Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Top Kolshi më 2024 ishte dënuar me 800 euro për akuzën se e goditi me gyp plastike Enver Bajraktarin, të cilin një vit pas dyshohet se e vrau dhe e groposi

19 August 2025 at 10:49

Top Kolshi i cili po dyshohet për vrasjen dhe groposjen e tani të ndjerit Enver Bajraktari, në vitin 2024 ishte dënuar nga Gjykata në Lipjan me 800 euro gjobë për akuzën se më 25 gusht 2022 në Baicë të Lipjanit i kishte shkaktuar lëndime trupore Bajraktarit, duke e goditur me gyp plastike.

“Betimi për Drejtësi” ka siguruar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan, të marrë më 8 tetor 2024, në të cilin thuhet se Kolshi u shpall fajtor dhe u dënua me 6 muaj burgim, i cili dënim me pëlqimin e të akuzuarit u zëvendësua me 800 euro gjobë.

Sipas vendimit, më 25 gusht 2022 në fshatin Baicë, Komuna Lipjan, pas një mosmarrëveshje paraprake mes Top Kolshit dhe tani viktimës Enver Bajraktari, Kolshi e godet me gyp plastike në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit.

“Me datë 25.08.2022, rreth orës 08:30 në fshatin B. në L., pas një mosmarrëveshje paraprake që kishin ndërmjet veti, i pandehuri T. K., me dashje dhe qëllim të shkaktimit të lëndimeve trupore e godet të

dëmtuarin E. B., me gyp të plastikës në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit, mjet ky i rrezikshëm që mund të shkaktojë lëndim të rëndë trupor apo dëmtim të rëndë të shëndetit”, thuhet në këtë vendim.

Në vendim thuhet se Kolshi më pas e kishte goditur Bajraktarin edhe me shuplakë, duke i shkaktuar skuqje dhe ënjte të lehtë.

“…i dëmtuari si rezultat i goditjeve ka pësuar skuqje dhe ajtje të lehtë, gjakderdhje nën lëkurore në krah, 3 hematoma në shpinë, 5 hematoma në vithe, 3 hematoma në këmbën e majtë, 2 hematoma në kokë si dhe skuqje dhe gërvishtje e veshit të djathtë, lëndime këto të shkaktuara nga goditja me mjet të fortë mbretës, që si të tilla, paraqesin DËMTIME TË LEHTA TRUPORE me pasoja të përkohshme të shëndetit”, thuhet në vendim.

Me këto veprime, sipas aktakuzës, Top Kolshi ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1, pika 1.4 të Kodit Penal të Kosovës.

Gjithnjë sipas vendimit, Kolshi në shqyrtim fillestar kishte pranuar fajësinë, ishte shprehur i penduar dhe i kishte premtuar Gjykatës se nuk do t’i përsërisë ato veprime. Kishte thënë se është pajtuar me tani të ndjerin Bajraktari.

“Në shqyrtimin fillestar i pandehuri ka deklaruar se e ndin veten fajtor dhe e pranon fajësinë me vullnetin e tij, pa presion, me vetëdije të plote. Eshte shprehur i penduar, i vjen keq qe është ne gjykate, pas dy tri dite ka deklaruar se është pajtuar me Enverin dhe me familjen e tij. Gjykatës i ka premtuar se nuk e perserit me këtë vepër penale dhe nuk e ka perseritur dhe është duke punuar ne bujqesi per familje si dhe per veten. I ka premtuar gjykates se kjo nuk do te ndodhe më”, thuhet në atë vendim.

Për pranimin e fajësisë, në vendim thuhet se ishte pajtuar edhe avokati i Kolshit, Halim Shala, duke e lutur gjykatën që me rastin e sanksionit penal të ketë parasysh gjendjen ekonomike të të akuzuarit, pajtimin me palën e dëmtuar dhe premtimin që në të ardhmen nuk do të përsërisë veprime të tilla të cilat bien ndesh me ligjin.

Kurse, prokurorja e shtetit, Nebahate Salihu nuk e kishte kundërshtuar pranimin e fajësisë, duke propozuar që Kolshi të shpallet fajtor dhe të marrë dënimin e merituar, si dhe ka propozuar që me rastin e matjes së dënimit si rrethanë lehtësuse të marrë pranimin e fajësisë, ndërsa si rrethanë rënduese shkallën e lartë të dashjes për kryerjen e veprës penale.

Më pas, Gjykata kishte aprovuar pranimin e fajësisë të bërë nga Kolshi, duke e dënuar me 6 muaj burgim e që me pëlqimin e vetë të akuzuarit dënimi me burgim i ishte zëvendësuar me 800 euro gjobë. Aty përmendet që Gjykata me rastin e shqiptimit të dënimit mori parasysh edhe faktin se i akuzuari ka qenë i dënuar edhe më parë.

Më pak se një vit pas këtij dënim, Top Kolshi dyshohet se ka vrarë dhe groposur personin të cilit akuzohej se i kishte shkaktuar lëndime trupore, Enver Bajraktarit, duke e vrarë dhe groposur në Baicë të Lipjanit mes datave 3 dhe 4 gusht 2025.

“Betimi për Drejtësi” ka raportuar më 18 gusht mbi vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për caktimin e paraburgimit në rastin ky dyshohet se Kolshi ka vrarë dhe pastaj groposur Bajraktarin në fshatin Baicë. Në seancë dëgjimore, ai kishte deklaruar se është penduar, nuk kishte qëllim që ta vriste viktimën dhe se viktima kishte qenë në pronën e tij dhe e kishte sulmuar në pronën e tij.

The post Top Kolshi më 2024 ishte dënuar me 800 euro për akuzën se e goditi me gyp plastike Enver Bajraktarin, të cilin një vit pas dyshohet se e vrau dhe e groposi appeared first on Telegrafi.

“Nuk kam pas qëllim ta vras, jam penduar” – zbulohet deklarata e Top Kolshit para gjykatës rreth vrasjes së Enver Bajraktarit në Lipjan

18 August 2025 at 12:30

Top Kolshi, i dyshuar për vrasjen dhe groposjen e Enver Bajraktarit, në Baicë të Lipjanit, në seancën dëgjimore të mbajtur më 13 gusht 2025 në Gjykatën Themelore në Prishtinë, gjatë deklarimit ka thënë se nuk kishte qëllim që ta vriste viktimën dhe se viktima kishte qenë në pronën e tij dhe e kishte sulmuar në pronën e tij.

Sipas vendimit të Gjykatës për caktimin e masës së paraburgimit, të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, Kolshi ka deklaruar se është penduar për veprën që ka kryer.

“E përkrahu fjalën e avokatit tim dhe shtoj se me vjen keq për familjen e të ndjerit dhe të ndjerin, nuk kam pas arsye dhe as qëllim që ta mbys dhe jam penduar. Ka qenë në pronën time dhe më ka sulmuar në pronën time”, citohet të ketë deklaruar Kolshi.

Në vendim thuhet se mbrojtësi i të dyshuarit Kolshi, avokati Halim Shala ka propozuar që ndaj të mbrojturit të tij të bëhet ekzaminim psikiatrik.

“E kundërshtojmë kërkesën e prokurorit për caktimin e masës së paraburgimit, meqenëse kjo mase ka të bëjë me sigurinë e klientit tim për shkak të raporteve që kane me familjen e viktimës pasi që jetojnë në të njëjtin vend, le te mbetet si e tillë në këtë fazë me propozim që gjatë kësaj periudhe të bëhet një ekzaminim psikiatrik për z.Kolshi me të cilën do të vërtetohet dhe argumentohet në mënyrë objektive gjendja e afektit mendor, respektivisht të vërtetohet se në kohën e kryerjes së veprës penale i njëjti a ka qenë në gjendje të kuptoj veprimet e veta”, citohet deklarimi i Shalës.

