Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Yll Limani reagon në mbështetje të Gjestit: Çdo artist meriton të krijojë i lirë

By: gaze tare
14 August 2025 at 23:15

Pas publikimit të lajmeve se Gjesti është tërhequr përkohësisht nga muzika për shkak të një çështjeje personale që e ka detyruar të ndalojë projektet, ka ardhur edhe një reagim publik nga Yll Limani.

Këngëtari ka shpërndarë në rrjete sociale një mesazh mbështetës me hashtagun #MeGjesti, duke e shoqëruar me fjalët: “Çdo artist meriton të krijojë i lirë dhe të jetë zot i veprës së vet”.

Ky qëndrim i Limanit shihet si një mbështetje e drejtpërdrejtë për Gjestin në mes të sfidave që po përjeton, duke theksuar rëndësinë e lirisë artistike dhe të drejtës për pronësi mbi krijimtarinë.

The post Yll Limani reagon në mbështetje të Gjestit: Çdo artist meriton të krijojë i lirë appeared first on iconstyle.al.

Problemet në muzikë, Yll Limani i del në mbrojtje Gjestit: Çdo artist meriton të krijojë i lirë dhe të jetë Zot i veprës së vet

14 August 2025 at 22:19

Problemet e fundit në industrinë muzikore kanë bërë që Yll Limani t’i dalë hapur në mbrojtje Gjestit, i cili këto kohë nuk po arrin të publikojë projekte të reja për shkak të një padrejtësie që, sipas tij, i është bërë nga distributori i mëparshëm.

Gjesti ka deklaruar publikisht se për shkak të pengesave të vendosura, është i detyruar t’i mbajë të gjitha këngët e gatshme pa i lansuar, derisa çështja të zgjidhet dhe drejtësia të vihet në vend.

Ylli, duke treguar solidaritet të plotë, ka ndarë një postim në InstaStory ku shkruan shkurt: “Me Gjestin”.

Foto: Screenshot/Instagram

Në një tjetër reagim, ai ka shtuar: “Çdo artist meriton të krijojë i lirë dhe të jetë Zot i veprës së vet”, duke e bërë të qartë qëndrimin e tij për lirinë krijuese dhe mbrojtjen e të drejtave të artistëve.

Të dy këngëtarët aktualisht janë pjesë e të njëjtës kompani muzikore, gjë që e bën mbështetjen e Yllit edhe më të fortë dhe domethënëse në këtë periudhë të vështirë për Gjestin.

E fituesi i Big Brother VIP Albania 4 theksoi se nuk do të ndalet derisa drejtësia të triumfojë.

Pritet në vazhdim të shihet se si do të zhvillojë kjo ngjarje, për të rejat nga artisti pejan. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram

The post Problemet në muzikë, Yll Limani i del në mbrojtje Gjestit: Çdo artist meriton të krijojë i lirë dhe të jetë Zot i veprës së vet appeared first on Telegrafi.

Edicioni i 15-të i Green Fest në Mitrovicë

By: Kult Plus
14 August 2025 at 14:55

Mitrovica u mbush mbrëmë me ngjyra, muzikë dhe ndershmëri ekologjike në ceremoninë e hapjes së edicionit të 15‑të të Green Fest, me temë “Toxicity”. Ky festival pesë-ditor, i mbajtur nga 13 deri më 17 gusht 2025, bashkon udhëheqës institucionalë, partnerë si Komuna e Mitrovicës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ambasada e Suedisë në Prishtinë dhe Community Development Fund (CDF), duke bërë një platformë të gjallë për art, aktivizëm dhe ndërgjegjësim mjedisor.

Mbrëmjen e 14 gushtit në Mitrovicë, do ta hapë Armend Rexhepagiqi, duke filluar nga ora 20:00, për të rikthyer hitet e tij të përjetshme dhe për të sjellë një atmosferë emocionuese dhe nostalgjike që duhet përjetuar. Në këtë mbrëmje do të performojnë gjithashtu edhe Dj Adrian Berisha, Hawolf, La Fazani dhe Dj Wise, transmeton KultPlus.

Në mbrëmjen pasuese të 15 gushtit në skenë ngjitet Yll Limani, për një eksperiencë të paharrueshme, si dhe Arbër Krasniqi dhe Kurr n’jet.

