Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Lirimi i hapësirave publike në Shkëmbin e Kavajës, Kumbaro: Garanton akses për pushuesit

TIRANË, 20 korrik/ATSH/ Aksioni për lirimin e hapësirave publike po vijon me intensitet edhe përgjatë gjithë vijës bregdetare të vendit.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, bëri të ditur sot se një nga zonat ku po zhvillohet ky aksion është edhe Shkëmbi i Kavajës, një ndër destinacionet më të frekuentuara në bregdetin e Adriatikut.

“Lirimi i hapësirave publike garanton akses të barabartë për të gjithë pushuesit dhe përmirëson cilësinë e shërbimit”, u shpreh Kumbaro.

Ky proces është pjesë e një politike kombëtare për të siguruar plazhe të pastra, të organizuara dhe të hapura për të gjithë, duke shmangur zënien e padrejtë të hapësirës publike nga subjektet private.

Kontrollet dhe ndërhyrjet në terren po kryhen në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, IKMT dhe strukturat vendore.

/r.e/

The post Lirimi i hapësirave publike në Shkëmbin e Kavajës, Kumbaro: Garanton akses për pushuesit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Vjosa gati për UNESCO”, por sfidat mbeten

28 May 2025 at 17:10

Më 25 maj, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, bëri të ditur aplikimin për të përfshirë luginën e Vjosës në listën e Organizatës për Edukim, Shkencë dhe Kulturë të Kombeve të Bashkuara (UNESCO) si pjesë e Rrjetit të Rezervave të Biosferës.

Megjithatë, vendimi përfundimtar do të merret në shtator 2025, gjatë sesionit të 37-të të programit MAB (Njeriu dhe Biosfera) teksa asgjë duket se nuk do t’i ndryshojë aspektit të mbrojtjes luginës dhe zonave përreth.

“Vjosa sot nuk është vetëm një lumë, është një model i zhvillimit të qëndrueshëm,” u shpreh Kumbaro, duke e konsideruar me rëndësi aplikimin.

Punën për aplikimin e kanë koordinuar ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) dhe Komisioni Kombëtar Shqiptar për UNESCO-n.

Citizens kontaktoi Besiana Gurin nga EcoAlbania, organizatë e cila ka punuar prej vitesh për të mbrojtur rrjedhën e Vjosës. Ajo tha se ky status është më shumë një “brandim dhe vëmendje ndërkombëtare”, krahas mbrojtjes ligjore ekzistuese.

E pyetur nëse ky status mund ta mbrojë më tepër Vjosën nga projektet infrastrukturore, si për shembull projekti i Ujësjellësit të Himarës, që parashikohet t’i marrë prurjet nga burimi i lumit të Shushicës – degë e Vjosës – Guri sqaron se nëse aplikimi pranohet, zbatimi i rekomandimeve nga UNESCO nuk janë të detyrueshme për shtetin shqiptar dhe nuk parashikohen penalitete për to.

“Vijnë gjëra pozitive me këtë, do ketë më shumë vëmendje në jetesën rurale dhe që të ruhet si e tillë, pra të ruhet jetesa e njeriut në harmoni me natyrën” përmbyll Guri.

Megjithatë, ndërsa Vjosa fiton statuse degët e saj mbeten larg sigurisë së propaganduar.

Në një editorial për Citizens.al, gazetari i njohur i çështjeve të mjedisit, Artan Rama, e ka quajtur procesin e dhënies status mbrojtjeje për Vjosën një lloj fasade të gjelbër të qeverisë, ku simbolika përdoret për të mbuluar problemet e mëdha që prekin lumin.

Parku, edhe pse i shpallur, nuk ka drejtori, staf menaxhimi, konfliktet për shfrytëzimin e ujit janë të thella, ndërsa ndryshimet e fundit ligjore tashmë lejojnë ndërtimin e hoteleve luksoze edhe brenda nën-zonave qendrore të parqeve.

Rama paralajmëron se përtej marrëveshjeve me marka globale si Patagonia dhe deklaratave në samite ndërkombëtare, çështja e Vjosës është kapur nga burokracia dhe politika, duke humbur karakterin e saj publik dhe komunitar.

“Vetëm banorët që nuk largohen kanë motive të thella dhe të qëndrueshme për të mbrojtur lumin,” shkruan ai, duke ftuar për një narrativë të re, që përfshin komunitetin lokal dhe jo vetëm marrëveshje ndërkombëtare.

Aktualisht banorët e zonës së Shushicës dhe organizata mjedisore si Eco Albania janë në beteja ligjore për të ndaluar projektin e Ujësjellësit të Himarës.

Gjykata Administrative e Lushnjës rrëzoi kërkesën për sigurim padie, e cila do t’i bllokonte punimet. Ndërkohë, paralelisht, në të njëjtën gjykatë po zhvillohet procesi për anulimin e kontratës.

