NĂ« periferi tĂ« qytetit tĂ« vogĂ«l tĂ« Librazhdit, mes maleve tĂ« qeta dhe rrugĂ«ve qĂ« ngjajnĂ« mĂ« shumĂ« me heshtjen se me aktivitetin industrial, funksionon njĂ« fabrikĂ« e vogĂ«l cigaresh me emrin e pĂ«rulur, por ngjallĂ«s dyshimi: âAlbania Tabak â Fabrika e Re e Cigareveâ.
Nga jashtĂ«, duket si njĂ« ndĂ«rmarrje prodhuese e zakonshme, por dokumentet tregojnĂ« njĂ« histori tjetĂ«r: atĂ« tĂ« njĂ« skeme shumĂ«vjeçare kontrabande tĂ« mirĂ«organizuar qĂ« pĂ«rfshin emra shqiptarĂ«, destinacione fantazĂ«m nĂ« Qipro, Dubai dhe kamionĂ« qĂ« âzhdukenâ nĂ« kufinjtĂ« e ShqipĂ«risĂ« pĂ«r tĂ« pĂ«rfunduar nĂ« tregjet e zeza tĂ« EuropĂ«s.
Dokumentet tregojnë se kompania është shënuar me flamur të kuq nga agjencitë ndërkombëtare, por në Shqipëri ka pasur mbrojtje të plotë nga një zinxhir komandues i autoriteteve doganore shqiptare.
Një hetim dyvjeçar i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) zbuloi skemën, e cila ka shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare në buxhetin e shtetit shqiptar, të dokumentuara në më shumë se 35 milionë euro.
Hetimi, që përfshin 36 persona të dyshuar, përfshin edhe 29 punonjës të strukturave doganore, të cilët sipas SPAK janë përfshirë në aktivitetin kriminal si bashkëpuntorë në këtë rrjet kontrabande.
Në këtë aktivitet kriminal është provuar përfshirja e drejtpërdrejtë e zyrtarëve të lartë të Doganës Shqiptare. Eldi Hoxha, që në kohën e ngjarjes mbante detyrën e zv/drejtor i Përgjithshëm dhe Drejtor i Departamentit të Akcizës, sipas prokurorisë ka luajtur rol kyç në lejimin dhe mos-kontrollimin e ngarkesave.
Hetimet kanĂ« provuar se nuk bĂ«het fjalĂ« pĂ«r veprime tĂ« izoluara, por pĂ«r njĂ« marrĂ«veshje tĂ« qĂ«llimshme mes individĂ«ve me role tĂ« ndryshme â drejtues biznesi, administratorĂ«, transportues dhe zyrtarĂ« shtetĂ«ror â pĂ«r tĂ« shmangur kontrollin doganor, pĂ«r tĂ« falsifikuar destinacionet dhe pĂ«r tĂ« prodhuar cigare pa pullĂ« fiskale.
NĂ« bazĂ« tĂ« provave tĂ« grumbulluara, Gjykata e Posaçme caktoi masa arresti ndaj pronarĂ«ve Ilir dhe Darjo Jashari, administratorit Servet Dauti, shtetasit kosovar Luan Qorolli dhe shtetasve serbĂ« Mile Bijeliç dhe Zeljko Stafjer, tĂ« dyshuar pĂ«r kontrabandĂ« dhe pjesĂ«marrje nĂ« grup tĂ« strukturuar kriminal. Por asnjĂ« prej kĂ«tyre shtetasve nuk Ă«shtĂ« arrestuar nga Policia e Shtetit, ndĂ«rsa pĂ«r pjesĂ«n tjetĂ«r tĂ« grupit, kryesisht punonjĂ«s tĂ« administratĂ«s doganore, janĂ« vendosur masa âdetyrim paraqitjeâ dhe ândalim i daljes jashtĂ« shtetitâ.