Mbrëmja e tretë e festivalit shënohet me performancën e Ahmet Kiliç, Offchestra dhe Gipsy Groove.

Për më shumë informata rreth programit të festivalit, KultPlus ua sjell më poshtë programin e plotë pesë ditor./KultPlus.com

 Një natë, një skenë, një Yll – Yll Limani ne Green Fest!

14 August 2025 at 10:49

Pas një serie koncertesh të suksesshme, artisti i shumë hiteve, Yll Limani, do të performojë edhe në Green Fest 2025.

Kjo është konfirmuar në agjendën e festivalit, ku mbrëmjen e 15 gushtit, rreth orës 20:00, pritet që në skenën e vendosur në hapësirën e hapur të Parkut të Qytetit në Mitrovicë, këngëtari i dashur për publikun të krijojë një atmosferë brilante për të gjithë adhuruesit e tij.

Green Fest është përkujdesur që në këtë edicion të sjellë emra të njohur të skenës muzikore, dhe duke parë suksesin e Yllit ndër vite, si dhe dëshirën e publikut për të dëgjuar hitet e tij, kjo pritet të jetë një mbrëmje që gërsheton emocionin, muzikën dhe mjedisin.

 

 

Për adhuruesit dhe të gjithë të dashuruarit me muzikën, kjo është një mundësi e artë për të qenë pjesë e një koncerti madhështor që do të mbetet gjatë në kujtesë, duke e ngritur Green Fest në krye të ngjarjeve më të rëndësishme kulturore të vitit në Mitrovicë.

 

Data po afrohet – nxitoni të siguroni biletat në: https://rave-travel.com

 

The post  Një natë, një skenë, një Yll – Yll Limani ne Green Fest! appeared first on Telegrafi.

Yll Limani dhuron 10.000 euro për Kinemanë Solare të DokuFest

By: Kult Plus
8 August 2025 at 21:05

Artisti i njohur shqiptar, Yll Limani, ka dhuruar 10.000 euro për projektin “DokuFest Green Cinema”, një iniciativë për të krijuar një kinema tërësisht të qëndrueshme dhe miqësore me mjedisin. Ky kontribut vjen vetëm pak orë para se ai të ngjitej në skenën e DokuNights, duke e bërë pjesëmarrjen e tij në festival edhe më domethënëse.

Projekti Solar Cinema i DokuFest, i njohur dhe i shpërblyer ndërkombëtarisht, ka sjellë për vite me radhë shfaqje filmash në ambiente të hapura, falas, për publikun në të gjithë Kosovën përfshirë edhe zonat më të largëta. Tani, me përkrahjen e Limanit, festivali po hap një kapitull të ri: krijimin e një kinemaje të bazuar krejtësisht në energji të pastër, që ruan parimet e qëndrueshmërisë dhe kujdesit për natyrën, transmeton KultPlus.

DokuFest ka falënderuar artistin për këtë gjest të çmuar dhe ka ftuar edhe artistë, kompani, partnerë dhe individë të tjerë të bashkohen në këtë iniciativë që synon jo vetëm të pasqyrojë botën përmes filmit, por edhe të ndihmojë në ndryshimin e saj./KultPlus.com

‘Paya’ po vjen të pushtojë verën/ Ylli Limani bashkohet me Sidartën për një super hit!

By: M C
21 July 2025 at 18:16

Artistët e njohur Yll Limani dhe Sidarta kanë publikuar sot këngën e tyre të re, të shumëpritur nga fansat – “Paya”.

Muzika dhe tekstet janë një kombinim mes dy artistëve, në bashkëpunim me Tonic & Denk, ndërsa produksioni mban firmën e Fatjon Miftarit. “PAYA” sjell një mix të stilit karakteristik të Yllit, me vibra latine dhe urbanë që vijnë përmes Sidartës – duke krijuar një atmosferë të gjallë, ndjesore dhe plot ritëm.

Kënga shoqërohet edhe me videoklip, që tashmë është publikuar në platformat muzikore dhe po merr vëmendje të madhe në rrjetet sociale.

Me “Paya”, Yll Limani dhe Sidarta sjellin një tjetër sukses që pritet të dominojë playlistat dhe klubet gjatë gjithë sezonit!

The post ‘Paya’ po vjen të pushtojë verën/ Ylli Limani bashkohet me Sidartën për një super hit! appeared first on Albeu.com.

