Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 7 August 2025Main stream
Before yesterdayMain stream

Publikohen pamjet nga vendi ku u gropos Enver Bajraktari, trupi u gjet në një arë të mbjellë me misër (VIDEO)

By: V K
5 August 2025 at 15:28

Dalin pamjet nga vendi ku u gjet i varrosur Enver Bajraktari, i cili ishte raportuar i zhdukur nga familja e tij.

Viktima ishte groposur në një thellësi prej 2 metrash, pasi u tërhoq zvarrë në një arë të mbjellë me misër.

Enver Bajraktari, u gjet i varrosur më datën 4 gusht në fshatin Baicë të Lipjanit  në Kosovë, ndërsa mbetet ende mister ngjarja.

Sipas mediave të Kosovës, trupi i Bajraktarit është groposur në arën e mbjellë me misër që ndodhet 1 kilometër larg shtëpisë së tij.

 

The post Publikohen pamjet nga vendi ku u gropos Enver Bajraktari, trupi u gjet në një arë të mbjellë me misër (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Trupi u tërhoq zvarrë dhe u gropos në arën e mbjellë me misër, DETAJE nga vrasja e Enver Bajraktarit

By: Ela
5 August 2025 at 09:20

Vdekja e Enver Bajraktarit nga fshati Baicë i Lipjanit ka tronditur familjen e tij dhe opinionin publik. Ai ishte raportuar i zhdukur nga familja një ditë më parë, ndërsa më pas u gjet pa shenja jete dhe i varrosur dy metra në thellësi. Kushëriri i viktimës, Avni Bajraktari në “Edicionin Special”  tha se Enveri i […]

The post Trupi u tërhoq zvarrë dhe u gropos në arën e mbjellë me misër, DETAJE nga vrasja e Enver Bajraktarit appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Kosovë/ Ishte raportuar i zhdukur, gjendet një person i groposur, policia dyshon për vrasje të… (EMRI)

By: V K
5 August 2025 at 07:45

Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Baincë të komunës së Lipjanit Kosovë, ku është gjetur i vdekur dhe i groposur një burrë, i cili ishte raportuar më herët si person i zhdukur.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se rasti po trajtohet si vrasje e rëndë.

Njoftimi:

“Sot rreth orës 12:00, në fshatin Baicë të Lipjanit, është gjetur i groposur një trup i pajetë (ende i paidentifikuar). Hetuesit policorë, në koordinim me prokurorinë, kanë nisur veprimet procedurale, ndërsa trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi dhe identifikim”, ka thënë Ahmeti.

Sipas informacioneve të para, trupi i pajetë është gjetur nga familjarët e viktimës, i cili ishte raportuar i zhdukur.

Dyshohet se i groposur është gjetur Enver Bajraktari, zhdukjen e të cilit e bëri të ditur familja e tij, e cila kërkoi edhe ndihmë për ta gjetur.

Hetimet janë duke vazhduar, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi motivet apo të dyshuarit e mundshëm.

Policia dhe prokuroria kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje

The post E rëndë në Kosovë/ Ishte raportuar i zhdukur, gjendet një person i groposur, policia dyshon për vrasje të… (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Kosovë/ Ishte denoncuar i zhdukur, burri gjendet i groposur. Policia: Rasti po trajtohet si vrasje

4 August 2025 at 21:34

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në fshatin Baincë të komunës së Lipjanit në Kosovë. Një burrë, i cili ishte denoncuar nga familjarët në Polici si i zhdukur, është gjetur i groposur. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se rasti po trajtohet […]

The post Kosovë/ Ishte denoncuar i zhdukur, burri gjendet i groposur. Policia: Rasti po trajtohet si vrasje appeared first on BoldNews.al.

“Folie Village” në Jalë/ Investitori strategjik “Soleil & Sea” ndërton vilat pa leje, në arrest vetëm inxhinjeri

By: Ela
1 August 2025 at 13:32

Nga Boldnews.al Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë konfirmoi masën e arrestit në shtëpi për një inxhinjer të shoqërisë “Soleil & Sea”, i dyshuar se ka kryer punime pa leje në projektin “investitor strategjik”, të miratuar nga kryeministri Edi Rama për një fshat turistik në bregdetin e Jalës, në Dhërmi të Himarës. […]

The post “Folie Village” në Jalë/ Investitori strategjik “Soleil & Sea” ndërton vilat pa leje, në arrest vetëm inxhinjeri appeared first on BoldNews.al.

Shifrat e vdekjeve në vendin e punës po konsiderohen alarmante

31 July 2025 at 17:33

Vetëm në ditët e fundit u raportuan disa vdekje në vendin e punës në Kosovë, situatë kjo që po konsiderohet alarmante, ndërsa po kërkohen veprime në ndërmarrjen e masave për parandalimin e rasteve të tilla.

Sipas Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat, vetëm gjatë muajit korrik tetë personave vdiqën në vendin e punës.

Eksperti i sigurisë në vendin e punës, Naim Bajraktari derisa flet për rastet në ndërtimtari, thekson nevojën e ndërmarrjes së masave nga ana e punëdhënësve.

“Përgjegjës kryesor për marrjen e masave apo obligim kryesor i marrjes së masave për sigurinë në punë është punëdhënësi. Në çdo kompani, në çdo vend pune, qoftë edhe në shtëpi private po e more një punëtor nga rruga, ti je përgjegjës i atij punëtori, duhet të ja krijosh kushtet e punës”, thotë ai.

Ai përmend mbikëqyrjen e punëtorëve sa i përket çështjeve të sigurisë.

“Masa e parë është që ta caktojë një njeri përgjegjës nga radhët e veta apo nga jashtë, ta angazhojë një njeri që do të merret me siguri dhe me shëndetin e punëtorëve, ai do të merret me menaxhimin e këtyre masave. Nuk do të thotë që të jetë ekspert i sigurisë, por unë shpesh iu them edhe kompanive ta merrni një kryepunëtor i cili mbetet si udhëheqës i atyre punëtorëve. Jo vetëm për kualitetin e punës, jo vetëm të mbajë evidencë se kush ka ardhur në punë por të shikojë pajisjet e tyre, veshmbathjet e tyre. Rastet e fundit që kanë ndodhur na kanë ndodhur nga neglizhenca”, thotë ai.

Federata Sindikale të Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat tha të enjten, më 31 korrik, se vetëm në këta shtatë muaj të vitit, janë 21 persona që kanë vdekur në vendin e punës.

“Ky vit ka filluar me periudhën me fatkeqe që nga pas lufta. Vetëm brenda muajit të fundit vdiqën tetë punëtorë, gjendja është shumë alarmante, ne po e përsërisim këtë çdo herë. Dikush duhet të dëgjoi, të marrë masa dhe të reagoi urgjentisht. Rastet po përsëriten dhe në secilën situatë historia është e njëjtë: nuk ka siguri, nuk ka mjete mbrojtëse”, tha Sindikata.

Në anën tjetër, nga Inspektorati i Punës nuk kanë kthyer përgjigje sa u përket rasteve të fundit që ata i kanë regjistruar, deri në publikimin e këtij artikulli.

Por, më 22 korrik, Inspektorati tha në një përgjigje për KosovaPress, se nga janari deri në këtë datë, kanë ndodhur shtatë aksidente me fatalitet në vendin e punës. Pas kësaj date, është raportuar edhe për tri vdekje të tjera në vendin e punës.

E sa i përket vitit 2024, sipas Inspektoratit, kanë ndodhur shtatë vdekje në vendin e punës.