Lidhur me këtë, prokurori Arben Hoti ka thënë se do ta kenë parasysh njoftimin e mbrojtjes lidhur me mundësinë e paraqitjes së kërkesës për ekzaminim psikiatik dhe kërkoi nga mbrojtja që në rast se posedojnë dokumente të mëhershme shëndetësore të kësaj natyre, t’i dorëzojnë në Prokurori.

Sipas Gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se mes datës 3 gusht ora 16:00 e deri më 4 gusht në ora 12:10 në fshatin Baicë- Komuna e Lipjanit, i pandehuri Kolshi për shkak të mosmarrëveshjeve paraprake, me dashje e në bashkëkryerje me persona të paidentifikuar, privojnë nga jeta tani të ndjerin Bajraktari.

Aty thuhet se Enver Bajraktari, rreth orës 16:00 të 3 gushtit, ka dalë nga shtëpia e tij duke dërguar gjedhen e tij për kullos në livadhe të fshatit, e ku më pas i njëjti goditet me mjete të forta në kokë dhe trup, e më pas ngufatet. Pastaj, trupin e tij, e tërheqin zvarrë disa metra duke kaluar përmes një are të mbjellë me misër, hiqen disa rrënjë misri, gërmohet një gropë me thellësi mbi një metër brenda saj vendoset trupi i viktimës, dhe më pas mbulohet trupi me dërrasa.

Gjithnjë sipas vendimit, më pas, gropa u mbulua me dhe, kurse aty u rivendosën rrënjët e misrit. Më pas, familjarët bënë kërkime rreth fshatit dhe më 4 gusht, në ora 12:10 e gjetën trupin e viktimës pa shenja jete.

Prandaj për këto veprime, Kolshi dyshohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173, paragrafi 1, nënparagrafi 1.5 të Kodit Penal.

Kolshi dyshohet po ashtu edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 të Kodit Penal. Krejt kjo pasi që në shtëpinë e tij me dashje dhe vetëdije, pa autorizim kishte mbajtur një armë të tipit Zastava dhe 50 gëzhoja.

Në vendim po ashtu thuhet se raporti analitik i pamjeve të kamerave të sigurisë vërteton faktin se viktima ishte nisur në drejtim të vendit të quajtur “ara e misrit”, dhe lëvizjet e të pandehurit fillimisht afër shtëpisë së kushëririt të viktimës e pastaj shkuarja tek vendi i quajtur “ara e misrit”.

Në vendimin që e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, thuhet se nga deklaratat e dëshmitarëve Q.B., Q.B., dhe A.B., thuhet se ata kanë spjeguar që viktima me tani të pandehurin kanë pasur mosmarrëveshje para 2 viteve dhe se në ditën kritike ka dalë me lopë dhe nuk është lajmëruar.

Ndërkaq, nga raporti i autopsisë rezulton se viktima kishte lëndime në trup dhe si pasojë e ngufatjes ka ardhur deri te vdekja.

Në lidhje me veprimet, thuhet se Kolshi në Polici, e po ashtu edhe në seancë dëgjimore ka pranuar kryerjen e veprës penale.

Andaj, Gjykata Themelore ka ardhur në përfundimin se marrë parasysh se Kolshi është njoftuar për hetimet që po zhvillohen ndaj tij, mosha e re, dënueshmëria e veprës penale dhe fakti se është i pamartuar, mund të ekzistojë rreziku i përsëritjes së veprës dhe arratisjes.

Gjithashtu, Gjykata ka gjetur se bazuar edhe në peshën e veprës penale dhe rrethanat nën të cilat dyshohet se Kolshi ka kryer veprën penale- fshehja e trupit të pajetë i cili më pas u gjet i groposur, kushtëzohet caktimi i masës së paraburgimit.

Po ashtu, në vendim thuhet se duhet marrë parasysh edhe e kaluara kriminale e të pandehurit, i cili rezulton se ka dy akgjykime të plotfuqishme, e njëri prej tyre (i datës 25 nëntor 2024) ka të bëjë me vepër penale kundër jetës dhe trupit, e në të cilin rast besohet se viktimë ka qenë pikërisht i ndjeri Bajraktari.

Më 4 gusht, Policia njoftoi se u gjet një trup i groposur në Baicë të Lipjanit dhe se dyshohet për vrasje të rëndë. Një ditë më pas, më 5 gusht, Prokuroria njoftoi se është identifikuar trupi i viktimës, i cili një ditë më parë ishte raportuar i zhdukur. Kurse, më 12 gusht u bë e ditur se është arrestuar i dyshuari Top Kolshi./BetimipërDrejtësi/

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

The post “Nuk kam pas qëllim ta vras, jam penduar” – zbulohet deklarata e Top Kolshit para gjykatës rreth vrasjes së Enver Bajraktarit në Lipjan appeared first on Telegrafi.

“Fillimisht e goditi me mjete të forta në kokë dhe trup, e më pas e vendosi në një gropë ku rivendosi rrënja misri”, detaje nga vrasja e Enver Bajraktarit

13 August 2025 at 12:56

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë duke caktuar masën e paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit T.K. në kohëzgjatje prej 1 muaj, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë të Enver Bajraktarit.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjyqtari i procedurës paraprake vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate në këtë fazë të procedurës, dhe se çdo masë tjetër do të ishte e pamjaftueshme për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale.

Gjykata njofton se, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri T.K. mes datës 03.08.2025 ora 16:00 dhe datës 04.08.2025 rreth orës 12:10, në fshatin Baicë, Komuna e Lipjanit, për shkak te mosmarrëveshjeve paraprake mes vete, me dashje e në bashkëkryerje edhe me persona ende të paidentifikuar deri më tani, në mënyrë dinake dhe mizore privojnë nga jeta tani të ndjerin E.B., në atë mënyrë që i ndjeri E. me datën 03.8.2025 rreth orës 16:00 kishte dal nga shtëpia duke e dërguar gjedhen e tij për kullos në livadhet e fshatit dhe aty i njëjti fillimisht goditet me mjete të forta në kokë dhe trup, më pas ngulfatet dhe trupi i tij tërhiqet zvarrë për disa metra duke kaluar përmes një arre të mbjellë me misër dhe aty fillimisht hiqen disa rrënje misri, gërmohet një gropë me thellësi mbi 1m, më pas brenda saj vendoset trupi i pajetë i të ndjerit, e sipër të cilit vendosen dërrasa dhe më pas gropa mbulohet me dhe, kurse aty rivendosen rrënjët e misrit.

Më pas me datën 04.8.2025 rreth orës 12:10 familjarët e viktimës duke bërë kërkime nëpër zona të fshatit arrijnë ta gjejnë viktimën e varrosur pa shenja jete, me çka në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Vrasje e Rëndë.

Gjykata konstatoj se ekzistojnë rrethana që tregojnë se nëse i pandehuri ndodhet në liri, ka rrezik që të arratiset apo t’i shmanget thirrjeve nga Gjykata dhe Prokuroria, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale.

