Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 August 2025Main stream

Sulme të reja izraelite ndaj pozicioneve ushtarake në Siri

27 August 2025 at 22:31

Izraeli nisi një seri sulmesh ndaj ish-kazermave në Kiswa, në jugperëndim të Damaskut. Zona Kiswa dhe Jabal Manea ishin ndër postet më të rëndësishme ushtarake të përdorura nga milicitë pro-iraniane gjatë epokës së Asadit.

Kur u pyet për ngjarjen, një zëdhënës ushtarak izraelit tha për mediat ndërkombëtare: “Ne nuk komentojmë raportet e huaja”.

Gjithashtu sot në në Damask, Ministria e Jashtme Siriane dënoi një sulm me dron izraelit, ku u vranë gjashtë ushtarë, duke theksuar se sulmi përbën një shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së OKB-së, si dhe një shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Sirisë.

Ministria tha se sulmi, i cili ndodhi mbrëmë në rajonin Kiswa është pjesë e politikave të përsëritura agresive të pushtimit izraelit që synojnë minimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Megjithatë, ushtria izraelite nuk i ka konfirmuar sulmet.

/abcnews.al/

OBSH: Sëmundjet dhe uria në Gaza do të shtohen nëse nuk lejohet ndihma e mjaftueshme

27 August 2025 at 22:24

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se sëmundjet dhe uria do të shtohen nëse nuk hiqen të gjitha pengesat për shpërndarjen në shkallë të gjerë të ndihmës së vendosur nga Izraeli në Rripin e Gazës.

Gjithashtu shtoi se nëse duhet të sigurohet qasja edhe në të gjithë enklavën e pushtuar palestineze.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Ndihmës Humanitare konfirmoi sot se një sasi e caktuar ndihme lejohet të hyjë në Rripin e Gazës çdo ditë, por paralajmëron se kjo është shumë nën nivelin e nevojshëm për të përmbushur nevojat e mëdha.

Yesterday — 27 August 2025Main stream

Zjarret në Maqedoninë e Veriut, 4 vatra ende aktive, 4 të tjera nën monitorim nga autoritetet

27 August 2025 at 21:41

Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 12 vatra zjarri. Katër prej tyre janë aktive, ndërsa katër të tjerë janë shuar plotësisht.

Sipas autoriteteve zjarret janë raportuar në në Prilep, në fshatin Radobill, Vrapçishte, në fshatin Debresh dhe Zubovcë, Ohër, në fshatin Volinë dhe Likovë, në fshatin Orizare.

Katër zjarre janë vënë në kontroll, ndër të cilat në Jasen në komunën e Brodit.

Po ashtu është vënë nën kontroll edhe zjarri që u raportua në fshatin Koroshishtë, komuna Strugë, në malin Kozhuf, komuna Gjevgjeli dhe në fshatin Kondovë, komuna Saraj.

/abcnews.al/

“Fëmijët në Gaza s’kanë më forcë as të qajnë”, apeli në këshillin e Sigurimit të OKB: Shpëtojini, po shkatërrohen pasa syve tanë

27 August 2025 at 21:03

OKB ka ngritur alarmin për situatën në Gaza. “Fëmijët e uritur të Gazës “kanë arritur limitin, ku janë limitet tuaja?”, kështu u shpreh kreu i i organizatës “ Save the Children”, Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Në këtë tryezë ai foli me detaje për shkatërrimin e ngadaltë psikologjik të fëmijëve, të cilët nuk kanë më forcë as të qajnë, siç tha ai.

E ftuar të shprehte qëndrimin e saj gjatë një takimi të Këshillit mbi konfliktin izraelito-palestinez, Inger Asching këmbënguli se uria e shpallur në Gaza javën e kaluar nga OKB-ja nuk është vetëm një “term teknik”.

“Kur ​​nuk ka ushqim të mjaftueshëm, fëmijët vuajnë nga kequshqyerja akute, pastaj vdesin ngadalë dhe me dhimbje. Kjo, me fjalë të thjeshta, është uri», tha ajo, përpara se të përshkruante fazat e këtij dobësimi të organizmit brenda pak javësh, trupi ‘shkatërron veten’, ‘gërryen muskujt dhe organet jetësore’, deri në frymën e fundit. E megjithatë, në klinikat tona heshtje. Fëmijët nuk kanë më forcë të flasin ose të qajnë, pasi po vdesin nga gjakderdhja. Ata shtrihen të dobësuar, duke humbur fjalë për fjalë forcën e tyre para syve tanë, trupat e tyre të vegjël të rraskapitur nga uria dhe sëmundjet’, tregoi ajo.

