Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Emërohet drejtori i burgut të Peqinit dhe Elbasanit/ Kontrolle blic në burgje

By: Ela
16 July 2025 at 12:26

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka bërë lëvizje të reja në drejtimin e institucioneve penitenciare. Altin Ago është emëruar në krye të burgut të Peqinit, ndërsa Qazim Hoxha është caktuar drejtor i IEVP Elbasan. Ndërkohë, burime zyrtare bëjnë me dije se janë zhvilluar kontrolle blic në disa burgje të vendit, për identifikimin e sendeve të […]

The post Emërohet drejtori i burgut të Peqinit dhe Elbasanit/ Kontrolle blic në burgje appeared first on BoldNews.al.

Humbi kontrollin dhe doli nga rruga në Elbasan–Peqin/ Arrestohet një grua 36-vjeçare, u dëmtuan…

7 July 2025 at 11:58

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin, ku një automjet ka dalë nga rruga pas humbjes së kontrollit nga drejtuesja.

Si pasojë, janë lënduar drejtuesja dhe një pasagjere, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka arrestuar 36-vjeçaren E. B., e dyshuar si shkaktare e aksidentit. Ngjarja po hetohet për të zbardhur rrethanat e plota.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor

-arrestuan shtetasen E. B., 36 vjeçe, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesja e automjetit dhe pasagjerja, të cilat janë në kujdesin e mjekëve;

The post Humbi kontrollin dhe doli nga rruga në Elbasan–Peqin/ Arrestohet një grua 36-vjeçare, u dëmtuan… appeared first on Sot News | Lajme.

Dy automjetet po lëviznin me shpejtësi “skëterrë”, aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, ka të plagosur

By: M C
6 July 2025 at 18:54

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin rrugor Elbasan-Peqin, pranë fshatit Pajovë.

Burime për mediat bëjnë me dije se dy automjete kamë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë kanë mbetur dy persona të plagosur, të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi vetëm 200 metra larg vendit ku një ditë më parë u përplasën sërish dy automjete dhe pati të plagosur.

Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e Policisë dhe zjarrfikësit, ndërkohë deri më tani dyshohet se shkak i këtij aksidenti të jetë bërë një parakalim i gabuar pasi dy automjetet po lëviznin me shpejtësi tej normave të lejuara.

The post Dy automjetet po lëviznin me shpejtësi “skëterrë”, aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, ka të plagosur appeared first on Albeu.com.

Aksident në aksin Elbasan–Peqin, dy të plagosur

By: Elva
6 July 2025 at 18:10

Një aksident i rëndë është shënuar këtë të diel në aksin rrugor Elbasan–Peqin, pranë fshatit Pajovë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur. Sipas burimeve paraprake, aksidenti ka ndodhur për shkak të një parakalimi të gabuar, teksa të dy automjetet po lëviznin me shpejtësi të lartë, përtej normave të lejuara. Ngjarja ndodhi vetëm 200 metra […]

The post Aksident në aksin Elbasan–Peqin, dy të plagosur appeared first on BoldNews.al.

Aksident i rëndë në vend, përplasen dy automjete, raportohet për të lënduar (Detaje)

5 July 2025 at 19:08

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin pranë fshatit Pajovë.

Dy makina janë përplasur, ndërsa drejtuesit kanë marrë dëmtime të lehta. Mësohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e mjeteve.

Disa herë banorët kane protestuar për mungesën e sigurisë në këtë segment rrugor ku thuajse çdo ditë regjistrohen aksidente.

The post Aksident i rëndë në vend, përplasen dy automjete, raportohet për të lënduar (Detaje) appeared first on Sot News | Lajme.

Përplasen dy automjete në aksin Elbasan-Peqin, lëndohen shoferët

By: user 11
5 July 2025 at 19:28

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në aksin e rrugës kombëtare, Elbasan-Peqin, pranë fshatit Pajovë. Dy automjete janë përplasur mes tyre, ndërsa për fat të mirë, drejtuesit kanë pësuar vetëm dëmtime të lehta.

