Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 13 August 2025Main stream

Zhavorri i festivalit Keinemusik, te Parku i Liqenit, hiqet dy muaj me vonesë

13 August 2025 at 15:07

Dy muaj e gjysmë pas festivalit “Keinemusik”, zona jugore e Parkut të Liqenit Artificial në Tiranë po pastrohet nga zhavorri.

Rreth 1.7 ha tokë u mbushën me inerte nga kompani të kontraktuara nga artisti Rigels Rajku – njohur me nofkën Noizy, – i cili ishte organizator i festivalit të 31 majit.

Sipas lejes së bashkisë, pastrimi duhej të ishte mbyllur më 8 qershor, por realisht nisi fundjavën e shkuar. Zyrtarisht nuk ka një afat për rikthimin e zonës në gjendjen e mëparshme teksa mjedisorët dhe aktivistët e shoqërisë civile kanë shprehur shqetësimin për keqmenaxhimin e kësaj zone të gjelbër të qytetit.

Qytetarë raportuan për makineri të rënda që po lëviznin gjatë fundjavës në zonën e parkut pranë “Unazës së Madhe”. Citizens ishte në terren nga ku dëshmoi për praninë e një ekskavatori privat, i cili nuk mbante logo të bashkisë apo Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit (APR).

Punonjësi nuk pranoi të tregonte emrin e kompanisë. Ai tha se kishte tre ditë që ishte angazhuar për të lëvizur inertet, sipas një udhëzimi nga një inxhinier, të cilin tha se e kishte parë vetëm një ditë në zonë.

Udhëzimi ishte që të gërmonte deri në shtresën e fundit të zhavorrit. Ai tha se nuk kishte dijeni se ku do të dërgoheshin inertet.

Heqja e zhavorrit u konfirmua edhe nga APR, e cila i tha Citizens.al se po i vëzhgonte punimet. Për këtë ajo nisi dy foto me email. Megjithatë APR nuk tha se kush ishte kompania private që po punonte me makineri të rënda brenda parkut, apo se ku do të vendosen inertet.

Citizens.al raportoi në qershor për vonesat në pastrimin e zonës. Rasti ngjalli debate mbi mënyrën e menaxhimit të hapësirave publike nga aktivitetet private si dhe faktit se Parku i Madh i Liqenit Artificial nuk mbrohet me ligj me një status të caktuar mjedisor.

Lexoni gjithashtu:

The post Zhavorri i festivalit Keinemusik, te Parku i Liqenit, hiqet dy muaj me vonesë appeared first on Citizens.al.

Before yesterdayMain stream

Zjarret rrezikojnë banesat, evakuohen banorët në Spanesh dhe Kazie

12 August 2025 at 16:18

TIRANË, 12 gusht/ATSH/ Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se në fshatrat Spanesh dhe Kazie, ekipet e emergjencës dhe Forcat e Armatosura po evakuojnë banorët nga banesat për shkak të përkeqësimit të situatës nga zjarret.

Sipas ministrisë, terreni është i vështirë dhe flakët po përhapen me shpejtësi, ndërsa po bëhen përpjekje maksimale për të garantuar sigurinë e jetës dhe pronës së qytetarëve.

Ministria e Mbrojtjes ka raportuar sot për disa vatra aktive në qarkun e Tiranës.
Vatër zjarri aktive është raportuar në vendin e quajtur “Mali i Bërzhitës”, fshati Ibë, ku po forcat operacionale vijojnë punën për shuarjen e tij.

Në lartësitë dominuese të fshatit Damjan dhe Isufaj, zona Arbanë, njësia administrative Vaqarr, ka rënë një zjarr i përmasave të mëdha. Aktualisht, edhe pse terreni është i vështirë, po veprojnë 6 mjete dhe rreth 40 forca nga strukturat operacionale si dhe një avion Canadair kroat.

Në fshatin Ferraj dhe Zall-Herr, bashkia Tiranë, në zjarrin e përhapur në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra, po operojnë në automjete zjarrfikëse nga MZSH, por situata paraqitet e ndërlikuar dhe rrezikohen banesa. Forcave në terren u janë bashkuar 2 helikopterë Blackhawk të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Në kodrat e Selitës, bashkia Tiranë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Nuk ka akses për kalueshmëri mjetesh. Situata po monitorohet nga forcat bashkiake.

