Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 12 August 2025Main stream

Vera kap kulmin – Termometri shënon 43.6°C

By: gaze tare
12 August 2025 at 17:34

Kjo verë ka shënuar një tjetër rekord të nxehti në vend, me termometrin që ka kapur vlerën ekstreme prej 43.6°C, sipas të dhënave zyrtare të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak. Ky është deri më tani temperaturatura më e lartë e regjistruar këtë sezon.

Edhe kryeqyteti nuk ka qenë përjashtim nga vala përvëluese. Në Tiranë, termometri ka shënuar deri në 43°C, duke krijuar kushte të vështira për qytetarët, veçanërisht gjatë orëve të mesditës.

Sipas parashikimeve, pritet që ditët në vijim të sjellin një rënie graduale të temperaturave, duke sjellë një lehtësim të ndjeshëm nga i nxehti i tejskajshëm që ka mbërthyer vendin. Autoritetet vijojnë t’u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve më të nxehta dhe të hidratojnë vazhdimisht.

The post Vera kap kulmin – Termometri shënon 43.6°C appeared first on iconstyle.al.

METEO – Franca në gatishmëri të lartë, ndërsa temperaturat arrijnë mbi 40 gradë Celsius

12 August 2025 at 12:32

PARIS, 12 gusht  /ATSH-DPA/ – Vala e të nxehtit me temperatura mbi 40 gradë Celsius ka vënë Francën në gjendje të lartë gatishmërie.

Shërbimi kombëtar i motit, “Meteo France”, u ka bërë thirrje sot  banorëve në pjesën më të madhe të vendit që të tregojnë kujdes të jashtëzakonshëm.

Katërmbëdhjetë departamente administrative janë vendosur në nivelin më të lartë të alarmit për të menaxhuar këtë valë të nxehti

Ministrja e Shëndetësisë, Catherine Vautrin, tha se spitalet janë vënë në gatishmëri për të pranuar pacientë të mundshëm për shkak të temperaturave ekstreme, ndërkohë që kushtet atmosferike kanë shkaktuar rritje të niveleve të ozonit dhe përkeqësim të cilësisë së ajrit në qytete.

Për të ndihmuar qytetarët të freskohen, qyteti i Lion ka mbajtur një park hapur gjatë gjithë natës, duke u lejuar njerëzve të flenë jashtë, ndërsa disa muzeume me ajër të kondicionuar kanë hapur dyert falas për publikun.

Hapësirat publike, përfshirë metronë e Parisit, po shfaqin njoftime që i inkurajojnë njerëzit të pijnë mjaftueshëm lëngje dhe të mbrohen nga dielli.

Ndërkohë, rreziku i zjarreve mbetet jashtëzakonisht i lartë për shkak të temperaturave dhe thatësirës.

Gjatë fundjavës së kaluar, zjarrfikësit arritën të vendosin nën kontroll zjarrin më të madh ndër dekada, i cili përfshiu  jugun e vendit. /Ad.Ab./

The post METEO – Franca në gatishmëri të lartë, ndërsa temperaturat arrijnë mbi 40 gradë Celsius appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

E rëndë në Itali: 4-vjeçari humb jetën pas goditjes në tru nga i nxehti

By: gaze tare
11 August 2025 at 18:49

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku një djalë 4-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e goditjes së rëndë nga nxehtësia.

Fëmija, me origjinë nga Rumania, ishte duke kaluar pushimet verore në Olmedo, Sardenja, së bashku me familjen e tij.

Mëngjesin e kësaj të hëne, ai u transportua në Spitalin Gemelli në Romë në gjendje kritike, pasi ishte gjetur i pavetëdijshëm brenda makinës familjare të parkuar në diell.

Sipas informacioneve paraprake, djali kishte dalë nga shtëpia në një moment pakujdesie të prindërve dhe ishte futur në automjetin e nxehtë, ku për shkak të temperaturave ekstreme pësuan dëmtime të rënda cerebrale.

Fillimisht, ai u dërgua me urgjencë në Spitalin Santissima Annunziata në Sassari, ku iu diagnostikuan dëmtime serioze në tru për shkak të goditjes nga nxehtësia.

Përkeqësimi i gjendjes bëri të nevojshëm transferimin e tij në Romë, por pavarësisht përpjekjeve intensive të mjekëve në reanimacionin pediatrik të Gemellit, djali nuk mundi të mbijetonte.

