❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Thirrjet raciste anti-shqiptare në Kumanovë, reagime të ashpra nga Kosova, Shqipëria e diaspora

Një incident i rëndë me thirrje raciste ndaj shqiptarëve është regjistruar të shtunën në mbrëmje (2 gusht) në Sallën e Sporteve në Kumanovë, gjatë ndeshjes kualifikuese të basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë.

Thirrjet, tĂ« cilat dyshohet se janĂ« bĂ«rĂ« nga tifo grupi “Kumani”, pĂ«rfshinin fraza si: “Le ta kuptojnĂ« shqiptarĂ«t e mallkuar, emri Maqedoni nuk do tĂ« zhduket. Maqedoni, e pastĂ«r”.

Thirrjet u dëgjuan në prani të disa zyrtarëve të lartë shtetërorë, duke përfshirë kryeministrin Hristijan Mickoski, zëvendëskryeministrin Ivan Stoillkoviq, ministrin e Brendshëm Pançe Toshkovski dhe kryetarin e Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski.

E gjithë skena është transmetuar drejtpërdrejt në kanalin zyrtar të Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA) në YouTube.

Këto thirrje shkaktuan një valë reagimesh, veçanërisht pasi ndeshja u zhvillua në prani të zyrtarëve të lartë shtetërorë.

Zëvendëskryeministri i Parë në Qeverinë e Maqedonisë së veriut, Izet Mexhiti, dënoi ashpër thirrjet, duke i cilësuar si një sulm ndaj bashkëjetesës dhe barazisë që e bën Maqedoninë e Veriut unike. Ai bëri thirrje për zbardhjen e rastit dhe parandalimin e përsëritjes së tyre.

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, theksoi se incidenti nuk ishte vetëm një turp për sportin, por një goditje ndaj idesë së barazisë. Ai e cilësoi Maqedoninë e Veriut si një mozaik kulturor që duhet ndërtuar me frymë të përbashkët.

Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët, theksoi se thirrjet ofenduese ndaj shqiptarëve ndodhën në prani të kryeministrit Mickovski dhe zyrtarëve të tjerë, duke kërkuar një reagim të fortë nga ana e tyre.

BDI kërkoi përgjegjësi politike dhe dorëheqjen e dy zëvendësministrave nga radhët e VLEN-it, Astrit Iseni dhe Safije Sadiki Shaini. Ajo gjithashtu u bëri thirrje të gjithë përfaqësuesve shqiptarë në qeveri që të distancohen publikisht nga ky akt.

Thirrjet raciste janë dënuar edhe nga subjekte të tjera politike, të cilat kanë kërkuar zbardhjen e shpejtë të rastit dhe marrjen e masave nga autoritetet kompetente.

Reagime pati edhe nga Kosova.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas thirrjeve antishqiptare që u dëgjuan gjatë ndeshjes së futbollit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, e zhvilluar në Kumanovë. Ajo i ka cilësuar këto thirrje si të papranueshme dhe si cenim të drejtpërdrejtë të frymës së bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë.

“ShqiptarĂ«t janĂ« popull autokton nĂ« trojet e tyre dhe meritojnĂ« tĂ« trajtohen me dinjitet dhe barazi, ashtu si çdo komunitet tjetĂ«r”, thekson Osmani nĂ« deklaratĂ«n e saj publike.

Presidentja ka shprehur shqetĂ«sim edhe pĂ«r mungesĂ«n e reagimit nga institucionet shtetĂ«rore tĂ« MaqedonisĂ« sĂ« Veriut. Sipas saj, heshtja e zyrtarĂ«ve tĂ« lartĂ« nĂ« Shkup i jep hapĂ«sirĂ« retorikĂ«s sĂ« urrejtjes dhe minon tolerancĂ«n ndĂ«retnike – njĂ« vlerĂ« kyçe pĂ«r vendet qĂ« synojnĂ« anĂ«tarĂ«simin nĂ« Bashkimin Evropian.

“Sporti duhet tĂ« jetĂ« mjet bashkimi, jo platformĂ« pĂ«r ideologji tĂ« errĂ«ta qĂ« ngjallin kujtime tĂ« dhimbshme dhe kĂ«rcĂ«nojnĂ« paqen,” tha ajo.

Osmani u ka bërë thirrje autoriteteve në Maqedoninë e Veriut që të ndërmarrin masa të menjëhershme ndaj organizatorëve të këtyre thirrjeve dhe të dënojnë çdo formë të gjuhës së urrejtjes, për të mbrojtur parimet e tolerancës dhe barazisë.

