Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 August 2025Main stream

Shenjestër e shpërthimit me lëndë plasëse në Fushë-Krujë? Reagon Jozi

By: Ela
28 August 2025 at 19:32

Këngëtari Jozefin Marku ka reaguar lidhur me lajmet se lënda plasëse që iu vendos një banese në Fushë Krujë, kishte atë në shenjestër. Ai sqaron se lajmet që po qarkullojnë nuk janë të vërteta dhe ai nuk ka qenë shënjestër e asnjë shpërthimi. “Rreth asaj që po flitet për mua, nuk është e vërtetë. Organet […]

The post Shenjestër e shpërthimit me lëndë plasëse në Fushë-Krujë? Reagon Jozi appeared first on BoldNews.al.

Skandal në Itali! Një faqe p*rnografike publikon foto të manipuluara të Giorgia Melonit

By: Ela
28 August 2025 at 19:19

Një skandal i madh ka shpërthyer në Itali pas publikimit të fotove të manipuluara të grave të njohura nga jeta publike italiane, në një faqe pornografike. Ndër figurat e përmendura janë Kryeministrja Giorgia Meloni dhe udhëheqësja e opozitës, Elly Schlein. Sipas raportimeve të “The Guardian”, bëhet fjalë për faqen Phica, një emër që përbën një […]

The post Skandal në Itali! Një faqe p*rnografike publikon foto të manipuluara të Giorgia Melonit appeared first on BoldNews.al.

Bllokimi i tunelit të Llogarasë, policia: Ndodhi një aksident, u përplasën 3 makina

By: Ela
28 August 2025 at 18:57

Pas lajmit për bllokimin e tunelit të Llogarasë, Policia e Vlorës ka noftuar se shkak është bërë një aksident rrugor ku janë përfshirë tre automjete. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:45 dhe, sipas informacioneve paraprake, përplasja ka sjellë vetëm dëme materiale. Në aksident janë përfshirë një automjet tip Audi, me drejtues shtetasin A. M., një […]

The post Bllokimi i tunelit të Llogarasë, policia: Ndodhi një aksident, u përplasën 3 makina appeared first on BoldNews.al.

Kroacia dërgon në paraburgim dy të arrestuarit për spiunazh, Kosova e gatshme të bashkëpunojë

By: Ela
28 August 2025 at 18:52

Kroacia ka shqiptuar masën e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve për spiunazh për Serbinë, teksa autoritetet në Kosovë thanë se janë të gatshme të bashkëpunojnë për këtë rast, pasi “veprimtaria e të arrestuarve është zhvilluar në Kosovë”. Prokuroria e Qarkut në Split njoftoi më 28 gusht se pas pranimit të kallëzimit penal nga Sektori i […]

The post Kroacia dërgon në paraburgim dy të arrestuarit për spiunazh, Kosova e gatshme të bashkëpunojë appeared first on BoldNews.al.

Osmani diskuton me Prattipatin për “hapat drejt konstituimit të plotë” të Kuvendit

By: Ela
28 August 2025 at 18:42

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka diskutuar me të ngarkuarën me punë në Ambasadën amerikane në Kosovë, Anu Prattipati, për hapat drejt përmbylljes së procesit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Seanca konstituive për legjislaturën e dalë nga zgjedhjet e shkurtit ka nisur më 15 prill, por edhe nuk është përmbyllur. “Gjatë takimit u diskutua […]

The post Osmani diskuton me Prattipatin për “hapat drejt konstituimit të plotë” të Kuvendit appeared first on BoldNews.al.

