Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Spahia: Pamjet aktuale zona e Thethit nuk i ka provuar as përballë serbëve

Vijojnë prishjet e ndërtesave pa leje në Theth. Këtë të shtunë [12 korrik] atje shkuan edhe përfaqësues të Partisë Demokratike. Bardh Spahia tha se pamjet aktuale zona nuk i ka provuar as përballë serbëve.

“Për hir të së vërtetës këto pamje nuk i ka provuar kjo zonë që prej hordhive serbe dhe përballjes së banorëve patriotë të kësaj zone. Është hera e parë që në gjithë këto vite Theth dhe dukagjini përballet me një dhunë të tillë, me një terror të paprecedentë, të paarsyeshëm, të paargumentuar”, tha ai.

Spahia akuzoi kryeministrin Edi Rama “si një besprerë tipik”.

“Pasi u dha fjalën se jo vetëm do t’i lejonte, madje i bëri thirrje të investonin emigrantët e shumtë të kësaj treve në këtë zonë, i dhunon sot dhe i hedh në lumë investimet dhe kursimet e një jete të tërë”, tha ai duke e cilësuar aksionin si hakmarrje pasi zona nuk votoi Partinë Socialiste më 11 maj.

Ndërkohë Luçiano Boçi duke komentuar aksioni tha se zhvillohet pasi “nuk përputhet me oreksin e Edi Ramës.

“Duke goditur qytetarë e Thethit kërkon të rrëmbejë edhe këtë perlë të Shqipërisë”, tha Boçi duke akuzuar se Rama do t’ia japë atë “klientëve të tij”./TV Klan

The post Spahia: Pamjet aktuale zona e Thethit nuk i ka provuar as përballë serbëve appeared first on Telegrafi.

“Kartolinat e pasdites”, Rama ndan pamje të disa prej siteve kulturore

TIRANË, 12 korrik /ATSH/ Sitet e trashëgimisë kulturore shqiptare janë pjesë e ofertës turistike për turistët e huaj, por edhe për pushuesit vendas.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje të disa prej siteve tona kulturore, ndërsa i cilëson si “kartolinat e pasdites”.

Sitet tona kulturore kanë mirëpritur 569.089 vizitorë gjatë periudhës janar-qershor 2025. Rritja llogaritet në 74% krahasuar me vitin 2023, ndërsa sa i përket të ardhurave, ato janë shtuar me 119% krahasuar po me 2023-shin.

Pjesa më e madhe e turistëve preferojnë të vizitojnë parqet arkeologjike, më pas renditen muzetë kombëtarë dhe kalatë e monumentet e tjera të kulturës.

Pesë destinacionet e preferuara të vizitorëve janë:

– Parku Arkeologjik Butrint, me 105.623 vizitorë;

– Kalaja Gjirokastër, me 92,999 vizitorë;

– Parku Arkeologjik Shkodër, me 79.885 vizitorë;

– Muzeu “Gjergj Kastrioti” Krujë, me 74.636 vizitorë;

– Parku Arkeologjik Apoloni, me 58.059 vizitorë.

Me nisjen e sezonit turistik, oraret e vizitave janë zgjatur deri në orën 19:00 në të gjitha sitet kulturore.

Disa nga sitet kulturore të Shqipërisë
1 nga 10

/e.i//r.e/

The post “Kartolinat e pasdites”, Rama ndan pamje të disa prej siteve kulturore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Shkarkimi i drejtorëve, diversion i Ramës”/ Kalemaj: Hiqet vëmendja nga problemet

Politologu Ilir Kalemaj ka komentuar shkarkimin masiv të drejtorëve në Bashkitë e vendit, kuka deklaruar se Rama po bën diversion. Sipas tij, Rama e ka çuar në një shkallë më epike një model që po e shohim edhe në Greqi dhe Itali. Më tej Kalemaj theksoi se hiqet vëmendja nga disa probleme të vendit dhe […]

The post “Shkarkimi i drejtorëve, diversion i Ramës”/ Kalemaj: Hiqet vëmendja nga problemet appeared first on BoldNews.al.