Gjykata vlerësoj se po ashtu ekziston rreziku se i pandehuri mund të fsheh, ndryshojë apo t’i falsifikojë provat duke ndikuar në bashkë të dyshuarit e mundshëm, meqenëse deri më tani dyshohet se vepra penale është kryer në bashkëkryerje dhe ende nuk janë siguruara informata të mjaftueshme për bashkëkryesit potencial, ashtu që mund të ndikojë edhe tek dëshmitarët e rastit.

Gjykata gjithashtu konstatoj se duke marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes, e po ashtu faktin se pas kryerjes së veprës penale i pandehuri ka fshehur trupin e pajetë, i cili më pas është gjetur i groposur, pa përjashtuar edhe të kaluarën e tij kriminale, pasi pandehuri ka edhe 2 Aktgjykime të plotfuqishme njëri prej të cilëve ka të bëjë me një rast që besohet se viktimë ka qenë tani i ndjeri, për çka me lënien e tij në liri, ekziston mundësia e kryerjes së ndonjë vepre tjetër të natyrës së njëjtë apo të ngjashme.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë./Telegrafi/

The post “Fillimisht e goditi me mjete të forta në kokë dhe trup, e më pas e vendosi në një gropë ku rivendosi rrënja misri”, detaje nga vrasja e Enver Bajraktarit appeared first on Telegrafi.

Publikohen pamjet nga vendi ku u gropos Enver Bajraktari, trupi u gjet në një arë të mbjellë me misër (VIDEO)

By: V K
5 August 2025 at 15:28

Dalin pamjet nga vendi ku u gjet i varrosur Enver Bajraktari, i cili ishte raportuar i zhdukur nga familja e tij.

Viktima ishte groposur në një thellësi prej 2 metrash, pasi u tërhoq zvarrë në një arë të mbjellë me misër.

Enver Bajraktari, u gjet i varrosur më datën 4 gusht në fshatin Baicë të Lipjanit  në Kosovë, ndërsa mbetet ende mister ngjarja.

Sipas mediave të Kosovës, trupi i Bajraktarit është groposur në arën e mbjellë me misër që ndodhet 1 kilometër larg shtëpisë së tij.

 

The post Publikohen pamjet nga vendi ku u gropos Enver Bajraktari, trupi u gjet në një arë të mbjellë me misër (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Trupi u tërhoq zvarrë dhe u gropos në arën e mbjellë me misër, DETAJE nga vrasja e Enver Bajraktarit

By: Ela
5 August 2025 at 09:20

Vdekja e Enver Bajraktarit nga fshati Baicë i Lipjanit ka tronditur familjen e tij dhe opinionin publik. Ai ishte raportuar i zhdukur nga familja një ditë më parë, ndërsa më pas u gjet pa shenja jete dhe i varrosur dy metra në thellësi. Kushëriri i viktimës, Avni Bajraktari në “Edicionin Special”  tha se Enveri i […]

The post Trupi u tërhoq zvarrë dhe u gropos në arën e mbjellë me misër, DETAJE nga vrasja e Enver Bajraktarit appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Kosovë/ Ishte raportuar i zhdukur, gjendet një person i groposur, policia dyshon për vrasje të… (EMRI)

By: V K
5 August 2025 at 07:45

Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Baincë të komunës së Lipjanit Kosovë, ku është gjetur i vdekur dhe i groposur një burrë, i cili ishte raportuar më herët si person i zhdukur.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se rasti po trajtohet si vrasje e rëndë.

Njoftimi:

“Sot rreth orës 12:00, në fshatin Baicë të Lipjanit, është gjetur i groposur një trup i pajetë (ende i paidentifikuar). Hetuesit policorë, në koordinim me prokurorinë, kanë nisur veprimet procedurale, ndërsa trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi dhe identifikim”, ka thënë Ahmeti.

Sipas informacioneve të para, trupi i pajetë është gjetur nga familjarët e viktimës, i cili ishte raportuar i zhdukur.

Dyshohet se i groposur është gjetur Enver Bajraktari, zhdukjen e të cilit e bëri të ditur familja e tij, e cila kërkoi edhe ndihmë për ta gjetur.

Hetimet janë duke vazhduar, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi motivet apo të dyshuarit e mundshëm.

Policia dhe prokuroria kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje

The post E rëndë në Kosovë/ Ishte raportuar i zhdukur, gjendet një person i groposur, policia dyshon për vrasje të… (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Kosovë/ Ishte denoncuar i zhdukur, burri gjendet i groposur. Policia: Rasti po trajtohet si vrasje

4 August 2025 at 21:34

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në fshatin Baincë të komunës së Lipjanit në Kosovë. Një burrë, i cili ishte denoncuar nga familjarët në Polici si i zhdukur, është gjetur i groposur. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se rasti po trajtohet […]

The post Kosovë/ Ishte denoncuar i zhdukur, burri gjendet i groposur. Policia: Rasti po trajtohet si vrasje appeared first on BoldNews.al.

“Folie Village” në Jalë/ Investitori strategjik “Soleil & Sea” ndërton vilat pa leje, në arrest vetëm inxhinjeri

By: Ela
1 August 2025 at 13:32

Nga Boldnews.al Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë konfirmoi masën e arrestit në shtëpi për një inxhinjer të shoqërisë “Soleil & Sea”, i dyshuar se ka kryer punime pa leje në projektin “investitor strategjik”, të miratuar nga kryeministri Edi Rama për një fshat turistik në bregdetin e Jalës, në Dhërmi të Himarës. […]

The post “Folie Village” në Jalë/ Investitori strategjik “Soleil & Sea” ndërton vilat pa leje, në arrest vetëm inxhinjeri appeared first on BoldNews.al.

Shifrat e vdekjeve në vendin e punës po konsiderohen alarmante

31 July 2025 at 17:33

Vetëm në ditët e fundit u raportuan disa vdekje në vendin e punës në Kosovë, situatë kjo që po konsiderohet alarmante, ndërsa po kërkohen veprime në ndërmarrjen e masave për parandalimin e rasteve të tilla.

Sipas Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat, vetëm gjatë muajit korrik tetë personave vdiqën në vendin e punës.

Eksperti i sigurisë në vendin e punës, Naim Bajraktari derisa flet për rastet në ndërtimtari, thekson nevojën e ndërmarrjes së masave nga ana e punëdhënësve.

“Përgjegjës kryesor për marrjen e masave apo obligim kryesor i marrjes së masave për sigurinë në punë është punëdhënësi. Në çdo kompani, në çdo vend pune, qoftë edhe në shtëpi private po e more një punëtor nga rruga, ti je përgjegjës i atij punëtori, duhet të ja krijosh kushtet e punës”, thotë ai.

Ai përmend mbikëqyrjen e punëtorëve sa i përket çështjeve të sigurisë.

“Masa e parë është që ta caktojë një njeri përgjegjës nga radhët e veta apo nga jashtë, ta angazhojë një njeri që do të merret me siguri dhe me shëndetin e punëtorëve, ai do të merret me menaxhimin e këtyre masave. Nuk do të thotë që të jetë ekspert i sigurisë, por unë shpesh iu them edhe kompanive ta merrni një kryepunëtor i cili mbetet si udhëheqës i atyre punëtorëve. Jo vetëm për kualitetin e punës, jo vetëm të mbajë evidencë se kush ka ardhur në punë por të shikojë pajisjet e tyre, veshmbathjet e tyre. Rastet e fundit që kanë ndodhur na kanë ndodhur nga neglizhenca”, thotë ai.

Federata Sindikale të Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat tha të enjten, më 31 korrik, se vetëm në këta shtatë muaj të vitit, janë 21 persona që kanë vdekur në vendin e punës.