Kështu, përtej statusit (të mundshëm) prestigjioz të UNESCO-s apo statusit Park Kombëtar: Ruajtja reale e natyrës dhe jetës njerëzore që është e lidhur ngushtë me të mbeten sfida për Vjosën.

The post “Vjosa gati për UNESCO”, por sfidat mbeten appeared first on Citizens.al.

Kumbaro me homologun kroat: Ura të reja bashkëpunimi për ofertë më tërheqëse në rajon

TIRANË, 19 korrik/ATSH/ Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro zhvilloi sot një takim me homologun kroat të turizmit Tonči Glavina.

Kumbaro ndërsa ndau momente nga takimi në rrjetet sociale u shpreh se biseda u fokusua tek vizioni i zhvillimit të industrisë turistike në mënyrë të qëndrueshme dhe cilësore dhe se si mund të krijohen ura të reja bashkëpunimi që e bëjnë më atraktive ofertën e rajonit.

“Kroacia është një shembull në menaxhimin e flukseve turistike, ndërsa eksperienca që ofron në përshtatjen e legjislacionit me direktivat e Bashkimit Europian, gjë të cilën po e bën edhe Shqipëria në vazhdën e integrimit, mbetet shumë e çmuar dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm me kolegët kroatë”,u shpreh Kumbaro.

Më herët, ajo pati takim dhe me homologun malazez.

1 nga 5

 

The post Kumbaro me homologun kroat: Ura të reja bashkëpunimi për ofertë më tërheqëse në rajon appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kumbaro-Kordić: Zgjerim i bashkëpunimit në shërbim të flukseve turistike

TIRANË, 19 korrik/ATSH/ Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro zhvilloi sot një takim me ministren e Turizmit të Malit të Zi, Simonida Kordić.

Kumbaro theksoi se në fokus të takimit ishte zgjerimi edhe më tej i bashkëpunimit mes dy vendeve tona në shërbim të flukseve turistike.

“Vizitorët nga Mali i Zi janë ndër grupet më të mëdha dhe më të qëndrueshme gjatë gjithë vitit, teksa dakordësuam evente të përbashkëta B2B mes turoperatorëve të dy vendeve, për ta zgjeruar edhe më tej ofertën turistike”, u shpreh Kumbaro.

1 nga 4

/m.m//a.f/

The post Kumbaro-Kordić: Zgjerim i bashkëpunimit në shërbim të flukseve turistike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kumbaro: Qeparoi, kryevepër e arkitekturës fshehur mbi shkëmbinjtë pranë brigjeve të Jonit

TIRANË, 19 korrik/ATSH/ Qendra historike e fshatit Qeparo, ndodhet në bregdetin e Himarës dhe është një nga zonat më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore.

Ajo pasqyron një harmoni të rrallë mes arkitekturës dhe peizazhit natyror. E vendosur mbi kodra me pamje mahnitëse, ajo ruan kujtimet e një jete të thjeshtë mesdhetare dhe trashëgiminë e pasur kulturore të zonës.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela dhe Kumabro ndau sot pamje nga Qeparoi i Vjetër, të cilin e cilësoi një kryevepër të arkitekturës fshehur mbi shkëmbinjtë e ullinjtë shekullorë, skalitur pranë brigjeve të Jonit.

Qendra historike e fshatit Qeparo ruan një shtrirje urbane dhe ansambël karakteristik banesash të shekujve XVIII-XIX, të cilat pasqyrojnë mënyrën tradicionale të ndërtimit në zonat bregdetare.

Një karakteristikë e qendrës historike të Qeparoit është rrjeti rrugor me kalldrëm. Rrugicat pasqyrojnë mënyrën e organizimit shoqëror dhe ekonomik të qytetit.

Qeparoi është nga fshatrat më të vjetër të bregdetit shqiptar dhe ofron dëshmi të jetës dhe kulturës së banorëve vendas, ndër shekuj. Qendra historike e këtij fshati përfshin disa monumente kulture të shpallura, mes tyre banesa tradicionale dhe objekte fetare.

/m.m//a.f/

 

The post Kumbaro: Qeparoi, kryevepër e arkitekturës fshehur mbi shkëmbinjtë pranë brigjeve të Jonit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Italia dhe Ballkani bashkojnë forcat për një platformë të përbashkët turistike


TIRANË, 18 korrik /ATSH/ Forumi i parë ministror ndërmjet Italisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor u zhvillua me sukses, duke afirmuar rolin e Shqipërisë si një urë lidhëse mes kulturave, historisë dhe vlerave njerëzore në rajon.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cilësoi këtë forum si shumë të frytshëm, jo vetëm për shkëmbimin e ideve, por edhe për krijimin e një platforme të përbashkët në fushën e turizmit, si një motor ekonomik dhe një shtyllë e emancipimit social.

