❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Çmimet e reja tĂ« referencĂ«s, MF publikon hartat

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Ministria e Financave publikoi sot pĂ«r konsultim publik projektvendimin pĂ«r metodologjinĂ«, rregullat dhe procedurat pĂ«r pĂ«rcaktimin e vlerĂ«s sĂ« taksueshme tĂ« pasurisĂ« sĂ« paluajtshme “ndĂ«rtesa”, si dhe pĂ«r llogaritjen e taksĂ«s mbi ndĂ«rtesĂ«n dhe pagesĂ«n e saj.

Në projektvendim propozohen ndryshimet e çmimeve të referencës për të gjitha qarqet e Shqipërisë, përjashtuar 32 zonat kadastrale të Tiranës dhe njësitë administrative, çmimet e të cilave ndryshuan në muajin korrik 2023.

Taksa mbi pasurinë e paluajtshme është një nga burimet më të rëndësishme të financimit për njësitë e qeverisjes vendore, si në vendet e zhvilluara, ashtu edhe në ato në zhvillim.

Në Shqipëri, kjo taksë ka një rol të veçantë për bashkitë, por të ardhurat që ajo gjeneron mbeten ende të ulëta në krahasim me vendet e tjera të rajonit dhe me vendet e zhvilluara.

Aktualisht, taksa mbi pasurinë e paluajtshme përfaqëson vetëm 0,3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa mesatarja rajonale është 0,8% dhe ajo e vendeve të OECD-së shkon në 1,1%.

Për të përballuar sfidat që lidhen me mbulimin e kostove në rritje të shërbimeve publike dhe për të forcuar autonominë financiare të bashkive, Ministria e Financave thotë se ka ndërmarrë këtë reformë për përmirësimin e sistemit të taksimit mbi ndërtesat.

Kjo nismë, sipas saj, synon ndërtimin e një sistemi të qëndrueshëm, transparent dhe të drejtë të taksimit të pasurive të paluajtshme, duke kontribuar në rritjen e të ardhurave vendore dhe zhvillimin më të balancuar urban.

“Reforma Ă«shtĂ« nĂ« linjĂ« me rekomandimet e organizatave ndĂ«rkombĂ«tare si FMN dhe partnerĂ« tĂ« tjerĂ« zhvillimi, tĂ« cilĂ«t kanĂ« theksuar rĂ«ndĂ«sinĂ« e kĂ«saj takse pĂ«r drejtĂ«sinĂ« fiskale dhe pĂ«rmirĂ«simin e efikasitetit tĂ« qeverisjes vendore”, thekson MF.

Që prej vitit 2018, në Shqipëri taksa mbi ndërtesat llogaritet mbi bazën e vlerës së pronës (sistem ad valorem), çka përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm drejt një sistemi më të drejtë dhe më të barabartë për taksapaguesit. Megjithatë, në praktikë, ky sistem përballet ende me sfida serioze, përfshirë administrimin e dobët, mungesën e të dhënave të sakta dhe mospërputhjen mes çmimeve referuese dhe atyre reale të tregut.

Për të adresuar këtë situatë, është përgatitur një projektvendim për përditësimin e çmimeve mesatare referuese për banesat në 12 qarqe të vendit, pa përfshirë bashkinë Tiranë. Këto çmime janë rezultat i një pune të koordinuar nga një grup ndërinstitucional i ngritur me urdhër të Kryeministrit, i cili synon të afrojë çmimet referuese me realitetin e tregut. Gjatë kësaj pune, qytetet janë ndarë në zona të ndryshme dhe janë hartuar harta përkatëse ku përcaktohet çmimi mesatar për metër katror banimi për çdo zonë. Ky përditësim synon të sigurojë një bazë më të saktë për llogaritjen e taksës mbi ndërtesat dhe do të kontribuojë në ndërtimin e një sistemi më të drejtë dhe më të miradministruar të taksimit të pasurisë së paluajtshme.

Procesi i përcaktimit të çmimeve është bazuar në një metodologji të qartë dhe të detajuar. Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka mbledhur të gjitha kontratat e shitblerjeve të apartamenteve dhe ndërtesave për periudhën 2022-2024, duke përfshirë të dhëna si zona, numri i pasurisë, sipërfaqja në metra katrorë, vlera e kontratës dhe data e saj. Vlerat e shprehura në monedhë të huaj janë konvertuar në lekë me kursin mesatar të periudhës përkatëse dhe për çdo kontratë është llogaritur çmimi për metër katror. Më pas, të dhënat janë organizuar sipas bashkive dhe ndarë në blloqe, që janë njësitë më të vogla me të dhëna digjitale të disponueshme. Nga analiza janë përjashtuar kontratat me vlera jo realiste apo nën çmimin referencë.

Përpunimi ka përfshirë edhe analizën e të dhënave hartografike, duke përdorur harta digjitale të regjistrimit fillestar të zonave dhe duke i lidhur me të dhënat alfanumerike përmes numrit të bllokut. Rezultatet janë paraqitur në formate digjitale (.shp dhe .kmz), ku për çdo bllok që përmban transaksione pasqyrohen numri i kontratave dhe çmimi mesatar për metër katror.

Ndarja zonale për përcaktimin e çmimeve është bërë në bazë të disa kritereve që marrin në konsideratë karakteristikat e qyteteve dhe ndikimin që kanë në çmimin e banesave. Afërsia me qendrën e qytetit, që lidhet me kërkesën më të lartë për prona dhe zhvillimin ekonomik më të përqendruar, është një ndër kriteret kryesore. Po ashtu janë marrë në konsideratë edhe afërsia me polet e zhvillimit strategjik, si zona ku priten investime të rëndësishme që mund të ndikojnë në rritjen e çmimeve. Një tjetër faktor është afërsia me rrugët kryesore të aksesit në qytet, që ndikon në vlerën e pasurive për shkak të lidhjeve më të mira të transportit. Zonat historike, për shkak të vlerave arkitekturore dhe urbanistike, gjithashtu përbëjnë një element të rëndësishëm në ndarjen zonale. Për qytetet bregdetare është marrë në konsideratë afërsia me vijën bregdetare, duke qenë se këto zona kanë potencial më të lartë turistik dhe prirje më të lartë për zhvillim të tregut imobiliar.

1 nga 5

/r.e/

The post Çmimet e reja tĂ« referencĂ«s, MF publikon hartat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rivlerësimi i pronës në 2026-n me tatim 5%, procedura që duhet ndjekur

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Qeveria ka propozuar njĂ« projektligj tĂ« ri “PĂ«r rivlerĂ«simin e pasurisĂ« sĂ« paluajtshme”, i cili parashikon njĂ« periudhĂ« tĂ« re pĂ«r rivlerĂ«simin e pronave nga 1 janari deri mĂ« 30 shtator 2026, me tatim tĂ« reduktuar 5% mbi vlerĂ«n e rivlerĂ«suar.

