Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 25 August 2025Main stream

INSTAT: Numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri u rrit me 2,2% gjatë 2024-ës

TIRANË, 25 gusht /ATSH/ Numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri ka arritur në 21.940 në fund të vitit 2024, duke shënuar një rritje prej 2,2% krahasuar me vitin 2023. Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT) pasqyrojnë një tendencë në rritje të interesit të të huajve për të jetuar dhe punuar në Shqipëri.

Sipas statistikave, meshkujt përbëjnë shumicën e të huajve me leje qëndrimi me 61,9%, ndërsa femrat zënë 38,1%. Grup-mosha më e përfaqësuar është ajo nga 30 deri në 39 vjeç, që përbën 24,6% të të huajve gjithsej.

Po sipas shifrave të INSTAT, numri i aplikimeve për leje qëndrimi në Shqipëri, në vitin 2024 shënoi rritje prej 6,0%, krahasuar me vitin 2023. Shtetasit nga Italia dhe India përbëjnë 28,8% të aplikimeve.

Të huajt me origjinë nga Kosova, Italia dhe Turqia përbëjnë numrin më madh të të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri.

Shumica e të huajve kanë ardhur për qëllime punësimi, duke përbërë 54,3% të lejeve të qëndrimit, ndjekur nga bashkimi familjar me 24,5%, arsye të tjera me 16,3%, studimet me 4%, dhe qëllimet humanitare me 0,9%.

Në 2024 u identifikuan 1540 të huaj të parregullt në territorin e Shqipërisë, duke shënuar një rënie të konsiderueshme, krahasuar me 6630 në vitin 2023.

Të huajt në Shqipëri sipas vendit të origjinës

Në vitin 2024, të huajt me origjinë nga Kosova janë 4592 banorë, duke shënuar një rritje me 23,7%, krahasuar me 2023, ndërsa të huajt me leje qëndrimi në Shqipëri me origjinë nga Italia janë 3763 banorë, duke shënuar një rritje me 11,5%, krahasuar me 2023.

Sipas të dhënave, Evropa zë pjesën më të madhe me 65,5% (14.367 persona me leje qëndrimi), duke shënuar një rënie prej 5,6%, krahasuar me 2023; Azia ka shënuar rritje të ndjeshme me 20,1% (4545 persona); Amerika, Afrika dhe Oqeania rritje me 23,4% (3028 persona).

Të dhëna mbi të huajt me leje qëndrimi në Shqipëri si dhe të huajt e parregullt sigurohen nga Departamenti për Kufirin dhe Migracionin.

/m.q//r.e/

The post INSTAT: Numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri u rrit me 2,2% gjatë 2024-ës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Emigrimi masiv i shqiptarëve rrit nevojën për punëtorë të huaj! 12 mijë të pajisur me leje pune

By: Elva
25 August 2025 at 20:45

Gjeografia e shtetasve të huaj që vijnë në Shqipëri për të punuar, bashkim familjar apo arsye të tjera sa vjen e po zgjerohet. INSTAT raportoi se shtetasit nga India dhe Italia kanë pasur numrin më të madh të aplikimeve për leje qëndrimi në 2024-n. Rritje shënuan dhe Amerika, Afrika dhe Oqeania. Në fund të vitit […]

The post Emigrimi masiv i shqiptarëve rrit nevojën për punëtorë të huaj! 12 mijë të pajisur me leje pune appeared first on BoldNews.al.

Të huajt, punëtorë në Shqipëri/ INSTAT: Në 2024, mbi gjysma e lejeqëndrimeve ishin për punë

By: xhir jeta
25 August 2025 at 15:17

Qytetarët e huaj nuk e preferojnë Shqipërinë vetëm për të pushuar por edhe për të punuar dhe jetuar.Të dhënat e instat konfirmojnë se vetëm gjatë vitit 2024 rezulton se janë rreth 22 mijë persona të cilët kanë marë leje qëndrimi për të qëndruar në Shqipëri.Arsyet kryerore të marjes së lejeve të qëndrimit rezulton për arsye punësimi.Sipas të dhënave të INSTAT gjatë vitit 2024 në më shumë se gjysma ose mbi 54 % kanë ardhur në Shqipëri për arsye punësimi ose rreth 12 mijë shtetas.Shumë biznese kohët e fundit kanë marë staf të huaj për të punësuar .

Në vend të dytë renditet bashkimi familjar por nuk mungojnë edhe lejet e qëndrimit të mara për të studiuar në Shqipëri.Sipas Instat grupmosha 30–39 vjeç mban peshën kryesore ndërsa sipas gjinisë mbizotërojnë meshkujt.

Gjatë vitit të kaluar ka pasur gjithashtu rritje edhe të numrit të aplikimeve për leje qëndrimi me rreth 6 %, krahasuar me vitin paraardhës. Shtetasit nga India dhe Italia përbëjnë një përqindje të konsiderueshme të aplikimeve, me 28,8 % të totalit.

