Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Zgjedhjet/ KAS i drejtohet Celibashit: Identifiko dhe nis hetim për numëruesit në qendrat ku ka pasur mospërputhje votash

KAS i drejtohet me një shkresë kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, ku i kërkon të identifikojë numëruesit në qendrat ku pa pasur mospërputhje të theksuara votash dhe të nisë një hetim administrativ.

Rinumërimi i votave provoi në disa raste mospërputhje të theksuara voatash, të cilat duhet të hetohen në një proces të mëtejshëm administrativ nga ana juaj për të identifikuar anëtarët pjesë e Grupeve të Numërimit të Votave.

Mospërputhjet janë të tilla që tregojnë se nga anëtarët e GNV-ve për raste të posaçme ka tjetërsim të rezultatit të votave.

Ky hetim administrativ ka rëndësi për të identifikuar dhe për të dalluar rastet kur formojnë kundërvajtje administrative, rastet që ngrënë dyshim të arsyeshëm për kryerjen e veprave penale në fushën e zgjedhjeve, nga rastet që nuk formojnë shkak për procedim./abcnews.al

KAS i hoqi mandatin “motrës” së tij, reagon Adriatik Lapaj

Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriati Lapaj, ka reaguar pas vendimit të KAS që i hoqi mandatin Kleana Xhuveli, goca e tezes së Lapajt, dhe ia dha Ana Dajkos, e cila renditej e para në listën e mbyllur në koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet. Lapaj e cilëson vendimin e KAS standard të dyfishtë, duke sjellë në vëmendje […]

The post KAS i hoqi mandatin “motrës” së tij, reagon Adriatik Lapaj appeared first on BoldNews.al.

KAS rrëzon Celibashin, mandati i “Nismës Shqipëria Bëhet” kalon për Ana Dajkon

TIRANË, 30 korrik /ATSH/ Komisioni i Ankimimeve dhe i Sanksioneve (KAS) vendosi sot që të rrëzojë vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi dhe t’i kalojë mandatin e vetëm të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” Ana Dajkos.

Ana Dajko ishte e renditur e para në listën e mbyllur të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në Tiranë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Më herët, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ia kishte kaluar mandatin, Kleana Xhuvelit.

Në këtë mënyrë KAS vendosi edhe rrëzimin e pjesshëm të kërkesës ankimore të Lëvizjes Shqipëria Bëhet, e cila kërkoi që mandati t’i kalojë Adriatik Lapajt.

Relatori i kësaj ankese, Elvis Çefa, sqaroi se dorëheqja më 11 maj e kandidatëve në listën e mbyllur të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” është “nul” dhe nuk mund të merret në konsideratë.

“Akti i dorëheqjeve nga kandidimi i bërë në rastin konkret ditën e zgjedhjeve nga të gjithë kandidatët e listës së mbyllur të subjektit zgjedhor është një akt nul, absolutisht i pavlefshëm dhe nuk mund të merret në konsideratë.

“Për rrjedhojë subjekti nuk mund të pretendojë që KQZ të miratojë një akt që është nul. Në këto kushte ky akt nuk ka asnjë pasojë juridike, sepse heqja dorë nga kandidimi nënkupton në vetvete prishjen e listës të kandidimit të atij subjekti zgjedhor, e cila ka pasojë ligjore ndalimin e konkurrimit të këtij subjekti në zgjedhje.

“Mund të jetë zgjedhur si strategji politike ndoshta nga ana juaj, është e pamundur si proces. Ndaj KAS vendosi pranimin e pjesshëm të kërkesës ankimore të subjektit Lëvizja Shqipëria Bëhet për vendimin e KQZ për përcaktimin e kandidates fituese të subjektit zgjedhor në Qarkun Tiranë. Ndryshimin e këtij vendimi si më poshtë: Shpalljen e kandidates fituese për deputet nga lista shumemërore të miratuar nga KQZ të subjektit zgjedhor në qarkun Tiranë, zonjës Ana Dajko”, tha Çefa.

/m.q/r.e/

The post KAS rrëzon Celibashin, mandati i “Nismës Shqipëria Bëhet” kalon për Ana Dajkon appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KAS e la pa mandat deputeti, reagon Lapaj: Pse PSD-së iu pranuan dorëheqjet?