Sipas informacioneve paraprake, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave e mjeteve të përfshira në ngjarje. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona në rrezik për jetën.

Segmenti ku ndodhi aksidenti njihet për ngjarje të shpeshta të kësaj natyre. Banorët e zonës kanë protestuar disa herë për mungesën e masave të sigurisë rrugore, duke ngritur shqetësimin se aksidentet në këtë pjesë të rrugës janë bërë pothuajse të përditshme.

Autoritetet rrugore dhe policia kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërkohë që u bëhet thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit për të shmangur ngjarje të tilla pasi ky është një nga segmentet rrugore mjaft problematike vitet e fundit.

The post Përplasen dy automjete në aksin Elbasan-Peqin, lëndohen shoferët appeared first on Lapsi.al.

Spitali në Peqin, Koçiu: Shërbim shëndetësor dhe social për të gjithë, qendër për fëmijët me nevoja të veçanta

By: redi
3 July 2025 at 17:41

Spitali Bashkiak i Peqinit po transformohet në një korpus modern ku do të integrohen shërbimet shëndetësore për qytetarët dhe shërbime e domosdoshme sipas standardeve më të mira evropiane për fëmijët me nevoja të veçanta. Me mbështetjen e Qeverisë dhe në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, po realizohet një investim i rëndësishëm që do të integrojë Spitalin Ditor, Qendrën Shëndetësore…

Source

Koçiu: Modernizimi i spitalit të Peqinit, shërbim edhe për fëmijët me nevoja të veçanta

TIRANË, 3 korrik/ATSH/ Spitali Bashkiak i Peqinit po transformohet në një korpus modern ku do të integrohen shërbimet shëndetësore për qytetarët dhe shërbimet e domosdoshme sipas standardeve më të mira evropiane për fëmijët me nevoja të veçanta.

Me mbështetjen e qeverisë dhe në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, po realizohet një investim i rëndësishëm që do të integrojë Spitalin Ditor, Qendrën Shëndetësore, Administratën e NjVKSH-së dhe Qendrën Terapeutike dhe Rehabilituese për fëmijët 0-18 vjeç

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu dhe kreu i FSHZH-së, Dritan Agolli, gjatë inspektimit të punimeve u ndalën në detajet e këtij investimi për ofrimin e shërbimeve diagnostikuese, trajtuese dhe rehabilituese, me shtretër dhe ambulator për fëmijët me probleme të veçanta.

Ministrja Koçiu u shpreh se “kjo qendër do të vijë komplet ndryshe, duke nisur nga një rehabilitim i strukturës spitalore dhe i ofrimit të shërbimit shëndetësor parësor, në Qendrën Shëndetësore, por ndërkohë paralelisht kombinon edhe atë që është edhe misioni kryesor i MSHMS-së, ofrimi i shërbimeve shëndetësore të ndërthurura me shërbimet sociale”.

Ajo shtoi se është një projekt unik që, falë vizionit të Qeverisë shqiptare dhe mbështetjes së FSHZH, do t’i shërbejë jo vetëm shërbimit shëndetësor, por edhe rehabilitimit dhe trajtimit të fëmijëve me aftësi të veçanta.

“Spitali Bashkiak i Peqinit i cili organizohet jo vetëm në një strukturë spitalore, por edhe në një qendër shëndetësore. Një projekt të cilin jemi duke zhvilluar bashkërisht me Fondin Shqiptar të Zhvillimit mbështetur nga buxheti i shtetit. Një investim i cili trajton krahas infrastrukturës spitalore dhe zyrat e administratës, qendrën shëndetësore, por edhe një projekt të ri që ka të bëjë me një qendër rehabilitimi dhe terapeutike për fëmijët me aftësi të veçanta, e cila do të jetë unikale në llojin e vet: Një qendër kombëtare që do të zhvillohet në ambientet aktuale të strukturës spitalore të bashkisë Peqin”, theksoi Koçiu.