Yll Limani dhe Sidarta vijnë me “Paya”

20 July 2025 at 16:30

Yll Limani dhe reperi grek, Sidarta, kanë sjellë një bashkëpunim të ri muzikor që po pritet me interes nga publiku.

Kënga mban titullin “Paya” dhe është publikuar së fundmi, duke sjellë një atmosferë verore me përplot ngjyra.

“Paya” është një këngë ritmike, me ndikime të dukshme të stilit mesdhetar, që reflekton energjinë, ngrohtësinë dhe emocionet e verës.

Foto: Screenshot/YouTube

Ky projekt muzikor është shoqëruar me një videoklip dinamik dhe vizualisht tërheqës, i cili është xhiruar në disa vende, duke theksuar peizazhe natyrore të bukura, plazhe dhe një atmosferë festive.

Ky është bashkëpunimi i parë mes Limanit dhe Sidartës, por që po konsiderohet si një sukses që rrit edhe më shumë profilin ndërkombëtar të këngëtarit shqiptar.

Foto: Screenshot/YouTube

Me vokalin karakteristik të Yllit dhe stilin unik të Sidartës, “Paya” sjell një përzierje kulturore dhe muzikore që i përshtatet perfekt shijeve të publikut gjatë sezonit të verës.

Kënga është publikuar në të gjitha platformat muzikore dhe po gjen mbështetje të gjerë nga fansat në Shqipëri, Kosovë, Greqi dhe më gjerë.

 

Ylli me këtë konfirmon edhe një herë se është një nga emrat më të kërkuar në skenën muzikore shqiptare, duke ndërtuar ura të reja bashkëpunimi përtej kufijve. /Telegrafi/

The post Yll Limani dhe Sidarta vijnë me “Paya” appeared first on Telegrafi.

Të shtënat me armë në koncertin e tij në Palasë, reagon Yll Limani

By: Ela
19 July 2025 at 16:07

Momente paniku dhe kaosi janë regjistruar mbrëmjen e djeshme (18 korrik) në klubin e natës “Lollipop” në Palasë, ku po këndonte Yll Limani. Sipas dëshmive të të pranishmëve, ngjarja ka nisur pas një sherri mes dy grupeve brenda lokalit, i cili ka degjeneruar në përplasje fizike. Dyshohet se gjatë konfliktit është përdorur edhe armë zjarri, […]

The post Të shtënat me armë në koncertin e tij në Palasë, reagon Yll Limani appeared first on BoldNews.al.

Të shtëna në koncertin e tij në Palasë, reagon Yll Limani

By: gaze tare
19 July 2025 at 15:46

Ajo që pritej të ishte një natë plot energji dhe muzikë me Yll Limanin në klubin “Lollipop” në Palasë, përfundoi në panik dhe tension. Gjatë performancës së këngëtarit të njohur dhe grupit Three Dots, një incident i rëndë ndodhi në zonën VIP të lokalit. Sipas raportimeve, një debat verbal mes dy grupeve degjeneroi shpejt në një përplasje fizike, duke alarmuar të pranishmit. Publiku, i befasuar nga situata, u përpoq të largohej menjëherë, duke krijuar rrëmujë dhe duke lënë pas sendet personale.

Në reagimin e tij pas koncertit, Ylli Limani u shpreh i zhgënjyer në rrjetet sociale:

“Çka nisi si një mbramje perfekte, u la në gjysmë për shkak të një konflikti që ndodhi. Më vjen shumë keq edhe ishalla jeni krejt mirë”.

Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar rëndë, por organizatorët pritet të marrin masa për ngjarje të tilla në të ardhmen.

The post Të shtëna në koncertin e tij në Palasë, reagon Yll Limani appeared first on iconstyle.al.

Yll Limani dhe Dhurata Dora në një bashkëpunim të ri? Gazetari jep lajmin e mirë për fansat

By: M C
14 July 2025 at 18:14

Gazetari i njohur Andi Vrapi, së fundmi ka postuar në profilin e tij Instagrma një story ku shfaqen dy këngëtarët, Yll Limani dhe Dhurata Dora, duke përkujtuar një vit nga publikimi i albumit të tyre të parë të përbashkët “Vera me ty”, i cili rezutoi një sukses i vërtetë.

Ajo që binte në sy është mbishkrimi “dimri, dimri”, i cili ka shtuar aludimet se diçka e re po vjen shumë shpejt.