Nisma e këtij forumi erdhi nga Ministria italiane e Turizmit, si pjesë e një angazhimi të ministres italiane Daniela Santanchè për të krijuar ura më të forta bashkëpunimi me vendet e Ballkanit.

Sipas ministres Kumbaro, rajoni i Ballkanit përfaqëson një pjesë të rëndësishme të hartës turistike të Mesdheut, ku Shqipëria shfaqet si një portë hyrëse përmes Adriatikut dhe Jonit, dete që ndahen mes Shqipërisë dhe Greqisë, Italisë e Malit të Zi.

Në forum morën pjesë ministrat e Turizmit të rajonit, të cilët ndanë ide dhe përvoja mbi ofertat turistike të vendeve të tyre.

“Secili vend ka specifikat e veta. Këto nuk janë sfida, por mundësi për t’u zhvilluar”, u shpreh Kumbaro.

Ajo theksoi gjithashtu se turizmi në Shqipëri është një ndër industritë më të rëndësishme dhe se vendi ynë u promovua si një model suksesi, jo vetëm nga kolegët rajonalë, por edhe nga përfaqësues të botës së biznesit që morën pjesë në pjesën e dytë të forumit.

“Shqipëria dhe Italia nuk ndajnë vetëm miqësi dhe histori të përbashkët politike, por edhe tregje të integruara turistike”, theksoi ministrja Kumbaro, teksa theksoi se bashkëpunimi me Italinë është një shembull i qartë i përpjekjeve për ta pozicionuar rajonin si një destinacion unik mesdhetar.

/a.f//r.e/

The post Italia dhe Ballkani bashkojnë forcat për një platformë të përbashkët turistike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VIDEO/ Kur Kumbaro krenohej me 2000 shtretër në Theth, sot 90% më pak

By: Ardit
15 July 2025 at 16:10

Para disa ditësh, IKMT ndërmori një aksion në Theth, ku u prishën me dhjetëra ndërtime pa leje, përfshirë këtu edhe disa njësi akomodimi për turizmin. Por duket se këto ndërtime pa leje, janë reklamuar nga vetë zyrtarët më të lartë të qeverisë, të cilët i kanë konsideruar këto ndërtime si një arritje e madhe për […]

The post VIDEO/ Kur Kumbaro krenohej me 2000 shtretër në Theth, sot 90% më pak appeared first on BoldNews.al.

“Best Tourism Village”, Kumbaro: Në garë edhe Boboshtica

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ Boboshtica është një destinacion i rëndësishëm turistik, me natyrë të mrekullueshme, ajër dhe ujëra të pastra dhe me një terren të pasur që të jep mundësinë e një sërë aktivitetesh rekreative.

Ministrja e Turizmit dhe e Mjedisit, Mirela Kumbaro thotë se Boboshtica është një perlë e trashëgimisë kulturore, kulinare dhe vlerave unike lokale në zemër të Korçës që zbulon thesaret e saj para gjithë botës.

Sipas Kumbaros, Boboshtica është një nga 6 fshatrat shqiptarë që aplikojnë në nismën “Fshatrat më të mirë turistikë” nga Organizata Botërore e Turizmit”.

Ky program organizohet nga Organizata Botërore e Turizmit dhe nga Shqipëria do të aplikojnë 6 fshatra.

Fshati krenohet me traditën e tij arsimdashëse. Pikërisht në Boboshticë në janarin e vitit 1889, lindi shkrimtari dhe dramaturgu i famshëm Viktor Eftimiu, babai i të cilit ishte me origjinë arumune.

Kishat e Boboshticës janë një trashëgimi më vete, që tërheqin qytetarët korçarë por tashmë edhe një numër të madh turistësh.

Banorët kanë investuar edhe në hoteleri në këtë fshat të Korçës, ndërsa kuzhina tradicionale me produkte tradicionale është ajo që turistët vlerësojnë në Boboshticë.

Shqipëria konkurron mes 65 shteteve, me plot 270 fshatra që garojnë për titullin Best Tourism Village.

/e.i/

The post “Best Tourism Village”, Kumbaro: Në garë edhe Boboshtica appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Afera “Bankers”/ Kërkohet hetim dhe për Idajet Ismailajn e AlbStar të “pikës së voçkël” të Kumbaros

6 July 2025 at 22:37

Disa ditë më parë, Prokuroria e FIerit arrestoi 10 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të kompanisë së naftës në Patoz-Marinzë, “Bankers Petroleum Albania”, mes të cilëve dhe CEO-n aktual, Hongping Xiao, dhe ish-drejtuesin, Leonidha Çobo. Ndaj tyre janë ngritur akuzat për veprat penale: “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Fshehja e të […]

The post Afera “Bankers”/ Kërkohet hetim dhe për Idajet Ismailajn e AlbStar të “pikës së voçkël” të Kumbaros appeared first on BoldNews.al.