Në fshatin Stërbeg, bashkia Rrogozhinë, ku zjarri ka kaluar në fshatin Spanesh.
Në vendngjarje ndodhen forca dhe mjete nga MZSH Rrogozhinë të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Në fshatin Hajdaraj, bashkia Kavajë, vatrat janë drejt shuarjes së plotë, ku forcat në terren janë mbështetur edhe nga ajri, me një avion, që po punon aktualisht për shuarjen e vatrës së fundit.

/j.p/

The post Zjarret rrezikojnë banesat, evakuohen banorët në Spanesh dhe Kazie appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjykata rrëzon Qeverinë: Panoramës t’i rikthehet godina, gazetarëve t’u kthehen sendet personale

12 August 2025 at 16:21

Pas disa orësh seancë, Dhoma Civile e Gjykatës së Tiranës ka pranuar pjesërisht kërkesën e “Focus Meida Group”, në lidhje me fikjen e sinjalit të transmetimit të televizionit News24, rrethimin e godinës dhe ndërhyrjen e Policisë dhe Ushtrisë në sendet personale dhe profesionale të gazetarëve. Më konkretisht, togat e zeza kanë vendosur që “Panorama Group” […]

The post Gjykata rrëzon Qeverinë: Panoramës t’i rikthehet godina, gazetarëve t’u kthehen sendet personale appeared first on BoldNews.al.

Zjarri në Gramsh/ Nis transportimi me helikopter i të lënduarve drejt Spitalit të Djegieve në Tiranë

By: Elva
12 August 2025 at 16:16

Në Gramsh ka nisur transportimi me helikopter i të lënduarve nga zjarret drejt Spitalit të Djegieve në Tiranë. Zjarret kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale, lëndime dhe humbje jete, si dhe evakuime nga fshatrat Kullollas, Bletëz, Menkollar, Shimër, Skënderbegas dhe Bulçar. Ndërkohë banorë të tjerë vazhdojnë të jenë në nevojë për ndihmë dhe strehim. Një […]

The post Zjarri në Gramsh/ Nis transportimi me helikopter i të lënduarve drejt Spitalit të Djegieve në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Përkeqësohet situata e zjarrit edhe në Tiranë, evakuohen banorët e dy fshatrave

12 August 2025 at 16:07

Veç Gramshit, situata me zjarret është përkeqësuar edhe në Tiranë, më konkretisht, në fshatrat Spanesh dhe Kazie. Ekipet e emergjencës dhe Forcat e Armatosura po evakuojnë banorët e këtyre fshatrave, pasi flakët po përhapen me shpejtësi. “Në fshatrat Spanesh dhe Kazie, ekipet e emergjencës dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë po evakuojnë banorët nga banesat […]

The post Përkeqësohet situata e zjarrit edhe në Tiranë, evakuohen banorët e dy fshatrave appeared first on BoldNews.al.

Festivali i Muzikës Moderne sjell performanca unike në Tiranë dhe Shkodër

By: Kult Plus
12 August 2025 at 14:30

Tirana dhe Shkodra u kthyen këto ditë në epiqendra të ritmit dhe inovacionit muzikor, falë edicionit më të fundit të Festivalit të Muzikës Moderne. Ky aktivitet mblodhi artistë të njohur dhe të rinj të skenës moderne shqiptare, duke ofruar një mozaik tingujsh që përfshinte stile të ndryshme muzikore, nga elektronika, te popi alternativ dhe hip-hopi bashkëkohor.

Në Tiranë, publiku pati mundësi të përjetonte performanca dinamike në ambiente të hapura dhe skena alternative, ku energjia e artistëve dhe ndërveprimi me audiencën krijuan një atmosferë të paharrueshme. Shkodra, nga ana tjetër, u shqua për mikpritjen e ngrohtë dhe përfshirjen aktive të komunitetit lokal, që tregoi një interes të veçantë për formatet moderne të shprehjes muzikore, transmeton KultPlus.

