Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 10 August 2025Main stream

Ngjarje e rëndë në Tetovë/ Shkëmbim zjarri mes dy automjeteve, një viktimë dhe disa të plagosur

By: M C
10 August 2025 at 17:29

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e së dielës në Tetovë. Nga të shtënat, ka mbetur i plagosur një person dhe janë tre të tjerë janë plagosur, sipas mediave në Maqedoninë e Veriut. Sipas policisë së Tetovës, ka pasur një shkëmbim zjarri mes dy automjeteve.

“Me date 10.08, ne SPB Tetovë, në ora 12:30, është raportuar se në kryqëzimin e rrugës “Ilinden” me rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, ka ndodhur një shkëmbim zjarri mes personave nga dy automjete, për pasojë ka ndodhur edhe një aksident trafiku, pas së cilës të dyja automjetet e kanë lëshuar vendin e ngjarjes, njëri prej tyre është drejtuar drejt rrugës “113”, ndërsa tjetri në drejtim të panjohur”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

The post Ngjarje e rëndë në Tetovë/ Shkëmbim zjarri mes dy automjeteve, një viktimë dhe disa të plagosur appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

EMRI/ Goditet trafiku i armëve Shqipëri-Itali, arrestohet kreu i bandës, në pranga dhe dy të tjerë

9 August 2025 at 15:32

Policia e Lezhës në bashkëpunim me atë të Shkodrës dhe autoritetet italiane kanë ekzekutuar operacionin ndërkombëtar të koduar “Dërgesa”, për goditjen e trafikimit të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak. Në pranga janë vënë tre persona, të cilët akuzohen se kanë dërguar 5 armë zjarri dhe një sasi municioni luftarak në Itali . Më konkretisht, […]

The post EMRI/ Goditet trafiku i armëve Shqipëri-Itali, arrestohet kreu i bandës, në pranga dhe dy të tjerë appeared first on BoldNews.al.

Qëlloi me armë kuajt në Llogara, identifikohet autori, procedohet penalisht në gjendje të lirë

9 August 2025 at 13:14

Policia e Vlorës ka identifikuar autorin, i cili ditën e djeshme qëlloi me armë gjahu ndaj një tufe me kuajsh në parkun kombëtar të Llogarasë. Bëhet fjalë për shtetasin S. M., 55 vjeç, banues në Orikum. Ai është proceduar penalisht në gjendje të lirë nga Policia, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”. Sipas Policisë, fillimisht […]

The post Qëlloi me armë kuajt në Llogara, identifikohet autori, procedohet penalisht në gjendje të lirë appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Furnizonte kriminelët në Shkodër, arrestohet trafikanti i armëve në Tiranë

By: Elva
8 August 2025 at 11:33

Policia ka arrestuar Aleksandër Maton 28 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij në zonën e Allias iu gjetën 2 pistoleta. Ai dyshohet se do t’i shiste këto armë personave që kryejnë krime kundër jetës dhe pronës. I riu me precedent penal për prodhim dhe shitje narkotikësh, konsiderohet pjesëtar i një […]

The post EMRI/ Furnizonte kriminelët në Shkodër, arrestohet trafikanti i armëve në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Arrestohet anëtari i një grupi kriminal në Tiranë, u shiste armë zjarri personave me precedent penal

8 August 2025 at 11:55

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ka arrestuar një 28 vjeçar, pjesëtar i një grupi kriminal në Shkodër, i cili shiste armë shtetasve që kryejnë krime.

Në njoftimin e policisë thuhet se A.M u arrestua në flagrancë.

Lexoni të plotë njoftimin:

Arrestohet në Allias, një 28-vjeçar, banues në Shkodër, që dyshohet se do t’ua shiste armët e zjarrit, shtetasve që kryejnë krime kundër jetës dhe pronës.

I arrestuari, shtetas me precedent penal, si pjesëtar i një grupi kriminal në Shkodër.