Një e dhënë interesante është edhe ulja e ndjeshme e numrit të të huajve të parregullt në territorin shqiptar. Gjatë vitit 2024 u identifikuan 1,540 raste të tilla, shumë më pak se në vitin 2023.

Ndërkohë që shtetasit e huaj që jetojnë aktualisht në Shqipëri, numrin më të madh e përbëjnë ata nga Kosova, Italia dhe Turqia./abcnews.al

Before yesterdayMain stream

Inteligjenca Artificiale rrit papunësinë tek të rinjtë shqiptarë me arsim të lartë

By: Elva
23 August 2025 at 08:24

Këtë vit janë rritur vështirësitë për të gjetur punë nga të sapodiplomuarit. Të dhënat e INSTAT tregojnë se vështirësitë për punësimin e të rinjve me arsim të lartë janë rritur ndjeshëm më 2025. Të dhënat e INSTAT në lidhje me papunësinë e të rinjve me arsim të lartë tregojnë se norma e papunësisë erdhi në […]

The post Inteligjenca Artificiale rrit papunësinë tek të rinjtë shqiptarë me arsim të lartë appeared first on BoldNews.al.

4% më shumë turistë se në 2024/ Instat: Shqipëria u vizitua nga 6.6 milionë të huaj në 7 muaj

By: D Marku
22 August 2025 at 16:13

6.6 milionë shtetas të huaj kanë vizituar Shqipërinë në periudhën janar-korrik të këtij viti. Instituti i stattistikave ka publikuar raportin i cili konfirmon se krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë rritja e numrit të turistëve është me gati 4% ose mbi 225 mijë vizitorë më tepër.

Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është  mbi 1.8 milionë udhëtarë. Këto shifra konfirmojnë se turizmi edhe për këtë vit do mbetet një motor i fuqishëm për ecurinë ekonomike dhe punësimin në vend. Turistët vijnë kryesisht nga rajoni i Evropës në rreth 95 % e hyrjeve të shtetasve të huaj.

Por kryesojnë  turistet nga shtete të Evropës jugore ku përmendim Italianët,Spanjollët dhe Francezët.Kjo konfirmon se Shqipëria mbetet kryesisht një destinacion rajonal dhe mesdhetar, por nuk mungojnë edhe turistë nga tregje të  largëta  si Amerika, Azia apo  Afrika që edhe pse po japin një kontribut modest,mbeten në rritje.

Nga të dhënat e Instat konstatohet se edhe shqiptarët kanë udhëtuar më shumë jashtë vendit në korrrik . Jannë mbi 783 mijë shtetas shqiptarë që  numërohen të kenë dalë nga territori i Shqipërisë gjatë këtij viti

Parashikimet janë që Shqipëria të presë mbi 12 milionë vizitorë të huaj përgjatë këtij viti. Vendi vijon të promovohet edhe nga mediat ndërkombëtare si një nga destinacionet më të mira për pushime, jo vetëm për bregdetin por edhe bukuritë e tjera natyrore. Kjo ka bërë që turizmi gradualisht të shtrihet përtej sezonit veror.

Turizmi pritet të jetë një ndër shtyllat kryesore ekonomike në Shqipëri edhe në vitet që vijnë. Në vlerësimet e institucioneve turizmi pritet që të sjellë në ekonominë shqiptare rreth 6.7 miliardë euro deri në vitin 2030.

The post 4% më shumë turistë se në 2024/ Instat: Shqipëria u vizitua nga 6.6 milionë të huaj në 7 muaj appeared first on Albeu.com.

Më shumë turistë se në 2024/ Instat: Shqipëria u vizitua nga 6.6 milionë të huaj në 7 muaj

22 August 2025 at 15:59

6.6 milionë shtetas të huaj kanë vizituar Shqipërinë në periudhën janar-korrik të këtij viti.Instituti i stattistikave ka publikuar raportin i cili konfirmon se krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë rritja e numrit të turistëve është me gati 4% ose mbi 225 mijë vizitorë më tepër.

Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është  mbi 1.8 milionë udhëtarë. Këto shifra konfirmojnë se turizmi edhe për këtë vit do mbetet një motor i fuqishëm për ecurinë ekonomike dhe punësimin në vend.

Turistët vijnë kryesisht nga rajoni i Evropës  në rreth 95 % e hyrjeve të shtetasve të huaj.

Por kryesojnë  turistet nga shtete të Evropës jugore ku përmendim Italianët,Spanjollët dhe Francezët.Kjo konfirmon se Shqipëria mbetet kryesisht një destinacion rajonal dhe mesdhetar, por nuk mungojnë edhe turistë nga tregje të  largëta  si Amerika, Azia apo  Afrika që edhe pse po japin një kontribut modest,mbeten  në rritje.

Nga të dhënat e Instat konstatohet se edhe shqiptarët kanë udhëtuar më shumë jashtë vendit në korrrik . Jannë mbi 783 mijë shtetas shqiptarë që  numërohen të kenë dalë nga territori i Shqipërisë gjatë këtij viti

Parashikimet janë që Shqipëria të presë mbi 12 milionë vizitorë të huaj përgjatë këtij viti. Vendi vijon të promovohet edhe nga mediat ndërkombëtare si një nga destinacionet më të mira për pushime, jo vetëm për bregdetin por edhe bukuritë e tjera natyrore. Kjo ka bërë që turizmi gradualisht të shtrihet përtej sezonit veror.

