Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

FUTBOLL – Salah shpallet Futbollisti i Vitit në BM

21 August 2025 at 09:09

LONDER, 21 gusht /ATSH-AA/ – Futbollisti egjiptian i Liverpoolit, Mohamed Salah fitoi çmimin e Lojtarit të Vitit në Premierligë, që jepet nga Shoqata e Futbollistëve Profesionalë (PFA).

Sipas një deklarate nga PFA, 33-vjeçari Salah u vlerësua me çmimin, duke mposhtur shokun e skuadrës Alexis Mac Allister, kapitenin e Manchester Unitedit, Bruno Fernandes, Alexander Isak nga Newcastle United, Cole Palmer nga Chelsea dhe Declan Rice nga Arsenal.

Salah, i cili luajti rol kyç në fitimin e titullit të Liverpoolit sezonin e kaluar, u bë lojtari i parë që e fitoi këtë çmim tre herë.

Mesfushori 23-vjeçar i Aston Villas, Morgan Rogers, u shpall Futbollisti i Ri i Vitit.   /os/

The post FUTBOLL – Salah shpallet Futbollisti i Vitit në BM appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sot është dita më e pafat e vitit: Shmangni këto vende dhe aktivitete për të mos provokuar fatin e keq

13 June 2025 at 01:38

E premtja, data 13, një ditë që edhe njerëzit më racionalë i bën të ndalen për një çast para se të kalojnë rrugën apo të vendosin çelësin në bravë

Edhe pse paragjykimet që e rrethojnë këtë datë nuk janë aq të vjetra sa vetë njerëzimi, mitet dhe simbolika që lidhen me të janë rrënjosur thellë në kulturën moderne.

Në vitin 2025, kjo ditë “ogurzezë” ndodh vetëm një herë, pikërisht sot, më 13 qershor, çka e bën edhe më të veçantë dhe, për disa, më shqetësuese.

Si lindi frika nga e premtja, data 13?

Një nga teoritë më të përmendura na çon në Mesjetë, konkretisht në vitin 1307. Pikërisht më 13 tetor, në një të premte, mbreti francez Filip IV urdhëroi arrestimin dhe ekzekutimin e Kalorësve Templarë, një ngjarje që, sipas disave, gdhendi këtë datë në ndërgjegjen kolektive si ogur i keq.

Nga ana tjetër, edhe tradita e krishterë ka ndikuar në përforcimin e simbolikës negative të numrit 13. Thuhet se në Darkën e Fundit ishin të pranishëm 13 veta, ndërsa Jezusi u kryqëzua të premten. Ky kombinim i datës dhe numrit u shndërrua në një simbol të fatkeqësisë, transmeton Telegrafi.

Çfarë nuk duhet bërë të premten e 13-të?

Pavarësisht nëse i besoni paragjykimeve apo i konsideroni si pjesë interesante të folklorit, ekziston një listë e gjatë veprimesh që “nuk rekomandohen” në këtë ditë. Disa nga më të njohurat përfshijnë:

Kalimi nën shkallë: Tradita e hershme krishtere e ndalon, pasi trekëndëshi që formohet përfaqëson Trininë e Shenjtë. Shkelja e tij konsiderohet si shenjë mosrespektimi.
Macja e zezë që të pret rrugën: Sipas paragjykimeve, nëse ajo kalon nga e majta në të djathtë, fati yt mund të ndryshojë drejtim. Sugjerohet të bësh tre hapa prapa.
Thyerja e pasqyrës: Thuhet se sjell shtatë vjet fat të keq.
Derdhja e kripës: Mund të shmanget fati i keq nëse kripa hidhet mbi shpatullën e majtë.
Hapja e çadrës brenda shtëpisë: Supozohet se sjell përplasje dhe mosmarrëveshje.

Gjithashtu, besohet se nuk duhet të ngrihesh mbi këmbën e majtë, të veshësh çorapen e majtë më parë, të përdorësh lugën e dikujt tjetër, apo të hapësh gojën pa mbuluar me dorë – të gjitha konsiderohen si shenja oguri i keq.

E vërtetë apo mit?

Frika nga e premtja e 13-ta mund të duket si një mbetje nga e kaluara, por edhe sot shumë njerëz shmangin të caktojnë operacione, udhëtime apo takime të rëndësishme në këtë ditë. Ka kompani që nuk lëshojnë bileta nën numrin 13, ndërsa disa ndërtesa nuk kanë kat të 13-të, ndoshta nga frika, ndoshta nga respekti për traditën.

Një ditë që kërkon kujdes të shtuar

Pavarësisht nëse mendoni se kjo është thjesht një ditë tjetër apo besoni se fati duhet marrë seriozisht, një gjë është e sigurt, shumë njerëz ecin me më kujdes të premten e 13-të. Disa kontrollojnë pasqyrën më shpesh, të tjerë i mbajnë gishtat e kryqëzuar.

Fundja, siç thonë të vjetrit, “nuk i dihet kurrë”. Ndoshta fati i ditës varet nga ajo se me cilën çorape e filloni mëngjesin. /Telegrafi/

The post Sot është dita më e pafat e vitit: Shmangni këto vende dhe aktivitete për të mos provokuar fatin e keq appeared first on Telegrafi.

20% e vitit ka kaluar — Një moment për reflektim dhe rikalibrim

By: gaze tare
15 March 2025 at 16:43

Sot, më 15 Mars 2025, kemi përshkuar tashmë 20% të vitit — një pjesë e rëndësishme e rrugëtimit tonë nëpër 2025.

Ky moment ofron një mundësi të shkëlqyer për të ndalur dhe reflektuar mbi arritjet e deritanishme, si dhe për të rikalibruar objektivat për pjesën e mbetur të vitit.

A është koha të festosh sukseset e arritura apo të ripërcaktosh drejtimin për të arritur synimet e tua?

Çdo ditë sjell mundësi të reja për të ecur përpara!

The post 20% e vitit ka kaluar — Një moment për reflektim dhe rikalibrim appeared first on iconstyle.al.