“Gjate këtij viti janë gjobitur mbi 788 subjekte Duke u bazuar në rëndësinë e sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës, Inspektorati Qendror i Punës vlerëson se mungesa e kushteve të duhura të sigurisë paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për jetën dhe shëndetin e punëtorëve, veçanërisht në sektorin e ndërtimtarisë, i cili konsiderohet ndër sektorët më të ekspozuar ndaj rreziqeve profesionale”, tha Inspektorati më 22 korrik.

Për disa nga rastet e fundit të vdekjeve në vendin e punës, Prokuroria ka nisur hetime.

The post Shifrat e vdekjeve në vendin e punës po konsiderohen alarmante appeared first on Telegrafi.

Aktivitet pa leje i LVV-së në zonë të mbrojtur në Badovc – Bulliqi thotë s’kishte nevojë për leje

13 July 2025 at 23:53

Lëvizja Vetëvendosje – dega në Podujevë, ka organizuar një aktivitet në zonën e mbrojtur të Liqenit të Badovcit, duke përfshirë grilla dhe lundrim me varka por me vete nuk e kishin lejen me të cilën do të duhej ti pajiste Ministria e Mjedisit. I pranishëm ishte edhe kryetari Shpejtim Bulliqi, i cili nënkupton se s’kishte nevojë për leje ngase ligji është shfuqizuar. Por ekspertët ligjorë thonë të kundërtën.

ndalon ose së paku kërkon leje për mbajtjen e aktiviteteve në zonat që gëzojnë mbrojtje të veçantë.

Por për dikë, këto nuk duket se kanë peshë.

Lëvizja Vetëvendosje – Dega në Podujevë ka mbajtur një aktivitet me mbështetësitë e saj në Orllat, buzë Liqenit të Badovcit.

Kjo e fundit është zonë e mbrojtur ujore dhe menaxhohet nga Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Lumore.

Skarë, muzikë e lundrim. Këto i përfshin aktiviteti e po këto, i ndalon edhe ligji për mbrojtjen e ujërave.

I pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Podujevës që vjen nga kjo parti e që konsideron se nuk pati nevojë për leje.

“Kjo hapsirë është hapsirë e frekuentuar shumë, veçanërisht në numër të madh në ditët e vikendit dhe ajo çka po bëjmë ne në nivel lokal po bëjmë çka është e mundshme që ti rrimë gati të kujdesemi për mjedisin të cilin ndoshta jo edhe rrallë, është në nivelin që duam ta kemi. Përndryshe, masat që janë nxjerrë para pak kohe janë tërheq nga Ministria e Mjedisit prandaj zhvillimi i këtyre aktiviteve nuk është diçka që bie në kundërshtim”, ka theksuar Shpejtim Bulliqi, kryetar i Podujevës.

I pyetur nëse do marrë përgjegjësi në rast se aktiviteti përbën shkelje, Bulliqi shprehet i sigurt se s’do ketë nevojë.

“Sigurisht që ne jemi ata që kujdesemi mos me pas shkelje, punojmë që mos të ketë shkelje dhe kjo çështje është më se normale”, ka theksuar Shpejtim Bulliqi, kryetar i Podujevës.

Por njohës të ligjit kanë qëndrim tjetër duke thënë se aktivitete të tilla, përbëjnë shkelje të ligjit.

“Aktivitetet, përfshirë ato lundruese, ushqimin, ,mbeturinat dhe të tjerat që mund të rezultojnë me ndotjen e ujërave janë të ndaluara dhe është përgjegjësi e secilit të mos marrë veprime të tilla. Për më tepër, çdo aktivitet i tillë duhet të denoncohet, të lajmërohet paraprakisht tek inspektorati i Mjedisit e natyrisht, janë të detyruar të inspektojnë nëse kemi të bëjmë me ndotje të mjedisit. Mund të shqiptojnë gjoba, po qe e arsyeshme. Aktivitetet e tilla duhet lajmëruar paraprakisht dhe  është e domsodshme prezenca e inspektorëve në mënyrë që të konsttaohet nëse kemi tendencë për ndotje të ujërave”, ka theksuar Ardian Bajraktari, avokat.

Interesimit të Dukagjinit lidhur me këtë çështje, nuk i është përgjigjur Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës./RTV Dukagjini/

The post Aktivitet pa leje i LVV-së në zonë të mbrojtur në Badovc – Bulliqi thotë s’kishte nevojë për leje appeared first on Telegrafi.

“Shpresë” që Apeli do të ulë dënimin prej 18 vitesh për Pjetër Shalën

22 June 2025 at 21:47

Apeli i Dhomave të Specializuara për Kosovën ka në duar uljen ose kthimin në rigjykim të rastit të Pjetër Shalës, i dënuar për krime lufte me 18 vjet burgim. Organizata e veteranëve të UÇK-së, ka pak shpresë që do jetë një vendim në favor të Shalës e avokatët thonë se mund të ketë ulje të dënimit

Edhe pak javë kanë mbetur që Pjetër Shala, i dënuar për krime lufte nga shkalla e parë e Dhomave të Specializuara për Kosovën të kuptojë edhe vendimin e shkallës së dytë për të.

Paneli i Gjykatës së Apelit, ka caktuar 15 korrikun, datën e shpalljes së aktgjykimit për këtë rast.

Në seancat e mbajtura në Apel, Pjetër Shala i dënuar nga shkalla e parë, me 18 vjet burgim, ka kërkuar anulim të dënimit ose rigjykim të rastit, nën arsyetimin se vendimi përmban shkelje të shumta.

Avokatët në Kosovë, thonë se bazuar në praktikat e së kaluarës, Apeli edhe në këtë rast mund të ulë dënimin ndaj Shalës.

“Nga analogjia që është përdorur tek rasti i z.Mustafa mund të pritet që të kemi zbutje të dënimin nëse eventualisht nuk ka ndonjë rigjykim ose lirim dhe nëse procedohet me dënim të ulët dënimi sepse në rastin e z.Mustafa gjykata Supreme ka dhënë instruksione dhe të merren parasysh të gjitha rrethanat ligji i ish jugosllavis, ligji i unmikut..”, ka deklaruar Taulant Hodaj – Avokat i akredituar nga Specialja.

“Nëse i referohemi praktikës gjyqësore të gjykatës speciale me theks të veçantë gjykatës së shkallës së parë e njëjta ka aplikuar një politike të ashpër ndëshkimore që në instanca të tjera lartësia e dënimit është rishikuar, vlerësoj se mund të ndiqet kjo logjikë”, ka theksuar Ardian Bajraktari – avokat.

Ndërkohë, në organizatën e veteranëve të UÇK-së, nuk besojnë në këtë gjykatë, që sipas tyre nuk sjell drejtësi në rastet e trajtuara.

“Ne kemi dyshimet tona që kjo gjykatë nuk ka me marr ndonjë vendim në favor të z.Shala në këtë rast por edhe bashkëluftëtarë të tjerë, sepse ka humbur besimi në këtë gjykatë fillimisht kem besu që gjykata ka me bë punën e drejtë e nuk ka me anu, por me gjasë është duke rreshqit prej asaj për çka është themelu si gjykatë me sjell drejtësi, është bërë gjykatë politike”, ka deklaruar Gazmend Syla- Nënkryetar i OVL-UÇK-së.

Pjetër Shala është pjesëtari i dytë i dënuar nga Dhomat e Specializuara për Kosovën, për krime lufte.

Salih Mustafa ishte dënuar me 26 vite burgim, dënim ky që i ishte ulur në 15 vite./RTV Dukagjini/

The post “Shpresë” që Apeli do të ulë dënimin prej 18 vitesh për Pjetër Shalën appeared first on Telegrafi.