Kjo përqindje është më e ulët se normat standarde të tatimit që aplikohen në mungesë të rivlerësimit, dhe ka si qëllim të nxisë formalizimin e tregut dhe deklarimin real të vlerave gjatë shitblerjes së pronave.

Përmes këtij procesi, qytetarët dhe subjektet juridike do të kenë mundësinë të përshtatin vlerën e pronave të tyre me çmimet aktuale të tregut, duke shmangur kështu ndryshimet e mëdha midis vlerës së regjistruar dhe asaj reale.

“PĂ«rfitues janĂ« qytetarĂ«t qĂ« posedojnĂ« pasuri tĂ« regjistruara ose nĂ« proces regjistrimi, subjektet juridike qĂ« duan tĂ« pĂ«rshtasin pasqyrat financiare me vlerat reale tĂ« pasurive tĂ« tyre, si dhe pronarĂ«t qĂ« planifikojnĂ« shitjen e pronĂ«s dhe duan tĂ« reduktojnĂ« barrĂ«n tatimore”, thuhet nĂ« relacionin shoqĂ«rues tĂ« projektligjit.

Procesi i rivlerësimit do të jetë i thjeshtuar dhe do të zhvillohet pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Pronarët do të duhet të dorëzojnë kërkesën për rivlerësim brenda afatit të përcaktuar, të sigurojnë një vlerësim të pronës bazuar në çmimet referuese ose nga ekspertë të licencuar, dhe më pas të kryejnë pagesën e tatimit prej 5% mbi diferencën e krijuar nga rivlerësimi. Vetëm pas pagesës, vlera e re do të regjistrohet zyrtarisht.

Kjo nismë synon të përmirësojë ndjeshëm saktësinë e regjistrave të pasurive të paluajtshme, të rrisë transparencën në transaksionet e pasurive, dhe të shmangë fenomenin e deklarimeve fiktive të vlerave të ulëta në momentin e shitblerjes.

Sipas Ministrisë së Financave, përvoja e mëparshme nga aplikimi i ligjeve të ngjashme, ka treguar se ekziston një interes i lartë nga qytetarët për të përfituar nga mundësia e rivlerësimit të pasurisë, çka është reflektuar në rritjen e ndjeshme të numrit të aplikimeve dhe transaksioneve të regjistruara pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Ndërkohë, të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se çmimet e banesave, në rang vendi, kanë shënuar rritje të konsiderueshme. Vetëm në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, indeksi Fischer i çmimit të banesave u rrit me 16,9%, ndërsa në gjashtëmujorin e dytë me 23,6%.

“Kjo tendencĂ« rritĂ«se, krahasuar me periudhĂ«n e fundit tĂ« rivlerĂ«simeve nĂ« vitin 2022, e bĂ«n tĂ« domosdoshĂ«m njĂ« pĂ«rditĂ«sim tĂ« vlerĂ«s sĂ« pasurive tĂ« paluajtshme nĂ« pĂ«rputhje me realitetin e tregut”, thuhet nĂ« relacion.

Ky projektligj do të ketë gjithashtu ndikim pozitiv në të ardhurat e buxhetit të shtetit, përmes rritjes së të ardhurave nga tatimi mbi rivlerësimin i cili propozohet të jetë në normën 5%, pa patur nevojë për ndryshime të normave tatimore ekzistuese. Kjo e bën atë një instrument efikas dhe të qëndrueshëm për politikën fiskale.

Kjo është hera e katërt që po zbatohet rivlerësimi i pronave me norma të reduktuara.

1 nga 2

/r.e/

The post Rivlerësimi i pronës në 2026-n me tatim 5%, procedura që duhet ndjekur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Villeroy & Boch tërheq gotat për fëmijë nga tregu për rrezik lëndimi

TIRANË, 22 korrik/ATSH/ NĂ« njĂ« njoftim tĂ« fundit, kompania Villeroy & Boch AG ka kĂ«rkuar tĂ«rheqjen urgjente tĂ« gotave pĂ«r fĂ«mijĂ« nga disa koleksione tĂ« saj, pĂ«r shkak tĂ« njĂ« rreziku sigurie qĂ« mund tĂ« shkaktojĂ« lĂ«ndime.

Kjo thirrje prek disa produkte nga koleksionet “Hungry as a Bear”, “Happy as a Bear”, “Roar like a Lion” dhe “Walk like an Elephant”.

Sipas njoftimit të kompanisë, gotat mund të thyhen lehtësisht, edhe kur ushtrohet një presion i vogël, dhe ky problem mund të çojë në lëndime nga thyerja e qelqit. Shkaku i këtij rreziku lidhet me tensionin e lartë të krijuar në qelqin e papërpunuar gjatë procesit të prodhimit.

Numrat e artikujve të prekur përfshijnë: 14-8665-7458, 14-8664-7458, 14-8673-7458, dhe 14-8674-7458.

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, (ISHMT) bën të ditur se po monitoron me vëmendje shpërndarjen e këtyre produkteve dhe është angazhuar për të siguruar një tërheqje të shpejtë dhe të plotë të tyre nga qarkullimi.

Për konsumatorët që kanë blerë këto gota, autoritetet rekomandojnë që ato të mos përdoren më dhe të kthehen menjëherë në pikën e shitjes, ku do të ofrohet një rimbursim i plotë, edhe nëse nuk disponohet fatura e blerjes. /j.p/

The post Villeroy & Boch tërheq gotat për fëmijë nga tregu për rrezik lëndimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përzgjedhja e drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, sot testi me shkrim

TIRANË, 22 korrik/ATSH/ PranĂ« StrukturĂ«s sĂ« Posaçme kundĂ«r Korrupsionit dhe Krimit tĂ« Organizuar (SPAK) u zhvillua sot faza e tretĂ« e garĂ«s pĂ«r pĂ«rzgjedhjen e drejtorit tĂ« ByrosĂ« KombĂ«tare tĂ« Hetimit (BKH), pĂ«rkatĂ«sisht provimi i zgjeruar me shkrim (eseja) dhe testi pĂ«r arsyetimin logjik.

Kandidatët në garë janë Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta.

Të dy testet zgjatën 1 orë e 45 minuta, përkatësisht eseja, 60 minuta dhe testi i arsyetimit logjik, 45 minuta.

Rregullorja për përcaktimin e procedurave të përzgjedhjes së kandidatit për Drejtor të BKH-së parashikon vlerësimin me 60 pikë për të dy testet, pra 30 pikë për secilin.