Deklarimi i pagave të plota, Manjani: Rreth 1 miliardë lekë më shumë nga sigurimet shoqërore gjatë vitit 2024

10 January 2025 at 19:05

TIRANË, 10 janar/ATSH/ Përgjatë vitit 2024, të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqërore ishin rreth 1 miliardë lekë më shumë se sa ishin parashikuar.

Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani u shpreh sot në një intervistë televizive, se pas fushatave ndërgjegjësuese që nisën gjatë muajit tetor të vitit të kaluar me punëdhënës dhe punëmarrës për deklarimin e pagave të plota dhe pagesën e kontributeve, shoqërore dhe shëndetësore, ka pasur një reflektim përtej parashikimit.

“Nga të dhënat e fundit, vetëm në muajin nëntor 2024 pas një fushate ndërgjegjësuese që ndërmorëm me punëdhënësit dhe punëmarrësit ka një rritje të të ardhurave përtej parashikimit me 0.5 miliardë lekë. Shifrat kanë reflektuar sensibilizim, ndërkohë fushata filloi gjatë tetorit dhe rezultatet filluan të ishin të dukshme në nëntor, dhe dhjetor”, tha Manjani.

Sipas zëvendësministres së Ekonomisë, “një nga arsyet pse thuhet shpesh që pensionet janë të ulta, lidhet me dy faktorë: pensionet mund të jenë të pjesshme, pra nuk është plotësuar periudha e plotë e kontributeve që është 39.2 vite dhe këto pensione janë paguar mbi një pagë minimale dhe jo reale”.

“Shpesh në adresë të Ministrisë së Ekonomisë dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore, vijnë ankesa ku qytetarë nuk e shohin të reflektuar kontributin te masa e pensionit dhe kjo ka të bëjë me faktin se nuk janë paguar kontributet e sigurimeve shoqërore mbi pagën reale, por janë paguar mbi pagën minimale”, theksoi ajo.

Sa i takon bonusit të fundvitit, Manjani u shpreh se afërsisht 82% e pensionistëve e kanë tërhequr atë.

“Bonusi i fundvitit për pensionistët mund të tërhiqet deri në 30 qershor 2025 dhe ne kemi lënë kohë të mjaftueshme për ta tërhequr atë. Në total janë rreth 730 mijë pensionistë që e kanë përfituar atë, ndërsa është tërhequr nga rreth 82% e e tyre. 426 mijë janë bonuse që janë në masën 15 mijë lekë dhe 171 e 591 pensionistë kanë marrë 10 mijë lekë”, theksoi zëvendësministrja e Ekonomisë, Olta Manjani. /j.p/

The post Deklarimi i pagave të plota, Manjani: Rreth 1 miliardë lekë më shumë nga sigurimet shoqërore gjatë vitit 2024 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lista me ‘Punët e Vitit’/ Cilat janë profesionet më të kërkuara dhe paguara për 2025-ën në Shqipëri?

4 January 2025 at 17:31

Nëse jeni të aftësuar në financë, teknologji informacioni apo kujdes shëndetësor… atëherë 2025-a është viti juaj. Nuk është parashikim astrologjik, por analizë e mirëfilltë e bazuar te kërkesa dhe oferta e tregut të punës, shkruan A2 CNN.

“Bazuar te artikujt e (revistës) Forbes dhe parashikimeve të ndryshme ndërkombëtare, aftësitë më të kërkuara të 2025-s vazhdojnë të jenë ato kompjuterike, inteligjenca artificiale… por me rritje të fokusit te aftësitë ndër-personale si dhe aftësitë teknike që kanë të bëjnë kryesisht me kujdesin shëndetësor”, tha Lutjona Lula, eksperte e tregut të punës.

“Teknologjia, inteligjenca artificiale do të jenë gjithmonë pozicione me kërkesë. Por nuk mendoj se kjo vlen për ne. Ne kemi të tjera probleme më emergjente”, tha Emin Shini, ekspert i tregut të punës.

Me krizë edhe më të thellë për burime njerëzore, e alternativa më të kufizuara, Shqipëria i ka të orientuara nevojat kryesisht te turizmi, ndërtimi e më pas te teknologjia e informacionit.

“Në vijim të trendit nga 2024-s, sigurisht një kërkesë e madhe mbetet për disa profesione që ne i quajmë “teknikë të mesëm” si elekstriçistë, mekanikë apo hidraulikë. Turimi dhe ndërtimi janë dy sektorët e tera që vuajnë dhe do të vuajnë për fuqi punëtore”, tha Lutjona Lula, eksperte e tregut të punës.

Kriza e veçanërisht dy viteve të fundit ka kthyer vëmendjen e sipërmarrjeve si kurrë më parë te punonjësit. Por bizneset ende nuk po arrijnë të joshin “Gjeneratën Z”, të rinj të lindur në fund të viteve 90’.

“Të rinjtë e ‘Gjeneratës Z’ i mëshojnë më shumë rëndësisë së mirëqenies mendore, trajtimit të barabartë në punë, të ndierit të motivuar për të bërë detyra kuptimplota. Ndaj shpesh ata kanë një përplasje kulturore”, tha Lutjona Lula, eksperte e tregut të punës.

2024-a ishte viti i tretë radhazi në Shqipëri ku pagat pësuan rritje. Mesatarisht një kamerier po paguhet nga 800 deri në 1 mijë euro, një shef kuzhine deri në 1 mijë e 200 euro. Me 700 deri në 900 euro paguhet edhe një punonjës ndërtimi, ndërsa rroga e një inxhinieri IT apo ndërtimi luhatet nga 1 mijë e deri në 2 mijë euro.

The post Lista me ‘Punët e Vitit’/ Cilat janë profesionet më të kërkuara dhe paguara për 2025-ën në Shqipëri? appeared first on Sot News | Lajme.

E keni tepruar me ushqimin? Çfarë duhet të bëni pas festave të fundvitit

By: gsh
2 January 2025 at 22:44

Është e vështirë t’u rezistosh ushqimeve të shumta në tavolinë, gjatë festave të fundviti. Por me truke të zgjuara mund të largoni shpejt shqetësimin e shkaktuar nga ngrënia e tepërt.

