Diaspora e KosovĂ«s shihet si njĂ« burim i madh kapitali pĂ«r zhvillimin ekonomik tĂ« vendit. MegjithatĂ«, Dritarja e Investimeve, e krijuar pĂ«r tâi mbĂ«shtetur investimet e saj, po pĂ«rballet njĂ«kohĂ«sisht me histori suksesi dhe me sfida tĂ« dukshme.
Kompania ReachteQ LLC në Kosovë është një nga 19 bizneset e diasporës që kanë përfituar mbështetje nga Dritarja për Investimet e Diasporës, shkruan Evropa e Lirë.
Kjo nismë, e lansuar në korrik të vitit 2024, nga Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) dhe Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), ka për qëllim nxitjen e investimeve të diasporës në vend.
Erblin Lekaj, bashkëthemelues i kompanisë, i rritur në Gjermani, thotë se Dritarja për Investimet e Diasporës ka qenë vendimtare për zhvillimin dhe ngritjen e biznesit të tij prodhues, të nisur pak më shumë se një vit më parë.
Kompania e tij merret me dizajnimin, prodhimin dhe shitjen e veglave që garantojnë kushte më të sigurta pune në sektorin e ndërtimtarisë.
Falë garancisë së FKGK-së, Lekaj thotë se kompania e tij ka siguruar një kredi trevjeçare në një bankë komerciale në Kosovë, pa pasur nevojë të vendosë kapital privat si garanci.
âNe kemi njĂ« zyrĂ« nĂ« PrishtinĂ«, por kemi njĂ« kompani partnere prodhuese nĂ« KosovĂ« dhe kemi rritur kapacitetet. Nga muaji tetor do tĂ« shtojmĂ« edhe sasinĂ« e prodhimit, ndĂ«rsa kompania planifikon ta zgjerojĂ« fabrikĂ«n dhe ta rrisĂ« numrin e punĂ«torĂ«ve, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« veglat tâi eksportojmĂ« nĂ« Gjermaniâ, thotĂ« Lekaj pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.
Pas rritjes së aktivitetit biznesor, Lekaj tregon se muajin e kaluar është kthyer bashkë me familjen e tij për të jetuar në Kosovë.
Përveç kompanisë së tij, edhe 18 biznese të tjera të themeluara nga mërgimtarët kosovarë janë mbështetur me 22 kredi të miratuara nga Dritarja për Investimet e Diasporës.
Deri më tash, sipas FKGK-së, kanë përfituar 19 kompani me vlerë totale të kredive prej 3.8 milionë eurosh, nga të cilat 2.8 milionë janë garantuar nga Fondi.
Investimet mĂ« tĂ« mĂ«dha janĂ« realizuar nĂ« sektorin e akomodimit dhe shĂ«rbimeve ushqimore â 1.5 milion euro â pasuar nga industria e prodhimit me 1.2 milion euro.
NĂ« sektorĂ«t e tjerĂ« â tregti me shumicĂ« e pakicĂ«, ndĂ«rtimtari, aktivitete administrative dhe shĂ«rbime tĂ« tjera â investimet kanĂ« qenĂ« nĂ«n 500 mijĂ« euro secili.
âKjo iniciativĂ« tregon pĂ«r potencialin e jashtĂ«zakonshĂ«m qĂ« diaspora ka nĂ« forcimin e zhvillimit ekonomik tĂ« KosovĂ«sâ, thuhet nĂ« pĂ«rgjigjen e FKGK-sĂ« pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.
Fondi fillestar i zotuar ishte 10 milionë euro: tetë milionë nga Qeveria e Kosovës dhe dy milionë nga FKGK-ja.
Deri më tani, Qeveria ka transferuar tre milionë euro të kontributit të saj, ndërsa FKGK-ja, si zbatuese e projektit, ka ndarë dy milionë euro, duke krijuar një kapital prej pesë milionësh për të mbështetur aktivitetet garantuese.
Pjesa e dytë e fondeve të zotuara nga Qeveria, në vlerë prej pesë milionë eurosh, thonë nga FKGK-ja, do të disbursohet në varësi të nivelit të shfrytëzimit të pjesës së parë të kapitalit, pasi Fondi do të vazhdojë të garantojë kreditë për të gjithë ata që janë të interesuar dhe plotësojnë kriteret e kërkuara.
Dedushaj: Interesim i ulët i diasporës për investime në Kosovë
Naim Dedushaj, nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Diasporë, thotë se interesimi nga investitorët e diasporës është i ulët, fillimisht për shkak të situatës globale, por edhe mungesës së koordinimit mes institucioneve të Kosovës për të lehtësuar qasjen në projekt.
Sipas tij, kërkesat për shumë dokumente dhe mungesa e informacioneve të qarta për këtë proces kanë bërë që bizneset të hezitojnë.
Lidhja e Bizneseve Shqiptare të Diasporës operon në 25 shtete me mbi 10 mijë biznese anëtare, por Dedushaj thotë se nuk ka raport zyrtar që ndonjë kompani anëtare të ketë përfituar nga kjo dritare.