Turizmi pritet të jetë një ndër shtyllat kryesore ekonomike në Shqipëri edhe në vitet që vijnë. Në vlerësimet e institucioneve turizmi pritet që të sjellë në ekonominë shqiptare rreth 6.7 miliardë euro deri në vitin 2030.

INSTAT – Në korrik mbi 1.82 mln të huaj hynë në Shqipëri, hyrjet për biznes u rritën 15.6%

TIRANË, 22 gusht /ATSH/ Gjatë muajit korrik 2025, mbi 1,82 milionë shtetas të huaj kanë hyrë në vendin tonë me një rritje me 0,4%, duke treguar vijimësinë e interesit për Shqipërinë si destinacion turistik.

Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi sot raportin mbi lëvizjet e shtetasve, ku evidenton se, në Korrik 2025, 95% e hyrjeve të shtetasve të huaj janë nga kontinenti Evropian.

INSTAT raporton se në 99% të rasteve, hyrjet e shtetasve të huaj kanë qenë për pushime dhe turizëm, me një rritje prej 0,2% krahasuar me Korrik 2024. Ndërkohë, hyrjet për qëllime biznesi dhe profesionale kanë shënuar një rritje domethënëse prej 15,6%, duke reflektuar rritjen e interesit për Shqipërinë edhe në aspektin ekonomik.

Ky trend konfirmon potencialin në rritje të Shqipërisë si një vend me rëndësi në hartën turistike dhe ekonomike të rajonit. Autoritetet po theksojnë rëndësinë e menaxhimit të qëndrueshëm të kësaj rritjeje për të garantuar një përvojë pozitive për vizitorët dhe përfitime afatgjata për vendin.

Sipas INSTAT, gjatë muajit Korrik 2025, në territorin e Republikës së Shqipërisë janë regjistruar 2.663.010 hyrje të shtetasve shqiptarë dhe të huaj, duke shënuar një rritje prej 1,5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Daljet nga territori rezultojnë të kenë qenë 2.576.342, me një rritje më të lartë prej 9,6% krahasuar me Korrik 2024, duke reflektuar një dinamikë të shtuar të qarkullimit ndërkombëtar.

INSTAT raporton se, 782.849 shtetas shqiptarë kanë dalë nga territori shqiptar (rritje me 11,1%), dhe 1.793.493 shtetas të huaj kanë dalë nga vendi (rritje me 9,0%).

/e.xh//a.f/

The post INSTAT – Në korrik mbi 1.82 mln të huaj hynë në Shqipëri, hyrjet për biznes u rritën 15.6% appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tabaku: Emigracioni po varfëron shtresën e mesme, sistemi ekonomik duhet ndryshuar

By: Elva
21 August 2025 at 11:14

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është shprehur se emigracioni masiv është kthyer në “dramën e vërtetë” të ekonomisë shqiptare, duke ndikuar drejtpërdrejt tek konsumi, shpenzimet dhe punësimi. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku u ndal te të dhënat e fundit të INSTAT, sipas të cilave punësimi i personave mbi 64 vjeç […]

The post Tabaku: Emigracioni po varfëron shtresën e mesme, sistemi ekonomik duhet ndryshuar appeared first on BoldNews.al.

Emigracioni i të rinjve boshatis tregun, rritet punësimi i të moshuarve

By: Elva
20 August 2025 at 08:19

Personat në pension janë duke u angazhuar gjithnjë  më shumë në tregun e punës dike plotësuar hendekun që po lënë të rinjtë e ikur në emigracion. Të dhënat e INSTAT tregojnë se nga viti në vit grup-mosha mbi 65  po rrit pjesëmarrjen në tregun e punës dhe shkallën e punësimit. Në vitin 2024, shkalla e […]

The post Emigracioni i të rinjve boshatis tregun, rritet punësimi i të moshuarve appeared first on BoldNews.al.

Eksportet drejt BE-së zënë 67,3 % të totali, Italia partner kryeson

TIRANË, 19 gusht /ATSH/ Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së për shtatëmujorin e këtij viti, zënë 56,7 % të gjithë tregtisë.

Sipas raportit të Institutit të Statistikave për tregtinë e jashtme në periudhën janar-korrik 2025, eksportet drejt vendeve të BE-së zunë 67,3 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së përbënë 51,8 % të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë për këtë periudhë janë: Italia me 26,9 %, Kina me 9,3 %, Greqia me 7,6 % dhe Turqia me 7,1 %.

Përtej BE-së, gjatë kësaj periudhe u shënua rritje e ndjeshme e eksporteve drejt Kosovës me 72,5%, ndërsa importet nga Turqia dhe Kina vijojnë të rriten.

