëndrrat e tyre, drejt qiellit:

“Tani, të dashur fëmijë, ju ftoj të mbyllni sytë tuaj dhe të mendoni për dëshirat dhe ëndrrat tuaja!

Tani, dërgojini lart, lart në qiell, bashkë me tullumbacet që keni në duar.”

Festa e sotme kishte rezervuar aktivitete të ndryshme, si: teatër kukullash, cirk, këngë, recitime dhe shfaqje kërcimi, lojëra animuese. Gjithashtu, fëmijët e diasporës shqiptare kishin përgatitur shfaqjen e tyre me temë: “Shqipërinë e kam në zemër.”

The post Festa e 1 qershorit/ Presidenti Begaj takon fëmijë nga të gjitha trevat shqiptare appeared first on Sot News | Lajme.

Dita e fëmijëve/ 1 Qershori, jo vetëm lodra e argëtim, por edhe kërkesa

By: Rovena
1 June 2025 at 14:02

Fëmijët festojnë 1 Qershorin.  Kjo është dita kur vetë fëmijët ngrenë zërin për të drejtat e tyre, por në ndryshim nga të rriturit, protesta e vogëlushëve bëhet me lojëra festive.

Në 1 qershorin e tyre, fëmijët luajnë dhe argëtohen me njëri tjetrin, ndërsa atmosferën e tyre e ndjekin nga afër me emocion prindërit.

Mes lojërave dhe kërcimeve, përcjellin urimet e sinqerta për njëri tjetrin.

Në ditën e festës së tyre, kërkesat për prindërit i kanë të qarta.

Kjo ditë kujton rëndësinë që institucionet dhe shoqëria në tërësi të punojë për të siguruar një të ardhme të sigurt për të vegjlit, duke garantuar të drejtën e tyre për jetë të lumtur, arsim cilësor, mbrojtjen nga dhuna dhe barazi e dashuri./abcnews.al

 

“Sot festojmë me Policinë” – 1 Qershori në Gjilan sjell siguri dhe edukim për fëmijët

1 June 2025 at 13:48

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare së Fëmijëve, Policia në Gjilan në kuadër të projektit “Sot festojmë me policinë”  ka organizuar një sërë aktivitetesh edukuese dhe ndërgjegjësuese.

Në kuadër të këtij projekti është bërë shpërndarja e materialeve sensibilizuese dhe informuese, vizita në ambientet dhe pajisjet policore me qëllim njohjen nga afër me punën e policisë.

Këto aktivitete kanë përfshirë edhe marshime të përbashkëta me fëmijët në rrugët e qytetit, edukim mbi sigurinë personale dhe rregulloat në trafikun rrugor.

“Përmes këtyre aktiviteteve, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ndërton marrëdhënie të qëndrueshme besimi me fëmijët dhe komunitetin në përgjithësi, duke kontribuar në edukimin për të drejtat themelore të fëmijëve, në çdo formë të cenimit të integritetit të tyre”, thuhet në komunikatën e policisë.

Ndyshe, këto aktivitete u realizuan edhe  në bashkëpunim tëngushtë me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport në Gjilan, Drejtorinë Komunale të Arsimit në Gjilan, për të siguruar një të ardhme më të sigurt dhe më të drejtë për ta. /Telegrafi/

The post “Sot festojmë me Policinë” – 1 Qershori në Gjilan sjell siguri dhe edukim për fëmijët appeared first on Telegrafi.

Rama uron 1 qershorin, Ditën e Fëmijëve

TIRANË, 1 qershor /ATSH/ Në mbarë botën festohet 1 Qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve.

Kryeministri Edi Rama uroi sot të gjithë fëmijët përmes një mesazhi në rrjetet sociale së bashku me foton me dy fëmijë.

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve u shpall më 1925-ën nga Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve, në Zvicër.

Kjo ditë synon t’u kujtojë të rriturve të mbrojnë fëmijët nga çdo lloj abuzimi dhe t’u krijojë atyre mundësitë për të ngritur të ardhme të paqtë.

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve kremtohet në fillim të qershorit, kryesisht në vendet e ish- bllokut komunist, ndërsa shumë vende të tjera të botës e kremtojnë në 20 nëntor, që përkon me Deklaratën e të Drejtave të Fëmijëve nga Asambleja e Kombeve të Bashkuara.