âPĂ«r shembull, shumĂ« banka nuk kanĂ« ditur tâua shpjegojnĂ« qartĂ« investitorĂ«ve tĂ« diasporĂ«s procedurat e nevojshme, duke u dhĂ«nĂ« kĂ«rkesa tĂ« pĂ«rgjithshme e jo specifike. UnĂ« vetĂ« i kam telefonuar disa banka dhe nuk i kam kuptuar saktĂ« kĂ«rkesat. Dhe, pĂ«r kĂ«tĂ« arsye, nuk kam mundur ta pĂ«rcjell informacionin tek investitorĂ«t e diasporĂ«sâ, thotĂ« Dedushaj pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.
Lekaj pranon se është përballur me probleme të këtij lloji, por, sipas tij, ato kanë qenë të dukshme vetëm në fazën fillestare të zbatimit të projektit.
Nga FKGK-ja thonë se, vetëm dy muaj pas lansimit, në shtator të 2024-ës, Fondi ka organizuar trajnime informuese për stafin e bankave, i cili do të merrej direkt me klientët e projektit.
âNe vazhdimĂ«si, Fondi mban trajnime/sesione informuese pĂ«r stafin e bankaveâ, thuhet nĂ« pĂ«rgjigje.
Por, Lirim Krasniqi, analist i politikave në organizatën Germin, që merret me çështje të diasporës, thotë se rezultatet e këtij projekti nuk janë të kënaqshme.
Sipas tij, programi madje nuk është as transparent.
âPĂ«r tĂ« vlerĂ«suar ndikimin, duhet tĂ« publikohen statistika tĂ« qarta: numri i aplikimeve, fondet e garantuara, bizneset e themeluara dhe vendet e krijuara tĂ« punĂ«s. NĂ« mungesĂ« tĂ« transparencĂ«s, ekziston rreziku i shtimit tĂ« mosbesimit dhe pasigurisĂ«â, thotĂ« Krasniqi pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.
Për të gjitha këto pyetje, Radio Evropa e Lirë iu drejtua Ministrinë në detyrë të Financave, por, as pas më shumë se një jave, nuk mori përgjigje.
Shuhet USAID-i, shuhen grantet
Krasniqi, madje, dyshon se mbyllja e aktiviteteve të USAID-it ka ndikuar që mërgimtarët të jenë më të rezervuar për të investuar në Kosovë, pasi fushata informuese është mbështetur prej kësaj agjencie.
USAID-i, po ashtu, synonte tâi mbĂ«shteste investitorĂ«t e diasporĂ«s pĂ«rmes granteve dhe shĂ«rbimeve kĂ«shilluese.
Bizneset që përfituan kredi të garantuara nga FKGK-ja, ishin gjithashtu të kualifikuara për grante nga kjo agjenci.
Afati për aplikim ishte nga gushti i vitit të kaluar deri më 31 korrik, 2025.
Por, me vendim tĂ« presidentit amerikan, Donald Trump, shumica e aktiviteteve tĂ« USAID-it â qĂ« nĂ« KosovĂ« ka investuar mbi njĂ« miliard euro â janĂ« pezulluar nĂ« fillim tĂ« kĂ«tij viti.
Lekaj thotë se nuk ka pasur mundësi të aplikojë për grante nga kjo agjenci.
âKur morĂ«m kredinĂ«, agjencia ishte mbyllur. Ky ishte njĂ« problem, sepse pas miratimit tĂ« kredisĂ«, llogarisnim nĂ« grantin e USAID-it, por nuk arritĂ«m tĂ« aplikojmĂ«â, thotĂ« ai.
Kriteret për aplikantët kanë qenë që të sigurojnë financim nga një bankë dhe të dorëzojnë kontratën e kredisë së garantuar nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore.
Shuma e granteve, sipas njoftimit për mundësi financimi të USAID-it, ka qenë nga pesë mijë deri në 30 mijë euro.
Përdorimi i këtij fondi ishte paraparë për trajnim të stafit, shërbime marketingu, blerje të makinerive e të tjera.
Por, me mbylljen e USAID-it, pjesa e grantit nuk aplikohet më, thonë në FKGK.
Sipas të dhënave të regjistrimit të fundit të popullsisë, të realizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës në vitin 2024, në diasporë jetojnë rreth 550 mijë njerëz me prejardhje nga Kosova.
Diaspora e Kosovës, ndër vite, ka luajtur rol të rëndësishëm në ekonominë e vendit përmes remitencave, investimeve në patundshmëri dhe shpenzimeve që bën gjatë pushimeve në Kosovë.
Të dhënat zyrtare tregojnë se, vitin e kaluar, remitencat arritën në mbi 1.3 miliard euro, kurse në periudhën janar-qershor të këtij viti ishin mbi 651 mijë euro.
Investimet direkte në Kosovë në vitin 2024 ishin 850 mijë euro, ndërsa në pesë muajt e parë të këtij viti arritën në 365 mijë euro.
Vlera më e madhe e investimeve është në sektorin e patundshmërive, rreth 277 milionë euro, ku diaspora vlerësohet se ka primatin.
Â
The post Kredi të garantuara, por grante të pezulluara për diasporën appeared first on Telegrafi.