Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 27 July 2025Main stream

“U kërcënova me jetë nga Lapaj, babai dhe kushërinjtë”/ Shabani: Po përgatis dosje, grupe kriminale…

27 July 2025 at 21:51

“Telenovela” Adriatik Lapaj-Endrit Shabani vijon, teksa të dy vazhdojnë të hedhin akuza të rënda ndaj njëri-tjetrit, duke dalë sa në një televizion tek tjetri, pas përplasjes që nisi mes tyre, për mandatin e vetëm të fituar nga “Nisma Shqipëria Bëhet” në zgjedhjet e 11 Majit. Në një intervistë për Top Channel, Shabani ka deklaruar se […]

The post “U kërcënova me jetë nga Lapaj, babai dhe kushërinjtë”/ Shabani: Po përgatis dosje, grupe kriminale… appeared first on BoldNews.al.

E rëndë/ Gjendet i mbytur në liqenin e Shkodrës një 26-vjeçar

27 July 2025 at 21:33

Një i ri është gjetur pa shenja jete pasditen e kësaj të diele në ujërat e liqenit të Shkodrës. Viktima është shtetasi I. L., 26 vjeç. Autoritetet thonë se rreth orës 18:40, është marrë njoftim nga salla e Policisë Shkodër se në ujërat e liqenit është gjetur nga peshkatarët trupi i pajetë dhe pa shenja […]

The post E rëndë/ Gjendet i mbytur në liqenin e Shkodrës një 26-vjeçar appeared first on BoldNews.al.

Gjermani/ Treni me rreth 100 persona në bord del nga shinat, raportohet për disa të vdekur

27 July 2025 at 21:25

Një tren pasagjerësh ka dalë nga shinat këtë të diel në Baden-Württemberg të Gjermanisë, duke shkaktuar disa viktima dhe të plagosur. I përfshirë në aksident është një tren rajonal Deutsche Bahn Regional Express, që transportonte rreth 100 pasagjerë dhe po udhëtonte nga Sigmaringen për në Ulm. Mediat vendase raportojnë se aksidenti hekurudhor ndodhi rreth orës […]

The post Gjermani/ Treni me rreth 100 persona në bord del nga shinat, raportohet për disa të vdekur appeared first on BoldNews.al.

“Më shumë se 3 fëmijë të vrarë çdo ditë”/ OKB bën bilancin e luftës Izrael–Hezbollah

27 July 2025 at 21:09

“Lufta shkaktoi shkatërrime masive në mbarë Libanin, me një numër sulmesh ajrore izraelite ndërmjet tetorit dhe nëntorit 2024 (mbi 5 mijë e 500 sulme) ndër më të lartat të regjistruara ndonjëherë në nivel global në shekullin XXI.” Ky është një nga mesazhet kyçe të raportit të publikuar të enjten nga disa agjenci të Kombeve të Bashkuara […]

The post “Më shumë se 3 fëmijë të vrarë çdo ditë”/ OKB bën bilancin e luftës Izrael–Hezbollah appeared first on BoldNews.al.

Kodi i ri Penal/ Burg për gazetarët që zbulojnë “sekretet” dhe për komentet “intimiduese” ndaj drejtësisë

27 July 2025 at 20:55

Sesioni i ri parlamentar në shtator do të nisë me diskutimet për Kodin e ri Penal, të bërë nga Arben Rakipi i shkollës së Magjistraturës dhe i prezantuar të premten nga Ministria e Drejtësisë. Në draftin e publikuar, ndër dispozitat e reja është përfshirë edhe një nen që sanksionon penalisht deklaratat që mund të dëmtojnë […]

The post Kodi i ri Penal/ Burg për gazetarët që zbulojnë “sekretet” dhe për komentet “intimiduese” ndaj drejtësisë appeared first on BoldNews.al.

Rusia “rrëzon nga froni” Gjermaninë, bëhet prodhuesi më i madh i birrës në Europë

27 July 2025 at 20:34

Rusia e ka rrëzuar Gjermaninë nga lista e 5 prodhuesve më të mëdhenj të birrës në botë, sipas raportit të fundit të industrisë. Ndërsa vitin e kaluar në Gjermani u prodhua më pak birrë, shifra u rrit ndjeshëm në Rusi, sipas raportit të BarthHaas. Gjermania gjithashtu humbet titullin e saj si prodhuesi kryesor i birrës […]

The post Rusia “rrëzon nga froni” Gjermaninë, bëhet prodhuesi më i madh i birrës në Europë appeared first on BoldNews.al.

Kodi i ri Penal/ 4 deri në 12 vite burg kush i dëmton organin gjenital një vajze apo gruaje

27 July 2025 at 20:20

Në Kodin e ri Penal të bërë nga Arben Rakipi i Shkollës së Magjistraturës, vagina është i vetmi organ i trupit të njeriut që ka marrë “status special”, teksa truri, zemra apo organet e tjera janë lënë në harresë. Sipas Kodit të ri Penal, dëmtimi i rëndë i organeve gjenitale femërore do të dënohet me […]

The post Kodi i ri Penal/ 4 deri në 12 vite burg kush i dëmton organin gjenital një vajze apo gruaje appeared first on BoldNews.al.