“Korpusi spitalor i bashkisë së Peqinit në fakt na e ofron këtë mundësi, ku në një sipërfaqe prej 5000 m2 ne do të arrijmë të ndërtojmë këtu edhe shërbimin ditor spitalor të domosdoshëm për 39 mijë banorët e bashkisë së Peqinit dhe zonave përreth, dhe ndërkohë të japim mundësinë e krijimit një qendre terapeutike rehabilituese për fëmijët me aftësi të veçanta”, bëri të ditur Koçiu, gjatë inspektimit të punimeve brenda ambienteve të Spitalit Ditor dhe Qendrës Shëndetësore, të cilat do të jenë në një godinë.

Ministrja Koçiu deklaroi se “do ndërhyjmë në këtë godinë ku jemi aktualisht duke ofruar infrastrukturën për shërbimet e Qendrës Shëndetësore dhe ndërkohë ofrojmë dhe shërbimet shëndetësore që kanë të bëjnë kryesisht me urgjencën dhe shërbimet e imazherisë, të domosdoshme për banorët këtu. Mbarojmë me këtë godinë dhe pastaj vijojmë me godinën që aktualisht ndodhet spitali i Peqinit që do të transformohet tërësisht në një infrastrukturë e cila tashmë do t’i shërbejë trajtimit dhe rehabilitimit të fëmijëve me aftësi të veçanta”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu përfundoi duke vlerësuar rëndësinë e këtij projekti.

“Është mishërimi më i mirë i misionit që ka MSHMS, bashkimi dhe mundësia për të ofruar jo vetëm shërbim shëndetësor, por edhe shërbime sociale të domosdoshme për rehabilitimin më të mirë të të gjithë atyre që kanë problematika shëndetësore”, tha Koçiu.

Qendra Terapeutike dhe Rehabilituese për fëmijët 0-18 vjeç do të ofrojë një sërë shërbimesh ku diagnostikimi, trajtimi dhe rehabilitimi do të ofrohen në standardet më të larta evropiane, duke integruar shërbimet mjekësore, terapeutike, edukative dhe sociale.

Me 64 dhoma për rehabilitim dhe terapi, qendra do të jenë e ndarë në 16 zona të ndryshme funksionale dhe do ë  përbëhet nga pesë departamente kryesore: ai mjekësor, terapeutik, psikologjik, edukativ dhe mbështetës, ku do të ofrojnë shërbime profesionistë të fushave të ndryshme, si neurologë, pediatër, fizioterapistë, terapistë të punës, psikologë dhe punonjës socialë.

Programet që do të implementohen përfshijnë ndërhyrje të hershme për foshnjat, terapi individuale dhe në grup, terapi me muzikë, art, terapi okupuacionale dhe gjuhësore, si dhe mbështetje edukative dhe psikologjike.

/k.s//r.e/

The post Koçiu: Modernizimi i spitalit të Peqinit, shërbim edhe për fëmijët me nevoja të veçanta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Partia Demokratike: Rama po hakmarret ndaj policëve që hetuan “trenin bullgar” në Peqin

By: V K
28 June 2025 at 11:47

Partia Demokratike, ka reaguar ashpër ndaj asaj që e cilëson si një fushatë hakmarrjeje politike ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët hetuan rastin e njohur si “treni bullgar” në fshatin Pekisht të Peqinit, ku u kapën materiale zgjedhore dhe para në një lokal privat.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli, theksoi se ndëshkimi disiplinor i disa efektivëve për shkak të veprimeve të tyre ligjore, është një akt politik i sponsorizuar nga kryeministri Edi Rama dhe i zbatuar nga drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.