“Ky vit ka filluar me periudhën me fatkeqe që nga pas lufta. Vetëm brenda muajit të fundit vdiqën tetë punëtorë, gjendja është shumë alarmante, ne po e përsërisim këtë çdo herë. Dikush duhet të dëgjoi, të marrë masa dhe të reagoi urgjentisht. Rastet po përsëriten dhe në secilën situatë historia është e njëjtë: nuk ka siguri, nuk ka mjete mbrojtëse”, tha Sindikata.

Në anën tjetër, nga Inspektorati i Punës nuk kanë kthyer përgjigje sa u përket rasteve të fundit që ata i kanë regjistruar, deri në publikimin e këtij artikulli.

Por, më 22 korrik, Inspektorati tha në një përgjigje për KosovaPress, se nga janari deri në këtë datë, kanë ndodhur shtatë aksidente me fatalitet në vendin e punës. Pas kësaj date, është raportuar edhe për tri vdekje të tjera në vendin e punës.

E sa i përket vitit 2024, sipas Inspektoratit, kanë ndodhur shtatë vdekje në vendin e punës.

“Gjate këtij viti janë gjobitur mbi 788 subjekte Duke u bazuar në rëndësinë e sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës, Inspektorati Qendror i Punës vlerëson se mungesa e kushteve të duhura të sigurisë paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për jetën dhe shëndetin e punëtorëve, veçanërisht në sektorin e ndërtimtarisë, i cili konsiderohet ndër sektorët më të ekspozuar ndaj rreziqeve profesionale”, tha Inspektorati më 22 korrik.

Për disa nga rastet e fundit të vdekjeve në vendin e punës, Prokuroria ka nisur hetime.

The post Shifrat e vdekjeve në vendin e punës po konsiderohen alarmante appeared first on Telegrafi.

Aktivitet pa leje i LVV-së në zonë të mbrojtur në Badovc – Bulliqi thotë s’kishte nevojë për leje

13 July 2025 at 23:53

Lëvizja Vetëvendosje – dega në Podujevë, ka organizuar një aktivitet në zonën e mbrojtur të Liqenit të Badovcit, duke përfshirë grilla dhe lundrim me varka por me vete nuk e kishin lejen me të cilën do të duhej ti pajiste Ministria e Mjedisit. I pranishëm ishte edhe kryetari Shpejtim Bulliqi, i cili nënkupton se s’kishte nevojë për leje ngase ligji është shfuqizuar. Por ekspertët ligjorë thonë të kundërtën.

ndalon ose së paku kërkon leje për mbajtjen e aktiviteteve në zonat që gëzojnë mbrojtje të veçantë.

Por për dikë, këto nuk duket se kanë peshë.

Lëvizja Vetëvendosje – Dega në Podujevë ka mbajtur një aktivitet me mbështetësitë e saj në Orllat, buzë Liqenit të Badovcit.

Kjo e fundit është zonë e mbrojtur ujore dhe menaxhohet nga Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Lumore.

Skarë, muzikë e lundrim. Këto i përfshin aktiviteti e po këto, i ndalon edhe ligji për mbrojtjen e ujërave.

I pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Podujevës që vjen nga kjo parti e që konsideron se nuk pati nevojë për leje.

“Kjo hapsirë është hapsirë e frekuentuar shumë, veçanërisht në numër të madh në ditët e vikendit dhe ajo çka po bëjmë ne në nivel lokal po bëjmë çka është e mundshme që ti rrimë gati të kujdesemi për mjedisin të cilin ndoshta jo edhe rrallë, është në nivelin që duam ta kemi. Përndryshe, masat që janë nxjerrë para pak kohe janë tërheq nga Ministria e Mjedisit prandaj zhvillimi i këtyre aktiviteve nuk është diçka që bie në kundërshtim”, ka theksuar Shpejtim Bulliqi, kryetar i Podujevës.

I pyetur nëse do marrë përgjegjësi në rast se aktiviteti përbën shkelje, Bulliqi shprehet i sigurt se s’do ketë nevojë.

“Sigurisht që ne jemi ata që kujdesemi mos me pas shkelje, punojmë që mos të ketë shkelje dhe kjo çështje është më se normale”, ka theksuar Shpejtim Bulliqi, kryetar i Podujevës.

Por njohës të ligjit kanë qëndrim tjetër duke thënë se aktivitete të tilla, përbëjnë shkelje të ligjit.

“Aktivitetet, përfshirë ato lundruese, ushqimin, ,mbeturinat dhe të tjerat që mund të rezultojnë me ndotjen e ujërave janë të ndaluara dhe është përgjegjësi e secilit të mos marrë veprime të tilla. Për më tepër, çdo aktivitet i tillë duhet të denoncohet, të lajmërohet paraprakisht tek inspektorati i Mjedisit e natyrisht, janë të detyruar të inspektojnë nëse kemi të bëjmë me ndotje të mjedisit. Mund të shqiptojnë gjoba, po qe e arsyeshme. Aktivitetet e tilla duhet lajmëruar paraprakisht dhe  është e domsodshme prezenca e inspektorëve në mënyrë që të konsttaohet nëse kemi tendencë për ndotje të ujërave”, ka theksuar Ardian Bajraktari, avokat.

Interesimit të Dukagjinit lidhur me këtë çështje, nuk i është përgjigjur Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës./RTV Dukagjini/

The post Aktivitet pa leje i LVV-së në zonë të mbrojtur në Badovc – Bulliqi thotë s’kishte nevojë për leje appeared first on Telegrafi.

“Shpresë” që Apeli do të ulë dënimin prej 18 vitesh për Pjetër Shalën

22 June 2025 at 21:47

Apeli i Dhomave të Specializuara për Kosovën ka në duar uljen ose kthimin në rigjykim të rastit të Pjetër Shalës, i dënuar për krime lufte me 18 vjet burgim. Organizata e veteranëve të UÇK-së, ka pak shpresë që do jetë një vendim në favor të Shalës e avokatët thonë se mund të ketë ulje të dënimit

Edhe pak javë kanë mbetur që Pjetër Shala, i dënuar për krime lufte nga shkalla e parë e Dhomave të Specializuara për Kosovën të kuptojë edhe vendimin e shkallës së dytë për të.

Paneli i Gjykatës së Apelit, ka caktuar 15 korrikun, datën e shpalljes së aktgjykimit për këtë rast.

Në seancat e mbajtura në Apel, Pjetër Shala i dënuar nga shkalla e parë, me 18 vjet burgim, ka kërkuar anulim të dënimit ose rigjykim të rastit, nën arsyetimin se vendimi përmban shkelje të shumta.

Avokatët në Kosovë, thonë se bazuar në praktikat e së kaluarës, Apeli edhe në këtë rast mund të ulë dënimin ndaj Shalës.

“Nga analogjia që është përdorur tek rasti i z.Mustafa mund të pritet që të kemi zbutje të dënimin nëse eventualisht nuk ka ndonjë rigjykim ose lirim dhe nëse procedohet me dënim të ulët dënimi sepse në rastin e z.Mustafa gjykata Supreme ka dhënë instruksione dhe të merren parasysh të gjitha rrethanat ligji i ish jugosllavis, ligji i unmikut..”, ka deklaruar Taulant Hodaj – Avokat i akredituar nga Specialja.

“Nëse i referohemi praktikës gjyqësore të gjykatës speciale me theks të veçantë gjykatës së shkallës së parë e njëjta ka aplikuar një politike të ashpër ndëshkimore që në instanca të tjera lartësia e dënimit është rishikuar, vlerësoj se mund të ndiqet kjo logjikë”, ka theksuar Ardian Bajraktari – avokat.