“Republika e KosovĂ«s do tĂ« mbrojĂ« me vendosmĂ«ri dinjitetin e shqiptarĂ«ve, kudo qĂ« ata jetojnĂ«,” pĂ«rfundoi Presidentja Osmani.

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar ashpër për këtë heshtje.

“Sot, ndĂ«rsa nĂ« Shkup bĂ«rtiten parulla fashiste kundĂ«r shqiptarĂ«ve, Kurti hesht. Heshtja e tij Ă«shtĂ« mĂ« shumĂ« se indiferencĂ«, Ă«shtĂ« bashkĂ«fajĂ«si politike dhe morale. Sot hesht edhe Donika GĂ«rvalla, e cila kinse pĂ«rfaqĂ«son zĂ«rin diplomatik tĂ« KosovĂ«s nĂ« skenĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare, por Ă«shtĂ« zĂ« i urrejtjes kundĂ«r oponentĂ«ve politik. Sot hesht edhe Presidentja Vjosa Osmani, vetĂ« viktimĂ« e pĂ«rbuzjes institucionale tĂ« qeverisĂ« sĂ« Mickoskit nĂ« incidentin e aeroportit. Heshtja e saj Ă«shtĂ« dĂ«shmi e transformimit nĂ« figurĂ« tĂ« nĂ«nshtrimit”, ka shkruar Behrami.

Edhe deputeti dhe zyrtari i lartë i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar me tone të forta ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar për heshtje të qëllimshme përballë valës së urrejtjes raciste ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

PĂ«rmes njĂ« statusi nĂ« Facebook, Haradinaj thotĂ« se “ndryshimi” qĂ« Kurti pretendoi ta sillte nĂ« kĂ«tĂ« vend po shoqĂ«rohet me “klithma shurdhuese” tĂ« urrejtjes ndaj shqiptarĂ«ve.

Ai rendit disa nga sloganet që, sipas tij, janë dëgjuar së fundmi:

“Dhoma gazi pĂ«r shqiptarĂ«t”
“Shqiptari i mirĂ« Ă«shtĂ« vetĂ«m shqiptari i vdekur”
“Maqedoni e pastĂ«r (pa shqiptarĂ«)”
“ShqiptarĂ«t e mallkuar ta dijnĂ« se emri Maqedoni nuk zhduket”

Haradinaj e akuzon Kurtin pĂ«r heshtje dhe mungesĂ« reagimi, duke e quajtur atĂ« “kumbarĂ« tĂ« koalicionit qeverisĂ«s nĂ« Maqedoni tĂ« Veriut”.

Reagime të forta ka pasur edhe nga Shqipëria zyrtare.

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali e quajti ngjarjen “tĂ« papranueshme” dhe njĂ« kujtesĂ« se rruga drejt njĂ« shoqĂ«rie tĂ« drejtĂ« kĂ«rkon njĂ« angazhim tĂ« vazhdueshĂ«m.

Spiropali theksoi se gjuha e urrejtjes, e cila nxit dhunën dhe racizmin, nuk duhet të ketë vend në asnjë hapësirë publike, e sidomos në sport. Ajo shtoi se sporti, në thelb të tij, promovon frymën e bashkimit, bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellë.

Kryeparlamentarja vlerësoi reagimin e institucioneve të Maqedonisë së Veriut, por kërkoi një reagim edhe më të fortë nga zyrtarët më të lartë të vendit.

“Ngjarja e djeshme nĂ« KumanovĂ«, ku njĂ« ndeshje basketbolli u njollos nga thirrje ekstremisht fyese dhe pĂ«rjashtuese ndaj shqiptarĂ«ve, Ă«shtĂ« e papranueshme dhe njĂ« kujtesĂ« se rruga drejt njĂ« shoqĂ«rie tĂ« drejtĂ«, gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se dhe tĂ« respektit tĂ« ndĂ«rsjellĂ« kĂ«rkon angazhim tĂ« pandĂ«rprerĂ«. Gjuha e urrejtjes qĂ« nxit dhunĂ«n, konfliktin etnik dhe racizmin, nuk ka vend nĂ« asnjĂ« hapĂ«sirĂ« publike, e aq mĂ« pak nĂ« sport, qĂ« nĂ« thelb tĂ« tij mbart frymĂ«n e bashkimit, tĂ« bashkĂ«punimit, tĂ« lojĂ«s sĂ« ndershme dhe tĂ« respektit ndaj tjetrit. VlerĂ«soj reagimin e institucioneve tĂ« RMV, duke kĂ«rkuar njĂ«kohĂ«sisht reagim edhe mĂ« fortĂ« publik tĂ« zyrtarĂ«ve mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« vendit mik”, theksoi Spiropali.

