Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Armët me silenciator, po i vendos në kanaçe”, zbardhen përgjimet në Sky ECC mes Ervis Çelës dhe Franc Çopjas

By: Ela
24 August 2025 at 12:07

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbardhur detaje nga hetimet ndaj organizatës kriminale Çela-Çopja, të drejtuar nga Ervis Cela dhe Franc Copja. Sipas gazetares Klodiana Lala, organizata kishte krijuar një rrjet të sofistikuar për trafikimin e armëve dhe drogës. Komunikimet e zbardhura mes anëtarëve të grupit tregojnë metodat e sofistikuara të […]

The post “Armët me silenciator, po i vendos në kanaçe”, zbardhen përgjimet në Sky ECC mes Ervis Çelës dhe Franc Çopjas appeared first on BoldNews.al.

Zbardhen përgjimet në “Sky ECC” mes Ervis Çelës dhe Franc Çopjas: Armët me silenciator po i vendos në kanaçe…

By: V K
24 August 2025 at 12:05

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka zbardhur detaje nga hetimet ndaj organizatës kriminale Çela-Çopja, të drejtuar nga Ervis Cela dhe Franc Copja.

Sipas gazetares Klodiana Lala, organizata kishte krijuar një rrjet të sofistikuar për trafikimin e armëve dhe drogës.

Komunikimet e zbardhura mes anëtarëve të grupit tregojnë metodat e sofistikuara të transportit të armëve: armët me silenciator vendoseshin në kanace, armët më të sofistikuara ruheshin në qese me vakuum, ndërsa disa armë çmontoheshin dhe futeshin në kuti metalike për transport.

“Armet me silenciator, po i vendos ne kanace”, thuhet nder te tjera ne pergjimet e SKY ECC.

Po ashtu, organizata dyshohet të ketë trafikuar tonë të tëra kokainë nga Paraguai drejt Evropës, duke pastruar dhjetra milionë euro.

SPAK e identifikon Ervis Celen dhe Franc Copjan si bërthamën e këtij grupi kriminal.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së grupit dhe kapjen e të gjithë personave të përfshirë.

The post Zbardhen përgjimet në “Sky ECC” mes Ervis Çelës dhe Franc Çopjas: Armët me silenciator po i vendos në kanaçe… appeared first on Albeu.com.

Përgjimet për “kartelin” Çopja-Çela/ Si u lirua nga porti 2 mln euro kokainë dhe ferma 9 mln euro në Paraguai

15 August 2025 at 14:46

Avionë privat për të trafikuar drogë dhe ferma mijëra hektarëshe në Paraguay. Ndërkohë që miliona euro të tjera hynin në Shqipëri, disa groposeshin e disa investoheshin në prona. Grupi i Ervis Çelës dhe Franc Çopjas nuk kishte limite. Disa miliona euro për ta ishin vetëm çështje ditësh, ndërsa dosja hetimore zbardh se jo vetëm kokainë por […]

The post Përgjimet për “kartelin” Çopja-Çela/ Si u lirua nga porti 2 mln euro kokainë dhe ferma 9 mln euro në Paraguai appeared first on BoldNews.al.

Përgjimet/ Ervis Çela fitoi mbi 100 mln € nga kokaina, Franc Çopja e këshillonte: Mos i fut tek ullinjtë

By: Ardit
12 August 2025 at 11:28

Organizata kriminale shqiptare e trafikut të drogës që drejtohej nga Franc Çopja dhe Ervis Çela rezulton të ketë qarkulluar miliona euro të përfituara nga ky aktivitet kriminal. Sipas dosjes së SPAK prej 282 faqesh, anëtarët e kësaj organizate të fuqishme kriminale që diktonte çmimin e kokainës në Evropë, flitet për sasi të mëdha eurosh cash […]

The post Përgjimet/ Ervis Çela fitoi mbi 100 mln € nga kokaina, Franc Çopja e këshillonte: Mos i fut tek ullinjtë appeared first on BoldNews.al.

Goditja e “kartelit shqiptar të drogës”, Europol jep detaje: Trafikuan tonelata me kokainë

By: Ardit
12 August 2025 at 10:07

Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Zbatimin e Ligjit e njohur ndryshe si Europol, ka dhënë detaje mbi goditjen ndaj “kartelit të parë shqiptar të narkotrafikut”. Sipas Europolit, një seri bastisjesh të kryera nga 7 deri më 8 gusht 2025 në Shqipëri çuan në arrestimin e 10 anëtarëve të dyshuar të një rrjeti të […]

The post Goditja e “kartelit shqiptar të drogës”, Europol jep detaje: Trafikuan tonelata me kokainë appeared first on BoldNews.al.