Kumbaro: Hapësira të përmirësuara publike në plazhin e Velipojës

TIRANË, 6 korrik/ATSH/ Me një shtrirje prej mbi 14 km, plazhi i Velipojës mbetet ndër më të preferuarit për vizitorët vendas dhe të huaj.

I cilësuar si një ndër plazhet ranore me shtrirjen më të gjerë në Shqipëri, Velipoja këtë sezon turistik ka një përmirësim të dukshëm në hapësirat publike.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau në rrjetet sociale përshtypjet e disa pushuesve për këtë plazh.

“Velipoja këtë sezon veror sjell një përvojë të përmirësuar me hapësirat publike, rregullin dhe pastërtinë në plazhe për të gjithë pushuesit, veçanërisht ata të Kosovës që janë vizitorët më besnikë të saj”, theksoi Kumbaro.

Një pushues nga Kosova u shpreh se “vij prej 16 vitesh në plazhin e Velipojës, hapësirat publike i kanë përmirësuar shumë”.

Një tjetër pushues u shpreh se këtë vit është më mirë se vitet e tjera. “I kam parë të gjitha plazhet, por Velipoja është më e mirë se të tjerat”, tha ai.

“Këtu çmimet janë më të lira, çadrat variojnë nga 500 lekë deri në 700 lekë. Ambienti është shumë i mirë, pse mos ta shfrytëzojmë këtë mundësi. Ushqimi është shumë i mirë”, tha një tjetër pushues nga Kosova.

Shtimi i plazheve publike dhe menaxhimi më i mirë i hapësirës bregdetare edhe këtë vit kanë sjellë rritje të numrit të pushuesve që frekuentojnë këtë plazh.

Velipoja njihet për ndërthurjen me hijeshi të detit, lumit, delta me ishuj, kodrat, pylli, laguna e fusha, që tërheqin çdo vit e më shumë pushues.

/k.s/j.p/

The post Kumbaro: Hapësira të përmirësuara publike në plazhin e Velipojës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kumbaro: ZipLine, adrenalinë e aventurave të Thethit

By: Kult Plus
4 July 2025 at 15:59

Një ndër atraksionet më të fundit që i është shtuar Thethit prej një viti është ZipLine.

Turistët që vizitojnë Thethin, në zemër të Alpeve, kanë mundësinë për të shijuar pamjet e mrekullueshme dhe adrenalinën që ky ZipLine ofron.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau në rrjetet sociale momente nga kjo eksperiencë që sjell adrenalinë tek turistët duke mbetur e paharrueshme.

Me ndërtimin e Zip Line, Thethi ka shtuar një atraksion tjetër për tërheqjen e më shumë vizitorëve dhe krijon një shans të ri për të promovuar bukuritë natyrore të kësaj zone.

Parku Kombëtar i Thethit ndodhet rreth 70 km larg Shkodrës. Ai është i vizitueshëm në katër stinët, ku në pranverë dhe verë për gjelbërimin e rrallë, në dimër për bardhësinë e dëborës dhe për lojërat aventureske me të, ndërsa vjeshta për ngjyrat mahnitëse dhe begatinë në frutikulturë./atsh/ KultPlus.com

Ja sa e ka zgjeruar Idajet Ismailaj i “Albstar” ‘pikën e voçkël’ të Kumbaros në plazhin e Manastirit

By: Ela
1 July 2025 at 11:38

Një nga vendimet e shumë diskutuara ka qenë leja që ka dhënë ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro, për ndërtimin e “Resort Manastirit” nga kompania “AlbStar” e Idajet Ismailajt, brenda zonës së Mbrojtur të Parkut të Butrintit. Me një vendim të beftë, në vitin 2021 Kumbaro dha shumë lehtë firmën që gjiri i Manastirit, në hyrje […]

The post Ja sa e ka zgjeruar Idajet Ismailaj i “Albstar” ‘pikën e voçkël’ të Kumbaros në plazhin e Manastirit appeared first on BoldNews.al.

Kumbaro ndan pamje nga bregdeti plot diell e ngjyra i Durrësit

TIRANË, 30 qershor /ATSH/ Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot pamje nga plazhi i Durrësit.

“Bregdeti plot diell e ngjyra i Durrësit”, shkroi Kumbaro, teksa shihen plazhet publike në këtë qytet që këtë vit janë dyfishuar.

Durrësi ka një plazh të gjatë ranor dhe është i mrekullueshëm për disa ditë buzë detit, me shumë hotele dhe restorante aty pranë dhe me vendndodhje të përshtatshme, falë afërsisë me Tiranën.

Aktualisht në Durrës ka 266 parcela publike plazhesh, të fragmentarizuara nga zona e plazhit në Durrës, deri te Përroi i Agait, të cilat pritet të shtohen më shumë pas 30 qershorit, kur përfundon edhe lidhja e kontratave me subjektet private.

Parcelat për të cilat nuk do të ketë aplikime deri në këtë datë do të kalojnë automatikisht në hapësira publike.