Takimi Trump-Ursula, SHBA-të dhe BE-ja arrijnë marrëveshje për tarifat doganore

27 July 2025 at 20:05

Ka nisur takimi i shumëpritur “kokë më kokë” në Skoci mes presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe presidentit të SHBA-ve Donald Trump, për të diskutuar dhe zgjidhur mosmarrëveshjet mbi tarifat tregtare mes BE-së dhe SHBA-ve. Trump u shpreh optimist se marrëveshja do të jetë “më e madhja ndonjëherë”, duke theksuar se mbeten […]

The post Takimi Trump-Ursula, SHBA-të dhe BE-ja arrijnë marrëveshje për tarifat doganore appeared first on BoldNews.al.

Zjarri rrezikon banesat në Delvinë, Ministria e Mbrojtjes “ia hedh fajin” erës: Pirrua është në terren!

27 July 2025 at 19:56

Një zjarr masiv ka shpërthyer prej tre ditësh në Delvinë, teksa pasditen e kësaj të diele flakët përparuan pranë fshatit Kalasë, duke rrezikuar banesat, teksa banorët u evakuuan. Ministria e Mbrojtjes u kujtua për të dërguar helikopter për shuarjen e zjarrit, vetëm kur flakët u shkuan në dyert banesave. Ndërkohë, në një reagim të fundit, […]

The post Zjarri rrezikon banesat në Delvinë, Ministria e Mbrojtjes “ia hedh fajin” erës: Pirrua është në terren! appeared first on BoldNews.al.

Pas aksionit të Ramës në Theth, godet dhe “Çuçka” i Kolonjës, njofton fermerin se do i prishë stallën

27 July 2025 at 19:33

Teksa IKMT-ja ndërmori një aksion për prishjen e rreth 80 objekteve të ndërtuara pa lejë në zonën e Parkut Kombëtar të Thethit, në skajin tjetër të Shqipërisë në Ersekë, kryebashkiaku Erion Isai është angazhuar personalisht të prishë forcërisht stallën e një fermeri të zonës. Kryebashkiaku i Kolonjës, i njohur gjerësisht në zonë me nofkën “Çuçka”, […]

The post Pas aksionit të Ramës në Theth, godet dhe “Çuçka” i Kolonjës, njofton fermerin se do i prishë stallën appeared first on BoldNews.al.

“Ka bombë në avion! Vdekje Trump”/ Panik në ajër, pasagjerët neutralizojnë burrin që i alarmoi (VIDEO)

27 July 2025 at 19:13

Një incident i frikshëm ka ndodhur në një fluturim të kompanisë easyJet nga Luton drejt Glasgow-t, mëngjesin e së dielës, kur një pasagjer 41-vjeçar u ngrit në këmbë dhe nisi të bërtasë se kishte një bombë në bord. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00, ndërsa avioni ishte plot me pasagjerë. Pamjet e publikuara në rrjet […]

The post “Ka bombë në avion! Vdekje Trump”/ Panik në ajër, pasagjerët neutralizojnë burrin që i alarmoi (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

Gradaçela bosh dhe beton/ “Il Fatto Quotidiano”: Kush po fiton nga modeli Rama-Boeri?

27 July 2025 at 18:58

Gazeta e njohur italiane “Il Fatto Quotidiano” ka publikuarnjë reportazh lidhur me “boom”-in e ndërtimeve në Tiranë, ku në fokus është “miqësia” mes Edi Ramës dhe arkitektit italian Stefano Boeri, emri i të cilit ka dalë së fundmi në një skandal me kryebashkiakun e Milanos. Në artikull thuhet se Tirana është e mbushur me kulla […]

The post Gradaçela bosh dhe beton/ “Il Fatto Quotidiano”: Kush po fiton nga modeli Rama-Boeri? appeared first on BoldNews.al.

Analiza: Europa po tregohet e butë me Azerbajxhanin për të shmangur blerjen e gazit rus

27 July 2025 at 18:45

Kur një aktivist i ri për paqen u burgos me 15 vjet për tradhti të lartë në Azerbajxhan muajin e kaluar, zemërimi i miqve të tij u drejtua kryesisht ndaj Bashkimit Evropian, më shumë se ndaj qeverisë që e dërgoi atë në burg. Bahruz Samadov, një student doktorature 30-vjeçar, po përballet me një nga dënimet […]

The post Analiza: Europa po tregohet e butë me Azerbajxhanin për të shmangur blerjen e gazit rus appeared first on BoldNews.al.