Goditja e bandës së trafikut të drogës së Çopjave dhe Çelës, GJKKO liron një prej të arrestuarve

10 August 2025 at 15:28

Gjykata e Posaçme ka dhënë ditën e sotme vendimin për masat e sigurisë për të arrestuarit në kuadër të operacionit të SPAK, ku u godit  një organizatë kriminale e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, teksa paratë e përfituara nga aktiviteti i paligjshëm i investonte në prona dhe biznese në Shqipëri. GJKKO ka liruar nga burgu […]

The post Goditja e bandës së trafikut të drogës së Çopjave dhe Çelës, GJKKO liron një prej të arrestuarve appeared first on BoldNews.al.

Organizata e Franc Çopjas/ Paratë e drogës vinin me autobus, bliheshin prona në Shqipëri

By: Fax Web
9 August 2025 at 16:24

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim 6 persona si pjesë e organizatës kriminale të Franc Çopjas dhe Ervis Çelës, te goditur se fundi gjate një operacioni te koordinuar nga SPAK me Europol dhe autoritetet e disa vendeve europiane. Sipas hetimeve, kjo organizate ka trafikuar 28 ton kokainë nga Paraguai drejt vendeve te Bashkimit Europian.

Në dy operacione ne vitet 2020 dhe 2021 janë sekuestruan 17 ton kokainë, me një vlerë tregu të llogaritur deri në 3.5 miliardë euro. Mes 6 të kërkuarve janë Fadil alias Jul Balla, Mariglen Kamami, Denis Daja, Vilson Pepa si dhe Riza Çela. 4 prej tyre ndodhen jashtë vendit. Ka dyshime se ata fshihen në Dubai, Belgjikë dhe në Spanjë.

Ndërsa brenda territorit të Shqipërisë rezulton të fshihet Fadil alias Jul Balla, pronari i restortit “Ajman Park” të sekuestruar nga SPAK. Sipas organit të akuzës, Fadil Balla, dyshohet se paratë e krimit të fituara nga shitja e drogës i ka investuar për llogari të Franc Copjas dhe Ervis Çelës në prona dhe troje. Policia e Shtetit pritet ti drejtohet zyrtarisht Interpolit për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të personave që nuk janë gjetur gjatë kontrolleve në vendin tonë.

Por si silleshin në Shqipëri milionat e parave të përfituara nga trafiku i drogës? Sipas të dhënave nga hetimet e SPAK, organizata shqiptare e trafikut te kokainës, kishte ngritur një mekanizëm financiar dhe paratë silleshin nëpërmjet metodave, “hawala” ose “token”.

Një prej metodave kryesore ka qenë transporti fizik i parave “cash” nga vendet e BE-së drejt Shqipërisë, duke përdorur shoferë autobusësh të përzgjedhur prej grupit kriminal. Në këmbim ata përfitonin rreth 2% te shumës se parave qe transportonin.

Mes të tjerash SPAK thotë, se shumat e mëdha qarkullonin përmes një zinxhiri ndërmjetësish pa u pikasur në sistemet bankare, pasi paratë qarkullonin drejt Bolivisë, shtet që ka një sistem të ulët të kontrollit financiar. Mes 16 masave të firmosura nga gjykata e posaçme, SPAK njoftoi se janë ekzekutuar shtatë me arrest me burg dhe dy me detyrim për paraqitje. Kurse, njërit prej krerëve te organizatës, Franc Çopja masa iu komunikua në Belgjikë ku ndodhet aktualisht i arrestuar.

Paratë e drogës kthehen në resorte, goditet organizata e trafikimit të 28 ton kokainë

8 August 2025 at 19:07

Prokuroria e Posaçme deklaroi të premten se ka goditur një nga organizatat më të mëdha të trafikut të kokainës nga Amerika e Jugut drejt Europës, e cila i pastronte paratë e pista në biznesin e ndërtimit të resorteve dhe pasurive të patundshme në Shqipëri. Akuza të reja janë ngritur edhe ndaj Franc Çopjes, alias Franc […]

The post Paratë e drogës kthehen në resorte, goditet organizata e trafikimit të 28 ton kokainë appeared first on Reporter.al.

14 urdhër-arreste/ SPAK jep detajet: Grupi i Franc Çopjas trafikoi 28 ton kokainë drejt Europës

8 August 2025 at 17:13

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dalë me një komunikatë për mediat në lidhje me aksionin e sotëm ku u godit një organizatë kriminale e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, teksa paratë e përfituara nga aktiviteti i paligjshëm i investonte në prona dhe biznese në Shqipëri. Raportohet se në total janë lëshuar 14 masa sigurie “arrest […]

The post 14 urdhër-arreste/ SPAK jep detajet: Grupi i Franc Çopjas trafikoi 28 ton kokainë drejt Europës appeared first on BoldNews.al.