Korçë/ Fëmija bllokohet nga një kokërr fasule, niset me urgjencë në Tiranë

By: Ela
28 August 2025 at 18:35

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Korçë, ku një fëmijë i mitur ka rrezikuar jetën pasi ka gëlltitur një kokërr fasule, e cila i ka bllokuar rrugët e frymëmarrjes. Burime pranë qendrës spitalore bëjnë me dije se gjendja e fëmijës është përkeqësuar menjëherë, duke çuar në ndërhyrje urgjente nga mjekët pediatër […]

The post Korçë/ Fëmija bllokohet nga një kokërr fasule, niset me urgjencë në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Kaos në Tunelin e Llogarasë! Bllokohet qarkullimi, radhë kilometrike

By: Ela
28 August 2025 at 18:25

Tuneli i Llogarasë është bllokuar ditën e sotme, duke shkaktuar trafik të rënduar dhe pritje të gjata për mijëra pushues që lëvizin drejt ose nga bregdeti i jugut. Sipas raportimeve nga terreni, mjetet janë ndalur përpara hyrjes së tunelit pa asnjë njoftim zyrtar dhe në mungesë të plotë të forcave të rendit apo punonjësve përgjegjës […]

The post Kaos në Tunelin e Llogarasë! Bllokohet qarkullimi, radhë kilometrike appeared first on BoldNews.al.

Makina përplas 7-vjeçaren në Ballsh

By: Ela
28 August 2025 at 18:06

Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Ballshit, ku një vajzë e mitur ka mbetur e plagosur pasi është përplasur nga një automjet. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:30, kur një automjet me drejtues shtetasin S. F., 18 vjeç, përplasi një vajzë 7-vjeçare. E mitura është dërguar menjëherë në spital dhe aktualisht […]

The post Makina përplas 7-vjeçaren në Ballsh appeared first on BoldNews.al.

Dy motrat Dhimaku humbën jetën në aksident, vëllai 10-vjeçar niset për kurim në Romë/ FOTO

By: Ela
28 August 2025 at 17:50

Katër ditë pas aksidentit të rëndë që i mori jetën dy motrave Dhimaku, dhimbja në fshatin Kopaçez është e pamatshme. Shtëpia e familjes së Rizalit është e mbushur me njerëz që hyjnë e dalin mes lotësh dhe heshtjes së rëndë, për të ngushëlluar prindërit që humbën dy bijat e tyre, Rozinën 20 vjeç dhe Elivisën 22 […]

The post Dy motrat Dhimaku humbën jetën në aksident, vëllai 10-vjeçar niset për kurim në Romë/ FOTO appeared first on BoldNews.al.

Testimi i kryeinspektorëve të AKU/ Pse po favorizohen drejtori i përgjithshëm dhe drejtori rajonal i Tiranës

By: Ela
28 August 2025 at 17:46

Granit Sokolaj nga Qendra Alert ka publikuar listën e punonjësve/inspektorëve të AKU që do të testohen nesër, më 29 gusht, në kuadër të provimeve “të vjeshtës” në UBT dhe forcimit të kapaciteteve të AKU. Sokolaj e cilëson testimin si të paligjshëm, pasi rekrutimet e gjithçka tjetër në lidhje me inspektorët bëhen bazuar në Ligjin 99/2024 […]

The post Testimi i kryeinspektorëve të AKU/ Pse po favorizohen drejtori i përgjithshëm dhe drejtori rajonal i Tiranës appeared first on BoldNews.al.

Ballsh/ 18-vjeçari aksidenton me makinë të miturën

28 August 2025 at 18:35

Nga Gazeta ‘SI’ – Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Ballsh, ku ka mbetur e plagosur një vajzë e mitur.

Sipas policisë, një makinë e drejtuar nga një 18-vjeçar ka përplasur një vajzë të mitur 7-vjeçe.

Ajo është transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa shoferi i makinës është shoqëruar në komisariat. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

The post Ballsh/ 18-vjeçari aksidenton me makinë të miturën appeared first on Gazeta Si.

Rama: “Male të Pastra”, traditë e përvitshme për pastrimin e 10 parqeve kombëtare

28 August 2025 at 16:04

TIRANË, 28 gusht/ATSH/ Nisma “Male të Pastra” angazhoi qindra vullnetarë në aksione pastrimi në parqet kombëtare të Dajtit, Tomorit, Llogorasë, Qafështamës, Zagorisë, Prespës, Shebenikut, Korab-Koritnikut si dhe në Alpet Shqiptare.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga aksioni i pastrimit në Parkun e Qafështamës.