Festivali synon të promovojë diversitetin artistik dhe të krijojë hapësira për bashkëpunim mes artistëve nga Shqipëria dhe rajoni, duke sjellë freski në skenën kulturore vendase. Me këtë edicion, Festivali i Muzikës Moderne konfirmon rolin e tij si një ngjarje kulturore e rëndësishme që i jep zë brezit të ri të krijuesve muzikorë dhe ndërton ura të reja midis qyteteve shqiptare./KultPlus.com

Zjarret në Tiranë, nënkryetari i bashkisë Sulaj: Kush kryen zjarrvënie të qëllimshme, përballet me ligjin

12 August 2025 at 10:54

TIRANË, 12 gusht/ATSH/ Vatra zjarri me përmasa të konsiderueshme prej disa ditësh kanë përfshirë fshatin Damian në njësinë administrative Vaqarr në Tiranë.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj ka paralajmëruar të gjithë ato subjekte që kryejnë veprime për zjarrvënie të qëllimshme dhe rrezikojnë jetën e qytetarëve se do të përballen me forcën e ligjit.

“Ajo që shihet është se zjarri ka përparuar nga ditët e tjera por një apel i rëndësishëm është për të gjithë ata që bëjnë këto veprime dhe me sa duket janë veprime të qëllimshme, qofshin individë apo biznese se do të përballen me forcën e ligjit”, tha Sulaj.

Sulaj siguroi të gjithë qytetarët se Bashkia do jetë 24 orë në shërbim të tyre dhe do bëjë të pamundurën që jeta dhe prona e qytetarëve të mos rrezikohet.

Nga ana e saj, administratorja e njësisë administrative Vaqarr, Jonida Mema bëri të ditur se sot zjarret kanë marrë përmasa më të mëdha dhe se është dashur ndërhyrja nga ajri për të mbajtur nën kontroll flakët por strukturat përkatëse janë në gatishmëri të plotë për përballimin e situatës.

“Ndodhemi në fshatin Damian, lagjja Tresaj. Situata u bë pak më emergjente. Zjarri ka marrë përmasa pak më të mëdha nga dje deri më sot. Jemi afër banesave. Forcat zjarrfikëse, Emergjencat, Bashkia janë në dispozicion. Tani mbetemi me shpresë që çdo gjë të shkojë mbarë dhe me sukses në këtë situatë të vështirë. Terreni është i vështirë. Ne jemi në gatishmëri gjatë gjithë kohës”, u shpreh Mema.

/m.m/j.p/

The post Zjarret në Tiranë, nënkryetari i bashkisë Sulaj: Kush kryen zjarrvënie të qëllimshme, përballet me ligjin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndizen kodrat rreth Tiranës, zjarret i afrohen zonave rezidenciale, rrezikohen banorët

11 August 2025 at 23:47

Një tjetër vatër zjarri është raportuar mbrëmjen e kësaj të hëne, më 11 gusht, në kodrat e Selitës në Tiranë, duke ngritur alarmin për rrezik të përhapjes së flakëve në zonat e banuara. Dhe kjo nuk është vatra e vetme në kryeqytet.

Në fakt, rreth 10 vatra aktive ka patur të raportuara gjatë ditës së sotme në Tiranë, ku momentalisht situata më e vështirë duket tek vatrat në faqe të malit në Fortuzaj.

Në Fortuzaj, në malin që ndodhet pas nesh janë vatrat e zjarrit që janë aktive. Kemi disa minivatra të shpërndara në faqen e malit, që janë sipër banesave që dallohen edhe me sy të lirë. Mund të jenë rreth 20 banesa që mund të rrezikohen në afërsi të zonës së Sharrës, jo shumë larg nga Kodra e Selitës, ku është një tjetër vatër që rrezikon banesat.  Ka disa orë që është ndezur kjo vatër zjarri, ku siç duket po digjet bimësi dhe shkurre dhe rrezikon të afrohet tek banesat, raporton Tv Klan.

Disa vatra të tjera janë raportuar edhe në zonën e Petrelës, në Malin e Bërzhitës, në afërsi të zonës së Arbanës, ku sipas ministrisë së Mbrojtjes ka patur ndërhyrje të forcave zjarrfikësve. Në Arbanë po ashtu ka patur edhe ndërhyrjen e një helikopteri Canadair kroat.