Sipas Partisë Demokratike, pas referimit të çështjes nga Policia e Elbasanit në Prokurori dhe nisjes së procedimit penal, janë marrë masa ndëshkuese ndaj efektivëve që kanë ndjekur ligjin.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Partia Demokratike dënon hakmarrjen politike ndaj efektivëve që zbatuan ligjin.

Nisur nga deponimet e strukturave të Partisë Demokratike në lidhje me vijimin e procedimit penal të iniciuar pas publikimit të një videoje nga drejtuesi i opozitës, z. Sali Berisha, ku dokumentoheshin materiale zgjedhore dhe para në një lokal në fshatin Pekisht të Peqinit, ju bëjmë me dije se:

Pasi Policia e Elbasanit referoi çështjen në Prokurori dhe kjo e fundit vijoi procedurat për ndjekjen penale të rastit, strukturat e Policisë së Shtetit janë vënë në funksion të një fushate hakmarrjeje politike.

Nën urdhrat politikë të Edi Ramës dhe me drejtimin e Ilir Prodës në Policinë e Shtetit, është ndërmarrë një seri masash disiplinore dhe ndëshkuese ndaj efektivëve që guxuan të veprojnë në përputhje me ligjin.

Konkretisht sipas informacionit të sjellë nga deputeti i zgjedhur, z.Blendi Himçi :

Është nisur procedim disiplinor nga Drejtoria e Standardeve ndaj shefit të krimit ekonomik në Drejtorinë e Elbasanit, Kliton Zhari;

Është pezulluar nga detyra nëndrejtori i Policisë së Qarkut Elbasan, Sadik Kateshi;

Procedim disiplinor dhe transferim për shefin e krimeve të Komisariatit të Peqinit, Denis Sinani.

Këto masa përbëjnë një akt të pastër hakmarrjeje politike ndaj efektivëve që refuzuan të heshtin përballë manipulimit të zgjedhjeve dhe që ushtruan detyrën e tyre me ndershmëri dhe profesionalizëm.

E nga ana tjetër emra si Krenar Guçe, promovohen me poste si shpërblim për shërbimin në funksion të farsës zgjedhore zhvilluar në 11 Maj.

Partia Demokratike dënon me forcë këtë sjellje arbitrare dhe paralajmëron se të gjitha rastet e abuzimit me pushtetin do të dokumentohen dhe do të ndëshkohen sipas ligjit.

The post Partia Demokratike: Rama po hakmarret ndaj policëve që hetuan “trenin bullgar” në Peqin appeared first on Albeu.com.

PD: Rama po hakmarret ndaj policëve që hetuan “trenin bullgar” në Peqin

By: Elva
28 June 2025 at 11:45

Partia Demokratike ka reaguar ashpër ndaj asaj që e cilëson si një fushatë hakmarrjeje politike ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët hetuan rastin e njohur si “treni bullgar” në fshatin Pekisht të Peqinit, ku u kapën materiale zgjedhore dhe para në një lokal privat. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja për Antikorrupsionin në […]

The post PD: Rama po hakmarret ndaj policëve që hetuan “trenin bullgar” në Peqin appeared first on BoldNews.al.

Aksident i rëndë në Peqin–Elbasan, makina bie nga ura

By: Oldi
25 June 2025 at 20:11

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e vona të pasdites në segmentin rrugor kombëtar Peqin–Elbasan. Sipas informacioneve paraprake, një automjet, i cili dyshohet se po lëvizte me shpejtësi të lartë, ka humbur kontrollin mbi një urë dhe ka rënë poshtë saj. Ende nuk ka të dhëna të konfirmuara mbi pasojat e këtij aksidenti, […]

The post Aksident i rëndë në Peqin–Elbasan, makina bie nga ura appeared first on BoldNews.al.

Aksident i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, makina bie nga ura

25 June 2025 at 21:58

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e pasdites në aksin rrugor kombëtar Peqin–Elbasan. Sipas informacioneve paraprake, një automjet që dyshohet se po lëvizte me shpejtësi të lartë ka humbur kontrollin mbi një urë dhe ka rënë poshtë saj.