Plazhi në Lungomare i kthehet qytetarëve, Rama fton profesionistët: Bëhuni pjesë e kësaj përpjekjeje

TIRANË, 12 korrik /ATSH/ Në Lungomaren e Vlorës një tjetër sipërfaqe plazhi publik i është rikthyer turistëve dhe qytetarëve.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga lirimi i hapësirave publike në Lungomaren e Vlorës ndërsa inkurajoi profesionistët të bëhen pjesë e aplikimeve për detyrat e shpalluara vakante nga bashkia e qytetit bregdetar.

“Në Lungomaren e Vlorës një tjetër sipërfaqe plazhi publik i është rikthyer turistëve dhe qytetarëve, ndërkohë që i inkurajoj të gjithë profesionistët e Vlorës të aplikojnë për t’u bërë pjesë e kësaj përpjekjeje, duke u përfshirë në intervistat e punës”, shkroi Rama.

Bashkia e Vlorës njoftoi sot se gjatë një kontrolli në zonën e Lungomares, u konstatuan parregullsi dhe në orët e para të mëngjesit, Policia dhe strukturat bashkiake ndërhynë dhe hoqën 40 çadra dhe 80 shezlongë të vendosura në mënyrë të paligjshme.

Hapësira prej rreth 500 metra katrorë do të kthehet tashmë në plazh publik, në shërbim të pushuesve.

Ndërkaq, pas dorëheqjeve të drejtorave të drejtorive, Bashkia Vlorë ka shpallur vakancat për të gjithë ata që besojnë se kanë përvojën, gatishmërinë dhe përgjegjshmërinë e duhur për të kontribuar dhe për t’i shërbyer zhvillimit të qytetit, në të gjitha nivelet.

Në Vlorë sikundër edhe në bashki të tjera të vendit ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike në mbrojtje të komunitetit.

/gj.m/j.p/

The post Plazhi në Lungomare i kthehet qytetarëve, Rama fton profesionistët: Bëhuni pjesë e kësaj përpjekjeje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama publikon pamje nga lumi i Bunës: Pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka ndarë pamje të reja nga lumi Buna teksa njoftoi se ka përfunduar me sukses të faza e dytë e pastrimit në zonën e Dajlanit, në Shkodër.

Shefi i qeverisë shprehet se pas shumë vitesh, lumi tashmë rrjedh i lirë në shtratin e tij natyral, si rezultat i ndërhyrjeve të realizuara në dy faza të ndryshme.

“Mirëmëngjes dhe me lumin Buna, që pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet, pas mbylljes me sukses të fazës së dytë të ndërhyrjes për pastrimin e çlirimin e shumëpritur të zonës së Dajlanit në Shkodër, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetin social “Facebook”.

Projekti i pastrimit të shtratit të lumit Buna nisi me një fazë të parë që përfshinte heqjen e rrjetave dhe pinarëve elementë që pengonin rrjedhën natyrore të ujit dhe dëmtonin ekosistemin lokal.

Kurse faza e dytë, e përfunduar së fundmi, u përqendrua në largimin e strukturave metalike dhe objekteve të tjera të mëdha/ abcnews.al

Lumi Buna rrjedh i lirë pas 50 vitesh, Rama: Përfundon faza e dytë e pastrimit

TIRANË, 12 korrik /ATSH/Lumi Buna tashmë rrjedh i lirë në shtratin e tij, pas 50 vitesh me përfundimin e fazës së dytë të ndërhyrjes për pastrimin e shtratit pranë zonës së Dajlanit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga lumi Buna ku ka përfunduar pastrimi në zonën e Dajlanit në Shkodër.

“Lumi Buna pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet, pas mbylljes me sukses të fazës së dytë të ndërhyrjes për pastrimin e çlirimin e shumëpritur të zonës së Dajlanit në Shkodër”, shprehet Rama.