Screenshot 2025-01-02 224222

Bëni një shëtitje

Një shëtitje e lehtë do të ndihmojë në stimulimin e tretjes dhe balancimin e niveleve të sheqerit në gjak. Për të shmangur shqetësimet dhe fryrjet për shkak të ngrënies së tepërt, mos pini sasi të mëdha uji. Mjafton të pini një gotë ujë pas një vakti të madh. Kjo mund të ndihmojë trupin të heqë qafe kripën e tepërt nga ushqimi dhe gjithashtu ndihmon në parandalimin e kapsllëkut. Vazhdoni të pini ujë gjatë gjithë pjesës tjetër të ditës për të qëndruar të hidratuar.

Pijet e gazuara nuk janë ide e mirë

Nëse tashmë e keni tepruar, pijet e gazuara nuk janë një ide e mirë dhe nuk do të ndihmojnë në lehtësimin e ndjenjës së rëndimit në stomak. Kur i pini, ju gëlltisni gaz që mbush sistemin tretës. Kjo do t’ju bëjë të ndiheni edhe më të fryrë. Ju mund të nxirrni një pjesë të gazit duke gromësirë, dhe pjesa tjetër lëviz nëpër sistemin tretës derisa ta nxirrni atë si gaz.

Hiqeni ushqimin e mbetur

Nëse ju ka mbetur një sasi e madhe ushqimi pas një vakti, mund të mendoni se në të vërtetë nuk keni ngrënë shumë dhe kjo mund t’ju shtyjë të hani më shumë. Është mirë të prisni të paktën tre deri në katër orë pas një vakti të bollshëm.

Hani ngadalë

Mund të duhen rreth 20 minuta që stomaku juaj t’i tregojë trurit se është plot. Nëse tashmë keni ngrënë shumë në 10 minutat e para, nuk i keni dhënë trurit tuaj një shans për ta kuptuar atë.

Ushqime të shëndetshme

Ju mund të hani më shumë ushqim të shëndetshme me më pak kalori duke i zëvendësuar ushqimet si mishi i yndyrshëm, buka e bardhë dhe patate të skuqura. Mendoni për perimet si brokoli, kungulli i njomë dhe marulja. Drithërat integrale janë më të mira se orizi i bardhë ose makaronat sepse kanë më shumë proteina dhe fibra. Kjo do t’ju ndihmojë të qëndroni të ngopur më gjatë, kështu që do të hani më pak.

The post E keni tepruar me ushqimin? Çfarë duhet të bëni pas festave të fundvitit appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Formacioni më i mirë i vitit 2024 nga FIFPro, dominojnë lojtarët e Realit dhe City-t

By: armand
2 January 2025 at 09:00

Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Futbollistëve Profesionistë (FIFPro) shpalli këtë të hënë formacionin më të mirë të vitit 2024. Votimi u krye nga lojtarët e sindikatave të lidhura me FIFPro. Real Madrid është klubi më i përfaqësuar, me gjashtë lojtarë në këtë formacion: Carvajal, Rüdiger, Kroos (i cili u tërhoq nga karriera pas Euro 2024), […]

The post Formacioni më i mirë i vitit 2024 nga FIFPro, dominojnë lojtarët e Realit dhe City-t appeared first on BoldNews.al.

Festat e fundvitit – periudhë e gabuar për t’u njohur me prindërit e njëri-tjetrit

1 January 2025 at 16:21

Shumë çifte priren që gjatë kësaj periudhe t’i njoftojnë prindërit me partnerët

Por, para se ta merrni partnerin në shtëpi për festa dhe ta prezantoni me familjarët, mendoni një herë mirë.

“Festat e fundvitit janë një periudhë shumë stresuese. Njerëzit mund të mos jenë në disponimin e tyre më të mirë, ose mund të jenë të shpërqendruar. Prandaj, duke e marrë një person të tillë në një ambient familjar, të panjohur për të, kjo mund të jetë recetë për një katastrofë!”, thotë psikologia Kelley Kitley.

Pra, psikologët thonë se ambienti familjar gjatë periudhës së festave të fundvitit mund të mos jetë më i miri për t’u takuar për herë të parë prindërit tuaj me partnerin, transmeton Telegrafi.

Megjithatë nëse veç insistoni t’i njoftoni prindërit me partnerin gjatë muajit dhjetor, atëherë bëjeni këtë në një ditë jo festive.

Organizojeni një takim familjar, një drekë, ku jeni vetëm ju, partneri dhe prindërit tuaj.

Në këtë mënyrë do të keni kohë t’i diskutoni të gjitha gjërat personale e profesionale, ndërsa njëkohësisht nuk do të keni presionin e festave. /Telegrafi/

The post Festat e fundvitit – periudhë e gabuar për t’u njohur me prindërit e njëri-tjetrit appeared first on Telegrafi.

Festimet për Vitin e Ri/ 16 persona të dëmtuar nga fishekzjarret!

By: Besnik
1 January 2025 at 08:57

Në natën e ndërrimit të viteve, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit inspektoi punonjësit e Policisë në detyrë dhe përcolli urimet për qytetarët dhe efektivët.

Gjatë vizitës, ai ka falënderuar dhe uruar punonjësit për angazhimin dhe sakrificën e tyre, duke theksuar se “bukuria e misionit tonë qëndron në sakrificën njerëzore për të mirën e qytetarëve.”

“Festimet për ndërrimin e  viteve, që u zhvilluan në sheshe në të gjithë vendin  kanë kaluar pa incidente. Si pasojë e përdorimit të pakujdesshëm të fishekzjarrëve, deri në këto momente janë dëmtuar lehtë gjithsej 16 shtetas, të cilët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore janë larguar për në banesë. Nuk është raportuar asnjë ngjarje serioze, konflikt apo incident, kjo falë  qytetarisë dhe masave të marra nga Policia e Shtetit”.

Aktualisht shërbimet e Policisë po patrullojnë në qytete, akse rrugore si dhe pranë lokaleve ku vijojnë festimet.