“Nxënës me 10-ta, punon për shpenzimet e maturës”/ Reagon mësuesja e kamerierit që u dhunua nga polici

27 July 2025 at 18:32

Vali Veshajh, mësuesja e kamarierit 18-vjeçar Aron Balaj i cili u dhunua nga një efektiv policie dhe miku i tij në Vlorë, ka reaguar përmes një komenti në rrjetet sociale lidhur me ngjarjen në fjalë. Mësuesja e të riut shprehet se 18-vjeçari ishte nxënës i shkëlqyer, me nota 10-ta dhe se punonte për të siguruar […]

The post “Nxënës me 10-ta, punon për shpenzimet e maturës”/ Reagon mësuesja e kamerierit që u dhunua nga polici appeared first on BoldNews.al.

Efektivi rrahu kamarierin në Vlorë/ “Shqipëria Bëhet”: Nevojitet një reformim i thellë në Polici!

27 July 2025 at 18:17

“Nevojitet një reformim i thellë institucional në Polici, ku duhet të ndahet nga politika, e cila i shpërblen me poste më të ‘devotshmit’ e vet në radhët e uniformave blu.” Kështu shprehet partia politike “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt në një reagim lidhur me pamjet e publikuara në media, ku një efektiv i Policisë Kufitare […]

The post Efektivi rrahu kamarierin në Vlorë/ “Shqipëria Bëhet”: Nevojitet një reformim i thellë në Polici! appeared first on BoldNews.al.

Skënderbeu “fërkon duart”, sulmuesi kërkohet nga klubi legjendar që surprizoi në Botërorin e Klubeve

27 July 2025 at 18:03

Sulmuesi i Skënderbeut, Saleh Nasr, mund të bëjë një hap të madh në karrierën e tij, teksa së fundmi ka përfunduar në “radarët” e klubit prestigjioz të Al Ahly që militon elitën e futbollit egjiptian, dhe ka fituar plot 112 trofe. Një klub legjendar, që ishte pjesë edhe e Botërorit të Klubeve që u zhvillua […]

The post Skënderbeu “fërkon duart”, sulmuesi kërkohet nga klubi legjendar që surprizoi në Botërorin e Klubeve appeared first on BoldNews.al.

Trump-Erdogan/ Miqësia që po testohet nga Izraeli dhe marrëveshja e F-35

27 July 2025 at 17:54

Në një moment që ngjante me një vëllazëri të konsoliduar, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe ai amerikan Donald Trump u takuan muajin e kaluar në samitin e NATO-s në Hagë, ku nuk munguan buzëqeshjet, shtrëngimet e duarve dhe përqafimet para kamerave. Marrëdhënia e tyre e përshkruar si “e jashtëzakonshme” ka sjellë fitime të ndërsjella: […]

The post Trump-Erdogan/ Miqësia që po testohet nga Izraeli dhe marrëveshja e F-35 appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Volumin e muzikës popullore në maksimum, gjobitet me 2 mln lekë një lokal në Dhërmi

27 July 2025 at 17:43

Policia e Vlorës ka gjobitur me 2 milion lekë të vjetra administratorin e një “beach bar-i” në Dhërmi, pasi akuzohet se ka prishur qetësinë publike. Siç dëgjohet edhe në videon e mëposhtme, ai ka vendosur muzikës popullore në lokal me volum mbi normat e lejuara, teksa uniformat blu i kanë zbarkuar me matës akustik. “Shërbimet […]

The post VIDEO/ Volumin e muzikës popullore në maksimum, gjobitet me 2 mln lekë një lokal në Dhërmi appeared first on BoldNews.al.

Mbytet një 42-vjeçare në plazhin e Qerretit në Kavajë

27 July 2025 at 17:31

Një turiste e huaj ka humbur jetën tragjikisht pasditen e kësaj të diele, rreth orës 16:00 në plazhin e Qerretit në Kavajë. Autoritetet policore raportojnë se viktima është shtetasja K. K., 42 vjeçe, banuese në Çeki. Duke u larë në det, dyshohet se 42-vjeçarja është mbytur aksidentalisht Policia thotë se grupi hetimor vijon punën për […]

The post Mbytet një 42-vjeçare në plazhin e Qerretit në Kavajë appeared first on BoldNews.al.

Delvinë/ Zjarri përparon drejt fshatit Kalasë, rrezikohen banesat

27 July 2025 at 17:21

Vijon të jetë ende aktiv zjarri në Delvinë, teksa gjatë pasdites flakët kanë përparuar në fshatin Kalasë. Burime bëjnë me dije se rrezikohen disa banesa të fshatit Kalasë, teksa janë evakuuar banorët. Forcat zjarrfikëse po përballen me vështirësi, teks është kërkuar edhe ndihmë nga ajri për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit, ku një […]

The post Delvinë/ Zjarri përparon drejt fshatit Kalasë, rrezikohen banesat appeared first on BoldNews.al.

❌
❌