Ndërkohë, në organizatën e veteranëve të UÇK-së, nuk besojnë në këtë gjykatë, që sipas tyre nuk sjell drejtësi në rastet e trajtuara.

“Ne kemi dyshimet tona që kjo gjykatë nuk ka me marr ndonjë vendim në favor të z.Shala në këtë rast por edhe bashkëluftëtarë të tjerë, sepse ka humbur besimi në këtë gjykatë fillimisht kem besu që gjykata ka me bë punën e drejtë e nuk ka me anu, por me gjasë është duke rreshqit prej asaj për çka është themelu si gjykatë me sjell drejtësi, është bërë gjykatë politike”, ka deklaruar Gazmend Syla- Nënkryetar i OVL-UÇK-së.

Pjetër Shala është pjesëtari i dytë i dënuar nga Dhomat e Specializuara për Kosovën, për krime lufte.

Salih Mustafa ishte dënuar me 26 vite burgim, dënim ky që i ishte ulur në 15 vite./RTV Dukagjini/

The post “Shpresë” që Apeli do të ulë dënimin prej 18 vitesh për Pjetër Shalën appeared first on Telegrafi.

Dy binjakët shqiptarë kërkohen nga gjigantët gjerman, e konfirmon Fabrizio Romano

By: S SH
15 June 2025 at 18:49

Te ekipi U16 i BSC Young Boys luajnë aktualisht dy vëllezër binjakë kosovarë, që po tërheqin vëmendjen ndërkombëtare që në moshën 16-vjeçare.

Erblin dhe Euron Bajraktari mund të transferohen te Borussia Mönchengladbach gjatë verës.

Të rritur në akademinë e FC Fribourg, binjakët Bajraktar iu bashkuan ekipit U16 të Young Boys verën e kaluar.

Të dy janë pjesë e skuadrës që pak javë më parë fitoi Kupën e Zvicrës për U16, ndërsa aktualisht ndodhen në finalen e fazës “playoff” të kampionatit, pas një paraqitjeje të shkëlqyer.

🚨⚪️⚫️ Borussia Mönchengladbach open talks to sign 16 year old twin brothers from Young Boys Erblin and Euron Bajraktar.

Verbal agreement close with discussions underway. pic.twitter.com/yI8OKyCw5n

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 15, 2025

Të lindur më 4 shkurt 2009, talentët premtues të Bernës janë në garë për një tjetër trofe, por pas kësaj, për ta mund të vijë një hap i madh në karrierë.

Sipas raportimit nga Fabrizio Romano, Borussia Monchengladbach i ka hedhur sytë nga dyshja e talentuar. Bëhet e ditur se bisedimet e para kanë tashmë filluar.

Të dy vëllezërit mund të mbulojnë plotësisht krahun e djathtë të fushës.

Euroni është sulmues anësor që mund të luajë si në të djathtën, ashtu edhe në të majtën. Erblini ndërkohë është mbrojtës i djathtë.

Të dy ata kanë dy nënshtetësi, zvicerane dhe kosovare, teksa përfaqësojnë grupmoshat U16 të Zvicrës.

The post Dy binjakët shqiptarë kërkohen nga gjigantët gjerman, e konfirmon Fabrizio Romano appeared first on Albeu.com.

Mocioni për rrëzimin e aktakuzës ndaj Thaçit dhe të tjerëve pritet të dorëzohet më 12 qershor

8 June 2025 at 23:21

Ekipet e mbrojtjes së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit në Gjykatën Speciale në Hagë kanë afat deri më 12 qershor për të dorëzuar një mocion të përbashkët lidhur me rrëzimin e pikave të aktakuzës ndaj tyre.

Ky mocion pritet të përmbajë kundërshtime ndaj vazhdimit të procesit apo kërkesa të tjera procedurale nga ana e mbrojtjes.

Sipas një njoftimi nga Dhomat e Specializuara, trupi gjykues ka caktuar që Prokuroria të dorëzojë përgjigjen e saj deri më 14 korrik, por më pas ka vendosur ta shkurtojë afatin kohor duke e caktuar datën 7 korrik si afatin përfundimtar të dorëzimit.

“Trupi Gjykues urdhëroi ekipet e mbrojtjes të dorëzojnë mocionin e përbashkët në përputhje me rregullën 130, deri më 12 qershor, ndërsa ZPS-ja u urdhërua të dorëzojë përgjigjen e saj deri më 14 korrik. Megjithatë, në këtë vendim, Trupi Gjykues e gjeti të përshtatshme, të zvogëlojë afatin kohor për përgjigjen e Prokurorisë më 7 korrik”, thuhet në vendim.

Avokati Ardian Bajraktari, duke komentuar zhvillimet e fundit, tha se një rrëzim i tërësishëm i aktakuzave do të përbënte një epilog të mundshëm të këtij procesi, i cili ka zgjatur me vite dhe është shoqëruar me, siç u shpreh ai, “shkelje të shumta”.

“Referuar asaj që është parë deri më tash, rrëzimi i tërësishëm i pikave të aktakuzës do të ishte epilog real i përfundimit të këtij procesi të stërzgjatur dhe me shkelje të shumta. Po ashtu, vlen të theksohet se në varësi prej epilogut të vendimit të trupit gjykues të korrikut, kjo do të jetë rrethanë determinuese për këtë proces të mëpastajmë. Vlerësoj që së paku në shkallën e parë të përfundojë brenda këtij viti ose vitin e ardhshëm më së largu”, deklaroi Bajraktari për RTK.

Në dy vjet, mbi 125 dëshmitarë të ftuar nga Prokuroria e Specializuar kanë dhënë dëshmitë e tyre lidhur me akuzat që rëndojnë mbi ish-krerët e UÇK-së.

Tani që Prokurorisë po i përfundon koha për të vërtetuar akuzat e saj, e ardhmja e gjyqit është e pasigurt.

Në tetor të vitit 2020 ishte konfirmuar aktakuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi akuzohen se kishin qenë pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale” që shënjestronte ata që i konsideronte “kolaboracionistë” dhe “tradhtarë” për të “fituar pushtet” gjatë dhe pas luftës së fundit në Kosovë.

Avokatët e të akuzuarve kanë hedhur poshtë të gjitha akuzat që rëndojnë ndaj klientëve të tyre, duke argumentuar se UÇK-ja nuk kishte një strukturë komande efikase.

Në kohën e ngritjes së aktakuzës, Thaçi kishte qenë president i Kosovës; Veseli, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK); Selimi, deputet dhe udhëheqës i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV); dhe Krasniqi, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Të katërt, sipas Prokurorisë, mbanin poste të larta edhe përgjatë kohës që mbulon aktakuza.

The post Mocioni për rrëzimin e aktakuzës ndaj Thaçit dhe të tjerëve pritet të dorëzohet më 12 qershor appeared first on Telegrafi.

Baritoni Harris Bajraktari me rolin ‘Il Conte’ pjesë e festivalit ndërkombëtar ‘Pagues Summer Nights’

By: Kult Plus
7 May 2025 at 14:03

Baritoni Harris Bajraktari do të jetë pjesë e festivalit ndërkombëtar “Prague Summer Nights”, me aktivitete që do të zhvillohen në Republikën Çeke (Tábor & Pragë) dhe në Austri (Vjenë).

Baritoni Bajraktari do të interpretoj rolin e “Il Conte” në operën “Le Nozze di Figaro”, që për të përbën një nga rolet më të dashura dhe sfiduese.