INSTAT bën të ditur se, në shtatëmujorin janar–korrik 2025, eksportet totale arritën 239 miliardë lekë, ndërsa importet 515 miliardë lekë, duke sjellë një ulje të deficitit tregtar me gati 6 për qind.

Tregtia e jashtme mbetet një nga indikatorët kyç të zhvillimit ekonomik dhe integrimit europian të Shqipërisë.

/a.f/

The post Eksportet drejt BE-së zënë 67,3 % të totali, Italia partner kryeson appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: INSTAT-i përllogarit si eksporte mallrat që kalojnë transit për në Kosovë

19 August 2025 at 14:38

TIRANË, 19 gusht /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se, INSTAT përllogarit si eksporte mallrat që kalojnë transit për në Kosovë.

Berisha e cilësoi këtë si një mashtrim publik. “Mashtrimi publik përbën krim në ligjet e vendit dhe në ligjet e çdo shteti, është angazhuar me forcën më të madhe Instituti i Statistikave. INSTAT, dhe jo vetëm ai, i kanë lejuar vetes të mashtrojnë, të gënjejnë, t’u paraqesin shqiptarëve një realitet të kundërt nga ai që është në raport me një sektor jetik të ekonomisë siç janë eksportet”, tha Berisha në një konferencë për shtyp.

“Eksportet, për shkak të narkoeuros, shkaku madhor dhe më përcaktues është fluksi i miliarda, miliarda eurove me kontejnerë, me mikrobusa, me autobusa dhe mjete të tjera i karteleve të drogës që hyjnë në Shqipëri”, theksoi kreu i PD.

Sipas tij, “ky fluks ka rrëzuar përtokë euron në Shqipëri. Ky fluks ka zhvlerësuar euron në raportin me vitin 2014, 35 përqind. Ky fluks, ndërmarrjet që punojnë me euro dhe që janë që të gjitha ndërmarrjet e eksportit, i ka goditur në mënyrë fatale”.

Berisha shtoi se, “është shumë, shumë vështirë të ketë një ndërmarrje eksporti, për të mos thënë e pamundur, me një fitim 30 apo 35 përqind”.

Kjo, sipas tij, ka bërë që eksporti të ketë rënie të vazhdueshme.

“Ka pasur raste nga një vit në vitin tjetër të zbresë në 32 përqind. Kjo zbritje vazhdon”, tha ai.

Berisha theksoi se “Instituti i Statistikave ka fshehur këtë dramë të madhe të ekonomisë shqiptare, të shkaktuar nga narkoeuro”.

“Falimentimi i qindra dhe mijëra sipërmarrjeve të eksportit do të thotë humbja e dhjetëra mijëra vendeve të punës”, shtoi kreu i PD.

Kjo rënie dramatike, u shpreh ai, “ka sjellë shpunësimin dramatik të shqiptarëve dhe largimin nga Shqipëria”.

Berisha u shpreh se ekspertët quajnë eksporte mallrat transit që nga Durrësi kalojnë në Kosovë, që janë importe të mirëfillta të Kosovës.

Pra, shtoi ai, “importet e Kosovës, naftë në radhë të parë, por edhe importe të tjera, të cilat shkarkohen në Durrës për t’u transportuar me korridorin rrugor drejt Kosovës, Edi Rama dhe instituti i tij i turpshëm, i shpall ri-eksporte”.

“Në botë, kjo është e para herë që dëgjohet. Domethënë rritet importet në Kosovë, ato shndërrohen në eksporte për Shqipëri”, tha berisha.

Berisha u shpreh se “kjo është identike me skemën e turistëve të Rinasit. Vijnë nga rajoni për të marrë linjat e lira, Easyjet apo Ryanair, dhe këta Edi Rama i regjistron turistë, paçka se ata maksimumi mund të pinë një kafe diku në aeroport apo jashtë tij dhe as nuk flenë dhe as shpenzojnë asgjë, thjesht shkojnë në destinacionet që u garantojnë linjat e lira ajrore”.

Berisha shtoi se, “statistikat e INSTAT-it janë statistika që në mirëbesim citohen nga EUROSTAT-i”.

Berisha nënvizoi se, “me këtë akt, Edi Rama kërkon të mbulojë me çdo kusht instalimin e narkoekonomisë në narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë. Narkoekonomia në Shqipëri është zhvillimi më dramatik i narkoshtetit. Është pikërisht narkoekonomia, ajo që ka sjellë rënie progresive të pandalshme në 3 vitet e fundit të prodhimit të përgjithshëm industrial, të prodhimit të përgjithshëm bujqësor dhe në veçanti të eksporteve të vendit”.

“Ekonomia shqiptare bazohet kryekëput në narkondërtimin, i cili është tre herë më i lartë në tregues se sa mesatarja e ndërtimit në BE dhe është me distancë më i larti në Europë”, tha më tej Berisha.

Pra, shtoi ai, “të mashtrosh me eksportet, të cilat po t’u zbresësh importet e Kosovës, që Edi Rama me ministrin e tij të financave dhe institutin e tyre, i llogarisin si ri-eksporte të Shqipërisë…Ri-eksporti është kategori krejt tjetër. Ai është transit. Shkarkohet në Porto Romano nafta dhe nga cisternat e Porto Romanos kalon me autobote në Prishtinë. Ky është një akt i paprecedent”.