Të gjithë në këtë dhomë kanë një përgjegjësi ligjore dhe morale për të vepruar për të ndaluar këtë mizori, theksoi më tej.

“Përfundimi i kësaj krize të shkaktuar nga njeriu kërkon që ne të sillemi sikur të ishim nëna, babai, fëmija ynë, familja jonë, që luftojnë për të mbijetuar në Gazën e sotme”, tha Joyce Msuya, zëvendës shefe humanitare e OKB-së.

/abcnews.al/

Ushtria izraelite kryen operacion në Bregun Perëndimor

27 August 2025 at 20:53

Dhjetëra ushtarë izraelitë kanë kryer një operacion në qytetin Nablus të Bregut të pushtuar Perëndimor, thanë dëshmitarët dhe zyrtarët palestinezë më 27 gusht, ndërkaq Gjysmëhëna e Kuqe ka raportuar për të paktën shtatë të plagosur gjatë këtij operacioni.

Ushtria izraelite ka konfirmuar për AFP-në se forcat e saj po kryejnë një operacion në këtë qytet në veri të Bregut Perëndimor, por nuk kanë dhënë detaje se cili është qëllimi i tij.

Operacioni nisi në orën 03:00, sipas kohës lokale, thanë banorët, të cilët raportuan se ushtarët me autoblinda ia mësynë disa lagjeve të qytetit të vjetër të Nablusit, që ka një popullsi prej rreth 30.000 banorësh.

Operacioni vjen një ditë pasi forcat izraelite në Ramallah, ku gjendet selia e Autoritetit Palestinez, bën bastisje në një këmbimore në qendër të qytetit, duke lënë të plagosur dhjetëra palestinezë, sipas Shoqatës palestineze të Gjysmëhënës së Kuqe.

Guvernatori i Nablusit, Ghassan Daghlas, i tha AFP-së se “sulmi i së mërkurës… është thjesht një shfaqje force pa asnjë justifikim”.

Ndërkaq, një dëshmitar tha se ushtarët dëbuan një çift nga shtëpia e tyre.

Është raportuar po ashtu për përleshje në pjesën lindore të qytetit të vjetër, kur të rinjtë hodhën gur në drejtim të ushtrisë izraelite, e cila raportohet se është përgjigjur me zjarr dhe me gaz lotsjellës.

Policia aksion në Durrës/ Shoqërohen disa persona, identifikohen dy prej tyre

27 August 2025 at 23:11

DURRËS- Policia ka zhvilluar në aksion në zonën e Shkozetit në Durrës. ABC News mëson se janë shoqëruar disa persona me rrezikshmëri te larte, ndërsa dy prej tyre janë identifikuar.

Gazetari i ABC News Leonidha Musai, raporton se dy prej të ndaluarve janë Erald Mustafën dhe Arbi Haxhiu, emra të njohur për Policinë. Ata rezultojnë pjesë e grupeve kriminale, që veprojnë në qytetin e Durrësit.

Në operacion janë angazhuar një numër i lartë efektivësh policie nga sektorë të ndryshëm të Policisë së Durrësit. Operacioni vijon me qëllim goditjen e grupeve kriminale dhe rritjen e sigurisë./abcnews.al/

Ushtria izraelite paralajmëron sërish palestinezët: Evakuimi nga Gaza i pashmangshëm!

27 August 2025 at 19:38

Ushtria izraelite ka ritheksuar edhe njëherë se nuk heq dorë nga plani i saj për pushtimin e plotë të Gazës.

Ndërsa kanë paralajmëruar palestinezët se evakuimi nga Gaza është i pashmangshëm.

Zëdhënësi i ushtrisë, Avichay Adraee tha se familjet që do të zhvendoseshin në jug do të merrnin ndihmë dhe përkujdesje më të detajuar.

Mijëra njerëz janë zhvendosur tashmë për shkak të përparimeve të fundit izraelite, kryesisht në pjesë të tjera të qytetit, ku ende jetojnë rreth një milion palestinezë.

Thirrja për evakuim ripërsëristet, ndërsa Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të kryesojë një takim në Shtëpinë e Bardhë mbi një vizion pas luftës për Gazën.

/abcnews.al/

EMRAT/ Operacioni i SPAK dhe policisë, në pranga dy punonjës të IMT, dy të tjerë në kërkim

27 August 2025 at 18:48

TIRANË- Dy punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Tiranë janë arrestuar gjatë një operacioni nga SPAK dhe Policia e Shtetit. Bëhet fjalë për Gerald Fuçia dhe Edmond Çela.

