Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 6 August 2025Main stream

“S’duhet të ndodhë më kurrë”/ I mbijetoi bombardimit në Hiroshima: Bota tani është në epokën e saj ‘më të rrezikshme’

6 August 2025 at 08:52

Toshiyuki Mimaki sot është 83-vjeç, por ishte vetëm një fëmijë kur vendi i tij përjetoi bombardimin atomik.

Tashmë në moshë të thyer dhe me fjalë të pakta, por ndërsa flet për këtë ngjarje që ka lënë pasoja të mëdha, mosha e tij duket se humbet me fuqinë e historive të tij.

Ai është një i mbijetuar i bombës atomike të Hiroshimës, një avokat i përjetshëm për çarmatimin bërthamor dhe, që nga viti i kaluar, fitues i Çmimit Nobel për Paqen.3:38

Por tani në 80-vjetorin e bombardimit, ai vjen me më shumë sesa thjesht kujtime ai ka një mesazh të fortë.

“Tani është epoka më e rrezikshme,” thotë ai, duke shtuar: “Rusia mund ta përdorë një armë bërthamore, Koreja e Veriut mund ta përdorë, Kina mund ta përdorë atë dhe presidenti Trump? Nuk po shohim ndryshim”.

“Thirrja jonë”,- siç thekson ai ka qenë një botë pa luftë.

“Ne kemi bërë thirrje e apel për një botë pa luftë apo armë bërthamore, por ata nuk po dëgjojnë”.

Mimaki tregon se ishte tre vjeç kur SHBA-të hodhën një bombë atomike në qytetin e Hiroshimës, shkruan skynews.

‘Nuk dëgjova asnjë zë’

Ishte hera e parë që një armë bërthamore ishte përdorur në luftë dhe mbahet mend si një nga ngjarjet më të tmerrshme në historinë e konfliktit.

Është vlerësuar se ka vrarë mbi 70,000 njerëz në vend, një në çdo pesë banorë, duke lëshuar një nxehtësi tokësore prej rreth 4,000 gradë Celsius, duke shkrirë gjithçka në rrugën e saj dhe duke rrafshuar dy të tretat e qytetit.

Histori të tmerrshme përhapeshin ngadalë, për kufoma të nxirë dhe lëkurë që varej nga viktimat si lecka.

“Ajo që më kujtohet është se atë ditë po luaja jashtë dhe pati një shkëndijë”, kujton Mimaki.

“Ishim 17 km larg hipoqendrës. Nuk dëgjova asnjë shpërthim, nuk dëgjova asnjë zhurmë, por mendova se ishte vetëtima.”

“Pastaj erdhi pasditja dhe njerëzit filluan të dilnin me shumicë. Disa me flokë të çrregullt, rroba të grisura, disa me këpucë, disa pa këpucë dhe duke kërkuar ujë.”

‘Qyteti nuk ishte më aty’, tregon ai.

Shkatërrimi ishte shumë i madh.

‘Njerëzit ende vuajnë’

Tre ditë më vonë, SHBA-të do të hidhnin një tjetër bombë atomike në qytetin e Nagasakit, duke sjellë një dorëzim pa kushte të Japonisë dhe fundin e Luftës së Dytë Botërore.

Deri në fund të vitit 1945, numri i të vdekurve nga të dy qytetet do të ishte rritur në rreth 210,000 dhe deri më sot nuk dihet saktësisht se sa njerëz humbën jetën në vitet në vijim nga kanceri dhe efektet e tjera anësore.

“Po ndodh ende, edhe tani. Njerëzit ende vuajnë nga rrezatimi, janë në spital”, thotë ai.

Tragjikisht, shumë nga ata që u përfshinë në bombë jetuan me stigmën për pjesën më të madhe të jetës së tyre. Keqkuptimet rreth ndikimit të rrezatimit nënkuptonin se ata shpesh shmangeshin dhe refuzoheshin për punë ose si partnerë në martesë.

Prandaj, shumë prej tyre u përpoqën ta fshihnin statusin e tyre si Hibakusha (një person i prekur nga bombat atomike) dhe tani, në moshë të shtyrë, po e kanë të vështirë të kërkojnë mbështetjen financiare që u takon.

Dhe pastaj janë plagët e mëdha psikologjike dhe problemet e shëndetit mendor që do të zgjasin gjatë gjithë jetës.

Shumë Hibakusha zgjodhën të mos flisnin kurrë për atë që panë atë ditë dhe të jetonin me fajin që mbijetuan.

Mimaki, ai rrëfen një histori se si ai dhe një vajzë tjetër e re afërsisht në moshën e tij u sëmurën me atë që ai tani beson se ishte helmim nga rrezatimi.

«Ajo vdiq, dhe unë mbijetova», thotë ai me një psherëtimë të rëndë dhe tendosje në sy.

Më pas ai ia ka kushtuar jetën e tij avokimit dhe është bashkëkryetar i një grupi të mbijetuarish të bombës atomike të quajtur Nihon Hidankyo. Anëtarëve të këtij grupi iu dha Çmimi Nobel për Paqen në vitin 2024.

