Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Një qytetare padit Bashkinë Elbasan për ndotjen nga zjarret në landfill

Një qytetare e Elbasanit ka paditur bashkinë dhe kompaninë që menaxhon mbetjet, pas ndotjes së shkaktuar nga zjarret në landfill. Rasti synon drejtësinë mjedisore dhe vendos një precedent ligjor në Shqipëri.

Fatmira Sejrani, së bashku me organizatën “Drejtësi Sociale” depozitoi sot një padi kundër Bashkisë Elbasan dhe kompanisë “Eco-Elb” sh.a, për dëme shëndetësore të shkaktuara nga zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve.

Fatmira vuan nga probleme kronike të frymëmarrjes dhe gjatë ditëve me tym iu desh ta përdorte pompën e ajrit shumë herë më shpesh, sesa e përdorte në ditë normale.

Prej 1 korrikut, tymi i dendur përfshiu Elbasanin për gjashtë ditë me radhë, duke rënduar shëndetin e banorëve. Aktivistë dhe qytetarë zhvilluan protesta në Tiranë dhe Elbasan duke fajësuar për situatën ministrinë e Mjedisit dhe Prokurorinë.

Kjo ishte e disata herë që landfilli përfshihej nga zjarret, pas vitit 2022 dhe 2023, ndaj kërkesa ishte e qartë: hetim dhe përgjegjësi për degradimin e qëllimshëm të ajrit dhe shëndetit publik.

Avokati Genti Sejrani përfaqëson padinë e ngritur për dëmin shëndetësor, moral dhe mjedisor që pësoi Fatmira. Sipas tij, kjo është padi e parë në Shqipëri me objekt të tillë, një hap domethënës drejt drejtësisë mjedisore.

Ai tha për Citizens.al se qytetarët kanë të drejtën të kërkojnë llogari ligjërisht për pasojat e ndotjes sistematike.

“Nuk ka ndodhur më parë që të jetë ngritur padi me objekt të tillë: konstatim i cenimit me faj të ndotjes së mjedisit nga bashkia dhe kompania Eco-Elb, si dhe detyrimi i palëve të paditura për dëmshpërblim paditëses dhe qytetit,” tha Sejrani.

Sipas tij, padia inkurajon qytetarët e tjerë për t’iu drejtuar kësaj organizate nëse kanë përjetuar ndërlikime shëndetësore nga zjarret në landfill.

“Padia është një hap i rëndësishëm drejt kërkimit të drejtësisë mjedisore dhe llogaridhënies institucionale, në një qytet që prej vitesh përballet me ndotje sistematike dhe mungesë transparence mbi menaxhimin e mbetjeve urbane,” përmbylli avokati.

Matjet e Institutit për Zhvillimin e Habitatit (Co-PLAN) më 2 korrik treguan nivele alarmante të ndotësve, mbi normat e lejuara nga BE.

U konstatua përqendrim i lartë komponentësh organikë dhe kimik (VOCs), grimcash pluhuri, bloze apo metalesh që ngeleshin pezull në ajër (PM2.5/PM10), nivele të larta metani (CH4) si dhe dioksidesh karboni (CO2) dhe azoti (NO2).

Personat me sëmundje të mushkërive ishin më të rrezikuarit në këtë situatë, e cila nuk u shoqërua me paralajmërim për masa mbrojtjeje nga institucionet.

Në një deklaratë të mëparshme për Citizens administratori i kompanisë publike “Eco Elb”, Leli Kaja, tha se zjarri u shkaktua nga temperaturat e larta. Sipas tij, prej të nxehtit të pazakontë, teksa u shpreh i hapur për hetime.

Vendgrumbullimi i mbetjeve në Elbasan është një investim në partneritet publik-privat i ardhur si rrjedhojë i së ashtuquajturës “skemë e incenratorëve” që përfshiu edhe Fierin dhe Tiranën.

Projekti prej 26 milionë eurosh në Elbasan, i nisur në vitin 2017, u mbyll me më shumë se 10 persona në burg për korrupsion dhe shpërdorim detyre, përfshirë këtu ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka.

Impianti u konfiskua në vitin 2021 dhe i kaloi në përdorim bashkive të qarkut Elbasan përmes shoqërisë aksionere “Eco-Elb”, por inceneratori i tij nuk u vu kurrë plotësisht në punë.