Nisur nga fakti se Durrësi ka një vijë bregdetare mjaft të gjatë këtë vit plazhet publike janë konceptuar të ndërprera me ato private, me qëllim që pushuesit të kenë mundësi t’i aksesojnë në segmente të ndryshme.

/gj.m//r.e//a.f/

The post Kumbaro ndan pamje nga bregdeti plot diell e ngjyra i Durrësit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kumbaro: Bizneset buzë detit, mendësi të re për mjedis pa ndotje akustike për pushuesit

zhur

TIRANË, 27 qershor /ATSH/ Ministrja e Turizmit dhe e Mjedisit, Mirela Kumbaro u ndal sot gjatë inspektimit në plazhin e Himarës, edhe në një biznes privat, bar-lokal buzë plazhit të Potamit.

E shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo dhe drejtori i policisë, Kumbaro zhvilloi një bisedë me sipërmarrësin e këtij biznesi, për shqetësimet që vijnë nga pushuesit në lidhje me zhurmat dhe muzikën me volum të lartë.

Kumbaro tha se “shqetësimet e zhurmave të larta nga baret dhe hotelet buzë detit, janë një prej ankesave më të shpeshta të pushuesve gjatë sezonit, për të cilat Policia e Shtetit është pajisur me mjete të certifikuara për matjen e nivelit të zhurmës dhe marrjen e masave në rast shkeljesh”.

Ministrja Kumbaro u shpreh se takimi me Gjergjin, sipërmarrësin e barit buzë detit në Potam, jep më shumë optimizëm për një mendësi të re të krijuar në menaxhimin e sezonit turistik, ku modeli i qytetarisë dhe i bashkëjetesës në harmoni, në fund të ditës garantojnë klientë, pushues dhe sipërmarrës turistikë të kënaqur.

Ministrja e falënderoi sipërmarrësin që u bë aleat në promovimin e modeleve të bizneseve atraktive buzë detit, pa qenë nevoja sipas Kumbaros për të bërë zhurmë e më keq akoma për t’i zgjidhur gjërat me anë të policisë.

/e.i/j.p/

The post Kumbaro: Bizneset buzë detit, mendësi të re për mjedis pa ndotje akustike për pushuesit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kumbaro në Himarë: Këtë vit më shumë plazhe publike

TIRANË, 27 qershor /ATSH/ Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka vijuar inspektimet në plazhet e bregdetit Jon ku në bashkinë Himarë, pas aksioneve për lirimin e plazheve, hapësirat publike pothuajse janë dyfishuar.

E shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha dhe kryetari i bashkisë së Himarës Vangjel Tavo, Kumbaro u ndalua gjatë inspektimit nga një pushues shqiptar, që kishte ardhur bashkë me të fejuarën italiane, vjehrrin dhe vjehrrën për të shijuar plazhet dhe bukuritë e bregdetit shqiptar.

I riu, u prezantua me emrin Raul dhe gjatë bisedës me dy ministrat Kumbaro dhe Hoxha, ai shprehu kënaqësinë që këtë vit ka më shumë plazhe publike në dispozicion të pushuesve, në dallim nga vitet e kaluara.

“Ka më shumë plazhe publike sivjet. Ti mund ta vendosësh peshqirin apo shezlongun jo vetëm në plazhe publike, por edhe në plazhet private në buzë të detit sepse është e lejuar. Askush nuk do të të ndalojë”, tha Kumbaro.

Ministrja Kumbaro u shpreh se fjalët e mira të pushuesve përtej kënaqësisë, shtojnë edhe me shumë përgjegjësinë për këtë sezon turistik.

Gjatë inspektimit në plazhet e Himarës, ministrja kërkoi nga të gjithë administratorët e plazheve private të respektojnë distancën 2.5-3 metra buzë detit si hapësirë publike, si dhe koordinim mes bashkisë dhe Agjencisë Kombëtare të Bregdetit për mirëmbajtjen dhe pastrimin e plazheve publike.

/e.i/j.p/

The post Kumbaro në Himarë: Këtë vit më shumë plazhe publike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kumbaro – Hoxha në Himarë: Prioritet aksesi në plazhe, siguria dhe ndalimi i zhurmave

TIRANË, 27 qershor/ATSH/ Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka vijuar inspektimet në plazhet e bregdetit Jon, ku edhe në bashkinë Himarë, pas aksioneve për lirimin e plazheve, hapësirat publike pothuajse janë dyfishuar.

E shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha dhe kryetari i bashkisë së Himarës Vangjel Tavo, Kumbaro kërkoi bashkëpunimin e Policisë Kufitare për respektimin e rregullave të mjeteve të turizmit detar.