Edhe kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, më herët e cilësoi këtë si një operacion të rëndësishëm ku pas 50 vitesh, lumi Buna rrjedh i lirë në shtratin e vet dhe i hap rrugë një epoke të re për këtë pasuri natyrore.

Ai ka falënderuar të gjitha strukturat që kontribuan që nga momenti i parë në këtë ndërhyrje, dhe veçanërisht ndaj Forcave të Armatosura nën kujdesin e Ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu.

Sipas kryebashkiakut të Shkodrës, ekipet e punës në terren punuan me profesionalizëm dhe përkushtim të jashtëzakonshëm, të udhëhequr nga nënkolonel Shkumbin Gjana, nënkolonel Egert Kuka dhe të mbështetur nga kolonel Shkëlzen Mhillaj, drejtues i operacionit, të cilët bënë të mundur çmontimin e plotë të strukturës metalike (dajlanit) në lumin Buna.

Beci ka nënvizuar se “ky operacion nuk është vetëm një arritje teknike, por një hap i madh drejt mbrojtjes së mjedisit dhe rikthimit të lirisë natyrore të lumit Buna një aset i çmuar për qytetin dhe gjithë rajonin”.

Sipas bashkisë së Shkodrës, në fazën e parë të ndërhyrjes për pastrimin e shtratit të lumit Buna janë hequr rrjetat dhe pinarët, ndërsa në fazën e dytë pjesët metalike që kanë pasur nevojë për ndërhyrje më të specializuar.

1 nga 5

/gj.m/

 

The post Lumi Buna rrjedh i lirë pas 50 vitesh, Rama: Përfundon faza e dytë e pastrimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Shteti në një dorë”/ Urdhrat e Ramës për kryebashkiakët, shkelje e autonomisë vendore!

Kryeministri Edi Rama mblodhi të premten kryebashkiakët socialistë, duke i urdhëruar ata publikisht që të shkarkojnë të gjithë administratorët e njësive vendore në varësi të tyre, një akt që shihet nga ekspertët dhe opozita si një hap tjetër i shkeljes së autonomisë vendore. “Kryetarët e PS, të gjithë kryetarët e njësive administrative duhet të shkarkohen […]

The post “Shteti në një dorë”/ Urdhrat e Ramës për kryebashkiakët, shkelje e autonomisë vendore! appeared first on BoldNews.al.

Katër pamjet e Thethit

Herën e parë që vajta në fshatin e vogël të Thethit, lartësia 900 metra mbi nivelin e detit, ishte viti 2008. Një mik ma rekomandoi, me kërkesën miqësore që një shkrim mundej të ndihmonte për të reklamuar zonën, e cila në fakt, nuk është se kishte nevojë shumë për reklamë. Eksperti i zhvillimit rural, Ismail […]

The post Katër pamjet e Thethit appeared first on Reporter.al.

Rama kërkon shkarkimin e nënkryetarëve të bashkive: Janë të lodhur dhe të konsumuar

Pas drejtorëve të bashkive dhe kryetarëve të njësive administrative, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka kërkuar edhe shkarkimin e nënkryetarëve të bashkive në të gjithë vendin.

Gjatë një takimi me kryebashkiakët në Durrës, kreu i qeverisë deklaroi se nënkryetarët janë të konsumuar dhe duhet një rifreskim i tyre, duke theksuar se ata nuk po performojnë siç duhet.

“Nënkryetarët i shoh të rraskapitur. Ju qeshni, por edhe dy vjet keni (i drejtohet kryetarëve). I shoh shumë të lodhur, Pjerin, nënkryetarët. Bëni mirë t’i shkarkoni të gjithë dhe të bëni një rifreskim të madh. Nënkryetarët që merren me çështjet urbane dhe rurale duhet të jenë më energjikë. Departamentet e bujqësisë duhet të jenë shumë më të artikuluara,” u shpreh Rama.

Kryeministri shtoi më tej se është e rëndësishme që bashkitë të kenë struktura drejtuese më dinamike dhe të përkushtuara për të realizuar projektet e qeverisë.