Procedura e testeve u zhvillua nën vëzhgimin e anëtarëve të Komisionit të Përzgjedhjes, vëzhguesve ndërkombëtarë dhe stafit teknik mbështetës.

Në përfundim të këtyre fazave të para; testit të aftësive fizike, provimit të zgjeruar me shkrim (esesë) dhe testit për arsyetimin logjik, Komisioni i Përzgjedhjes do të rendisë kandidatët e kualifikuar, të cilët do të vijojnë me fazat e tjera të konkurrimit.

Testi i ardhshëm është ai i poligrafit dhe intervistës në panel, i cili ndiqet nga faza e verifikimit të figurës dhe deklarimit të pasurisë nga Komisioni i Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës. /j.p/

The post Përzgjedhja e drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, sot testi me shkrim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Siguria ushqimore, bllokohen 63 tonë produkte pa faturë

TIRANË, 22 korrik/ATSH/ Aksioni kombĂ«tar pĂ«r formalizimin dhe pĂ«rmirĂ«simin e sigurisĂ« ushqimore, i shtrirĂ« tashmĂ« nĂ« qarqet TiranĂ«, DurrĂ«s, Fier, LezhĂ« dhe Korçë, po vijon me intensitet tĂ« lartĂ«.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, përgjatë 9 ditëve nga nisja e aksionit janë ushtruar 151 kontrolle dhe janë bllokuar 63 tonë produkte bujqësore e blegtorale pa faturë.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka apeluar tatimpaguesit për zbatimin e ligjeve tatimore, duke kërkuar lëshimin e faturave fiskale në çdo hallkë të zinxhirit ushqimor.

Ky aksion është rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë mes Ministrisë së Financës dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe strukturave përkatëse, për të formalizuar sektorin bujqësor dhe për të forcuar kontrollin mbi sigurinë ushqimore.

Objektivi kryesor është garantimi i përfshirjes së fermerëve në tregun formal, duke siguruar gjurmueshmërinë e produkteve, faturimin tatimor dhe identifikimin e prodhuesve me NIPT.

The post Siguria ushqimore, bllokohen 63 tonë produkte pa faturë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

UBT me programe të Universitetit BOKU të Vjenës, Rama: Burim i profesionistëve për sfidat e integrimit në BE

TIRANË, 22 korrik/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Universiteti BujqĂ«sor i TiranĂ«s do tĂ« shndĂ«rrohet nĂ« burim i njohurive dhe profesionistĂ«ve pĂ«r sfidat e zhvillimit dhe integrimit nĂ« BE

Rama ishte sot në Universitetin Bujqësor të Tiranës ku u prezantuan 9 programet që UBT ofron duke nisur nga ky vit janë sipas modelit BOKU.

Ai theksoi se me anëtarësimin në BE, numri i profesionistëve që vijnë nga fushat që mbulon UBT dhe që duhet të rreshtohen në frontin e shtetit shqiptar duhet të jetë shumë më i madh se ai i juristëve.

“Duhet njĂ« staf profesionistĂ«sh qĂ« tĂ« dinĂ« se pĂ«r çfarĂ« bĂ«het fjalĂ«, çfarĂ« nevojash ka vendi, si tĂ« monitorojnĂ« dhe rimodelojnĂ« zhvillimet”, theksoi Rama.

Rama theksoi se mungesa e ujit dhe konfliktet për burimet po kthehen në probleme serioze, madje edhe midis shteteve, me mbi dy miliardë njerëz që përballen me mungesë të ujit.

“NĂ« kĂ«tĂ« kontekst, na duhen njerĂ«z tĂ« ditur pĂ«r tĂ« menaxhuar teknologjitĂ« e reja qĂ« po zhvillohen me shpejtĂ«si tĂ« madhe, si satelitĂ«t, dronĂ«t, pĂ«rpunimin e imazheve, analizĂ«n e tĂ« dhĂ«nave dhe kĂ«rkimet shkencore mbi to. Jemi nĂ« kohĂ«, por jemi gjithashtu nĂ« njĂ« sfidĂ« tĂ« madhe kohore. FatkeqĂ«sitĂ« natyrore dhe menaxhimi i rrezikut nuk mund tĂ« trajtohen mĂ« me mendĂ«sinĂ« “fajin e ka qeveria”, sepse pĂ«r tĂ« kapĂ«rcyer kĂ«to fatkeqĂ«si duhen investime nĂ« infrastrukturĂ« dhe kapacitete tĂ« shteteve, qeverive dhe institucioneve vendore pĂ«r zgjidhje tĂ« integruara ndĂ«rdisiplinore qĂ« bashkojnĂ« shkencĂ«n, inxhinierinĂ«, ekonominĂ«, politikĂ«n dhe njohjen e territorit”, deklaroi Rama.

Në këtë drejtim, shtoi ai, stafi i Universitetit Bujqësor të Tiranës, i drejtuar nga rektori Sallaku, në bashkëpunim me BOKU, profesorë të të cilit kanë zbarkuar disa herë në Tiranë dhe janë shumë entuziastë nga kjo eksperiencë, po mbjellin një territor me fidanë të rinj dijesh dhe profesionesh.

Në kapitujt e negociatave për anëtarësimin në BE, Rama theksoi se bujqësia dhe zhvillimi rural janë një kapitull i veçantë dhe sfidues.

“PedagogĂ«t qĂ« merren me pjesĂ«n e direktivave europiane e dinĂ« shumĂ« mirĂ« se mjedisi dhe ndryshimet klimatike janĂ« kapituj me vete, siguria ushqimore, politika veterinare dhe fitoanitare janĂ« gjithashtu kapituj tĂ« ndarĂ«, ashtu si edhe ujrat dhe menaxhimi i mbetjeve. TĂ« gjitha kĂ«to janĂ« shqetĂ«sime madhore pĂ«r njĂ« vend si ShqipĂ«ria”, tha Rama.

Problemi nuk është që të tjerët i kanë zgjidhur, shtoi Rama, por se ne kemi nevojë për dije, për njerëz të ditur, dhe baza për këtë është ky universitet.