Mirëpo Andi nuk la vend për diskutime pasi ka zbuluar së dyshja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, po përgatit një album të dytë me titullin “Dimri me ty”, i cili pritet të jetë më emocional sesa projekti i kaluar.

The post Yll Limani dhe Dhurata Dora në një bashkëpunim të ri? Gazetari jep lajmin e mirë për fansat appeared first on Albeu.com.

Vanesa Limani emërohet drejtore në Zyrën e Kryetarit të Bashkisë së Nju-Jorkut

By: Kult Plus
18 June 2025 at 16:13

Sot, ajo është bërë zëri i shumë komuniteteve në Staten Island – përfshirë dhe komunitetin shqiptar – dhe një shembull frymëzimi për gjithë rininë në diasporë.

Në një nga qytetet më të mëdha të botës, një emër shqiptar po spikat në administratën e Nju-Jorkut, përcjell albinfo.ch.

Vanesa me origjinë nga Prishtina ka ndërtuar një rrugëtim të jashtëzakonshëm nga momenti që mbërriti si adoleshente në Staten Island, e deri te roli i saj si Drejtoreshë e Borough-t në Zyrën e Kryetarit të Bashkisë së NYC.

Në këtë intervistë për Bussinessmag, ajo ndan me ne sfidat personale dhe profesionale, rrugëtimin deri tek pozitat drejtuese, ndikimin e kulturës shqiptare në lidershipin e saj dhe vizionin për fuqizimin e diasporës shqiptare në politikë dhe shoqëri.

Sot, ajo është bërë zëri i shumë komuniteteve në Staten Island  përfshirë dhe komunitetin shqiptar  dhe një shembull frymëzimi për gjithë rininë në diasporë.

Fjalët e Senatores amerikane, Jessica Scarcella-Spanton flasin shumë për ndikimin e saj: “Jam mirënjohëse për gjithçka që Vanesa Limani ka bërë për zyrën tonë dhe për Staten Island si Drejtore. Puna dhe kujdesi i saj kanë lënë një ndikim shumë pozitiv. Të uroj më të mirat në këtë kapitull të ri  të dua dhe jam shumë krenare për ty! Vanesa, suksesi yt nuk është vetëm i yti  është një pasqyrim i mundit të prindërve të tu, i kulturës sonë, dhe i gjithë komunitetit që të mbështet me zemër. Je dëshmi se shqiptaria ecën përpara me dije, punë dhe dinjitet”, shprehet Jessica Scarcella-Spanton.


”Kitara”, Ylli dhe Tayna pushtojnë zemrat

By: redi
12 June 2025 at 18:24

Yll Limani dhe Tayna sapo kanë publikuar këngën më të re të titulluar “Kitara”. Me muzikë dhe tekst të realizuar nga vetë artistët, kënga është prodhuar nga Fatjon Miftari, ndërsa pas gjithë projektit qëndron producenti ekzekutiv Bonart Ajvazi. “Kitara” është një kombinim perfekt mes vokalit të Yllit dhe stilit të guximshëm të Taynës. Dy artistët kanë sjellë një videoklip modern…

Source

Yll Limani dhe Tayna paralajmërojnë një hit të ri – “Kitara” vjen së shpejti

9 June 2025 at 22:48

Dy nga emrat më të suksesshëm të muzikës shqiptare, Yll Limani dhe Tayna, kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor që pritet të publikohet më 12 qershor.

Kënga mban titullin “Kitara” dhe është paralajmëruar si një nga hitet potenciale të verës.

Ky bashkëpunim i shumëpritur është një kombinim i zërit të veçantë të Yllit me stilin energjik dhe karizmatik të Taynës, duke ngjallur kurreshtje të madhe te publiku.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by YLL LIMANI (@ylllimani)

Deri tani, artistët kanë ndarë disa pamje promovuese në rrjetet sociale, ku duken në një atmosferë verore dhe artistike, duke rritur pritshmëritë për klipin.

“Kitara” pritet të sjellë një miks të ritmeve moderne me elemente melodike që karakterizojnë stilin e dyshes, ndërsa fansat janë të entuziazmuar për ta dëgjuar dhe parë performancën e tyre të përbashkët.

Kënga do të publikohet në të gjitha platformat muzikore dhe në YouTube më 12 qershor.