Dy binjakët shqiptarë kërkohen nga gjigantët gjerman, e konfirmon Fabrizio Romano

By: S SH
15 June 2025 at 18:49

Te ekipi U16 i BSC Young Boys luajnë aktualisht dy vëllezër binjakë kosovarë, që po tërheqin vëmendjen ndërkombëtare që në moshën 16-vjeçare.

Erblin dhe Euron Bajraktari mund të transferohen te Borussia Mönchengladbach gjatë verës.

Të rritur në akademinë e FC Fribourg, binjakët Bajraktar iu bashkuan ekipit U16 të Young Boys verën e kaluar.

Të dy janë pjesë e skuadrës që pak javë më parë fitoi Kupën e Zvicrës për U16, ndërsa aktualisht ndodhen në finalen e fazës “playoff” të kampionatit, pas një paraqitjeje të shkëlqyer.

🚨⚪️⚫️ Borussia Mönchengladbach open talks to sign 16 year old twin brothers from Young Boys Erblin and Euron Bajraktar.

Verbal agreement close with discussions underway. pic.twitter.com/yI8OKyCw5n

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 15, 2025

Të lindur më 4 shkurt 2009, talentët premtues të Bernës janë në garë për një tjetër trofe, por pas kësaj, për ta mund të vijë një hap i madh në karrierë.

Sipas raportimit nga Fabrizio Romano, Borussia Monchengladbach i ka hedhur sytë nga dyshja e talentuar. Bëhet e ditur se bisedimet e para kanë tashmë filluar.

Të dy vëllezërit mund të mbulojnë plotësisht krahun e djathtë të fushës.

Euroni është sulmues anësor që mund të luajë si në të djathtën, ashtu edhe në të majtën. Erblini ndërkohë është mbrojtës i djathtë.

Të dy ata kanë dy nënshtetësi, zvicerane dhe kosovare, teksa përfaqësojnë grupmoshat U16 të Zvicrës.

The post Dy binjakët shqiptarë kërkohen nga gjigantët gjerman, e konfirmon Fabrizio Romano appeared first on Albeu.com.

Mocioni për rrëzimin e aktakuzës ndaj Thaçit dhe të tjerëve pritet të dorëzohet më 12 qershor

8 June 2025 at 23:21

Ekipet e mbrojtjes së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit në Gjykatën Speciale në Hagë kanë afat deri më 12 qershor për të dorëzuar një mocion të përbashkët lidhur me rrëzimin e pikave të aktakuzës ndaj tyre.

Ky mocion pritet të përmbajë kundërshtime ndaj vazhdimit të procesit apo kërkesa të tjera procedurale nga ana e mbrojtjes.

Sipas një njoftimi nga Dhomat e Specializuara, trupi gjykues ka caktuar që Prokuroria të dorëzojë përgjigjen e saj deri më 14 korrik, por më pas ka vendosur ta shkurtojë afatin kohor duke e caktuar datën 7 korrik si afatin përfundimtar të dorëzimit.

“Trupi Gjykues urdhëroi ekipet e mbrojtjes të dorëzojnë mocionin e përbashkët në përputhje me rregullën 130, deri më 12 qershor, ndërsa ZPS-ja u urdhërua të dorëzojë përgjigjen e saj deri më 14 korrik. Megjithatë, në këtë vendim, Trupi Gjykues e gjeti të përshtatshme, të zvogëlojë afatin kohor për përgjigjen e Prokurorisë më 7 korrik”, thuhet në vendim.

Avokati Ardian Bajraktari, duke komentuar zhvillimet e fundit, tha se një rrëzim i tërësishëm i aktakuzave do të përbënte një epilog të mundshëm të këtij procesi, i cili ka zgjatur me vite dhe është shoqëruar me, siç u shpreh ai, “shkelje të shumta”.

“Referuar asaj që është parë deri më tash, rrëzimi i tërësishëm i pikave të aktakuzës do të ishte epilog real i përfundimit të këtij procesi të stërzgjatur dhe me shkelje të shumta. Po ashtu, vlen të theksohet se në varësi prej epilogut të vendimit të trupit gjykues të korrikut, kjo do të jetë rrethanë determinuese për këtë proces të mëpastajmë. Vlerësoj që së paku në shkallën e parë të përfundojë brenda këtij viti ose vitin e ardhshëm më së largu”, deklaroi Bajraktari për RTK.

Në dy vjet, mbi 125 dëshmitarë të ftuar nga Prokuroria e Specializuar kanë dhënë dëshmitë e tyre lidhur me akuzat që rëndojnë mbi ish-krerët e UÇK-së.

Tani që Prokurorisë po i përfundon koha për të vërtetuar akuzat e saj, e ardhmja e gjyqit është e pasigurt.

Në tetor të vitit 2020 ishte konfirmuar aktakuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi akuzohen se kishin qenë pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale” që shënjestronte ata që i konsideronte “kolaboracionistë” dhe “tradhtarë” për të “fituar pushtet” gjatë dhe pas luftës së fundit në Kosovë.

Avokatët e të akuzuarve kanë hedhur poshtë të gjitha akuzat që rëndojnë ndaj klientëve të tyre, duke argumentuar se UÇK-ja nuk kishte një strukturë komande efikase.

Në kohën e ngritjes së aktakuzës, Thaçi kishte qenë president i Kosovës; Veseli, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK); Selimi, deputet dhe udhëheqës i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV); dhe Krasniqi, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Të katërt, sipas Prokurorisë, mbanin poste të larta edhe përgjatë kohës që mbulon aktakuza.

The post Mocioni për rrëzimin e aktakuzës ndaj Thaçit dhe të tjerëve pritet të dorëzohet më 12 qershor appeared first on Telegrafi.

Baritoni Harris Bajraktari me rolin ‘Il Conte’ pjesë e festivalit ndërkombëtar ‘Pagues Summer Nights’

By: Kult Plus
7 May 2025 at 14:03

Baritoni Harris Bajraktari do të jetë pjesë e festivalit ndërkombëtar “Prague Summer Nights”, me aktivitete që do të zhvillohen në Republikën Çeke (Tábor & Pragë) dhe në Austri (Vjenë).

Baritoni Bajraktari do të interpretoj rolin e “Il Conte” në operën “Le Nozze di Figaro”, që për të përbën një nga rolet më të dashura dhe sfiduese.

“Është një privilegj i madh të jem pjesë e këtij festivali të jashtëzakonshëm dhe jam thellësisht mirënjohës për këtë mundësi. Faleminderit për mbështetjen dhe shihemi në skenë”, ka shkruar baritoni Bajraktari.

Ky produksion do të shfaqet në muajin korrik, në ambientin prestigjioz të Haus der Industrie në Vjenë./ KultPlus.com

Kurti ftesë LDK-së për koalicion, akt dëshpërimi apo strategji politike? – flasin analistët

5 May 2025 at 18:27

Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dërguar  një letër drejt kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, duke i bërë thirrje për një koalicion ndërmjet dy partive.

Në letrën e tij, Kurti ka theksuar se nuk ka pasur asnjë problem personal me Abdixhikun dhe se koalicionet politike bëhen pikërisht ndërmjet subjekteve me dallime, e jo me ngjashmëri të plota.

Megjithatë, kjo ftesë ka nxitur reagime kritike nga skena politike dhe analistët.

Avokati Ardian Bajraktari e ka cilësuar këtë ftesë si të vonuar, duke theksuar mungesën e transparencës gjatë gjithë procesit politik që nga 9 shkurti.