/gj.m//a.f/

 

The post Berisha: INSTAT-i përllogarit si eksporte mallrat që kalojnë transit për në Kosovë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Kur Shqipëria digjej, Rama i caktoi vetes pension 30 herë më të lartë se mesatarja

By: Elva
19 August 2025 at 13:38

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka miratuar për veten një pension të përmasave rekord, në një kohë kur vendi ishte i përfshirë nga zjarret. Sipas Berishës, Rama ka caktuar një pension mujor prej 4 milionë lekësh, që përkthehet në rreth 48 milionë lekë në vit. Ai tha se […]

The post Berisha: Kur Shqipëria digjej, Rama i caktoi vetes pension 30 herë më të lartë se mesatarja appeared first on BoldNews.al.

Mashtrimi i INSTAT me shifrat e eksporteve/ Berisha: Me këtë akt, Edi Rama kërkon të mbulojë me çdo kusht instalimin e narkoekonomisë

By: Fax Web
19 August 2025 at 13:29

Lideri i opozitës, Sali Berisha, deklaroi se qeveria shqiptare po manipulon rëndë opinionin publik dhe institucionet ndërkombëtare përmes shtrembërimit të të dhënave ekonomike dhe statistikave zyrtare.

Në një deklaratë për media , Berisha denoncoi atë që ai e cilëson si “mashtrimin më banal dhe më primitiv” të qeverisë, duke theksuar se eksportet e raportuara nga Shqipëria drejt Kosovës nuk janë gjë tjetër veçse mallra në tranzit, që kalojnë përmes territorit shqiptar pa sjellë vlerë reale ekonomike.

Ai solli si shembull importimin e naftës nga Kosova nëpërmjet Portit të Durrësit dhe transportimin e saj me autobote në Kosovë, një praktikë që, sipas tij, qeveria e Edi Ramës e llogarit në mënyrë të rreme si eksport shqiptar.

Pjesë nga deklarata:

Nuk ka mashtrim më banal, më primitiv.
Shkarkon Kosova naftë në Durrës me cisterna për ta transportuar me autobote në Kosovë, ky quhet eksport i Shqipërisë në Kosovë. Ky transit.
Identike me skemën e turistëve të Rinasit. Vijnë nga rajoni për të marrë linjat e lira, Easyjet apo Ryanair, dhe këta Edi Rama i regjistron turistë, paçka se ata maksimumi mund të pinë një kafe diku në aeroport apo jashtë tij dhe as nuk flenë dhe as shpenzojnë asgjë, thjesht shkojnë në destinacionet që u garantojnë linjat e lira ajrore.
Shikoni me çfarë zyrtarësh kemi të bëjmë, të shpëlarë nga çdo karakter, qoftë profesional, intelektual, zyrtar, se si mashtrojnë popullin e vet.
Se si mashtrojnë botën.
Mos harroni se statistikat e INSTAT-it janë statistika që në mirëbesim citohen nga EUROSTAT-i.
Me këtë akt, Edi Rama kërkon të mbulojë me çdo kusht instalimin e narkoekonomisë në narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë.
Narkoekonomia në Shqipëri është zhvillimi më dramatik i narkoshtetit.
Është pikërisht narkoekonomia, ajo që ka sjellë rënie progresive të pandalshme në 3 vitet e fundit të prodhimit të përgjithshëm industrial, të prodhimit të përgjithshëm bujqësor dhe në veçanti të eksporteve të vendit.
Ekonomia shqiptare bazohet kryekëput në narkondërtimin, i cili është tre herë më i lartë në tregues se sa mesatarja e ndërtimit në BE dhe është me distancë më i larti në Europë.
Pra, të mashtrosh me eksportet, të cilat po t’u zbresësh importet e Kosovës, që Edi Rama me ministrin e tij të financave dhe institutin e tyre, i llogarisin si ri-eksporte të Shqipërisë…
Ri-eksporti është kategori krejt tjetër. Ai është transit. Shkarkohet në Porto Romano nafta dhe nga cisternat e Porto Romanos kalon me autobote në Prishtinë.
Ky është një akt i paprecedent.

Sali Berisha: Kur Shqipëria digjej, Rama i caktoi vetes pension 30 herë më të lartë se mesatarja

By: V K
19 August 2025 at 14:22

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, i cili ka miratuar për veten një pension të përmasave rekord, në një kohë kur vendi ishte i përfshirë nga zjarret.

Sipas Berishës, Rama ka caktuar një pension mujor prej 4 milionë lekësh, që përkthehet në rreth 48 milionë lekë në vit.

Ai tha se kjo shumë është 30 herë më e madhe se pensioni mesatar në Shqipëri, i cili sipas të dhënave të INSTAT, arrin vetëm në 1.6 milionë lekë në vit.