NdĂ«rkohĂ« qĂ« Prokuroria e Posaçme kishte nĂ«n hetim drejtuesit e fabrikĂ«s dhe punonjĂ«sit e administratĂ«s doganore, dokumentet tregojnĂ« se nĂ« shkurt tĂ« vitit 2025 kompania iu shit pĂ«r 1 lekĂ«, me kusht shlyerjen e detyrimeve, kompanisĂ« âEA TOBACCOâ, njĂ« firmĂ« nĂ« pronĂ«si tĂ« Ergys Agasit, njĂ« biznesmen kontravers i pĂ«rmendur nga ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj si njĂ« ndĂ«rmjetĂ«s mes politikĂ«s dhe grupeve kriminale. Agasi ka mohuar publikisht kĂ«to akuza, por deri nĂ« publikimin e kĂ«tij shkrimi ai nuk komentoi gjetjet e âshteg.orgâ.
Trarët e rënë të doganës

Credits: Dogana Shqiptare â Fotografi tĂ« publikuara nga dogana qĂ« tregojnĂ« linjĂ«n e prodhimit tĂ« cigareve
Mëngjesin e 7 shkurtit të 2023 në zyrat e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) mbërriti një informacion i cili ngrinte dyshime për ekzistencën e një grupi të strukturuar kriminal të përfshirë në kontrabandën e cigareve.
Informacioni jepte detaje pĂ«r njĂ« fabrikĂ« nĂ« qytetin e Librazhdit ku prodhoheshin âMarlboro e Kuqeâ dhe âRothmansâ dhe se punohej pa ndĂ«rprerje, 24 orĂ« nĂ« ditĂ«, 7 ditĂ« nĂ« javĂ«.
âCigaret e prodhuara ngarkohen me kamionĂ« transporti dhe pĂ«rmes rrugĂ«ve tokĂ«sore dhe detare kalonin nĂ«pĂ«rmjet GreqisĂ«, ItalisĂ«, FrancĂ«s dhe ZvicrĂ«s me destinacion final vendet e Bashkimit Evropian dhe MbretĂ«ria e Bashkuarâ â thuhej nĂ« informacion.
BĂ«hej fjalĂ« pĂ«r fabrikĂ«n e zotĂ«ruar nga shoqĂ«ria âAlbania Tabakâ e regjistruar nĂ« emĂ«r tĂ« shtetasit Darjo Jashari. Por, sipas ProkurorisĂ« pronari faktik Ă«shtĂ« i ati i tij, Ilir Jashari, njĂ« emĂ«r qĂ« nuk Ă«shtĂ« i panjohur pĂ«r drejtĂ«sinĂ« shqiptare dhe ndĂ«rkombĂ«tare. Ilir Jashari ka qenĂ« mĂ« herĂ«t i ndĂ«shkuar pĂ«r trafik ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« lĂ«ndĂ«ve narkotike jashtĂ« vendit dhe pĂ«r kontrabandĂ« cigaresh nĂ« ShqipĂ«ri.
Një informacion i ngjashëm duket se ishte shpërndarë në çdo pikë kufitare të territorit të Shqipërisë nga autoritetet ligj-zbatuese ndërkombëtare, por dokumentet tregojnë se prej vitesh ky informacion ishte injoruar nga autoritet shqiptare.
Vetëm pas 1 viti e 4 muaj nga marrja e të dhënave operative, Prokuroria e Posaçme regjistron procedimin penal, ngritur fillimisht akuza për korrupsion ndaj Nazmi Goçit, një punonjës ky i fabrikës që nga viti 2013.
Shumë shpejt hetimet e prokurorisë zbuluan se përmes një kombinimi të marrëveshjeve ndërkombëtare fiktive, përdorimit të regjimeve lehtësuese doganore dhe manipulimit të dokumentacionit eksportues, janë shmangur miliona euro taksa dhe dyshohet se janë furnizuar tregjet ilegale të cigareve në Evropë.
