Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 August 2025Main stream

Malaj: 14770 punonjës më shumë të deklaruar në qershor

16 August 2025 at 11:51

TIRANË, 16 gusht/ATSH/ Tregu i punës në Shqipëri po reflekton shenja të qarta të rritjes ekonomike dhe përmirësimit të formalizimit, sipas të dhënave të bëra publike sot nga Ministri i Financave, Petrit Malaj.

Ai deklaroi se në muajin qershor të vitit 2025 janë regjistruar 14770 punonjës më shumë të deklaruar, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, një rritje domethënëse që vjen si rezultat i një kombinimi të politikave aktive për nxitjen e punësimit dhe përforcimit të kontrolleve për informalitetin.

Ministri Malaj vlerësoi këtë progres si një tregues të qartë të rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe përpjekjeve të vazhdueshme për të ndërtuar një treg pune më të drejtë dhe më të rregulluar.

“Falënderojmë bizneset që po kontribuojnë me përgjegjësi në këtë proces, duke respektuar ligjin dhe duke siguruar të drejtat e punonjësve të tyre”, u shpreh ministri.

Trendi në rritje i deklarimit të punonjësve ka ndikim të drejtpërdrejtë jo vetëm në sigurimin e të ardhurave të buxhetit të shtetit, por edhe në garantimin e të drejtave sociale për qindra mijëra qytetarë, përmes kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. /a.gj/ /a.g/

The post Malaj: 14770 punonjës më shumë të deklaruar në qershor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndezi zjarr në tokën e tij, arrestohet 65-vjeçari në Berat

16 August 2025 at 11:51

TIRANË, 16 gusht/ATSH/ Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat bënë të mundur ndalimin e shtetasit V. R., 65 vjeç, banues në fshatin Rabijak, i cili dyshohet se ditën e djeshme ka ndezur zjarr në një sipërfaqe toke në pronësi të tij.

Flakët dolën jashtë kontrollit dhe rrezikuan banesa si dhe toka të mbjella me pemë frutore.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat përsërit apelin për të gjithë qytetarët që të shmangin ndezjen e zjarreve në hapësira të hapura, veprim i cili jo vetëm që përbën rrezik serioz për jetën dhe pronën, por është i dënueshëm sipas ligjit.

Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë menjëherë çdo rast zjarrvënieje apo veprimtarie të paligjshme, duke telefonuar në numrin pa pagesë 112.

Garantohen anonimat i plotë dhe reagim i shpejtë dhe profesional nga strukturat përkatëse.

The post Ndezi zjarr në tokën e tij, arrestohet 65-vjeçari në Berat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjimnazi “Jani Nushi” në Lushnjë rihap dyert në shtator me klasa të reja dhe bibliotekë bashkëkohore

16 August 2025 at 11:28

TIRANË, 16 gusht/ATSH/ Gjimnazi “Jani Nushi” në Lushnjë do të hapë dyert në fillim të vitit të ri shkollor me një pamje krejtësisht të transformuar.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, deklaroi sot se falë investimit të përbashkët mes Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë së Lushnjës, shkolla është rikonstruktuar tërësisht.

Ndërhyrja ka përfshirë jo vetëm përmirësimin e godinës ekzistuese, por edhe ndërtimin e ambienteve të reja mësimore dhe ndihmëse.

Tashmë, shkolla do të ofrojë klasa të reja dhe të pajisura, një bibliotekë bashkëkohore, laboratorë funksionalë për lëndët shkencore, si dhe terrene sportive moderne që do të shërbejnë për edukimin fizik dhe aktivitete të tjera shkollore.

Manastirliu theksoN se ky investim është pjesë e vizionit për të garantuar një arsim cilësor në të gjitha nivelet dhe për të siguruar kushte të denja në mjediset ku formohen brezat e rinj. /a.gj/ /a.g/

The post Gjimnazi “Jani Nushi” në Lushnjë rihap dyert në shtator me klasa të reja dhe bibliotekë bashkëkohore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Drejtoria e Rezervave të Shtetit shpërndan ushqim për bagëtinë në zonat e prekura nga zjarri

16 August 2025 at 10:52

TIRANË, 16 gusht/ATSH/ Pas situatës së rëndë të shkaktuar nga zjarret në disa zona të vendit, veçanërisht në Gramsh, Delvinë dhe Himarë, Ministria e Mbrojtjes ka ndërhyrë për të mbështetur blegtorët e dëmtuar, duke shpërndarë sasi të konsiderueshme koncentrati për ushqimin e bagëtive.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu bëri të ditur sot se në mbështetje të blegtorëve të bashkisë Gramsh, Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit shpërndau 11 tonë koncentrat për ushqimin e bagëtive.

Ndërkohë, theksoi ai, në Delvine dhe Himarë, gjatë ditëve të fundit, blegtorët e zonës janë ndihmuar me 38 tonë koncentrat.

Në bashkitë e prekura ka nisur edhe procesi i vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga zjarret.