Në vijim të kontrolleve dhe punës intensive operative të Policisë së Tiranës, me fokus kapjen e shtetasve që lëvizin të armatosur dhe për pasojë, janë rrezik potencial për rendin dhe sigurinë e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan operacionin “Black market”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 28 vjeç, banues në Shkodër, me precedent për prodhim/shitje narkotikësh, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Nga kontrolli në automjetin me të cilin ai lëvizte në Allias, u gjetën 2 armë zjarri pistoleta, të cilat dyshohet se do t’ua shiste shtetasve që kryejnë krime kundër jetës dhe pronës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

The post Arrestohet anëtari i një grupi kriminal në Tiranë, u shiste armë zjarri personave me precedent penal appeared first on Telegrafi.

Armë, thikë, pranga si të policisë dhe një maskë në makinë, arrestohet 21-vjeçari në Kamëz (PAMJE)

By: Ela
6 August 2025 at 09:43

Policia ka arrestuar te kryqëzimi i Valiasit, një 21-vjeçar që posedonte armë zjarri me municion, thikë, pranga si të Policisë dhe 1 kapuç për maskim. I riu me iniciale G. Q., banues në Babrru, u ndalua nga shërbimet e Policisë, teksa lëvizte me një automjet tip “Audi”. “Në vijim të punës intensive, për identifikimin e […]

The post Armë, thikë, pranga si të policisë dhe një maskë në makinë, arrestohet 21-vjeçari në Kamëz (PAMJE) appeared first on BoldNews.al.

Situata në Sudan e rrezikshme, OKB ngre alarmin: 300,000 njerëz janë në rrezik urie

6 August 2025 at 08:04

Ekspertët paralajmërojnë se situata në Sudan është shumë problematike. Me qindra mijëra njerëz që janë në rrezik urie.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin gjithashtu ka ngritur alarmin për urinë në një qytet të madh sudanez: në El Fashe.  Një qytet ky i rrethuar prej kohësh me afërsisht 300,000 banorë, familjet nuk kanë marrë ushqim për më shumë se një vit dhe janë në rrezik të vdesin nga uria.

Programi Botëror i Ushqimit, sipas BBC-së ka deklaruar se nuk është në gjendje të shpërndajë ushqim nga toka për popullsinë në rajonin perëndimor të Darfurit. El Fasher është rrethuar nga luftëtarë paraushtarakë nga Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF), të vendosur për ta rimarrë atë nga ushtria sudaneze, për gati 16 muaj.

/abcnews.al/

Doli nga makina dhe kërcënoi me pistoletë një person në Tiranë, arrestohen 27-vjeçari dhe vëllai/ EMRAT

By: Elva
5 August 2025 at 11:25

Një 27-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi kanosi me armë zjarri një 32-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta në zonën e “Kthesës së Kamzës”. Ledio Matranxhi duke qarkulluar me armë zjarri dhe kërcënoi me pistoletë një tjetër drejtues automjeti. Ngjarja u denoncua nga vetë personi i kanosur, i cili gjithashtu filmoi momentin e […]

The post Doli nga makina dhe kërcënoi me pistoletë një person në Tiranë, arrestohen 27-vjeçari dhe vëllai/ EMRAT appeared first on BoldNews.al.

I parakaloi me makinë/ Dy vëllezërit qëllojnë me armë në autostradë 35-vjeçarin (EMRAT)

By: Ela
4 August 2025 at 11:49

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 3 gushtit në autostradën Durrës-Tiranë, ku një 35-vjeçar është qëlluar me armë zjarri gjatë lëvizjes me automjetin e tij, pas një konflikti për parakalimin. Policia e Durrësit ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy autorët e dyshuar të ngjarjes, vëllezërit Emiljano dhe Elton Domi, […]

The post I parakaloi me makinë/ Dy vëllezërit qëllojnë me armë në autostradë 35-vjeçarin (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

(EMRAT) Qëlluan me armë zjarri në drejtim të automjetit të një 35-vjeçari, shpallen në kërkim dy vëllezërit në Durrës

By: Rovena
4 August 2025 at 11:41

Qëlluan me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte një 35-vjeçar, pas një konflikti për motive të dobëta me të, identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetas (vëllezër).