Nuk ka qetësi në mandatin e vetëm që Nisma ”Shqipëria Bëhet” fitoi në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve u shqyrtua ankimimi ndaj vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që i dha mandatin e fituar në qarkun Tiranë vajzës së tezes së Adriatik Lapajt. Por KAS mendon ndryshe dhe vendosi të shpallë fituese Ana Lajkun. Adriatik Lapaj në një reagim të…

Source

KAS i heq mandatin kushërirës së Adriatik Lapajt, ja kush shkon në Parlament

✇Albeu
By: V K

Në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, u shqyrtua ankimimi i “Shqipëria Bëhet”ndaj vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që i dha mandatin e fituar në qarkun Tiranë vajzës së tezes së Adriatik Lapajt.

KAS pranoi pjesërisht kërkesën dhe vendosi të shpallë fituese Ana Dajkon. 60-vjeçarja është nëna e anëtarit të kryesisë së “Lëvizjes Shqipëria Bëhet”, Vasil Dajko dhe kushërira e Lapajt.

Ajo ka kryer arsimin e mesëm dhe është e vetëpunësuar.

Relator i çështjes ishte Elvis Çefa. Përfaqësuesit e “Shqipëria Bëhet” kërkuan njohjen e dorëheqjeve në 11 maj, ndërsa anëtari i KAS, Ilir Rusmaili, i pyeti nëse e quajnë këtë gjë pabesi, pasi dorëheqjet u bënë pas procesit të votimit.

Rusmajli: Fakti që ata kanë zgjedhur të gjithë në një mendje të japin dorëheqjen në 11 maj, nuk është një lloj pabesie nga elektoratit në vlerësimin tuaj? Njerëzit e kanë votuar këtë listë kandidatësh. Dhe dorëheqja në 11 maj nuk ka ndodhur para se të fillonte votimi, nuk ka ndodhur me një deklaratë publike të subjektit, ‘mos na votoni se ne nuk duam të na votoni’. Ka ndodhur pasi procesi kishte nisur dhe zgjedhësit nuk e kishin mundësinë ta bënin këtë dallim.

Përfaqësuesi i “Shqipëria Bëhet”: Kjo është përgjegjësia e subjektit, nuk është pyetje ligjore

Përfaqësuesi i “Shqipëria Bëhet”: Jam përfaqësues i “Shqipëria Bëhet”. Nuk është pabesi dhe nuk ka pse të jetë. Gjithsecili nga ata kandidatë që ka vendosur të tërhiqet nga gara, është vullneti i tij personal dhe nuk ka asnjë lidhje me pabesinë tonë.

Më tej, KAS i cilësoi nuk dorëheqjet e kandidatëve.

KAS dëshiron të theksojë se akti i dorëheqjeve nga kandidimi i bërë ditën e zgjedhjeve nga të gjithë kandidatët e subjektit zgjedhor ankimues, në kuptim të ligjit është nul dhe nuk mund të merret në konsideratë. Edhe subjekti nuk mund të pretendojë që KQZ të miratojë një akt që në kuptim të ligjit është nul. Në këto kushte ky akt nuk krijon asnjë pasojë juridike sepse heqja dorë nga kandidimi nënkupton prishjen e listës së atij subjekti dhe kjo pasojë ligjore ka ndalimin e konkurrimit të atij subjekti në zgjedhje”, argumentoi relatori Cefa.

KQZ kishte vendosur që mandatin në koalicionin e “Nismës Shqipëria Bëhet” ta marrë Kleana Xhuveli. Kandidatja e listës së mbyllur Kleana Xhuveli, e renditur e katërta, revokoi dorëheqjen dhe kërkoi të merrte mandatin. Pas kësaj, Lapaj pretendoi se mandati i takon listës së hapur, duke kujtuar se kandidatët e listës së mbyllur kanë dhënë dorëheqjen nga kandidimi më datë 11 maj. Ai kërkoi të mos pranohen revokimet nga dorëheqja të kandidatëve nga lista e mbyllur, por kjo kërkesë u rrëzua nga KAS.

The post KAS i heq mandatin kushërirës së Adriatik Lapajt, ja kush shkon në Parlament appeared first on Albeu.com.

Ankimimet për mandatet/ KAS rrëzon kërkesën e Andia Ullirit, Arjan Ndoja shkon në Parlament

✇Albeu
By: V K

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, ka lënë në fuqi vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për shpalljen e kandidatëve fitues në qarkun e Durrësit, duke rrëzuar ankimimin e kandidates së Partisë Demokratike, Andia Ulliri.