“Pse këtyre qënieve të quajtura njerëz u pëlqen kaq shumë lufta?”

“Vazhdojmë ta themi, vazhdojmë t’ua themi, por nuk po ndodh asgjë ndryshe, për 80 vjet askush nuk ka dëgjuar. Ne jemi Hibakusha, mesazhi im është që nuk duhet ta krijojmë më kurrë Hibakusha-n.”

/abcnews.al/

Rama: Plazhi i Kunës në Lezhë, mes gjelbërimit dhe freskisë së Adriatikut

6 August 2025 at 09:36

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje mahnitëse nga Plazhi i Kunës në Lezhë, duke e cilësuar atë si një destinacion unik mes gjelbërimit të natyrës dhe freskisë që ofron deti Adriatik.

“Plazhi i Kunës në Lezhë, mes gjelbërimit dhe freskisë së Adriatikut”, shkruan Rama në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, i shoqëruar me pamje nga ky destinacion turistik gjithnjë e më i preferuar nga vendas dhe të huaj gjatë sezonit veror.

Në Kunë pushuesit mund të zgjedhin mes plazhit publik dhe atij privat. Turistët e huaj shpesh vendosen në këtë zonë me pisha të dendura edhe me kamperat e tyre. Po ashtu, ka edhe zona për aktivitet sportiv, volejboll..etj

Plazhi i Kunës ndodhet në pjesën veriore të Shqipërisë, rreth 5 kilometra larg qytetit të Lezhës dhe është pjesë e Kompleksit të Kune-Vainit, një zonë e mbrojtur me rëndësi të veçantë ekologjike dhe biodiversitet të pasur. I njohur për peizazhin natyror të veçantë, me pyje të dendura pishe, laguna dhe rërë të artë, plazhi tërheq turistë vendas dhe të huaj që kërkojnë pushime të qeta dhe larg zhurmës urbane.

Kuna është ndër zonat më të hershme të zhvilluara për turizëm në këtë rajon, dhe vitet e fundit ka njohur investime të vazhdueshme për përmirësimin e infrastrukturës turistike dhe promovimin e saj si një destinacion i qëndrueshëm ekologjik.

Në kuadër të zhvillimit të turizmit, qeveria shqiptare ka përfshirë zonën e Kunës në projektet e saj strategjike për ruajtjen dhe promovimin e mjediseve të mbrojtura, duke nxitur njëherazi edhe zhvillimin ekonomik lokal.

Plazhi i Kunës mbetet një ndër perlat e natyrës shqiptare, që ofron përvoja autentike mes natyrës së paprekur dhe mikpritjes tradicionale të zonës së Lezhës. /Telegrafi/

The post Rama: Plazhi i Kunës në Lezhë, mes gjelbërimit dhe freskisë së Adriatikut appeared first on Telegrafi.

Reklamat e Zara-s ndalohen në UK, shkak bëhen modelet

By: gaze tare
6 August 2025 at 09:25

Dy reklama të markës së modës Zara janë ndaluar për shkak se paraqisnin modele që dukeshin “jashtëzakonisht të dobëta”.

Autoriteti i Standardeve të Reklamimit (ASA) tha se hijet dhe një model flokësh me topuz të mbledhur mbrapa e bënin një modele të dukej “e dobët”, ndërsa poza dhe dizajni i prerjes së ulët i një këmishe në një imazh tjetër tregonin klavikulat “e spikatura” të modeles.

Mbikëqyrësi vendosi që reklamat “e papërgjegjshme” nuk duhet të shfaqen përsëri në formën e tyre aktuale dhe se Zara duhet të sigurojë që të gjitha imazhet e saj të jenë “përgatitur me përgjegjësi”.

Zara i ka hequr reklamat dhe tha se të dyja modelet në fjalë kishin certifikatë mjekësore që vërtetonte se ishin në gjendje të mirë shëndetësore kur u bënë fotot. Dy reklamat e ndaluara u shfaqën më parë në aplikacionin dhe faqen e internetit të shitësit me pakicë në një karusel imazhesh.

Zara zgjodhi të hiqte të gjitha imazhet e raportuara dhe tha se nuk kishte marrë asnjë ankesë të drejtpërdrejtë.

The post Reklamat e Zara-s ndalohen në UK, shkak bëhen modelet appeared first on iconstyle.al.

Hiroshima përkujton 80 vjetorin e bombardimit atomik, flet i mbijetuari: Babai im u verbua nga shpërthimi, lëkura e tij…

By: V K
6 August 2025 at 09:33

Një lutje e heshtur u mbajt në Japoni të mërkurën në mëngjes, me rastin e 80 vjetorit të hedhjes së bombës atomike nga Shtetet e Bashkuara në qytetin e Hiroshimës.

Kryeministri japonez Shigeru Ishiba, mori pjesë në ceremoni të mërkurën, së bashku me zyrtarë nga e gjithë bota.

Japonia është i vetmi komb që ka vuajtur nga një bombardim atomik në luftë”, tha kryebashkiaku i Hiroshimës, Kazumi Matsui, në Parkun Memorial të Paqes të qytetit.