“Është një privilegj i madh të jem pjesë e këtij festivali të jashtëzakonshëm dhe jam thellësisht mirënjohës për këtë mundësi. Faleminderit për mbështetjen dhe shihemi në skenë”, ka shkruar baritoni Bajraktari.

Ky produksion do të shfaqet në muajin korrik, në ambientin prestigjioz të Haus der Industrie në Vjenë./ KultPlus.com

Kurti ftesë LDK-së për koalicion, akt dëshpërimi apo strategji politike? – flasin analistët

5 May 2025 at 18:27

Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dërguar  një letër drejt kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, duke i bërë thirrje për një koalicion ndërmjet dy partive.

Në letrën e tij, Kurti ka theksuar se nuk ka pasur asnjë problem personal me Abdixhikun dhe se koalicionet politike bëhen pikërisht ndërmjet subjekteve me dallime, e jo me ngjashmëri të plota.

Megjithatë, kjo ftesë ka nxitur reagime kritike nga skena politike dhe analistët.

Avokati Ardian Bajraktari e ka cilësuar këtë ftesë si të vonuar, duke theksuar mungesën e transparencës gjatë gjithë procesit politik që nga 9 shkurti.

“Ftesa është e vonuar. Procesi ka qenë i karakterizuar nga mungesa e theksuar e transparencës. Janë përmendur takime me NISMËN, por numrat duket se janë të pamjaftueshëm. Në horizont, Kurti dhe VV shohin zgjedhjet e parakohshme dhe kjo ftesë duket më shumë si një tentativë për t’i hedhur fajin dikujt tjetër, para se të shkohet në zgjedhje”, tha Bajraktari.

Sipas tij, edhe para se të dërgohej letra, Kurti e ka ditur përgjigjen e mundshme të LDK-së, duke shtuar se çasja e kësaj partie ka qenë konsistente.

Nga ana tjetër, analisti politik Donat Syla ka theksuar se LDK duhet ta refuzojë një koalicion të mundshëm me Vetëvendosjen.

Sipas tij, Abdixhiku ndodhet në një pozitë të ndërlikuar politike.

“Abdixhiku është në një situatë delikate, në një terren të minuar. Edhe nëse Kurti do t’i ofronte postin e Kryeministrit, nuk duhet ta pranojë. Qëllimi i Kurtit është që elektorati i LDK-së të shkrihet në Vetëvendosje. Memoria është e freskët – kemi parë çfarë ndodhi me koalicionin e shpresës”, u shpreh Syla.

The post Kurti ftesë LDK-së për koalicion, akt dëshpërimi apo strategji politike? – flasin analistët appeared first on Telegrafi.

ZRRE paditet për përjashtimin e veriut nga rritja e tarifave – vendimi cilësohet diskriminues

4 May 2025 at 11:31

Mospërfshirja e katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës për shtrenjtimin e energjisë elektrike prej 16.1 për qind ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik.

Madje kjo po konsiderohet nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) se është diskriminim flagrant dhe shkelje e të drejtave të njeriut.

Përveç kësaj, përjashtimi i këtyre katër komunave nga rritja e çmimit të rrymës po cilësohet edhe si pabarazi sociale dhe ekonomike në vend.

Ndërkaq, më 2 maj grupi “Asnjë Cent Më Shumë” ka dorëzuar padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji, duke kërkuar anulimin e vendimit për rritjen tarifave të energjisë.

Avokati i angazhuar në këtë çështje, Ardian Bajraktari thotë se në padi është përfshirë edhe përjashtim i katër komunave veriore nga tarifat e reja me rritje prej 16.1 për qind.

Sipas tij, mospërfshirja e komunave veriore në vendimin e ri të ZRRE-së për rritje të tarifave, është diskriminuese.

“Vendimi i Zyrës së Rregullatori të Energjisë është marrë me shkelje të shumta ligjore, në kuadër të cilave natyrisht që mospërfshirja e komunave e bënë këtë vendim të natyrës diskriminuese në bindjen tonë. Për çka e kemi konfirmimin tashmë të dhënë madje edhe medias tuaj nga ana e ZRRE-së që katër komuna përjashtohen dhe në bindjet dhe pretendimet tona në padi, një vendim i tillë ndër të tjera është i natyrës diskriminuese. Për çka, përveç asaj që e kemi përcaktuar në padi, fakti që para dy ditësh është përshirë edhe institucioni i avokatit të popullit është një lajm i mirë…Kemi të bëjmë me vendim të natyrës diskriminuese për çka hyn në domenin e çështjeve sipas të cilave është kompetencë e avokatit të popullit që të përfshihet në raste të tilla”, thotë Bajraktari.

Në një prononcim për KosovaPress, Bajraktari shprehet se pas dorëzimit të padisë, pret që gjykata ta shqyrtojë çështjen mbi bazën e provave të ofruara, duke anuluar vendimin e ZRRE-së.

“Ne presim që gjykata konform afateve të përcaktuara me dispozitat e ligjit për konflikt administrativ me theks të veçantë sa i përket çështjes së masës së përkohshme, përkatësisht masës së sigurisë, shtyrjen e ekzekutimit të vendimit e vendos komform këtyre afateve. Pas kësaj, presim që çështja të shqyrtohet mbi bazën e provave dhe pretendimeve që i kemi adresuar tek gjykata. Për çka në bindjen tonë vlerësojmë që janë të qëndrueshme dhe rrjedhimisht të anulohet një vendim i tillë si i pabazuar dhe ligjërisht me shkelje të shumta”, potencon Bajraktari.

KosovaPress raportoi ditë më parë se tarifa e reja nuk zbatohen në atë pjesë të territorit, për shkak se Elektrosever operon jashtë sistemit të Furnizuesit me Shërbim Universal dhe marrëdhëniet tarifore janë të ndryshme, duke iu referuar një përgjigje të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Pas këtij lajmi të publikuar në KosovaPress dhe reagimeve të shumta në opinion, ZRRE ndërroi qëndrim, duke thënë se tarifat e reja do të vlejnë për gjithë territorin e Kosovës.

Por, menjëherë reagoi edhe kompania Elektrosever e cila operon në veri të Kosovës, e cila tha se rritja e çmimit të energjisë elektrike prej 16.1 për qind nga 1 maji nuk vlen për katër komunat në veri të Republikës së Kosovës.

Pas kësaj, sërish ZRRE i është përgjigjur KosovaPress-it se “Megjithatë, tarifat përfundimtare që Elektrosever i aplikon konsumatorëve të saj në veri janë në kompetencën e vetë kësaj kompanie dhe jo të ZRRE-së”.

Lidhur me këtë, drejtori i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), Behxhet Shala thotë për KosovaPress se ZRRE-ja nuk mund të krijojë çmime në baza etnike, sepse është diskriminim flagrant.

Ai potencon se ky vendim nuk është i drejtë dhe se sipas tij ZRrE-ja po i mashtron qytetarët.

“Nuk mundet në një vend ku e ke një sistem energjetik, t’i krijosh dy-tri sovranitete dhe nuk mund t’i krijosh çmime në baza etnike. Për serbë çmimi tjetër, për shqiptarë dhe jo serbë çmim tjetër. Ky është diskriminim flagrant, është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut. Për neve si KMLDNJ është e habitshme se si qytetarët po reagojnë…Sovraniteti në veri, në vend që ta ketë ZRRE-ja në tërë territorin e Kosovës, e ka bërë me Elektroseverin. ZRRE-ja po gënjen, ZRRE-ja po mashtron dhe nuk ka të drejtë. ZRRE-ja po e keqpërdorë një përkrahje politike që e ka dhe është duke i plaçkitur qytetarët e Kosovës”, thotë Shala.