Administratori Kaja ka treguar për Citizens.al se impianti punoi vetëm 7 muaj gjatë vitit 2023 dhe është jashtë funksioni që prej dhjetorit të atij viti.

Rasti i zjarreve në vendgrumbullimin e Elbasanit pasqyron dështimin e menaxhimit të inceneratorëve në Shqipëri, me pasoja konkrete dhe të matshme.

Projektet në Elbasan, Fier dhe Tiranë u paguan shtrenjtë, por mbetën jofunksionale.

Lexoni gjithashtu:

The post Një qytetare padit Bashkinë Elbasan për ndotjen nga zjarret në landfill appeared first on Citizens.al.

Ish-sekretari i “Thurjes” akuza Shabanit: Vodhe 240 mijë eurot e akorduara nga KQZ, do shkosh në burg

Pas përplasjes së Adriatik Lapajt dhe Endrit Shabanit për mandatin e koalicionit “NIsma Shqipëria Bëhet”, ka ardhur një reagim edhe nga ish-sekretari i Përgjithshëm i “Nismës Thurje”, Napolon Laska. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Laska hedh akuza të forta ndaj Shabanit, ku sipas tij, ky i fundit ka vjedhur fondin prej 240 mijë euro […]

The post Ish-sekretari i “Thurjes” akuza Shabanit: Vodhe 240 mijë eurot e akorduara nga KQZ, do shkosh në burg appeared first on BoldNews.al.

“Hetimi për IPARD është bllokuar nga SPAK”/ Berisha: Rama ka vjedhur edhe fondet europiane

Kreu i PD, Sali Berisha akuzoi SPAK-un për mbrojtje politike të aferës me fondet IPARD, të cilat sipas tij, janë grabitur përpara zgjedhjeve dhe më pas hetimi është bllokuar. Berisha deklaroi se “duart e zeza të Edi Ramës” janë shtrirë edhe mbi fondet europiane, ndërsa ish-ministrja Frida Krifca, e përmendur në skandal. “Fondet e IPARD […]

The post “Hetimi për IPARD është bllokuar nga SPAK”/ Berisha: Rama ka vjedhur edhe fondet europiane appeared first on BoldNews.al.

Greqi/ Abuzimi me fondet e BE për bujqësinë, dy ish-ministra rrezikojnë të merren të pandehur

Autoritetet greke kundër Pastrimit të Parave kanë njoftuar nisjen e një hetimi të gjerë për keqpërdorimin e fondeve të Bashkimit Europian për bujqësinë, që u shpërndanë për vite të tëra përmes agjencisë greke, OPEKEPE.  Sipas raportimeve në mediat e vendit fqinj, hetimi nuk do të përqendrohet vetëm te fermerët përftues, por edhe të kushdo që […]

The post Greqi/ Abuzimi me fondet e BE për bujqësinë, dy ish-ministra rrezikojnë të merren të pandehur appeared first on BoldNews.al.

Kujtoni vjedhjen e IPARD, pse Rama nuk duhet marrë seriozisht kur flet për bujqësinë

Edi Rama u shfaq sot i preokupuar shumë për cështje të bujqësisë dhe zhvillimit rural. Hapi siparin e një serie takimesh që do të vijojnë edhe në zona të tjera të vendit. Plot teatër dhe propagandë për të mbushur hendekun e madh në këtë sektor, rrënimin e fermave dhe uljen drastike të prodhimit.

Morali i Ramës për bujqësinë vjen në një kohë kur Bashkimi Europian i ka vënë njollë të zezë Shqipërisë sepse vodhi fondet e programit IPARD I dhe II.

Ky program është i bllokuar prej më shumë se dy vitesh dhe Shqipërisë i kërkohet të kthejë lekët mbrapsht. Por si gjithmonë në këto raste, Rama s’mban përgjegjësi për ata që hanë dardhë e kumbulla pas shpinës së tij.

Nëse në Greqi një skandal i ngjashëm abuzimi me fondet europiane për fermerët solli shkarkim të ministrit përgjegjës dhe zyrtarëve të tjerë, në Shqipëri s’ka ndodhur asgjë.

Përkundrazi, Edi Rama, ministren përgjegjëse dhe ish- drejtoreshën Frida Krifca, e mbajti në kabinetin e tij si këshilltare.

Me fondet e IPARD në Shqipëri, qeveria shpërndau llokma miliona euro për ndërtime resortesh në bregdet e deri te kompania fantazmë e inceneratorit të Tiranës.