Spiropali shtoi se bashkëjetesa ndëretnike është një vlerë e përbashkët në rrugën evropiane, e cila duhet ruajtur me përgjegjësi.

Ajo bëri thirrje që sjellja korrekte, si në fusha dhe tribuna, ashtu edhe në institucione, të shërbejë si shembull për vizionin e përbashkët për të ardhmen.

“BashkĂ«jetesa ndĂ«retnike nĂ« MaqedoninĂ« e Veriut Ă«shtĂ« njĂ« vlerĂ« e pĂ«rbashkĂ«t nĂ« rrugĂ«n evropiane, qĂ« duhet ruajtur dhe kultivuar me pĂ«rgjegjĂ«si nga tĂ« gjithĂ« faktorĂ«t nĂ« rajon, pĂ«rmes veprimit, qĂ«ndrimeve dhe shembullit. Sjellja korrekte nĂ« fusha, nĂ« tribuna dhe nĂ« institucione flet shumĂ« pĂ«r vizionin tonĂ« pĂ«r tĂ« ardhmen. ShqipĂ«ria dhe shqiptarĂ«t mbeten tĂ« palĂ«kundur nĂ« promovimin e njĂ« bashkĂ«jetese model dhe larg ndasive tĂ« dala mode e boje”, shkruan Spiropali.

Edhe Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka reaguar ashpër ndaj incidentit racist të ndodhur në Kumanovë, gjatë një ndeshjeje basketbolli.

NĂ« njĂ« deklaratĂ« publike, ai theksoi se gjuha e urrejtjes nuk ka vend nĂ« sport dhe shoqĂ«ri, duke e cilĂ«suar ngjarjen si njĂ« “alarm” pĂ«r tĂ« gjithĂ«.

Ambasadori Meidani kĂ«rkoi njĂ« reagim tĂ« fortĂ« dhe tĂ« qartĂ« nga autoritetet mĂ« tĂ« larta tĂ« MaqedonisĂ« sĂ« Veriut. “BashkĂ«jetesa kĂ«rkon angazhim tĂ« pĂ«rditshĂ«m, respekt pĂ«r rregullat e lojĂ«s dhe pĂ«r njĂ«ri-tjetrin — jo vetĂ«m nĂ« tribuna, por kudo”, shkroi ai.

Edhe KĂ«shilli pĂ«r MarrĂ«dhĂ«nie Shqiptaro-Amerikane (AARC) ka reaguar ashpĂ«r pas thirrjeve skandaloze anti-shqiptare tĂ« dĂ«gjuara gjatĂ« njĂ« ndeshjeje nĂ« MaqedoninĂ« e Veriut, ku u bĂ« thirrje qĂ« shqiptarĂ«t tĂ« futen nĂ« “dhoma gazi”.

Në reagimin e tyre, AARC thekson se kjo gjuhë urrejtjeje nuk ka vend në një shoqëri demokratike dhe shumëetnike, duke kujtuar se këto thirrje rikujtojnë kapitujt më të errët të historisë europiane.

Organizata shpreh indinjatĂ«n edhe pĂ«r heshtjen e udhĂ«heqĂ«sve shtetĂ«rorĂ«, pĂ«rfshirĂ« kryeministrin, tĂ« cilĂ«t ishin prezentĂ« por nuk reaguan. “UdhĂ«heqja matet me guxim moral, jo me heshtje,” thekson AARC.

Sipas tyre, shqiptarët janë pjesë përbërëse e këtij vendi dhe çdo përpjekje për nxitje urrejtjeje duhet të ndiqet me pasoja ligjore dhe institucionale.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore Publike e Kumanovës ka ndërmarrë disa veprime për hetimin e skandalit në ndeshjen e basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë në Kumanovë të shtunën.