Ulliri pretendonte se mandati duhej t’i jepej asaj, mbështetur në kuotën ligjore për përfaqësimin gjinor duke argumentuar se, sipas rregullit që garanton përfshirjen e gjinisë më pak të përfaqësuar, i takonte të zëvendësonte kandidatin e shpallur fitues, Arjan Ndoja.

Vendimi i KAS hyn në fuqi menjëherë, por ndaj tij mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor, pranë Gjykatës Administrative të Apelit, brenda pesë ditëve nga shpallja.

Argumentet përfundimtare të vendimit do t’u dorëzohen palëve ditën e nesërme.

Përfaqësuesi ligjor i Ullirit, Indrit Sefa, deklaroi se Komisioneri Celibashi ka interpretuar gabim dispozitat e Kodit Zgjedhor, duke sjellë në vëmendje nenin 64 të Kushtetutës, që kërkon që një në tre deputetë të jetë nga gjinia më pak e përfaqësuar.

Sipas Sefës, lista e kandidatëve është unike dhe përbëhet nga dy kategori: ata me renditje të fiksuar dhe ata që i nënshtrohen votimit parapëlqyes, ndaj përfaqësimi gjinor duhet të merret parasysh në shpërndarjen përfundimtare të mandateve.

The post Ankimimet për mandatet/ KAS rrëzon kërkesën e Andia Ullirit, Arjan Ndoja shkon në Parlament appeared first on Albeu.com.

Andia Ulliri kërkon mandatin e deputetes, zhvillohet seanca në KAS

Andia Ulliri vijon betejën e saj, me qëllim për të qëndruar në Kuvendin e Shqipërisë edhe për katër vitet e ardhshme. Demokratja pretendon se mandatin e deputetes e fiton në bazë të kuotës ligjore, ndaj çështjen e çoi në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, ku po shqyrtohet këtë të mërkurë. “Kodi thotë që kandidatët rirenditen […]

The post Andia Ulliri kërkon mandatin e deputetes, zhvillohet seanca në KAS appeared first on BoldNews.al.

Andia Ulliri ankimon në KAS vendimin e Celibashit: Mandati i PD-së në Durrës më takon mua!

Kandidatja e listës së hapur të PD-së në Qarkun e Durrësit në zgjedhjet e 11 majit, Andia Ulliri ka ankimuar në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) vendimin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi. Ky i fundit vendosi që mandatin e vetëm që Partia Demokratike fitoi nga lista e hapur në Qarkun e Durrësit, […]

The post Andia Ulliri ankimon në KAS vendimin e Celibashit: Mandati i PD-së në Durrës më takon mua! appeared first on BoldNews.al.

Lapaj apo vajza e tezes, kush do e marrë mandatin e “Nisma Shqipëria Bëhet”? KAS vendos nesër

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) do të shqyrtojë ditën e nesërme (e mërkurën, 30 korrik), ankesën e Adriatik Lapajt, i cili kundërshton vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për t’i dhënë mandatin e vetëm të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” kandidates së katërt në listën e mbyllur, Kleana Xhuveli. Edhe pse Xhuveli është […]

The post Lapaj apo vajza e tezes, kush do e marrë mandatin e “Nisma Shqipëria Bëhet”? KAS vendos nesër appeared first on BoldNews.al.

Mandatin e mori Xhuveli, por Zeqir Kordhoni nuk heq dorë! Kërkesë KAS: Mos njihni dorëheqjet

Duket se Zeqir Kordhoni, daja i Endri Shabanit, i cili ishte i renditur i nënti në listën e mbyllur të kolicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në Qarkun Tiranë, nuk heq dorë nga mandati, edhe pse në Parlament do të shkojë kushërira e Lapajt, Kleana Xhuveli. Zeqir Kordhoni, i ka kërkuar Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) […]

The post Mandatin e mori Xhuveli, por Zeqir Kordhoni nuk heq dorë! Kërkesë KAS: Mos njihni dorëheqjet appeared first on BoldNews.al.

Lapaj kërkon mandatin: Është i imi! I vendosur të bëhet deputet, çon ankesë në KAS

Nuk ka fund telenovela verore për të vetmin mandat të koalicionit “Shqipëria Bëhet”. Pak ditë pasi Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i dha mandatin kushërirës së tij, Kleana Xhuveli, Adriatik Lapaj është ankuar në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve duke kërkuar që në karrigen e deputetit në shtator të ulet ai, si më i votuari i listës së hapur.