“Kush e di se në çfarë ore gjumi janë nënkryetarët tuaj teksa ju jeni këtu. Në nderin tënd, Pjerin, është që t’i shkarkosh dhe t’i rifreskoni të gjithë,” tha Rama.

Deklaratat e Ramës vjen pak orë pasi ai vendosi ultimatum deri ditën e hënë që të shkarkohen drejtuesit e të gjithë Njësive Administrative në vend./Euronews Albania

The post Rama kërkon shkarkimin e nënkryetarëve të bashkive: Janë të lodhur dhe të konsumuar appeared first on Telegrafi.

“Wanderlust in Albania 2”, Rama ndan pamje nga perëndimi në plazhin e Golemit

TIRANË, 11 korrik /ATSH/ Shqipëria është kthyer në një destinacion me turizëm gjithëvjetor, ku turistë të huaj dhe pushues vendas zgjedhin që të vizitojnë vendet më të bukura, nga plazhet, te Alpet apo parqet me peizazhe mahnitëse.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale videon me pamje nga një perëndim dielli në plazhin e Golemit.

Videoja e realizar nga Leonard Barko me titull “Aty ku dielli puth detin”, është prezantuar në Konkursin Ndërkombëtar të Fotografisë dhe Videove Reels “Wanderlust in Albania 2”.

Kryeministri Rama shprehet se “”Wanderlust in Albania 2″ sjell qiellin e artë mbi Adriatik, filmuar nga Leonard Barko për Konkursin Ndërkombëtar të Fotografisë & Video Reels.

“Me titull “Aty ku dielli puth detin”, pamja i përket plazhit të Golemit, që dhuron ndër perëndimet më të bukura të verës”, u shpreh Rama në një postim në rrjetet sociale.

Konkursi Ndërkombëtar i Fotografisë dhe Videove Reels “Wanderlust in Albania” u rikthye për të dytin vit, pas suksesit të edicionit të parë, duke zbuluar bukuritë e Shqipërisë përmes syve të vetë udhëtarëve dhe vizitorëve me fotografi dhe video reels që ata kanë realizuar gjatë udhëtimeve të tyre në Shqipëri. /e.i/j.p/

The post “Wanderlust in Albania 2”, Rama ndan pamje nga perëndimi në plazhin e Golemit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama iu kërkon kryebashkiakëve shkarkimin e nënkryetarëve: Bëni rifreskim

TIRANË, 11 korrik /ATSH/  Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryetarët e bashkive, për performancën lokale në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” dhe rrugës së pandalshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Gjatë këtij takimi Rama iu kërkoi kryebashkiakëve edhe shkarkimin e nënkryetarëve.

“Është e domosdoshme dhe nënkryetarët është mirë të ndryshojnë. Sepse i shoh shumë të lodhur, shumë shumë të lodhur, i shoh të rraskapitur. I shoh të rraskapitur. Juve s’ndryshoni dot. Edhe dy vjet, edhe dy vjet keni, si të doni”, iu drejtua Rama kryebashkiakëve.

“Nuk besoj se dëgjova bashkinë e Lezhës në këtë drejtim, apo një sërë bashkish të tjera, që jo se i kanë me shkëlqim ato yjet që kanë aty, po se e di që keni vështirësi të gjeni yje të tjera. Megjithatë, në nderin tënd është që t’i shkarkosh gjithë, po kjo është një çështje që ti e sheh vetë”, iu drejtua Rama, kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreut.

“Ajo që unë them është që tek nënkryetarët bëni mirë të bëni një rifreskim të madh. Se dhe nga mënyra si qeshët, ishte shumë e qartë që edhe ju vetë e ndjeni që mezi po i mbani në krahë ata. Edhe tani që u kujtuat po mendoni se në cilën orë të gjumit janë, ndërkohë që ju keni ardhur në Durrës këtu. S’besoj se ndonjëri nga ata është tani në terren”, tha Rama.