Më herët, kryeministri Edi Rama siguroi banorët e prekur nga zjarret se kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret do të realizohet në çdo bashki të prekur, sipas një procedure të veçantë, e cila nis me evidentimin e tyre nga Grupi i Konstatimit për inventarizimin e dëmeve

Struktura ngrihet me urdhër të kryetarit të bashkisë dhe ka për detyrë të evidentojë dëmet në banesa, infrastrukturë, biznese, kultura bujqësore, mjete mekanike, si dhe në objekte me funksion social apo kulturor.

Grupi plotëson formularët përkatës, ku pasqyrohen dëmet së bashku me vlerësimin financiar të tyre, duke krijuar një pasqyrë të qartë të nevojave për ndërhyrje dhe mbështetje.

Më pas, bashkitë përgatisin listat për subjektet e dëmtuara, së bashku me të gjithë dokumentacionin shoqërues, që i paraprin fazës së vlerësimit përfundimtar. /a.gj/ /a.g/

1 nga 3

The post Drejtoria e Rezervave të Shtetit shpërndan ushqim për bagëtinë në zonat e prekura nga zjarri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Skema Kombëtare, Denaj: Financim për investime në akuakulturë deri në 15 milionë lekë

16 August 2025 at 09:56


TIRANË, 16 gusht/ATSH/ Skema Kombëtare e Investimeve 2025 po ofron mundësi të reja për zhvillimin e sektorit bujqësor, me fokus të veçantë këtë vit tek investimet në akuakulturë.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bëri të ditur se përmes kësaj mase mbështetëse, ofrohet një grant prej 50% të vlerës së investimit për instalimin e rrjetave dhe koshave të rritjes së peshkut, duke synuar rritjen e kapaciteteve dhe fuqizimin e konkurrueshmërisë së produkteve shqiptare në tregjet e brendshme dhe të huaja.

Mbështetja financiare përfshin 50% të vlerës së faturave tatimore, por jo më shumë se 15 milionë lekë për subjekt. Përfituesit e kësaj skeme kanë gjithashtu mundësinë të kombinojnë grantin me Kredinë e Butë, e cila ofrohet me një interes prej vetëm 2%, si dhe me garancinë sovrane që mbulon deri në 70% të kolateralit të nevojshëm për kreditim, duke siguruar kështu financimin e plotë të investimit.

Aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 do të jenë të hapura deri më 30 shtator dhe kryhen pranë zyrave qendrore të Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural (AZHBR).

Skema përfshin në total 9 masa mbështetëse për sektorin bujqësor, duke i dhënë mundësi fermerëve dhe sipërmarrësve ruralë të zgjerojnë veprimtarinë dhe të rrisin qëndrueshmërinë e prodhimit vendas. /a.gj/ /a.g/

The post Skema Kombëtare, Denaj: Financim për investime në akuakulturë deri në 15 milionë lekë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balluku vlerëson kontributin e dy punonjësve të ARRSH-së: Burimet njerëzore, aseti më i rëndësishëm i çdo institucioni

16 August 2025 at 09:47


TIRANË, 16 gusht/ATSH/ Denis dhe Nikollaqi kanë një jetë të tërë si pjesë e Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Janë dy prej atyre profesionistëve të heshtur, që kanë kontribuar për vite me radhë në ndërtimin e infrastrukturës moderne të vendit.

Shumë prej projekteve infrastrukturore, veprave të artit dhe akseve rrugore që sot shërbejnë për mijëra qytetarë, mbajnë edhe firmën e tyre.

Në bisedën me ta, zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, vlerësoi përkushtimin dhe kontributin e tyre ndër vite, duke i cilësuar shembull frymëzimi për gjithë brezat e rinj të profesionistëve.

Balluku theksoi se burimet njerëzore janë aseti më i rëndësishëm i çdo institucioni, dhe se njerëz si Denis dhe Nikollaqi meritojnë respektin dhe mirënjohjen e të gjithëve, për punën e tyre të palodhur.

Ajo i quajti shembuj frymëzimi për çdo të ri që zgjedh të ndërtojë një karrierë me përkushtim dhe profesionalizëm.

“Të ndërtosh infrastrukturën e një vendi është kënaqësi shumë e madhe. Të kalosh aty dhe të shikosh që është vepër e jotja, të kujtosh sfidat për ta realizuar”, iu drejtuar Balluku dy specialistëve të ARRSH-së. /a.gj/ /a.g/

The post Balluku vlerëson kontributin e dy punonjësve të ARRSH-së: Burimet njerëzore, aseti më i rëndësishëm i çdo institucioni appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Yesterday — 15 August 2025Main stream

Berisha nderon të rënët e Istogut: Lufta e UÇK-së i dha fund një kolonie në zemër të kontinentit europian

15 August 2025 at 22:11

TIRANË, 15 gusht/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një vizite në Kosovë, ka vendosur tufa me lule në memorialin e të rënëve të Istogut dhe pranë shtatores së presidentit historik Ibrahim Rugova.

Gjatë kthimit në Tiranë, i shoqëruar nga miq gjermanë, Berisha ndau një mesazh përkujtimor për luftën çlirimtare të UÇK-së dhe sakrificën e luftëtarëve të Istogut.