Në shkresën drejtuar KAS, partia e Lapajt kërkon që të njihen dorëheqjet e kandidatëve të listës së mbyllur në mënyrë që më pas të kalohet tek garuesit e listave preferenciale,Adriatik Lapaj renditet i pari me mbi 6000 vota. Po ashtu, kërkohet që të mos pranohet as revokimi nga dorëheqja për Kleana Xhuvelin dhe Zeqir Kordhonin. Pikërisht nga kërkesa e këtij të fundit për tu bërë deputet nisi edhe përcarja mes Lapajt dhe Shabanit. Dhe për të mos ja lene mandatin dajës së Shabanit, Kleana Xhuveli, kushërira e Lapajt revokoi dorëheqjen duke marrë mandatin e deputetes.

Me vendimin e 23 korrikut, Ilirjan Celibashi, jo vetëm që i la të dy jashtë kuvendit por i rrëzoi Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit edhe skemën që përdorën për të shmangur listat e mbyllura edhe si një simbolikë për një politike ndryshe ajo e të vjetërve. Por mesa duket, kanë më shumë të përbashkëta, përfshirë edhe luftën për një karrige./abcnews.al

Lapaj vijon betejën për mandatin, “Shqipëria Bëhet” ankimon në KAS vendimin e KQZ, kërkohet njohja e dorëheqjeve nga kandidimi

✇Albeu
By: V K

Partia “Shqipëria Bëhet”, ka ankimuar në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili i kaloi mandatin e deputetit Kleana Xhuvelit.

Sipas “Shqipëria Bëhet”, vendimi i KQZ-së bie ndesh me qëndrimin zyrtar të kësaj force politike, e cila i kishte paraqitur komisionit qëndrimin për njohjen e dorëheqjes së disa kandidatëve, përfshirë dhe Xhuvelin.

Në vend të saj, sipas këtij subjekti, mandati i deputetit duhet t’i kalonte Adriatik Lapajt, si kandidati i radhës në listë, i cili nuk kishte hequr dorë dhe kishte marrë mbështetje të gjerë qytetare.

Tashmë pritet që KAS të shqyrtojë çështjen dhe të dalë me një vendim përfundimtar, që do të përcaktojë përfundimisht emrin e deputetit të ri që do të marrë mandatin.

“Në përfundim kërkojmë: 1. Ndryshimin e Vendimit Nr. dt. 23.07.2025, të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve “Për caktimin e kandidatëve fitues të subjektit zgjedhor Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” në zonën zgjedhore Qarku Tiranë, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025.

2. Mosnjohjen si të vlefshme të revokimit të dorëheqjeve të depozituara përkatësisht në datë 15.07.2025 nga Zeqir Kordhoni dhe në dt. 17.07.2025 nga Kleana Xhuveli.

3. Shpalljen e kandidatit fitues nga lista shumëemërore sipas numrit të votave parapëlqyese, të subjektit zgjedhor Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” për Qarkun Tiranë, si më poshtë: 1. Adriatik Ferman Lapaj SHB.

4. Miratimin e kandidatëve të mbetur, të cilët nuk kanë përfituar mandat në listën shumemërore të subjektit zgjedhore Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” në bazë të renditjes sipas numrit të votave parapëlqyese, duke filluar nga numri më i lartë i votave dhe duke zbatuar kriterin gjinor”, thuhet ndër te tjera ne kerkesen drejtuar KAS.

The post Lapaj vijon betejën për mandatin, “Shqipëria Bëhet” ankimon në KAS vendimin e KQZ, kërkohet njohja e dorëheqjeve nga kandidimi appeared first on Albeu.com.

Minçev-Rokas: Pakoja e re reformuese do ta përfundojë procesin e transformimit strategjik të administratës publike

Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, u takua me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë, Michalis Rokas.

Takimi u përqendrua në rëndësinë e katër ligjeve kryesore reformuese të miratuara së fundmi – Ligji për Nëpunësit Administrativë, Ligji për Punonjësit në Sektorin Publik, Ligji për Zhvillimin Profesional dhe Trajnimin e Nëpunësve Publikë dhe Ligji për Mbikëqyrjen Inspektuese, si bazë për ndërtimin e një administrate publike të drejtë, profesionale dhe jopartiake, informoi Ministria.

Për më tepër, u theksuan hapat e mëposhtëm drejt zbatimit të tyre të qëndrueshëm dhe efikas, përmes një procesi transparent dhe me angazhim të fortë politik dhe institucional.