Burime mjekësore konfirmojnë se vdekja shkaktoi dëmtime të pakthyeshme cerebrale nga ekspozimi i zgjatur ndaj nxehtësisë brenda automjetit.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për këtë rast, i cili tashmë ndodhet në Prokurorinë Publike të Romës për ndjekje ligjore.REFORMA

The post E rëndë në Itali: 4-vjeçari humb jetën pas goditjes në tru nga i nxehti appeared first on iconstyle.al.

Zjarret shkatërruese në Francë, Itali dhe Spanjë/ Si po ndikon vala e nxehtësisë ekstreme në Europën Jugore

By: gaze tare
11 August 2025 at 16:21

Evropa Jugore po përjeton ditë të zjarrta me temperatura deri në 42°C, ndërsa shkencëtarët paralajmërojnë për një “koktej molotov” klimatik që po ushqen zjarret shkatërruese në Mesdhe.

Në Francë, më shumë se gjysma e vendit është nën paralajmërim për valë të nxehti, me 12 rajone në alarm të kuq. Ndërkohë, në Spanjë, agjencia Aemet ka shpallur “rrezik ekstrem” në Zaragoza dhe rajonin Bask, ndërsa pjesa tjetër e vendit ndodhet nën alarme të verdha e portokalli.

Flakët kanë përfshirë zona të mëdha në Francë, Itali dhe Spanjë, duke detyruar evakuimin e mbi 1,000 banorëve vetëm në León dhe Zamora. Në Itali, temperaturat pritet të arrijnë 40°C, ndërsa zjarret në malin Vezuv kanë mbyllur rrugët turistike.

Ekspertët thonë se kombinimi i një pranvere të lagësht, nxehtësisë ekstreme, erërave të forta dhe mungesës së reshjeve ka krijuar kushtet ideale për shpërthimin e zjarreve masive.

Shkencëtarët paralajmërojnë se ngrohja globale, që ka çuar në rritjen e temperaturave në Evropë gati dyfish më shpejt se mesatarja botërore, po e bën kontinentin gjithnjë e më të prekshëm nga fenomene ekstreme klimatike.

The post Zjarret shkatërruese në Francë, Itali dhe Spanjë/ Si po ndikon vala e nxehtësisë ekstreme në Europën Jugore appeared first on iconstyle.al.

Trafik i rënduar në Muriqan, udhëtarët presin në temperatura mbi 40 gradë

By: Elva
8 August 2025 at 11:49

Një fluks i madh automjetesh ka shkaktuar trafik të rënduar në pikën kufitare të Muriqanit, ku udhëtarët janë detyruar të presin orë të tëra në temperatura që arrijnë mbi 40 gradë Celsius. Për një distancë prej vetëm një kilometri, pritjet kanë zgjatur më shumë se dy orë. Shumë prej udhëtarëve vijnë nga Italia pas një […]

The post Trafik i rënduar në Muriqan, udhëtarët presin në temperatura mbi 40 gradë appeared first on BoldNews.al.

Parashikimi i motit 8 Gusht 2025, kthjellime dhe temperatura të larta

By: V K
8 August 2025 at 07:22

Këtë të premte vendi ynë, do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët, ndërsa vranësirat të pakta kalimtare në jug në orët e mesditës.

Temperatura maksimale do të shënojë vlerën 39 gradë Celcius në qarkun e Beratit.

Era me drejtim Veriperëndim-Verilindje me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 7-15 m/s.

Deti – Valëzimi 1-3 ballë.

The post Parashikimi i motit 8 Gusht 2025, kthjellime dhe temperatura të larta appeared first on Albeu.com.

Kthehet zjarri afrikan! Shqipëria përvëlohet nga një tjetër valë të nxehti ekstrem

By: gaze tare
6 August 2025 at 19:19

Përgatituni për temperatura përvëluese! Një tjetër valë e të nxehtit afrikan pritet të godasë Shqipërinë duke nisur nga fundjava, duke e çuar termometrin deri në 40°C në hije.

Sipas sinoptikanit Hakil Osmani, kulmi i të nxehtit pritet në fundjavë, veçanërisht në Elbasan dhe Berat, ku temperaturat do të arrijnë nivelet maksimale. Por nuk shpëtojnë as Tirana, Shkodra dhe Gjirokastra, ku pritet të regjistrohen deri në 39°C. Në zonat e ultësirës, termometri do të qëndrojë mes 36 dhe 38 gradë.