Në disa shtete nuk ka një ditë feste, por plot një javë festime, duke e quajtur Java e Fëmijëve. /j.p/

The post Rama uron 1 qershorin, Ditën e Fëmijëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sot 1 qershori, dita ndërkombëtare e fëmijëve

1 June 2025 at 09:53

1 Qershori shënon Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, një festë e dedikuar gëzimit, buzëqeshjeve dhe lumturisë së më të vegjëlve në mbarë botën. Kjo ditë nuk është vetëm një moment për të festuar fëmijërinë, por edhe një mundësi për të ndërgjegjësuar shoqërinë mbi të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna dhe abuzimi.

Origjina e kësaj dite lidhet me një ngjarje të rëndësishme historike. Më 1 qershor 1925, në Gjenevë u mbajt Konferenca Botërore për Mirëqenien e Fëmijëve. Po atë ditë, konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko organizoi një festë për jetimët kinezë në kuadër të festivalit tradicional të “Anijes së Dragoit”, duke i dhënë kësaj date një domethënie të dyfishtë dhe universale.

Në shumë vende, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën, kjo ditë festohet me aktivitete të ndryshme kulturore dhe edukative në shkolla, qendra komunitare dhe sheshe publike, duke vendosur fëmijët në qendër të vëmendjes. Organizatat, institucionet dhe familjet përpiqen të krijojnë një atmosferë festive dhe të japin mesazhe të forta për të drejtat e fëmijëve.

Ndërkohë, një pjesë e shteteve e kremtojnë Ditën Botërore të Fëmijëve më 20 nëntor, në përkujtim të miratimit të Deklaratës së të Drejtave të Fëmijëve nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 1959.

Pavarësisht datës së festimit, thelbi mbetet i njëjtë: kujdesi, dashuria dhe respekti ndaj çdo fëmije, si garanci për një të ardhme më të mirë dhe më të drejtë për të gjithë.

The post Sot 1 qershori, dita ndërkombëtare e fëmijëve appeared first on Sot News | Lajme.

1 Qershori/ Kryeministri Rama uron fëmijët

By: Rovena
1 June 2025 at 08:07

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të diele, me një urim shumë të veçantë për fëmijët.

1 Qershori është fesat e fëmijëve dhe kryeministri Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale, u uron gjithë fëmijëve gëzuar festën.

/abcnews.al

Ajo çfarë na mësoi fëmijëria jonë për prindërimin

By: berti
1 June 2025 at 07:26

Nga Albert Vataj Pavarësisht se janë shkruar libra të panumërt, janë krijuar vepra arti në të gjitha gjinitë dhe zhanret, janë endur histori e janë modeluar sjellje prindërore, gjithçka e thënë dhe e bërë rezulton e pamjaftueshme. Sepse nuk ka një formulë të përkryer për të rritur dhe edukuar një fëmijë, as për të qenë një prind ideal. Gjithsesi, mësuesi më i pagabueshëm është përvoja…

Source

Kuvendi hap dyert për fëmijët me rastin e 1 qershorit, Spiropali: Angazhim për të ardhme më të mirë

TIRANË, 30 maj/ATSH/ Kuvendi i Shqipërisë hapi sot dyert për fëmijët, në prag të 1 qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve. Në një atmosferë festive e edukative, salla e seancave plenare u kthye në një vend mikpritës ku fëmijët patën mundësinë të njihen nga afër me punën e Kuvendit dhe rolin e tij në jetën e qytetarëve.

Në qendër të aktivitetit ishte prezantimi i Kushtetutës për Fëmijë, një botim i ri nga Shërbimi i Edukimit Qytetar që sjell me gjuhë të thjeshtë e ilustrime të krijuara nga vetë fëmijët parimet dhe vlerat e Kushtetutës sonë. Ky botim, i menduar si një mjet didaktik për mësuesit dhe nxënësit, synon të afrojë të vegjlit me idetë themelore të drejtësisë, barazisë dhe dinjitetit njerëzor.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, përshëndeti fëmijët dhe mësuesit e pranishëm, duke theksuar rëndësinë e angazhimit për një të ardhme më të mirë për fëmijët. Ajo lexoi preambulën e Kushtetutës për Fëmijë dhe u dhuroi kopje të këtij botimi, duke i ftuar që ta përdorin si udhërrëfyes në rrugën e tyre drejt njohjes së të drejtave dhe përgjegjësive.