Leket e destinuara për fermerët nuk përfunduan te ata. Vajtimi i sotëm për bujqësinë e fermerët është thjesht propagandë për të mbushur kanalet dhe portalet që shpëlajnë trurin e shqiptarëve me suksese imagjinare të Edi Ramës. ©LAPSI.al

The post Kujtoni vjedhjen e IPARD, pse Rama nuk duhet marrë seriozisht kur flet për bujqësinë appeared first on Lapsi.al.

Mbyllet zyrtarisht USAID, Shqipëria përfitoi 189 mln $ 4 vitet e fundit

Që prej 1 korrikun është mbyllur zyrtarisht Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio njoftoi ndryshimin në mënyrën se si do të menaxhojë ndihmën e huaj.

“Gjatë rishikimit të mijëra programeve dhe mbi 715 miliardë dollarëve të shpenzuara gjatë dekadave, u bë e qartë se USAID ka rënë shumë poshtë standardeve për të avancuar interesat e kombit tonë.

Nga 1 korriku, USAID do të pushojë së zbatuari ndihmën e huaj. Programet e ndihmës së huaj, që përputhen me politikat e administratës amerikane, do të administrohen nga Departamenti i Shtetit, ku do të ofrohen me më shumë llogaridhënie, strategji dhe efikasitet”, u shpreh Rubio.

Më tej sekretari amerikan i Shtetit kritikoi ashpër mënyrën sesi USAID ka funksionuar, duke thënë se agjencia “shpesh promovonte ide dhe grupe anti-amerikane” dhe e kishte modelin e saj të ndihmës si një “bamirësi” dhe jo si instrument të politikës së jashtme që shërben për interesat amerikane.

USAID shpërndante fonde edhe në vendet e rajonit, përfshirë edhe Shqipërinë.

Organizatat joqeveritare në Ballkan kishin përfituar nga fondet e USAID vlerën prej 1.7 miliardë dollarësh në periudhën 2020-2024.

Në Shqipëri organizatat joqeveritare kishin marrë 189 milionë dollarë nga USAID për 4 vite.

Mbyllja e zyrave të USAID në të gjithë botën dhe menaxhimi i ndihmës së huaj nga DASH, sipas Sekretarit Rubio, do t’i vendosë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një pozicion më të fortë kundër modeleve shfrytëzuese të ndihmës, si ai i Kinës, dhe do të sjellë një “epokë të re partneriteti global, paqeje, investimesh dhe prosperiteti.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post Mbyllet zyrtarisht USAID, Shqipëria përfitoi 189 mln $ 4 vitet e fundit appeared first on Euronews Albania.

Greqia si Shqipëria, mashtroi BE-në me fondet për bujqësinë, gjobë 400 milionë euro

Komisioni Europian i vendosi Greqisë një gjobë të lartë prej gati 400 milionë eurosh për dështimin në menaxhimin e fondeve të Bashkimit Europian për bujqësinë dhe për kontroll të pamjaftueshëm, raporton Politiko.

Brukseli i ka urdhëruar Athinës të paguajë 392.2 milionë euro nga fondet e BE-së për shkak të dështimeve sistemike në menaxhimin e subvencioneve të BE-së për bujqësinë në periudhën nga viti 2016 deri në vitin 2023.

Agjencia greke përgjegjëse për mbikëqyrjen e subvencioneve të BE-së është akuzuar gjithashtu për kryerjen e pagesave pa kontrolle ose inspektime të mjaftueshme në terren.

Vendimi për gjobën pasoi një skandal të madh rreth mashtrimit në lidhje me fermat greke, i cili është objekt i një hetimi nga Zyra e Prokurorit Publik Europian (EPPO).

EPPO po heton dhjetëra raste ku qytetarët grekë kanë marrë fonde bujqësore të BE-së të destinuara për të zhvilluar kullota që nuk i zotëronin ose nuk i kishin marrë me qira, ose për aktivitete bujqësore në të cilat nuk ishin angazhuar kurrë, duke i privuar kështu fermerët e vërtetë nga paratë që meritonin.

Qeveria greke njoftoi muajin e kaluar se do të mbyllte agjencinë shtetërore për mbikëqyrjen e subvencioneve bujqësore, OPEKEPE, e cila është nën hetim.