“Prokuroria Kryesore Publike e KumanovĂ«s po vazhdon dhe ka lĂ«shuar disa urdhra dhe udhĂ«zime pĂ«r DrejtorinĂ« e PunĂ«ve tĂ« Brendshme tĂ« KumanovĂ«s pĂ«r tĂ« hetuar elementĂ«t e njĂ« vepre penale nĂ« thirrjet qĂ« pĂ«rmbanin gjuhĂ« urrejtjeje nga individĂ« aktualisht tĂ« panjohur nĂ« ndeshjen e djeshme tĂ« basketbollit midis ekipeve kombĂ«tare tĂ« MaqedonisĂ« dhe RumanisĂ«. ËshtĂ« lĂ«shuar gjithashtu njĂ« urdhĂ«r pĂ«r tĂ« siguruar pamjet e kamerave tĂ« mbikĂ«qyrjes me qĂ«llim identifikimin e autorĂ«ve tĂ« mundshĂ«m”, njoftoi Prokuroria.

The post Thirrjet raciste anti-shqiptare në Kumanovë, reagime të ashpra nga Kosova, Shqipëria e diaspora appeared first on Telegrafi.

Gjykata e Apelit vërteton pafajësinë e mjekut Iljasa Fazliu

Gjykata Themelore nĂ« Gjilan dhe mĂ« pas Gjykata e Apelit nĂ« PrishtinĂ« kanĂ« liruar nga tĂ« gjitha akuzat mjekun Iljasa Fazliu, i cili ishte akuzuar pĂ«r veprĂ«n penale tĂ« “Trajtimit tĂ« pa ndĂ«rgjegjshĂ«m mjekĂ«sor” sipas nenit 254 tĂ« KPRK-sĂ«.

Sipas aktgjykimit tĂ« GjykatĂ«s Themelore, tĂ« datĂ«s 30 tetor 2024, Ă«shtĂ« konstatuar se mungojnĂ« provat qĂ« do tĂ« vĂ«rtetonin se i akuzuari kishte vepruar nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pakujdesshme nĂ« trajtimin e njĂ« pacienti nĂ« ordinancĂ«n “AAR Logo Plus” nĂ« Gjilan.

Për rrjedhojë, ai është liruar nga akuza.

Aktgjykimi është vërtetuar edhe nga Gjykata e Apelit më 25 korrik 2025, duke refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan.

Apeli ka konstatuar se veprimet e pretenduara tĂ« mjekut nuk pĂ«rbĂ«jnĂ« vepĂ«r penale, dhe se nuk Ă«shtĂ« vĂ«rtetuar qĂ«ndrimi juridik i padisĂ« nĂ« kontekst penal. Kolegji gjyqĂ«sor i pĂ«rbĂ«rĂ« nga gjyqtarĂ«t Violeta Hoxha Rugova (kryetare), Skender Çoçaj dhe Arsim Kransiqi Prenaj, thekson se shpenzimet dhe kontestet qĂ« mund tĂ« ngriten nĂ« kĂ«tĂ« rast mund tĂ« adresohen vetĂ«m pĂ«rmes procedurĂ«s civile.

The post Gjykata e Apelit vërteton pafajësinë e mjekut Iljasa Fazliu appeared first on Telegrafi.

Vihet gurthemeli pĂ«r ndĂ«rtimin e shtĂ«pisĂ« sĂ« fshatit nĂ« lagjen “Gllama” tĂ« Bresalcit

NĂ« njĂ« ceremoni tĂ« veçantĂ«, sot Ă«shtĂ« vĂ«nĂ« gurthemeli pĂ«r ndĂ«rtimin e shtĂ«pisĂ« sĂ« fshatit nĂ« lagjen “Gllama” tĂ« Bresalcit, njĂ« projekt i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r jetĂ«n komunitare nĂ« kĂ«tĂ« zonĂ«.

Në këtë ngjarje morën pjesë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, këshilltarët komunalë nga Lëvizja Vetëvendosje, Besnik Shala dhe Blerim Haziri, si dhe zyrtarë komunalë e banorë të lagjes.

Kjo godinë e re, e cila do të jetë moderne dhe funksionale, do të shërbejë për raste mortore, ahengje familjare, përkujtimore dhe aktivitete rinore, duke krijuar një hapësirë të përbashkët për komunitetin lokal.