Më herët, Drejtori i Përgjithshëm ka dërguar një mesazh të posaçëm për të gjithë punonjësit e Policisë, i cili është shpërndarë në numrin personal të çdo punonjësi:

Mesazhi i Drejtorit të Përgjithshëm:

“Njerëzit janë aseti më i vlefshëm i organizatës tonë. Të falënderoj për përkushtimin tënd ndaj misionit tonë të përbashkët. Urimet më të mira për ty dhe familjen tënde.

Gëzuar Vitin e Ri 2025!!!

Njëkohësisht, Drejtor Proda ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët, duke u uruar një vit të mbarë dhe të begatë. Ai ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe besimit të ndërsjellë, duke garantuar se Policia e Shtetit mbetet maksimalisht e angazhuar në shërbim të qytetarëve dhe e vendosur në luftën ndaj krimit, për të ndërtuar një ambient shoqëror më të sigurt.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Festimet për Vitin e Ri/ 16 persona të dëmtuar nga fishekzjarret! appeared first on Euronews Albania.

Ardhja e 2025, Putin mban fjalimin e fundvitit: Ushtarët tanë që ranë në luftën me Ukrainën, janë heronj

31 December 2024 at 15:46

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka përdorur fjalimin e tij të vitit të ri për t’u thënë qytetarëve se vendi “do të ecë përpara” në vitin 2025.

Mesazhi i Putinit po transmetohej në mesnatë në secilën nga 11 zonat kohore të Rusisë, duke filluar me Kamchatka dhe Chukotka në lindjen e largët.

Ai tha se Rusia ka forcuar unitetin e saj, duke arritur qëllime të rëndësishme dhe kapërcyer problemet.

“Dhe tani, në prag të vitit të ri, ne po mendojmë për të ardhmen. Jemi të bindur se gjithçka do të jetë mirë, ne vetëm do të ecim përpara”, tha ai.

“Ne e dimë me siguri se vlera absolute për ne ishte, është dhe do të jetë fati i Rusisë, mirëqenia e qytetarëve të saj.”

Ai bëri homazhe edhe për ushtarët rusë që luftojnë në Ukrainë, duke i përshkruar ata si “heronj të vërtetë”, por nuk u fut në detaje për gjendjen e konfliktit.

The post Ardhja e 2025, Putin mban fjalimin e fundvitit: Ushtarët tanë që ranë në luftën me Ukrainën, janë heronj appeared first on Sot News | Lajme.

Ministri Hoxha, mesazh urimi për festat: Të angazhuar për një polici të niveleve evropiane

31 December 2024 at 14:13

TIRANË, 31 dhjetor /ATSH/ Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, përmes një videomesazhi në rrjetet sociale, u ka uruar sot festën e “Vitin të Ri” punonjësve të ministrisë që drejton, strukturave të varësisë dhe gjithë shtetasve shqiptarë kudo që ndodhen. Gjithashtu, në këtë mesazh, ministri bën të ditur disa prej synimeve që ka për vitin 2025, për Policinë e Shtetit dhe strukturat e tjera.

“Vitit 2025 i hapim dyert me synimin për të përballur çështje të rëndësishme, jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe rajonal e global. Mbetemi të angazhuar të punojmë bashkërisht për të rritur besimin dhe për ta ngritur Policinë e Shtetit në nivelin e policive partnere europiane,” thekson Hoxha.

Në lidhje me projektet për vitin e ardhshëm, ministri shprehet se: “Projekte të rëndësishme do të nisin vitin që vjen, ndër to veçoj “Smart City”, “Identiteti Digjital” si dhe garantimi i zgjedhjeve të lira”. Ministri vlerëson punën e bërë nga strukturat policore duke shënuar arritje historike në parametrat e rendit dhe sigurisë publike.

Më poshtë mesazhi i plotë i Ministrit Hoxha:

“Është kënaqësi e veçantë të ndaj disa nga arritjet e përbashkëta të vitit 2024 në fushën e sigurisë, por edhe disa piketa të vizionit tonë për të ardhmen.

2024 ishte një vit që shenjoi suksese, që na bëjnë krenarë, teksa përgatitemi për sfida të reja, që e çojnë vendin drejt standardeve më të larta.

Shqipëria mirëpriti një numër rekord turistësh me zero ngjarje kriminale, duke dëshmuar se jemi vend mikpritës dhe i sigurt. Kjo tregon jo vetëm vlerat, por edhe përkushtimin për të garantuar rendin dhe qetësinë publike në çdo cep të vendit.

Zbatimi për herë të parë i ligjit të ri për Policinë e Shtetit shënon kalimin në një stad tjetër, të strukturave tona të sigurisë.

Përmes një procesi të hapur e transparent, janë përzgjedhur drejtues të përkushtuar e me integritet, duke aplikuar modelin e meritokracisë dhe profesionalizmit, nga të cilët presim shumë.

Vitit 2025 i hapim dyert me synimin për të përballur çështje të rëndësishme, jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe rajonal e global. Mbetemi të angazhuar të punojmë bashkërisht për të rritur besimin dhe për ta ngritur Policinë e Shtetit në nivelin e policive partnere europiane.

Projekte të rëndësishme do të nisin vitin që vjen, ndër to veçoj “Smart City”, “Identiteti Digjital” si dhe garantimi i zgjedhjeve të lira.

Festojmë sot dhe shohim përpara me optimizëm drejt një ardhmeje më të mirë.

Uroj që 2025-a të sjellë shëndet, lumturi dhe suksese familjarisht për çdo punonjës të strukturave të Ministrisë së Brendshme dhe çdo qytetar!

Gëzuar festat!”

/a.f/

The post Ministri Hoxha, mesazh urimi për festat: Të angazhuar për një polici të niveleve evropiane appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policia Shtetit mesazh urimi për Vitin e Ri 2025: Më shumë bashkëpunim për të mirën e përbashkët

31 December 2024 at 13:06

TIRANË, 31 dhjetor /ATSH/ Policia e Shtetit, në prag të natës së ndërrimit të viteve ka uruar qytetarët shqiptarë përmes një mesazhi në rrjetet sociale.