“Kjo nuk bĂ«het me “miell tĂ« huaj”, sa do tĂ« marrim ekspertĂ« dhe ndihmĂ« nga jashtĂ«. Na duhet ky brumĂ«, kjo furrĂ« qĂ« po bĂ«het gati pĂ«r ta pjekur, dhe prurjet janĂ« shumĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme. ËshtĂ« interes kombĂ«tar dhe prioritet mbĂ«shtetja pa rezervĂ« e kĂ«saj reforme dhe e kĂ«tij universiteti”, deklaroi Rama. /j.p/

The post UBT me programe të Universitetit BOKU të Vjenës, Rama: Burim i profesionistëve për sfidat e integrimit në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Linjë e re 35 kV dhe riparim nënstacionesh në Elbasan, 599 milionë lekë investim i OSSH-së

TIRANË, 21 korrik/ATSH/ NjĂ« projekt i rĂ«ndĂ«sishĂ«m energjetik qĂ« parashikon ndĂ«rtimin e njĂ« linje tĂ« re 35 kilovolt dhe rikonstruksionin e disa nĂ«nstacioneve nĂ« rajonin e Elbasanit pritet tĂ« vihet nĂ« zbatim sĂ« shpejti.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë shpalli kontratën për realizimin e këtij investimi, i cili kap vlerën e 599 milionë lekëve.

Projekti përfshin ndërtimin e një linje të re 35 kV me shtylla 110 kV dhe dy qarqe, që do të nisë nga nënstacioni Radio-Elbasan, duke kaluar nëpër Banjë, Cërruje dhe Gramsh, për të përfunduar në Mjekës-Elbasan.

Në të njëjtën kohë do të fuqizohen dhe riparohen nënstacionet Gramsh, Cërruje dhe Banjë, duke i pajisur me trakte të reja 35 kV.

Ky investim synon përshtatjen e rrjetit me zhvillimet e reja në terren, sidomos me shtimin e burimeve të reja gjeneruese të energjisë si hidrocentralet dhe impiantet fotovoltaike në zonë.

Linja do të ndërtohet në trasë të re dhe parashikohet të jetë me dy qarqe 35 kV.

Qarku i parë do të lidhë nënstacionin Radio me Banjën, Cërrujen dhe përfundon në Gramsh, ndërsa qarku i dytë do të nisë nga Gramshi drejt nënstacionit Banjë, për të vazhduar më pas deri në nënstacionin Mjekës-Elbasan, ku do të lidhet me linjën ekzistuese.

Në kuadër të këtij projekti do të ndërtohen trakte të reja hyrje-dalje në nënstacionet Gramsh dhe Cërruje, me cela të brendshme 35 kV, ndërsa në nënstacionin Banjë do të ndërtohet një portal dhe ndarës i ri 35 kV.

Qarku i dytë do të përfshijë gjithashtu ndërlidhjen me rrjetin ekzistues në nënstacionin Mjekës-Elbasan. /j.p/

The post Linjë e re 35 kV dhe riparim nënstacionesh në Elbasan, 599 milionë lekë investim i OSSH-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dosja “Partizani”, reagon GJKKO: Nuk kemi konflikt me SPAK

TIRANË, 21 korrik/ATSH/ Gjykata e Posaçme e ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« pĂ«r Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka mohuar kategorikisht çdo pretendim pĂ«r njĂ« konflikt institucional apo personal mes saj dhe ProkurorisĂ« sĂ« Posaçme nĂ« lidhje me dosjen “Partizani”, ku janĂ« tĂ« pandehur Sali Berisha, JamarbĂ«r Malltezi dhe tĂ« tjerĂ«.

Në një reagim publik, gjykata thekson se marrëdhëniet me të gjitha palët në proces janë të bazuara në respektimin e rolit kushtetues dhe ligjor të secilit institucion dhe se vendimmarrja gjyqësore është e pavarur dhe e paanshme.

“Gjykata e Posaçme pĂ«rgĂ«njeshtron kategorikisht çdo pretendim qĂ« aludon pĂ«r pĂ«rplasje apo tensione ndĂ«rinstitucionale me ProkurorinĂ« e Posaçme kundĂ«r Korrupsionit dhe Krimit tĂ« Organizuar, e cila, nĂ« pĂ«rputhje me rolin e saj kushtetues dhe ligjor, Ă«shtĂ« palĂ« nĂ« procesin gjyqĂ«sor dhe si e tillĂ«, nuk ka dhe nuk mund tĂ« ketĂ« asnjĂ« kompetencĂ« pĂ«r tĂ« ndikuar nĂ« vendimmarrjen e gjykatĂ«s. Nuk ekziston asnjĂ« konflikt institucional apo personal me ndonjĂ«rĂ«n prej palĂ«ve nĂ« çështjen penale tĂ« sipĂ«rcituar, pĂ«rfshirĂ« ProkurorinĂ« e Posaçme”, thuhet nĂ« deklaratĂ«.

Gjykata nënvizon se gjyqtarët veprojnë vetëm mbi bazën e ligjit dhe provave, të lirë nga çdo ndikim apo trysni, dhe se çdo përpjekje për të ndikuar në punën e saj përbën shkelje të rëndë të parimit të ndarjes së pushteteve.

“GjyqtarĂ«t e kĂ«saj gjykate gjykojnĂ« mbi bazĂ«n e provave, duke interpretuar ligjin me paanĂ«si, profesionalizĂ«m dhe integritet tĂ« lartĂ«, tĂ« udhĂ«hequr vetĂ«m nga bindja e tyre e brendshme dhe nga ligji, tĂ« lirĂ« nga çdo ndikim i jashtĂ«m apo trysni politike dhe mediatike. TheksojmĂ« se çdo ndĂ«rhyrje e drejtpĂ«rdrejtĂ« apo e tĂ«rthortĂ« nĂ« punĂ«n e gjykatĂ«s pĂ«rbĂ«n jo vetĂ«m cenim tĂ« rĂ«ndĂ« tĂ« parimit tĂ« ndarjes sĂ« pushteteve, por edhe shkelje tĂ« rendit kushtetues dhe ligjor nĂ« vend”, citohet deklarata. /j.p/

The post Dosja “Partizani”, reagon GJKKO: Nuk kemi konflikt me SPAK appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ruajtja e kulturës arbëreshe, inaugurohen instalacionet artistike në Casalvecchio di Puglia

TIRANË, 21 korrik/ATSH/ ZĂ«vendĂ«sministrja pĂ«r EvropĂ«n dhe PunĂ«t e Jashtme, Silda Anagnosti Çepe, mori pjesĂ« nĂ« inaugurimin e veprave artistike dhe instalacioneve tĂ« skulptorit me famĂ« ndĂ«rkombĂ«tare, Helidon Xhixha, njĂ« artist qĂ« me mjeshtĂ«ri bashkon artin dhe identitetin.

Në këtë aktivitet që u zhvillua në qytezën arbëreshe Kazallveqi (Casalvecchio di Puglia), morën pjesë autoritete lokale dhe përfaqësuesve të diasporës.
Instalacionet artistike nga artisti Helidon Xhixha janë pjesë e projektit Land Art.