Kjo valë pritet të zgjasë për të paktën një javë, deri në mesin e javës së ardhshme dhe prapë nuk ka shenja lehtësimi. Në disa zona të izoluara, vlerat ekstreme mund të mbeten deri në 40°C edhe më tej.

Meteorologët paralajmërojnë se ky gusht po devijon ndjeshëm nga mesatarja, me temperatura rreth 6 gradë më të larta se norma sezonale, duke sjellë ditë të gjata e të thata që sfidojnë çdo durim.
Kujdes! Hidratimi, qëndrimi në hije dhe shmangia e ekspozimit në diell gjatë orëve të pikut janë thelbësore.

The post Kthehet zjarri afrikan! Shqipëria përvëlohet nga një tjetër valë të nxehti ekstrem appeared first on iconstyle.al.

Vendet skandinave goditen nga një valë e madhe të nxehti, periudha më e gjatë që nga 1961

By: gaze tare
2 August 2025 at 16:49

Vendet skandinave po përjetojnë një periudhë të paprecedent të nxehtësisë, me temperatura që kalojnë 30°C, madje edhe në Rrethin Arktik. Kjo është vala më e gjatë e të nxehtit që nga viti 1961, sipas të dhënave zyrtare meteorologjike.

Në Finlandë, temperatura ka qëndruar mbi 30°C për tri javë rresht, ndërsa në Norvegji, vala e të nxehtit ka zgjatur 13 ditë. Zonat më veriore të këtyre vendeve gjithashtu kanë përjetuar këto temperatura ekstreme.

Klimatologja Mika Radanen nga Instituti Meteorologjik Finlandez theksoi se vala e të nxehtit është ende në kulmin e saj dhe mund të thellohen rekordet për gushtin. Suedia gjithashtu po përballet me kushte të ngjashme, ndërsa në Haparanda temperaturat kanë mbetur mbi 25°C për 14 ditë.

Një sistem i fuqishëm presioni të lartë ka ndikuar në këtë fenomen, duke shtyrë temperaturat deri në 10°C mbi mesataren. Ndërkohë, pjesë të tjera të Evropës Veriore janë goditur nga stuhitë dhe zjarret.

The post Vendet skandinave goditen nga një valë e madhe të nxehti, periudha më e gjatë që nga 1961 appeared first on iconstyle.al.

Kur është ora perfekte për plazh? Mjekët zbulojnë çfarë duhet të shmangim në këto ditë të nxehta

By: gaze tare
31 July 2025 at 16:41

Temperaturat përvëluese të kësaj vere e kanë bërë plazhin një “strehe” të domosdoshme, por jo çdo orë është e sigurt për t’u ekspozuar në diell. Sipas dermatologëve dhe specialistëve të shëndetit publik, rrezet UV janë më të rrezikshme nga ora 11:00 deri në 16:00, kohë kur lëkura është më e ekspozuar ndaj dëmtimeve dhe rritet ndjeshëm rreziku për djegie dhe probleme afatgjata.

Ora ideale për të shkuar në plazh?
Ekspertët sugjerojnë që koha më e sigurt për t’u relaksuar në rërë është para orës 10 të mëngjesit ose pas orës 17:00. Në këto orare, intensiteti i rrezeve është më i ulët dhe trupi e përfiton më mirë vitaminën D pa pasur efekte të dëmshme.

Mos harroni: përdorimi i kremit mbrojtës me SPF të lartë, kapela dhe hidratimi i vazhdueshëm janë të domosdoshëm edhe në oraret “të sigurta”.

The post Kur është ora perfekte për plazh? Mjekët zbulojnë çfarë duhet të shmangim në këto ditë të nxehta appeared first on iconstyle.al.

E premte e nxehtë në Kosovë, Klina regjistron temperaturë rekord 42,5 gradë Celsius

PRISHTINË, 25 korrik /ATSH/ Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njoftoi se të premten në Kosovë janë regjistruar temperatura të larta. Në Klinë është regjistruar temperatura rekord prej 42,5 gradë Celcius. Kjo temperaturë, sipas Institutit, u regjistrua në orën 15:00.