Në anën tjetër, ZRRE-ja tregon se Elektrosever është furnizues i licencuar nga ZRRE-ja, por ndryshe nga Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO), nuk ka statusin e furnizuesit me shërbim publik (universal).

Në përgjigjen e ZRRE-së potencohet se tarifat përfundimtare që Elektrosever i aplikon konsumatorëve të saj në veri janë në kompetencën e vetë kësaj kompanie dhe jo të ZRRE-së.

“Sa i përket konsumatorëve në katër komunat veriore (Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe pjesë të Mitrovicës Veriore), ata furnizohen nga kompania “Elektrosever”. Elektrosever është furnizues i licencuar nga ZRRE-ja, por ndryshe nga KESCO, nuk ka statusin e furnizuesit me shërbim publik (universal). Për këtë arsye, Elektrosever ka përgjegjësi që të paguajë tarifat për përdorimin e rrjeteve të transmetimit dhe shpërndarjes, të cilat përcaktohen nga vendimi i Bordit të ZRRE-së. Megjithatë, tarifat përfundimtare që Elektrosever i aplikon konsumatorëve të saj në veri janë në kompetencën e vetë kësaj kompanie dhe jo të ZRRE-së”, thonë nga ZRrE-ja.

Tutje në një përgjigje për KosovaPress, ZRrE-ja thotë se vendimi i 16 prillit ka ndikim ndaj Elektrosever-it vetëm në aspektin e tarifave për shfrytëzimin e infrastrukturës së transmetimit dhe shpërndarjes, ndërsa nuk përcakton tarifat finale që paguajnë konsumatorët serbë në veri të Kosovës.

“Vendimi i 16 prillit i ZRRE-së ka ndikim ndaj Elektrosever-it vetëm në aspektin e tarifave për shfrytëzimin e infrastrukturës së transmetimit dhe shpërndarjes, ndërsa nuk përcakton tarifat finale që paguajnë konsumatorët serbë në veri të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e ZRrE-së për KosovaPress.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë thotë se vendimi i 16 prillit që tarifat e energjisë elektrike të rriten për 16.1 për qind, përcakton tarifat për konsumatorët që furnizohen nga KESCO,në territorin e Kosovës.

“Vendimi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), i datës 16 prill 2025, që parasheh rritjen e tarifave të energjisë elektrike, zbatohet për furnizuesin me shërbim universal në Kosovë, i cili ështëKESCO. Ky vendim përcakton tarifat për konsumatorët që furnizohen nga KESCO,në territorin e Kosovës”, thuhet aty, raporton KosovaPress.

Ndërkaq, Institucioni Avokatit të Popullit ka kërkuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) pezullimin e vendimeve për rritjen e çmimit të energjisë elektrike prej 16.1 për qind, deri në përfundimin e hetimeve lidhur me ankesat e qytetarëve.

Po ashtu Grupi qytetar “Asnjë Cent Më Shumë” të premten, ka dorëzuar zyrtarisht padi kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) në lidhje me vendimin për rritjen e tarifave të energjisë elektrike.

ZRRE më 16 prill ka aprovuar tarifat e reja për shtrenjtimin e rrymës nga data 1 maj, e cila ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha dhe ka nxitur edhe një valë të re të inflacionit, pra shtrenjtimin e disa produkteve tjera esenciale./kp/

The post ZRRE paditet për përjashtimin e veriut nga rritja e tarifave – vendimi cilësohet diskriminues appeared first on Telegrafi.

Specialja i referohet “Kosovo i Metohija”, avokati Bajraktari: Ka fakte që procesi është i manipuluar nga Serbia

9 April 2025 at 23:24

Avokati Ardian Bajraktari ka ngritur sërish akuza të rënda ndaj Dhomave të Specializuara, duke deklaruar se posedon fakte që dëshmojnë manipulimin e procesit gjyqësor me “prova” të ofruara nga shteti serb.

Sipas tij, kjo është një çështje që është theksuar vazhdimisht nga ai dhe të tjerë, por tashmë po del në sipërfaqe me të dhëna të reja që, siç thotë, vërtetojnë pretendimet e bëra më herët.

“Këto fakte po dalin sheshazi gjithnjë e më shumë, në mesin e të cilave dëshmohet me ‘dokumente’ të kësaj gjykate ku i referohet Kosovës, ashtu siç i referohet vetëm Serbia”.

“Faktet janë tashmë të qarta, ka shumë të tilla!Fakti se procesi gjyqësor në Dhomat e Specializuara ishte i manipuluar me ‘prova’ nga shteti serb ka qenë diçka që e kemi thënë në vazhdimësi. Manipulimi dhe mungesa e profesionalizmit kanë një emërues të përbashkët, gjejeni”, ka shkruar avokati në një postim publik, të cilit i ka bashkëngjitur edhe disa dokumente që ai i konsideron dëshmi të qarta të këtij manipulimi.

Prokuroria ka përfunduar prezantimin e provave – rasti nuk është përmbyllur

Me 3 prill gjatë një konference për media në Prishtinë,  zëdhënësit e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë raportuan mbi zhvillimet e procesit ndaj ish krerëve të UÇK-së.

Ata informuan se Prokuroria ka përfunduar zyrtarisht prezantimin e provave në gjykatë, por nuk e ka mbyllur ende rastin, pasi seanca e ardhshme është caktuar për 23 prill.

Zëdhënësja e Gjykatës Speciale Angela Griep ka thënë se në gjykatë kanë dëshmuar 125 dëshmitarë, kurse 117 me shkrim.

“Nga ajo që dimë është se Prokuroria ka konfirmuar se kanë përfunduar me prezantimin e provave, por nuk e kanë mbyllur rastin zyrtarisht. Seanca e radhës është caktuar më 23 prill. Prokuroria deri atëherë do ta përfundojë rastin…125 dëshmitarë kanë qenë, dhe 117 kanë dëshmuar vetëm me shkrim. 206 ditë të gjykimit, dhe 150 viktima”, deklaroi  Griep.

Ajo shtoi se gjyqtarët e Dhomave të Specializuara sigurojnë një gjykim të drejtë dhe të paanshëm, duke nënvizuar se ata janë të angazhuar për të zbatuar një kod etik.

Ndërsa, zëdhënësi tjetër, Michael Doyle, u shpreh se qytetarët e Kosovës duhet të besojnë se Specialja sjell vendime të drejta, dhe se vendimi i gjyqtarëve bazohet vetëm në prova.

Ai gjithashtu theksoi se është e rëndësishme që viktimat dhe dëshmitarët të mund të japin dëshmi në një mjedis të sigurt dhe të dinjitetshëm.

Gjykata Speciale është themeluar në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por vepron me personel ndërkombëtar në Hagë.

Kjo gjykatë heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë, nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Gjykata Speciale, deri më tani, ka shpallur dy aktgjykime për krime lufte, ndaj Salih Mustafës dhe Pjetër Shalës, dhe dy tjera për pengim të administrimit të drejtësisë, ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit./Telegrafi/

The post Specialja i referohet “Kosovo i Metohija”, avokati Bajraktari: Ka fakte që procesi është i manipuluar nga Serbia appeared first on Telegrafi.