Ministri Minçev gjithashtu e informoi Ambasadorin Rokas për përgatitjen e pakos së re të ligjeve reformuese, të cilat do të përmirësojnë dhe përfundojnë procesin e transformimit strategjik të administratës publike. Këto janë:

Projektligji për Sistemin e Pagave,

Projektligji për Shërbimin e Menaxhimit të Lartë,

Ligji për Organizimin dhe Punën e Organeve të Administratës Shtetërore

Ambasadori Rokas përshëndeti miratimin e ligjeve të miratuara si një sinjal pozitiv dhe inkurajues për angazhimin e vendit ndaj standardeve evropiane në administratën publike. Në të njëjtën kohë, u shpreh mbështetje për ciklin e ri të reformave, me një angazhim të qartë për zbatim të qëndrueshëm dhe transparent, në frymën e parimeve të qeverisjes së mirë, sipas një deklarate nga Ministria e Administratës Publike“, thuhet në njoftimin e Ministrisë për Administratë Publike./Telegrafi/

The post Minçev-Rokas: Pakoja e re reformuese do ta përfundojë procesin e transformimit strategjik të administratës publike appeared first on Telegrafi.

KAS rrëzon kërkesën e PD-ASHM për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në 4 qarqe

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) vendosi këtë të hënët, me shumicë votash, rrëzimin e kërkesës ankimore të Partisë Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) për shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve të 11 majit në qarqet Elbasan, Fier, Durrës dhe Tiranë.

Kërkesa u vlerësua si e pambështetur në ligj dhe në prova e për rrjedhojë, nuk do të ketë përsëritje të zgjedhjeve në këto katër qarqe.

Ndërkohë, javën e kaluar përfundoi rinumërimi i votave në disa prej qarqeve, përfshirë Tiranën dhe Fierin, pa sjellë ndryshime në rezultatin e shpallur për zgjedhjet e 11 majit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post KAS rrëzon kërkesën e PD-ASHM për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në 4 qarqe appeared first on Euronews Albania.

Pavlefshmëri e zgjedhjeve në Elbasan, Tiranë, Fier, Durrës, KAS rrëzon kërkesat e PD

Tiranë, 7 korrik /ATSH/ Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) rrëzoi sot kërkesat e koalicionit “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të zhvilluara në qarqet Elbasan, Fier, Tiranë dhe Durrës.

KAS rrëzoi këto kërkesa me argumentin e mungesës së provave dhe si të pambështetura në ligj.

KAS la po ashtu në fuqi vendimet e Komisionerit Qendror të Zgjedhjeve për miratimin e tabelave përmbledhëse të rezultateve të votimeve të zonave zgjedhore respektive.

KAS me shumicë votash vendosi pranimin e kërkesës ankimore të depozituar nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, për kundërshtimin e vendimit të KSHZ “Për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit të votimit në zonën zgjedhore qarku Fier, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin të datës 11 maj 2025”, si edhe ndryshimin e vendimit të Komisionerit dhe pasqyrimin e rezultateve të rinumërimit dhe rivlerësimit të votave për këtë zonë zgjedhore gjatë procesit ankimor.

Gjithashtu, vendosi ndryshimin e vendimit të KSHZ “Për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit të votimit në zonën zgjedhore qarku Tiranë, në zgjedhjet për Kuvendin të datës 11 maj 2025”, sipas rezultateve të dala nga rinumërimi dhe rivleresimi i votave të kryer gjatë procesit ankimor për këtë qark.

KAS pranoi pjesërisht kërkesën ankimore të depozituar nga subjekti zgjedhor Partia “Lëvizja e Legalitetit”, për kundërshtimin e vendimit të KSHZ “Për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit të votimit në zonën zgjedhore qarku Durrës, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin të datës 11 maj 2025” dhe vendosi reflektimin e rezultateve të rinumërimit dhe rivlerësimit të votave të kryer gjatë procesit ankimor./a.gj/j.p/

The post Pavlefshmëri e zgjedhjeve në Elbasan, Tiranë, Fier, Durrës, KAS rrëzon kërkesat e PD appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pavarësisht pretendimeve, KAS certifikon zgjedhjet në katër qarqe kyçe

KAS ka rrëzuar kërkesën ankimore të PD-ASHM lidhur me pavlefshmërinë e zgjedhjeve në qarkun e Elbasanit, Tiranës, Durrësit dhe Fierit. Përmes vendimit të sotëm, KAS bëri me dije se nuk do të ketë rinumërim për këtë qark duke cerfitikuar njekohesisht zgjedhjet e 11 majit.