Në mesazhin e Policisë së Shtetit shprehet mirënjohja për të gjithë qytetarët gjatë 2024-ës, ndërsa kërkohet më shumë bashkëpunim dhe besim për të mirën e përbashkët gjatë vitit që vjen.

Mesazhi i plotë:

“Gëzuar Vitin e Ri 2025! Çdo fundvit, dollia e mijëra punonjësve të Policisë në shërbim në të gjithë vendin është përshëndetja e ngrohtë për qytetarët që festojnë me familjet dhe miqtë, ndërsa dhurata mbetet besimi i tyre te ky angazhim i përditshëm dhe sakrifikues. Ky besim, së bashku me kontributin e tyre, janë dy shtylla të rëndësishme për përmbushjen e misionit tonë.

Momentet përmbyllëse të vitit janë gjithashtu për bilance, zotime dhe urime. Për Policinë e Shtetit, viti 2024 shënoi hapa të rinj në luftën e vështirë kundër krimit, konsolidoi urat ekzistuese të bashkëpunimit me qytetarët dhe partnerët, si dhe ndërtoi ura të reja mundësish, aftësish dhe eksperiencash. Këto arritje përbëjnë bazën e zotimeve tona për rezultate edhe më pozitive, për më shumë rend dhe siguri.

Sfida të tjera të mëdha na presin gjatë vitit 2025, që kërkojnë përkushtim edhe më të madh, aftësi të përmirësuara dhe një bashkëpunim të vazhdueshëm me qytetarët dhe partnerët tanë. Jemi të vendosur që çdo sfidë ta kthejmë në mundësi për të mirën e qytetarëve dhe sundimit të ligjit. Krijimi i një ambienti sa më të sigurt mbetet prioriteti ynë më i madh.

Në vigjilje të ndërrimit të viteve, Policia e Shtetit shpreh mirënjohje për bashkëpunimin, mirëkuptimin dhe oponencën e qytetarëve dhe të medias, elemente që kanë ndikuar në përmirësimin e punës sonë, dhe ju uron një vit të ri të mbarë e të begatë për çdo familje.

Gëzuar Vitin e Ri 2025, me më shumë bashkëpunim dhe besim për të mirën e përbashkët!”

/a.f/

The post Policia Shtetit mesazh urimi për Vitin e Ri 2025: Më shumë bashkëpunim për të mirën e përbashkët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Presidenti Begaj, mesazh urimi: Shqipëria e së nesërmes kërkon angazhimin e secilit prej nesh

31 December 2024 at 12:54

TIRANË, 31 dhjetor /ATSH/ Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka përcjellë sot një mesazh urimi në vigjilje të natës së ndërrimit të viteve. Begaj i bashkohet personaliteteve të tjera të vendit, që kanë uruar publikisht qytetarët për festat e fundvitit.

Në mesazhin e ti, Begaj fillimisht fokusohet tek arritjet e Shqipërisë në vitin 2024, duke kujtuar hapjen e grup kapitujve të negociatave me BE, por edhe çeljen e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë.

Po ashtu, ai pati një apel për shqiptarët në emigrim, duke kërkuar që të mos harrojnë vendin dhe gjuhën e bukur shqipe.  Begaj vlerësoi dhe vendimin e parlamentit për ti hapur rrugë votës së diasporës, teksa vuri theksin tek zgjedhjet e vitit 2025, të cilat i cilësoi si një test për të treguar se vendi ka mësuar nga gabimet e së shkuarës.

Begaj ka dhe një thirrje për të rinjtë, teksa i fton të përqafojnë risitë dhe të lidhen fort me trashëgiminë e popullit tonë

Mesazhi i plotë i presidentit Begaj:

“Të dashur bashkëkombës,

Në traditën tonë, ndërrimi i viteve është momenti i bashkimit në familje, i festimit, gëzimit dhe lutjeve për një vit të ri sa më të begatë. Ky moment është një mundësi e çmuar për t’u bashkuar rreth vlerave dhe aspiratave tona, duke parë së bashku drejt të ardhmes.

Festa e Vitit të Ri na kthen tek ajo çka është njerëzore, shpirtërore, dhe te vlerat tona më të rëndësishme, si: familja, atdhedashuria dhe mikpritja.

Sot dëshiroj të ndaj me ju urimet dhe falënderimet e mia më të mira: Për të gjithë shqiptarët brenda e jashtë vendit, që kontribuojnë çdo ditë me punën e dedikimin e tyre për një Shqipëri më të paqtë, më të begatë e më evropiane. Për të gjithë bashkëqytetarët tanë, që edhe këtë mbrëmje mbrojnë, kujdesen, ndihmojnë dhe sigurojnë vazhdimësinë e jetës së vendit. Për të gjithë ata që jetojnë në emigracion, ata që studiojnë apo ata që shërbejnë në misione ushtarake e shtetërore në vende të ndryshme të botës.

Sot dëshiroj të përshëndes dhe t’u uroj çdo të mirë të gjithë bashkëkombësve tanë të Republikës së Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, kudo ku ata ndodhen.

Të dashur bashkëqytetarë,

Ndryshimi i viteve është moment bilanci dhe reflektimi, të cilin e bëjmë individualisht, si familje, si shoqëri, si shtet e si komb. Shqipëria ka ende sfida për të përmbushur pritshmëritë, aspiratat, ëndrrat dhe dëshirat e qytetarëve të saj. Ky vit ishte i pasur me arritje në shumë fusha, të cilat dëshmojnë për qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë tonë për konsolidimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, forcimin e partneriteteve dhe imazhit ndërkombëtar, si dhe përqafimin e risive teknologjike. Dikur e varfër dhe e izoluar, Shqipëria sot është anëtare aktive në NATO, është në negociata për anëtarësim në Bashkimin Evropian, është vendi i samiteve ndërkombëtare dhe mikpritëse e miliona turistëve.

Shqipëria sot është vendi ku reforma në drejtësi po i jep fund kulturës së pandëshkueshmërisë. Shqipëria sot mundëson dhe i jep fuqi votës së Diasporës.