“Momente të një ndër nismave të bukura siç është ‘Male të Pastra’, e kthyer tashmë në traditë të përvitshme nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe qindra vullnetarë të dedikuar për pastrimin e 10 parqeve kombëtare e natyrore në Shqipëri”, u shpreh Rama.

Nisma “Male të Pastra” u organizua këtë vit në 26 gusht. Kjo nismë synon sensibilizimin për ruajtjen e ekosistemeve malore dhe mbajtjen pastër të tyre.

Me këtë rast, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka ndërmarrë një seri aksionesh pastrimi në zonat e mbrojtura, si parqet kombëtare apo natyrore.

/m.m/j.p/

The post Rama: “Male të Pastra”, traditë e përvitshme për pastrimin e 10 parqeve kombëtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Alarm për bombë në zyrat e shpërndarjes së energjisë elektrike në Selanik, evakuohet stafi

By: Ela
28 August 2025 at 17:00

Një alarm për bombë është ngritur paraditen e sotme, 28 gusht 2025, në zyrat e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Selanik, Greqi. Ka qenë një e-mail, nga një emër i panjohur, që erdhi si paralajmërim në adresën elektronike të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, që ngriti zyrat në këmbë, raporton media greke […]

The post Alarm për bombë në zyrat e shpërndarjes së energjisë elektrike në Selanik, evakuohet stafi appeared first on BoldNews.al.

SHBA kufizon kohëzgjatjen e vizave për studentët dhe gazetarët

By: Ela
28 August 2025 at 16:44

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë planifikuar reduktimin e periudhës së vlefshmërisë së vizave për studentët dhe gazetarët. “Vizat e tipit F, që lejon studentët e huaj të qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara, tani do të jenë të vlefshme për maksimumi katër vjet”, njoftoi Departamenti i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së. Aktualisht, studentët marrin vizë […]

The post SHBA kufizon kohëzgjatjen e vizave për studentët dhe gazetarët appeared first on BoldNews.al.

Nga premtimi për “flamur blu”, tek realiteti i ujërave të zeza

By: Ela
28 August 2025 at 16:28

Në fillim të vitit 2023, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, gjatë një konference të posaçme për prezantimin e “Arritjeve, sfidave dhe objektivave të vitit”, shpalosi ambiciet për përmirësimin e cilësisë së ujërave larës në vend. “Qëllimi është të shkojmë në zero dhe të avancojmë me një procedurë tjetër që është flamuri blu për […]

The post Nga premtimi për “flamur blu”, tek realiteti i ujërave të zeza appeared first on BoldNews.al.

Aksidentet u ulën me 16% në janar-korrik, shoferët më “të rrezikshëm” grupmosha 25-34 vjeç

By: Ela
28 August 2025 at 16:12

Aksidentet mbeten kryefjalë e ditëve të verës, në disa raste me pasoja fatale. Përditshmërisë së mjeteve që janë zakonisht në qarkullim i shtohen edhe fluksi i emigrantëve si dhe turistët që kërkojnë makina me qira. Pavarësisht perceptimit duket se shifrat e Institutit të Statistikave tregojnë për një ulje të aksidenteve të paktën në korrik që […]

The post Aksidentet u ulën me 16% në janar-korrik, shoferët më “të rrezikshëm” grupmosha 25-34 vjeç appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet e parakohshme presidenciale në Republikën Sërpska caktohen për 23 nëntor

By: Ela
28 August 2025 at 16:07

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Bosnjë dhe Hercegovinës ka shpallur zgjedhjet e parakohshme për president të Republikës Sërpska (RS) më 23 nëntor. Kjo pozitë në entitetin serb mbeti e lirë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ia hoqi mandatin Millorad Dodikut më 18 gusht, në bazë të një vendimi të formës së prerë të Gjykatës së […]

The post Zgjedhjet e parakohshme presidenciale në Republikën Sërpska caktohen për 23 nëntor appeared first on BoldNews.al.