“Sipas matjeve nga Rrjeti Shtetëror i Stacioneve Meteorologjike, sot në Kosovë janë shënuar vlera tejet të larta të temperaturave”, tha IHK-ja.

Sipas një harte të publikuar nga ky Institut, bazuar në temperaturat e regjistruara në orën 14:00 të 25 korrikut, edhe qytete kanë regjistruar temperatura të larta mbi 40 gradë Celsius: Hani i Elezit (41,1) Gjakova (40,7), Suhareka (40,4), Prizreni (40,3) dhe Rahoveci (40,2).

Temperatura më e ulët është regjistruar në Brod, përkatësisht 31,9 gradë Celsius, ndërkaq Prishtina është përballur me temperaturë prej 38,4 gradë.

Sikurse edhe pjesë të tjera të rajonit, edhe Kosova ditëve të fundit është përballur me temperatura të larta.

Të shtunën, sipas aplikacioneve të parashikimit të motit, temperaturat pritet të jenë më të larta sesa sot. Temperaturat pritet të bien nga fillimi i javës së ardhshme.

Temperatura më e ulët është regjistruar në Brod, përkatësisht 31,9 gradë Celsius, ndërkaq Prishtina është përballur me temperaturë prej 38,4 gradë.

Sikurse edhe pjesë të tjera të rajonit, edhe Kosova ditëve të fundit është përballur me temperatura të larta.

Të shtunën, sipas aplikacioneve të parashikimit të motit, temperaturat pritet të jenë më të larta sesa sot. Temperaturat pritet të bien nga fillimi i javës së ardhshme. /REL/

The post E premte e nxehtë në Kosovë, Klina regjistron temperaturë rekord 42,5 gradë Celsius appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

I nxehti, 6 viktima në Itali/ Mjekët: Shkaku i vdekjeve temperaturat e larta

23 July 2025 at 14:36

ITALI- Gjashtë persona kanë humbur jetën në Itali që nga e premtja e kaluar si pasojë e valës së të nxehtit që ka goditur jugun e vendit.

Në katër ditët e fundit, një turist 19-vjeçar austriak, dy burra, të moshës 71 dhe 66 vjeç, dhe një grua 60-vjeçare italiane, të cilët po kalonin pushimet në jug të Italisë, vdiqën nga arresti kardiak.

Mjekët besojnë se shkaku kryesor i vdekjes – në të gjitha rastet – janë temperaturat e larta, të cilat tejkaluan 43 gradë Celsius.

Të martën një burrë 60-vjeçar dhe një burrë 81-vjeçar vdiqën nga arresti kardiak ndërsa ndodheshin në plazh.

Sipas parashikimeve, vala e të nxehtit pritet të fillojë të ulet nga mbrëmja e së enjtes, por në disa zona të Italisë jugore, temperaturat mund të mbeten më të larta se mesatarja për sezonin.

Italia është goditur nga disa valë të nxehti në fillim të kësaj vere dhe shërbimet meteorologjike të vendit thonë se ngjarjet e fundit klimatike janë shenjë e qartë se javët në vijim do të jenë me temperatura ekstreme, teksa një pjesë e vendit nga ana tjetër mund të përballet me stuhi të forta.

Si të përballoni vapën në shtëpi pa kondicioner?

By: gaze tare
21 July 2025 at 23:41

Kur termometri kalon 30°C dhe ajri bëhet i padurueshëm, ka disa mënyra të thjeshta për të freskuar shtëpinë edhe pa kondicioner.

Mbani dritaret mbyllur gjatë ditës. Hapini vetëm në mëngjes herët ose pas perëndimit për të qarkulluar ajrin e freskët.

Përdorni ventilatorë me truke. Vendosni përpara tyre një tas me akull për efektin “klime shtëpiake”. Nëse keni ventilator tavani, sigurohuni të rrotullohet në drejtim të kundërt me akrepat e orës.

Shmangni gatimin gjatë ditës. Përdorni aspiratorin dhe ventilatorët në banjo për të larguar nxehtësinë dhe lagështinë.

Luftoni lagështinë. Një dehumidifikues ose thjesht mbajtja e ambienteve të thata do e bëjë ndjeshëm më të freskët.

Freskoni edhe trupin. Pini shumë ujë, bëni dush të shpejtë dhe qëndroni për pak kohë në ambiente të freskuara si qendra tregtare apo biblioteka.

The post Si të përballoni vapën në shtëpi pa kondicioner? appeared first on iconstyle.al.