“Qeveria japoneze përfaqëson një popull që aspiron për paqe të vërtetë dhe të qëndrueshme”.

Lufta e Dytë Botërore përfundoi me kapitullimin e Japonisë pas hedhjes së bombave në Hiroshima dhe Nagasaki, të cilat ndodhën me një diferencë prej disa ditësh.

Bombat vranë më shumë se 200.000 njerëz – disa nga shpërthimi i menjëhershëm dhe të tjerë nga sëmundja nga rrezatimi e djegiet.

“Babai im u dogj rëndë dhe u verbua nga shpërthimi. Lëkura e tij varej nga trupi – ai nuk mundi as të më mbante dorën”, tha për BBC-në i mbijetuari i Hiroshimës, Shingo Naito. Ai ishte gjashtë vjeç kur bomba goditi qytetin e tij, duke vrarë babanë dhe motrën e vëllain e tij.

Naito ka ndarë historinë me një grup studentësh në Hiroshima, të cilët po i shndërrojnë kujtimet e tij të tragjedisë në art.

Në vitin 2024, Nihon Hidankyo, një grup japonez i të mbijetuarve të bombës atomike, fitoi Çmimin Nobel për Paqen për përpjekjet e tyre për të çliruar botën nga armët bërthamore.

Në një fjalim të mërkurën, kryebashkiaku i Hiroshimës, Matsui, paralajmëroi për një “trend në rritje drejt ndërtimit të forcave ushtarake në të gjithë botën” dhe “idenë se armët bërthamore janë thelbësore për mbrojtjen kombëtare”.

“Këto zhvillime shpërfillin në mënyrë flagrante mësimet që bashkësia ndërkombëtare duhet të kishte nxjerrë nga tragjeditë e historisë”, tha ai.

“Ato kërcënojnë të rrëzojnë strukturat e ndërtimit të paqes për të cilat kaq shumë njerëz kanë punuar kaq shumë për t’i ndërtuar”.

Matsui tha se Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore, i cili synon të parandalojë përhapjen e armëve bërthamore dhe të promovojë përdorimin paqësor të energjisë bërthamore, ishte “në prag të mosfunksionimit”.

Ai gjithashtu, i bëri thirrje qeverisë japoneze të ratifikojë Traktatin për Ndalimin e Armëve Bërthamore – një marrëveshje ndërkombëtare që ndalon armët bërthamore që hyri në fuqi në vitin 2021.

Më shumë se 70 vende e kanë ratifikuar traktatin, por fuqitë bërthamore si SHBA-ja dhe Rusia e kanë kundërshtuar atë, duke treguar funksionin parandalues të arsenaleve bërthamore.

Japonia gjithashtu e ka hedhur poshtë një ndalim të tillë, duke argumentuar se siguria e saj është rritur nga armët bërthamore të SHBA-së.

Në rrugët që të çojnë në Parkun Memorial të Paqes, pati protesta të vogla që bënin thirrje për heqjen e armëve bërthamore.

Satoshi Tanaka, një tjetër i mbijetuar i bombës atomike i cili vuante nga kancere të shumta nga ekspozimi ndaj rrezatimit, tha se të parit të gjakderdhjes në Gaza dhe Ukrainë sot i sjell në mendje vuajtjet e tij.

“Duke parë malet me rrënoja, qytetet e shkatërruara, fëmijët dhe gratë që iknin në panik, të gjitha më sjellin kujtime të asaj që përjetova”, i tha ai BBC-së.

“Ne jetojmë pranë armëve bërthamore që mund ta zhdukin njerëzimin shumë herë”.

“Prioriteti më urgjent është të shtyhen udhëheqësit e vendeve të armatosura me armë bërthamore. Popujt e botës duhet të bëhen edhe më të indinjuar, të ngrenë zërin e tyre më fort dhe të ndërmarrin veprime masive”.

The post Hiroshima përkujton 80 vjetorin e bombardimit atomik, flet i mbijetuari: Babai im u verbua nga shpërthimi, lëkura e tij… appeared first on Albeu.com.

Rama publikon pamje nga plazhi i Kunes në Lezhë: Mes gjelbërimit dhe freskisë së Adriatikut

By: V K
6 August 2025 at 09:02

Këtë të mërkurë, përmes një postimi ne “Facebook”, kryeministri Edi Rama, ka ndarë pamje mahnitëse nga Plazhi i Kunës në Lezhë, duke e cilësuar atë si një destinacion unik mes gjelbërimit të natyrës dhe freskisë që ofron deti Adriatik.

“Plazhi i Kunës në Lezhë, mes gjelbërimit dhe freskisë së Adriatikut”, shkruan Rama ne postim i shoqëruar me pamje nga ky destinacion turistik, gjithnjë e më i preferuar nga vendas dhe të huaj gjatë sezonit veror.

Në Kunë pushuesit mund të zgjedhin mes plazhit publik dhe atij privat. Turistët e huaj shpesh vendosen në këtë zonë me pisha të dendura edhe me kamperat e tyre.