Në prononcimin e tij, Berisha tha se nuk mund të largohej nga Istogu pa shprehur nderimin më të thellë dhe mirënjohjen më të pakufishme ndaj djemve dhe vajzave të kësaj zone që dhanë jetën për lirinë dhe dinjitetin kombëtar.

“Betejat e luftëtarëve të Istogut dhe në tërësi të kësaj zone kanë qenë nga më të përgjakshmet, por edhe me një rol shumë të veçantë në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Lufta e UÇK-së ishte lufta e fundit çlirimtare në Europë, që i dha fund një kolonie në zemër të Europës, një turp i madh dhe i patolerueshëm”, u shpreh Berisha.

Duke kujtuar masakrat e kryera ndaj civilëve, ai tha se edhe në bjeshkët e vizituara kishte gjurmë të barbarive serbe.

“Nga Sanxhaku kishin vërshuar forcat serbe dhe kishin mbledhur çfarë kishin gjetur, të moshuar dhe persona me aftësi të kufizuara, të cilët i kishin vënë përballë breshërive të armëve. Pesëdhjetë e tre qytetarë të Istogut u ekzekutuan”, deklaroi Berisha, duke shprehur nderimin më të madh edhe për ta.

Kreu i Partisë Demokratike theksoi se do të mbetet gjithmonë mirënjohës ndaj atyre që sakrifikuan jetën për lirinë e Kosovës dhe dinjitetin e shqiptarëve.

/r.e//a.f/

The post Berisha nderon të rënët e Istogut: Lufta e UÇK-së i dha fund një kolonie në zemër të kontinentit europian appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KESH blen mbi 71 mijë MWh energji elektrike për periudhën 18-24 gusht

15 August 2025 at 19:40

TIRANË, 15 gusht/ATSH/ Temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve kanë ndikuar negativisht në prodhimin e energjisë nga kaskada e lumit Drin, burimi kryesor i energjisë në vend.

Si pasojë, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka ndërhyrë në tregun ndërkombëtar për të garantuar furnizimin me energji elektrike në vend.

KESH ka realizuar blerjen e 71 561 megavat-orë (MWh) energji elektrike për periudhën 18–24 gusht, për të përballuar kërkesën në rritje dhe reduktimin e prodhimit vendas për shkak thatësirës së zgjatur.

KESH arriti të blejë këtë sasi energjie në tre lote.

Në lotin e parë KESH bleu 45 696 MWh energji elektrike me çmim të ponderuar 138,31 euro/MWh.

Çmimi më i lartë i kontraktuar ishte 142,50 euro/MWh, ndërsa çmimi më i ulët i kontraktuar ishte 119,30 euro/MWH.

Në lotin e dytë, KESH bleu 20 825 MWh me çmim të ponderuar 136,24 euro/MWh. Çmimi më i lartë i kontraktuar ishte 139,40 euro/MWh, ndërsa çmimi më i ulët i kontraktuar ishte 132,88 euro/MWh.

Në lotin e tretë, KESH bleu 5 040 MWh me çmim të ponderuar 126,06 euro/MWh. Çmimi më i lartë i kontraktuar ishte 139,70 euro/MWh, ndërsa çmimi më i ulët i kontraktuar ishte 109 euro/MWh.

/a.f//r.e/

The post KESH blen mbi 71 mijë MWh energji elektrike për periudhën 18-24 gusht appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu: Procedurat për vlerësimin dhe kompensimin e dëmeve nga zjarret do të kryhen nga bashkitë

15 August 2025 at 18:33

TIRANË, 15 gusht/ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu bëri të ditur sot se procesi i vlerësimit dhe kompensimit të dëmeve të shkaktuara nga zjarret në territorin e vendit do të zhvillohet në çdo bashki të prekur, sipas një procedure të strukturuar që synon të sigurojë një trajtim të drejtë dhe transparent për të gjitha subjektet e dëmtuara.

Ky proces nis me ngritjen e Grupit të Konstatimit për inventarizimin e dëmeve, një strukturë që ngrihet me urdhër të kryetarit të bashkisë dhe ka për detyrë të evidentojë dëmet në banesa, infrastrukturë, biznese, kultura bujqësore, mjete mekanike, si dhe në objekte me funksion social apo kulturor

Ministri informoi se grupi plotëson formularët përkatës, ku pasqyrohen dëmet së bashku me vlerësimin financiar të tyre, duke krijuar një pasqyrë të qartë të nevojave për ndërhyrje dhe mbështetje.

Më pas, bashkitë përgatisin listat për subjektet e dëmtuara, së bashku me të gjithë dokumentacionin shoqërues, që i paraprin fazës së vlerësimit përfundimtar

Pasi të jetë përcaktuar kostoja e dëmeve, vuri n[ dukje Vengu, çdo bashki angazhohet të realizojë kompensimin përkatës për banorët dhe subjektet e dëmtuara, duke përdorur fondet e saj të dedikuara për mbrojtjen civile.