Kryetari Hyseni, në fjalën e tij, theksoi rëndësinë e këtij projekti për përforcimin e lidhjeve komunitare dhe lehtësimin e organizimeve shoqërore:

“Ky Ă«shtĂ« njĂ« projekt me vlerĂ« pĂ«r komunitetin, i cili do tĂ« shĂ«rbejĂ« pĂ«r raste mortore, ahengje, pĂ«rkujtime dhe aktivitete rinore, nĂ« njĂ« hapĂ«sirĂ« moderne dhe tĂ« pĂ«rshtatshme pĂ«r tĂ« gjithĂ«. FalĂ«nderim i veçantĂ« pĂ«r banorĂ«t e lagjes pĂ«r angazhimin dhe mikpritjen”.

The post Vihet gurthemeli pĂ«r ndĂ«rtimin e shtĂ«pisĂ« sĂ« fshatit nĂ« lagjen “Gllama” tĂ« Bresalcit appeared first on Telegrafi.

Policia shqipton mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 1756 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 65 aksidente trafiku me dëme materiale kurse 28 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar.

Policia e Kosovës ka arrestuar 24 persona teksa 18 janë dërguar në mbajtje, kurse 2 persona janë në vuajtje të dënimit.

The post Policia shqipton mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit appeared first on Telegrafi.

Në Serbi besojnë se Trump mund të rrisë presionin për njohjen e Kosovës

Ndërkohë, një pjesë e opinionit publik në fqinjin tonë verior, Serbinë, besojnë se Uashingtoni mund të rrisë presionin, për formalizimin e një forme të njohjes së shtetësisë së Kosovës.

Njohësit e zhvillimeve politike atje, theksojnë se marrëveshjet kyçe tashmë janë zbatuar, duke vlerësuar se pushteti aktual në Serbi, i cili ka balancuar herë pas here raportet me Bashkimin Evropian, nuk duhet të refuzojë një ofertë të mundshme që mund t`i vijë nga SHBA-ja.

Muajt në vijim, pritet një angazhim më i fuqishëm i administratës amerikane rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, me paralajmërime gjithnjë më të qarta se qëllimi përfundimtar mund të jetë marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve, duke përfshirë një formë të njohjes. Një pjesë e opinionit politik në Serbi vlerëson se parakushtet për një epilog të tillë tashmë janë vendosur përmes marrëveshjeve ekzistuese.

“Publikut nĂ« Serbi me sukses i fshihet fakti se dy marrĂ«veshjet e Brukselit dhe aneksi i Ohrit pĂ«rbĂ«jnĂ« njohje de facto. Mendoj se iniciativa e dy kongresisteve shkon drejt njohjes de jure. SerbĂ«t janĂ« pengjet mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« politikĂ«s sĂ« rreme tĂ« Beogradit, deklaroi ndĂ«rkaq Zoran Vuletiq nga Forumi Demokratik Qytetar.

Dy anëtare të Kongresit, Klaudia Teni dhe Krisi Hulahan, i kërkuan presidentit amerikan Donald Trump të ndërmjetësojë një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, me qëllim njohjen e ndërsjellë.

Në Serbi, reagime ka nxitur fakti që Teni është bashkëkryetare e grupit për çështje serbe në Kongres, ndaj forcat nacionaliste kërkojnë që MPJ të sqarojë qëndrimin zyrtar. Sipas politikanit dhe juristit Aleksandër Olenik, një ofertë nga SHBA, kur të vijë, do të jetë politikisht e pashmangshme.

“Vuçiq ka shmangur gjithmonĂ« konfliktin me SHBA-nĂ« dhe ka zbatuar pa kundĂ«rshtim kĂ«rkesat e tyre, sidomos kur bĂ«het fjalĂ« pĂ«r Trumpin. NĂ«se vjen momenti pĂ«r marrĂ«veshjen pĂ«rfundimtare, do ta nĂ«nshkruajĂ« pa hezitim. Paradoksalisht, njĂ« ish-radikal mund tĂ« pĂ«rmbyllĂ« formalisht dialogun me KosovĂ«n”, deklaroi avokati dhe njĂ«herĂ«sh politologu AleksandĂ«r Olenik.

Analistët vlerësojnë se ndërmjetësimi amerikan mund të hapë fazën e presionit për formalizimin e realitetit ekzistues dhe se SHBA do të insistojë në zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Uashingtonit./RTK

The post Në Serbi besojnë se Trump mund të rrisë presionin për njohjen e Kosovës appeared first on Telegrafi.

Spiropali dënon thirrjet raciste antishqiptare në Kumanovë

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka reaguar pas thirrjeve raciste ndaj shqiptarëve në ndeshjen e basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë në Kumanovë.