Po ashtu, ka edhe zona për aktivitet sportiv, volejboll..etj

Plazhi i Kunës ndodhet në pjesën Veriore të Shqipërisë, rreth 5 kilometra larg qytetit të Lezhës dhe është pjesë e Kompleksit të Kune-Vainit, një zonë e mbrojtur me rëndësi të veçantë ekologjike dhe biodiversitet të pasur.

I njohur për peizazhin natyror të veçantë, me pyje të dendura pishe, laguna dhe rërë të artë, plazhi tërheq turistë vendas dhe të huaj që kërkojnë pushime të qeta dhe larg zhurmës urbane.

Kuna është ndër zonat më të hershme të zhvilluara për turizëm në këtë rajon, dhe vitet e fundit ka njohur investime të vazhdueshme për përmirësimin e infrastrukturës turistike dhe promovimin e saj si një destinacion i qëndrueshëm ekologjik.

Në kuadër të zhvillimit të turizmit, qeveria shqiptare ka përfshirë zonën e Kunës në projektet e saj strategjike për ruajtjen dhe promovimin e mjediseve të mbrojtura, duke nxitur njëherazi edhe zhvillimin ekonomik lokal.

Plazhi i Kunës mbetet një ndër perlat e natyrës shqiptare, që ofron përvoja autentike mes natyrës së paprekur dhe mikpritjes tradicionale të zonës së Lezhës.

 

The post Rama publikon pamje nga plazhi i Kunes në Lezhë: Mes gjelbërimit dhe freskisë së Adriatikut appeared first on Albeu.com.

KOMENT – 80 vite më parë Hiroshima dhe Nagasaki përjetuan ferrin bërthamor

TOKIO, 6 gusht /ATSH-AFP/ – Tetëdhjetë vite më parë, më 6 gusht 1945, një bombardues amerikan B-29 hodhi bombën e parë atomike në histori në Hiroshima, në Japoninë perëndimore.

Tre ditë më vonë, i njëjti makth u përsërit në Nagasaki, rreth 400 kilometra më tej, në jugperëndim të vendit.

Përkujtimet, me rreth 100 vende të përfaqësuara, po zhvillohen këtë javë në dy qytetet japoneze.

Këto dy bomba bërthamore janë të vetmet deri më sot që janë përdorur në kohë lufte.

Ato vranë 140 000 njerëz në Hiroshima dhe 74 000 në Nagasaki midis gushtit dhe fundit të vitit 1945.

– Një lëmsh i zjarrtë –

Gjëja e parë që shumë banorë të Hiroshimës vunë re në mëngjesin e 6 gushtit 1945, ishte një “lëmsh zjarri intensiv”, sipas fjalëve të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK).

“Djali i vogël” apo bomba atomike që shpërtheu rreth 600 metra mbi qytet, ishte 15 000 tonë TNT.

Ajo që u hodh në Nagasaki, me nofkën “Njeriu i shëndoshë”, ishte 21 000 tonë TNT.

Temperatura e arritur në epiqendrën e bombës në Hiroshima vlerësohet në 7 000°C.

Një furrë që shkaktoi djegie të rënda dhe shumë fatale brenda një rrezeje prej rreth tre kilometrash.

”Shpërthimi intensiv i shpërthimeve shkaktoi gjithashtu verbëri të përkohshme dhe dëmtime të pakthyeshme të syve”, sipas KNKK-së.

Rrezatimi termik që pasoi shpërthimet në një pjesë të sekondës shkaktoi zjarre të shumta që shkatërruan disa kilometra katrorë në Hiroshima dhe Nagasaki, ku shumica e ndërtesave atëherë ishin ndërtuar prej druri.

Djegiet dhe zjarret besohet se kanë shkaktuar më shumë se gjysmën e vdekjeve të menjëhershme në Hiroshima.

“Mbaj mend trupat e karbonizuar të fëmijëve të vegjël të shtrirë rreth hipoqendrës si shkëmbinj të zinj”, tha Koichi Wada, atëherë 18 vjeç dhe i pranishëm në Nagasaki.

– Shpërthimi dhe rrezatimi –

Shumë njerëz u vranë ose u plagosën rëndë nga mbeturinat fluturuese, të tjerë nga shembja e ndërtesave ose nga hedhja në ajër.

Shpërthimet atomike lëshuan gjithashtu rrezatim të dëmshëm në afat të shkurtër dhe të gjatë, pasi sëmundja nga rrezatimi preku shumë njerëz që i mbijetuan shkatërrimit të menjëhershëm në Hiroshima dhe Nagasaki.

Sëmundja akute nga rrezatimi, të vjella, dhimbje koke, diarre, hemorragji dhe rënie flokësh, mund të çonte në vdekje brenda javësh ose muajsh.

Dhe “hibakusha” (të mbijetuarit e bombave në japonisht) ishin të ekspozuar për pjesën tjetër të jetës së tyre ndaj një rreziku në rritje për të zhvilluar kancere të caktuara.