“Ky mekanizëm synon të sigurojë një reagim të shpejtë dhe të koordinuar ndaj pasojave të fatkeqësive natyrore, duke vendosur në qendër të vëmendjes mbështetjen ndaj komuniteteve të prekura dhe rivendosjen e normalitetit në jetën e tyre të përditshme”, deklaroi ministri.

1 nga 4

The post Vengu: Procedurat për vlerësimin dhe kompensimin e dëmeve nga zjarret do të kryhen nga bashkitë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dogana fton bizneset të aplikojnë për statusin OEA: Lehtësira në tregti dhe njohje rajonale

15 August 2025 at 18:28

TIRANË, 15 gusht/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Doganave u bën thirrje bizneseve që operojnë në fushën e tregtisë të aplikojnë për marrjen e Statusit të Operatorit Ekonomik të Autorizuar (OEA), një standard ndërkombëtar i njohur që garanton një sërë lehtësirash në marrëdhëniet me autoritetet doganore.

Ky status u ofron bizneseve besueshmëri të lartë, procedura të thjeshtuara dhe trajtim prioritar në kontrollet doganore, duke ndikuar drejtpërdrejt në eficiencën e operacioneve tregtare dhe në uljen e kostove.

Përfitimi nga ky status shkon përtej kufijve të Shqipërisë, pasi ai njihet reciprokisht edhe nga vendet e rajonit, duke lehtësuar qarkullimin e mallrave dhe duke krijuar avantazhe konkurruese.

Njëkohësisht, OEA përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përgatitjes së bizneseve për tregun europian, duke ndihmuar në forcimin e imazhit, rritjen e besueshmërisë dhe aftësinë për të vepruar në një treg gjithnjë e më të integruar dhe të ndërlidhur.

Dogana shqiptare thekson se përfshirja në këtë program është një partneritet strategjik midis administratës doganore dhe sektorit privat, me qëllim krijimin e një ambienti më të sigurt, më transparent dhe më të lehtësuar për tregtinë, në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe standardet e Bashkimit Europian.

Autoritetet inkurajojnë të gjitha bizneset e interesuara që të informohen mbi kriteret dhe procedurat për aplikim, në mënyrë që të përfitojnë nga të gjitha avantazhet që ky status ofron dhe të pozicionohen më mirë në tregun vendas dhe ndërkombëtar.

/r.e//a.f/

The post Dogana fton bizneset të aplikojnë për statusin OEA: Lehtësira në tregti dhe njohje rajonale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Festa e Fjetjes së Hyjlindëses Mari, Rama uron besimtarët ortodoksë

15 August 2025 at 16:42

TIRANË, 15 gusht/ATSH/ Me rastin e festës së Fjetjes së Hyjlindëses Mari, e njohur edhe si Pashka e verës për besimtarët ortodoksë, kryeministri Edi Rama përcolli urimet e tij të përzemërta për këtë ditë të shënuar të kalendarit fetar.

“Gëzuar Festën e Fjetjes së Hyjlindëses Mari për të gjithë besimtarët ortodoksë”, uroi Rama.

Festa e Shën Marisë përkujton fjetjen e Nënës së Zotit dhe konsiderohet një nga momentet më të rëndësishme të vitit liturgjik për Kishën Ortodokse.

Ajo ngjall ndjenja të thella përkushtimi, reflektimi dhe shprese, duke bashkuar mijëra besimtarë në lutje, përkushtim dhe kremtim të jetës dhe shenjtërisë së Hyjlindëses.

/a.f/

The post Festa e Fjetjes së Hyjlindëses Mari, Rama uron besimtarët ortodoksë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonxhja uron besimtarët ortodoksë me rastin e festës të Fjetjes së Hyjlindëses

15 August 2025 at 16:37


TIRANË, 15 gusht/ATSH/ Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja uroi besimtarët ortodoksë me rastin e festës të Fjetjes së Hyjlindëses, e njohur ndryshe edhe si Pashka e Verës, përmes një videoje të veçantë ku shfaqen tri kisha të rëndësishme të Voskopojës, tashmë të restauruara.

Në këtë mesazh urimi, ai solli në vëmendje Kishën e Shën Marisë, Kishën e Shën Mëhillit dhe Manastirin e Shën Prodhomit, monumente të trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore që, pas ndërhyrjeve restauruese, janë rikthyer në identitetin dhe madhështinë e dikurshme.

Ai theksoi rëndësinë e promovimit të trashëgimisë fetare dhe kulturore që përfaqësojnë këto kisha.

Festa e Shën Marisë, që përkujton fjetjen e Nënës së Zotit dhe ngjall një ndjesi të thellë shpirtërore për të gjithë të krishterët ortodoksë, është një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit liturgjik.

/r.e//a.f/

The post Gonxhja uron besimtarët ortodoksë me rastin e festës të Fjetjes së Hyjlindëses appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarret në vend, Kingji: FA me guxim në vijën e parë të përballjes me flakët

14 August 2025 at 23:01

TIRANË, 14 gusht/ATSH/ Situata e zjarreve në vend mbetet shqetësuese, ndonëse në disa zona ka pasur një qetësim të përkohshëm të vatrave falë ndërhyrjes së strukturave përgjegjëse.