/gj.m/j.p/

 

The post Rama iu kërkon kryebashkiakëve shkarkimin e nënkryetarëve: Bëni rifreskim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gara malore e shpejtësisë “Kruja Hill Climb”, Rama: Adrenalinë dhe mikpritje shqiptare

TIRANË, 11 korrik /ATSH/  Në Krujë u zhvillua edhe këtë vit gara malore e shpejtësisë “Kruja Hill Climb” me trofeun “Skënderbe 2025”.

Kjo garë është pjesë e kalendarit ndërkombëtar “FIA – Central European Zone”.

“Kruja Hill Climb” solli pjesëmarrës nga Hungaria, Kroacia, Serbia, Mali i Zi, Kosova dhe Shqipëria, të cilët, përveç adrenalinës së garave shijuan edhe mikpritjen shqiptare.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga kjo garë.

“Trofeu Skënderbe 2025. Edhe këtë vit, gara malore e shpejtësisë “Kruja Hill Climb”, pjesë e kalendarit ndërkombëtar FIA – Central European Zone, solli pjesëmarrës nga Hungaria, Kroacia, Serbia, Mali i Zi, Kosova dhe Shqipëria, të cilët, përveç adrenalinës së garave, shijuan edhe mikpritjen tonë”, u shpreh Rama.

“Kruja Hill Climb” është një ngjarje sporti motorik, konkretisht një garë ngjitjeje në kodër, pjesë e kalendarit të Zonës Qendrore Evropiane të FIA-s (FIA CEZ).

Kjo garë mbahet në Krujë, Shqipëri, dhe njihet si “Kupa Skënderbeu”.

Këtë vit eventi u zhvillua në 4-6 korrik.

Pista e ngjitjes në kodër është relativisht e shkurtër, 1.9 km, por e njohur për intensitetin dhe shpejtësitë e larta.

/gj.m/j.p/

The post Gara malore e shpejtësisë “Kruja Hill Climb”, Rama: Adrenalinë dhe mikpritje shqiptare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përplasja me Ramën, prokurorja e Shkodrës kërkon mbrojtjen e KLP

Prokurorja e Shkodrës, Elsa Gjeli, reagoi të premten me një kërkesë drejtuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë kundër deklaratave të kryeministrit që i cilësoi si “fyerje dhe diskreditim të figurës së magjistratit”. Në kërkesë, Gjeli tha se kryeministri e kishte ekspozuar “ndaj një linçimi të pashembullt mediatik dhe duke minuar çdo kuptim të drejtësisë si […]

The post Përplasja me Ramën, prokurorja e Shkodrës kërkon mbrojtjen e KLP appeared first on Reporter.al.

Rama: Shteti, aktor në sigurimin dhe në shpërndarjen e naftës

TIRANË, 11 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryetarët e bashkive, për performancën lokale në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” dhe rrugës së pandalshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Duke folur për vizionin “Bujqësia 2030”, Rama nënvizoi se, “po punojmë me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe me Ministrinë e Financave për të ndryshuar diҫka shumë të rëndësishme në jetën e përditshëm të njerëzve që ka të bëjë me naftën dhe për të futur edhe shtetin si aktor në sigurimin dhe në shpërndarjen e naftës”.

Ky, theksoi Rama, “do të jetë një hap shumë i madh përpara në funksion të furnizimit me naftë dhe të mbajtjes së ҫmimit në një nivel të arsyeshëm, por edhe të garantimit të karburantit për arsye të sigurisë kombëtare”.

Nga ana tjetër, shtoi Rama, “do të jetë një hap shumë i rëndësishëm, po ashtu edhe për të bërë një politikë tjetër komplet me naftën, kur vjen puna tek bujqësia. Siҫ thashë, që s’është e nevojshme të jetë ajo që ka qenë deri më sot, por që ajo që ka qenë deri më sot ka qenë e kushtëzuar nga të tjera kufizime që i ka pasur dhe akoma i ka sistemi që po mundohemi ta plotësojmë me instrumentet e teknologjisë dixhitale dhe kështu me radhë”.