Një vit më vonë, në regjistrat e Prokurorisë së Posaçme, krahas emrit të shoferit të fabrikës në procedimin penal u shënuan edhe 35 emra të tjerë që sipas prokurorisë dyshohet se kanë vepruar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, në të cilin përveç zotëruesve të fabrikës janë të përfshirë zyrtarë të lartë të Doganës së Shqipërisë dhe punonjës të Policisë Kufitare.
Sipas dokumenteve të siguruara nga hetimi, ky grup ka vepruar në bashkëpunim të ngushtë për të kontrabanduar cigare në sasi të mëdha, jashtë çdo kontrolli shtetëror, duke i shkaktuar dëm të rëndë buxhetit të shtetit që i kalon vlerën e 35 milion eurove, të paktën në 3 vite që është hetuar.
Skema kriminale nuk mund të kishte funksionuar pa mbështetjen e drejtpërdrejtë të një numri të madh zyrtarësh të doganave shqiptare, të cilët janë akuzuar për shpërdorim detyre, korrupsion dhe bashkëpunim me grup të strukturuar kriminal.
Hetimi tregoi se fabrika e cigareve nĂ« Librazhd ka pĂ«rfituar ndĂ«r vite nga njĂ« mekanizĂ«m ligjor qĂ« njihet si Regjimi i PĂ«rpunimit Aktiv (RPA), njĂ« lehtĂ«si doganore qĂ« i lejonte tĂ« importojĂ« duhan pa taksa, ta pĂ«rpunojĂ« nĂ« ShqipĂ«ri dhe mĂ« pas tĂ« eksportojĂ« produktin final, cigaret, nĂ« njĂ« kompani porositĂ«se nĂ« Dubai, e quajtur âGM Inter Tobaço Fzeâ dhe e zotĂ«ruar nga Luan Qarolli, njĂ« shtetas kosovar me nĂ«nshtetĂ«si angleze.
Sipas prokurorisë, dokumentet janë nënshkruar nga Ylber Karanxha, me detyrë zv/drejtor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, i cili ka dhënë autorizime pa kërkuar garancitë e nevojshme financiare, në kundërshtim me VKM-në në fuqi, duke lehtësuar veprimtarinë kontrabanduese të subjektit privat.
âMos vendosja e garancisĂ« nga Karanxha ka sjellĂ« mos-vjeljen e tĂ« ardhurave, kĂ«tij subjekti ekonomik. Gjithashtu, mjaftonte njĂ« verifikim nĂ« burimet e hapura pĂ«r tĂ« parĂ« precedentĂ«t qĂ« ka pasur shtetasi Ilir Jashari nĂ« kontrabandimin e cigareveâ â thuhet nĂ« dokumentet hetimore.
Autorizimi për Regjistrimin e Përpunimit aktiv nuk ishte dokumenti i vetëm që drejtuesit e fabrikës kishin siguruar si mbrojte nga autoritetet shtetërore.
Eldi Hoxha, ish zv/drejtor i Përgjithshëm i Doganave dhe drejtor i dy departamenteve kyçe (Hetimor-Operativ dhe Akcize), dyshohet se ka dhënë urdhra të drejtpërdrejtë për të mos shoqëruar kamionët me cigare, duke lejuar kontrabandimin e tyre. Gjithashtu, ai ka shmangur qëllimisht kontrollet në fabrikë dhe nuk ka marrë masa për monitorimin e regjimit të përpunimit aktiv.
Sipas dosjes hetimore, rol aktiv në këtë skemë kishin dhe oficerët doganorë në Kakavijë, përfshirë Ilir Hickën dhe Kreshnik Gumajn. Dokumentet tregojnë se ata kanë lejuar çlirimin fiktiv të ngarkesave me cigare, duke simuluar daljen e tyre nga territori shqiptar.
Kjo u mundĂ«sonte pronarĂ«ve tĂ« fabrikĂ«s qĂ« produktet e cigareve tâi tregtonin brenda territorit shqiptar apo tĂ« devijonin drejt KosovĂ«s e vendeve tĂ« tjera, pa kaluar nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« rregullt nĂ«pĂ«r pikat kufitare.