“Procesi i shpërndarjes së plazheve ka përfunduar dhe na duhet bashkëpunimi edhe i policisë bashkiake me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit dhe strukturave të Policisë së Shtetit. Është bërë një aksion për pjesën e zaptimeve të plazheve në zonën e Potamit dhe Spillesë. Janë vendosur bovat si elementë të sigurisë dhe ndërkohë, angazhimi i Policisë Kufitare është shumë i rëndësishëm për të garantuar sigurinë e jetës për ata të cilët përdorin aktivitete të turizmit detar me jets ki dhe me skafe”, tha Kumbaro.

Edhe gjatë inspektimit në plazhet e Himarës, ministrja kërkoi nga të gjithë administratorët e plazheve private të respektojnë distancën 2.5-3 metra buzë detit si hapësirë publike, si dhe koordinim mes bashkisë dhe Agjencisë Kombëtare të Bregdetit për mirëmbajtjen dhe pastrimin e plazheve publike.

“Rritja e hapësirave publike rrit nga ana tjetër përgjegjësinë për mirëmbajtjen dhe pastrimin, kështu që dyfishimi i forcave 24 orë me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit dhe bashkisë, për të evaduar mbetjet është sfidë më e madhe”, u shpreh ministrja.

Më tej, ministrja Kumbaro kërkoi bashkëpunimin e Policisë së Shtetit për të lehtësuar trafikun në qarkullimin e automjeteve gjatë periudhës së pikut, veçanërisht gjatë fundjavave.

Lidhur me planin e masave, të Policisë së Shtetit për sezonin turistik, ministri Hoxha tha se “këtë vit kemi shtuar forcat e Policisë të cilat do të jenë të stacionuara në Vlorë dhe në të gjithë bregdetin. Drejtoria e Policisë Vlorë është shtuar me 95 forca të reja policie, të cilat do të jenë të shpërndara sipas nevojave për monitorimin e plazheve. Në fokusin tonë të veçantë janë dhe mjetet e lundrimit, të cilat ndonjëherë mbingarkohen”.

Kryetari i bashkisë Himarë, Vangjel Tavo u shpreh se janë marrë të gjitha masat dhe është komunikuar me bizneset për lirimin e hapësirave, menaxhimin e mbetjeve dhe bashkia po bën përgatitjet e fundit për mobilimet e plazheve publike.

“Për sa i përket plazheve publike, jemi gati në raportin 50 me 50%. Në plazhet publike të Himarës do të vendosim 250 çadra të bashkisë, të cilat do të jenë falas për pushuesit”, theksoi Tavo.

Gjatë qëndrimit në Himarë, ministrja Kumbaro u takua edhe me pushues si dhe me biznese që kanë “beach bar”, për problemin e zhurmave në mjedis.

1 nga 3

/k.s//r.e//a.f/

The post Kumbaro – Hoxha në Himarë: Prioritet aksesi në plazhe, siguria dhe ndalimi i zhurmave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kumbaro dhe Hoxha në Vlorë: Në fokus hapësirat publike në plazhe dhe ndotja mjedisore

25 June 2025 at 15:30

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha vijuan inspektimet në plazhe, duke u ndalur në qytetin e Vlorës.

E shoqëruar nga kryetari i bashkisë Vlorë, Ermal Dredha, ministrja Kumbaro u ndal në Lungomare, për të parë modelin e një plazhi publik pa pagesë të ndërtuar nga bashkia, nga ku theksoi se edhe në plazhet e menaxhuara, vija e parë do të jetë e dedikuar për publikun.

“Kemi pasur sot një ankesë në Radhimë, ku Agjencia Kombëtare e Bregdetit me Policinë Bashkiake kanë shkuar dhe kanë vendosur gjobë dhe në rast se do të përsëritet, do të prishen kontratat. Ato që janë kritere, nuk i kemi vetëm për në letër, por i kemi për t’i zbatuar, kështu që dy muaj do të jemi në krye të detyrës ditë e natë”, sqaroi ministrja Kumbaro.

Gjatë inspektimit, ministrja u takua edhe me përfaqësues të biznesit të hotelerisë, ku u la porosi respektimin e distancës publike nga vija e detit:

“Të gjithë ata që marrin një stacion plazhi, në një plazh ranor kanë detyrimin të lënë distancën deri te vija e bregdetit, 7,5 – 8 metra në funksion të kujtdo tjetër që do, jo vetëm mund të shëtisë, por të vendosë edhe peshqirin e tij. Nëse do të ketë shërbimin tuaj, mund të marrë shërbimin tuaj. Në bregdetin që është më i ngushtë, siç është përgjithësisht bregdeti Jon, duke filluar nga Jonufri, Radhima dhe më tutje, kjo distancë, nga buza e detit, radha e parë është 2,5 – 3 metra, sepse janë plazhet më të ngushta, nuk ka atë lloj gjerësie siç është këtu, por buza e detit është gjithmonë e drejtë e çdo njeriu të rrijë, të lahet, të pushojë”, vijoi më tej ministrja Kumbaro.