“Por është e sigurt që edhe këtu bashkëpunimi me njësitë e pushtetit vendor është kyҫ”, theksoi Rama.

Kryeministri theksoi se, “problemi kryesor është të mbushim boshllëkun me kapacitete njerëzore dhe me struktura në ҫdo bashki”.

/gj.m/j.p/

 

The post Rama: Shteti, aktor në sigurimin dhe në shpërndarjen e naftës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Subvencionimet në bujqësi do të bazohen tek fatura

TIRANË, 11 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryetarët e bashkive, për performancën lokale në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” dhe rrugës së pandalshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Duke folur për vizionin “Bujqësia 2030″, Rama foli për efikasitetin e drejtorive.

“Ne jemi vend shumë i vogël për të pasur drejtori gjithandej edhe kaq sa janë, janë shumë. Sepse kur vjen puna tek efikasiteti pastaj, e keni parë vetë sesa efikase janë. Dhe problemi nuk është se është në Korҫë apo Pogradec, problemi është sa efikase është drejtoria dhe aty pastaj tek efikasiteti mendoj se ka shumë për të korrigjuar”, tha Rama.

Rama u shpreh se “në takimin me fermerët në Cërrik u tha qartë që do të lëvizim nga subvencionimi i përgjithshëm po e quaj, tek subvencionimi për njësi prodhuese”.

“Pra nuk do të subvencionojmë përpara, do të subvencionojmë bazuar tek fatura. Kush tregon faturën e gjësë që ka prodhuar dhe shitur do të marrë mbështetjen përkatëse. Kush do të vazhdojë të operojë pa faturë në mënyrë informale nuk ka pse të pretendojë të subvencionohet për një arsye shumë të thjeshtë, se pastaj në këtë formë primitive subvencionimi përfitojnë shumë nga ata që nuk janë as prodhues dhe nuk janë as kontribuues”, tha Rama.

Ashtu sikundër, shtoi kryeministri, “tokat e dhëna me qira, ose në përdorim të të tretëve që i punojnë, marrin subvencion, po atë subvencion nuk e marrin ata që punojnë tokën dhe që i nxjerrin prodhimin, por e marrin ata që e kanë dhënë me qira dhe që mund të jenë dhe në Itali apo në Greqi. Ky është një tjetër boshllëk që do të duhet ta adresojmë dhe pikërisht adresimin do ta bëjmë duke u spostuar drejt atyre që janë në gjendje të tregojnë faturën”.

/gj.m/j.p/

The post Rama: Subvencionimet në bujqësi do të bazohen tek fatura appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Të ndryshojë seriozisht menaxhimi i mbetjeve të fshatit

TIRANË, 11 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryetarët e bashkive, për performancën lokale në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” dhe rrugës së pandalshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Duke folur për vizionin “Bujqësia 2030”, Rama vuri theksin edhe tek domosdoshmëria për t’u marrë seriozisht me mbetjet e fshatit edhe për të ndryshuar seriozisht menaxhimin edhe të mbetjeve të fshatit duke marrë shembullin e Cërrikut.

“Kemi edhe shembullin e Roskovecit, që nuk është tamam si ai i Cërrikut, se nuk është plotësisht i suksesshëm, por që prapë është një shembull që duhet marrë, në mënyrë që të ndryshojë situata me mbetjet. Se do jetë një problem shumë i madh. Shumë shumë i madh. E dëgjuat në paraqitjen që bëri Majlinda. Do të jetë një problem që do vazhdojë edhe pas anëtarësimit”, theksoi Rama.

Kështu që, shtoi kryeministri, “na duhet patjetër që paralelisht me krijimin e operatorit të trajtimit të mbetjeve në nivel kombëtar për sa i përket gjithë atyre 200 depozitimeve, landfilleve, inceneratorëve, për të pasur një gjë të koordinuar, të qendërzuar, të filloni të punoni nëpër bashki për ndarjen në burim, për riciklimin, për ripërdorimin. Se nuk mund të jetë kjo histori hidh plehrat, mbulo kazanët me plehra dhe pastaj merr gjysmën e plehrave ҫoi në vend-depozitim edhe gjysmën tjetër lëri që të presin gjysmën që vjen të nesërmen që mbulon prapë kazanët e plehrave”.