Ndërkohë gazetari Bajraktaraj gjatë raportimit shtoi se “Në Zall-Herr është bërë e mundur dhe shuarja e flakëve, ku flakët kanë rrezikuar disa banesa

Zjarret e këtyre ditëve, të nxitura nga temperaturat e larta dhe thatësira, po përbëjnë një sfidë serioze për strukturat e emergjencës në të gjithë vendin. Kujtojmë se situata me zjarret paraqitet më problematike kryesisht në jug të vendit, konkretisht në qarkun e Vlorës.

Në ndihmë të operacioneve të shuarjes së zjarreve janë angazhuar avionë dhe helikopterë të Forcës Ajrore shqiptare, si edhe mjete ajrore nga Kroacia, Greqia, Republika Çeke, Sllovakia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Autoritetet paralajmërojnë se për shkak të temperaturave të larta rreziku për zjarre mbetet i lartë dhe kërkohet kujdes maksimal nga qytetarët.

The post Ndizen kodrat rreth Tiranës, zjarret i afrohen zonave rezidenciale, rrezikohen banorët appeared first on Telegrafi.

Situata e zjarreve në vend: 30 vatra aktive në 24 orët e fundit

By: Elva
11 August 2025 at 20:21

Në vend vazhdojnë të jenë aktive 30 vatra zjarri në disa qarqe, duke përfshirë Vlorën, Lezhën, Dibër, Berat, Tiranë, Durrës, Gjirokastër, Elbasan, Shkodër dhe Kukës. Në Vlorë, zjarret kanë përfshirë fshatra si Krane, Bolenë, Tërbaç dhe Lukovë, ndërsa situata në Poliçan është përkeqësuar me evakuime në disa zona për shkak të flakëve pranë banesave. Në […]

The post Situata e zjarreve në vend: 30 vatra aktive në 24 orët e fundit appeared first on BoldNews.al.

Rama ndan foto nga liqeni i Tiranës

TIRANË, 11 gusht /ATSH/ Parku i liqenit të Tiranës vazhdon të mbetet një nga zonat më të frekuentuara nga qytetarët, duke ofruar një peizazh magjepsës në çdo stinë të vitit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga perëndimi i diellit, i cili ka “përflakur” liqenin e Tiranës.

Parku i madh i liqenit të Tiranës përfaqëson masivin më të madh të gjelbërimit në Tiranë dhe përmbush nevojat e popullsisë për pushim, argëtim, sport dhe aktivitet fizik në natyrë për të gjitha grup-moshat.

Sipërfaqja e parkut të madh përbëhet nga një masiv kodrinor me shpate me pjerrësi të vogël. Në pjesën jugore formohet pasqyra ujore e liqenit artificial, që me shtrirjen e tij krijon gjire e gadishuj të vegjël shumë piktoreskë.

Parku i madh i liqenit filloi të ndërtohet në vitet ’50-të. Në vitin 1955 u krijua liqeni artificial nga ujërat përreth, si dhe u ndërtua me punë vullnetare një digë 400 m e gjatë, e cila i pengon ujërat të vërshojnë drejt Tiranës.

Në vitin 1957-1958 filloi mbjellja e bimësisë dekorative, si dhe ndërtimi i infrastrukturës së parkut.

/m.q/r.e/

The post Rama ndan foto nga liqeni i Tiranës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vazhdojnë zjarret në Tujan, tymi mbërrin pranë qendës së Tiranës

By: Elva
11 August 2025 at 16:02

Një vatër zjarri e aktivizuar prej ditës së djeshme në fshatin Tujan, pranë Tiranës, vijon të jetë aktive edhe këtë të diel. Era dhe terreni i vështirë kanë ndihmuar në përhapjen e tymit, i cili tashmë ndihet edhe pranë qendrës së kryeqytetit. Deri më tani nuk raportohet për banesa të rrezikuara nga flakët.

The post Vazhdojnë zjarret në Tujan, tymi mbërrin pranë qendës së Tiranës appeared first on BoldNews.al.