Nga afërsisht 50 000 njerëz të rrezatuar në dy qytetet e monitoruara nga Fondacioni Amerikano-Japonez i Kërkimit të Efekteve të Rrezatimit (RERF), rreth 100 vdiqën nga leuçemia dhe 850 prej tyre nga kanceret e lidhura me rrezatimin.

– Pasojat –

Hiroshima dhe Nagasaki i dhanë goditjen përfundimtare Japonisë, e cila u dorëzua më 15 gusht 1945, duke i dhënë fund kështu Luftës së Dytë Botërore.

Por, historianët vazhdojnë të debatojnë nëse ky sulm i dyfishtë bërthamor shpëtoi në të vërtetë më shumë jetë duke përshpejtuar përfundimin e konfliktit.

Vuajtja fizike dhe psikologjike e shumë hibakushave zgjati gjithë jetën e tyre.

Shumë prej tyre i fshehën vuajtjet e tyre për një kohë të gjatë dhe vuajtën nga diskriminimi, veçanërisht në martesë.

Për dekada të tëra, shumë japonezë besonin gabimisht se “sëmundja nga rrezatimi” ishte e trashëgueshme, madje ngjitëse, dhe kështu shmangnin shoqërimin me hibakushat.

Në periudhën e pasluftës, qeveria japoneze krijoi statusin e “viktimës zyrtare” të bombave atomike, duke dhënë trajtim falas.

Por, kjo e drejtë u dha në kushte kufizuese, duke përjashtuar mijëra viktima.

Hibakushat janë bërë aktivistë të zjarrtë për kauza pacifiste dhe antibërthamore, duke udhëtuar nëpër botë për të dëshmuar.

Nihon Hidankyo, një lëvizje që bashkon të mbijetuarit e rrezatuar, e cila i nxit shtetet të veprojnë për të eliminuar armët bërthamore, u vlerësua me Çmimin Nobel për Paqen për vitin 2024.

Në vitin 2019, papa Françesku vizitoi Hiroshimën dhe Nagasaki për të përsëritur “jo”-në e tij ndaj armëve bërthamore.

Në vitin 2016, Barack Obama u bë presidenti i parë në detyrë i SHBA-së që vizitoi Hiroshimën.

Edhe ai mbështeti një botë pa armë bërthamore, por nuk kërkoi falje në emër të Shteteve të Bashkuara për tragjedinë japoneze të gushtit 1945.

Rusia, nga ana e saj, është një nga afërsisht 100 vendet që pritet të marrin pjesë në përkujtimin e këtij viti në Nagasaki.

Kjo është hera e parë që Moska është ftuar në përkujtime në qytet që nga fillimi i luftës me Ukrainën në shkurt 2022./  a.jor.

The post KOMENT – 80 vite më parë Hiroshima dhe Nagasaki përjetuan ferrin bërthamor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Yesterday — 5 August 2025Main stream

Liqeni i Malit të Gramozit, Rama ndan pamjet

TIRANË, 5 gusht /ATSH/ Liqeni i malit të Gramozit në Kolonjë është një ndër destinacionet ideale turistike, për vizitorët vendas dhe turistët e huaj.

Përmes rubrikës “Beautiful Albania”, kryeministri Edi Rama publikoi sot një video të këtij liqeni.

Ky liqen, një “thesar” i fshehur i bukurive natyrore shqiptare gjendet në 2400 metra lartësi, ndërsa malet e larta dhe natyra përreth ofrojnë një panoramë të jashtëzakonshme.

Liqeni me origjinë akullnajore, sipërfaqe rreth 0,4 ha dhe formë elipsi, renditet në listën e atraksioneve më të kërkuara, sidomos në dimër kur reshjet e borës dhe temperaturat e ulta e shndërrojnë në një sipërfaqe të ngrirë mes bimësisë dhe pyjeve të shumta të zonës.

Të apasionuarit pas lartësive, ngjiten në këto territore të thyera për të ushtruar sportin e alpinizmit apo ecjeve malore, ndërsa liqeni vizitohet sipas itinerarit: qyteti i Ersekës – fshati Starje – liqeni i Gramozit.

/e.i//r.e/

The post Liqeni i Malit të Gramozit, Rama ndan pamjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Liqeni i Malit të Gramozit si pikturë, Rama ndan pamjet: Beautiful Albania

By: redi
5 August 2025 at 21:15

Liqeni i malit të Gramozit në Kolonjë është një ndër destinacionet ideale turistike, për vizitorët vendas dhe turistët e huaj. Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video të këtij liqeni. Ky liqen një “thesar” i fshehur i bukurive natyrore shqiptare gjendet në 2400 metra lartësi, ndërsa malet e larta dhe natyra përreth ofrojnë një panoramë të jashtëzakonshme. Liqeni me origjinë akullnajore…

Source

Lady Gaga kryeson me 12 nominime në çmimet “MTV Video Music Awards 2025”

5 August 2025 at 18:44

NJU JORK, 5 gusht /ATSH/- Albumi i fundit i Lady Gaga “Mayhem” ka kryesuar me 12 nominime në çmimet “MTV Video Music Awards 2025”.