“Konti” i Elbasanit, krim dhe ndëshkim: Hakmarrja e Erion Alibejt

22 June 2025 at 21:14

Lufta për territor, influencë e pushtet, orienton krimin drejt përdorimit të armëve. Shpesh përdor intrigat për të dominuar qytetin dhe për të pasur linja të sigurta, duke eliminuar kundërshtarët. Në ndonjë rast zgjedh si mashë një tjetër grup të etur për hakmarrje, që të nxjerrë nga skena ata që konsideron rivalë dhe terreni t’i mbetet […]

The post “Konti” i Elbasanit, krim dhe ndëshkim: Hakmarrja e Erion Alibejt appeared first on BoldNews.al.

“Miqtë që u bënë armiq”/ Si nisi lufta e shokëve të fëmijërisë në Elbasan! (Lista e vrasjeve)

8 June 2025 at 19:41

“…kur vendosa të trokas në këtë institucion (SPAK), për të dhënë shpjegime dhe për të sqaruar pozicionin tim mbi gjithçka ka ndodhur në jetën time dhe familjarëve të mi, kam hequr dorë nga çdo gjë, përfshirë këtu dhe hakmarrjen për ato që mua dhe familjes time, i kanë ndodhur. Unë tashmë ia kam lënë në […]

The post “Miqtë që u bënë armiq”/ Si nisi lufta e shokëve të fëmijërisë në Elbasan! (Lista e vrasjeve) appeared first on BoldNews.al.

Bisedat në SKY ECC/ Franc Çopja i ofroi 5 milionë euro për kokën e “Krymit”, kush është Flobenc Meçja që u arrestua në restorant me “Akilin”

By: V K
23 May 2025 at 12:00

Flobenc Meçja, është mes 7 personave të arrestuar gjatë aksionit policor në një restorant në Gjirin e Lalzit, teksa ndodhej në tavolinë me shumë të kërkuarin tjetër të policisë Xhevdet Plaku, i njohur me nofkën Akili, që ishte arratisur në janar 2025 nga burgu i Ankonas në Itali.

43-vjeçari Flobens Meçja alias Gega alias Drini, ishte shpallur në kërkim nga SPAK pasi ndaj tij u cakutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”.

Gjatë kontrollit, atij iu gjetën dy dokumente identifikimi të falsifikuara dhe 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje.

“Flobens Mecia alias Gega alias Drini, 43-vjeç, banues në Shkodër, i shpallur në kërkim nga SPAK, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në muajin korrik 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”. Gjatë kontrollit, këtij shtetasi iu gjetën dy dokumente identifikimi të falsifikuara dhe 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje”, njoftoi policia.

Por kush është Flobens Meçja

43-vjeçari nga Shkodra, u shpall në kërkim në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”. Emrin i tij del në disa biseda në SkyEcc me Franc Çopjan, i cili i ofron 5 milion euro për vrasjen e Erion Alibejt, i njohur me nofkën “Krymi”.

Gjithashtu, i ofron nga 1 milion Euro për vrasjen e shtetasve Arjan Spahiu, Aldo Baho dhe shtetasit Ilir Lloshi, të cilit i referohen me pseudonimin ‘Liçe’, ku Flobenc Meçja është shprehur i gatshëm të kryejë vrasjet.

Në Shënjestër

Por Franc Çopja, nuk ishte i kënaqur vetëm me ekzekutimin e Endrit Alibej. Ai kërkonte në tavë edhe kokën e vëllait të tij, Erion Alibej, për të cilin ai ishte i gatshëm të paguante dyfishin e çmimit që kishte paguar për të vrarë ‘Tarzanin’, sikurse i drejtoheshin ndryshe Endrit Alibej.

Ndoshta kjo për faktin që ‘Krymi’, Erion Alibej, pas vrasjes së të vëllait në Masakrën e Bradasheshit, ishte bërë shumë i rrezikshëm dhe kishte mbledhur informacion të bollshëm se kush ishin vrasësit.

Po kështu, kishte filluar nga puna për eleminimin e grupit që qëlloi mbi vëllain dhe të afërmit të tij në Bradashesh.

Shqetësim të cilin Franc Çopja e ndjen gjithmonë e më nga afër, ku nga bisedat evidentohet se drejtuesit e Organizatës kriminale ‘Çopja’, kanë synuar eleminimin e personave që kanë ndihmuar ose kanë qënë pjesë e grupit të Alibej me qëllim izolimin apo shkatërrimin e Erion Alibej, duke synuar të përçojnë panik dhe frikë te njerëzit që atij i rrinë pranë.