Hetimet kanë zbuluar se edhe punonjës të tjerë doganorë në Elbasan, përfshirë Gezim Sterkeshin, Matilda Duzhën, Mentor Nelin, Indrit Cenajn, Andri Tolën dhe Gentian Tabakun, kanë lejuar eksportin e cigareve pa kontrolle të thelluara, duke shmangur verifikimet mbi destinacionet dhe shoqëritë përfituese, shumë prej të cilave rezultojnë fantazmë.
Skema e kontrabandimit niste nga fabrika që prodhonte cigare pa pulla fiskale ose me shirita tatimor të parregullt vijonte me deklaratat doganore për eksport ku përdoreshin adresa fiktive dhe destinacione të rreme, ndërsa kamionët me cigare devijoheshin nga rrugët e ligjshme drejt kufirit me Kosovën.
Zyrtarët doganorë toleronin dhe mbyllnin sytë, në këmbim të pagesave nën dorë që kryheshin nga Nazmi Goçi.
âBĂ«het flalĂ« pĂ«r vlera tĂ« vogla rreth 5000 lekĂ« tĂ« reja. KĂ«tĂ« veprim e bĂ«nim sa herĂ« kishim eksporte dhe nĂ«nshkrim procedurashâ i tha Goçi prokurorĂ«ve.
Hetimet kanë zbuluar se pjesë e zinxhirit të kontrabandës ishin edhe shtetas të huaj që kishin për detyrë transportin ndërkombëtar të cigareve. Nga Serbia si shofer kontraktoheshin gjithmonë Zeljko Stajfer dhe Mile Bjelic ndërsa nga Maqedonia e Veriut Emin Sumbani dhe Ilber Kolçshi.
Këta transportues, ndonëse në dokumente kishin të deklaruar Qipron si destinacion përfundimtar, devijonin rrugën në mënyrë të qëllimshme dhe i dorëzonin ngarkesat në kufirin Shqipëri-Kosovë.
Cigaret që zhduken në kufi
Credits: Dogana Shqiptare â Cigare tĂ« sekuestruara
Pasditen e 19 tetorit 2023 Stajfer Zeljko dhe bashkëkombësi i tij Bjelic Mile kaluan pa asnjë shqetësim kamionin e ngarkuar me cigare në pikën shqiptare të Kakavijës.
Kamioni kishte tĂ« ngarkuara cigare tĂ« markĂ«s âReginaâ 500 koli, âCouture Saphireâ 180 koli, âCouture Amethystâ 256 koli, âBlack Mountâ 400 koli, âVeveâ I00 koli. NĂ« total 1436 koli.
Sipas dokumentacionit të paraqitur, mallrat kishin si destinacion një kompani në Limassol, Qipro ndërsa kompania pritëse rezultonte me degë në Dubai.
Autoritet doganore shqiptare treguan kujdesin e duhur për të kopsitur si duhet çdo letër, ndërsa në traun e doganës askush nuk i trazoi.
Me të kaluar pikën shqiptare, kamioni me targa BP062-TO/AC-305BP, ngjalli dyshimet tek autoritetet doganore greke, dhe ishte i certifikuar nga i gjithë sistemi doganor shqiptar.
Fillimisht agjentët grekë konstatuan se vlera e faturës doganore ishte shumë më ulët se sa sasia e cigareve të ngarkuara në kamion.
âKur mora dokumentet shoqĂ«ruese dyshova se si klient, paraqitej njĂ« kompani nĂ« Dubai dhe si marrĂ«se vetĂ«m njĂ« adresĂ« nĂ« Qipro. Nga ana tjetĂ«r nĂ« fature dilte njĂ« vlerĂ« shumĂ« e vogĂ«l krahasuar me mallin e paraqitur. MenjĂ«herĂ« mâu kujtua fleta e informacionit qĂ« ishte dĂ«rguar nga shĂ«rbimi ardhur nga Ambasada Britanike dhe duke konstatuar se ndryshonte vetĂ«m numri i targave tĂ« kamionit dhe drejtuesve, vendosa tĂ« bĂ«j kĂ«rkime tĂ« mĂ«tejshmeâ â tregon oficerja doganore greke.