Gaga është nominuar për bashkëpunimin më të mirë, muzikën më të mirë pop, regjinë më të mirë, drejtimin më të mirë artistik, kinematografinë më të mirë, montazhin më të mirë, koreografinë më të mirë, efektet më të mira vizuale, si dhe këngën më të mirë, videon më të mirë, albumin më të mirë dhe artistin më të mirë të vitit.

Të nominuarit e kategorisë “Artisti i Vitit”, përfshijnë Bad Bunny, Kendrick Lamar, Morgan Wallen, The Weeknd, Beyoncé dhe Taylor Swift.

Beyoncé dhe Swift janë kryesisht dy figura të rëndësishme pasi secila prej tyre kanë marrë respektivisht, 32 dhe 30 çmime Grammy, duke u shpallur artistet më të vlerësuara në historinë e çmimeve “Grammy Awards”.

Te dyja janë të nominuara vetëm në kategorinë e “Artistit të Vitit” në “Video Music Awards” (VMA) në shtator, kështu që nëse njëra prej tyre fiton, do të bëhet muzikantja më e vlerësuar në historinë e VMA-së.

Gaga ndiqet nga Bruno Mars me 11 nominime; Lamar 10; Sabrina Carpenter dhe “Blackpink” me tetë; Ariana Grande dhe The Weeknd me shtatë; Billie Eilish me gjashtë; Charli xcx me pesë; Bad Bunny, Doechii, Ed Sheeran, Jelly Roll, Miley Cyrus dhe Tate McRae me nga katër secili.

Shfaqja treorëshe do të transmetohet drejtpërdrejt të dielën në CBS, më 7 shtator, në orën 20:00 të mbrëmjes.

Do të transmetohet gjithashtu njëkohësisht në MTV dhe do të jetë e disponueshme për transmetim në Paramount+.

Çmimet e VMA-së të këtij viti paraqesin 33 të nominuar për herë të parë, të cilët përfshijnë Alex Warren, Blake Shelton, Brent Faiyaz, Gigi Perez, Katseye dhe Lainey Wilson.

Mac Miller u bë gjithashtu artisti i parë që mori nominimin e tij të parë në VMA pas vdekjes.

Këtë vit ka edhe dy kategori të reja, “Artisti më i mirë Country” dhe “Artisti më i mirë Pop”.

Votimi i fansave filloi online sot në 19 kategori dhe përfundon më 5 shtator në orën 18:00.

Votimi në kategorinë e “Artistit më të mirë të ri” do të mbetet aktiv gjatë shfaqjes. //a.i/

The post Lady Gaga kryeson me 12 nominime në çmimet “MTV Video Music Awards 2025” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Japoni, 80 vjet nga hedhja e bomb*s atomike nga SHBA-ja në Hiroshima

By: armand
5 August 2025 at 16:28

Ushtria mori një lajm të ngjashëm nga telegrafi hekurudhor: një shpërthim i raportuar. Por radari nuk kishte zbuluar një sulm ajror. Me sa duket, kishte pasur një gabim. Tokio u përpoq të kontaktonte Hiroshimën. Heshtje. Një oficer i ri mori urdhër të fluturonte atje dhe të hetonte. Njëqind milje larg destinacionit të tij, ai pa […]

The post Japoni, 80 vjet nga hedhja e bomb*s atomike nga SHBA-ja në Hiroshima appeared first on BoldNews.al.

Rruga e re Dukat-Llogora, Rama poston pamjet: Një bukuri më vete

By: redi
5 August 2025 at 17:44

Tuneli i Llogorasë ka shkurtuar ndjeshëm distancën drejt bregdetit të jugut, por edhe ka lehtësuar ndërlidhjen e fshatrave të kësaj zone. Kryeministri Edi Rama ka postuar foto nga aksi rrugor që lidh fshatin Dukat me rrugën e vjetër të Llogorasë. ”Ndërlidhja e rrugës së re të Dukatit dhe rrugën e vjetër të Llogorasë, një bukuri më vete”, u shpreh Rama. Me një gjatësi prej 6 kilometrash…

Source

FOKUS – Danimarka, Norvegjia dhe Suedia blejnë armë amerikane për Kievin

BRUKSEL, 5 gusht /ATSH-DPA/ – Danimarka, Norvegjia dhe Suedia kanë njoftuar një angazhim të përbashkët prej afërsisht 500 milionë dollarësh për të blerë armë amerikane si pjesë e programit të mbështetjes ushtarake të koordinuar nga NATO.

“Jam mirënjohës ndaj Danimarkës, Norvegjisë dhe Suedisë për veprimin e tyre të shpejtë për të financuar një paketë mbështetjeje ushtarake amerikane për Ukrainën”, shkroi sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte në X.