Operacioni u zhvillua pas një denoncimi të mbërritur më herët në polici, ku raportohej se punonjësit e IMT-së kërkonin dhe merrnin para nga biznese të ndryshme, në këmbim të mosveprimit ndaj shkeljeve që konstatoheshin.

Ndërkohë, veç dy të arrestuarve mësohet se dy të tjerë, G.Fucia dhe E.Çela, janë shpallur në kërkim.

Pak minuta më parë reagoi dhe IMT-ja e Tiranës, e cila thotë se inspektorët në fjalë janë shkarkuar nga detyra.

“Marrë shkas nga ngjarja e ndodhur ditën e sotme, ku katër punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit kanë shkelur rëndë ligjin, bëjmë me dije opinionin publik se institucioni ynë e dënon me vendosmëri këtë rast. Sjellje të tilla janë të papranueshme dhe IMT distancohet plotësisht nga këto veprime individuale. Ndaj personave të përfshirë janë marrë menjëherë të gjitha masat e nevojshme administrative, duke i shkarkuar nga detyra.IMT inkurajon organet ligjzbatuese për bashkëpunim të plotë dhe ndëshkimin e rastit sipas ligjit, si edhe inkurajon çdo qytetar të denoncojë raste të ngjashme, në mënyrë që të mos mbetet asnjë hije dyshimi mbi integritetin e institucionit dhe misionin e tij”, thekson IMT.

/abcnews.al/

 

 

Sërish trazira në rrugët e Lozanos, protesta të dhunshme pas vdekjes së 17-vjeçarit

27 August 2025 at 18:31

Trazirat në Lozanë nuk kanë ndalur as ditën e sotme. Protesta të dhunshme janë zhvilluar pas vdekjes së një 17-vjeçari i cili po përpiqej t’i shpëtonte policisë. Ngjarja ndodhi të dielën, dhe ka sjellë një reagim të ashpër të komunitetit që vijon protestat prej ditësh.

Rrugët e Lozanos duket sikur janë kthyer në një “fushë beteje”. Policia ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit me molotov. Ndërkohë katër oficerë thuhet se janë pezulluar pasi ishin zbuluar mesazhe raciste diskriminuese.

/abcnews.al/

“Kundër dekoratave, blini lopata”/ Berisha: Zjarrfikësit nuk duan lëvdata, por mjete!

27 August 2025 at 18:08

Sali Berisha nuk doli këtë të mërkurë në konferencë, por s’qëndroi pa një kundërpërgjigje ndaj kryeministrit Rama për zjarret.

Me një deklaratë me shkrim, doktori doli kundër dhënies së medaljeve për zjarrfikësit. Në këmbim të tyre, sugjeroi tu jepen lopata kundër zjarreve.

“PD deklaron se ata nuk kanë nevojë për lëvdata boshe dhe medalje ari apo bronzi, nga Ramaduro dhe narko-zyrtarë të tjerë përgjegjës kryesor për demet e jashtëzakonshme të zjarreve këtë verë. Por ata kanë nevojë për mjete, infrastrukturë kundër zjarrit, përkujdesje, rroga, bonuse dhe sidomos respekt njerëzor dhe institucional.”

Përkundër shifrave zyrtare, doktori insiston tek llogaritë e veta imagjinare, si për dëmet dhe për mjetet.

“Në Shqipëri zjarret për shkak të mungesave të mëdha të mjeteve kundër tyre dëmtuan 2-3 herë më shumë se në vendet tjera.

Shqipëria mund të kishte blere 10 avionë, 5 helikopterë dhe 150 zjarrfikëse për shuarjen e zjarreve dhe ajo nuk do të kishte sot atë bilanc katastrofik djegie pyjesh, kullotash dhe pasurish që pësoi.”

Në fund doktori e mbyll me një shprehje. Drejtësia vonon po nuk harron! Për kë drejtësi ta ketë fjalën, SKAP-in që po e heton vetë atë?

/abcnews.al/

SHBA/ Trump për sulmin me armë në shkollën katolike: FBI në vendngjarje, reagimi ishte i shpejtë!

27 August 2025 at 17:34

Presidenti amerikan Donald Trump, ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në një shkollë katolike në Minoseta, ku u vranë dy persona dhe mbi 20 të tjerë u plagosën.

Trump ka thënë se FBI ndodhet ndodhet në vendin e ngjarjes dhe se ka pasur një reagim të shpejtë dhe të menjëhershëm.

Një dëshmitar ka folur për ngjarjen e rëndë duke treguar momentet e panikut të përjetuara pas sulmit me armë. Ai ka treguar për newsky se ka dëgjuar diku tek 30 apo 50 të shtëna me armë zjarri.