Ky është bashkëpunimi i parë mes Yll Limanit dhe Taynës, dy artistë që vijnë nga zhanre të ndryshme, por që kanë treguar vazhdimisht se dinë si të sjellin risi në muzikën shqiptare.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by 360 MEDIA (@360distribution)

Për fansat, kjo këngë përfaqëson një përplasje të bukur stilistike – nga baladat emocionale të Yllit te ritmet urban të Taynës.

Me këtë projekt, synojnë të sjellin diçka ndryshe dhe të freskët për verën 2025, duke konfirmuar edhe një herë vendin e tyre si ndër më të kërkuarit në skenën muzikore shqiptare. /Telegrafi/

The post Yll Limani dhe Tayna paralajmërojnë një hit të ri – “Kitara” vjen së shpejti appeared first on Telegrafi.

“Fytyra me shqiponjë” viziton Vlorën përpara sfidës Shqipëri–Serbi: Besmir Limani, simboli i tifozëve kuqezi

By: gaze tare
7 June 2025 at 17:48

Një figurë tashmë ikonike për tifozët shqiptarë, Besmir Limani,  i njohur si “fytyra me shqiponjë” ka ndaluar këtë të shtunë në qytetin simbol të pavarësisë, Vlorë, përpara ndeshjes shumë të pritur mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Me fytyrën e pikturuar me shqiponjën dykrenare, Limani ka vizituar shtëpinë historike të pavarësisë, duke dhënë një mesazh simbolik për krenarinë kombëtare. Ai shprehet se përjeton çdo moment me emocion të madh dhe krenari, duke ndjekur Kombëtaren Shqiptare pa ndërprerje që prej 52 ndeshjesh.

Me origjinë nga Struga, por banues në Zvicër që prej moshës 4-vjeçare, Limani është kthyer në një figurë të dashur për shqiptarët anembanë botës. Pasioni i tij për fanellën kuqezi është bërë frymëzim, ndërsa imazhet e tij janë transmetuar nga mediat kombëtare dhe ndërkombëtare në çdo ndeshje ku merr pjesë.

Tashmë i pajisur edhe me pasaportë shqiptare, ai mbetet një nga mbështetësit më besnikë të Kombëtares. Pas vizitës në Vlorë, Limani është nisur menjëherë drejt Tiranës, aty ku do të ndjekë nga afër përballjen emocionuese Shqipëri–Serbi.

The post “Fytyra me shqiponjë” viziton Vlorën përpara sfidës Shqipëri–Serbi: Besmir Limani, simboli i tifozëve kuqezi appeared first on iconstyle.al.

EMRI/ Shiste kokainë të ndarë në doza, arrestohet i riu në Durrës

By: Ardit
1 June 2025 at 11:02

Një 22-vjeçar nga qyteti i Durrësit është arrestuar nga policia, pasi shiste kokainë të ndarë në doza. Policia bën me dije se gjatë kontrollit të makinës së 22-vjeçarit Leonard Limani, blutë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kokainë. “Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike […]

The post EMRI/ Shiste kokainë të ndarë në doza, arrestohet i riu në Durrës appeared first on BoldNews.al.

Prishtina blindon edhe Ardian Limanin me kontratë të re

29 May 2025 at 13:00

Prishtina ka vazhduar rinovimin e kontratave me futbollistët kryesor dhe i fundit që ka nënshkruar një kontratë të re është mbrojtësi Ardian Limani.

Fituesi i Kupës së Kosovës dëshiron të mbajë shumicën e futbollistëve në ekip pasi ka siguruar kualifikimin në garat evropiane.

Gjatë ditëve të fundit, Prishtina ka rinovuar kontratën me portierin Agron Kolaj, mbrojtësin Ramiz Bytyqi dhe mesfushorin Ardian Muja.

I fundit që ka nënshkruar një kontratë të re është futbollisti gjilanas, Limani, i cili do të jetë i Prishtinës edhe për dy vite.

 

“Ardian Limani mbetet te Prishtina. Futbollisti i palodhur dhe me përvojë është i njohur për angazhimin e tij në çdo pozitë që kërkohet, do të vazhdoj të kontribuojë edhe më tej në projektin e Prishtinës”.