I nxehti afrikan, Kosova përballet me temperatura të larta javën e ardhshme

PRISHTINË, 20 korrik /ATSH/ Një javë e nxehtë parashikohet të përfshijë Kosovën ditët në vijim.

Kjo situatë vjen si pasojë e masave të nxehta të ajrit të ardhura nga pjesa e Afrikës Veriore.

Këto masa ajrore, të cilat karakterizohen nga temperatura shumë të larta dhe përmbajtje të ulët të lagështisë, janë rezultat i qarkullimeve atmosferike që favorizojnë zhvendosjen e ajrit tropikal drejt veriut.

Ky fenomen meteorologjik shfaqet shpesh gjatë muajve të verës dhe zakonisht shoqërohet me rritje ekstreme të temperaturave, ulje të ndjeshme të reshjeve, si dhe rrezik të shtuar për thatësirë dhe zjarre në zona pyjore dhe fusha bujqësore. Temperaturat mund të tejkalojnë lehtësisht vlerat mesatare sezonale, duke shkaktuar valë të nxehti që ndikojnë negativisht në shëndetin publik.

Sipas IMHK indeksi UV  (ultraviolet) do të jetë i lartë, prandaj këshillohet që nga ora 9-17 të kufizohet ekspozimi në rrezet të diellit, sidomos personat në moshë, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike.

/KosovaPress/

The post I nxehti afrikan, Kosova përballet me temperatura të larta javën e ardhshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për sot

By: Elva
17 July 2025 at 08:00

Vendi ynë edhe sot do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të përqendruara në veri të vendit dhe përgjatë relieveve malore. Në orët e mesditës dhe deri në orët e vona të mbrëmjes në zonën e veriut dhe përgjatë relieveve malore të vendit […]

The post Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për sot appeared first on BoldNews.al.

Temperaturat e larta mbërthejnë vendin/ Flet meteorologia: Ferr deri në fund të muajit, ja çfarë na pret pas datës 21 korrik

By: V K
15 July 2025 at 09:55

Në një intervistë televizive, meteorologia Rezarta Xhakollari, u shpreh se muaji korrik do të jetë i nxehtë, me temperatura tipike për stinën e verës.

Xhakollari u shpreh se në mes të korrikut, temperaturat do të shkojnë deri në 41 gradë.

“Dita e djeshme është regjistruar 37 gradë në disa qytete. Edhe nesër, do të kemi rritje 1-2 gradë, por ende nuk kemi atë 40 gradshin e famshëm. Javës tjetër do të kemi temperatura 40 gradë.

Pas datës 21 do të kemi temperatura të larta. Nga e mërkura deri të shtunën, do të kemi temepratura 40-41 gradë celcius. Parashikohet në fund të korrikut të ketë reshje. Nga sot, na pret një korrik dinamik, por nuk kemi korrik klasik të thatë”, tha meterologia për Abc News.

The post Temperaturat e larta mbërthejnë vendin/ Flet meteorologia: Ferr deri në fund të muajit, ja çfarë na pret pas datës 21 korrik appeared first on Albeu.com.

Metaj: Rreth 300 vatra zjarresh në 5 ditët e fundit në Kosovë, 3 ende aktive

PRISHTINË, 9 korrik/ATSH/ Rreth 300 raste zjarresh janë regjistruar në Kosovë vetëm gjatë pesë ditëve të fundit, si pasojë e temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin.

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME), Genc Metaj, tha se gjatë kësaj periudhe ekipet kanë ndërhyrë në 295 raste zjarresh nëpër komuna të ndryshme të Kosovës.

Në konferencën e thirrur për media, Metaj deklaroi se dita më e rënduar ka qenë 7 korriku, kur janë shënuar gjithsej 66 raste të zjarreve, prej të cilave 57 kanë ndodhur pasdite.

Metaj shtoi se situata është menaxhuar me sukses deri më tani, por rreziku mbetet i lartë për shkak të kushteve të motit.

Sipas tij, dyshohet që zjarrëvëniet mund të jenë të qëllimshme dhe shumica prej tyre janë në toka bujqësore dhe që shpërndahen edhe në zona malore.Metaj tha se numri i zjarrfikësve është i kënaqshëm, por duhet të jetë edhe më i madh.