“Ne shqiptarët jemi krenarë për historinë tonë dhe kujdesemi për të ardhmen. Besojmë tek Zoti dhe tek vlerat që na bëjnë qytetarë më të mirë. Duam të jetojmë në paqe dhe të respektojmë dinjitetin e çdo personi”, tha Spiropali.

Kuvendi i Shqipërisë do të vazhdojë të mbështesë nisma që promovojnë të drejtat dhe mirëqenien e fëmijëve, duke kontribuar për një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe të drejtë për më të vegjlit. /j.p/

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali takim me nxënës dhe mësues në Kuvend me rastin e 1 qershorit
1 nga 8

The post Kuvendi hap dyert për fëmijët me rastin e 1 qershorit, Spiropali: Angazhim për të ardhme më të mirë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali viziton Shërbimin Pediatrik të Specialiteteve: Gjithçka që fëmijët tanë të rriten të lumtur

TIRANË, 30 maj /ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, në kuadër të 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, zhvilloi sot një vizitë të veçantë pranë Shërbimit të Pediatrisë në Tiranë, që ka përfunduar rikonstruksionin në Shkurt 2025 dhe ofron shërbim për pacientët e vegjël me kushte dinjitoze.

Spiropali mori pjesë në aktivitetin e organizuar për fëmijët si dhe takoi disa prej tyre dhe personelin mjekësor që kujdeset për ta.

Spiropali u shpreh se shëndeti dhe mirëqenia e fëmijëve duhet të jenë gjithmonë prioritet i institucioneve dhe shoqërisë, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes për familjet nga sistemi shëndetësor.

Drejtoresha e Përgjthshme e QSUT, Prof. Dr. Donjeta Bali, u shpreh se forca dhe energjia që japin fëmijët në kushte spitalore, sjellin dritë dhe optimizëm dhe na japin forcë të përballemi me sfidat e përditshme. Bali tregoi se për herë të parë në Shërbimin e Pediatrisë, ka mjedise ku fëmijët që kanë nevojë për qëndrim më të gjatë, të zhvillojnë mësim në klasat digjitale.

Shërbimi i Pediatrisë së Specialiteteve ka një kapacitet prej 140 shtretërish dhe 17 poltronë për pacientë që kanë nevojë për terapi ditore.

Në këtë aktivitet nën një atmosferë festive, u shpërndanë edhe dhurata për fëmijët në kuadër të 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, zhvilloi vizita edhe në disa nga dhomat ku ishin të shtruar fëmijë të cilët po marrin trajtim mjekësor.

Gjithashtu, Spiropali zhvilloi takime edhe me mjekët të cilët janë gjatë gjithë kohës në shërbim të fëmijëve.

Një ambient tepër i veçantë ishte Muzeu në këtë shërbim ku ishin të ekspozuar me foto të gjithë pediatrit dhe ish-pediatrit, historiku i pediatrisë.

Gjithashtu në këtë muze ishte edhe pema e të mbijetuarve, fëmijë të cilët ia kanë dalë të tejkalojnë sëmundje të rënda.

/a.f/

The post Spiropali viziton Shërbimin Pediatrik të Specialiteteve: Gjithçka që fëmijët tanë të rriten të lumtur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Festa e 1 qershorit nis që sot, aktivitete argëtuese për fëmijët në të gjithë vendin

TIRANË, 30 maj/ATSH/ Institucionet artistiko-kulturore në vend kanë organizuar një buqetë aktivitetesh të dedikuara festës së 1 qershorit, të cilat nisin që ditën e sotme.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit publikoi një listë të gjatë eventesh të cilat përfshijnë disa qytete të vendit dhe ftoi prindërit të marrin fëmijët dhe të festojnë së bashku këtë fundjavë me aktivitete të shumta, shfaqje teatrale nga teatri i kukullave, numrat e shpejtësisë së cirkut kombëtar, festivale, muzikë dhe plot aktivitete të tjera.