“Edi Rama caktoi për veten një pension 30 herë më të madh se mesatarja e pensioneve në Shqipëri. Ky është vendim i paprecedent, i denjë vetëm për diktatorë të rrallë”, u shpreh Berisha.

Gjithashtu, lideri i opozitës theksoi se edhe presidenti i vendit ka një pension më të ulët, prej 3.5 milionë lekësh në muaj.

Ai akuzoi Ramën se në vend që të merrej me problemet e qytetarëve gjatë krizës së zjarreve, ishte i përqendruar tek interesat e tij personale.

Berisha: Por, lajmi i verës, përveç këtij mashtrimi të shëmtuar publik, është fakti se Edi Rama caktoi vetes pensionin më të lartë të të gjitha kohërave në historinë e këtij vendi.

Në një kohë kur vendi digjej flakë në të katër anët, ai kujtohej sipas medieve, të përcaktojë për kryeministrin pensionin prej 4 milionë lekë.

Pra, 4 milionë lekë, do të thotë 48 milionë lekë në vit pension Edi Rama për vete. E garantoj se kurrë nuk do e gëzojë sepse pensioni mesatar vjetor sipas INSTAT-it në Shqipëri është gjithsej 1.6 milionë lekë.

Edi Rama caktoi për veten e tij një pension 30 e sa herë më të madh se mesataren e pensionit në vendin e tij.

Nuk ka, përveç diktatorëve të rrallë sot, që mund të ndërmarrin një veprim të tillë. Madje edhe presidentit ia caktoi më të ulët atij. 3.5 milionë lekë. Ky ishte preokupimi veror i narkodiktatorit. Pensioni i tij.

The post Sali Berisha: Kur Shqipëria digjej, Rama i caktoi vetes pension 30 herë më të lartë se mesatarja appeared first on Albeu.com.

Turizmi me rritje të fortë në qershor, INSTAT: Vizitorët dhe netqëndrimet rriten me mbi 37%

TIRANË, 18 gusht /ATSH/ Turizmi në vendin tonë ka shënuar një rritje të ndjeshme në muajin qershor 2025, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, duke reflektuar një sezon të suksesshëm edhe për strukturat akomoduese në vend.

Hotelet raportuan për këtë periudhë rritje të fluksit të turistëve dhe netëqendrimeve të tyre, ku kryesojnë vizitorët nga Kosova me 19% dhe Italia me 13%.

Sipas raportit të INSTAT mbi strukturat akomoduese për muajin qershor, numri i përgjithshëm i vizitorëve shënoi rritje me 37,2% krahasuar me qershorin e kaluar. Nga të cilët numri i vizitorëve jo-rezidentë (të huajt) shënuan rritje me 37,4% dhe i vizitorëve rezidentë (shqiptarë) u rritën me 36,7%.

Netqëndrimet e vizitorëve në strukturat akomoduese një tjetër tregues i rëndësishëm për aktivitetin turistik, u rritën me 38,2% në total. Ku numri i vizitorëve jo-rezidentët u rrit me 38,3% dhe i rezidentëve me 38,0%.

INSTAT bën të ditur se, zonat bregdetare kanë patur rritjen më të madhe të vizitorëve të huaj, me një rritje prej 42,4%, ndërsa hotelet dhe akomodimet e ngjashme shënuan rritje me 35%.

Në totalin e vizitorëve të huaj sipas vendeve të origjinës: Kosova kryeson me 19% të të gjithë vizitorëve të huaj; Italia me 13%; Polonia me 10%; Gjermania me 8%; Franca me 6% dhe 44% e vizitorëve vijnë nga vende të tjera të botës.

Sipas INSTAT, norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele arriti në 39,5%, krahasuar me 35,9% në të njëjtën periudhë të vitit 2024, një tregues i qartë i përmirësimit të performancës në sektorin e turizmit dhe mikpritjes.

Këto të dhëna konfirmojnë trendin në rritje të turizmit hyrës në Shqipëri, veçanërisht nga tregjet kryesore të rajonit dhe Evropës, duke e pozicionuar vendin si një destinacion gjithnjë e më të preferuar për pushuesit.

/r.e/

The post Turizmi me rritje të fortë në qershor, INSTAT: Vizitorët dhe netqëndrimet rriten me mbi 37% appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Turizmi me rritje të fortë në qershor, INSTAT: Vizitorët dhe netqëndrimet rriten me mbi 37%

By: Kult Plus
18 August 2025 at 15:42

Turizmi në vendin tonë ka shënuar një rritje të ndjeshme në muajin qershor 2025, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, duke reflektuar një sezon të suksesshëm edhe për strukturat akomoduese në vend.

Hotelet raportuan për këtë periudhë rritje të fluksit të turistëve dhe netëqendrimeve të tyre, ku kryesojnë vizitorët nga Kosova me 19% dhe Italia me 13%.

Sipas raportit të INSTAT mbi strukturat akomoduese për muajin qershor, numri i përgjithshëm i vizitorëve shënoi rritje me 37,2% krahasuar me qershorin e kaluar. Nga të cilët numri i vizitorëve jo-rezidentë (të huajt) shënuan rritje me 37,4% dhe i vizitorëve rezidentë (shqiptarë) u rritën me 36,7%.