Të dashur bashkëatdhetarë,

Ndonëse dëshirat tona mund të ndryshojnë, të gjithë ndajmë të njëjtën shpresë e vizion. Reformat që do të përgatisin Shqipërinë e së nesërmes kërkojnë përpjekje dhe angazhim nga secili prej nesh. Shqipëria ka nevojë për një politikë më aktive, transparente dhe llogaridhënëse. Vendi ka nevojë për zyrtarë me integritet dhe institucione të forta, që garantojnë vlerat e demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Si shtet e shoqëri, duhet të fokusohemi te sfidat afatgjata, me qëllim nxitjen e reformave konsensuale dhe të qëndrueshme për ngushtimin e hendekut social midis brezave, zonave dhe shtresave shoqërore.

Mbi të gjitha, kemi nevojë për forcimin e rolit të familjes, mirëarsimimin, mirëedukimin dhe ndërgjegjësimin qytetar.

Një mesazh të veçantë kam sot për brezin e ri:

Përqafoni risitë, por lidhuni fort me trashëgiminë e popullit tuaj dhe, mbi të gjitha, duajeni, mësojeni e mbrojeni mirë shqipen e bukur të trojeve tona. Studioni, punoni e jetoni ku vlerësoni se arrini objektivat tuaja, por mos i shkëpusni asnjëherë lidhjet me vendin tuaj, vendin e prindërve, gjyshërve, familjarëve tuaj, Shqipërinë krenare, Shqipërinë bujare, Shqipërinë e bukur.

Të dashura motra dhe vëllezër,

Të gjithë ne e duam Shqipërinë të zhvilluar, të sigurt, demokratike dhe evropiane. Viti zgjedhor 2025 është test për ne për të treguar se kemi mësuar nga gabimet e të shkuarës dhe se kemi aftësinë të shohim përpara. Kemi mundësitë dhe kapacitetet. Koha na kërkon të bëjmë gjithçka për të arritur objektivat tona. Si President, prind, bashkëshort dhe familjar, bashkohem sonte me urimet më të përzemërta për ju, familjet tuaja, miqtë, për shtetin dhe shoqërinë tonë.

Gëzuar Vitin e Ri 2025!”

/a.f/

The post Presidenti Begaj, mesazh urimi: Shqipëria e së nesërmes kërkon angazhimin e secilit prej nesh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

​Rritja e çmimeve në prag të festave, a po abuzojnë tregtarët me shtrenjtimin e produkteve?

31 December 2024 at 10:32

Ngritja e çmimeve në prag të festave për fundvit është bërë e zakonshme nga tregtarët në vendin tonë.

Familjet në Kosovë rrisin ndjeshëm shpenzimet për tryezën e festave dhe kjo ndikon në shtrenjtim të produkteve ushqimore. Ndërkohë që nuk mungojnë dhe abuzimet e tregtarëve për shitjet e përditshme me ofertat e tyre me zbritje.

Rritja e çmimeve po ndikon edhe me numrin e madh të mërgimtarëve që vijnë në atdhe për të kaluar festat me të afërmit e tyre.

Qytetarët ankohen se ka ngritje dhe manipulime me çmimet këtë vit, kryesisht në tregjet e gjelbra si dhe në dyqanet e produkteve ushqimore.

Qytetari Avni Selimi ka vërejtur se ka shtrenjtim të produkteve në prag të Vitit të Ri.

Ai thekson për KosovaPress se në bazë të kushteve socio-ekonomike për qytetarët e vendit, këto çmime janë tejet të larta, siç tha ai si “si në Gjermani”.

“Janë çmime të rritura, në bazë të standardeve janë tepër të rritura, standardet e ulëta janë, këta janë shkuar me standarde të Gjermanisë në shumicën e këtyre çmimeve”, është shprehur Selimi.

Qytetari tjetër i pensionuar, Kadri Gashi ka shtuar se para disa ditësh çmimet ishin më të lira, ndërsa me afrimin e festës, sipas tij janë ngritur 30 për qind.

“Shumë të larta, unë i ndiej se jam edhe pensionist, shumë për neve janë të mëdha, të pa tolerueshme. Kanë qenë para tre katër ditësh pak më lirë, tash po them 30 për qind kanë lëvizur”, ka shtuar Gashi.

Ndërsa, sipas kryetarit të Shoqatës së Konsumatorit, Selatin Kaçaniku ka abuzime me çmimet e produkteve. Ai ka kërkuar ndërhyrjen e institucioneve përkatëse për mbrojtjen e konsumatorëve dhe për të parandaluar siç thotë ai mashtrimin e tregtarëve.

Ai ka folur edhe për ofertat me zbritje në dyqane për festa, për çka thotë se këto ulje janë kryesisht “joreale, mashtruese e indinjuese”.

“Edhe ngritja e çmimeve është mashtrim edhe ulja nën vlerën prodhuese, e dëmton dhe e rrezikon tregun. Nga ngritja e çmimeve ka ‘leverdi’ edhe pushteti, sepse kështu rritet edhe buxheti konsumues i shtetit, pra në kurriz të xhepit të qytetarit konsumator. Këto zbritje janë kryesisht jo reale, mashtruese, indinjuese. Shumica e këtyre zbritjeve ‘janë me bisht’. Sistemi i drejtësisë duhet të merret me këtë çështje dhe të na mbrojë, nëse këto të parat nuk dinë, nuk duan ose nuk mund të mbrojnë”, ka thënë Kaçaniku në një përgjigje me shkrim.

E eksperti i ekonomisë, Besnik Avdija, ka bërë apel për qytetarët që të shikojnë këto “zbritje”, pasi që në këtë mënyrë po manipulohet me konsumatorët.

Avdija ka theksuar se ka raste kur ka çmim prej dy eurosh pak para festave, dhe pastaj sipas tij, bëhet tre euro me zbritje dhe kështu del më i lartë sesa që ka qenë çmimi paraprak.