”Këto ndihma do të sigurojnë pajisje shpëtimtare dhe furnizime thelbësore në vijat e frontit, duke forcuar pozicionin e Ukrainës dhe duke e ndihmuar atë të pengojë agresionin në ndjekje të paqes së qëndrueshme”, theksoi Rutte./   /os/

 

The post FOKUS – Danimarka, Norvegjia dhe Suedia blejnë armë amerikane për Kievin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rruga e re Dukat-Llogora, Rama: Një bukuri më vete

5 August 2025 at 15:53

TIRANË, 5 gusht/ATSH/ Tuneli i Llogorasë ka shkurtuar ndjeshëm distancën drejt bregdetit të jugut, por edhe ka lehtësuar ndërlidhjen e fshatrave të kësaj zone.

Ndërkohë, paralel me finalizimin e kësaj vepre strategjike infrastrukturore, e cila u hap për qarkullimin e mjeteve në maj 2025, ka vijuar puna për asfaltimin e akseve të tjera rurale.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto nga aksi rrugor që lidh fshatin Dukat me rrugën e vjetër të Llogorasë.

“Ndërlidhja e rrugës së re të Dukatit dhe rrugën e vjetër të Llogorasë, një bukuri më vete”, u shpreh Rama.

Me një gjatësi prej 6 kilometrash, tuneli i Llogorasë jo vetëm lehtëson qarkullimin, por gjithashtu redukton ndjeshëm kohën e udhëtimit nga Dukati në Palasë, duke e shkurtuar nga rreth 30 minuta në vetëm 7 minuta.

1 nga 2

/m.m//a.f/

The post Rruga e re Dukat-Llogora, Rama: Një bukuri më vete appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama ndan pamje nga atraksionet e Dropullit: Pasuri turistike, por edhe udhëtime kulturore që të rrëmbejnë nën rrënojat e historisë

By: Re Nato
5 August 2025 at 15:23

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga atraksionet turistike të Dropullit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se këto janë pasuri turistike, por edhe udhëtime kulturore që të rrëmbejnë nën rrënojat e historisë.

“Pasuritë turistike të Dropullit nuk janë thjesht atraksione për t’u vizituar, por janë udhëtime kulturore që të rrëmbejnë nën rrënojat e historisë në qytetin antik të Adrianopolit në Sofratikë, nën kupolat magjepsëse të kishave si ajo e Lindjes së Virgjëreshës, si dhe mes peizazheve unike, ku natyra ka skalitur monumente të gjalla si Ujëvara e Selckës”, shkruan Rama në Facebook./abcnews.al

Rama: Pasuritë turistike të Dropullit nuk janë thjesht atraksione për t’u vizituar, por janë udhëtime kulturore

By: redi
5 August 2025 at 15:28

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Dropulli, ku shkruan se pasuritë turistike nuk janë thjesht atraksione për t’u vizituar, por janë udhëtime kulturore. ”Pasuritë turistike të Dropullit nuk janë thjesht atraksione për t’u vizituar, por janë udhëtime kulturore që të rrëmbejnë nën rrënojat e historisë në qytetin antik të Adrianopolit në Sofratikë, nën kupolat magjepsëse të kishave si ajo e…

Source

Liverpooli po kërkon një qendërmbrojtës, dy emra shihen si favoritë

5 August 2025 at 15:55

Liverpooli thuhet se po ndjek në mënyrë aktive një numër të mbrojtësve të rinj qendrorë më premtues në të gjithë Evropën.

Sipas gazetarit të njohur Paul Joyce, Reds kanë një sy të veçantë te Giovanni Leoni i Parmës dhe interes të vazhdueshëm për Marc Guehi të Crystal Palace.

Midis lojtarëve që po merren në konsideratë është Leoni, qendërmbrojtësi 18-vjeçar italian i cili u transferua te Parma nga Sampdoria në qershor të vitit 2024 për pak më shumë se 10 milionë euro.

Leoni tani kuptohet të jetë një objektiv serioz për Liverpoolin, të cilët rivalizohen nga Newcastle dhe Tottenhamin, megjithëse Parma është e etur ta mbajë atë edhe për një kohë.

Liverpooli po monitoron gjithashtu Marc Guehin, i cili po hyn në vitin e fundit të kontratës së tij me Crystal Palace.

Çmimi i kërkuar nga Palace do të jetë një faktor kyç nëse ata vendosin të vazhdojnë, por interesi mbetet i qartë.

Aktualisht, duke u përballur me sfida në thellësinë e mbrojtjes pas largimeve të Jarell Quansah dhe të ardhmes së pasigurt të Joe Gomez, ndjekja e Reds për mbrojtës të nivelit të lartë pasqyron planifikimin e tyre strategjik nën drejtimin e trajnerit Arne Slot. /Telegrafi/

The post Liverpooli po kërkon një qendërmbrojtës, dy emra shihen si favoritë appeared first on Telegrafi.

Donnarumma joshet nga oferta e Manchester United

By: V K
5 August 2025 at 14:27

E ardhmja e Gianluigi Donnarumma te Paris Saint-Germain mbetet e paqartë, ndonëse ai ka qenë një nga lojtarët kyç në sezonin e jashtëzakonshëm të klubit francez.