Netqëndrimet e vizitorëve në strukturat akomoduese një tjetër tregues i rëndësishëm për aktivitetin turistik, u rritën me 38,2% në total. Ku numri i vizitorëve jo-rezidentët u rrit me 38,3% dhe i rezidentëve me 38,0%.

INSTAT bën të ditur se, zonat bregdetare kanë patur rritjen më të madhe të vizitorëve të huaj, me një rritje prej 42,4%, ndërsa hotelet dhe akomodimet e ngjashme shënuan rritje me 35%.

Në totalin e vizitorëve të huaj sipas vendeve të origjinës: Kosova kryeson me 19% të të gjithë vizitorëve të huaj; Italia me 13%; Polonia me 10%; Gjermania me 8%; Franca me 6% dhe 44% e vizitorëve vijnë nga vende të tjera të botës.

Sipas INSTAT, norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele arriti në 39,5%, krahasuar me 35,9% në të njëjtën periudhë të vitit 2024, një tregues i qartë i përmirësimit të performancës në sektorin e turizmit dhe mikpritjes.

Këto të dhëna konfirmojnë trendin në rritje të turizmit hyrës në Shqipëri, veçanërisht nga tregjet kryesore të rajonit dhe Evropës, duke e pozicionuar vendin si një destinacion gjithnjë e më të preferuar për pushuesit./atsh/KultPlus.com

INSTAT: Eksportet e mallrave arritën 239 miliardë lekë, ulet deficiti tregtar vjetor

TIRANË, 18 gusht /ATSH/ Eksportet e mallrave gjatë shtatëmujorit të këtij viti arritën vlerën 239 miliardë lekë, me një rritje prej 2,6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë importet e mallrave u ulën në 515 miliardë lekë, duke shënuar një rënie prej 2,1% me bazë vjetore

Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi sot raportin e tregtisë së jashtme për periudhën janar-korrik, ku njofton se deficiti tregtar për këtë periudhë ishte 276 miliardë lekë, me një ulje prej 5,8% krahasuar me 2024.

Sipas raportit të INSTAT, në muajin korrik 2025, eksportet e mallrave arritën në 35 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 5,7% krahasuar me korrikun e vitit 2024, por një ulje me 0,5% krahasuar me muajin qershor 2025.

Nga ana tjetër, importet arritën në 83 miliardë lekë, duke pësuar një ulje vjetore prej 2,4%, por një rritje mujore prej 9,1%. Si rezultat, deficiti tregtar i muajit korrik u llogarit në 48 miliardë lekë, 7,5% më i ulët se një vit më parë, por 17,3% më i lartë krahasuar me qershorin.

Sektorët që ndikuan në rritjen e eksporteve në korrik ishin: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 12,8 pikë përqindje; “Makineri dhe pajisje” me 1,2 pikë përqindje dhe “Ushqime, pije, duhan” me 0,8 pikë përqindje.

Ndërsa rënie e eksporteve u vu re në kategoritë “Materiale ndërtimi dhe metale” me 8,0 pikë përqindje dhe “Produkte kimike dhe plastike” me 1,3 pikë përqindje.

Sa i takon importeve, u shënua ulje në grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” (-2,0 pikë përqindje), “Makineri dhe pajisje” (-1,7 pikë përqindje), ndërsa kontribuan pozitivisht grupet: “Ushqime, pije, duhan” (+0,9 pikë përqindje) dhe “Minerale dhe energji” (+0,7 pikë përqindje).

Tregtia e jashtme në muajin korrik reflekton një përmirësim të pozicionit tregtar të vendit në raport me një vit më parë dhe ritmet e rritjes i adresohen kryesisht sektorëve të industrisë.

/e.xh//r.e/

The post INSTAT: Eksportet e mallrave arritën 239 miliardë lekë, ulet deficiti tregtar vjetor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

INSTAT: Shtesë natyrore pozitive e popullsisë, 48 lindje më shumë sesa vdekje

12 August 2025 at 16:05

TIRANË, 12 gusht/ATSH/ Gjatë tremujorit të dytë të vitit, shtesa natyrore e popullsisë rezultoi pozitive, me 48 lindje më shumë sesa vdekje.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), në këtë periudhë u regjistruan gjithsej 4982 lindje, duke shënuar një rënie prej 7,4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Po ashtu, numri i vdekjeve arriti në 4934, me një rënie prej 3,7%, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2024.

Në nivel qarku, vetëm katër qarqe regjistruan shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa tetë të tjerat kanë shtesë natyrore negative, duke treguar një shpërndarje të pabarabartë të dinamikës demografike në vend.

Qarku i Tiranës shënoi shtesën natyrore më të lartë, me 691 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa Korça është qarku me bilancin më negativ, ku u regjistruan 226 vdekje më shumë sesa lindje.

Lidhur me lindjet, vetëm një qark shënoi rritje krahasuar me tremujorin e dytë të vitit të kaluar, ndërkohë që njëmbëdhjetë qarqet e tjera shënuan rënie.