Sula: Rikuperimi i trupave të të zhdukurve të komunizmit, mundësi për të bërë paqe me të shkuarën

28 August 2025 at 15:45

TIRANË, 28 gusht/ATSH/ Autoriteti i Dosjeve, në bashkëpunim me Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër, mbajti sot, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur (30 gusht),  simpoziumin me temë: “Kufiri i Shpresës dhe i Vdekjes, 1944–1991. Shkodra përballë së kaluarës.”

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ambasadori i Bashkimit Europian Silvio Gonzato si dhe ambasadori i OSBE-së, Michel Tarran, dy institucione që prej vitit 2017 bashkëpunojnë ngushtë me Autoritetin për trajtimin e çështjes së personave të zhdukur gjatë regjimit komunist në Shqipëri.

Të pranishëm ishin gjithashtu deputetja Greta Bardeli, përfaqësues të institucioneve publike, përfaqësues të komuniteteve fetare, të afërm të viktimave dhe të mbijetuar.

Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, u shpreh se ballafaqimi me të shkuarën është një domosdoshmëri, jo një opsion.

“Përballja me vrasjet në kufi dhe fenomenin e zhdukjes është çështje dinjiteti njerëzor. Demokracia është e fortë vetëm kur drejtësia tranzitore zbatohet. Qyteti i Shkodrës duhet të kthehet në një vend kujtese, me muze dhe hapësira përkujtimore”, shtoi ai.

Gonzato përcolli edhe shqetësimin e shumë ish-të përndjekurve që ende presin kompensimet, duke theksuar se ky proces nuk mund të shtyhet pafund. Ambasadori përmendi gjithashtu bashkëpunimin me ICMP për hartimin e protokolleve të kërkimit të personave të zhdukur.

Kryetarja e Autoritetit, Gentiana Sula, pranoi vonesat në ecurinë e procesit për rikuperimin e trupave të të zhdukurve gjatë regjimit komunist.

“Deri tani janë bërë hapa administrativë, por qetësia për familjet që ende nuk kanë një varr për të afërmin do të vijë vetëm kur të nisin gërmimet e para. Një Shqipëri që i gjen bijtë e vet është një Shqipëri më e mirë. Të vdekurit dhe ata që kanë vuajtur kërkojnë llogaridhënie historike; për të gjallët, kjo është një mundësi për të bërë paqe me të shkuarën; dhe për të rinjtë, për të mbyllur plagët që u janë trashëguar brez pas brezi”, tha ajo.

Rektori i Universitetit, Tonin Gjuraj, theksoi rolin e studimit shkencor. “Detyra jonë është të hulumtojmë mbi dokumentet, të analizojmë dëshmitë dhe ta kthejmë këtë njohje në pjesë të ndërgjegjes kombëtare e të edukimit universitar. Kujtesa nuk duhet të mbetet e ngujuar në dhimbje, por të kthehet në një proces të vazhdueshëm kërkimi, mësimi dhe reflektimi. Harrimi është një formë e dytë e vdekjes dhe ne nuk duhet ta lejojmë atë”, shtoi ai.

Në vijim, u prezantua edhe projekti artistik për ngritjen e Memorialit “Muri i Gjakut” në Shkodër, ide e deputetes Greta Bardeli, që do të shërbejë si hapësirë reflektimi dhe nderimi për viktimat e komunizmit.

Simpoziumi vijoi me prezantimet e 13 studiuesve nga trupa akademike e Universitetit të Shkodrës, institucione të tjera shkencore dhe studiues të pavarur. Kumtesat adresuan temat: si vrasjet në kufi dhe dhimbja e familjeve, mungesa e drejtësisë dhe rikthimi i së vërtetës historike, qëndresa e grave malësore përballë terrorit ,mekanizmat e kontrollit dhe dhunës shtetërore, arratisjet e intelektualëve dhe klerit, trauma ndërbreznore dhe pasojat e saj.