Edhe pse PSG u mposht nga Chelsea në finalen e Kupës së Botës për Klube, sezoni 2024-2025 rezultoi i suksesshëm si në Ligue 1 ashtu edhe në Evropë.

Megjithatë, kampionët e Francës dhe të Evropës kanë një pikëpyetje të madhe përpara, Donnarumma ende nuk ka rinovuar kontratën, e cila skadon në qershor të vitit 2026.

Portieri italian, 26-vjeç, ka qenë një lider në prapavijë nën drejtimin e Luis Enrique, por bisedimet për rinovim kanë ngecur prej disa kohësh.

Sipas raportimeve nga “TEAMtalk”, Manchester United është klubi më i interesuar për ta afruar atë këtë verë, duke synuar ta zëvendësojë Andre Onana.

Donnarumma, thuhet se është i hapur ndaj një aventure në Ligën Premier, dhe “Djajtë e Kuq” shihen si favoritë për nënshkrimin e tij.

Megjithëse ende nuk ka një marrëveshje konkrete, interesimi i United dhe dëshira e portierit për një sfidë të re mund të sjellin një transferim të bujshëm gjatë merkatos së verës.

Gjithnjë sipas “TEAMtalk”, Donnarumma po joshet nga oferta e Manchester United, me gjigantin nga “Old Traford” që shihet si favoriti kryesor për të siguruar shërbimet e italianit.

Vlen të theksohet se në garë për Donnarummën janë edhe skuadrat tjera të mëdha angleze si Manchester City dhe Chelsea.

The post Donnarumma joshet nga oferta e Manchester United appeared first on Albeu.com.

Vijon lirimi i hapësirave publike, Rama: Ecim

5 August 2025 at 13:45


TIRANË, 5 gusht /ATSH/ Lirimi i hapësirave publike nga subjektet që kanë zaptuar trotuaret dhe ambientet e dedikuara për komunitetin dhe qytetarët, vazhdon në të gjithë vendin.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga lirimi i hapësirave publike nga disa subjekte private të cilat kishin zaptuar pa leje hapësirën publike.

“Ecim”, shkruan Rama, teksa ndan një video ku tregohen sesi bizneset po lirojnë hapësirat e zaptuara, që tashmë po u rikthehen qytetarëve.

Lirimi i hapësirave publike shihet si pjesë e vizionit të qeverisë “Rilindja Urbane 2.0”.

Në këtë kuadër, Rama ka paralajmëruar se po hartohet edhe Rregullorja Kombëtare në të cilën do të përcaktohen me ligj hapësirat që mund të shfrytëzojë biznesi.

Lirimi i hapësirave publike është i domosdoshëm për rritjen e cilësisë së shërbimeve, por edhe funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë.

Lirimi i hapësirave publike ka nisur në fillim të muajit korrik dhe do të vijojë të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror në mbrojtje të cilësisë së jetës në komunitet.

/m.m//a.f/

The post Vijon lirimi i hapësirave publike, Rama: Ecim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama publikon pamjet nga heqja e strukturave në Tiranë (VIDEO)

By: V K
5 August 2025 at 13:21

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, ka publikuar një tjetër video nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në kryeqytet.

“Ecim”, shkruan Rama teksa poston pamjet e heqjes së një strukture të një biznesi privat në Tiranë, e cila kishte zënë hapësirë publike.

Aksioni për lirimin e hapësirave vijon prej disa javësh tashmë, ndërsa kreu i qeverisë ka vijuar apelin e tij ndaj shkelësve që të jenë bashkëpunues me autoritetet.

 

The post Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama publikon pamjet nga heqja e strukturave në Tiranë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Kanionet e Prekalit, Rama: Një copëz magjie në zemër të Shkodrës turistike

5 August 2025 at 10:48

TIRANË, 5 gusht/ATSH/ Lumi i Kirit dhe kanionet e Prekalit në Shkodër janë kthyer ndër destinacionet më të vizituara nga turistët vendas e të huaj.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga kanionet e Prekalit dhe Urës së Shtrenjtë, me ftesën për ta vizituar.

“Një copëz magjie në zemër të Shkodrës turistike. Prekal dhe Ura e Shtrenjtë”, shkruan Rama.

Ujë i kristaltë, vaskat, kanioni, pastërtia, qetësia dhe ajri i freskët i maleve përreth është ajo që të ofron Lugina e Kirit.

Çdo fundjavë kur moti është i ngrohtë, qytetarët shkodranë, turistë të huaj dhe banorë të fshatrave rreth rrjedhës së lumit, frekuentojnë këto brigje për banjo dielli, larje në ujërat e freskët, por dhe për sportet ujore.

Ura e Shtrenjtë mbi lumin Kir lidh Shkodrën me Prekalin. Kanionet gëlqerore të formuara nga veprimtaria erozive e lumit të Kirit ofrojnë një pamje magjepsëse për çdo vizitor që zgjedh të vizitojë zonën.

1 nga 5

/m.m//a.f/

The post Kanionet e Prekalit, Rama: Një copëz magjie në zemër të Shkodrës turistike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