Ajo e cilësoi ngjarjen si të papranueshme dhe theksoi se gjuha e urrejtjes nuk ka vend në asnjë hapësirë publike, e aq më pak në sport.

Spiropali vlerësoi reagimin e institucioneve të Maqedonisë së Veriut, por kërkoi që zyrtarët e lartë të vendit mik të shprehen edhe më fort publikisht.

Sipas saj, bashkëjetesa ndëretnike është vlerë që duhet mbrojtur dhe kultivuar me përgjegjësi.

The post Spiropali dënon thirrjet raciste antishqiptare në Kumanovë appeared first on Telegrafi.

Thirrjet antishqiptare në prani të Mickoskit, Bushati: E papranueshme heshtja

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka reaguar për thirrjet raciste kundër shqiptarëve gjatë një ndeshjeje basketbolli në Maqedoninë e Veriut, thirrje që u bënë në praninë e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

Përmes një postimi në X Bushati shprehet se këto thirrje nuk janë vetëm fyese, por përbëjnë një kërcënim për bashkëjetesën demokratike dhe barazisë mes maqedonasve dhe shqiptarëve.

Bushati shkroi edhe për heshtjen e krerëve të lartë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

“Ajo qĂ« ndodhi gjatĂ« ndeshjes sĂ« basketbollit nĂ« #KumanovĂ« ishte njĂ« manifestim i qartĂ« i urrejtjes etnike. Thirrjet “Shqiptar i mirĂ«, shqiptar i vdekur” dhe “Dhoma gazi pĂ«r shqiptarĂ«t” nuk janĂ« vetĂ«m fyese, por pĂ«rbĂ«jnĂ« njĂ« kĂ«rcĂ«nim serioz pĂ«r bashkĂ«jetesĂ«n demokratike dhe barazinĂ« mes maqedonasve dhe shqiptarĂ«ve si dy komunitete shtetndĂ«rtuese nĂ« MaqedoninĂ« e Veriut. PĂ«r mĂ« tepĂ«r, heshtja e zyrtarĂ«ve tĂ« lartĂ« qĂ« ishin dĂ«shmitarĂ« tĂ« kĂ«saj “galerie turpi” Ă«shtĂ« e papranueshme. DĂ«shmi e faktit se nuk kanĂ« nxjerrĂ« mĂ«simet e duhura nga ngjarjet e hidhura tĂ« sĂ« kaluarĂ«s”, ka shkruar ai.

The post Thirrjet antishqiptare në prani të Mickoskit, Bushati: E papranueshme heshtja appeared first on Telegrafi.

Pritja e Kosovës për heqjen e vizave nga Bosnjë e Hercegovina mund të zgjasë me vite

Afër dy vjet e nëntë muaj nga nënshkrimi i marrëveshjes për njohjen e ndërsjellë të letërnjoftimeve, në kuadër të Procesit të Berlinit, shtetasit e Kosovës nuk mund të lëvizin pa viza drejt Bosnjë e Hercegovinës.

Kjo e fundit ende nuk e ka ratifikuar marrëveshjen për lëvizjen e lirë, për shkak të kundërshtimit të përfaqësuesve serbë në institucionet shtetërore atje.

Teksa tregoi pĂ«rvojĂ«n e saj pĂ«r pajisje me vizĂ«, nĂ« njĂ« pĂ«rgjigje pĂ«r TV Dukagjinin, zĂ«vendĂ«skryeministrja nĂ« detyrĂ«, Emilija Rexhepi, tha se pret qĂ« “ratifikimi tĂ« ndodhĂ« shumĂ« shpejtĂ«, pavarĂ«sisht kompleksitetit tĂ« qeverisĂ« aktuale nĂ« BosnjĂ«â€.

“SĂ« fundmi kam vizituar BosnjĂ«n, me rastin e pĂ«rkujtimit tĂ« 30-vjetorit tĂ« gjenocidit nĂ« SrebrenicĂ«, dhe mezi mora vizĂ« vetĂ«m pĂ«r disa ditĂ«, gjĂ« qĂ« Ă«shtĂ« njĂ« shqetĂ«sim i madh pĂ«r qytetarĂ«t dhe gjithashtu njĂ« shpenzim financiar. NĂ« mesin e shtatorit, pĂ«rfaqĂ«suesit boshnjakĂ« do tĂ« vijnĂ« tĂ« na vizitojnĂ« dhe planifikojnĂ« tĂ« ngrenĂ« zĂ«rin e tyre nĂ« DhomĂ«n e Popujve pĂ«r kĂ«tĂ« çështje, ta hedhin nĂ« votim, dhe presin mbĂ«shtetjen edhe tĂ« pĂ«rfaqĂ«suesve kroatĂ«â€, ka deklaruar Emilija Rexhepi, zĂ«vendĂ«skryeministre nĂ« detyrĂ«.