Pas njĂ« kontrolli tĂ« thelluar autoritetet greke zbuluan se adresa e deklaruar â31 Amathuntos Ave, Flat 314532, Limassolâ rezultoi fiktive.
Nuk kishte një dyqan cigaresh, nuk kishte kompani porositëse, vetëm një apartament në një kompleks turistik ku askush nuk kishte dijeni për ndonjë aktivitet tregtar.
Kamioni u sekuestrua, drejtuesit u arrestuan dhe ngarkesa prej 1436 kolish me cigare, tĂ« gjitha pa pulla fiskale dhe me mbishkrimin âFor Duty Free Sale Onlyâ, u konfiskua.
Zeljko Stajfer pranoi para hetueseve grekë se kontakti për këtë ngarkesë i ishte ofruar nga pala shqiptare, përmes një platforme online. Ai shtoi se nuk kishte dijeni për kompaninë porositëse, duke përforcuar dyshimet se skema nuk kishte asnjë hallkë reale tregtare, por ishte vetëm një maskim për kontrabandë.
âNe i ngarkuan kutitĂ« nĂ« ShqipĂ«ri, morĂ«m dokumentet nga dogana nĂ« ShqipĂ«ri dhe erdhĂ«m nĂ« doganĂ«n greke. Kur tĂ« hynim nĂ« Greqi do tĂ« kontaktonim agjentin qĂ« ka porositur transportin dhe do tĂ« çonim kamionin nĂ« Selanik, ku do tĂ« na thuhej se ku tĂ« linin ngarkesĂ«nâ â dĂ«shmoi Zeljko Stajfer.
Hetimet e mĂ«tejshme zbuluan se cigaret ishin prodhuar nĂ« ShqipĂ«ri, nĂ« njĂ« fabrikĂ« me emrin âAlbania Tabak â Fabrika e Re e Cigareveâ, e cila kishte lidhur njĂ« marrĂ«veshje prodhimi me kompaninĂ« shumĂ« tĂ« diskutueshme âGM Inter Tobaço Fzeâ, me qendĂ«r nĂ« Emiratet e Bashkuara Arabe.
Sipas përgjimeve telefonike të datës 25 maj 2023, rezulton se vetë administratori i fabrikës shqiptare, Servet Dauti, ka qenë personi që ka zgjedhur destinacionin fiktiv në Qipro. Në një bisedë mes një punonjësi të doganës shqiptare dhe përfaqësueses doganore Rajmonda Sina, përmendet qartë:
âNuk kam informacion. Serveti duhet ta dijĂ« destinacionin. Ai e cakton.â
Kjo manovër, sipas autoriteteve doganore greke, kishte për qëllim shmangien e detyrimeve doganore, tatimeve dhe tarifave të tjera që i takonin Bashkimit Europian. Në fakt, nëse cigaret do të futeshin në Greqi pa u zbuluar, dëmi ekonomik do të kapte shifrën e mbi 2.8 milionë eurove, siç evidentohet në raportin zyrtar të doganës greke të datës 20.10.2023.
Në hetimet e kryera nga autoritetet shqiptare, rezulton gjithashtu se punonjës të doganës dhe të sektorit të anti-kontrabandës janë përfshirë drejtpërdrejt në lehtësimin e traut të doganës shqiptare, duke kryer kontrolle fiktive dhe duke marrë ryshfet për të lënë të lirë transportet.
Nga bisedat e pĂ«rgjuara tĂ« datĂ«s 18 tetor 2023 mes shtetasve Sefer Venari dhe Servet Dauti, rezulton se oficerĂ«t e anti-kontrabandĂ«s ishin ftuar âpĂ«r kafeâ, nĂ« shenjĂ« marrĂ«veshjeje pĂ«r tĂ« mos ndĂ«rhyrĂ« nĂ« kontrollet e ngarkesĂ«s.