“Problematikat kryesore me të cilat përballen qytetarët nuk janë ngritja e çmimeve, sa është ngritja në mënyrë manipuluese e tyre dhe mungesa e ndërgjegjësimit, që kjo ‘zbritje’ po them kushtimisht po ju kushton më shumë sesa një çmim normal para festave. Ajo çka duhet të kenë shumë kujdes është të verifikojnë shumë mirë barkodet dhe çmimet, për shkak se ka shumë produkte që dalin në kampanja promocionale në festa… Shpeshherë, ato zbritje që proklamohen nëpër produkte në kampanja të caktuara kur shkojnë tek arka, nuk iu aplikohet zbritja fare, kjo është një prej problemeve kryesore që qytetarët nuk janë shumë të vëmendshëm iu ikë.. Kemi raste, kur kemi çmim prej dy euro që ka qenë më herët pak para festave, e bënë 3 euro me zbritje dhe del 2 euro 20 cent apo e 50 pak më i lartë sesa që ka qenë çmimi paraprak”, ka theksuar Avdija.

Ai ka bërë thirrje qytetarët e vendit që të raportojnë rastet në Inspektoratin e Tregut për çdo parregullsi që hasin në treg dhe nëpër dyqane.

Në nëntor, rritja e çmimeve mesatare tek produktet ushqimore arriti në 0,7 për qind, krahasuar me muajin nëntor 2023.

Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te kafja, çaji dhe kakao me 11,8 për qind, shërbimet financiare 9,1 për qind, vajrat dhe yndyrat 6,9 për qind, biletat e fluturimeve 6,7 për qind, uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet 6,2 për qind, pijet alkoolike 5,3 për qind. Po ashtu ngritje të çmimit pati edhe për qumësht, djathë dhe vezë 4,2 për qind, mishi 2,9 për qind, buka dhe drithërat 1,8 për qind dhe energjia elektrike 1,6 për qind. /KP/

The post ​Rritja e çmimeve në prag të festave, a po abuzojnë tregtarët me shtrenjtimin e produkteve? appeared first on Telegrafi.

Lajm i mirë për policët, qeveria u jep shpërblim për festat e fundvitit, ja shuma që përfitojnë

30 December 2024 at 18:57

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, njoftoi se çdo punonjës i Policisë së Shtetit në rol zbatues do të përfitojë një shpërblim prej 10 mijë lekësh, si pjesë e shpërblimeve për festat e fundvitit. Ky vendim ka për qëllim të vlerësojë kontributin e Policisë në sigurimin e një sezoni turistik të qetë dhe në garantimin e sigurisë.

Ministri Hoxha theksoi se investimet në teknologji, infrastrukturë dhe logjistikë do të vazhdojnë për të përmirësuar standardet e shërbimit ndaj qytetarëve, duke shtuar se ky shpërblim është një nxitje për të përballuar sfidat e ardhshme, si organizimi i zgjedhjeve të lira dhe lufta kundër krimit të organizuar.

Ky vendim është marrë në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave për vitin 2024 dhe vjen si pjesë e vizionit “SHQIPËRIA 2030”, që ka në fokus zhvillimin e sigurisë dhe standardeve të shërbimit publik.

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, pas mbledhjes së sotme të qeverisë:

Çdo punonjës i Policisë së Shtetit i rolit zbatues do të përfitojë një shpërblim prej 10 mijë lekësh.

Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave për këtë vit. Qeveria ka vlerësuar e vlerëson rolin e Policisë së Shtetit për rritjen e sigurisë, nën vizionin SHQIPËRIA 2030. Pjesë e këtij vizioni janë investimet e rëndësishme në teknologji, infrastrukturë dhe logjistikë.

Me vendimin e sotëm, punonjësit e Policisë së Shtetit përfshihen në kategorinë e punonjësve që marrin shpërblim për festat e fundvitit.

Punonjësit e Policisë në bashkëpunim me autoritetet e tjera kanë shënuar rezultate të rëndësishme, duke garantuar më shumë siguri dhe një sezon turistik të qetë. Ky shpërblim është gjithashtu një nxitje për të vijuar punën me të njëjtin përkushtim, për përmirësimin më tej të standardeve të shërbimit ndaj qytetarëve.

Jam i bindur se me mbështetjen e Qeverisë dhe përkushtimin e efektivëve të saj, Policia e Shtetit do të vijojë të jetë një shembull i suksesshëm i forcës dhe besueshmërisë në shërbim të qytetarëve, sepse viti që vjen do të na përballë me sfida të tjera, siç janë organizimi i zgjedhjeve të lira e demokratike, ku Ministria e Brendshme dhe Policia kanë një rol kyç, por edhe sfidat e tjera kundër krimit të organizuar dhe paligjshmërisë në vend.

The post Lajm i mirë për policët, qeveria u jep shpërblim për festat e fundvitit, ja shuma që përfitojnë appeared first on Sot News | Lajme.

Policia e Tiranës: 42 të arrestuar, 300 leje drejtimi të hequra gjatë dhjetorit

30 December 2024 at 20:09

TIRANË, 30 dhjetor /ATSH/ Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës përmes një deklarate të publikuar në rrjetet sociale, ka njoftuar sot me rastin e ndërrimit të viteve, se “Policia e Tiranës me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, mbrojtjen e jetës dhe shëndetin e qytetarëve, parandalimin e ngjarjeve kriminale, ka marrë një sërë masash për të siguruar mbarëvajtjen e aktiviteteve për fundvitin”.

Sipas deklaratës, Policia e Tiranës ka hartuar një plan masash dhe shërbime shtesë, ndërsa do të jetë e pozicionuar në sheshe dhe në vende ku do të kryhen aktivitete festive.

“Nisur nga evidentimi i një fluksi të lart të drejtuesve të mjetit në gjendje të dehur ku vetëm përgjatë këtij muaji janë arrestuar 42 shtetas si dhe tërhequr 300 leje drejtimi. Me qëllim shmangien e aksidenteve, apelojmë të gjithë drejtueseve të mos drejtojnë mjetin nën ndikim e alkoolit, por të përdorim mjetet e transportit publik. Kontrolle të shtuara janë bërë edhe subjekteve që tregtojnë lëndë piroteknike kur përgjatë kësaj periudhe janë proceduar gjashtë pronarë subjektesh si dhe janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme lëndësh piroteknike”, thuhet në deklaratë.