Alibej nga ana e tij pas vrasjes së të vëllait, ndërmori një fushatë spastrimi dhe eleminoi të gjithë anëtarët e grupit kundërshtar, teksa kreu të paktën gjashtë vrasje

Por nga ana e tij pësoi shumë humbje, dhe iu vranë disa nga ushtarët, por që për kokën e tij u vendosën në dispozicion miliona euro

Çopjat ndërkohë kishin mbledhur një pasuri deri në 200 milionë euro, nga të cilat 10 milionë euro janë kriptomonedha që sot janë bllokuar, dhe sekuestruar, ashtu si dhe vila luksoze, apo investime në agroturizëm. Por po kështu kishin investuar në lingota ari në një shumë mbi 15 milionë euro.

SKY ECC

11 Gusht 2020    

Franc Çopja

‘Krymi’, është ky që kam unë probleme, Erioni nga Elbasani. Është vëllai i ‘Tarzanit’ që vdiq.

Ndërkohë që ajo që ka krisur edhe më shumë grupin janë dëshmitë përpara grupit hetues.

Sidomos të vëllait të Nuredin Dumanit, i cili del se ka qenë pjesëmarrës në ekzekutmin e Endrit Alibej. Nuredin Dumani që tani shërben për ‘Krymin’, Erion Alibej.

SKY ECC

24 Korrik 2020

Talo Çela bisedon me Arzen Mama

‘Kokëçami (Altin Ndoci) është zënë me Dashin. E ka rrahur. Janë zënë këto të dy që ka plas kjo o vlla, nuk ka lidhje.

Del vëllai i Dashit në favor të ‘Krymit’, a e kupton çfarë skandali është këtu apo se kupton’

Por siç thamë shuma e vënë në dispozicion për të vrarë Erion Alibej ishte shumë e lartë se ajo që vëllezërit Çopja paguan për të ekzekutuar vëllain e tij Endrit Alibej dhe kjo shikohet edhe në komunikimet në Sky Ecc, midis grupit të Çopjave ku Erion Alibej kërkohet të vritet me çdo kusht gjatë periudhës korrik-nëntor të vitit 2020.

Ngjarje e planifikuar të kryhej në muajin shtator të këtij viti, në qytetin e Elbasanit, që përkon edhe me periudhën e pandemisë Covid-19.

Për realizimin e kësaj ngjarje, janë zhvilluar biseda konkrete ndërmjet shtetasve Mikael Kamami dhe Arzen Mama, ku rezulton se, organizata kriminale Çopja ofron 4 000 000 euro, për vrasjen e Erion Alibej dhe se atentati do kryhej me lëndë plasëse eksplozive në ambientet e shoqërimit të DVP Elbasan.

Informacioni për vendqëndrimin dhe vendndodhjen e saktë të shtetasit Erion Alibej, do merrej nga shtetasi Martin Musaj, nga ku del se Franc Çopja apo Gergely, i ka ofruar shtetasit Flobenc Meçja, një pagesë prej 5 milion euro për vrasjen e Erion Alibej.

Gjithashtu dhe nga 1 milion Euro për vrasjen e shtetasve Arjan Spahiu, Aldo Baho dhe shtetasit Ilir Lloshi, të cilit i referohen me pseudonimin ‘Liçe’, ku Flobenc Meçja është shprehur i gatshëm të kryejë vrasjet.

SKY ECC

Franc Çopja bisedon me Flobenc Meçjan.

Flobenc Meçja: ‘Më thuaj pak a shumë ku rreh pazari, se unë nuk jam vetëm?

Franc Çopja: 5 mln euro.

Flobenc Meçja: Ti dashke me na nxjerrë në pension hahahha’.

I joshur nga shuma e madhe e parave, siç shikohet edhe nga komunikimet në vazhdim, Flobenc Meçja, nuk kërkon të humbasë kohë për të vrarë, fillimisht Erion Alibejn.

Për këtë arsye, ai i kërkon Franc Çopjas çelësat e apartamentit të kushërirës së tij, për të parë mundësinë për ta ekzekutuar Alibejn me snajper.

SKY ECC

31 Korrik 2020

Flobenc Meçja i shkruan Franc Çopjas, ku i kërkon çelësat e shtëpisë së kushërirës që ndodhet në katin e fundit.

‘Nëse ka pamje të mirë atëherë do i hyj punës. Uroj që shtëpia e kushërirës të bëj punë, pasi sa të vijë vjeshta do e ekzekutoj Erion Alibej.