Drejtori i AME-së, Genc Metaj tregoi se aktualisht janë 3 vatra aktive, një në Pejë dhe dy në Skënderaj.

AME apelon për kujdes të shtuar nga qytetarët dhe bashkëpunim në parandalimin e zjarreve, duke shmangur ndezjen e zjarreve në hapësira të hapura dhe duke raportuar çdo rast të dyshimtë.

Metaj u shprehu ngushëllime familjarëve, të afërmve dhe miqve për vdekjen e shefit të Operativës në Brigadën e Zjarrfikësve të Gjakovës, Kaqun Lima.

/kosovapress/

The post Metaj: Rreth 300 vatra zjarresh në 5 ditët e fundit në Kosovë, 3 ende aktive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vapa ‘armik’ i shëndetit të zemrës/ Temperaturat e larta po rrisin rrezikun, ja si të mbroheni

6 July 2025 at 22:18

Luhatjet e motit duket se kanë përfunduar duke i lënë vendin temperaturave përvëluese. Këto temperatura janë më të papërballueshme sidomos për fëmijët dhe moshat e thyera.

Por vapa e madhe është tepër e rrezikshme sidomos për njerëzit që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare.

Si ndikon vapa tek organizmi

Temperatura e trupit nuk duhet të jetë as shumë e nxehtë dhe as shumë e ftohtë. Sipas të dhënave, nëse temperatura rritet ndjeshëm, proteinat që e mbrojnë organizmin dhe që janë përgjegjëse për çdo proces të tij reshtin së funksionuari.

Trupi i njeriut arrin të përballet me nxehtësinë e lartë në dy mënyra të cilat e stresojnë zemrën.

Rrezatimi

Nxehtësia në trup kalon nga zonat e ngrohta tek ato më të ftohta. Për sa kohë ajri përreth është më i ftohtë se trupi, organizmi rrezaton nxehtësi në ajër.

Ky rrezatim ndalon që në momentin kur temperatura e ajrit i përafrohet asaj të trupit. Rrezatimi është një proces që kërkon një qarkullim më të centralizuar të gjakut sidomos në zonën e lëkurës.

Kjo e bën zemrën të rrahë më shpejtë dhe të pompojë më shumë gjak.

Në një ditë të nxehtë, zemra qarkullon dy ose katër herë më shumë gjak në minutë se në një ditë të freskët.

Avullimi

Çdo molekulë djerse që avullon nga lëkura merr me vete nxehtësinë e tepërt. Në një ditë pa lagështi, avullimi i djersës (një sasi e barazvlefshme me një lugë çaji) e freskon ndjeshëm të gjithë gjakun.

Por kur lagështia rritet në mbi 75%, avullimi i djersës bëhet tepër i vështirë.

Avullimi i djersës rrit presionin në sistemin kardiovaskular.

Sipas të dhënave, djersa merr më shumë nxehtësi nga trupi, bashkë me shumë minerale të dobishme për nervat, muskujt dhe ekuilibrat e lëngjeve.

Kjo e detyron trupin të çlirojë më shumë hormone të cilat e ndihmojnë organizmin të mbajë më shumë ujë dhe të minimizojë humbjen e mineraleve.

Shëndeti i zemrës dhe përballja me vapën

Njerëzit e shëndetshëm arrijnë të kenë një tolerancë më të lartë ndaj ndryshimeve të temperaturave. Njerëzit që kanë probleme me zemrën kanë një organizëm më të stresuar dhe rrjedhimisht goditen më fort nga vapa.

Zemra tek njerëzit që kanë pësuar një atak e ka më të vështirë të pompojë mjaftueshëm gjak për tu përballur me vapën.

Enët e bllokuara të gjakut si pasojë e kolesterolit kanë një qarkullim të dobët të gjakut në lëkurë. Ishemia, Parkinsoni, Alzheimeri, Diabeti e të tjerë ndikojnë negativisht në reagimin e trurit ndaj dehidratimit.

Kësisoj, truri nuk arrin të dërgojë sinjalet e etjes dhe trupi vuan pasojat.

Si të luftoni vapën

Ekspertët rekomandojnë që njerëzit që kryejnë aktivitet fizik, ta bëjnë atë në mëngjes herët ose në mbrëmje vonë. Në pikun e vapës, sigurohuni që të qëndroni në një ambient me ajër të kondicionuar, të bëni banjë ose të vendosni kompresa të ftohta nën sqetulla.