Zëvendëskryeministrja në detyrë theksoi se shpresat janë te bashkëpunimi ndërmjet boshnjakëve dhe kroatëve.

“Jemi nĂ« komunikim tĂ« vazhdueshĂ«m me Ministrin e PunĂ«ve tĂ« Jashtme, z. (Elmedin) Konakovic, dhe ai mĂ« premtoi se do tĂ« paraqesĂ« njĂ« propozim pĂ«r heqjen e vizave pĂ«r qytetarĂ«t e KosovĂ«s nĂ« KĂ«shillin e Ministrave dhe do tĂ« hapĂ« rrugĂ«n pĂ«r ratifikim nĂ« Parlament. PĂ«rfaqĂ«suesit serbĂ« si nĂ« qeveri ashtu edhe nĂ« parlament janĂ« ende shumĂ« tĂ« ashpĂ«r dhe kundĂ«r kĂ«saj marrĂ«veshjeje ndĂ«rkombĂ«tare qĂ« ata vetĂ« e nĂ«nshkruan nĂ« Berlin, shpresojmĂ« qĂ« boshnjakĂ«t dhe kroatĂ«t do tĂ« jenĂ« nĂ« gjendje ta çojnĂ« kĂ«tĂ« proces nĂ« fund”, ka theksuar ajo.

Edhe pse si parti e mbështesin marrëveshjen nga Procesi i Berlinit, referuar situatës politike në Bosnjë e Hercegovinë, deputeti në Parlamentin Federal, Amir Puric, i tha TV Dukagjinit se nuk pret zgjidhje të shpejtë.

“ËshtĂ« joreale tĂ« pritet qĂ« ratifikimi i marrĂ«veshjes tĂ« ndodhĂ« sĂ« paku edhe njĂ« vit ose dy. MarrĂ« parasysh qĂ« niveli shtetĂ«ror i qeverisjes Ă«shtĂ« i bllokuar, merren vetĂ«m vendime tĂ« rralla teknike dhe asnjĂ« çështje e vetme e rĂ«ndĂ«sishme nuk do tĂ« zgjidhet para fundit tĂ« vitit 2026, kur do tĂ« mbahen zgjedhjet e ardhshme”, ka deklaruar Amir Purić, Deputet nĂ« Parlamentin Federal tĂ« BosnjĂ« e HercegovinĂ«s  (NaĆĄa Stranka).

Duke pĂ«rmendur se vĂ«llait qĂ« jeton nĂ« KosovĂ« i Ă«shtĂ« refuzuar vazhdimisht viza, kryetari i shoqatĂ«s “Dardania” nĂ« BosnjĂ« e HercegovinĂ«, Rizah Sokoli, tha se nga kjo situatĂ« mĂ« sĂ« shumti pĂ«son komuniteti shqiptar.

“NjĂ« shembull i mirĂ« pĂ«r BeH mund tĂ« jetĂ« Greqia, e cila nuk e ka njohur RepublikĂ«n e KosovĂ«s, por ka njohur dokumentet e KosovĂ«s.  Sigurisht, njĂ« ditĂ« edhe Bosnja dhe Hercegovina do tĂ« duhet tĂ« pranojĂ« realitetin. Ky realitet Ă«shtĂ« fakti qĂ« Kosova Ă«shtĂ« njĂ« shtet i pavarur dhe sovran nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pakthyeshme, qĂ« synon integrimin e plotë  nĂ« strukturat ekonomike rajonale dhe se do tĂ« bĂ«het gjithashtu anĂ«tare e Kombeve tĂ« Bashkuara. Ky Ă«shtĂ« njĂ« proces qĂ« nuk mund tĂ« ndalet”, ka deklaruar Rizah Sokoli, kryetar i ShoqatĂ«s “Dardania”.

Edhe Qeveria e KosovĂ«s, nĂ« njĂ« pĂ«rgjigje pĂ«r televizionin, thanĂ« se ‘po punojnĂ« aktivisht dhe e inkurajojnĂ« BeH qĂ« t’i pĂ«rmbush detyrimet e saj’.