Albania Tabak, nĂ« njĂ« memo drejtuar ProkurorisĂ« sĂ« Posaçme nĂ« ShqipĂ«ri mĂ« 22 korrik 2024, ka pretenduar se transporti dhe destinacioni janĂ« pĂ«rzgjedhur nga kompania porositĂ«se âGM Inter Tobaço Fzeâ dhe se marrĂ«veshja ka qenĂ« nĂ« kushte EXĂ« (Ex-works), qĂ« e pĂ«rjashton nga pĂ«rgjegjĂ«sia pas daljes sĂ« mallit nga fabrika.
Por provat e grumbulluara, përfshirë përgjimet dhe deklaratat, tregojnë të kundërtën: destinacioni fiktiv është zgjedhur nga vetë drejtuesit e fabrikës, dhe për më tepër, kamionët janë shoqëruar shpesh nga përfaqësues të saj.
Ky nuk ishte rasti i parĂ« qĂ« kompania âAlbania Tabakâ kryente eksporte mĂ« kĂ«tĂ« destinacion tĂ« rremĂ«.
Praktikat doganore tĂ« vitit 2021 deri nĂ« 2023 tregojnĂ« se janĂ« rreth 35 raste, me destinacion tĂ« deklaruar njĂ« adresĂ« nĂ« Limassol tĂ« Qipros: â31 Amathuntos Ave, Amathousia Beach APTS, Flat 314532â.
Në fakt, këto dokumente ishin të fabrikuara për të krijuar përshtypjen e një eksporti të ligjshëm, ndërsa mallrat e ngarkuara në kamionë nuk dilnin kurrë nga Shqipëria.
Kamionët që supozohej të kalonin nga dogana e Kakavijës për në Greqi, në shumë raste nuk kanë figuruar fare në sistemin TIMS.
RrugĂ«timi i tyre i vĂ«rtetĂ« nuk ishte drejt jugut, por nĂ« drejtim tĂ« veriut, ku pĂ«rmes âRrugĂ«s sĂ« Kombitâ kalonin nĂ« KosovĂ«. Aty, ngarkesat e cigareve shkarkoheshin dhe rifillonin rrugĂ«n drejt vendeve tĂ« BE-sĂ«, tĂ« pashoqĂ«ruar dhe jashtĂ« kontrollit tĂ« autoriteteve.
Pas sekuestrimit të cigareve në doganën e Kakavijës, dokumentet tregojnë se kamionët e fabrikës së cigareve në Librazhd nuk tentuan më të kalonin nga territori grek.
AgjentĂ«t doganorĂ« âkujdeseshinâ qĂ« nĂ« sistemit elektronik doganor âAsycuda Worldâ, tĂ« deklaronin se sasitĂ« e cigareve ishin eksportuar, por hetimet zbuluan se ato mbeteshin nĂ« territorin shqiptarĂ«.
Dhe pse nĂ« dokumente pĂ«rshkruhej i njĂ«jti destinacion, ai nĂ« Qipro, Ă«shtĂ« e provuar se nĂ« mbi 30 raste, grupi kriminal ndryshonte destinacionin e mallrave nĂ« dokumentacion dhe mĂ« pas shkarkonte ngarkesat brenda territorit shqiptar apo sipas hetimeve pĂ«r tâi kontrabanduar ilegalisht nĂ« vendet fqinje.
Në çdo rast, skema është e njëjtë: cigaret ngarkohen në Librazhd, peshohen dhe plumbosen nga dogana Elbasan, dhe më pas kalonin përmes Doganës së Kakavijës drejt Greqisë. Por nga hetimet rezulton shumica e këtyre kamionëve nuk kanë hyrë kurrë në territorin grek.
Kamionët, siç zbulohet më vonë, kanë ndjekur një rrugë tjetër, atë të Kombit, ku në një pikë të caktuar dyshohet se rishpërndaheshin për të përfunduar në Kosovë e më tej në tregjet ilegale të Evropës.