Në këtë situatë, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji, shprehu mirënjohjen për efektivat e FA që me guxim, sakrificë dhe përkushtim kanë qëndruar në vijën e parë të përballjes me flakët, duke shpëtuar jetë dhe prona.

“Në këtë kohë sfiduese për shkak të situatës së zjarreve në vend, mirënjohja më e madhe shkon për efektivat tanë të Forcave të Armatosura që me guxim, sakrificë dhe përkushtim kanë qëndruar në vijën e parë të përballjes me flakët, ku shumë jetë dhe prona janë shpëtuar”, u shpreh Kingji.

Ai i ka cilësuar ata si krenarinë e vendit dhe shembullin më të mirë të shërbimit ndaj atdheut.

Gjenerallejtënant Kingji u drejtoi një apel qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr, si ndezja e flakëve në natyrë apo djegia e mbeturinave.

Ai kërkoi gjithashtu që çdo vatër e re zjarri të raportohet menjëherë pranë shërbimeve të emergjencës, për të mundësuar një reagim sa më të shpejtë dhe efektiv.

“Ndiqni udhëzimet e autoriteteve, shmangni ndezjen e zjarreve apo çdo veprim që mund të rrezikojë përhapjen e flakëve, si dhe njoftoni menjëherë shërbimet e emergjencës nëse vini re çdo vatër të re zjarri”, theksoi ai.

1 nga 5

/r.e//a.f/

The post Zjarret në vend, Kingji: FA me guxim në vijën e parë të përballjes me flakët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

QELQ Tirana’s Glass Hub, të rinjtë mësojnë të projektojnë artin e projektimit me qelq

14 August 2025 at 19:01

TIRANË, 14 gusht/ATSH/ Në zemër të Tiranës, një udhëtim kreativ mori jetë, duke i dhënë një dimension të ri artit të qelqit dhe duke i frymëzuar të rinjtë të shprehin veten përmes një materiali sa delikat, aq edhe magjepsës.

Kursi intensiv në QELQ Tirana’s Glass Hub shndërroi ditët e zakonshme në përvoja të jashtëzakonshme, ku energjia rinore u përzie me ide të guximshme, duke prodhuar vepra që mbartnin jo vetëm formë, por edhe histori e qëllim.

Nga momentet e para të punës, gjithçka filloi me një skicë, një ide e vogël në letër, që më pas u shndërrua në objekt.

Pjesëmarrësit mësuan të thyejnë qelqin me kujdes, duke e trajtuar atë jo si një material të zakonshëm, por si një mundësi për të folur ndryshe, për të treguar rrëfime personale dhe për të eksperimentuar me format dhe ngjyrat.

Ky kurs nuk ishte thjesht një trajnim mbi teknikat e punimit me qelq, por edhe për të reflektuar mbi mënyrën se si e trajtojmë mjedisin dhe materialet që na rrethojnë.

Të rinjtë u bënë pjesë e një filozofie që vlerëson riciklimin, kujdesin dhe përdorimin me vetëdije të burimeve.

Projekti u kthye kështu në një pikë takimi mes artit, kreativitetit dhe ndërgjegjësimit ekologjik, duke krijuar një hapësirë ku çdo fragment qelqi mbartte një mesazh.

Mbështetja e MEKI bëri të mundur këtë përvojë transformuese, duke u ofruar të rinjve një platformë për të mësuar, për të krijuar dhe për të lënë gjurmën e tyre përmes një materiali që deri dje mund të ishte parë thjesht si mbetje.

/r.e//a.f/

The post QELQ Tirana’s Glass Hub, të rinjtë mësojnë të projektojnë artin e projektimit me qelq appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rritje ekonomike në gjashtëmujorin e parë, konsumi, turizmi dhe kredia mbështesin zhvillimin

14 August 2025 at 17:59

TIRANË, 14 gusht/ATSH/ Në gjysmën e parë të vitit 2025, ekonomia shqiptare ka shënuar një rritje të qëndrueshme, e mbështetur kryesisht nga sektori i turizmit, investimet private dhe zgjerimi i konsumit familjar.

Banka e Shqipërisë vlerëson se ky 6-mujor është vijim të tendencave pozitive të vitit të kaluar, ku rritja ekonomike ka vijuar me ritme të ngjashme.

Sipas drejtorit të Politikës Monetare, pranë BSH-së, Erald Themeli, rritja ekonomike në tremujorin e parë ishte 3,4%, dhe të dhënat e deritanishme për tremujorin e dytë tregojnë për një ritëm të ngjashëm.

Rritja është ndikuar pozitivisht nga eksporti i shërbimeve, si dhe nga një rritje e ndjeshme e eksportit të mallrave, e cila është veçanërisht e dallueshme për këtë periudhë.

Një nga faktorët që ka kontribuar dukshëm në këtë ecuri ekonomike është shtimi i ndjeshëm i kredisë në të gjithë sektorët.

Si bizneset, për investime apo kapital qarkullues, ashtu edhe familjet, për konsum apo blerje banesash, kanë përfituar nga një ofertë e bollshme kredie nga bankat.