Përplasi efektivin e policisë, arrestohet 33-vjeçari! Ja çfarë iu gjet në makinë

By: Ardit
11 August 2025 at 12:01

Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi një ditë më parë përplasi me makinë një efektiv që po lëvizte me biçikletë. Pas aksidentit shoferi u largua nga vendi i ngjarjes. Blutë sekuestruan automjetin e përfshirë në aksident, i cili u lokalizua në momentin që drejtohej nga një 37-vjeçar, që dyshohet se ishte në […]

The post Përplasi efektivin e policisë, arrestohet 33-vjeçari! Ja çfarë iu gjet në makinë appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Tiranë/ Punëtori i ndërtimit bie nga lartësia dhe humb jetën

By: V K
11 August 2025 at 11:32

Paraditen e sotme rreth orës 09:30, një aksident fatal ka ndodhur në zonën e Kinostudios në  Tiranë.  Sipas informacioneve policore, një 66-vjeçar i identifikuar si Rr. M., dyshohet se ka rënë nga lartësia gjatë punës në një firmë ndërtimi.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, ai ka humbur jetën në vend.

Grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak/Rreth orës 09:30, dyshohet se ka rënë nga lartësia gjatë punës në një firmë ndërtimi në Kinostudio shtetasi Rr. M., rreth 66 vjeç, i cili ka humbur jetën. Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë të saj.

The post E rëndë në Tiranë/ Punëtori i ndërtimit bie nga lartësia dhe humb jetën appeared first on Albeu.com.

Vatra zjarri edhe në Tiranë, flakët përfshijnë zonën e Bërzhitës

By: M C
10 August 2025 at 21:09

Vatra zjarri kanë përfshirë edhe Tiranën, konkretisht në zonën e Bërzhitës. Siç raportohet vatrat e zjarrit rrezikojnë të djegin kodrat me pyje e shkurre, duke përbërë rrezik edhe për zonat e banuara.

Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 21 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 7 vatra zjarri, ndërsa 14 janë aktive.

Situata dramatike paraqitet edhe në dia vende të tjera. Situata alarmante është në Poliçan, pasi zjarri po përparon drejt qytetit dhe deri tani janë evakuuar të moshuarit në azilin e pleqve, si dhe po evakuohen banorët e Plirezës.

The post Vatra zjarri edhe në Tiranë, flakët përfshijnë zonën e Bërzhitës appeared first on Albeu.com.

Zjarr në Bërzhitë, flakët rrezikojnë zonat e banuara

By: Elva
10 August 2025 at 21:29

Ka rënë zjarr në zonën e Bërzhitës në Tiranë, ku flakët po përfshijnë kodrat me pyje dhe shkurre, duke rrezikuar zonat e banuara përreth. Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 21 vatra zjarri në vend, nga të cilat 7 janë shuar, ndërsa 14 vijojnë aktive. Situata është alarmante edhe në Poliçan, ku zjarri po i […]

The post Zjarr në Bërzhitë, flakët rrezikojnë zonat e banuara appeared first on BoldNews.al.

Stefano Boeri nën akuza për korrupsion në Itali/ PD: Në Shqipëri miqtë e Ramës përjashtohen nga hetimet

10 August 2025 at 11:03

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me skandalin që ka përfshirë arkitektin italian Stefano Boeri në Milanos në Itali, i cili në fund të vitit 2024 iu caktua “arrest në shtëpi” pas akuzve për korrupsion dhe shpërdorim detyre në lidhje me konkursin e Bibliotekës Evropiane të Informacionit dhe Kulturës (BEIC). Në Shqipëri Boeri njihet si […]

The post Stefano Boeri nën akuza për korrupsion në Itali/ PD: Në Shqipëri miqtë e Ramës përjashtohen nga hetimet appeared first on BoldNews.al.

Zbardhet ngjarja e plagosjes së 27-vjeçarit në Tiranë/ Policia arreston 3 persona, një në kërkim

By: V K
9 August 2025 at 15:05

Policia e Tiranës, ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në “Zonën e Treshit”, ku 27-vjeçari R. Ç, mbeti i plagosur me armë zjarri në këmbë.

Sipas burimeve policore, konflikti ka nisur për shkak të një borxhi të pashlyer.

Në vijim të hetimeve, janë arrestuar tre persona: B. N., 47-vjeç, A. L., 42-vjeç, dhe I. K., 51-vjeç. Njëri tjetër, me inicialet S. N., 35-vjeç, është shpallur në kërkim.