Sapo të marrë snajperin do të të informoj dhe nëse distanca nga shtëpia e kushërirës është 400 metra për mua ekzekutimi i Erion Alibej nuk është problem.

Nëse xhamat e Erionit nuk janë të blinduara, mund ta godasim edhe kur të jetë brenda në shtëpi.

Për të arritur qëllimin, Flobenc Meçja e siguron Franc Çopjan, se do marrë edhe një qitës serb, me qëllim që të jenë më të sigurtë në realizimin e planit të tyre.

Gjatë bisedave Flobenc Meçja i dërgon Franc Çopjas, 4 foto ku dallohet stadiumi si dhe dy ndërtesa, të cilat nga matja në distancë objektivi është shumë i lehtë për t’u arritur.

SKY ECC

Flobenc Meçja i shkruan Franc Çopjas.

‘Më merr informacione nëse ka kamera tek pallati i Erion Alibej dhe tek pallati i kushërirës, kjo pasi do ta mendoj mirë planin për ekzekutimin e Erion Alibej’.

‘Po aty qenka me ja fut me tullë. O shok me aq lekë sa jep ti për këtë unë ja … hy me shtet dhe e mbaroj”.

Puna për eleminimin e Erion Alibej bëhet gjithmonë e më vështirë, pasi ky i fundit ka vendosur tenda në ballkonin e apartamentit të tij. Ndërsa Flobenc Meçja, e ka gjatë gjithë kohës në vëzhgim. Edhe pse gjatë kohës dyshon nëse preja e tij ndodhet apo jo në apartament.

SKY ECC

6 Gusht 2020

Flobenc Meçja informon Franc Çopjan.

‘Erion Alibej ,ka vendosur tenda në tarracë dhe ka mundësi të ketë bërë ndonjë pishinë lart.

‘Aty do kalojë ai kur del nga garazhi. S’ka ku kalon tjetër për të dalë në rrugë kryesore.

Tashi do mundohem t’i gjej çfarë makinash ka në garazh. Besoj që e lëviz ai dhëndri vet. Se s’ka besim te shumë njerëz ai’.

Por Franc Çopja, duket se është shumë serioz në qëllimin e tij për të vrarë Erion Alibej.

Për këtë arsye ai i jep edhe kaparin Flobenc Meçes, që ky i fundit të mbarojë punë.

Dosja Hetimore

Flobenc Meçja, ka marrë shumën e parave në formën e kaparit nga Franc Çopja.

Ai bie dakord që me radhë të eleminohen shtetasit: Arjan Spahiu, Erion Alibej, Aldo Baho dhe Ilir Lloshi.

Franc Çopja e porosit Flobenc Meçjan që personat që ka shokë nëse marrin përsipër punën (ekzekutimet e shtetasve Erion Alibej, Arjan Spahiu dhe Aldo Bajos) nuk kanë pse ta dinë që Franci është porositësi pasi sipas tij kështu bëhën punët.

Konfirmimi se Erion Alibej, është gati për tu ekzekutuar nuk vonon nga Flobenc Meçja, i cili pret edhe një përgjigje të fundit nga snajperisti që mesa duket do vijë nga jashtë Shqipërie. Apo siç ai tha nga Serbia. Ndërkohë që Franc Çopja nga e tij, i kujton Flobenc Meçes se këto punë kërkojnë para dhe përkushtim.

Dosja Hetimore

Më datë 27 Korrik 2020, Flobenc Meçja, komunikon me Franc Çopja, të cilit i thotë se ‘shoku i tij në Shqipëri është Ok me punën dhe se tani do marrë dhe konfirmimin e personit që ndodhet jashtë Shqipërisë.

Unë them që do bëjmë ndonjë punë. Ky shoku këtu është ok. Tashi do pyes dhe atë lart. Pastaj do të them që ça do bëjmë. Do i them çmimin që më the. Po s’ka gjë që s’bëhet. Mund t’i japim edhe lekë shtetit dhe e kryejnë ato. Ka alternativa se me atë çmim që më the ti…. e vejmë drejtorin e policisë vetë ne hahahha; A kupton çfarë bën leku këtu’.

Por sipas grupit hetues, edhe pse në këto komunikime shfaqet vetëm roli i Franc Çopjas, ata kanë krijuar bindjen se i përfshirë në planet për ekzekutime është edhe Hajdar Çopja, apo Bako

Dosja Hetimore

‘Nga analizimi në tërësi i bisedave rezulton se dy vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja, e kanë shpallur së bashku këtë luftë me grupin Alibej dhe ata janë bashkëfinancues dhe bashkëkrijues të organizatës kriminale’

 

The post Bisedat në SKY ECC/ Franc Çopja i ofroi 5 milionë euro për kokën e “Krymit”, kush është Flobenc Meçja që u arrestua në restorant me “Akilin” appeared first on Albeu.com.