“U shokova. Të shtënat ishin sporadike dhe dukej si pushkë”, ka treguar ai.

Një zyrtar i Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së tha se dy persona janë vrarë në të shtënat në Shkollën Katolike “Anunciation” në Minneapolis. Gjithashtu autori i sulmit dyshohet se ka humbur jetën.

/abcnews.al/

“Brenda Vetëvendosjes ka pakënaqësi”, analistja Shkodra: Kushdo që është kundër Kurtit, ‘eliminohet’ nga partia

27 August 2025 at 17:24

Analistja Magbule Shkodra në një intervistë në emisionin “Balkan Update” në ABC News, foli për zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

Me zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri në Kosovë, duket se kanë dalë në dritë edhe pakënaqësitë në pah. Liburn Aliu i cili ishte ministër Infrastrukturës , Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Kosovë, ka dhënë dorëheqje sot nga detyra.

Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se dorëheqja e tij vjen pasi Dimal Basha, është zgjedhur dje si kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Analistja Shkodra tha se ka pasur shumë pakënaqësi në Vetëvendosje.

“Ka shumë pakënaqësi të grumbulluara. Liburn Aliu ka qenë prej ditëve të para të themelimit të Vetëvendosjes, krah Albin Kurtit. Pakënaqësitë e tij janë shumë më herët…Zgjedhja e Dimal Bashës u bë shkak për ta lëshuar pozitën. Por ende nuk e kemi të qartë nëse ka dhënë dorëheqje nga partia, sepse e dimë që është dorëhequr nga posti që mban. Zakonisht liderët që shohin kundërshtarë afër vetes i largojnë. Ndërsa ata që janë burrështetas i mbajnë edhe kritikët afër. Ndërsa për Kurtin është më e lehtë që t’i mënjanojë dhe më pas t’i largojë. Ky është edhe fati i Liburn Aliut. Ne e dimë që ka pasur pakënaqësi. Pra kjo është një mënyrë e keqe se si zhvillohet politika këtu në Kosovë”, tha ajo.

Më tej nënvizoi se kushdo që po bëhet më i vlefshëm në politikë, shihet që më parë do ta detyrojnë që ta japë dorëheqjen.

“Këta e injorojnë deri në atë masë që të dorëhiqet. Zgjedhja e Dimal Bashës ka shkaktuar pakënaqësitë edhe brenda Vetëvendosjes”, tha ajo.

/abcnews.al/

BE “zgjon” dialogun, Sorensen takime përgatitore në Beograd dhe Prishtinë

27 August 2025 at 17:13

Bashkimi Europian po përgatit terrenin për të rikthyer edhe njëherë në tryezën e dialogut Kosovën dhe Serbinë.

I dërguari special i BE-së, Peter Sorensen, pas qëndrimit në Beograd në fillim të kësaj jave, dhe më parë ndalesës në Kosove me 6 gusht, ka thënë se i dëgjoi me kujdes bashkëbiseduesit e tij, duke theksuar se normalizimi i marrëdhënieve është i rëndësishëm, mbi të gjitha për shkak të rëndësisë së veprimeve politike mbi qytetarët.

Përmes një postimi ne rrjetin social X, Sorensen lajmëroi se ka zhvilluar bisedime për takimet e ardhshme mes palëve.

Pas vizitës sime në Prishtinë në fillim të gushtit, isha në Beograd për diskutime përgatitore për takimet e ardhshme në kuadër të dialogut. I dëgjova me kujdes bashkëbiseduesit e mi dhe theksova rëndësinë e normalizimit për hir të njerëzve në terren”, ka theksuar Sorensen.

Në Serbi, ai është takuar me presidentin serb.
Aleksandër Vuçiç këmbëngul tek formimi i asociacionit te komunave me shumice serbe dhe respektimi i të drejtave të pakicës serbe në Kosovë.

Raundi i fundit i dialogut Kosovë–Serbi, me ndërmjetësimin e BE-së, u mbajt më 10 qershor, ndërsa Kosova ka ende një kryenegociator dhe ministër të jashtëm në detyrë, pas ngërcit politik në vend.

/abcnews.al/

VV “përdor” Listën Serbe/ Dërgon në gjykatën Supreme regjistrimin e saj në zgjedhje

27 August 2025 at 17:09

Vetëvendosja e Albin Kurtit po përpiqet të marri përsëri vëmendje përmes lëvizjeve të saj kundër listës serbe në garën e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.

Anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë bërë ankesë në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për ta urdhëruar Komisionin Qendror Zgjedhor ta certifikojë Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale.