Ndërkohë pak ditë më parë përfundoi rinumërimi i votave për qarqe si Fieri, Durrësi, Tirana, Kukësi por pa ndryshime sinjifikative në rezultatin e 11 majit.

 

 

The post Pavarësisht pretendimeve, KAS certifikon zgjedhjet në katër qarqe kyçe appeared first on Sot News | Lajme.

Zgjedhjet/ KAS rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmëri të zgjedhjeve në 4 qarqe

KAS ka rrëzuar kërkesën ankimore të koalicionit të Partisë Demokratike lidhur me pavlefshmërinë e zgjedhjeve në qarkun e Elbasanit, Tiranës, Durrësit dhe Fierit. KAS përmes vendimit të sotëm bëri me dije se nuk do të ketë rinumërim për këtë qark. Pak ditë më parë përfundoi edhe rinumërimi i votave për qarqe si Fieri, Durrësi, Tirana, […]

The post Zgjedhjet/ KAS rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmëri të zgjedhjeve në 4 qarqe appeared first on BoldNews.al.

Certifikimi i zgjedhjeve, drejt fundit/ KAS vendos sot për katër qarqet e mbetura

Certifikimit të zgjedhjeve të 11 majit duket se është drejt fundit. Ndërkohë që KAS pritet të vendosë sot për katër qarqet e vendit. Bëhet fjalë konkretisht për qarkun e Elbasanit, Tiranës, Durrësit dhe Fierit.

Ishte pikërisht qarku i Elbasanit, ku PD ngriti për herë të parë pretendimet për trenin bullgar. Ndërkohë që nga rinumërimi i votave nuk pati ndryshim në rezultat./abcnews.al

Përfundimi i rinumërimit, KAS vendos sot për vlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqet

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) pritet të vendosë sot për vlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqet: Tiranë, Durrës, Fier dhe Elbasan pas rinumërimit të votave. KAS do të mblidhet paraditen e sotme në orën 11:00.

Partia Demokratike-ASHM ankimoi rezultatet e zgjedhjeve në qarqe duke kërkuar pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve, por në 8 prej qarqeve, kërkesa u rrëzua. Javën e kaluar u mbyll rinumërimi i kutive të Durrësit, 85 prej të cilave ishin të diasporës, ku nuk u prodhua ndryshim në rezultat.

Nga procesi i rinumërimit në Tiranë u gjetën gabime të konsiderueshme, ndërsa në Fier ky proces i dha mandatin me 10 vota diferencë Maldrita Bardhos. Kjo e fundit e refuzoi, duke ia lënë Zegjine Çaushit, e cila kishte fituar në raundin e parë.

The post Përfundimi i rinumërimit, KAS vendos sot për vlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqet appeared first on Lapsi.al.

Zgjedhjet drejt finalizimit/ KAS ‘vulos’ 11 majin, gati certifikimi i 140 deputetëve të rinj

E hëna do të mbyllë përfundimisht punën e Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve për zgjedhjet e 11 majit.

Trupa me pesë anëtarë do të marrë vendimet për katër qarqet e mbetura dhe që iu nënshtruan rinumërimit, përkatësisht Elbasanin, Tiranën, Fierin dhe Vlorën.

Nga verifikimi I fletëve nuk pati ndryshime në mandate por dha sinjale për të hapur hetim për shkak të numrit të lartë të votave preferenciale në qarkun Fier dhe Durrës.

Nëse KAS rrëzon kërkesat për rivotim të këto katër qarqe, hallka e fundit ligjore për ankimimet e opozitës mbetet Kolegji Zgjedhor, e cila deri më tani ka rrëzuar çdo ankimim të depozituar nga të djathtët.

Pas vendimit të Kolegjit, kryekomisionerit Ilirian Celibashi i hapet rruga për certifikimit e mandateve të fituara në 11 maj ç’ka vulos përfundimisht 140 deputetët e legjislaturës së 11 që nis në shtator.

Nga zgjedhjet e pranverës, PS fitoi me 83 mandate ndërsa PD së bashku me aleatët fituan 50 mandate. Ndërkaq 7 mandate të tjera arritën t’i rrëmbejnë partitë e vogla.

The post Zgjedhjet drejt finalizimit/ KAS ‘vulos’ 11 majin, gati certifikimi i 140 deputetëve të rinj appeared first on Sot News | Lajme.

❌