“Ftesa është e vonuar. Procesi ka qenë i karakterizuar nga mungesa e theksuar e transparencës. Janë përmendur takime me NISMËN, por numrat duket se janë të pamjaftueshëm. Në horizont, Kurti dhe VV shohin zgjedhjet e parakohshme dhe kjo ftesë duket më shumë si një tentativë për t’i hedhur fajin dikujt tjetër, para se të shkohet në zgjedhje”, tha Bajraktari.

Sipas tij, edhe para se të dërgohej letra, Kurti e ka ditur përgjigjen e mundshme të LDK-së, duke shtuar se çasja e kësaj partie ka qenë konsistente.

Nga ana tjetër, analisti politik Donat Syla ka theksuar se LDK duhet ta refuzojë një koalicion të mundshëm me Vetëvendosjen.

Sipas tij, Abdixhiku ndodhet në një pozitë të ndërlikuar politike.

“Abdixhiku është në një situatë delikate, në një terren të minuar. Edhe nëse Kurti do t’i ofronte postin e Kryeministrit, nuk duhet ta pranojë. Qëllimi i Kurtit është që elektorati i LDK-së të shkrihet në Vetëvendosje. Memoria është e freskët – kemi parë çfarë ndodhi me koalicionin e shpresës”, u shpreh Syla.

The post Kurti ftesë LDK-së për koalicion, akt dëshpërimi apo strategji politike? – flasin analistët appeared first on Telegrafi.

ZRRE paditet për përjashtimin e veriut nga rritja e tarifave – vendimi cilësohet diskriminues

4 May 2025 at 11:31

Mospërfshirja e katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës për shtrenjtimin e energjisë elektrike prej 16.1 për qind ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik.

Madje kjo po konsiderohet nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) se është diskriminim flagrant dhe shkelje e të drejtave të njeriut.

Përveç kësaj, përjashtimi i këtyre katër komunave nga rritja e çmimit të rrymës po cilësohet edhe si pabarazi sociale dhe ekonomike në vend.

Ndërkaq, më 2 maj grupi “Asnjë Cent Më Shumë” ka dorëzuar padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji, duke kërkuar anulimin e vendimit për rritjen tarifave të energjisë.

Avokati i angazhuar në këtë çështje, Ardian Bajraktari thotë se në padi është përfshirë edhe përjashtim i katër komunave veriore nga tarifat e reja me rritje prej 16.1 për qind.

Sipas tij, mospërfshirja e komunave veriore në vendimin e ri të ZRRE-së për rritje të tarifave, është diskriminuese.

“Vendimi i Zyrës së Rregullatori të Energjisë është marrë me shkelje të shumta ligjore, në kuadër të cilave natyrisht që mospërfshirja e komunave e bënë këtë vendim të natyrës diskriminuese në bindjen tonë. Për çka e kemi konfirmimin tashmë të dhënë madje edhe medias tuaj nga ana e ZRRE-së që katër komuna përjashtohen dhe në bindjet dhe pretendimet tona në padi, një vendim i tillë ndër të tjera është i natyrës diskriminuese. Për çka, përveç asaj që e kemi përcaktuar në padi, fakti që para dy ditësh është përshirë edhe institucioni i avokatit të popullit është një lajm i mirë…Kemi të bëjmë me vendim të natyrës diskriminuese për çka hyn në domenin e çështjeve sipas të cilave është kompetencë e avokatit të popullit që të përfshihet në raste të tilla”, thotë Bajraktari.

Në një prononcim për KosovaPress, Bajraktari shprehet se pas dorëzimit të padisë, pret që gjykata ta shqyrtojë çështjen mbi bazën e provave të ofruara, duke anuluar vendimin e ZRRE-së.

“Ne presim që gjykata konform afateve të përcaktuara me dispozitat e ligjit për konflikt administrativ me theks të veçantë sa i përket çështjes së masës së përkohshme, përkatësisht masës së sigurisë, shtyrjen e ekzekutimit të vendimit e vendos komform këtyre afateve. Pas kësaj, presim që çështja të shqyrtohet mbi bazën e provave dhe pretendimeve që i kemi adresuar tek gjykata. Për çka në bindjen tonë vlerësojmë që janë të qëndrueshme dhe rrjedhimisht të anulohet një vendim i tillë si i pabazuar dhe ligjërisht me shkelje të shumta”, potencon Bajraktari.

KosovaPress raportoi ditë më parë se tarifa e reja nuk zbatohen në atë pjesë të territorit, për shkak se Elektrosever operon jashtë sistemit të Furnizuesit me Shërbim Universal dhe marrëdhëniet tarifore janë të ndryshme, duke iu referuar një përgjigje të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Pas këtij lajmi të publikuar në KosovaPress dhe reagimeve të shumta në opinion, ZRRE ndërroi qëndrim, duke thënë se tarifat e reja do të vlejnë për gjithë territorin e Kosovës.

Por, menjëherë reagoi edhe kompania Elektrosever e cila operon në veri të Kosovës, e cila tha se rritja e çmimit të energjisë elektrike prej 16.1 për qind nga 1 maji nuk vlen për katër komunat në veri të Republikës së Kosovës.

Pas kësaj, sërish ZRRE i është përgjigjur KosovaPress-it se “Megjithatë, tarifat përfundimtare që Elektrosever i aplikon konsumatorëve të saj në veri janë në kompetencën e vetë kësaj kompanie dhe jo të ZRRE-së”.

Lidhur me këtë, drejtori i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), Behxhet Shala thotë për KosovaPress se ZRRE-ja nuk mund të krijojë çmime në baza etnike, sepse është diskriminim flagrant.

Ai potencon se ky vendim nuk është i drejtë dhe se sipas tij ZRrE-ja po i mashtron qytetarët.

“Nuk mundet në një vend ku e ke një sistem energjetik, t’i krijosh dy-tri sovranitete dhe nuk mund t’i krijosh çmime në baza etnike. Për serbë çmimi tjetër, për shqiptarë dhe jo serbë çmim tjetër. Ky është diskriminim flagrant, është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut. Për neve si KMLDNJ është e habitshme se si qytetarët po reagojnë…Sovraniteti në veri, në vend që ta ketë ZRRE-ja në tërë territorin e Kosovës, e ka bërë me Elektroseverin. ZRRE-ja po gënjen, ZRRE-ja po mashtron dhe nuk ka të drejtë. ZRRE-ja po e keqpërdorë një përkrahje politike që e ka dhe është duke i plaçkitur qytetarët e Kosovës”, thotë Shala.

Në anën tjetër, ZRRE-ja tregon se Elektrosever është furnizues i licencuar nga ZRRE-ja, por ndryshe nga Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO), nuk ka statusin e furnizuesit me shërbim publik (universal).

Në përgjigjen e ZRRE-së potencohet se tarifat përfundimtare që Elektrosever i aplikon konsumatorëve të saj në veri janë në kompetencën e vetë kësaj kompanie dhe jo të ZRRE-së.

“Sa i përket konsumatorëve në katër komunat veriore (Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe pjesë të Mitrovicës Veriore), ata furnizohen nga kompania “Elektrosever”. Elektrosever është furnizues i licencuar nga ZRRE-ja, por ndryshe nga KESCO, nuk ka statusin e furnizuesit me shërbim publik (universal). Për këtë arsye, Elektrosever ka përgjegjësi që të paguajë tarifat për përdorimin e rrjeteve të transmetimit dhe shpërndarjes, të cilat përcaktohen nga vendimi i Bordit të ZRRE-së. Megjithatë, tarifat përfundimtare që Elektrosever i aplikon konsumatorëve të saj në veri janë në kompetencën e vetë kësaj kompanie dhe jo të ZRRE-së”, thonë nga ZRrE-ja.