Tirana ka numrin më të lartë të lindjeve, me 1982 foshnja të lindura, ndërsa Gjirokastra qëndron në fund të listës me vetëm 74 lindje.

Kukësi është i vetmi qark që ka regjistruar rritje të lindjeve, me një përmirësim prej 6,5%, ndërsa Korça ka pësuar rënien më të madhe në përqindje, me një ulje të ndjeshme prej 26%.

Sa i përket vdekjeve, Kukësi është qarku me numrin më të ulët, me 119 vdekje, ndërkohë që Tirana ka numrin më të lartë me 1291 vdekje të regjistruara.

Gjirokastra shënoi rënien më të madhe në përqindje të vdekjeve, me 19,1% më pak, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa qarku i vetëm ku është shënuar rritje e vdekjeve ka qenë Berati, me një rritje prej 4,6%. /j.p/

1 nga 2

 

The post INSTAT: Shtesë natyrore pozitive e popullsisë, 48 lindje më shumë sesa vdekje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

INSTAT: Gjysma e shqiptarëve zotërojnë makinë, mbi 1 mln automjete në qarkullim

By: nilda
9 August 2025 at 08:42

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to, autoveturat përbëjnë 81% të mjeteve gjithsej, të ndjekura nga mjetet për transport të përzier dhe motorët, me nga 5,9% secili. Vetëm në tremujorin e dytë të këtij viti janë regjistruar për herë të parë 27 mijë mjete, nga të cilat 81% ishin autovetura.

Source

Statistikat e INSTAT: Shoferët me shumë përvojë, kryejnë shumicën e aksidenteve rrugore me viktima dhe të plagosur

By: V K
8 August 2025 at 08:24

Shumica e aksidenteve rrugore që shkaktojnë plagosje dhe humbje jete, kryhen nga shoferët me përvojë në drejtim e mjetit.

Sipas të dhënave të INSTAT, grupi i shoferëve me përvojën më të madhe, mbi 9 vjet zotërimi leje drejtimi, përbën pjesën më të madhe të aksidenteve me 925 të plagosur në 2024, nga 632 në 2023, teksa viktimat kanë rënë lehtë, nga 82 në 2023 në 73 në 2024.

Kjo kategori e drejtuesve të mjeteve, shkaktoi 44 për qind të plagosjeve në aksidentet rrugore gjatë vitit të kaluar dhe 42 për qind të viktimave.

Të dhënat më të fundit mbi aksidentet rrugore në Shqipëri, tregojnë një rritje të ndjeshme të numrit të të plagosurve dhe të vdekurve për vitin 2024, sidomos në rastet kur drejtuesit janë pa leje drejtimi, të mitur apo janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Në kategorinë “Pa leje drejtimi”, në vitin 2024 u regjistruan 99 të plagosur, një rritje me 29% krahasuar me vitin 2023 (77 të plagosur).

Numri i të vdekurve në këtë kategori u rrit nga 12 në vitin 2023 në 20 në 2024, një rritje prej 66.6%, duke treguar një përkeqësim në pasojat e shkaktuara nga personat që drejtojnë pa leje drejtimi.

Ndërkohë, një tjetër grup shqetësues janë drejtuesit nën moshën 18-vjeç, përkatësisht në grup-moshën 0-3 vjet përvojë drejtimi, që zakonisht përfshin edhe drejtuesit e mitur.

Në vitin 2024, ata shkaktuan 391 të plagosur (nga 284 në 2023), me një rritje mbi 37%, ndërkohë që numri i viktimave mbeti thuajse i njëjtë nga 36 në 2023, dhe 35 në 2024.

Për grup-moshat me 3–6 vjet përvojë drejtimi, shifrat janë disi më të stabilizuara, nga 236 të plagosur në 2023, në 300 në 2024, ndërsa viktimat ranë nga 25 në 18.

Në të njëjtën kohë, drejtuesit me 6–9 vjet përvojë drejtimi shkaktuan 326 të plagosur në 2024, një rritje krahasuar me 277 në 2023, por me një ulje të viktimave nga 34 në 24.

Një tjetër shifër shqetësuese është rritja e rasteve kur drejtuesit janë larguar nga vendi i ngjarjes, pas një aksidenti. Nga 33 të plagosur dhe 3 viktima në 2023, në 39 të plagosur dhe 5 viktima në 2024.

Të dhëna sinjalizojnë se ka rënë vëmendja për kontrolle më të forta policore, ndëshkime më të rënda për drejtimin pa leje si për drejtuesit e papërgjegjshëm.

Aksidentet rrugore janë ende një shkaktar i madh i vdekjeve, sidomos në grup-mosha e reja dhe dëmtimin e rënde te një pjesë tjetër që kërkon kujdes shëndetësor gjithë jetën./ Monitor

 

The post Statistikat e INSTAT: Shoferët me shumë përvojë, kryejnë shumicën e aksidenteve rrugore me viktima dhe të plagosur appeared first on Albeu.com.

❌
❌