“Në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur rreth orës 01:00 të datës 03.08.2025, në autostradën “Durrës-Tiranë”, ku u qëllua me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte shtetasi L. Sh., 35 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasit Emiljano dhe Elton Domi, vëllezës, të dy banues në fshatin Xhafzotaj”, njofton policia.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se pasi janë konfliktuar verbalisht, me 35-vjeçarin, për parakalimin me automjet, vëllezërit kanë qëlluar me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte ai.

Nga të shtënat u dëmtua 35-vjeçari, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Punohet intensivisht për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Dalin PAMJET/ I riu vrapon me armë në dorë pas atentatit në zonën e Freskut në Tiranë

3 August 2025 at 19:04

Në foton e mësipërme është momenti kur 26-vjeçari Klejvis Caka alias Lusha largohet me vrap, pasi ka plagosur me armë zjarri 28-vjeçarin, Jukled Abazi në zonën e Freksut në kryeqytet, mbrëmjen e së shtunës. Siç mund ta shihni në këto PAMJE të siguruar nga TV Klan, fiksuar nga kamerat e sigurisë në zonë, autori tashmë i […]

The post Dalin PAMJET/ I riu vrapon me armë në dorë pas atentatit në zonën e Freskut në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Të shtëna me armë në bjeshkët e Munelles, policia gjen gjashtë gëzhoja

By: Ardit
3 August 2025 at 10:39

Të shtëna me armë janë regjistruar ditën e djeshme pranë një stani në fshatin Mesul, në bjeshkët e Munelles. Policia bën me dije se një 37-vjeçar ka denoncuar se ka dëgjuar të shtëna me armë, ndërsa ‘blutë’ në vendngjarje kanë gjetur 6 gëzhoja. “Ditën e djeshme shtetasi E. N., 37 vjeç, banues në fshatin Spaç, […]

The post Të shtëna me armë në bjeshkët e Munelles, policia gjen gjashtë gëzhoja appeared first on BoldNews.al.

Plagosja me armë në Fresk/ I riu u qëllua teksa ishte në makinë, identifikohet autori

By: Ela
2 August 2025 at 22:41

Detaje të reja janë mësuar lidhur me plagosjen me armë zjarri të 27-vjeçarit Juglen Abazi mbrëmjen e sotme në zonën e Freskut në Tiranë. Në momentin e plagosje i riu ishte brenda në automjet dhe ka marrë një plumb në bark. Sipas informacioneve, autori i ngjarjes e qëlloi ndërsa ishte në këmbë dhe është identifikuar […]

The post Plagosja me armë në Fresk/ I riu u qëllua teksa ishte në makinë, identifikohet autori appeared first on BoldNews.al.

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, 27-vjeçari vetëparaqitet në spital/ EMRI

By: Ela
2 August 2025 at 20:43

Një 27-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Freskut në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake nga policia e kryeqytetit, i riu është vetëparaqitur në spitalin e Traumës rreth orës 19:10 për ndihmë mjekësore. I plagosuri është identifikuar si Juglen Abazi, rreth 27 vjeç, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin […]

The post Plagosje me armë zjarri në Tiranë, 27-vjeçari vetëparaqitet në spital/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Bulqizë, qarkullonte me armë, arrestohet 20-vjeçari. Sekuestrohet mjeti dhe 10 fishekët (Emri)

By: D Marku
2 August 2025 at 10:40

Policia e Bulqizës ka arrestuar një 20-vjeçar i cili qarkullonte me armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Në një komunikatë zyrtare, policia njofton se në pranga ka rënë  shtetasi Orgest Grrica të cilit iu gjet në automjet 1 armë zjarri pistoletë tip “Zastava”, me një krehër me 10 fishekë.

Arma, municioni dhe automjeti i 20-vjeçarit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

The post Bulqizë, qarkullonte me armë, arrestohet 20-vjeçari. Sekuestrohet mjeti dhe 10 fishekët (Emri) appeared first on Albeu.com.