Përplasja e ashpër Çopja-Alibej/ Për kokën e “Krymit” u ofruan mln euro, “SKY” zbardh planet

8 April 2025 at 20:42

Emisioni “Në Shënjestër” Në fillim, kur e nisën këtë punë ata ishin ortakë midis tyre. Por shpejt me kalimin e kohës, Çopjat në njërin krah dhe Alibej në krahun tjetër jo vetëm filluan t’i kthejnë krahët njëri-tjetrit, por edhe të ngrejnë armët. Aq sa ajo midis tyre mund të quhet një nga sagat më të […]

The post Përplasja e ashpër Çopja-Alibej/ Për kokën e “Krymit” u ofruan mln euro, “SKY” zbardh planet appeared first on BoldNews.al.

SPAK sekuestron një tjetër pasuri të vëllezërve Çopja

28 February 2025 at 15:28

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të premten më 28 shkurt sekuestrimin e një tjetër pasurie të familjes së vëllezërve Franc e Hajdar Çopja, të cilët akuzohen si krerët e njërës prej organizatave kriminale më të përfolura në vend, të përfshirë në vrasje, trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe skema komplekse […]

The post SPAK sekuestron një tjetër pasuri të vëllezërve Çopja appeared first on Reporter.al.

Franc Çopja: Nga Froni i Krimit në Pranga!

By: E.K
23 February 2025 at 20:51

Një klan kriminal që sfidoi shtetin, një luftë mes bandave që la pas gjurmë gjaku dhe një operacion policor që tronditi Europën! Si u ngrit perandoria e Franc Çopjas dhe si përfundoi ai pas hekurave? Nga trafiku i drogës te ekzekutimet mafioze, nga larjet e hesapeve në rrugë te korrupsioni në nivelet më të larta, […]

The post Franc Çopja: Nga Froni i Krimit në Pranga! appeared first on FaxWeb.

Pastronte paratë e vëllezërve Çopja, Gjykata e Posaçme lë në burg Petrit Lakaton

21 February 2025 at 20:34

Gjykata e Posaçme ka lënë me masë “arrest në burg” Petrit Lakaton. Ai ndalua tre ditë më parë si pjesë e grupit të vëllezërve Hajdar e Franc Çopja.

Lakato dyshohet se pastronte paratë e organizatës kriminale, teksa SPAK njoftoi se kishte sekuestruar edhe kompaninë “Solis Farm”, një pikë agroturizmi në Mumajes të Baldushk-ut, godinën dhe sipërfaqen e tokës në të cilën ky operator ekonomik ushtron aktivitetin. Godina në fjalë përbëhet nga dy kate, kati i parë nga kuzhina, restoranti, ambienti i restorantit, veranda, etj dhe kati i dytë i përbërë nga dy dhoma, sallon etj.

Në sekuestro janë vënë edhe pajisje e ambiente ndihmëse për aktivitetin e shërbimeve.  Po ashtu, gjatë kontrollit personal ndaj Petrit Lakatos u gjetën dhe u sekuestruan 2940 euro, 203 mijë lekë të rinj, orë e markës luksoze Rolex, një varëse floriri me 3 diamante dhe 4 telefona.

Vetëm një muaj më parë krerëve të organizatës kriminale të Çopjave, mes dhjetëra pasurive, SPAK u sekuestroi edhe 10 milionë $ në kripto, në bashkëpunim me policitë e disa shteteve ku ata dyshohet se vepronin me trafikun e kokainës, dhe pagesat i bënin me monedha virtuale.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Pastronte paratë e vëllezërve Çopja, Gjykata e Posaçme lë në burg Petrit Lakaton appeared first on Euronews Albania.

Nga ‘Solis Farm’, para, orë Rolex, te varëse me diamante, SPAK ‘godet’ sërish vëllezërit Çopja

By: Ela
20 February 2025 at 16:21

Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion ka sekuestruar disa pasuri të organizatës kriminale të drejtuar nga dy vëllezërit nga Elbasani, Franc Gergely alias Franc Çopja dhe Hajdar Bako alias Hajdar Çopja, SPAK bën të ditur se ka sekuestruar disa pasuri pronësore, por edhe para, orë Rolex dhe gurë të çmuar, në dukje diamante. “Prokuroria e Posaçme ka vijuar me […]

The post Nga ‘Solis Farm’, para, orë Rolex, te varëse me diamante, SPAK ‘godet’ sërish vëllezërit Çopja appeared first on BoldNews.al.