Si pasojë e aksidentit, është plagosur drejtuesi i mjetit. Burime zyrtare bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është transportuar menjëherë në spital për trajtim mjekësor.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Aksident i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, makina bie nga ura appeared first on Euronews Albania.

Fenonemi i “trenit bullgar”/ Konstatohen problematika nga verifikimi i votave të Peqinit dhe Gramshit

17 June 2025 at 17:25

Ka përfunduar procesi i verifikimit të votave për 94 kutitë e Peqinit dhe Gramshit në Qarkun e Elbasanit, të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Hapje e kutive për këto dy bashki u bë vetëm për materialet zgjedhore dhe jo për efekt rezultati, për të vërtetuar fletët e votimit, pasi Partia Demokratike për manipulim të procesit […]

The post Fenonemi i “trenit bullgar”/ Konstatohen problematika nga verifikimi i votave të Peqinit dhe Gramshit appeared first on BoldNews.al.

KAS vendos të rinumërohen votat në Gramsh dhe Peqin

By: Oldi
13 June 2025 at 12:36

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka vendosur hapjen e kutive të votimit në bashkitë Gramsh dhe Peqin. Ky vendim vjen pas kërkesës së Partisë Demokratike-ASHM, e cila ka paraqitur dyshime për parregullsi të evidentuara në pamjet filmike të procesit zgjedhor. Vendimi për rinumërimin e votave u mbështet nga dy anëtarët e Partisë Demokratike në […]

The post KAS vendos të rinumërohen votat në Gramsh dhe Peqin appeared first on BoldNews.al.

Hapen kutitë e votimit në Gramsh dhe në Peqin

By: user 4
13 June 2025 at 12:39

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka vendosur hapjen e kutive të votimit në bashkitë Gramsh dhe Peqin, pas kërkesës së Partisë Demokratike, e cila ka paraqitur dyshime për parregullsi të evidentuara në pamjet filmike të procesit zgjedhor.

Vendimi për rinumërimin e votave u mbështet nga dy anëtarët e PD në KAS, të cilët argumentuan se ka indicie që kërkojnë verifikim të mëtejshëm të rezultatit zgjedhor në këto zona.

Sipas përfaqësuesit të PD-së në KAS, Çefa, në pamjet filmike të siguruara nga procesi i numërimit janë konstatuar momente që ngrenë dyshime të forta për manipulim apo mosrespektim të procedurave zgjedhore, çka ka çuar në vendimin për rihapjen e kutive dhe rinumërimin e votave.

The post Hapen kutitë e votimit në Gramsh dhe në Peqin appeared first on Lapsi.al.

KAS vendos hapjen e kutive të votimit në Peqin dhe Gramsh

By: V K
13 June 2025 at 12:41

KAS, ka vendosur hapjen e kutive të votimit në Peqin dhe në Gramsh. Gazetarja Elda Menga, raporton se me kërkesë, të dy anëtarët e KAS Ledio Braho dhe Elvis Çefa, vendoset hapja e të gjitha kutive të votimit te KZAZ 52 Gramsh dhe KZAZ 45 Peqin.

Në total, janë 96 kuti votimi.

Koalicioni opozitar PD-ASHM, paraqiti provat për ‘trenin bullgar’, votim familjar.

“Duke qenë se nga vëzhgimi i videove ka dyshime që ka eventualisht parregullsi në procesin e votimit, shfrytëzuam të drejtën që na jep Kodi, vendosëm të pranojmë hapjen e kutive të materialeve zgjedhore dhe votimit për KZAZ-të e Peqinit dhe Gramshit”, u shpreh Elvis Cefa.

The post KAS vendos hapjen e kutive të votimit në Peqin dhe Gramsh appeared first on Albeu.com.