Tre të arrestuarit dyshohen për veprat penale “Vrasje me dashje në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”. Ndërsa një prej tyre akuzohet edhe për “Moskallëzim krimi”.

Gjatë ngjarjes, gjatë një konflikti të çastit dhe për motive të dobëta, shtetasit B. N., A. L. dhe S. N. plagosën R. Ç., i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital. Një person tjetër, G. Sh., 42- vjeç, u dëmtua lehtë me sende të forta.

Policia ka sekuestruar një automjet dhe sende të tjera të kundërligjshme, që dyshohet janë përdorur nga autorët për të ikur nga vendi i ngjarjes.

Puna për kapjen e personit në kërkim dhe gjetjen e armës vazhdon nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.

Materialet procedurale janë referuar për veprime të mëtejshme ligjore.

The post Zbardhet ngjarja e plagosjes së 27-vjeçarit në Tiranë/ Policia arreston 3 persona, një në kërkim appeared first on Albeu.com.

Zbardhet plagosja e 27-vjeçarit në Tiranë, identifikohen 3 autorët, në pranga dy prej tyre (EMRAT)

9 August 2025 at 14:38

Policia e Tiranës ka zbardhur plagosjen me armë zjarri zjarri të 27-vjeçarit Renato Çadra, e regjistruar mbrëmjen e së premtes në vendin e quajtur “Zona e Treshit”. I riu u paraqit vetë në spital i plagosur në këmbë. Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se kanë identifikuar tre autorët, teksa ngjarja ka ndodhur pas një […]

The post Zbardhet plagosja e 27-vjeçarit në Tiranë, identifikohen 3 autorët, në pranga dy prej tyre (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

Policia zbraz ambientet e News 24, prona i kalon shoqërisë shtetërore ‘KAYO’

9 August 2025 at 11:45

Në orët e para të mëngjesit të së shtunës, Policia e Shtetit dhe Shërbimi Përmbarimor ndërhynë për të liruar ambientet ku operojnë redaksitë e televizonit News24.

Veprimi u krye në zbatim të një vendimi të formës së prerë të Gjykatës së Apelit Administrativ.

Sipas deklaratës zyrtare të Avokaturës së Shtetit, objekti në pronësi të shtetit mbahej pa titull ligjor nga shoqëria “Fokus Media News” që prej 22 majit 2022, datë kur përfundoi kontrata e qirasë. Ministria e Financave dhe Ekonomisë kishte kërkuar lirimin e pronës brenda 25 korrikut 2022, por subjekti nuk e kishte dorëzuar ambientin, duke nisur procese gjyqësore dhe kërkesa për masa sigurimi për të pezulluar ekzekutimin.

Çështja është shqyrtuar në të gjitha shkallët e gjyqësorit, përfshirë Gjykatën e Lartë, dhe është shoqëruar me katër vendime mbi masa sigurimi. Vendimi i fundit, i datës 14 korrik 2025, urdhëron lirimin e menjëhershëm të ambientit dhe thekson se veprimtaria mediatike e subjektit nuk cenohet, pasi mund të zhvendoset në hapësira të tjera.

Me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 158, datë 12 mars 2025, prona i është kaluar shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a., me destinacion ekskluziv përdorimin për bashkëprodhim të mjeteve motorike, si pjesë e një projekti strategjik për rivitalizimin e industrisë ushtarake dhe krijimin e vendeve të punës në zonën e Shkozës.

Ndërhyrja e sotme është kundërshtuar nga organizata të medias dhe përfaqësues të opozitës, të cilët e kanë cilësuar si pengesë për punën e gazetarëve dhe si një veprim me prapavijë politike. Unioni i Gazetarëve dhe SafeJournalists Shqipëri kanë kërkuar tërheqjen e menjëhershme të policisë dhe gjetjen e një zgjidhjeje që garanton vijimësinë e raportimit.

Nga ana tjetër Autoritetet shtetërore thonë se po veprojnë në përputhje me vendimet gjyqësore dhe se ekzekutimi i tyre është një detyrim i panegociueshëm për mbrojtjen e pasurive publike./euronewsalbania/

The post Policia zbraz ambientet e News 24, prona i kalon shoqërisë shtetërore ‘KAYO’ appeared first on Telegrafi.