Festa e vocërrakëve nis që sot (30 maj), në qytetin e Vorës, ku do të shkojë Cirku Kombëtar. Po sot nis edhe edicioni i 63-të i Festivalit të Fëmijëve në Shkodër. Ndërsa Teatri i Kukullave ka përgatitur shfaqjen “Hirushja” e cila do të vihet në skenë prej datës 31 maj.

Ditën e festës, më 1 qershor, në Teatrin Kombëtar të Operas e Baletit, fëmijët dhe prindërit mund të ndjekin koncertin “Zërat e qershorit”, në ora 11:00.

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit do të argëtojë fëmijët e kryeqytetit në hapësirën e Parkut të Madh të Liqenit Artificial, ditën e 1 qershorit në orën 10:00. Njëkohësisht tek Arturbina do të shfaqet pjesa teatrale për fëmijë “Pylli i mistershëm”.

Festa do të vijojë edhe në datën 2 qershor, me aktivitete në Tiranë, Lezhë, Korçë, Vlorë. Një shfaqje krejt e veçantë do të jetë ajo e planetariumit në Kullën Veneciane të Durrësit, shfaqje e cila nis sot e përfundon më 8 qershor.

/a.f/

The post Festa e 1 qershorit nis që sot, aktivitete argëtuese për fëmijët në të gjithë vendin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pensione italiane nga 1 qershori/ Si bëhen llogaritë për shtetasit shqiptarë, flet ekspertja: Mosha dhe vitet e kontributeve dhe dy kushtet kryesore për të përfituar

By: V K
26 May 2025 at 13:34

Prej dekadash kanë ndërtuar jetë mes dy brigjeve, të Shqipërisë dhe Italisë, duke derdhur mund dhe kontribute në të dyja vendet. Tashmë, kjo histori sakrifice nuk mbetet në hije.

Marrëveshja për njohjen e pensioneve italo-shqiptare, hyn në fuqi vetëm pas pak ditësh dhe bashkë me të, edhe e drejta e shumë shqiptarëve për të përfituar nga çdo vit pune-kudo që të kenë qenë.

Në një intervistë për “Panorama”, përfaqësuesja e zyrës UIM Albania, e cila ofron në Shqipëri shërbimet e Patronatit Italian, Tresjana Elmazi, shpjegon në mënyrë të qartë dhe konkrete si funksionon kjo skemë e re, kush përfiton, çfarë dokumentesh duhen dhe mbi të gjitha, si bëhet llogaritja që bashkon kontributet në një të vetme.

Me një sistem të thjeshtuar, sportele të hapura dhe zero kosto, kjo është një mundësi për qytetarët shqiptarë, por edhe ata italiane sepse tashmë, edhe një vit punë në emigrim vlen për pension.

Për pak ditë hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e pensioneve italo-shqiptare, kush janë përfituesit potencialë?

Të shumtë janë ata që përfitojnë nga kjo marrëveshje, pasi numri i shqiptarëve që kanë punuar dhe jetuar mes dy vendeve është i lartë.

Janë pjesë e marrëveshjes të gjithë ata qytetarë që kanë derdhur kontribute si në Itali, ashtu edhe në Shqipëri, si edhe që kanë përmbushur dy kriteret kryesore, që janë mosha e daljes në pension dhe minimum i viteve kontributive.

Ndërsa sa u përket kategorive apo profesioneve në të cilat qytetarët kanë ushtruar aktivitetin e tyre si punëtorë, marrëveshja nuk përmban kufizime. Thënë ndryshe, çdo vit pune është i vlefshëm për efekt të përllogaritjes së pensionit.

A mund të na thoni më konkretisht, çfarë duhet të bëjnë ata që janë në prag pensioni apo kategoritë e tjera përfituese nga marrëveshja?

Çdokush i interesuar për të përfituar nga kjo marrëveshje mund të krijojë paraprakisht një panoramë të situatës së vet, për të kuptuar nëse i plotëson kushtet që kërkohen për zbatimin e saj.

Për këtë nuk është nevoja të pritet data 1 korrik, pranë zyrës sonë të UIM Albania kanë nisur tashmë të paraqiten qytetarë të ndryshëm që duan të dinë me saktësi sa vite kontribute u njihen aktualisht nga shteti shqiptar dhe sa nga shteti italian.