GjatĂ« kĂ«tij aktiviteti, zĂ«vendĂ«sministrja Çepe theksoi mbĂ«shtetjen e palĂ«kundur tĂ« qeverisĂ« shqiptare pĂ«r ruajtjen e gjuhĂ«s, kulturĂ«s, artit dhe zakoneve arbĂ«reshe, tĂ« cilat pĂ«rbĂ«jnĂ« njĂ« dĂ«shmi tĂ« rrallĂ« tĂ« rezistencĂ«s shekullore.

“Ato pĂ«rfaqĂ«sojnĂ« ura tĂ« rĂ«ndĂ«sishme lidhĂ«se mes ItalisĂ« dhe ShqipĂ«risĂ«, si dhe njĂ« hap tĂ« fuqishĂ«m drejt njĂ« Evrope mĂ« tĂ« bashkuar, pĂ«rmes rrĂ«njĂ«ve tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta kulturore”, theksoi ajo. /j.p/

1 nga 5

The post Ruajtja e kulturës arbëreshe, inaugurohen instalacionet artistike në Casalvecchio di Puglia appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Skema Kombëtare e Investimeve, Denaj: Mbështetje për zgjerimin e aktivitetit bujqësor

Tiranë, 21 korrik/ATSH/ Bujqësia është një shtyllë e rëndësishme e ekonomisë shqiptare, e cila ofron mundësi punësimi për një pjesë të konsiderueshme të popullsisë dhe luan një rol kyç në furnizimin e tregut me produkte ushqimore vendase.

Sherbet Harziti, një fermer nga Baldushku me përvojë 15-vjeçare në bujqësi, ka ndërtuar një fermë model ku prej 8 vitesh kultivon me kujdes domate të vogla cilësore, të njohura për shijen e tyre të veçantë, freskinë dhe konkurrueshmërinë në treg.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bëri me dije se Harziti është përfitues i Skemës Kombëtare të Mbështetjes prej disa vitesh, përfshirë masat për mbështetjen e naftës dhe investime në sera. Kjo mbështetje i ka mundësuar atij të zgjerojë aktivitetin bujqësor, duke ulur kostot dhe rritur qëndrueshmërinë ekonomike të fermës së tij.

“PĂ«rmes SkemĂ«s KombĂ«tare tĂ« Investimeve, ku ofrohet njĂ« grant prej 50%, si dhe mbĂ«shtetje nga Kredia e ButĂ« e kombinuar me GarancinĂ« Sovrane, çdo fermer mund tĂ« pĂ«rfitojĂ« financim me normĂ« interesi vetĂ«m 2%, me mbulim kolateral deri nĂ« 70%”, theksoi ministrja Denaj.

Për të mbështetur fermerët dhe për të nxitur rritjen e qëndrueshme ekonomike, qeveria shqiptare ka krijuar Skemën Kombëtare të Mbështetjes për fermerët. Kjo skemë përfshin subvencione të ndryshme, përfshirë mbështetjen për naftën bujqësore, investime në sera dhe kredi me kushte të favorshme, me qëllim nxitjen e modernizimit të fermave dhe rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve shqiptare në treg. /j.p/

The post Skema Kombëtare e Investimeve, Denaj: Mbështetje për zgjerimin e aktivitetit bujqësor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lirimi i hapësirave publike, Beci: 41 pika kritike në Shkodër bllokojnë hyrjen e mjeteve të emergjencave

TIRANË, 21 korrik/ATSH/ Kryetari i bashkisĂ« sĂ« ShkodrĂ«s, Benet Beci, bĂ«ri tĂ« ditur sot se janĂ« identifikuar 41 pika kritike nĂ« qytet, ku ndĂ«rtime tĂ« ngritura mbi 30 vite mĂ« parĂ« bllokojnĂ« hyrjen e mjeteve tĂ« zjarrfikĂ«ses dhe krijojnĂ« rrezik nĂ« rast emergjencash.

Sipas Beci, bashkia e Shkodrës ka nisur ndërhyrjet në këto zona problematike, duke filluar me një nga rastet më shqetësuese pranë kryqëzimit të spitaleve, ku hapësira për kalimin e mjeteve emergjente mungonte totalisht.

Ai theksoi se përveç rrezikut që paraqesin për mjetet zjarrfikëse dhe ambulancat, këto bllokime kanë shkaktuar vështirësi të përditshme për banorët në lëvizjen e lirë dhe sigurinë urbane.

“Paralelisht me lirimin e hapĂ«sirave publike, do tĂ« vijojnĂ« ndĂ«rhyrjet edhe nĂ« kĂ«to zona problematike, pĂ«r t’i çliruar dhe pĂ«r tĂ« shmangur çdo rrezik pĂ«r qytetarĂ«t”, u shpreh kryebashkiaku Beci.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike është në përputhje me fushatën e ndërmarrë në mbarë vendin, ku bashkitë po identifikojnë dhe ndërhyjnë në ndërtimet pa leje ose penguese, me synim përmirësimin e infrastrukturës dhe sigurinë në zonat urbane.

Në Shkodër, ky proces pritet të vijojë me një plan të detajuar ndërhyrjesh, në bashkëpunim me strukturat e tjera të shtetit, për të garantuar akses të lirë për mjetet e emergjencës dhe rikthimin e hapësirave publike në funksion të qytetarëve. /j.p/

The post Lirimi i hapësirave publike, Beci: 41 pika kritike në Shkodër bllokojnë hyrjen e mjeteve të emergjencave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Ndryshimet e drejtorëve, domosdoshmëri për angazhim të të rinjve

TIRANË, 21 korrik/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ndryshimet e drejtorĂ«ve nĂ« bashkive kryesore tĂ« vendit janĂ« njĂ« domosdoshmĂ«ri pĂ«r tĂ« dhĂ«nĂ« njĂ« impuls tĂ« ri dhe pĂ«r tĂ« adresuar problematikat qĂ« nuk lidhen vetĂ«m me buxhetin, por edhe me pĂ«rkushtimin dhe vĂ«mendjen ndaj zhvillimit tĂ« kĂ«tyre bashkive.

NĂ« rubrikĂ«n “Sy MĂ« Sy”, ku Kryeministri i pĂ«rgjigjet pyetjeve tĂ« ndjekĂ«sve tĂ« tij nĂ« rrjetet sociale, Rama tha se gjithsesi nuk duhet tĂ« futen tĂ« gjithĂ« nĂ« njĂ« “thes”.

