Nëntë muaj që nga vdekja – motra i bën Liam Payne një dedikim emocionues
Nicola Payne, motra e këngëtarit të ndjerë Liam Payne, ka ndarë një dedikim shumë emocionues në Instagram, në nëntë muajt e parë pas vdekjes tragjike të tij.
Ajo shprehu dhimbjen e thellë dhe vështirësinë për të përballuar humbjen e vëllait, duke thënë se ndjen se kurrë nuk do të mund ta përpunojë plotësisht ndarjen e tij.
Nicola e bëri këtë dedikim pasi pa Liam-in në serialin e ri të Netflix “Building The Band”, ku ai shfaqet si mysafir.

Payne, i cili ishte anëtar i grupit të famshëm “One Direction”, vdiq në moshën 31-vjeçare në tetor të vitit 2024, pasi ra nga ballkoni i një hoteli në Buenos Aires.
Seriali “Building The Band”, që u xhirua para ndarjes së tij nga jeta, u publikua më 9 korrik në platformën Netflix, duke treguar për herë të fundit pasionin dhe talentin e Liam-it në skenë.

Në postimin e saj prekës, Nicola shkroi se kjo është një nga momentet e fundit kur ajo pati mundësinë ta shihte Liam-in duke shkëlqyer dhe se seriali do të mbetet gjithmonë një kujtim i veçantë për të.
Ajo e përshkroi të ëvllanë si një person me një shpirt të jashtëzakonshëm, që kujdesej thellësisht për njerëzit përreth.

Ky dedikim i Nicolas jo vetëm që pasqyron dhimbjen e thellë për humbjen e Liam-it, por edhe dashurinë dhe krenarinë që ajo ndjen për talentin dhe personalitetin e tij, duke i dhënë fansave mundësinë të shohin një anë më të ngrohtë dhe njerëzore të yllit të famshëm. /Telegrafi/

The post Nëntë muaj që nga vdekja – motra i bën Liam Payne një dedikim emocionues appeared first on Telegrafi.