Kjo ka mbështetur aktivitetin ekonomik në mënyrë të dukshme dhe ka ndikuar pozitivisht në rritjen e kërkesës së brendshme.

“Aktiviteti ekonomik është mbështetur edhe nga një kredi e bollshme në të gjithë sektorët e saj, qoftë për bizneset për investime ose kapital qarkullues, qoftë edhe për familjet për konsum të përgjithshëm dhe për blerje banese”, u shpreh Themeli, në një intervistë për mediet.

Pavarësisht rreziqeve që vijnë nga ambienti i jashtëm, siç janë paqëndrueshmëria e tregjeve ndërkombëtare apo ndikimet gjeopolitike, Banka e Shqipërisë vlerëson se perspektiva për zhvillimet ekonomike në vend mbetet pozitive.

Parashikimi është që rritja ekonomike do të vijojë në intervalin 3,5-4% dhe se inflacioni, i cili aktualisht është mesatarisht në nivelin 2,3%, do të kthehet në objektivin prej 3% brenda gjysmës së parë të vitit 2026.

“Perspektiva e zhvillimeve ekonomike në vend është pozitive, do të vijojë rritjen me 3,5-4%, dhe inflacioni brenda gjysmës së parë të 2026-s do të kthehet në objektiv prej 3%. Rreziqet kryesisht nga ambienti i jashtëm mbeten të mëdha”, pohon Themeli.

Në lidhje me politikën monetare, Erald Themeli ka sqaruar edhe vendimin e fundit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, në mbledhjen e datës 6 gusht, për të mos ndryshuar normën bazë të interesit.

Ky vendim pason një reduktim të normës bazë që ndodhi në fillim të korrikut dhe, sipas tij, koha e shkurtër që ka kaluar nga ky ndryshim nuk lejon ende të shihet plotësisht ndikimi i tij në tregjet financiare dhe në aktivitetin ekonomik.

Për këtë arsye, u vlerësua e nevojshme që t’i jepet më shumë kohë transmetimit të plotë të efektit të kësaj mase.

Aktualisht, norma bazë e interesit mbetet në nivelin 2,5%, në fuqi që prej korrikut 2025.

/r.e//a.f/

The post Rritje ekonomike në gjashtëmujorin e parë, konsumi, turizmi dhe kredia mbështesin zhvillimin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tatimet kontrolle për faturimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale

14 August 2025 at 17:38


TIRANË, 14 gusht/ATSH/ Administrata Tatimore ka nisur kontrollet në të gjithë tregjet ushqimore të vendit, me fokus të veçantë monitorimin e zbatimit të ligjit për faturimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale.

Këto kontrolle janë pjesë e një fushate të gjerë për formalizimin e tregut, rritjen e transparencës dhe gjurmueshmërinë e produkteve, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore për konsumatorët shqiptarë.

Përmes këtyre veprimeve, Administrata synon të sigurojë që çdo transaksion i kryer në tregjet ushqimore të regjistrohet në mënyrë të rregullt, duke forcuar kontrollin fiskal dhe ulur informalitetin në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë.

Zbatimi korrekt i këtij ligji ndihmon jo vetëm në rritjen e të ardhurave të deklaruara, por edhe në krijimin e një sistemi të qartë gjurmueshmërie për origjinën dhe cilësinë e produkteve që vihen në treg për konsum publik.

Kontrollet do të vijojnë në mënyrë të vazhdueshme në të gjitha bashkitë e vendit.

Administrata Tatimore është e pranishme në çdo treg ushqimor të Shqipërisë për të kontrolluar zbatimin e ligjit për faturimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale, për formalizimin e tregut dhe gjurmueshmërinë që, mbi gjithçka, garanton rritjen e sigurisë ushqimore.

/r.e//a.f/

The post Tatimet kontrolle për faturimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Situata nga zjarret në vend, MM: 23 vatra aktive

14 August 2025 at 17:30

TIRANË, 14 gusht/ATSH/ Situata nga zjarret në vend paraqitet e stabilizuar në shumë prej zonave që ishin më parë problematike, pas një angazhimi të gjerë të forcave të emergjencës.

Aktualisht janë raportuar 23 vatra aktive zjarri në gjithë territorin, ndërsa puna për shuarjen e tyre vijon pa ndërprerje në terren dhe nga ajri.

Në lartësitë e Malit të Sopotit, pranë Syrit të Kaltër në Delvinë, operacionet për shuarjen e flakëve po vazhdojnë me një angazhim të gjerë forcash. Në këtë zonë janë vendosur 67 forca zjarrfikëse me 11 automjete, 30 punonjës të bashkisë, 80 efektivë të Forcave të Armatosura me 10 automjete, si dhe 30 forca mbështetëse.

Për të ndihmuar në përballimin e flakëve, është angazhuar edhe avioni italian “Canadair”, ndërkohë që në vendngjarje ndodhen edhe 6 autoambulanca për çdo rast emergjent.