Në hyrje të simpoziumit, AIDSSH organizoi një ekspozitë me dokumente arkivore të krijuara nga Dega e Punëve të Brendshme, e cila hedh dritë mbi mënyrën se si regjimi ngriti një rrjet kontrolli, frike dhe ndëshkimi mbi qytetarët.

Në mbi 6 mijë faqe dokumentesh të ekspozuara dëshmohen fatet e mijëra individëve, institucioneve dhe vetë qytetit të Shkodrës, që për dekada u mbajt nën një kontroll të hekurt.

Nga dokumentet dhe dëshmitë u evidentuan kalimet e ndaluara në kufirin verior (Liqeni i Shkodrës, Buna, Hani i Hotit), ku për dekada u zhvilluan tragjedi njerëzore: qindra burra, gra dhe të rinj humbën jetën; të tjerë u arrestuan, u internuan apo u zhdukën pa gjurmë.

Në këtë simpozium u përkujtuan edhe viktimat e fundit të vrara në kufi në vitin 1990, mes tyre: Elez Kraja (29 vjeç), Dhurata Sokoli (24 vjeçe), Vat Beci (25 vjeç), Nini Hoti (25 vjeç), Pëllumb Pellumbi (17 vjeç), Osman Xhakolli (23 vjeç) dhe tragjikisht Anisa Gruda, vetëm 5 vjeçe, e vrarë në Shirokë, ndërsa arratisej me familjen e saj.

Ky simpozium e vendos Shkodrën në qendër të kujtesës historike, duke i dhënë një zë viktimave dhe një thirrje shoqërisë, të mos harrojmë dhe të mos përsërisim kurrë më krimet e së shkuarës.

/m.m/j.p/

The post Sula: Rikuperimi i trupave të të zhdukurve të komunizmit, mundësi për të bërë paqe me të shkuarën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

IKMT prish 41 objekte të paligjshme në Kepin e Rodonit

28 August 2025 at 14:57

TIRANË, 28 gusht/ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit po vijon aksionin për shembjen e objekteve pa leje në zonën e Kepit të Rodonit në Durrës.

Gjatë ditës së sotme janë prishur 19 ndërtime të paligjshme, duke çuar në 41 objekte të shembura.

IKMT njofton se puna në terren po vazhdon në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, për pastrimin e plotë të territorit dhe mbrojtjen e vijës bregdetare.

Aksioni i prishjes së ndërtimeve pa leje përgjatë gjithë vijës bregdetare po vijon me synimin e rikthimit të hapësirave publike dhe mbrojtjen e territorit.

IKMT shpreh angazhimin për të vepruar me transparencë, duke siguruar që hapësirat publike t’u rikthehen qytetarëve.

/m.m/j.p/

The post IKMT prish 41 objekte të paligjshme në Kepin e Rodonit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kreditë me probleme qëndrojnë në 4%

28 August 2025 at 14:07

Nga Gazeta ‘SI’ – Kreditë me probleme u reduktuan lehtë gjatë muajit qershor, raporton Banka e Shqipërisë.

Përqindja e këtij treguesi ndaj totalit të kredive arriti në 4.01%, pas një rritje të lehtë në 4.12% gjatë majit.

E përkthyer në vlerë absolute në bilancet e bankave tregtare në vend janë 357 milionë euro kredi e keqe.

Përgjatë vitit të fundit Banka e Shqipërisë ka lehtësuar gradualisht politikën monetare, duke e bërë më të lirë huamarrjen për qytetarët dhe bizneset.

Ekspertët e Bankës së Shqipërisë, ashtu si edhe anketat tregojnë një aftësi paguese të përmirësuar të familjarëve, por dhe një ndikim të zhvlerësimit të euros në statistika.

The post Kreditë me probleme qëndrojnë në 4% appeared first on Gazeta Si.

❌
❌