Tutje në një përgjigje për KosovaPress, ZRrE-ja thotë se vendimi i 16 prillit ka ndikim ndaj Elektrosever-it vetëm në aspektin e tarifave për shfrytëzimin e infrastrukturës së transmetimit dhe shpërndarjes, ndërsa nuk përcakton tarifat finale që paguajnë konsumatorët serbë në veri të Kosovës.

“Vendimi i 16 prillit i ZRRE-së ka ndikim ndaj Elektrosever-it vetëm në aspektin e tarifave për shfrytëzimin e infrastrukturës së transmetimit dhe shpërndarjes, ndërsa nuk përcakton tarifat finale që paguajnë konsumatorët serbë në veri të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e ZRrE-së për KosovaPress.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë thotë se vendimi i 16 prillit që tarifat e energjisë elektrike të rriten për 16.1 për qind, përcakton tarifat për konsumatorët që furnizohen nga KESCO,në territorin e Kosovës.

“Vendimi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), i datës 16 prill 2025, që parasheh rritjen e tarifave të energjisë elektrike, zbatohet për furnizuesin me shërbim universal në Kosovë, i cili ështëKESCO. Ky vendim përcakton tarifat për konsumatorët që furnizohen nga KESCO,në territorin e Kosovës”, thuhet aty, raporton KosovaPress.

Ndërkaq, Institucioni Avokatit të Popullit ka kërkuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) pezullimin e vendimeve për rritjen e çmimit të energjisë elektrike prej 16.1 për qind, deri në përfundimin e hetimeve lidhur me ankesat e qytetarëve.

Po ashtu Grupi qytetar “Asnjë Cent Më Shumë” të premten, ka dorëzuar zyrtarisht padi kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) në lidhje me vendimin për rritjen e tarifave të energjisë elektrike.

ZRRE më 16 prill ka aprovuar tarifat e reja për shtrenjtimin e rrymës nga data 1 maj, e cila ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha dhe ka nxitur edhe një valë të re të inflacionit, pra shtrenjtimin e disa produkteve tjera esenciale./kp/

The post ZRRE paditet për përjashtimin e veriut nga rritja e tarifave – vendimi cilësohet diskriminues appeared first on Telegrafi.

Specialja i referohet “Kosovo i Metohija”, avokati Bajraktari: Ka fakte që procesi është i manipuluar nga Serbia

9 April 2025 at 23:24

Avokati Ardian Bajraktari ka ngritur sërish akuza të rënda ndaj Dhomave të Specializuara, duke deklaruar se posedon fakte që dëshmojnë manipulimin e procesit gjyqësor me “prova” të ofruara nga shteti serb.

Sipas tij, kjo është një çështje që është theksuar vazhdimisht nga ai dhe të tjerë, por tashmë po del në sipërfaqe me të dhëna të reja që, siç thotë, vërtetojnë pretendimet e bëra më herët.

“Këto fakte po dalin sheshazi gjithnjë e më shumë, në mesin e të cilave dëshmohet me ‘dokumente’ të kësaj gjykate ku i referohet Kosovës, ashtu siç i referohet vetëm Serbia”.

“Faktet janë tashmë të qarta, ka shumë të tilla!Fakti se procesi gjyqësor në Dhomat e Specializuara ishte i manipuluar me ‘prova’ nga shteti serb ka qenë diçka që e kemi thënë në vazhdimësi. Manipulimi dhe mungesa e profesionalizmit kanë një emërues të përbashkët, gjejeni”, ka shkruar avokati në një postim publik, të cilit i ka bashkëngjitur edhe disa dokumente që ai i konsideron dëshmi të qarta të këtij manipulimi.

Prokuroria ka përfunduar prezantimin e provave – rasti nuk është përmbyllur

Me 3 prill gjatë një konference për media në Prishtinë,  zëdhënësit e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë raportuan mbi zhvillimet e procesit ndaj ish krerëve të UÇK-së.

Ata informuan se Prokuroria ka përfunduar zyrtarisht prezantimin e provave në gjykatë, por nuk e ka mbyllur ende rastin, pasi seanca e ardhshme është caktuar për 23 prill.

Zëdhënësja e Gjykatës Speciale Angela Griep ka thënë se në gjykatë kanë dëshmuar 125 dëshmitarë, kurse 117 me shkrim.

“Nga ajo që dimë është se Prokuroria ka konfirmuar se kanë përfunduar me prezantimin e provave, por nuk e kanë mbyllur rastin zyrtarisht. Seanca e radhës është caktuar më 23 prill. Prokuroria deri atëherë do ta përfundojë rastin…125 dëshmitarë kanë qenë, dhe 117 kanë dëshmuar vetëm me shkrim. 206 ditë të gjykimit, dhe 150 viktima”, deklaroi  Griep.

Ajo shtoi se gjyqtarët e Dhomave të Specializuara sigurojnë një gjykim të drejtë dhe të paanshëm, duke nënvizuar se ata janë të angazhuar për të zbatuar një kod etik.

Ndërsa, zëdhënësi tjetër, Michael Doyle, u shpreh se qytetarët e Kosovës duhet të besojnë se Specialja sjell vendime të drejta, dhe se vendimi i gjyqtarëve bazohet vetëm në prova.

Ai gjithashtu theksoi se është e rëndësishme që viktimat dhe dëshmitarët të mund të japin dëshmi në një mjedis të sigurt dhe të dinjitetshëm.

Gjykata Speciale është themeluar në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por vepron me personel ndërkombëtar në Hagë.

Kjo gjykatë heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë, nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Gjykata Speciale, deri më tani, ka shpallur dy aktgjykime për krime lufte, ndaj Salih Mustafës dhe Pjetër Shalës, dhe dy tjera për pengim të administrimit të drejtësisë, ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit./Telegrafi/

The post Specialja i referohet “Kosovo i Metohija”, avokati Bajraktari: Ka fakte që procesi është i manipuluar nga Serbia appeared first on Telegrafi.

Avokatë e analistë tregojnë nëse mund të lëshohet urdhër arrest për Kurtin

1 March 2025 at 21:02

Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, mund t’i shqiptohet dënim me gjobë, por edhe me burg në rast se nuk i përgjigjet urdhrit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për t’u paraqitur në Prokurorinë Speciale më 4 mars të këtij viti. Ndërkaq, për të njëjtin nuk mund të lëshohet urdhër arrest zyrtar, për shkak se ai kërkohet ta japë deklaratën e tij në cilësinë e dëshmitarit. Kështu thonë njohës të ligjit, derisa potencojnë se në rast burgimi, mund të zgjasë derisa dëshmitari nuk pranon të dëshmojë apo dëshmimi i tij bëhet i panevojshëm, ose derisa procedura të përfundojë.

Gjykata Themelore në Prishtinë dje ka bërë të ditur se ka lëshuar urdhër që obligon kryeministrin e Kosovës në detyrë, Albin Kurti që të paraqitet më 4 mars në Prokurorinë Speciale të Kosovës për të dhënë dëshminë e tij në cilësinë e dëshmitarit, në një rast të hapur lidhur me dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore.

Avokati Ardian Bajraktari në një prononcim për KosovaPress komentoi aludimet se edhe në të kaluarën kryeministrave në Kosovë i është marrë deklarata në zyrat e tyre brenda Qeverisë.

Sipas tij, ani se zyrtarisht nuk është konfirmuar një gjë e tillë, edhe nëse ka ndodhur më parë por, edhe rasti i Kurtit, është praktikë jo e mirë.