Greqia parashikohej që të merrte rreth 1.9 miliardë euro në pagesa direkte nga BE vitin e ardhshëm, por rreth një e katërta e kësaj shume tani do të shkurtohet, për shkak të gjobës.

The post Greqia si Shqipëria, mashtroi BE-në me fondet për bujqësinë, gjobë 400 milionë euro appeared first on Lapsi.al.

100-vjetori i KLSH/ Gonzato: Të kontrollohen shpenzimet e fondeve publike, përfshirë ato të BE

Në kuadër të 100-vjetorit të krijimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato vlerësoi rolin kyç të këtij institucioni në forcimin e mirëqeverisjes dhe transparencës në vend. “Legjislacioni i BE kërkon që institucionet si KLSH të jenë të pavarura dhe të pajisura me burimet dhe mandatin e […]

The post 100-vjetori i KLSH/ Gonzato: Të kontrollohen shpenzimet e fondeve publike, përfshirë ato të BE appeared first on BoldNews.al.

QSUT “vatër” abuzimi, kompania e Gentjan Sulës “përpinë” fondet publike

Në dhjetor 2022, administrata e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza do t’i dorëzonte disa dokumente Kontrollit të Lartë të Shtetit, ku evidentohej se ishin hapur me dhunën dyert e godinës spitalore. Dëmi i konstatuar nga auditi përllogaritej 218 milionë lekë ose 218 mijë euro, pasi ishin marrë pajisje me vlerë të lartë financiare. Ish-drejtoresha e […]

The post QSUT “vatër” abuzimi, kompania e Gentjan Sulës “përpinë” fondet publike appeared first on BoldNews.al.

Nga e motra te drejtorët/ Si njerëzit e Tërmet Peçit marrin mln euro tendera dhe fonde IPARD

Emisioni “Plug” Sot emisioni “Plug” do të jetë “Publiçitar”! Do të udhëtojmë në Tepelenë, nga ku na vijnë indiciet se skema 5D apo 5B, është zbatuar në perfeksion nga kryebashkiaku Tërmet Peçi. Bëhet fjalë për mbi 18 milionë euro që janë marrë nga fondet publike nëpërmjet një kompanie të regjistruar në emër të bashkëshortes së […]

The post Nga e motra te drejtorët/ Si njerëzit e Tërmet Peçit marrin mln euro tendera dhe fonde IPARD appeared first on BoldNews.al.

Jo vetëm IPARD dhe Frontex/ Raporti i KLSH: Institucionet abuzuan edhe me fondet e BB

Jo vetëm me IPARD në bujqësi apo ato FRONTEX për menaxhimin e kufijve nga Bashkimi Evropian…institucionet shqiptare kanë abuzuar edhe me fondet e Bankës Botërore. Në këtë përfundim ka dalë Kontrolli i Lartë i Shtetit pas auditimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Financimeve dhe Kontraktimeve për fondet e donatorëve. “Nga auditimi konstatohet se në kontratat […]

The post Jo vetëm IPARD dhe Frontex/ Raporti i KLSH: Institucionet abuzuan edhe me fondet e BB appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Fondet e BE për fermerët i vodhi Rama, pas skandalit ministren e bëri këshilltare

Sali Berisha, gjatë një takimi me fermerët e Elbasanit, ka hedhur akuza drejt Qeverisë, pasi sipas tij, ka ndjekur politika shkatlrrimtare për bujqësinë dhe blegtorinë në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij, Berisha bëri krahasime me vendet e rajonit, ku sipas tij, fermerët subvencionohen 5 deri në 8 herë më shumë se në vendin tonë dhe […]

The post Berisha: Fondet e BE për fermerët i vodhi Rama, pas skandalit ministren e bëri këshilltare appeared first on BoldNews.al.

Plani me kushte i rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, 31 reformat e Shqipërisë

Shqipëria duhet të zbatojë 31 reforma që lidhen me 141 ndërhyrje që synojnë përmirësimin e klimës së biznesit, arsimin, infrastrukturën dhe teknologjinë deri në vitin 2027, për të përfituar nga Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor. Në dispozicion të Shqipërisë janë 922 milionë euro në dy vitet në vijim, por kushtet për alokimin […]

The post Plani me kushte i rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, 31 reformat e Shqipërisë appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet e 11 Majit/ KQZ shpërndan 1.3 mln euro fonde për partitë, PS merr pjesën më të madhe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka miratuar fondin që do t’u shkojë partive politike për fushatë për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Në total janë alokuar 131.201.816 lekë, ku shumën më të madhe e merr Partia Socialiste me 65 milionë lekë të reja, ndërsa për Partinë Demokratike do të shkojnë rreth 45 […]

The post Zgjedhjet e 11 Majit/ KQZ shpërndan 1.3 mln euro fonde për partitë, PS merr pjesën më të madhe appeared first on BoldNews.al.