“Ardian Limani ka rinovuar me klubin për dy vite të tjera, pavarësisht interesimit nga klube të tjera. Limani ishte bashkuar ekipit në janar të vitit 2024”, thuhet në njoftimin e klubit kryeqytetas. /Telegrafi/

The post Prishtina blindon edhe Ardian Limanin me kontratë të re appeared first on Telegrafi.

Filluan punimet për asfaltim në fshatin Zdunjë të Gostivarit, Limani: Punimet pritet të përfundojnë muajin e ardhshëm

16 April 2025 at 22:11

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani sot vizitoi punimet në fshatin Zdunjë të Gostivarit.

Limani theksoi se ky projekt përfshin asfaltim të rreth 1.5 kilometra dhe muajin tjetër pritet që të përfundojë asfaltimi.

“Para shtrimit të asfaltit të ri, është hequr shtresa e vjetër e asfaltit, është bërë nivelizim dhe shtrimi i rrugës me tampon. Rruga pritet të jetë gati nga gjysma e muajit që vjen, kurse kostoja financiare është rreth 10 milionë denarë”, u shpreh Limani.

Limani shtoi se kjo rrugë ka qenë njëra nga rrugët më të dëmtuara dhe ka qenë kërkesë e kahmotshme e banorëve.

Kujtojmë se kjo është një nga projektet e përbashkëta të Komunës së Gostivarit me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kurse projekte të ngjashme infrastrukturore pritet që të promovohen edhe në periudhën në vijim.

The post Filluan punimet për asfaltim në fshatin Zdunjë të Gostivarit, Limani: Punimet pritet të përfundojnë muajin e ardhshëm appeared first on Telegrafi.

Ylli Limani i del në mbështetje Gjestit: “Rrugën drejt suksesit s’ta ndal askush!”

By: gaze tare
13 April 2025 at 14:57

Pas incidentit të bujshëm në “Big Brother VIP Albania”, ku Gjesti u godit fizikisht nga Joz Marku, reagimet publike në mbështetje të tij nuk kanë munguar. Së fundmi, edhe këngëtari i njohur Ylli Limani i ka dalë në krah Gjestit me një mesazh të fuqishëm në rrjete sociale.

Në një postim në InstaStory, Ylli ndau një foto të Gjestit nga shtëpia e BBVA dhe shkroi:

“Rrugën drejt sukseseve të mëdha nuk munet me nal kërkush edhe kurgjo. Me ty @gjesst”, duke e shoqëruar me një zemër të kuqe.

Ky gjest vjen si një shenjë solidariteti jo vetëm ndaj një personi që po kalon një moment të vështirë publik, por edhe si një qëndrim kundër çdo forme dhune në formatet televizive.

Mbështetja për Gjestin tashmë ka tejkaluar edhe kufijtë shqiptarë, duke përfshirë figura publike, fansa dhe qytetarë të zakonshëm që po shprehin hapur indinjatën e tyre për incidentin.

The post Ylli Limani i del në mbështetje Gjestit: “Rrugën drejt suksesit s’ta ndal askush!” appeared first on iconstyle.al.

Ylli Limani i del në mbështetje Gjestit: “Rrugën drejt suksesit s’ta ndal askush!”

By: D Marku
13 April 2025 at 15:23

Pas incidentit të bujshëm në “Big Brother VIP Albania”, ku Gjesti u godit fizikisht nga Joz Marku, reagimet publike në mbështetje të tij nuk kanë munguar. Së fundmi, edhe këngëtari i njohur Ylli Limani i ka dalë në krah Gjestit me një mesazh të fuqishëm në rrjete sociale.

Në një postim në InstaStory, Ylli ndau një foto të Gjestit nga shtëpia e BBVA dhe shkroi:

“Rrugën drejt sukseseve të mëdha nuk munet me nal kërkush edhe kurgjo. Me ty @gjesst”, duke e shoqëruar me një zemër të kuqe.

Ky gjest vjen si një shenjë solidariteti jo vetëm ndaj një personi që po kalon një moment të vështirë publik, por edhe si një qëndrim kundër çdo forme dhune në formatet televizive.

Mbështetja për Gjestin tashmë ka tejkaluar edhe kufijtë shqiptarë, duke përfshirë figura publike, fansa dhe qytetarë të zakonshëm që po shprehin hapur indinjatën e tyre për incidentin.

The post Ylli Limani i del në mbështetje Gjestit: “Rrugën drejt suksesit s’ta ndal askush!” appeared first on Albeu.com.

❌
❌