Ky është një shërbim që UIM Albania e kryen falë bashkëpunimit dhe aksesit që ka në sistemin italian INPS, si dhe bashkëpunimit me ISSHnë në Shqipëri.

Në momentin që krijohet panorama e plotë e kontributeve për qytetarin e interesuar dhe evidentohet plotësimi i kushteve, atëherë jemi gati të paraqesim kërkesën e tij për të përfituar pensionin.

Për t’i ndihmuar pensionistët, kemi hapur sportele edhe në Durrës, Vlorë dhe Shkodër, përveç zyrës së Tiranës. Vlen për t’u theksuar se këtë shërbim e ofrojmë pa kosto për qytetarin pasi organizata jonë financohet nga Ministria e Punës italiane pikërisht për dhënien e një shërbimi publik si ky që ofrojmë.

Për të gjithë të interesuarit, a mund të dimë si bëhet procedura për të përfituar pension në të dyja vendet?

Në rast aplikimi për pension italo-shqiptar nuk nevojiten dy procedura njëkohësisht, aplikohet për shembull në portalin e INPS (Sigurimet Shoqërore italiane), duke bashkëlidhur dokumentet e viteve të punës në Shqipëri.

Ne, të UIM Albania kemi akses direkt në portalin INPS dhe ofrojmë në Shqipëri të njëjtat shërbime që merren edhe në Itali nga “patronato”- t (ente të krijuara falë një ligji të posaçëm italian).

Natyrisht i ndihmojmë edhe me nxjerrjen e viteve të punës në Shqipëri. Më pas do të jenë dy institucionet që do të komunikojnë me njëra-tjetrën, për të verifikuar dhe vërtetuar saktësinë e dokumentacionit të paraqitur nga kërkuesi i pensionit dhe në momentin e aprovimit, secila palë do të lëvrojë pagesën përkatësisht te qytetari.

Çfarë kushtesh duhet të përmbushin ata për të përfituar pension? Si ndikojnë vitet e punës te vlera totale?

Dy kushtet kryesore janë mosha dhe vitet e kontributeve dhe këto variojnë mes dy shteteve. Sa i përket moshës së pensionit, në Itali ajo është 67-vjeç, si për burrat dhe për gratë.

Ndërsa në Shqipëri, është 65-vjeç për burrat dhe 61-vjeç e 10 muaj për gratë (për vitin 2025). Pra, në rastin e një qytetari mashkull të moshës 66-vjeç, ai plotëson vetëm kushtin e moshës për pension shqiptar dhe mund të aplikojë për të, ndërsa duhet të presë kur të arrijë moshën 67-vjeç që të aplikojë për pjesën e pensionit italian.

Kriteri i dytë janë vitet e kontributeve. Pragu minimal për pension shqiptar është 15 vjet, ndërsa për pension Italian është 20 vjet kontribute, por vlera e shtuar e marrëveshjes është që vitet e dy shteteve konsiderohen të bashkuara në mënyrë figurative për t’i ndihmuar qytetarët në arritjen e pragut minimal si në Shqipëri edhe në Itali.

Një rast i veçantë është ai i “pensionit të parakohshëm italian” (pensione anticipata), që arrihet me 42 vite kontribute pavarësisht moshës.

Falë marrëveshjes, vitet shqiptare u shtohen italianeve duke kompletuar kështu 42 vitet e nevojshme, gjë që do ndikojë për mirë te shumë bashkatdhetarë.

Siç e shikoni, nuk është aq e thjeshtë, ndaj u sugjerojmë qytetarëve të paraqiten pranë zyrave tona për të kuptuar sa më parë situatën e tyre.

Llogaritja e moshës për pension a bëhet njëjtë si për rezidentët në Shqipëri, edhe për ata që banojnë në Itali?

Po, në këtë aspekt nuk ka asnjë ndryshim, për sa kohë plotësohet kushti i shpjeguar më sipër, rezidenca nuk është ndër kushtet.

Dikush mund të jetë rezident në Itali dhe nëse ka mbushur moshën e pensionit në Shqipëri, por ende jo atë në Itali, mund të bëjë aplikimin për pensionin shqiptar (nëse edhe kushtet e tjera janë të plotësuara).

Ne si zyrë po ndjekim në fakt edhe mjaft shtetas shqiptarë të Italisë, që na kontaktojnë kryesisht nëpërmjet rrjeteve sociale.