Ky institucion e urdhëroj javën e kaluar komisionin zgjedhor ta certifikojë partinë më të madhe të serbëve në Kosovë – e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – pak ditë pasi asaj iu mohua regjistrimi për pjesëmarrje në zgjedhjet e 12 tetorit.

Ky rast është pothuajse një përsëritje e rastit të zgjedhjeve të përgjithshme të shkurtit, kur LVV e kundërshtoj deri në Gjykatën Supreme pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhje, por pa sukses.

Vendimi për moscertifikimin e Listës Serbe është kritikuar nga vendet e QUINT-it dhe Bashkimi Evropian, të cilat i bënë thirrje Qeverisë në detyrë dhe partive politike të mos ndërmarrin ndonjë hap tjetër për ta penguar regjistrimin e Listës Serbe për zgjedhjet e tetorit, në të njëjtën linje me qëndrimin e te dërguarës së SHBA në ambasadën amerikane në Prishtinë Anu Prattipati për të mos lejuar një lëvizje të tillë, që sipas saj në thelb është jodemokratike.

Lista Serbe vendosi të garojë në zgjedhjet e radhës lokale, pasi bojkotoj zgjedhjet e kaluara, duke bërë që kryetarët shqiptarë ta merrnin dhe mbanin pushtetin në katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit nga maji i vitit 2023. Nëse certifikohet, Lista Serbe pritet t’i rimarrë të gjitha katër komunat veriore.

 

Zjarr në një sipërfaqe pyjore në Devoll, era favorizon përhapjen e flakëve

27 August 2025 at 16:59

Një zjarr ka rënë në një sipërfaqe pyjore mbi fshatin Miras të Devollit.

Të paktën dy mjete, 10 forca zjarrfikëse dhe rreth 20 forca nga drejtoria e shërbimeve dhe e pyjeve janë angazhuar për të neutralizuar flakët.

Ndërkohë era e fortë favorizon përhapjen e flakëve dhe zjarri po merr përmasa.

/abcnews.al/

SHBA/ Të shtëna me armë në një shkollë katolike në Minesota, raportohet për viktima dhe mbi 20 të plagosur

27 August 2025 at 16:51

SHBA- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në një shkollë katolike në Minneapolis në Minesotës.

Autoritetet lokale kanë konfirmuar se ka pasur të shtëna më armë në lagjen Tangletown. Raportohet se se dy persona kanë humbur jetën.

Si pasojë mbi 20 persona janë plagosur. Policia dhe ekipet e emergjencës ndodhen në zonë.

/abcnews.al/

Before yesterdayMain stream

Edon Zhegrova ndihmohet nga vendi ynë për transferimin/ Presidenti Begaj e bën yllin “dardan” qytetar shqiptar

26 August 2025 at 22:28

Shqiptar ishte dhe shqiptar mbeti.

Edon Zhegrova, ylli i madh i Kosovës, pritet të realizojë transferimin e madh tek Juventusi falë nënshtetësisë së Shqipërisë.

Vetë futbollisti ofensiv, që luan në Ligën e Parë të Francës me Lilën, tregoi në faqen e tij zyrtare në Instagram fotografinë e pasaportës së tij të re, asaj të Republikës së Shqipërisë.

Kjo lëvizje mund ta ndihmojë 26-vjeçarin “dardan” që të kalojë tek Juventusi në Serinë A.

Dekreti është i presidentit Bajram Begaj, por gjithsesi Zhegrova falënderoi kryeministrin Edi Rama, I cili duket se ka ndikuar në dhënien e dokumenteve shqiptare.

Kujtojmë se futbollistët me pasaportë shqiptare nuk njihen si jashtëkomunitarë në Itali, pas një marrëveshjeje mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Federatës Italiane të Futbollit, sipas së cilës çdo ekip italian mund të ketë një lojtar të tillë.

Kjo heq pengesën që kishte Juventusi për ta marrë, sepse e kishte plotësuar numrin e lejuar të futbollistëve jashtë Bashkimit Europian.

Zhegrova është kthyer në stërvitje pas dëmtimit dhe duket në formë, ndërsa prej viti 2021 luan me Lilën në elitën franceze, duke pasur statistika me 107 ndeshje, 26 gola e 18 asistë.

Lilë kërkon 25 milionë euro për të, ndërsa Juve është gati të japë 20.

VIDEO/ Zjarr në katin e parë të një pallati në Lushnje, ndërhyjnë zjarrfikësit

26 August 2025 at 22:09

Kati i parë i një pallati në Lushnje është përfshirë nga flakët.

Mësohet se zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë vënë në kontroll flakët.

Shkak dyshohet se është bërë djegia e panelit elektrik.

/abcnews.al/

 

❌
❌