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha nga ana tjetër, u shpreh se në bazë të planit të masave të hartuar nga Policia e Shtetit, punonjësit e policisë do të jenë në terren në shërbim 12- orarësh, edhe për çështje të ndotjes së mjedisit.

“Punonjësit e policisë do të jenë në dispozicion edhe për çështjet e mjedisit, për çështje të zhurmave, për lehtësimin e qarkullimit rrugor, për krime të ndryshme mjedisore, për të cilat do të merren masa në mënyrë të menjëhershme, por edhe subjekteve që operojnë në zonat bregdetare, policia do t’u vijë në ndihmë për çdo lloj shqetësimi duke telefonuar numrat e vënë në dispozicion për sezonin e plazhit. Vjet kemi pasur një sezon shumë të mirë, me asnjë incident ose ngjarje kriminale”, shtoi ai.

Kryetari i bashkisë Vlorë, Ermal Dredha u shpreh se bashkia po përfundon ndërtimin e një modeli të plazhit publik si ai i Lungomares, edhe në Plazhin e Vjetër të Vlorës.

“Deri në fund të kësaj jave, do të kemi edhe një plazh të ngjashëm, me çadra, falas në Plazhin e Vjetër, për të cilin është informuar dhe publiku”, tha Dredha.

Në fund të inspektimit, ministrja u takua edhe me përfaqësues të operatorëve të pastrimit në bregdetin e Vlorës, për masat e marra lidhur me pastërtinë në plazhet publike, ku sipas rregullores së re, hapësira të tilla do të jenë më të mëdha këtë vit. /ATSH/

The post Kumbaro dhe Hoxha në Vlorë: Në fokus hapësirat publike në plazhe dhe ndotja mjedisore appeared first on Telegrafi.

Kumbaro – Hoxha në Vlorë: Në fokus hapësirat publike në plazhe dhe ndotja mjedisore

TIRANË, 25 qershor/ATSH/ Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha vijuan inspektimet në plazhe, duke u ndalur në qytetin e Vlorës.

E shoqëruar nga kryetari i bashkisë Vlorë, Ermal Dredha, ministrja Kumbaro u ndal në Lungomare, për të parë modelin e një plazhi publik pa pagesë të ndërtuar nga bashkia, nga ku theksoi se edhe në plazhet e menaxhuara, vija e parë do të jetë e dedikuar për publikun.

“Kemi pasur sot një ankesë në Radhimë, ku Agjencia Kombëtare e Bregdetit me Policinë Bashkiake kanë shkuar dhe kanë vendosur gjobë dhe në rast se do të përsëritet, do të prishen kontratat. Ato që janë kritere, nuk i kemi vetëm për në letër, por i kemi për t’i zbatuar, kështu që dy muaj do të jemi në krye të detyrës ditë e natë”, sqaroi ministrja Kumbaro.

Gjatë inspektimit, ministrja u takua edhe me përfaqësues të biznesit të hotelerisë, ku u la porosi respektimin e distancës publike nga vija e detit:

“Të gjithë ata që marrin një stacion plazhi, në një plazh ranor kanë detyrimin të lënë distancën deri te vija e bregdetit, 7,5 – 8 metra në funksion të kujtdo tjetër që do, jo vetëm mund të shëtisë, por të vendosë edhe peshqirin e tij. Nëse do të ketë shërbimin tuaj, mund të marrë shërbimin tuaj. Në bregdetin që është më i ngushtë, siç është përgjithësisht bregdeti Jon, duke filluar nga Jonufri, Radhima dhe më tutje, kjo distancë, nga buza e detit, radha e parë është 2,5 – 3 metra, sepse janë plazhet më të ngushta, nuk ka atë lloj gjerësie siç është këtu, por buza e detit është gjithmonë e drejtë e çdo njeriu të rrijë, të lahet, të pushojë”, vijoi më tej ministrja Kumbaro.

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha nga ana tjetër, u shpreh se në bazë të planit të masave të hartuar nga Policia e Shtetit, punonjësit e policisë do të jenë në terren në shërbim 12- orarësh, edhe për çështje të ndotjes së mjedisit.

“Punonjësit e policisë do të jenë në dispozicion edhe për çështjet e mjedisit, për çështje të zhurmave, për lehtësimin e qarkullimit rrugor, për krime të ndryshme mjedisore, për të cilat do të merren masa në mënyrë të menjëhershme, por edhe subjekteve që operojnë në zonat bregdetare, policia do t’u vijë në ndihmë për çdo lloj shqetësimi duke telefonuar numrat e vënë në dispozicion për sezonin e plazhit. Vjet kemi pasur një sezon shumë të mirë, me asnjë incident ose ngjarje kriminale”, shtoi ai.

Kryetari i bashkisë Vlorë, Ermal Dredha u shpreh se bashkia po përfundon ndërtimin e një modeli të plazhit publik si ai i Lungomares, edhe në Plazhin e Vjetër të Vlorës.