Kjo, tha Rama, “është një pjesë jashtëzakonisht sfiduese e kalimit nga fshati në qytet. Në kuptimin e të bërit nga një vend fshat në një vend qytet i Europës dhe i kalimit nga një shekull në një shekull tjetër në aspektin e përkatësisë europiane”.

“Nuk mund të jemi një vend i BE-së me plehrat që gjysma mblidhen edhe hidhen të pandara dhe pa asnjë riciklim diku dhe gjysma tjetër lihen të kalben nëpër rrugë”, nënvizoi Rama.

Ndërkohë, kreu i qeverisë evidentoi Beratin, i cili tha ai, “ka ndërtuar një pikë shumë mbresëlënëse riciklimi. Edhe ajo duhet parë se nuk është ndonjë shkencë shumë e madhe”.

/gj.m/j.p/

 

The post Rama: Të ndryshojë seriozisht menaxhimi i mbetjeve të fshatit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Nga e hëna, do të konfiskohet çdo shishe qumështi apo bulmet pa faturë

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryetarët e bashkive, për performancën lokale në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” dhe rrugës së pandalshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është angazhuar për të sensbilizuar të gjithë ata që tregtojnë qumësht dhe bulmet pa faturë që të mos e bëjnë më këtë gjë, sepse duke filluar nga java e ardhshme do të konfiskohet çdo lloj shisheje qumështi apo bulmeti pa faturë.

Rama tha se është e patolerueshme nga pikëpamja e ligjit tatimor, por edhe e rrezikshme që në këtë fazë të vitit, me temperatura të larta që mund të shkaktojnë edhe helmime, në një situatë që është plotësisht e evitueshme.

“Duke filluar nga e hëna e ardhshme, nuk ka më paralajmërime, por sekuestrime të çdo lloj produkti bulmeti dhe qumështi pa faturë në të gjitha dyqanet e tregjet”, tha Rama.

Në mbyllje të fjalës së tij, Rama i falënderoi të gjithë për durimin, ndërsa kërkoi që këto takime në grupe më të vogla të bëhen më shpesh mes drejtuesve të qarqeve dhe kryetarëve të bashkive pa dallim, edhe ata të opozitës që të punojnë për fshatin.

“Siç e tha konsensuali Dhimo Kote, domatja dhe gështenja nuk kanë parti edhe mbi të gjitha nga informacionet që kemi, si kur është puna te domatja, si kur është te gështenja, socialistët dhe demokratët janë të gatshëm që t’i hanë që të dyja”, tha Rama.

Nga takimi i Kryeministrit Edi Rama me kryetarët e bashkive
1 nga 3

/e.i/j.p/

The post Rama: Nga e hëna, do të konfiskohet çdo shishe qumështi apo bulmet pa faturë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Riorganizim i bashkive për t’i dhënë më shumë hapësirë bujqësisë

TIRANË, 11 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryetarët e bashkive, për performancën lokale në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” dhe rrugës së pandalshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Duke folur për vizionin “Bujqësia 2030”, Rama theksoi se, “ajo që mbetet një sfidë e sfidave është bujqësia vendore, në kuptimin e qeverisjes vendore”.

Rama shprehu besimin se, “është e domosdoshme që të shikohen organigramat me këtë sy dhe që pjesa e bujqësisë në organikën e bashkive të zërë vendin e merituar. Nga 70% në 30% deri në 30% me 70%”.

“Pra, ka bashki në Shqipëri të cilat kanë nevojë të kenë më shumë vëmendje dhe më shumë theks dhe më shumë dije për bujqësinë dhe për fshatin sesa për qendrën e vogël të qytetit. Dhe kanë nevojë të kenë shumë më tepër forca që merren me bujqësinë dhe me fshatin sesa merren me punët komunale të qytetit”, tha Rama.