Bajraktari potencoi se mundësia e dëshmitarit që të japë dëshminë e jashtë zyrave të prokurorisë është rrethanë përjashtuese, duke përmendur e gjendjen e rënduar shëndetësore.

“Nuk është dhënë në mënyrë shprehimore rasti konkret. Është aluduar në disa raste. Mirëpo, megjithatë unë vlerësoj që edhe në rast se eventualisht është bërë, ka qenë një praktikë jo e mirë. Dhe në kundërshtim me dispozitat e kodit të procedurës penale për faktin se si rregull dëshmia e dëshmitarëve jepet në organet e drejtësisë, në zyrat e tyre, në këtë rast në zyrën e prokurorisë. Ndërsa, mundësia e dëshmitarit që të japë dëshminë e tij, deklaratën e tij jashtë zyrave të prokurorisë është rrethanë përjashtuese. Kodi i procedurës penale i përcakton rrethanat e tilla. Kur për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, nuk është e mundur një gjë e tillë. E që në bindjet time, në rastin konkret këto kushte nuk përmbushet. Prandaj, vlerësojë që do të duhej reflektim në drejtim të përmbushjes së këtij obligimi qytetar para se gjithash”, tha Bajraktari.

Bajraktari potencoi se në rast se dëshmitari nuk paraqitet në prokurori pas urdhrit të obliguar nga gjykata, të njëjtit mund t’i shqiptohet gjobë deri në 250 euro dhe mund të burgoset, por jo më shumë se 30 ditë.

Sipas tij, në rastin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, nuk mund të ketë urdhër arrest, pasi ai është i thirrur në cilësinë e dëshmitarit.

“Në rast se dëshmitari i ftuar me rregull nuk paraqitet dhe nuk e arsyeton mos paraqitjen e tij. Atëherë i njëjti mund jetë subjekt i ndëshkimit fillimisht me gjobë. E në rast që kjo mosparaqitje bëhet e përsëritur, atëherë ndaj tij mund të shqiptohet edhe dënim me burgim deri 30 ditë… Sa i përket çështjes së urdhër arrestit, duke qenë se kemi të bëjmë vetëm me dëshmitar, atëherë këto janë masat ndëshkuese ndaj dëshmitarit. Sa i përket masave të tjera në këtë rast urdhri i arrestit hyn në domenin e kategorisë, përkatësisht masave për sigurimin e prezencës së të pandehurit… Dënimi me gjobë është deri në 250 euro i përcaktuar me kodin e të procedurës penale dhe në rast kjo bëhet përsëritur, atëherë ndaj tij mund të shqiptohet edhe dënim me burgim, por jo më shumë se 30 ditë”, potencoi Bajraktari.

Të njëjtën gjë në një përgjigje me shkrim e potencon edhe avokati Arbër Jashari.

“Në rast se edhe pas urdhrit të gjykatës, dëshmitari nuk paraqitet serish, atëherë gjykata mund ta dënoj atë deri ne 250 euro, sa herë që nuk paraqitet. Dhe nëse serish dëshmitari refuzon t’i përgjigjet drejtësisë, atëherë mund të burgoset. Burgimi zgjat derisa dëshmitari nuk pranon të dëshmojë apo derisa dëshmimi i tij behet i panevojshëm, ose derisa procedura të përfundojë, por jo më shumë së një muaj”, tha Jashari.

Ndërkaq, sipas ekspertit politik Dritëro Arifi refuzimi i Kurtit që të dëshmojë në organet e drejtësisë, është e papranueshme.

Sipas tij, Kurti me këto veprime po tenton që të viktimizohet.

“Parë nga aspekti i zhvillimit politik të zotit Kurti, për mua është e pa imagjinueshme që një kryeministër si zoti Kurti që thotë është progresist të vije në këtë nivel të refuzimit të institucioneve të drejtësisë. Në të njëjtën kohë është edhe e pa akceptueshme, si mundet kryeministri që mos të ketë komunikim normal me organet e drejtësisë pavarësisht se në çfarë cilësie është thirrur. Në këtë rast, është thirrur në cilësinë e dëshmitarit. Por, kjo po tregon në njëfarë mënyrë arrogancën e tij politike, sjelljen e tij negative ndaj çdo gjëje që është pozitive në këtë vend dhe në fund të ditës krejt çka po tregon është një farë lloj frike dhe viktimizimi në të njëjtën kohë. Në një farë mënyre, po iu tregon qytetarëve që “as ju nuk keni nevojë të shkoni kur iu fton prokuroria”. Të gjithë bëhen të barabartë”, tha Arifi.

Më 19 shkurt, Gjykata Themelore konfirmoi se Prokuroria Speciale i ka kërkuar asaj që ta urdhërojë kryeministrin Kurti që të paraqitet në cilësinë e dëshmitarit, pasi Kurti kishte refuzuar dy ftesat e mëparshme.

Të premten e 28 shkurtit, Zyra e Kryeministrit i është drejtuar përmes një letre Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke kërkuar që ta obligojë Prokurorinë Speciale që të marrë dëshminë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, brenda zyrës së tij në Qeveri.

Kurti është ftuar si dëshmitarë në rastin e rezervave shtetërore, ku prokuroria po zhvillon hetime për keqpërdorime të mundshme nga disa zyrtarë të qeverisë.

Nga Prokuroria Speciale akuzohen dy zyrtarë të MINT drejtori i Departamentit të Rezervave Shtetërore, Hafiz Gara, Drejtori i Integrimeve Evropiane, Irfan Lipovica dhe Ridvan Muharremi, afarist.

Organi i Akuzës i ngarkon Garën e Lipovicën se kanë anashkaluar ligjin e Prokurimit Publik kur kanë kërkuar që malli të blihet pa procedura, por me negocim.

Prokuroria në dosje thotë se buxheti i Kosovës është dëmtuar 600 mijë euro si shkak i mos ardhjes së vajit, sheqerit dhe 52 tonë grurë. /KP/Telegrafi/

The post Avokatë e analistë tregojnë nëse mund të lëshohet urdhër arrest për Kurtin appeared first on Telegrafi.

Skolioza – deformimi i shtyllës kurrizore: Rëndësia e parandalimit

23 February 2025 at 23:27

Skolioza është një nga çrregullimet më të zakonshme të shtyllës kurrizore, e cila ndikon në formën dhe funksionimin e trupit. Ky deformim karakterizohet nga një kthesë anësore e shtyllës kurrizore, e cila mund të zhvillohet si një kthesë në formë “S” ose “C”

Dr. Florim Bajraktari MD
Specialist i Ortopedisë me Traumatologji
Shef i Repartit të Ortopedisë – SP Pejë
Tel. 049300011
Email_i: florimbajraktari@hotmail.com

Skolioza mund të ndodhë në çdo moshë, por është më e zakonshme tek fëmijët dhe adoleshentët, sidomos gjatë periudhës së rritjes. Kjo është një çështje e rëndësishme shëndetësore që ka ndikim në trupin dhe jetën e individëve që preken, duke kërkuar trajtim dhe ndërhyrje për të parandaluar pasoja më të rënda.

Shkaqet e skoliozës janë të ndryshme. Disa raste janë idiopatike, që do të thotë se nuk ka një shkak të njohur. Kjo është forma më e zakonshme e skoliozës dhe ndodh shpesh gjatë periudhës së rritjes. Skolioza mund të ndodhë gjithashtu si pasojë e një sëmundjeje tjetër, një dëmtimi të shtyllës kurrizore, ose mund të jetë rezultat i një çrregullimi të zhvillimit të shtyllës kurrizore. Në raste të tjera, skolioza është e lidhur me probleme të tjera shëndetësore, si çrregullime neurologjike, muskulore ose të metabolizmit. Megjithatë, në shumë raste, shkaku i vërtetë mbetet i panjohur.