Këshillohet që në ditët e nxehta të siguroheni që të pini ujë çdo një orë. Mos pini lëngje të gazuara, me sheqer, alkool ose kafeinë të cilat përkeqësojnë dehidratimin.

The post Vapa ‘armik’ i shëndetit të zemrës/ Temperaturat e larta po rrisin rrezikun, ja si të mbroheni appeared first on Sot News | Lajme.

I nxehti veror përkeqëson shëndetin mendor: Mjekja psikiatre paralajmëron për rritje të rasteve, veçanërisht tek të rinjtë

By: gaze tare
6 July 2025 at 19:49

Valët e të nxehtit nuk janë vetëm shqetësim fizik. Sipas mjekes psikiatre Irena Thoma, temperaturat e larta ndikojnë drejtpërdrejt në gjendjen emocionale dhe psikike të individëve, veçanërisht atyre që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor.

“I nxehti rrit ndjeshmërinë, zemërimin, predispozitën për konflikte dhe ndikon në funksionimin e neuroneve,” shpjegon ajo. “Ka një lidhje të drejtpërdrejtë mes çrregullimeve psikotike dhe temperaturave ekstreme.”

Por më të rrezikuarit, sipas saj, janë të rinjtë. Konsumi i substancave narkotike në ambiente festive, veçanërisht në plazhe apo evente verore, ka çuar në rritje të ndjeshme të rasteve me çrregullime psikotike.

“Nëse ekziston një prirje gjenetike për probleme mendore dhe shtohet edhe përdorimi i drogës, rreziku për shpërthime psikotike rritet ndjeshëm,” thotë Thoma. “Kemi gjithnjë e më shumë të rinj që paraqesin probleme serioze mendore pas ekspozimit ndaj substancave dhe kushteve ekstreme.”

Për familjet që kanë anëtarë me probleme të shëndetit mendor, mjekja jep disa këshilla të thjeshta por jetike:
•Qëndrim në ambiente të freskëta
•Hidratim i vazhdueshëm
•Rishikim i skemës së mjekimit në konsultim me mjekun specialist

Moti ekstrem nuk është vetëm një sfidë fizike, është edhe një kërcënim për stabilitetin mendor, ndaj kujdesi duhet të jetë i shumëfishtë gjatë muajve të verës.

The post I nxehti veror përkeqëson shëndetin mendor: Mjekja psikiatre paralajmëron për rritje të rasteve, veçanërisht tek të rinjtë appeared first on iconstyle.al.

Diell ‘përvëlues’ dhe vapë ekstreme! Këto 3 qytete do të shënojnë temperaturat më të larta ditën e nesërme

6 July 2025 at 17:45

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës deri ato të pasdites.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Elbasani, Berati dhe Gjirokastra pritet të shënojnë nesër temperaturat më të larta që do të arrijnë deri në 38 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 8 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi 10-14 m/s, ndërsa valëzimi në det do të jetë 2-3 ballë.

The post Diell ‘përvëlues’ dhe vapë ekstreme! Këto 3 qytete do të shënojnë temperaturat më të larta ditën e nesërme appeared first on Sot News | Lajme.

Europa ‘digjet’ nga vapa! Për disa qytet vera do të zgjasë më shumë, në mes tyre dhe Tirana, ja çfarë parashikohet

6 July 2025 at 16:36

Moti i nxehtë i zgjatur po riformëson qytetet e Europës, ndërsa temperaturat mbi 32°C shtrihen deri në vjeshtë. Ndërsa temperaturat globale vazhdojnë të rriten, qytetet europiane po përjetojnë vapë ekstreme për shumë më gjatë se muajt tradicionalë të verës.

Disa qytete në Europë tani përballojnë temperatura të larta deri në pesë muaj në vit, pohon një studim i ri nga Climate Resilience for All.

Analiza, e udhëhequr nga ekipi meteorologjik i OJQ-së, shqyrtoi të dhënat e temperaturës nga viti 2019 deri në vitin 2023 në 85 qytete në të gjithë botën. Ajo u përqendrua në ditët e para dhe të fundit kur secili qytet arriti 32°C, një prag për nxehtësinë ekstreme që paraqet rreziqe serioze për shëndetin dhe mjedisin.