Në këtë drejtim, theksoi kreu i qeverisë, “duhet parë gjithë riorganizimi”.

“Departamentet e bujqësisë dhe të fshatit në drejtoritë e bujqësitë dhe fshatit në bashki duhet të jenë shumë të artikuluara dhe patjetër që dhe drejtimi i bashkisë duhet ndarë midis nën/kryetarëve që merren me çështjet urbane dhe atyre që merren me çështjet rurale, është e domosdoshme”, tha Rama.

/gj.m/j.p/

The post Rama: Riorganizim i bashkive për t’i dhënë më shumë hapësirë bujqësisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama shpall “armikun e ri”: Të sekuestrohet çdo bidon qumshti pa faturë

Në vendin ku trafikantët qarkullojnë të lirë, betonieret ndotin pa u shqetësuar, dhe ku plehrat pushtojnë bregdetet ndërsa zjarret përpijnë pyje e kodra, Kryeministri Edi Rama ka shpallur “luftën e madhe” kundër qumështit pa faturë. Në një takim me kryebashkiakët, kreu i qeverisë paralajmëroi se nga e hëna çdo shishe qumështi dhe produkt bulmeti që […]

The post Rama shpall “armikun e ri”: Të sekuestrohet çdo bidon qumshti pa faturë appeared first on BoldNews.al.

Rama: Thethi, flagrancë spektakolare/ Berisha mbron Gjelin, pas dërgimit të dosjes nga qeveria, sulmon KLP dhe ILD

Me shembullin e ndërtimeve pa leje në Theth, kryeministri Rama sulmoi sërish prokuroren Elsa Gjeli dhe lëvizjat e saj të fundit për t’u vetëmbrojtur.

 “Në një rast të një flagrance spektakolare ku nuk është ndërtuar një ngrehinë, por një fshat i tërë turistik, në mes të Thethit, një prokurore me mbiemrin Gjeli ka vendosur mosfillimin e hetimeve. Ka refuzuar të shohë se për çfarë bëhet fjalë, dhe ka bërë një ese filozofike me pafajësinë e ndërtimit pa leje. Ndërtimi pa leje është vepër penale. Në një zonë të mbrojtur si Thethi është një vepër penale edhe më e rëndë.”

Një ditë pasi porosia e Ramës ndaj gjyqtares së Shkodrës, Elsa Gjeli mbërriti në ILD dhe KLP. Berisha zbatoi strategjinë e tij për ta mbrojtur, dhe mbrojtja më e mirë është sulmi.

“Koordinimi interinstitucional I këshillatëve, pra KLP, KLGJ dhe institucioneve të tjera të drejtësisë nuk është përmirësuar. Është përtokë, sepse nuk kanë asnjë vullnet të koordinojnë, por vetëm të qeverisin si koorporata të veçanta. Dhe kjo është një gjëmë për shtetin ligjor. Ndërhyrje serioze bëhen nga politikanët në sistem. Pra nuk ekziston një sistem i integruar drejtësie”

Konferencën e fundit për këtë javë doktori e ruajti si fusheqitje ndaj drejtësisë.

 “Kjo farsë nuk njihet, ka një autor, Edi Rama. Por ka një mbrojtës kryesor, Altin Troplini, me qëndrimet që ka mbajtur ndaj krimit kushtetuese elektoral, dëshmon se nuk ka ligj, nuk ka moral por është thjesht një skllav dhe bashkëpunëtor i krimit”

I shqetësuar u duk Berisha nga lëvizjet e Ramës në territor, por jo dhe aq për reformën territoriale.

“Nuk ulemi me të për Reformën Territoriale.Se ne nuk e njohim si kryeministër.Ne nuk njohim farsën.”

Megjithatë, doktori ndërron mendje shpejt.

“Jo, reformën zgjedhore e bëjnë partitë politike. Pra ne nuk zgjedhim kundërshtarin, as kryetarin e saj”/abcnews.al

❌