NĂ« 8 raste tĂ« veçanta janĂ« dokumentuar ndalime tĂ« kamionĂ«ve me cigare kontrabandĂ« nĂ« KosovĂ«, tĂ« cilat lidhen drejtpĂ«rdrejt me prodhimin e âAlbania Tabakâ.
Ky aktivitet kriminal ka shkaktuar një dëm të konsiderueshëm ndaj buxhetit të shtetit, me humbje të vlerës 3.6 miliardë lekë (rreth 35 milionë euro) vetëm për tre vjet, që është dhe koha e hetuar deri më tani.
NĂ« kulmin e hetimeve, fabrika ndryshon pronar
Credits: BIRN â Fabrika nĂ« Librazhd
Pas dy vitesh hetime, në shkurt të 2025 hetuesit e Prokurorisë së Posaçme thuajse kishin dokumentuar një pjesë të madhe të përfshirjes në aktivitet kriminal, jo vetëm të drejtuesve të kompanisë por dhe të strukturave doganore që implikoheshin në kontrabandën e cigareve të prodhuara nga fabrika në Librazhd.
Dokumentet e ardhura nga strukturat homologe, vëzhgimi në terren por dhe dokumentimi i ndryshimit të destinacionit të kamionëve të ngarkuara me cigare nuk linin asnjë dyshim për aktivitetin e grupit kriminal. Por ndërsa hetuesit rrekeshin të dokumentonin ngjarjet kriminale pikërisht në këto kohë, fabrika e cigareve ndryshon pronar.
Dokumentet tregojnĂ« se nĂ«pĂ«rmjet njĂ« marrĂ«veshje me kusht, ajo i shitet pĂ«r 1 lek tek biznesmeni Egys Agasi. Kontrata Ă«shtĂ« nĂ«nshkruar mĂ« 5 shkurt tĂ« 2025, por me detyrimin qĂ« kompani âAlbania Tabakâ tĂ« shlyente tĂ« gjitha detyrimet qĂ« shkonin nĂ« vlerĂ«n e 5 milion eurove, detyrime kĂ«to qĂ« deklarohen si kredi nĂ« bankĂ« apo mospagime tĂ« sigurimeve shoqĂ«rore dhe shĂ«ndetĂ«sore.
Sipas ekstraktit të Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) ndryshimet janë regjistruar më 29 maj, pasi kompania kishte deklaruar likuidimin e borxheve, dy ditë pasi Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar masën e arrestit me burg të pronarëve të fabrikës dhe një degë të zinxhirit komandues së doganave shqiptare.
Zyra e Qendrës Kombëtare të biznesit pranoi tjetërsimin e pronësisë së fabrikës dhe pse kishte një masë sigurie për moslejimin e tjetërsimit të pronësisë nga autoritet tatimore.
âshteg.orgâ e pati tĂ« pamundur pĂ«r tĂ« mĂ«suar nĂ«se kompania âAlbania Tabakâ ka shlyer detyrimet, por tashmĂ« pronari i fabrikĂ«s Ă«shtĂ« Egys Agasi i akuzuar nga ish-zv.kryeministri nĂ« arrati, Arben Ahmetaj, si âkoordinatori mes kryeministrit dhe grupeve kriminaleâ, por Agasi i ka quajtur kĂ«to akuza si thashetheme.
SPAK nuk ka konfirmuar nëse Agasi është pjesë e hetimit, po ashtu rezulton se asnjë prej kompanive të zotëruara nga familja Jashari nuk është prekur deri më tani nga masat ndëshkimore të Prokurorisë së Posaçme, dhe pse akuzohen për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
Sipas, Open Corparates, Darjo Jashari rezulton pronar i disa kompanive objekti i tĂ« cilave Ă«shtĂ« nga shtrimi i autostradave, agjencive doganore e deri tek shitblerjet e pasurive tĂ« paluajtshme dhe deri eksporti dhe importi i fruta perimeve, kompani kĂ«to qĂ« 29 vjeçari rezulton ti ketĂ« hapur gjatĂ« vitit 2023, kur kamionĂ«t me cigare tĂ« fabrikĂ«s sĂ« tij âshpĂ«rtheninâ doganat shqiptare.