“Deri në fund të kësaj jave, do të kemi edhe një plazh të ngjashëm, me çadra, falas në Plazhin e Vjetër, për të cilin është informuar dhe publiku”, tha Dredha.

Në fund të inspektimit, ministrja u takua edhe me përfaqësues të operatorëve të pastrimit në bregdetin e Vlorës, për masat e marra lidhur me pastërtinë në plazhet publike, ku sipas rregullores së re, hapësira të tilla do të jenë më të mëdha këtë vit.

/m.m//a.f//r.e/

The post Kumbaro – Hoxha në Vlorë: Në fokus hapësirat publike në plazhe dhe ndotja mjedisore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dy projekte turistike në Korçë, Kumbaro takim me kryebashkiakun e Chambéry, Francë

TIRANË, 24 qershor/ATSH/ Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro priti në një takim Thierry Repentin, ish-ministër francez, aktualisht kryetar i bashkisë së Chambéry, qytetit më të madh të Savojës në rajonin juglindor të Francës.

Në takim ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Agjencisë Franceze të Zhvillimit, AFD, kryetari i bashkisë Korçë, Sotiraq Filo dhe ambasadorja e Francës në Shqipëri Catherine Suard.

Në takim u diskutua për të çuar përpara dy projekte të mëdha turistike në Korçë; zhvillimin e masterplanit të Turizmit të Qëndrueshëm në rajonin e Korçës dhe trajnimet profesionale në turizëm, nëpërmjet të cilit është ndërmarrë një projekt pilot me kampusin “Campus des Metier des qualifications d’Excellence” të Nisës.

“Pas marrëveshjes mes qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Francës arritur gjatë vizitës së presidentit Emmanuel Macron në Tiranë, ky hap shënon nisjen e punës për përmbushjen e ambicieve tona në zhvillimin e praktikave të qëndrueshme të turizmit që kanë në zemër mbrojtjen e mjedisit, trashëgimisë kulturore dhe vlerave të komunitetit”, tha Kumbaro në një postim në rrjetet sociale. /j.p/

 

The post Dy projekte turistike në Korçë, Kumbaro takim me kryebashkiakun e Chambéry, Francë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kumbaro: Aplikacioni TEA e çon turizmin përtej kufijve, përdorues nga 126 shtete

By: Kult Plus
22 June 2025 at 13:58

Kalendari turistik i eventeve verore edhe këtë vit vjen i harmonizuar në aplikacionin TEA (Tourism Events of Albania).

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ftoi sot të gjithë të interesuarit ta instalojnë këtë aplikacion, për të mos humbur asnjë nga aktivitetet turistike që zhvillohen në vend.

Kumbaro vlerësoi se TEA është aplikacioni shqiptar që e çon turizmin përtej kufijve, ndërsa vuri në dukje se përdoruesit e këtij aplikacioni vijnë nga 126 shtete të botës.

“TEA udhëton kudo ku ka dëshirë për të zbuluar Shqipërinë, prandaj përdoruesit e saj vijnë nga 126 shtete të botës, sepse Shqipëria nuk është vetëm një destinacion, por një ndjesi që e merr me vete kudo”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Aplikacioni TEA këtë sezon veror ofron një përvojë të përmirësuar dhe më gjithëpërfshirëse për të gjithë ata që dëshirojnë të eksplorojnë bukuritë natyrore dhe kulturore të vendit.

Versioni më i fundit i TEA-s, Guidës Digjitale 360° për turizmin në Shqipëri, përmban: informacion të detajuar mbi plazhet publike dhe private përgjatë të gjithë vijës bregdetare shqiptare; Imazhe, përshkrime dhe koordinata të sakta për secilin destinacion bregdetar; Mundësi raportimi të shkeljeve apo problematikave, duke e kthyer aplikacionin në një mjet bashkëpunues mes turistëve dhe institucioneve; Evente kulturore, sportive dhe tradite, për të promovuar dimensionin shumëplanësh të turizmit në Shqipëri; Shërbime utilitare, që ndihmojnë turistët në planifikimin dhe orientimin gjatë udhëtimit të tyre në Shqipëri.

TEA nuk është thjesht një aplikacion informativ. Ai përfaqëson një filozofi të re të zhvillimit të turizmit, të bazuar në teknologji, transparencë dhe përfshirje qytetare. Përdoruesit tashmë kanë një burim të besueshëm në telefonin e tyre, që jo vetëm i orienton drejt përvojave më të mira, por edhe i fuqizon për të ndikuar pozitivisht në përmirësimin e shërbimeve.

Duke ndërtuar ura midis trashëgimisë natyrore, kulturës dhe teknologjisë, Shqipëria po pozicionohet gjithnjë e më shumë si një destinacion inteligjent dhe mikpritës në hartën e turizmit ndërkombëtar./atsh/ KultPlus.com

❌
❌