Edhe në zonat e Pecës, Sirikatit dhe Kardhikaqit në bashkinë e Finiqit, vatrat e përhapura në shkurre dhe pyje po mbahen nën vëzhgim të vazhdueshëm nga strukturat vendore.

Në Kuç të Himarës dhe Brataj të Selenicës, forcat zjarrfikëse janë aktive në terren duke ndërhyrë në zona me bimësi të dendur dhe të thata.

Në veri të vendit, dy vatra janë regjistruar në zonën e mbrojtur Mali me Gropa – Val në Bulqizë. Për shkak të terrenit të thyer, ndërhyrja është më e vështirë, por situata po monitorohet nga punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura dhe forca vullnetare.

Në Tërnovë, gjithashtu në Bulqizë, zjarri në pyjet e dendura ka kërkuar ndërhyrjen e 8 zjarrfikësve, përveç forcave pyjore dhe ushtarake, me ndihmën e një helikopteri.

Një situatë e rënduar është regjistruar në Zhapokikë, Plashnik dhe në Rezervatin Balloll të Poliçanit, ku për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve u bë e domosdoshme evakuimi i 20 banorëve. Në këtë zonë po operojnë tre helikopterë, dy prej të cilëve janë nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe një nga Çekia, së bashku me forcat zjarrfikëse dhe të ushtrisë.

Në Velçan të Beratit, ndërhyrja nga toka dhe ajri që prej mesditës ka bërë të mundur shmangien e rrezikut për banesat. Situata po monitorohet nga afër nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, ndërkohë që 20 efektivë shtesë të FA dhe dy helikopterë të Forcës Ajrore do të vijojnë operacionin derisa vatra të neutralizohet plotësisht.

Në Orizaj të Skraparit dhe në Vokopolë të Poliçanit, zjarret në shkurre po mbahen nën kontroll dhe nuk paraqesin rrezik për banesat.

E njëjta situatë raportohet edhe në Mbrakull të Poliçanit dhe në zonën e Ibës në Tiranë, ku është shmangur rreziku për komunitetin.

Vatra të tjera që janë vënë nën kontroll janë ato në Damjan-Fortuzaj dhe Isufaj, si dhe ato në Ferraj dhe Zall-Herr, ku ndërhyrja është bërë e vështirë për shkak të terrenit.

Në zonën e Rrogozhinës, vatrat në Spanesh dhe Kazie janë të izoluara dhe nën vëzhgim.

Në Dhuvjan, Lugar dhe Frashtan të Dropullit, situata paraqitet e qetë pas shuarjes së flakëve. Ndërkohë, në lartësitë e Majës së Golikut në Hormovë të Tepelenës, si dhe pranë antenave të RTSH, zjarret janë ende aktive por po mbahen nën vëzhgim të vazhdueshëm.

Në Gramsh, përhapja e zjarrit në fshatin Nartë është ndalur falë punës së forcave zjarrfikëse, bashkiake dhe ushtarake, të mbështetur nga vullnetarë. Ndërhyrja po vijon edhe në Mukaj e Sojnik, ku vatrat nuk paraqesin rrezik për banesat.

Situatë më e rënduar paraqitet në zonën Kunorë Dardhë – Laku Klyz dhe Rrafshi i Sakatit në Fushë-Arrëz, ku flakët po përparojnë në terren të vështirë malor dhe po përballohen nga mbi 150 forca të përbëra nga punonjës bashkiakë, pyjorë, vullnetarë dhe efektivë të FA.

Në Gërmenj të Kolonjës dhe në Velës të Mirditës, zjarret në pyje pishe po luftohen nga forcat zjarrfikëse dhe forca të tjera mbështetëse, megjithë vështirësitë që sjell dendësia e bimësisë.

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se në gjithë vendin, strukturat e emergjencës po punojnë për të vënë plotësisht nën kontroll vatrat e mbetura dhe për të shmangur çdo rrezik të mundshëm për jetën e qytetarëve dhe pronat e tyre.

/a.f//r.e/

The post Situata nga zjarret në vend, MM: 23 vatra aktive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bazë e re ajrore në Rinas, më shumë destinacione dhe vende pune

14 August 2025 at 16:50

TIRANË, 14 gusht/ATSH/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) shpalli sot zyrtarisht hapjen e bazës së re të kompanisë ajrore “Ryanair”, e cila pritet të nisë operimet në prill 2026.

Kjo bazë e re do të shënojë një tjetër hap të rëndësishëm në zhvillimin e infrastrukturës ajrore dhe turizmit në Shqipëri.

Në bazën e re do të stacionohen tre avionë Boeing 737-800, të cilët do të operojnë fluturime drejt 10 destinacioneve të reja: Birmingam (MB); Dublin (IR); Milano (IT); Maltë (MT); Napoli (IT); Peskara (IT); Poznan (PL); Trieste (IT); Torino (IT); Verona (IT).

Krahas destinacioneve të reja, “Ryanair” do të rrisë edhe frekuencat në linjat ekzistuese më të kërkuara, duke sjellë një rrjet total prej 33 destinacionesh në 13 shtete të ndryshme.