“DorĂ«heqjet e drejtorĂ«ve nga strukturat e bashkive kryesore janĂ« njĂ« nevojĂ« urgjente pĂ«r tĂ« dhĂ«nĂ« njĂ« impuls tĂ« ri dhe pĂ«r tĂ« shkundur mekanizmat e topitura tĂ« disa bashkive. Kjo Ă«shtĂ« e domosdoshme pĂ«r tĂ« adresuar problematikat qĂ« nuk lidhen me buxhetet e mĂ«dha, por me vĂ«mendjen dhe pĂ«rkushtimin qĂ« duhet tĂ« kenĂ« drejtuesit e kĂ«tyre bashkive”, u shpreh Kryeministri.

Ai përmendi gjithashtu ndryshimet pozitive që po ndodhin në disa bashki, si ato në Vlorë, ku ka pasur një rritje të menjëhershme të performancës, jo për shkak të buxheteve, por për shkak të vëmendjes së shtuar.

“Vlora Ă«shtĂ« njĂ« shembull i qartĂ« pĂ«r ndryshimin e menjĂ«hershĂ«m qĂ« po ndodh nĂ« njĂ« kohĂ« tĂ« shkurtĂ«r, jo pĂ«r shkak tĂ« shtimit tĂ« buxhetit, por pĂ«r shkak tĂ« vĂ«mendjes tĂ« shtuar. KĂ«tu janĂ« angazhuar tĂ« gjithĂ« deputetĂ«t, sĂ« bashku me kryetarin e bashkisĂ«â€, tha ai.

Kryeministri theksoi se është hapur një proces, janë ftuar të rinjtë, djem dhe vajza, nga të gjitha rrugët e jetës, që të bëhen drejtues të rinj të bashkive.

“AsnjĂ« prej atyre qĂ« kanĂ« drejtuar mĂ« parĂ« nuk duhet tĂ« qĂ«ndrojĂ« pĂ«r vite tĂ« tjera aty. NdĂ«rkohĂ« ka tĂ« tjerĂ« qĂ« kanĂ« vite qĂ« mendojnĂ« se duhet t’u vijĂ« radha dhe duhet ta kenĂ« kĂ«tĂ« mundĂ«si, kudo nĂ« tĂ« gjitha bashkitĂ« e mĂ«dha. Nuk po flasim vetĂ«m pĂ«r bashkitĂ« e vogla, ku burimet njerĂ«zore janĂ« mĂ« tĂ« kufizuara”, u shpreh Rama. /j.p/

The post Rama: Ndryshimet e drejtorëve, domosdoshmëri për angazhim të të rinjve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: “Bankers Petroleum” i detyrohet shtetit shqiptar 240 milionĂ« euro

TIRANË, 21 korrik/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ShqipĂ«ria ka fituar njĂ« arbitrazh ndĂ«rkombĂ«tar kundĂ«r kompanisĂ« “Bankers Petroleum”, e cila tani i detyrohet shtetit shqiptar 240 milionĂ« euro.

NĂ« rubrikĂ«n “Sy MĂ« Sy”, ku Kryeministri i pĂ«rgjigjet pyetjeve tĂ« ndjekĂ«sve tĂ« tij nĂ« rrjetet sociale, Rama tha se “Bankers” ka qenĂ« njĂ« prej ndĂ«rmarrjeve qĂ« ka shkaktuar probleme tĂ« mĂ«dha pĂ«r vendin.

“Ne kemi fituar me “Bankers” njĂ« arbitrazh dhe “Bankers” na detyrohet 240 milionĂ« euro. Ka ardhur dita qĂ« Prokuroria tĂ« hetojĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pavarur. I heq kapelen ProkurorisĂ« pĂ«rkatĂ«se qĂ« ka bĂ«rĂ« hetimin nĂ« kĂ«tĂ« rast dhe uroj qĂ« tĂ« nxjerrĂ« ‘ujin e zi’ nĂ« kĂ«tĂ« ndĂ«rmarrje ku realisht ka pasur shumĂ« problematika”, u shpreh Kryeministri.

Rama theksoi se koncesioni i “Bankers Petroleum” Ă«shtĂ« njĂ« nga shumĂ« kontratat qĂ« janĂ« trashĂ«guar nga qeveritĂ« e mĂ«parshme dhe qĂ« kanĂ« sjellĂ« kosto tĂ« larta pĂ«r buxhetin e shtetit.

“ËshtĂ« kosto e njĂ« koncesioni tĂ« bĂ«rĂ« para se unĂ« tĂ« merrja detyrĂ«n”, shtoi ai.

Kryeministri theksoi se ka pasur shumĂ« diskutime pĂ«r koncesionet qĂ« qeveria e tij ka dhĂ«nĂ«, por u shpreh se do t’i ribĂ«nte tĂ« gjitha ato, pasi janĂ« nĂ« shĂ«rbim tĂ« popullit shqiptar.
“ËshtĂ« folur dhe stĂ«rfolur pĂ«r koncesionet qĂ« kemi dhĂ«nĂ« ne. Po t’i rikthehesha 100 herĂ«, tĂ« gjitha nuk do t’i lija pa i ribĂ«rĂ«, sepse janĂ« tĂ« gjitha nĂ« shĂ«rbim tĂ« popullit shqiptar. Por koncesionet qĂ« kemi trashĂ«guar janĂ« “vrimat e zeza””, tha Rama.

Në lidhje me projektet koncesionare të qeverisë së tij, ai përmendi disa nga investimet më të rëndësishme, si rruga e Arbrit, pastrimi urban dhe sterilizimi i pajisjeve mjekësore, të cilat nuk kanë pasur kosto për qytetarët.

“PavarĂ«sisht se nĂ« ndonjĂ« rast mund tĂ« ketĂ« pasur ndonjĂ« problem, koncesionet apo partneritetet publike-private (PPP) kanĂ« mundĂ«suar ndĂ«rtimin e rrugĂ«s sĂ« Arbrit pa asnjĂ« kosto pĂ«r qytetarĂ«t. Po kĂ«shtu, kemi bĂ«rĂ« tĂ« mundur pastrimin e qyteteve tona pa asnjĂ« barrĂ« financiare pĂ«r publikun, krahasuar me koston e pastrimit dhe trajtimit tĂ« mbetjeve nĂ« vendet e tjera, ku as qĂ« fillon puna nĂ«n 30 euro pĂ«r ton, ndĂ«rsa nĂ« shumĂ« vende tĂ« tjera shkon mbi 100 euro pĂ«r ton”, u shpreh ai.

Gjithashtu, Rama theksoi përmirësimet në sektorin shëndetësor.