Çfarë duhet të bëjë një person që ka punuar në të dyja vendet për të kalkuluar shumën që i takon? A mund të jepni një shembull…

Pak më sipër morëm shembullin e moshës. Le të shikojmë rastin tjetër, të kontributeve. Mund të marrim si shembull dikë që ka 16 vite punë në Shqipëri dhe 10 në Itali.

Para hyrjes në fuqi të marrëveshjes, qytetari do të mund të gëzonte vetëm pensionin shqiptar duke pasur minimumin e viteve të punës, por jo atë italian, që kërkon minimalisht 20 vjet kontribute.

Falë marrëveshjes, që mundëson bashkimin e kontributeve (në mënyrë figurative) mes dy shteteve, qytetari në fjalë do të përfitojë edhe nga shteti italian pjesën e kontributit për 10 vitet e punës në Itali kur të ketë mbushur 67-vjeç.

Tjetër shembull mund të jetë rasti i dikujt që ka 22 vite punë në Itali dhe 7 në Shqipëri. Pa marrëveshjen do të merrte vetëm pensionin italian, por jo atë shqiptar ndërsa falë marrëveshjes, tashmë të gjitha vitet e punës mblidhen dhe mundi nuk shkon dëm.

Duke qenë se kanë mbetur vetëm pak ditë nga implementimi i marrëveshjes, çfarë duhet të bëjnë tani ata që duan të përfitojnë?

Gjëja më e mirë që çdokush mund të bëjë është të krijojë një ide të qartë të viteve kontributive që ka në të dyja shtetet.

Kjo vlen edhe për pensionet e plota. Gjithçka nis me krijimin e një panorame sa më të qartë të secilit qytetar, që më pas i ndihmon të mos humbin kohë kur të dorëzohet aplikimi për pension.

Në këtë drejtim, UIM Albania i ndihmon përmes kërkesave përkatëse pranë INPS dhe ISSH me qëllim që asnjë vit pune të mos shkojë dëm.

Nëse një qytetar aplikon tani për pension, sa kohë do i duhet deri sa ta përfitojë atë?

Pikërisht për të reduktuar sa më shumë kohën e pritjes ne sugjerojmë parapërgatitjen e aplikantit siç shpjeguam më sipër.

Në rastin e autoriteteve shqiptare, procedura zgjat rreth 45 ditë punë, ndërsa nga pala italiane mund të shkojë deri në 3 muaj në menaxhimin e një kërkese për pension lidhur me kontributet në sektorin privat.

Gjithsesi kemi mjaft raste kur pritja nuk është kaq e gjatë dhe përgjigjet dalin shpejt. Në lidhje me kostot, qytetarët që i drejtohen UIM Albania nuk duhet të paguajnë për kërkesat për pension, duke qenë zyra jonë pjesë e patronatit italian ITAL UIL dhe një pjesë e këtyre shërbimeve financohen nga institucionet italiane./BESARTA BASHA

The post Pensione italiane nga 1 qershori/ Si bëhen llogaritë për shtetasit shqiptarë, flet ekspertja: Mosha dhe vitet e kontributeve dhe dy kushtet kryesore për të përfituar appeared first on Albeu.com.

‘Paqja përmes syve të fëmijëve’, ekspozita e fëmijëve për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve

By: Kult Plus
23 May 2025 at 15:32

Me temën “Paqja përmes syve të fëmijëve”, sot është hapur ekspozita e punimeve artistike të fëmijëve nga shkollat fillore të Kosovës, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve që shënohet më 1 Qershor.

Në bashkëpunim me organizatën ndërkombëtare Colors for Peace, në këtë aktivitet mbi 1000 piktura të realizuara nga fëmijët të moshës 6-14 vjeç, do të ekspozohen në hapësirat publike në Prishtinë gjatë periudhës 23 Maj – 12 qershor 2025, përkatësisht në Sheshin Zahir Pajaziti dhe Sheshin Xhorxh Bush në Prishtinë.

Kjo ekspozitë e organizuar nga Luljeta Muçaj – Ambasadore e Kosovës për Colors for Peace, është një thirrje për paqe dhe kreativitet, e cila përçon mesazhet e fëmijëve për një botë më të mirë përmes artit të tyre.

❌
❌