Klasifikimi i skoliozës mund të bëhet në disa mënyra, por më e zakonshmja është sipas shkakut të saj, moshës së diagnostikimit dhe llojit të kurbës. Ja disa mënyra kryesore për klasifikimin e skoliozës:

1. Klasifikimi në bazë të shkakut

• Skolioza idiopatike: Është më e zakonshmja dhe ndodh pa një shkak të qartë. Ka forma të ndryshme, të cilat mund të zhvillohen gjatë periudhës së rritjes, veçanërisht gjatë adoleshencës. Më shpesh ndodh tek vajzat.
• Skolioza kongjenitale: Kjo formë ndodh për shkak të defekteve në zhvillimin e shtyllës kurrizore që ndodhin gjatë shtatzënisë. Kjo shkakton deformime të kockave që çojnë në lakim të shtyllës kurrizore.
• Skolioza neuromuskulare: Kjo është shkaktuar nga probleme me muskujt ose nervat, siç janë sëmundjet neurologjike ose muskulore, për shembull, në pacientët me paralizë cerebrale ose distrofinë muskulore.
• Skolioza degenerative: Kjo ndodh zakonisht te të rriturit dhe është rezultat i plakjes dhe shkatërrimit të disqeve ndërvertebrale dhe strukturave të tjera të shtyllës kurrizore.

2. Klasifikimi sipas moshës

• Skolioza e lindur – kongjenitale: Siç u përmend më sipër, ndodh që nga lindja për shkak të defekteve në zhvillimin e kockave.
• Skolioza idiopatike e adoleshencës: Ky është tipi më i zakonshëm dhe ndodh gjatë periudhës së rritjes, zakonisht midis moshës 10 dhe 18 vjeç.
• Skolioza e të rriturve: Shpesh ndodh si rezultat i problemeve të degenerimit të shtyllës kurrizore, siç është plakja ose dëmtimi i disqeve ndërvertebrale.

3. Klasifikimi sipas tipit të kurbës (formës)

• Skolioza C-shape (formë C) – kifoza: Kjo është kur shtylla kurrizore lakon vetëm në një drejtim, duke krijuar një formë C.
• Skolioza S-shape (formë S): Kur shtylla kurrizore ka dy lakime, një në drejtim të djathtë dhe një tjetër në drejtim të majtë, duke krijuar një formë S.

4. Klasifikimi në bazë të këndit të kurbës (këndi i Cobb-it)

• Skolioza e lehtë: Kur këndi është më i vogël se 25 gradë.
• Skolioza mesatare: Kur këndi është midis 25 dhe 40 gradë.
• Skolioza e rëndë: Kur këndi është mbi 40 gradë.

Klasifikimi ndihmon mjekët të vendosin trajtimin më të përshtatshëm për pacientët, përfshirë terapi fizike, mbajtës (korrektorë) ose, në raste ekstreme, kirurgji.

Një nga pasojat kryesore të skoliozës është dhimbja e vazhdueshme në shpinë. Ndërsa forma e lehtë e skoliozës mund të mos shkaktojë shumë shqetësime, skolioza më e rëndë mund të ndikojë në funksionimin e përditshëm të individëve, duke krijuar vështirësi në ecje, aktivitetet fizike dhe sportet. Po ashtu, një kthesë e rëndë e shtyllës kurrizore mund të ndikojë në organet vitale si zemra dhe mushkëritë, duke reduktuar aftësinë e trupit për të marrë oksigjen dhe duke shkaktuar probleme të frymëmarrjes.

Për të trajtuar skoliozën, është e rëndësishme të bëhet një diagnozë e hershme dhe të zhvillohen strategji për të menaxhuar sëmundjen. Në raste të lehta, mjafton monitorimi dhe ushtrime për të përmirësuar forcimin e muskujve dhe mbajtjen e një posture të duhur. Kur skolioza është më e rëndë, mund të kërkohen pajisje mbështetëse si korset ose, në disa raste, ndërhyrje kirurgjikale për të korrigjuar deformimin e shtyllës kurrizore. Prandaj, është thelbësore që individët të jenë të vetëdijshëm për këtë çrregullim dhe të kërkojnë trajtim në kohën e duhur.

Një nga arsyet më të rëndësishme pse parandalimi i skoliozës është i domosdoshëm është fakti që ky deformim mund të ketë pasoja të mëdha për shëndetin e individëve. Në rastet e skoliozës së rëndë, mund të ketë dhimbje të vazhdueshme të kurrizit, vështirësi në frymëmarrje dhe mund të ndikojë në funksionimin e organeve të tjera të trupit, si zemra dhe mushkëritë. Ndërhyrjet kirurgjikale për trajtimin e skoliozës mund të jenë të shtrenjta dhe të rrezikshme, prandaj parandalimi është më i mundshëm dhe i sigurt.

Një tjetër arsye për rëndësinë e parandalimit të skoliozës është ndikimi që ajo ka në jetën e përditshme. Individët që vuajnë nga skolioza mund të përballen me vështirësi në aktivitetet fizike, si ecja, sportet dhe ushtrimet. Kjo mund të ndikojë në zhvillimin e fëmijëve dhe adoleshentëve, duke kufizuar mundësitë e tyre për të marrë pjesë në aktivitete sociale dhe shkollore.

Në aspektin psikologjik, skolioza mund të shkaktojë pasiguri dhe ulje të vetëvlerësimit, veçanërisht tek të rinjtë. Ata mund të ndihen të turpëruar nga pamja e trupit të tyre dhe mund të kenë vështirësi në të krijuarit e marrëdhënieve shoqërore. Parandalimi i skoliozës dhe ndërhyrja në fazat e hershme mund të ulë këto pasoja psikologjike, duke i dhënë individëve mundësinë të zhvillohen në mënyrë të shëndetshme dhe të sigurtë.

Mjetet për parandalimin e skoliozës përfshijnë monitorimin e rregullt të shëndetit të shtyllës kurrizore, sidomos tek fëmijët dhe adoleshentët. Vizitat e rregullta te mjeku dhe përdorimi i radiografive për të zbuluar ndonjë devijim të mundshëm janë të rëndësishme për zbulimin e hershëm të skoliozës. Gjithashtu, ushtrimet dhe teknikat e shtrirjes mund të ndihmojnë në forcimin e muskujve dhe mbajtjen e pozicionit të duhur të trupit, duke reduktuar mundësinë e zhvillimit të skoliozës.

Në përfundim, skolioza është një problem shëndetësor që ka një ndikim të madh në trupin dhe jetën e individëve që e prekin. Identifikimi dhe trajtimi i hershëm janë kyç për të parandaluar komplikimet më të rënda dhe për të siguruar një jetë më të shëndetshme dhe aktive. Në këtë mënyrë, edukimi dhe ndërgjegjësimi i individëve dhe shoqërisë për skoliozën është një hap i rëndësishëm për parandalimin dhe menaxhimin e këtij problemi. /Telegrafi/

The post Skolioza – deformimi i shtyllës kurrizore: Rëndësia e parandalimit appeared first on Telegrafi.

Loja me pronat në Jalë, si i përfitoi Alban Xhillari mbi 200 mijë metër katrorë në bregdet?!