Mbi 10 mln dollarë vetëm kriptovaluta, SPAK sekuestron pasuritë e vëllezërve Çopja

22 January 2025 at 11:37

Prokuroria e Posaçme ka vendosur nën sekuestro pasuritë e dy vëllezërve nga Elbasani, Franc Gergely alias Franc Çopja dhe Hajdar Bako alias Hajdar Çopja, si dhe persona të lidhur me ta, pasi dyshohet se janë përfituar nga aktiveti kriminal i trafikut të drogës nga vendet e Amerikës Latine drejt Europës. Vetëm në kriptovaluta, grupit kriminal […]

The post Mbi 10 mln dollarë vetëm kriptovaluta, SPAK sekuestron pasuritë e vëllezërve Çopja appeared first on BoldNews.al.

SPAK i sekuestron vëllezërve Çopja 10 mln dollarë kriptovaluta dhe pasuri të tjera

By: Besnik
22 January 2025 at 11:21

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zhvilluar një operacion që synonte evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme të lidhura me aktivitetet kriminale të organizatës së drejtuar nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja.

Në listën e pasurive të sekuestruara janë 10 milionë dollarë kriptovoluta, sipërfaqe toke, garazhe, apartamente, vila, bar dhe hotel.

Vëllezërit Çopja sipas hetimeve te SPAK janë drejtuesit e një organizate kriminale, e cila operon ne Elbasan dhe vende te tjera të BE.

Njoftimi i SPAK

“Në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare, përfshirë EUROPOL dhe policitë federale të Belgjikës, Hollandës dhe Spanjës, është bërë i mundur sekuestrimi i kriptovalutave të menaxhuara përmes një platforme të njohur botërore.

Vlera totale e kriptovalutave të sekuestruara është më shumë se 10 milionë $ (Dollarë Amerikan) falë ndihmës dhe bashkëpunimit të ngushtë me një kompani globale të njohur në menaxhimin e kriptovalutës ‘stablecoin’ si dhe një exchange të njohur në rang botëror, i cili menaxhon asete të ndryshme kriptovalutash.

Në hetimet e realizuara, u zbuluan prova që vërtetojnë përdorimin e kriptovalutave nga ana e organizatës së vëllezërve nga Elbasani për të realizuar pagesa të ndryshme, duke u shtrirë kështu aktiviteti i krimit në një dimension global.

Përveç sekuestrimit të kriptovalutave, janë realizuar dhe sekuestro preventive mbi pasuri të tjera, përfshirë llogari bankare dhe pasuri të paluajtshme të dyshuar për të qenë të lidhura me aktivitetet e paligjshme të grupit në zbatim të vendimit nr.516, datë 10.09.2024.

  • 2 (dy) llogari bankare në emër të hetuarit M. M., me vlerë totale 105,206.65 Euro.
  • 2 (dy) llogari bankare në emër të hetuarit B. L., me vlerë totale 27,212.57 Euro.

Në kuadër po të këtij procedimi, siç kemi njoftuar më parë, u sekuestrua një shumë e madhe parash cash, në valuta të ndryshme dhe lekë në një vlerë totale mbi 1 000 000 (një milionë) Euro. 

Në zbatim të vendimit të gjykatës nr.467 datë 29.07.2024 me objekt “Vendosjen e sekuestros preventive”, janë sekuestruar pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme si vijon:

Truall dhe ndërtesë (Vilë), me sipërfaqe trualli 464.5 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe: kati nëntokë 120.3 m2, kati përdhes 91.4 m2, kati i parë 96.9 m2, verandë 18.3 m2, në kompleksin “M. D.”, Farkë, Tiranë, në pronësi të shtetasit E. R.;

Truall dhe ndërtesë (Vilë), me sipërfaqe trualli 468 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe; kati nëntokë 120.3 m2, kati përdhes 91.4 m2, kati i parë 96.9 m2, verandë 18.3 m2, në kompleksin “M. D.”, Farkë, Tiranë, në pronësi të shtetasit B. P.;

Truall dhe ndërtesë (Vilë), me sipërfaqe; kati nëntokë 78.5 m2, kati përdhes 89.9 m2, kati i parë 94.1 m2, kompleksi “M. D.”, Farkë, Tiranë, në pronësi të shtetasit K. M.;

Pasuria e paluajtshme e emërtuar “Hotel D……”, me sipërfaqe totale 340 m2, nga e cila, 233.30 m2 ndërtesë, në rrugën: “Lek Dukagjini”, Tiranë, në pronësi të shtetasit A L.;