Policia u bën apel qytetarëve që të shmangin përdorimin e lëndëve piroteknike, pasi përdorimi i tyre do të organizohet nga institucionet përkatëse.

/r.e//a.f/

The post Policia e Tiranës: 42 të arrestuar, 300 leje drejtimi të hequra gjatë dhjetorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lëvizja për festat e fundvitit, krijohen radhë të gjata në doganën e Qafë-Thanës

By: Besnik
30 December 2024 at 19:36

Mbrëmjen e së hënës në pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Thanës është rritur përsëri fluksi i lëvizjes së automjeteve.

Dhjetëra shtetas po hynë drejt Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, duke krijuar radhë të gjata dhe pritje të cilat shkojnë deri në një orë.

Për të përballuar situatën e krijuar, Policia Shqiptare dhe ajo e Maqedonisë së Veriut po punojnë me orare të zgjatura. Ndërkohe që gjatë gjithë këtyre ditëve po punohet me 4 sportele në hyrje dhe dalje.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Lëvizja për festat e fundvitit, krijohen radhë të gjata në doganën e Qafë-Thanës appeared first on Euronews Albania.

Mbi 700 mijë turistë për një vit/ Gjirokastra, destinacioni i të huajve jo vetëm për festa

By: lia rda
30 December 2024 at 15:47

Në këtë periudhë të festave të fundvitit Gjirokastra e gurtë është kthyer në një destinacion turistik të preferuar për turistët vendas dhe të huaj. Vlerave historike, ndërtimore, traditave të pasura i është shtuar dhe dekori shumëngjyrësh duke e bërë qytetin më tërheqës. Pjesëmarrës në aktivitetet kulturore, fshatin e festave në zonën historike, koncertet e përnatshme, janë edhe turistët nga vende të ndryshme të botës.

“Unë e dua Shqipërinë, është hera e dytë që ndodhem në vendin tuaj dhe vendosëm të vizitonim në këtë periudhë Gjirokastrën sepse në verë ka shumë turistë, mendoj se këtu gjithçka është e bukur”.

“Më pëlqen Shqipëria, vendosëm të vinim këtu dhe ta vizitonim këtë qytet edhe si një surprizë për festat e fundvitit, jemi duke shijuar ditën e parë të turit tonë dhe le të zbulojmë gjërat e bukura që na presin”.

“Mendoj së është vërtet këndshëm të kalojmë pushimet dimërore në Shqipëri, në këtë qytet dhjetori është plot ndriçim dhe drita, festimi i fundvitit është mjaft i bukur në Gjirokastër”.

“Është një qytet i bukur me njerëz të cilët festojnë këndshëm plot gëzim, mendoj se atmosfera e këtushme të jep një ndjesi të këndshme”.

Përgjatë këtij viti qyteti i Gjirokastrës dhe rrethinat u vizituan nga rreth 700 mijë turistë, 80% e të cilëve të huaj, duke e bërë turizmin promotorin e zhvillimit të ekonomisë lokale./abcnews.al

Konferenca e fundvitit/ Rama: Çelja e negociatave fakti më domethënës i 2024, u vlerësuam edhe nga shtetet skeptike

By: V K
30 December 2024 at 11:28

Këtë të hënë, kryeministri Edi Rama, ndodhet në konferencën e fundvitit me gazetarët.

“Po e nis me faktin më domethënës të vitit që po lëmë pas, sipas meje, çelja e negociatave për anëtarësim me BE, praktikisht të dy grupkapitujve të rëndësishëm duke nisur nga themelorët që janë në një mënyrë grupi i grupeve dhe marrëdhënieve me jashtë.

Është me rëndësi të theksoj diçka që e keni dëgjuar edhe më parë, që procesi i jashtëzakonshëm për nga volumi i punës intensiteti dhe cilësia, do të ishte pamundur nëse një skuadër e madhe kombëtare e Shqipërisë, qindra punonjës, nuk do të kishin bërë më parë punën e shkëlqyer me procesin screening ose diagnozën e sistemit të RSH ën të gjitha fushat.

Për hir të së vërtetës, ecuria e procesit, vlerësimet befasuese të KE dhe qeverive që ishin tipikisht përfaqësuese të vendeve më skeptike për përformancës e skuadrës sonë, janë një shtysë e motivim e fakt shumë domethënës për çfarë është bërë në gjithë këto vite”, tha ai.

The post Konferenca e fundvitit/ Rama: Çelja e negociatave fakti më domethënës i 2024, u vlerësuam edhe nga shtetet skeptike appeared first on Albeu.com.

Nga gjeli i detit te bakllavaja, sa kushton darka e Vitit të Ri?

By: user7
30 December 2024 at 07:28

Darka e Vitit të Ri është një nga traditat më të dashura për shqiptarët, ku familjet mblidhen për të festuar dhe për të shijuar ushqime të përgatitura me kujdes. Por sa mund të kushtojë një darkë tradicionale për një familje prej katër personash në ditët e sotme?

Për të dhënë një vlerësim të përafërt, Monitor ka analizuar çmimet mesatare të përbërësve dhe pijeve kryesore, bazuar në të dhënat aktuale të tregut. Nga sallatat, gjeldeti dhe përsheshi, deri te bakllavaja dhe pijet, ky artikull ofron një përmbledhje të detajuar për koston e kësaj feste të veçantë.

Për të bërë një vlerësim të përafërt për një darkë të Vitit të Ri për 4 persona në Shqipëri, do të përfshijmë çmimet mesatare për përbërësit kryesorë, bazuar në të dhënat aktuale të tregut:

Kosto mesatare: 3300 lekë.

Kosto mesatare 3,000 lekë.

Kosto mesatare 3,500 lekë.

Kosto totale e përafërt për darkë për 4 persona: 19,300 lekë.

Ky është një vlerësim për përbërës dhe pije me cilësi mesatare. Kostoja mund të ndryshojë në varësi të përzgjedhjeve të familjes (produktet e përdorura, origjina e mishit, dhe nëse bakllavaja bëhet vetë apo blihet)./ Monitor

The post Nga gjeli i detit te bakllavaja, sa kushton darka e Vitit të Ri? appeared first on Lapsi.al.

❌
❌