“Kemi bĂ«rĂ« tĂ« mundur sterilizimin e tĂ« gjithĂ« instrumenteve mjekĂ«sorĂ« dhe kemi sjellĂ« njĂ« rĂ«nie drastike tĂ« infeksioneve pas operacioneve. Kemi garantuar analiza laboratorike tĂ« njĂ« game tĂ« gjerĂ« nĂ« tĂ« gjitha spitalet tona, pa kosto pĂ«r publikun. Askush nuk paguan pĂ«r njĂ« analizĂ« apo shĂ«rbim spitalor bazik, ndryshe nga mĂ« parĂ«â€, tha ai.

Rama shtoi se nuk ka asnjë problem personal me ndonjë emër të caktuar kompanish.

“Nuk kam asnjĂ« problem pĂ«r sa i pĂ«rket ‘Bankers’, kush e ka bĂ«rĂ« ‘Bankers’-in apo çfarĂ«do emri tjetĂ«r qĂ« mund tĂ« gjesh nĂ«pĂ«r rrugĂ«t e historisĂ« ekonomike tĂ« ShqipĂ«risĂ«â€, deklaroi ai. /j.p/

The post Rama: “Bankers Petroleum” i detyrohet shtetit shqiptar 240 milionĂ« euro appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lirimi i hapësirave publike në Shkëmbin e Kavajës, Kumbaro: Garanton akses për pushuesit

TIRANË, 20 korrik/ATSH/ Aksioni pĂ«r lirimin e hapĂ«sirave publike po vijon me intensitet edhe pĂ«rgjatĂ« gjithĂ« vijĂ«s bregdetare tĂ« vendit.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, bëri të ditur sot se një nga zonat ku po zhvillohet ky aksion është edhe Shkëmbi i Kavajës, një ndër destinacionet më të frekuentuara në bregdetin e Adriatikut.

“Lirimi i hapĂ«sirave publike garanton akses tĂ« barabartĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ« pushuesit dhe pĂ«rmirĂ«son cilĂ«sinĂ« e shĂ«rbimit”, u shpreh Kumbaro.

Ky proces është pjesë e një politike kombëtare për të siguruar plazhe të pastra, të organizuara dhe të hapura për të gjithë, duke shmangur zënien e padrejtë të hapësirës publike nga subjektet private.

Kontrollet dhe ndërhyrjet në terren po kryhen në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, IKMT dhe strukturat vendore.

/r.e/

The post Lirimi i hapësirave publike në Shkëmbin e Kavajës, Kumbaro: Garanton akses për pushuesit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Pse tani e jo mĂ« parĂ«â€, Rama nesĂ«r drejtpĂ«rdrejt nĂ« “Sy m’sy”

TIRANË, 20 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se do tĂ« zhvillojĂ« njĂ« komunikim tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ«, nĂ« orĂ«n 8:30 tĂ« mĂ«ngjesit tĂ« sĂ« hĂ«nĂ«s, pĂ«r t’u dhĂ«nĂ« pĂ«rgjigje tĂ« gjitha diskutimeve dhe pyetjeve tĂ« ngritura nga qytetarĂ«t, nĂ« kuadĂ«r tĂ« aksionit pĂ«r lirimin e hapĂ«sirave publike.

“Ca thonĂ« pse tani e jo mĂ« parĂ«? Ca pse tani e jo mĂ« vonĂ«? Kurse unĂ« them: pse jo nesĂ«r njĂ« SY M’SY? NESËR pra, qĂ« nĂ« mĂ«ngjes, live padyshim, KËTU ku tjetĂ«r?”, shkruan Rama.

Ky komunikim vjen në një moment kur strukturat shtetërore po zhvillojnë aksione të gjera në gjithë vendin për të liruar hapësirat publike të zëna në mënyrë të paligjshme, kryesisht në zonat bregdetare dhe në qytetet kryesore.

/r.e/

The post “Pse tani e jo mĂ« parĂ«â€, Rama nesĂ«r drejtpĂ«rdrejt nĂ« “Sy m’sy” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu nga Dukati: Në gatishmëri të plotë për kontrollin e zjarrit dhe mbrojtjen e Llogaras


TIRANË, 20 korrik/ATSH/ Mbi 80 efektivĂ« nga Forcat e Armatosura, strukturat e emergjencave civile dhe ekipet zjarrfikĂ«se janĂ« angazhuar nĂ« vijĂ«n e parĂ« tĂ« betejĂ«s pĂ«r kontrollin e zjarrit nĂ« Dukat, nĂ« njĂ« aksion tĂ« koordinuar nga Agjencia KombĂ«tare e Mbrojtjes Civile.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ishte sot në Dukat, ku deklaroi se për të parandaluar përhapjen e flakëve drejt Parkut Kombëtar të Llogorasë, është angazhuar një përbërje shumëplanëshe forcash nga ajri dhe toka.

“Jemi nĂ« kushte tĂ« vĂ«shtira, pasi pĂ«rpjekja zhvillohet nĂ« lartĂ«sitĂ« e Dukatit. BesojmĂ« se mund tĂ« parandalojmĂ« pĂ«rhapjen e zjarrit nĂ« pjesĂ«n tjetĂ«r. NĂ« operacion janĂ« pĂ«rfshirĂ« njĂ« helikopter nĂ« zonĂ«n e Dukatit dhe tre tĂ« tjerĂ« nĂ« zona tĂ« tjera tĂ« vendit”, tha ministri Vengu.

Ai nënvizoi se kjo është një javë intensive me shumë vatra zjarri në rajonin e Mesdheut dhe Shqipëria nuk ka qenë e përjashtuar nga kjo valë përvëluese.

“Niveli i gatishmĂ«risĂ« Ă«shtĂ« rritur nĂ« tĂ« gjithĂ« mekanizmin kombĂ«tar tĂ« emergjencave civile. TĂ« gjitha forcat nĂ« terren janĂ« nĂ« gjendje gatishmĂ«rie pĂ«r tĂ« pĂ«rballuar situatĂ«n dhe pĂ«r tĂ« mbrojtur jetĂ«n, pronĂ«n dhe pasuritĂ« natyrore”, deklaroi ministri.

Kreu i AgjencisĂ« KombĂ«tare tĂ« Emergjencave Civile, Haki Çako bĂ«ri tĂ« ditur se vatra e zjarrit nĂ« Dukat u shua dy ditĂ« mĂ« parĂ«, por u aktivizua pĂ«r shkak tĂ« erĂ«rave.

Sipas tij, sfidë është mbajtja e zjarrit nën kontroll, pasi terreni është i vështirë.

Operacionet për shuarjen e zjarreve do të vijojnë në mënyrë intensive edhe në ditët në vijim.