Bllokimi i fondeve të BE për bujqësinë ushqen varfërinë edhe braktisjen

Nga Arben Malaj Sipas tri kritereve të Kopenhagenit 1993 për anëtarësimin në BE, kriteri ekonomik nënkupton një ekonomi tregu funksionale dhe aftësinë për të përballuar presionin konkurrues dhe forcat e tregut brenda BE-së. Objektivi kryesor i fondeve të para-anëtarësimit (IPA) është të ndihmojë ekonomitë e vendeve kandidate për në BE që të përmirësojnë dhe modernizojnë […]

The post Bllokimi i fondeve të BE për bujqësinë ushqen varfërinë edhe braktisjen appeared first on BoldNews.al.

Tomorri: Në Shqipëri është bërë masakër me fondet e USAID, u përdorën për të kapur pushtetet

Gazetari Klodian Tomorri është shprehur se që kur SHBA pezulloi fondet e USAID, ka qenë i bindur se ato nuk do të jepen më, pasi sipas tij, ka fakte të panumërta se ku kanë shkuar. Sipas Tomorrit, fakti që përmendet Shqipëria si një nga shembujt klasikë të asaj që kanë ndodhur me fondet që USAID […]

The post Tomorri: Në Shqipëri është bërë masakër me fondet e USAID, u përdorën për të kapur pushtetet appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Delina Fico gllabëroi 10 mln euro nga fondet e USAID, e ka pagën sa dyfishi i ambasadorit

Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Edi Rama po mundohet të censurojë një nga skandalet më të mëdha ndërkombëtare të rrethit të tij familjar, siç është abuzimi me miliona dollarë të taksapaguesve amerikanë nga Delina Fico dhe Linda Rama. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha tha se auditet e para […]

The post Berisha: Delina Fico gllabëroi 10 mln euro nga fondet e USAID, e ka pagën sa dyfishi i ambasadorit appeared first on BoldNews.al.

Ilir Beqaj merret i pandehur nga SPAK edhe për abuzimet me fondet e SASPAC

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim dosjen në lidhje me abuzimet me fondet e Agjencisë së Koodinimit të Ndihmës, SASPAC. Për këtë çështje është marrë i pandehur ish-ministri Ilir Beqaj, ndaj të cilit rëndojnë akuzat për korrupsion, shkelje barazie në tendera, mashtrim, falsifikim, fshehje pasurie, vepra penale të […]

The post Ilir Beqaj merret i pandehur nga SPAK edhe për abuzimet me fondet e SASPAC appeared first on BoldNews.al.

Ahmetaj-Batonit: Nuk po flasim për tradhëti grash, po miliona euro të vjedhura

Arben Ahmetaj është futur live në emisionin “Çim Peka Live” dhe i ka kthyer përgjigje analistit Baton Haxhiu në lidhje me deklaratat e këtij të fundit se në dëshminë e ish-zv/kryeministrit ka çështje morale për kohën e denoncimit. Ish-numri 2 i qeverisë Rama i është përgjigjur Haxhiut duke i thënë se nuk po flasim këtu […]

The post Ahmetaj-Batonit: Nuk po flasim për tradhëti grash, po miliona euro të vjedhura appeared first on BoldNews.al.

“Amerika e Para”, DASH: Financimet e USAID-it s’përputhen me interesat e SHBA-ve

Sekretari i Shtetit Marco Rubio i tha Kongresit se ai po kryen një rishikim të aktiviteteve të ndihmës së huaj të Agjencisë së SHBA për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Në një deklaratë të lëshuar Departamenti Amerikan i Shtetit thuhet se rishikimi do të ketë “një sy drejt riorganizimit të mundshëm” në mënyrë që të “sigurojë se […]

The post “Amerika e Para”, DASH: Financimet e USAID-it s’përputhen me interesat e SHBA-ve appeared first on BoldNews.al.

❌