NJU JORK, 2 gusht /ATSH/ – Më të mirat e videove me mace në internet do të shfaqen në ekranin e madh këtë fundjavë, sipac abcnews.go.com.
”Cat Video Fest” është një përzgjedhje 73-minutëshe me vlerësim maksimal të të gjitha gjërave që kanë të bëjnë me macet – qesharake, të përkëdhelura, sentimentale dhe komike.
Ky ”film” do të shfaqet në më shumë se 500 kinema në SHBA dhe Kanada.
Një pjesë e të ardhurave nga biletat shkojnë në dobi të organizatave bamirëse, strehimoreve dhe organizatave të mirëqenies së kafshëve të fokusuara te macet.
Që nga viti 2019, janë mbledhur mbi një milion dollarë.
Videot janë kuruar nga Will Braden, krijuesi i filmave të shkurtër komikë ekzistencialë, Henri, le Chat Noir, me bazë në Seattle.
”Dua të tregoj se sa e gjerë mund të jetë ideja e një videoje me mace, kështu që ka gjëra të animuara, video muzikore dhe dokumentarë të vegjël”, tha Braden.
”Nuk është thjesht ajo që unë e quaj ‘vVideot më qesharake të maceve shtëpiake në Amerikë’. Nuk janë të gjitha macet që bien në vaskë. Kjo do të ishte shumë e mërzitshme”, shtoi ai.
Tani në vitin e tij të tetë, ”Cat Video Fest” është më i madh se kurrë, me një prani globale që është zgjeruar tashmë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Danimarkë, dhe, për herë të parë, në Francë, Spanjë, Japoni dhe Brazil.
Fillimisht ishte një proces paksa i vështirë për të bindur kinematë e pavarura të programonin ”Cat Video Fest”.
Por, Braden dhe distributori ”Oscilloscope Laboratories” kanë zbuluar se një vit është i mjaftueshëm për ta kaluar atë pengesë.
Partnerët aktualë teatralë përfshijnë ”Alamo Drafthouse”, ”IFC Center”, ”Nitehawk”, ”Vidiots”, ”Laemmle” dhe ”Music Box”.
Shfaqjet tërheqin audiencë të larmishme, nga fëmijët te gjyshërit dhe të gjithë ata që janë midis tyre.
“Është një nga gjërat e vetme, ndoshta përveç një filmi Pixar ose koncertit të Taylor Swift, që u pëlqen të gjithëve”, tha Braden.
“Nuk do të na mbarojnë videot me mace dhe nuk do të na mbarojnë njerëzit që duan t’i shohin”, theksoi ai./ a.jor.
The post SOFT NEWS – Macet ”aktore” në një ”shfaqje” kinematografike 73-minutëshe appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.