KAS vendos për rinumërimin e votave në Gramsh dhe Peqin

TIRANË, 13 qershor /ATSH/ Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) vendosi sot që të hapë kutitë e votimit në bashkitë Gramsh dhe Peqin, pas kërkesës së Partisë Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, e cila ka paraqitur dyshime për parregullsi të evidentuara në pamjet filmike të procesit zgjedhor.

Vendimi për rinumërimin e votave u mbështet nga dy anëtarët e Partisë Demokratike në KAS, të cilët argumentuan se ka indicie që kërkojnë verifikim të mëtejshëm të rezultatit zgjedhor në këto zona.

Sipas përfaqësuesit të PD-së në KAS, Elvis Çefa, në pamjet filmike të siguruara nga procesi i numërimit janë konstatuar momente që ngrenë dyshime të forta për manipulim apo mosrespektim të procedurave zgjedhore, çka ka çuar në vendimin për rihapjen e kutive dhe rinumërimin e votave.

“Të hapen të gjitha kutive e materialeve zgjedhore për KZAZ-të 45 dhe 52 dhe eventualisht të gjitha kutitë e votimit për efekt të rakordimit të gjetjeve në kutitë e materialeve zgjedhore”, tha Çefa.

Procesi për hapjen e kutive u kërkua nga KAS që të zhvillohet të hënën.

/m.q/ /a.g/

The post KAS vendos për rinumërimin e votave në Gramsh dhe Peqin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vendimi i KAS: Do rinumërohen votat në Gramsh dhe Peqin

13 June 2025 at 12:35

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka vendosur hapjen e kutive të votimit në bashkitë Gramsh dhe Peqin.

Vendimi erdhi pas kërkesës së Partisë Demokratike, e cila ka paraqitur dyshime për parregullsi të evidentuara në pamjet filmike të procesit zgjedhor.

Me kërkesë të dy anëtareve të KAS, Ledio Braho dhe Elvis Çefa, u vendos hapja e të gjitha kutive te materiale zgjedhore dhe kutive të votave për KZAZ të Peqinit dhe Gramshit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vendimi i KAS: Do rinumërohen votat në Gramsh dhe Peqin appeared first on Euronews Albania.

E rëndë në Peqin/ Trupi i 6-vjeçarit gjendet i mbytur në lumin Shkumbin

By: gaze tare
11 June 2025 at 11:19

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Peqin mbrëmjen e djeshme. Trupi i një 6-vjeçari u gjet i pajetë në rrjedhën e lumit Shkumbin, teksa dyshimet e para janë për një ngjarje aksidentale. Para gjetjes së vogëlushit, rreth orës 19:50, gjyshja e të miturit D.A., ka njoftuar dhe denoncuar se prej tre orësh i kishte humbur nipi i saj 6-vjeçar.

“Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet për gjetjen e të miturit dhe rreth orës 21:30, kanë gjetur trupin e pajetë të tij, buzë lumit Shkumbin, konkretisht në lagjen “Çezmë”, tha policia vendore.

The post E rëndë në Peqin/ Trupi i 6-vjeçarit gjendet i mbytur në lumin Shkumbin appeared first on iconstyle.al.

‘AlbaScan’ që dështoi në burgun e Peqinit, fiton tenderin e Gardës

By: Ardit
9 June 2025 at 12:48

Kompania AlbaScan e vëllezërve Elton dhe Elision Jorgjis e përfshirë në një nga skandalet më të rënda të sigurisë në burgjet shqiptare, ka siguruar kontratën e radhës nga buxheti i shtetit. Bashkë me “Laviva Technologies” shpk, kjo kompani ka fituar tenderin e Gardës së Republikës për furnizimin me pajisje komunikimi dhe elektronike, me një vlerë […]

The post ‘AlbaScan’ që dështoi në burgun e Peqinit, fiton tenderin e Gardës appeared first on BoldNews.al.

❌
❌