Avokatë e analistë tregojnë nëse mund të lëshohet urdhër arrest për Kurtin

1 March 2025 at 21:02

Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, mund t’i shqiptohet dënim me gjobë, por edhe me burg në rast se nuk i përgjigjet urdhrit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për t’u paraqitur në Prokurorinë Speciale më 4 mars të këtij viti. Ndërkaq, për të njëjtin nuk mund të lëshohet urdhër arrest zyrtar, për shkak se ai kërkohet ta japë deklaratën e tij në cilësinë e dëshmitarit. Kështu thonë njohës të ligjit, derisa potencojnë se në rast burgimi, mund të zgjasë derisa dëshmitari nuk pranon të dëshmojë apo dëshmimi i tij bëhet i panevojshëm, ose derisa procedura të përfundojë.

Gjykata Themelore në Prishtinë dje ka bërë të ditur se ka lëshuar urdhër që obligon kryeministrin e Kosovës në detyrë, Albin Kurti që të paraqitet më 4 mars në Prokurorinë Speciale të Kosovës për të dhënë dëshminë e tij në cilësinë e dëshmitarit, në një rast të hapur lidhur me dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore.

Avokati Ardian Bajraktari në një prononcim për KosovaPress komentoi aludimet se edhe në të kaluarën kryeministrave në Kosovë i është marrë deklarata në zyrat e tyre brenda Qeverisë.

Sipas tij, ani se zyrtarisht nuk është konfirmuar një gjë e tillë, edhe nëse ka ndodhur më parë por, edhe rasti i Kurtit, është praktikë jo e mirë.

Bajraktari potencoi se mundësia e dëshmitarit që të japë dëshminë e jashtë zyrave të prokurorisë është rrethanë përjashtuese, duke përmendur e gjendjen e rënduar shëndetësore.

“Nuk është dhënë në mënyrë shprehimore rasti konkret. Është aluduar në disa raste. Mirëpo, megjithatë unë vlerësoj që edhe në rast se eventualisht është bërë, ka qenë një praktikë jo e mirë. Dhe në kundërshtim me dispozitat e kodit të procedurës penale për faktin se si rregull dëshmia e dëshmitarëve jepet në organet e drejtësisë, në zyrat e tyre, në këtë rast në zyrën e prokurorisë. Ndërsa, mundësia e dëshmitarit që të japë dëshminë e tij, deklaratën e tij jashtë zyrave të prokurorisë është rrethanë përjashtuese. Kodi i procedurës penale i përcakton rrethanat e tilla. Kur për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, nuk është e mundur një gjë e tillë. E që në bindjet time, në rastin konkret këto kushte nuk përmbushet. Prandaj, vlerësojë që do të duhej reflektim në drejtim të përmbushjes së këtij obligimi qytetar para se gjithash”, tha Bajraktari.

Bajraktari potencoi se në rast se dëshmitari nuk paraqitet në prokurori pas urdhrit të obliguar nga gjykata, të njëjtit mund t’i shqiptohet gjobë deri në 250 euro dhe mund të burgoset, por jo më shumë se 30 ditë.

Sipas tij, në rastin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, nuk mund të ketë urdhër arrest, pasi ai është i thirrur në cilësinë e dëshmitarit.

“Në rast se dëshmitari i ftuar me rregull nuk paraqitet dhe nuk e arsyeton mos paraqitjen e tij. Atëherë i njëjti mund jetë subjekt i ndëshkimit fillimisht me gjobë. E në rast që kjo mosparaqitje bëhet e përsëritur, atëherë ndaj tij mund të shqiptohet edhe dënim me burgim deri 30 ditë… Sa i përket çështjes së urdhër arrestit, duke qenë se kemi të bëjmë vetëm me dëshmitar, atëherë këto janë masat ndëshkuese ndaj dëshmitarit. Sa i përket masave të tjera në këtë rast urdhri i arrestit hyn në domenin e kategorisë, përkatësisht masave për sigurimin e prezencës së të pandehurit… Dënimi me gjobë është deri në 250 euro i përcaktuar me kodin e të procedurës penale dhe në rast kjo bëhet përsëritur, atëherë ndaj tij mund të shqiptohet edhe dënim me burgim, por jo më shumë se 30 ditë”, potencoi Bajraktari.

Të njëjtën gjë në një përgjigje me shkrim e potencon edhe avokati Arbër Jashari.

“Në rast se edhe pas urdhrit të gjykatës, dëshmitari nuk paraqitet serish, atëherë gjykata mund ta dënoj atë deri ne 250 euro, sa herë që nuk paraqitet. Dhe nëse serish dëshmitari refuzon t’i përgjigjet drejtësisë, atëherë mund të burgoset. Burgimi zgjat derisa dëshmitari nuk pranon të dëshmojë apo derisa dëshmimi i tij behet i panevojshëm, ose derisa procedura të përfundojë, por jo më shumë së një muaj”, tha Jashari.

Ndërkaq, sipas ekspertit politik Dritëro Arifi refuzimi i Kurtit që të dëshmojë në organet e drejtësisë, është e papranueshme.

Sipas tij, Kurti me këto veprime po tenton që të viktimizohet.

“Parë nga aspekti i zhvillimit politik të zotit Kurti, për mua është e pa imagjinueshme që një kryeministër si zoti Kurti që thotë është progresist të vije në këtë nivel të refuzimit të institucioneve të drejtësisë. Në të njëjtën kohë është edhe e pa akceptueshme, si mundet kryeministri që mos të ketë komunikim normal me organet e drejtësisë pavarësisht se në çfarë cilësie është thirrur. Në këtë rast, është thirrur në cilësinë e dëshmitarit. Por, kjo po tregon në njëfarë mënyrë arrogancën e tij politike, sjelljen e tij negative ndaj çdo gjëje që është pozitive në këtë vend dhe në fund të ditës krejt çka po tregon është një farë lloj frike dhe viktimizimi në të njëjtën kohë. Në një farë mënyre, po iu tregon qytetarëve që “as ju nuk keni nevojë të shkoni kur iu fton prokuroria”. Të gjithë bëhen të barabartë”, tha Arifi.

Më 19 shkurt, Gjykata Themelore konfirmoi se Prokuroria Speciale i ka kërkuar asaj që ta urdhërojë kryeministrin Kurti që të paraqitet në cilësinë e dëshmitarit, pasi Kurti kishte refuzuar dy ftesat e mëparshme.

Të premten e 28 shkurtit, Zyra e Kryeministrit i është drejtuar përmes një letre Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke kërkuar që ta obligojë Prokurorinë Speciale që të marrë dëshminë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, brenda zyrës së tij në Qeveri.

Kurti është ftuar si dëshmitarë në rastin e rezervave shtetërore, ku prokuroria po zhvillon hetime për keqpërdorime të mundshme nga disa zyrtarë të qeverisë.

Nga Prokuroria Speciale akuzohen dy zyrtarë të MINT drejtori i Departamentit të Rezervave Shtetërore, Hafiz Gara, Drejtori i Integrimeve Evropiane, Irfan Lipovica dhe Ridvan Muharremi, afarist.

Organi i Akuzës i ngarkon Garën e Lipovicën se kanë anashkaluar ligjin e Prokurimit Publik kur kanë kërkuar që malli të blihet pa procedura, por me negocim.

Prokuroria në dosje thotë se buxheti i Kosovës është dëmtuar 600 mijë euro si shkak i mos ardhjes së vajit, sheqerit dhe 52 tonë grurë. /KP/Telegrafi/

The post Avokatë e analistë tregojnë nëse mund të lëshohet urdhër arrest për Kurtin appeared first on Telegrafi.

❌
❌