/r.e/

The post Vengu nga Dukati: Në gatishmëri të plotë për kontrollin e zjarrit dhe mbrojtjen e Llogaras appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balla në Kretë: Sipërmarrësi grek vlerëson kontributin e shqiptarëve në ekonomi

TIRANË, 20 korrik/ATSH/ GjatĂ« njĂ« vizite nĂ« KretĂ«, ministri i Shtetit pĂ« MarrĂ«dhĂ«niet me Parlamentin, Taulant Balla ndau njĂ« moment domethĂ«nĂ«s me njĂ« sipĂ«rmarrĂ«s grek, i cili vlerĂ«soi kontributin e pazĂ«vendĂ«sueshĂ«m tĂ« shqiptarĂ«ve nĂ« ekonominĂ« greke.

Në një video të publikuar nga ministri, sipërmarrësi grek thekson se pa shqiptarët, ekonomia do të kishte ndalur.

“NĂ« çdo investim tĂ« ri nĂ« KretĂ« ka shqiptarĂ«, sepse janĂ« punĂ«torĂ« tĂ« shkĂ«lqyer. Po tĂ« mos kishin ardhur shqiptarĂ«t, ekonomia jonĂ« me tĂ« vĂ«rtetĂ« do tĂ« kishte pasur probleme”, u shpreh sipĂ«rmarrĂ«si grek.

Balla komentoi se ky është realiteti që shumë grekë e pranojnë: shqiptarët janë krah pune i fortë dhe mbajnë mbi shpatulla një pjesë të rëndësishme të ekonomisë greke, veçanërisht në turizëm dhe ndërtim. Ai shtoi se kjo marrëdhënie ka krijuar një lidhje të qëndrueshme mes Greqisë dhe komunitetit shqiptar atje.

Balla tha se ky reagim vjen si një tjetër dëshmi e vlerësimit në rritje për rolin e shqiptarëve në ekonominë greke, sidomos në sektorët ku ata përbëjnë një forcë të rëndësishme pune.

/r.e/

The post Balla në Kretë: Sipërmarrësi grek vlerëson kontributin e shqiptarëve në ekonomi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Lirimi i hapësirave publike, çlirim për komunitetin dhe rritje e cilësisë së shërbimit


TIRANË, 20 korrik/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se lirimi i hapĂ«sirave publike nga ndĂ«rtimet pa leje dhe strukturat abuzive Ă«shtĂ« njĂ« çlirim i madh pĂ«r komunitetin, kĂ«mbĂ«sorĂ«t dhe klientĂ«t e shĂ«rbimeve nĂ« zonat urbane.

“Çlirim i madh, jo vetĂ«m pĂ«r komunitetin e pĂ«r kĂ«mbĂ«sorĂ«t, por edhe pĂ«r ata qĂ« ulen nĂ«pĂ«r tavolinat jashtĂ« dhe marrin frymĂ« lirisht, jo mbrapa xhamave, barrikadave e ferrave, çka rrit patjetĂ«r edhe cilĂ«sinĂ« e shĂ«rbimit”, theksoi Rama, nĂ« njĂ« reagim nĂ« rrjetet sociale.

Ai paralajmëroi se procesi i lirimit të hapësirave publike do të vijojë, pavarësisht kundërshtimeve të përkohshme.

“Ka ende ngrehina qĂ« i rezistojnĂ« mĂ« kot kĂ«rkesĂ«s pĂ«r t’u shkulur vetĂ« nga mexhelisi, se nĂ« fund tĂ« gjitha do ikin, por bashkĂ« me njĂ« gjobĂ« tĂ« kripur pĂ«r ndĂ«rtuesin e pamirĂ«kuptuar”, shtoi Kryeministri.

/r.e/

The post Rama: Lirimi i hapësirave publike, çlirim për komunitetin dhe rritje e cilësisë së shërbimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Operacioni “Siguria detare”, bllokohen 30 mjete lundruese, shpĂ«tohen 13 persona nĂ« rrezik nĂ« det


TIRANË, 20 korrik/ATSH/ Vijon operacioni “Siguria Detare” pĂ«rgjatĂ« gjithĂ« vijĂ«s bregdetare, liqenore dhe lumore, me kontrolle intensive nga Policia Kufitare dhe NjĂ«sia Policore Detare pĂ«r tĂ« garantuar siguri nĂ« ujĂ« gjatĂ« sezonit turistik.

Gjatë javës janë kontrolluar 431 mjete lundruese dhe janë bllokuar 30 prej tyre për shkelje të rregullave të sigurisë dhe mungesë dokumentacioni.

Mjetet e ndaluara përfshijnë 18 jet ski, 7 skafe, 3 gomone dhe 2 varka metalike me motor uji.

12 mjete janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve, ndërsa drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me gjobë 100 mijë lekë secili.

Po ashtu, janë realizuar 7 ndërhyrje për të shpëtuar 13 shtetas shqiptarë dhe të huaj, që ndodheshin në rrezik në det për shkak të dallgëve të forta ose defekteve në mjete.

Policia Kufitare bën apel për respektimin e perimetrit të sigurisë dhe përdorimin e mjeteve lundruese vetëm në zonat e lejuara dhe me pajisje të plota shpëtimi. Qytetarët dhe pushuesit ftohen të denoncojnë çdo shkelje në numrin pa pagesë 112.

/r.e/

The post Operacioni “Siguria detare”, bllokohen 30 mjete lundruese, shpĂ«tohen 13 persona nĂ« rrezik nĂ« det appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndërtoi pa leje në Radhimë, shpallet në kërkim 45-vjeçari


TIRANË, 20 korrik /ATSH/ NĂ« tĂ« gjithĂ« bregdetin vijon operacioni “Plazhi i lirĂ«â€ pĂ«r lirimin e hapĂ«sirave publike dhe verifikimin e ligjshmĂ«risĂ« sĂ« aktiviteteve tĂ« subjekteve private.

Policia e VlorĂ«s, nĂ« bashkĂ«punim me AgjencinĂ« KombĂ«tare tĂ« Bregdetit dhe PolicinĂ« Bashkiake, konstatoi ndĂ«rtimin pa leje tĂ« njĂ« objekti “beach bar” dhe ushtrim aktiviteti me çadra e shezlongĂ«, pa leje nĂ« plazhin e RadhimĂ«s.

Si rezultat, u shpall në kërkim shtetasi Sh. N., 45 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa djali i tij 17-vjeçar u procedua penalisht në gjendje të lirë. Po ashtu u sekuestruan 90 çadra dhe shezlongë në cilësinë e provës materiale.

Policia deklaron se kontrollet do të vijojnë përgjatë gjithë vijës bregdetare të Vlorës për të garantuar hapësira të lira dhe interesin publik.

/r.e/

The post Ndërtoi pa leje në Radhimë, shpallet në kërkim 45-vjeçari appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