Tokë arë, në Vile-Ballaj, Kavajë, me pronar shtetasin nën hetim A. L.;

Tokë arë, në Vile-Ballaj, Kavajë, me pronar A. L.;

Tokë arë, në Vile-Ballaj, Kavajë, me pronar A. L.;

Njësi, godinë shërbimi 1 kat me sipërfaqe; kati përdhes 120.5 m2, shtesë kati 120.5 m 2, me vendodhje në Tiranë;

Njësi, godinë shërbimi 1 kat, sipërfaqe; kati përdhes 120.5 m2, shtesë kati 120.5 m 2, me vendodhje në Tiranë;

Truall me vendodhje në Elbasan, me pronar A. L. etj;

Tokë arë me sipërfaqe 1300 m2, në Qeparo, Vlorë, në emër të shtetasve M. H. dhe G. P;

Tokë kullotë, me sipërfaqe 28970 m2, në Qeparo, Vlorë, në emër të shtetases M. H.;

4 garazhe me vendodhje në kompleksin “M. D.”, Farkë Tiranë, në emër të shtetases M. H.;

Apartament, me vendndodhje në Golem Kavajë, me pronar shtetasen M. H.;

Dupleks D1, kati përdhes 75.6 m2, kati i parë 79.5 m2, Tiranë, në emër të shtetases M.  H, me vendndodhje në Tiranë;

Operatori ekonomik “E B.” SH.P.K, me ortak dhe administrator të vetëm shtetasin A.O.,si dhe llogaritë bankare të “E.B.” SH.P.K;

Bar “D……..”, Elbasan me sipërfaqe; 210 m2,  në pronësi të “E.B.” SH.P.K;

Njësi me sipërfaqe 345 m2, në pronësi të “E.B.” SH.P.K;

Truall me sipërfaqe 9017 m2 dhe ndërtesë 252 m2, (godina e selisë së shoqërisë E.B.), në Bradashesh, Elbasan, në pronësi të “E.B.” SH.P.K;

Truall me sipërfaqe 1600 m2 dhe ndërtesë (restorant F.) me sipërfaqe 380 m2, në Bradashesh, Elbasan, në pronësi të “E.B.” SH.P.K;

Ish “Vila Gjuta”, me përbërje tre njësi banimi dhe sipërfaqe trualli, me vendodhje “Rruga e Elbasanit”, Tiranë;

Vila A7, kati nëntokë 125.5 m2, kati përdhes 99.2m2, kati i parë 109.5 m2, verande 22.4 m2, në pronësi të “E.B.” SH.P.K;

Apartament, i cili ndodhet në “Rrugën e Elbasanit”, me pronar shtetasin nën hetim D.D. dhe shtetasen E. B.;

Pasuri truall me vendodhje në Farkë, Tiranë Zona kadastrale nr.1604, volumi 14, faqe 24, me pronar D.D.. Adresa: Tiranë, Farkë e Madhe;

Pasuri truall në Farkë, Tiranë, Zona kadastrale nr.1604, volumi 14, faqe 25, indeksi i hartës 44-D, me numër pasurie 865/15, me pronar shtetasin D. D.;

Tokë arë me vendodhje në Elbasan, me pronar E. H.;

Tokë arë, në Zonën nr. 2346, volumi 3, faqe 171, indeksi i hartës K-34-101 162-C, me numër pasurie 420/9, me pronar E.H.;

Tokë arë, në Zonën nr. 2346, volumi 3, faqe 19, me numër pasurie 420/7, me pronar E. H.;

Tokë arë, në Zonën kadastrale nr. 2346, volumi 2, faqe 16, indeksi i hartës K-34-101-(162-C), me numër 420/6, me pronar E. H.”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post SPAK i sekuestron vëllezërve Çopja 10 mln dollarë kriptovaluta dhe pasuri të tjera appeared first on Euronews Albania.

Organizatës së vëllezërve Çopja i sekuestrohen 10 milionë dollarë në kriptovaluta

22 January 2025 at 12:57

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të mërkurën më 22 janar sekuestrimin e dhjetëra milionë eurove pasuri të vëllezërve Franc e Hajdar Çopja, mes të cilave edhe 10 milionë dollarë të investuar prej tyre në kriptovaluta. Dy vëllezërit Çopja akuzohen si krerët e njërës prej organizatave kriminale më të përfolura […]

The post Organizatës së vëllezërve Çopja i sekuestrohen 10 milionë dollarë në kriptovaluta appeared first on Reporter.al.

❌
❌