EkspertĂ«t e kontaktuar nga âshteg.orgâ ngritĂ«n dyshime mbi kontratĂ«n e shitjes sĂ« kompanisĂ« sĂ« cigareve pikĂ«risht nĂ« kohĂ«n kur ajo ishte nĂ«n hetim nga njĂ« person qĂ« sipas Ahmetajt Ă«shtĂ« eminenca gri e kryeministrit Edi Rama,bizneset e tĂ« cilit rezultojnĂ« tĂ« kenĂ« pĂ«rfituar fonde publike.
Kompania e tij, EA Solutions, ka pasur një rritje të pashpjegueshme financiare brenda një viti nga krijimi i saj dhe çuditërisht në fushën e shërbimeve të IT.
Dokumentet tregojnë se EA Solutions, e themeluar në mars të vitit 2023, ka deklaruar fitime prej 2.2 milionë euro në vetëm një vit. Kjo shifër bëhet edhe më e dyshimtë kur merret parasysh fakti se shpenzimet e saj totale vjetore janë vetëm 100 mijë euro.
Agasi nuk iu pĂ«rgjigj pyetjeve tĂ« ngritura nga âshteg.orgâ, por kjo nuk Ă«shtĂ« hera e parĂ« qĂ« kompania âAlbania Tabakâ ka qenĂ« nĂ«n hetim nga organet ligj-zbatuese shqiptare.
NjĂ« investigim i njĂ« rrjeti tĂ« gjerĂ« gazetarĂ«sh, tĂ« cilĂ«t punuan pĂ«r BIRN, zbuluan nĂ« 2018 se kompania prodhonte rreth 22 milionĂ« paketa cigare nĂ« vit nĂ«n markĂ«n âCleopatraâ, me njĂ« pjesĂ« tĂ« konsiderueshme tĂ« tyre qĂ« shiteshin kontrabandĂ« nĂ« tregjet e AfrikĂ«s sĂ« Veriut.
Rasti u vu në pah nga autoritetet britanike në vitin 2015, të cilat sinjalizuan aktivitetet e dyshimta të fabrikës.
Megjithatë, hetimi penal në Shqipëri u pezullua në vitin 2016 për shkak të mungesës së bashkëpunimit ndërkombëtar. Në vitin 2017, çështja u rifillua, por pa arritur rezultate të prekshme deri në vitin 2023, kur SPAK i rihapi hetimet.
Në vijim të hetimeve, Gjykata e Posaçme caktoi masa të rrepta sigurie, duke vënë në arrest me burg ish-pronarin Ilir Jashari, djalin e tij Darjo Jashari, administratorin e kompanisë Servet Dauti, si dhe shtetas nga Kosova dhe Serbia, të dyshuar për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe kontrabandë të mallrave akcizore.
Asnjëri prej tyre nuk është arrestuar nga policia.
âPas veprimeve policore u arrit tĂ« ekzekutoheshin 25 masa sigurie. Lidhur me shtetasit e tjerĂ«, janĂ« kryer procedurat pĂ«rkatĂ«se ligjore pĂ«r tĂ« mundĂ«suar gjetjen e tyre. Policia e Shtetit nuk Ă«shtĂ« penguar nga asnjĂ« forcĂ« madhore pĂ«r ekzekutimin e masave tĂ« sigurisĂ«â â thuhet nĂ« njĂ« pĂ«rgjigje zyrtare qĂ« âshteg.orgâ mori nga Drejtori i PĂ«rgjithshĂ«m i PolicisĂ« sĂ« Shtetit, Ilir Proda. /MarrĂ« nga shteg.org
The post Investigimi/ Si u shndërrua Librazhdi në nyje të kontrabandës europiane të cigareve appeared first on Lapsi.al.