By: admin
24 January 2025 at 08:02

Biznesmeni Alban Xhillari akuzohet se përmes krijimit të një rrjeti kompanish që de juro drejtohen nga një grusht njerëzish të besuar të tij dhe përmes falsifikimit të dokumenteve ka fituar statusin e investitorit strategjik në një pronë të lakmuar të bregdetit shqiptar.

Bëhet fjalë për investimin strategjik ‘Jala Entertainment Park’.

Statusi i investitorit strategjik iu dha fillimisht në vitin 2019 në një sipërfaqe prej 140 mijë metrash katrorë në zonën e Jalës, ku Alban Xhillari kishte ngritur më herët edhe biznesin ‘Folie Marine’.

Por, mbi tokën ku tashmë po ngrihet investimi strategjik pati pretendime pronësie nga palë të tjera, që kishin fituar këtë të drejtë edhe nga një vendim i Gjykatës së Apelit të Vlorës.

Xhillari u padit për falsifikim dokumentacionesh, që në 2019-2020 dyshohen se kanë qenë shkaku i ndërrimit të 12 drejtorëve të hipotekës së Vlorës.

Zyrtarisht, drejtorët largoheshin brenda ditësh e javësh duke cituar arsye personale, jozyrtarisht është një sekret publik në Vlorë se krerët e Kadatrës largoheshin sapo viheshin nën presion për të firmosur kalimin e pronësisë te Alban Xhillari, të një prone që atij si takonte.

Në lidhje me këtë pronë, në 2020, Kontrolli i Lartë i Shtetit, drejtuar në atë kohë nga Bujar Leskaj, gjeti shkelje të rënda dhe përmes një raporti auditimi në Kadastrën e Vlorës tha se dokumentacioni mbi bazën e të cilit ishte përfituar statusi i investitorit strategjik nga Xhillari ishte i rremë.

Ky raport dhe akuzat e palës tjetër, që pretendonte pronësinë e truallit mund të jenë shkaku se përse Alban Xhillari është fshehur pas investitorit strategjik, përmes një rrjeti kompanish dhe bashkëpunëtorësh të ngushtë të tij.

Statusi i investitorit strategjik është dhënë për kompaninë Soleil & Sea.

Nga të dhënat e QKB, kompania zotërohet në 90 për qind të saj nga Endri Mingollari dhe 10 për qind të tjera nga Ardit Bajraktari.

Kompania ka marrë në total gati 220 mijë metër katrorë prona në zonën e Jalës për të ndërtuar fshatin turistik dhe një hotel, që sipas projektit fillestar arrijnë vlerën e investimit rreth 70 milionë euro.

Një pjesë e pronës së përfituar është kundërshtuar nga shtetasi Kristo Gjoka.

Ky i fundit në 2019 kallëzoi në prokurori Alban Xhillarin, duke e akuzuar për falsifikim dokumentacionesh dhe përdorim të lidhjeve me pushtetin për t’i grabitur pronat në jug.

Xhillari iu kundërpërgjigj po me kallëzim, por jo në emër të vet. Ai kallëzoi Kristo Gjokën në emër të kompanisë Kempixh.

Kjo e fundit është themeluar nga Alban Xhillari në prill të vitit 2008. Një muaj më pas, Xhillari shet 100 për qind të aksioneve.

Por, megjithëse zyrtarisht është larguar prej vitit 2008, ai dyshohet se ka ende kontrollin de fakto të saj, aktualisht përmes shtetasit Taulant Xheleshi.

Ky i fundit ka marrë 100 për qind të aksioneve të kompanisë në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa para tij kompania ka ndryshuar disa herë pronësinë mes shtetasve Albano Ahmeti, Jani Kosta dhe Klaus Balliu, që të gjithë emra që dalin herë si administratorë, herë si pronarë e bashkëpronarë në bizneset e tjera të Alban Xhillarit.

Taulant Xheleshi del si pronar me 100 për qind të aksioneve edhe në kompaninë e ndërtimit BETA, që nga vitit 2001 deri në 2011 është zotërur herë 100 për qind e herë me shumicë dërrmuese të aksioneve pikërisht nga Alban Xhillari.

Në 2018, Albano Ahmeti, që ka rezultuar pronar edhe në kompaninë Kempixh, ka ushtruar edhe funksionin e administratorit te kompania BETA, ndërsa në 2021 ka blerë 100 për qind të aksioneve nga Ksenis Zakja.

Në 2023, Albano Ahmeti shet të gjitha aksionet te Klaus Balliu dhe dy vite më vonë, Balliu ja shtet Taulant Xheleshit.

Bie në sy fakti që të gjitha transaksionet me aksionet e kompanisë kanë vlerën standarde të 100 mijë lekëve. /Voxnews/

The post Loja me pronat në Jalë, si i përfitoi Alban Xhillari mbi 200 mijë metër katrorë në bregdet?! appeared first on Albeu.com.

A po funksionojnë hallkat elektronike që erdhën në Kosovë?

29 December 2024 at 23:23

Kanë kaluar rreth dy javë prej lansimit të mekanizimit, për mbikëqyrjen elektronike të personave të dyshuar për vepra penale. Por siç duket ky sistem nuk funksionoi.

Nga 10 dhjetori i këtij viti, në Kosovë është lansuar mekanizimi i mbikëqyrjes elektronike të personave të dyshuar për vepra penale.

Megjithatë, institucionet nuk kanë treguar nëse i njëjti është duke funksionuar.

Policia e Kosovës, e cila është përgjegjëse për mbikëqyrjen e tyre, nuk është përgjigjur në interesimin e televizionit për këtë çështje, derisa ditë më parë, në raportin policor ishte një rast i shkeljes së urdhrit mbrojtës.

“Gjilan 23.12.2024-08:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht ish bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare edhe pse viktima ka pasur urdhër mbrojtës të lëshuar nga gjykata. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Në lansimin e këtij sistemi, krerët institucional thanë se i njëjti do të shërbejë më së shumti për rastet e dhunës në familje, dhe që të mos ketë përsëritje të rasteve.

Megjithatë, ish-avokati i popullit, Hilmi Jashari thotë për Dukagjinin se institucionet përgjegjëse duhet të japin llogari, në rast se ky sistem nuk funksionon siç duhet.

“Ajo që unë konsideroj që është problematike për një periudhë kohore, se paku për një periudhë të afërt është monitorimi i vazhdueshëm i efekteve që mund të ketë kjo mbikëqyrje elektronike, për të parë defektet eventualisht edhe mundësitë për ti eliminuar ato, edhe duhet të ketë një bashkëveprim mes policisë me organizatat joqeveritare që mund të ndihmojnë, për zbatimin e këtij ligji dhe efektet, mirëpo edhe koordinim më të mirë mes gjykatave e policisë”, ka deklaruar Jashari.

Në anën tjetër, avokati Ardian Bajraktari thotë se me nisjen e zbatimit të ligjit në praktike, ulet edhe numri i personave që dërgohen në masën e parabarugimit.

“Ka impakt në dy drejtime e para në aspektin e parandalimit të fenomenit të dhunës në familje, sepse do ta pamundësonte riviktimizimin e viktimave të dhunës në familje, përmes mundësisë së kontaktit me dhunuesin, por natyrisht impakti i tij është edhe në shqiptimin e masave të tjera alternative, në sigurimin e të pandehurit në procedurë”, ka deklaruar ai.

Ligji për mbikëqyrjen elektronike të personave të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës, është në fuqi nga vitit 2015. E shkelja e urdhrit mbrojtës nga të dyshuar për dhunë në familje, u ka kushtuar me jetë disa grave viteve të fundit.

The post A po funksionojnë hallkat elektronike që erdhën në Kosovë? appeared first on Telegrafi.

❌
❌