Policia greke i gjen një pensionisti mbi 170 armë, 15.500 fishekë dhe barut

1 August 2025 at 15:58

Një arsenal gjigant ushtarak, të denjë për një betejë të armatosur, ka zbuluar policia greke në shtëpinë e një pensionisti të Forcave Ajrore helene. Mbi 170 armë dhe 15,500 fishekë u gjetën në shtëpinë e ish-oficerit, në zonën e Kiatos, pranë Korinthit. Në operacionin e kryer nga Drejtoria për Luftimin e Krimit u gjetën në […]

The post Policia greke i gjen një pensionisti mbi 170 armë, 15.500 fishekë dhe barut appeared first on BoldNews.al.

Nën akuzë pronarët e 8 “Exchange” në Elbasan, sekuestrohen 540 mijë euro dhe dy armë

By: Oldi
30 July 2025 at 12:28

Rreth 540 mijë euro në valuta të ndryshme dhe një armë sportive janë sekuestruar nga Policia, pas një hetimi të zhvilluar ndaj disa subjekteve të këmbimit valutor në Elbasan. Nga verifikimet ka rezultuar se administratorët e këtyre subjekteve nuk deklaronin të ardhurat e përfituara nga veprimtaria ekonomike. Operacioni i koduar “The Script” është zhvilluar në […]

The post Nën akuzë pronarët e 8 “Exchange” në Elbasan, sekuestrohen 540 mijë euro dhe dy armë appeared first on BoldNews.al.

Sulm me armë në New York/ Katër të vdekur, mes tyre edhe një efektiv policie

By: Re Nato
29 July 2025 at 07:29

Një person i armatosur ka vrarë katër persona, përfshirë një oficer policie, gjatë një sulmi me armë në një rrokaqiell në New York.

Autori vdiq nga një plagë me armë zjarri në gjoks që e kishte shkaktuar vetë, pasi vrau oficerin dhe tre civilë, thanë zyrtarët, shkruan Sky News.

I dyshuari u identifikua si një burrë 27-vjeçar nga Las Vegasi i quajtur Shane Devon Tamura, tha komisionerja e policisë së Nju Jorkut, Jessica Tisch, në një konferencë për shtyp.

Ajo shtoi se Tamura kishte një “histori të dokumentuar të shëndetit mendor”, por motivi i tij ishte i panjohur.

Përveç të vrarëve, një burrë u plagos rëndë dhe mbetet në gjendje kritike.

Oficeri i policisë që u vra është identifikuar si Didarul Islam.

@NYCMayor and @NYPDPC provide an update on a shooting in Manhattan. https://t.co/quA9b0yQNd

— NYPD NEWS (@NYPDnews) July 29, 2025

Plagosje me armë në Stanovc të Vushtrrisë, policia jep detaje

28 July 2025 at 23:13

Një 27-vjeçar është plagosur me armë zjarri në fshatin Stanovc të Vushtrrisë.

Policia e ka cilësuar si “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 18:00 është pranuar informata për një plagosje me armë zjarri në këtë fshat.

Viktima, mashkull rreth moshës 27 vjeç, është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor dhe, sipas autoriteteve shëndetësore, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja. Hetuesit policor, nën udhëheqjen e prokurorit kompetent, kanë nisur hetimet në drejtim të veprës penale ‘Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë’,” thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, autoritetet janë në kërkim të personit të dyshuar për këtë sulm me armë, i cili është në arrati.

Hetimet janë në vazhdim për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

The post Plagosje me armë në Stanovc të Vushtrrisë, policia jep detaje appeared first on Telegrafi.

EMRI/ Lëvizte me taksi për të shmangur kontrollet e Policisë, arrestohet i riu i armatosur në Tiranë

28 July 2025 at 10:50

Policia e Tiranës ka arrestuar një të ri, i cili është kapur i armatosur dhe lëvizte me taksi për të shmangur kontrollet e uniformave blu. Në kuadër të operacionit të koduar “Destinacioni” është vënë në pranga shtetasi Paulo Gjini, 23-vjeç, banues në Lezhë, i cili akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i […]

The post EMRI/ Lëvizte me taksi për të shmangur kontrollet e Policisë, arrestohet i riu i armatosur në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