Ky zgjerim pritet të ndikojë ndjeshëm në zhvillimin ekonomik të vendit, me një rritje të pritshme të trafikut vjetor të pasagjerëve në 4 milionë dhe mbështetje për mbi 3 mijë vende pune në Shqipëri.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është një nga aeroportet me rritjen më të shpejtë në rajon.

/r.e//a.f/

The post Bazë e re ajrore në Rinas, më shumë destinacione dhe vende pune appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonxhja: Masa për të parandaluar dëmtimet në monumentet historike dhe kulturore

13 August 2025 at 23:19

TIRANË, 13 gushtATSH/ Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, reagoi sot lidhur me situatën alarmante të zjarreve që kanë përfshirë disa zona të vendit ditët e fundit, duke theksuar përkushtimin maksimal të institucioneve për të mbrojtur trashëgiminë kulturore kombëtare nga rreziku i flakëve.

Gonxhja bëri me dije se MEKI në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe drejtoritë rajonale po ndjek në mënyrë të vazhdueshme zhvillimet në terren dhe ka marrë masa konkrete për të parandaluar dëmtimet në monumentet historike dhe kulturore.

Sipas tij, në qarqet Dibër dhe Shkodër, pavarësisht përhapjes së zjarreve në disa vatra, nuk janë raportuar dëmtime në objekte të trashëgimisë kulturore.

“Ndërhyrja e shpejtë e strukturave të zjarrfikësve dhe e ushtrisë ka bërë të mundur që monumente si Muzeu i Kastriotëve dhe Kështjella e Fletit të mbeten të paprekura dhe jashtë rrezikut”, tha ai.

Ndërsa në qarkun e Vlorës, ministry informoi se zjarret kanë prekur zonën pranë Manastirit të Shën Mërisë së Krimanovës në fshatin Piqeras, ku është dëmtuar vetëm bimësia në oborrin e pasëm të objektit, pa u cenuar struktura arkitektonike e Manastirit.

Ai vuri në dukje se situata më problematike është regjistruar në qarkun Gjirokastër, ku Kisha e Shën Ilias në fshatin Lekël, një monument kulture i kategorisë së dytë, ka pësuar dëmtime si pasojë e përhapjes së flakëve. Megjithatë, falë reagimit të menjëhershëm, pjesa më e madhe e kishës është shpëtuar dhe tashmë është në proces hartimi një projekt ndërhyrjeje për restaurim dhe rikuperim të dëmeve.

Ministri Gonxhja theksoi se të gjitha Drejtoritë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore kanë qenë në gatishmëri të plotë dhe kanë ndërmarrë masa parandaluese për të mbrojtur monumentet.
“Ato kanë krijuar breza sigurie përreth objekteve, kanë larguar vegjetacionin e thatë, kanë ngritur grupe kontakti me strukturat e zjarrfikësve dhe kanë bashkëpunuar ngushtë me autoritetet lokale, duke pajisur stafin me mjetet dhe materialet e nevojshme për përballimin e situatës në terren”, tha ai.

Gonxhja bëri thirrje për vigjilencë dhe përgjegjësi nga ana e qytetarëve, të shmangin ndezjen e zjarreve në natyrë apo gjatë pastrimit të parcelave dhe të raportojnë menjëherë çdo sinjal tymi apo flake që mund të vënë re.

/r.e//a.f/

The post Gonxhja: Masa për të parandaluar dëmtimet në monumentet historike dhe kulturore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu: Forcat Komando, vendimtare për frenimin e zjarreve

13 August 2025 at 22:53


TIRANË, 13 gushtATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, bëri të ditur sot se Forcat Komando kanë qenë të angazhuara në vijën e parë të përpjekjes gjithëpërfshirëse për shuarjen e vatrave të zjarrit që kanë përfshirë territorin e vendit gjatë ditëve të fundit.

Të dislokuara në zona me rrezik të lartë dhe akses të kufizuar, efektivët e Komandove kanë ndërhyrë në pika kyçe për të ndalur përhapjen e flakëve, duke ndihmuar në menaxhimin e situatës në kushte ekstreme.

Sipas ministrit Vengu, ndërhyrjet e tyre kanë qenë vendimtare për të frenuar përhapjen e zjarreve në Dropull, Delvinë, Fushë-Arrëz, Tepelenë, Tiranë dhe Berat.

“Forcat Komando kanë ndihmuar Shqipërinë të marrë frymë në kulmin e përvëlimit, duke ndërprerë fronte të rrezikshme flakësh në disa prej zonave më të goditura”, deklaroi Vengu, duke vlerësuar vendosmërinë dhe profesionalizmin e trupave të angazhuara në operacionet e terrenit.

“Kur Atdheu thërret! Mirënjohje për ajkën e forcës sonë, për të cilët asnjë sfidë nuk është shumë e madhe dhe asnjë betejë shumë e vogël”, u shpreh ministri duke vlerësuar vendosmërinë dhe profesionalizmin e trupave të angazhuara në operacionet e terrenit.

/r.e//a.f/

The post Vengu: Forcat Komando, vendimtare për frenimin e zjarreve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