“Zgjohen” zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra janë ende aktive

8 August 2025 at 21:41

Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se gjatë orëve të fundit janë evidentuar gjithsej 13 vatra zjarri në disa qarqe të vendit, nga të cilat 6 janë shuar plotësisht, ndërsa 7 vatra vijojnë të jenë aktive.

Situata paraqitet më problematike në zona me terren të vështirë malor dhe bimësi të dendur, ku ndërhyrja nga toka është e kufizuar dhe operacionet ajrore janë thelbësore.

Forcat zjarrfikëse, shërbimet pyjore dhe mjetet ajrore vendase dhe ndërkombëtare janë angazhuar intensivisht për izolimin dhe shuarjen e flakëve, duke shmangur deri më tani rrezikun për banesat dhe jetët njerëzore.

Aktualisht, janë aktive vatrat në:

Qarku Vlorë – Fshatin Navaricë, zjarri është spostuar në drejtim të malit mbi fshat. Në fshatin Leshnicë e Poshtme pas punës dhe ndërhyrjen nga ajri është shmangur rreziku për banesat. Në mbështetje të forcave në terren operuan helikopteri i Forcës Ajrore dhe dy avionët Fireboss, të ardhur nga Suedia, të cilët kryen 44(2×22) hedhje. Fshatin Tragjas, njësia administrative Orikum, bashkia Vlorë. Zjarri zhvillohet në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të ulët. Në zonë po operojnë 17 efektivë nga MZSH Vlorë dhe 3 nga Shërbimi Pyjor. Momentalisht nuk ka rrezik për banesa.

Qarku Fier – Fshatin Lofkënd, njësia administrative Qendër Dukas, bashkia Mallakastër. Nga angazhimi i forcave në terren dhe ndërhyrjes nga ajri është bërë i mundur izolimi i vatrës së zjarrit. Zjarri mbetet aktiv në dy vatra, në pjesën jugore dhe atë veriperëndimore. Në të dyja pikat është e pamundur operimi nga toka. Vijon puna për izolimin e vatrës së zjarrit me ndërhyrje nga ajri, ku operon avioni Kroat Canadair.

Qarku Lezhë – Fshatin Malaj Epërm, njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë. Zjarri vijon të jetë aktiv në një sipërfaqe pyjore me pishë, lis, shkurre dhe bimësi të dendur, në një terren të vështirë dhe që nuk mundëson operimin me mjete ujë hedhëse. Në zonë po operojnë 33 forca operacionale nga strukturat vendore. Forcat po punojnë kryesisht në krijimin e brezave ndarës për pengimin e përhapjes së zjarrit. Sipërfaqja e përshkuar nga zjarri vlerësohet paraprakisht në 10 ha. Momentalisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Qarku Dibër – Vendin e quajtur ”Mali i Allushit”, fshati Plan i Bardhë, bashkia Klos, është riaktivizuar vatra e zjarrit të shuar ditë më parë. Zjarri është vënë nën kontroll dhe nuk përbën rrezik për përhapje. Nuk ka rrezik për banesa.

Qarku Elbasan – Fshatin Lleshaj, njësia administrative Poroçan, bashkia Gramsh. Zjarri zhvillohet në një sipërfaqe pyjore me dushqe në një distancë të largët dhe terren i vështirë në kufi me bashkinë Përrenjas. Është punuar gjatë ditës dhe vatra e zjarrit është izoluar plotësisht. Vatra e zjarrit po mbahet në monitorim nga punonjës të Shërbimit Pyjor për mos riaktivizime të mundëshme.

Qarku Tiranë – Malin e Bërzhitës, njësia administrative Bërzhitë, bashkia Tiranë. Zjarri zhvillohet në një sipërfaqe me bimësi të dendur. Në terren po punojnë 15 forca nga MZSH Tiranë. Vijon puna për shuarjen e zjarrit. Nuk ka rrezik për banesa./Tv Klan

The post “Zgjohen” zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra janë ende aktive appeared first on Telegrafi.

❌
❌