Ata zbuluan se të ashtuquajturat ‘stinë të nxehtësisë’ nuk kufizohen më vetëm në muajt e njohur të verës dhe tani kanë kohëzgjatje shumë më të gjatë. Mesatarisht, ekipi, i udhëhequr nga shkencëtari i klimës Dr. Larry Kalkstein, thotë se stinët e nxehtësisë zgjasin 214 ditë në të gjitha qytetet që ata shqyrtuan.

Ditë jashtëzakonisht të nxehta ndodhën në çdo kohë të vitit në 20 nga 85 qytete. Studimi thotë se Athina në Greqi tani përballet me një nga stinët më të gjata të nxehtësisë në kontinent, me temperatura të larta që zgjasin rreth 145 ditë, nga mesi i majit deri në fillim të tetorit.

Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, renditet e dyta me një diferencë të ngushtë në listën e “Rezistencës ndaj Klimës për të Gjithë” me 143 ditë me nxehtësi ekstreme.

Në Portugali, sezoni i nxehtësisë në Lisbonë zgjat rreth 136 ditë, nga fundi i pranverës deri në fillim të vjeshtës. Madridi në Spanjë përjeton një sezon nxehtësie prej 119 ditësh, që shtrihet nga fundi i majit deri në mesin e shtatorit.

Zyrtarët e Parisit po përgatiten për një ngrohje prej 4°C , por kryeqyteti francez tashmë po përjeton gati tre muaj nxehtësi ekstreme, me temperatura mbi 32°C nga mesi i qershorit deri në mesin e shtatorit.

Mynihu dhe Varshava kanë stinë të nxehta më të shkurtra, por ende të konsiderueshme, që zgjasin rreth një ose dy muaj.

Pse sezonet më të gjata të nxehtësisë janë problem?

Studimet e mëparshme kanë zbuluar se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu shtuan mesatarisht 30 ditë nxehtësi ekstreme për rreth gjysmën e popullsisë së botës vitin e kaluar. Kjo do të thotë se katër miliardë njerëz u ekspozuan ndaj temperaturave të zgjatura dhe të rrezikshme.

Studimi nga World Weather Attribution, Climate Central dhe Qendra e Klimës së Kryqit të Kuq shqyrtoi periudhën midis majit 2024 dhe majit 2025. Ai zbuloi se ndryshimi i klimës të paktën dyfishoi numrin e ditëve të klasifikuara si “nxehtësi ekstreme” në 195 nga 247 vendet dhe territoret që ata analizuan krahasuar me mesataren e mëparshme.

Europa është një nga rajonet që tashmë vuan pasojat më të dukshme dhe vdekjeprurëse të ngrohjes globale. Periudhat e zgjatura të nxehtësisë nxjerrin në pah se si po ndryshon klima e kontinentit dhe shqetësimet shëndetësore dhe infrastrukturore që vijnë me këtë ndryshim.

Sezonet më të gjata të nxehtësisë nënkuptojnë një rrezik në rritje të sëmundjeve që lidhen me nxehtësinë, duke çuar në një barrë më të madhe në sistemet e kujdesit shëndetësor dhe sfida për popullatat vulnerabël. Është veçanërisht problematike për të moshuarit dhe ata me sëmundje të mëparshme.

“Kjo analizë e bën të qartë: nuk mund ta trajtojmë më nxehtësinë si një pjesë normale të verës”, thotë Kathy Baughman McLeod, CEO e Climate Resilience for All.

Studimi thekson efektin e ishullit të nxehtësisë urbane , ku qytetet bëhen më të nxehta se zonat rurale përreth për shkak të infrastrukturës së dendur dhe hapësirës së gjelbër të kufizuar, si një faktor kyç që përkeqëson stresin e nxehtësisë në qendrat urbane të Evropës.

“Qytetet që nuk janë projektuar kurrë për ngrohje, tani përballen me goditje dhe strese të reja nga nxehtësia”, shpjegon Baughman McLeod.

Me stinët e nxehtësisë që shtrihen shumë përtej muajve të njohur të verës, qeveritë dhe planifikuesit e qytetit përballen me një sfidë urgjente: si t’i mbroni njerëzit nga valët e të nxehtit gjithnjë e më të shpeshta dhe të zgjatura?

The post Europa ‘digjet’ nga vapa! Për disa qytet vera do të zgjasë më shumë, në mes tyre dhe Tirana, ja çfarë parashikohet appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