Nga 1 Janari i kĂ«tij viti Kosova njĂ«anshĂ«m hoqi regjimin e vizave pĂ«r shtetasit e BosnjĂ« e HercegovinĂ«s – derisa entiteti Republika Srpska i udhĂ«hequr nga Milorad Dodik vijon bllokadĂ«n nga ana tjetĂ«r./Tv Dukagjini/

The post Pritja e Kosovës për heqjen e vizave nga Bosnjë e Hercegovina mund të zgjasë me vite appeared first on Telegrafi.

Moti sot i vranët dhe me riga lokale shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot i vranët dhe me riga lokale shiu.Reshjet e shiut parashihen të shoqërohen me shkarkime rrufesh.

“Temperaturat minimale: 14 – 18°C, temperaturat maksimale: 20-24°C, Era: e lehtĂ« dhe lokalisht e forte nga drejtimi i veriperendimit”, njofton IHMK.

The post Moti sot i vranët dhe me riga lokale shiu appeared first on Telegrafi.

Kurti: Lojërat Tradicionale në Rugovë, rit i gjallë i identitetit kolektiv

KĂ«tĂ« tĂ« diele gushti, kryeministri nĂ« detyrĂ«, Albin Kurti zgjodhi tĂ« shkonte nĂ« BogĂ« tĂ« RugovĂ«s, aty ku bĂ« ceremonia hapĂ«se e LojĂ«rave Tradicionale tĂ« RugovĂ«s “Rugova 2025”.

Kurti e quajti nder pjesëmarrjen në këto lojëra, ngjarje që tha se nuk është vetëm manifestim kulturor, por edhe rit  i gjallë i identitetit kolektiv e dëshmi, sipas tij, se trashëgimia nuk është një kujtim i së kaluarës.

“NĂ« kĂ«to lojĂ«ra, ku shfaqet forca, shkathtĂ«sia dhe mençuria, po bashkohen pikĂ«risht gjeneratat pĂ«r tĂ« pĂ«rcjellĂ« jo vetĂ«m vlerat e fisit tĂ« Kelmendit dhe tĂ« komunitetit tĂ« RugovĂ«s, por edhe frymĂ«n e bashkĂ«sisĂ« qĂ« e ka ruajtur kĂ«tĂ« traditĂ« pĂ«r dekada. NĂ« kĂ«to fusha e male, nuk garojnĂ« vetĂ«m individĂ«t, por ringjallen zakonet, legjendat dhe forca shpirtĂ«rore e maleve tona tĂ« larta. Ky manifestim Ă«shtĂ« edhe njĂ« ftesĂ« pĂ«r ne si shtet dhe si shoqĂ«ri qĂ« tĂ« mos e shohim trashĂ«giminĂ« vetĂ«m si diçka qĂ« e ruajmĂ« nĂ«pĂ«r muzetĂ« e shtetit, por si diçka qĂ« jetohet, qĂ« zhvillohet, qĂ« na bashkon. LojĂ«rat si kĂ«to janĂ« pasuri kombĂ«tare qĂ« i japin shpirt tĂ« gjallĂ« territorit dhe kuptim tĂ« thellĂ« pĂ«rkatĂ«sisĂ«â€, u shpreh kryeministri nĂ« detyrĂ«.

Aty, Kurti i njoftoi banorĂ«t e zonĂ«s dhe pjesĂ«marrĂ«sit pĂ«r fillimin e studimit tĂ« fizibilitetit nga Qeveria nĂ« detyrĂ« pĂ«r rindĂ«rtimin e rrugĂ«s PejĂ« – KuqishtĂ«.

“Dua t’ju njoftoj qĂ« para dy ditĂ«ve, pardje e kemi filluar studimin e fizibilitetit pĂ«r ta rindĂ«rtuar rrugĂ«n PejĂ«-KuqishtĂ«. RindĂ«rtimi i rrugĂ«s PejĂ«-KuqishtĂ« varĂ«sisht nga studimi i fizibilitetit do tĂ« jetĂ« nĂ« vlerĂ« tĂ« gjithmbarshme diku prej 15 milionĂ« euro, ndĂ«rkaq sanimi i kĂ«saj rruge ka filluar para tre muajve dhe do tĂ« kushtojĂ« rreth 1.7 milionĂ« euro. Ne si Qeveri e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s jemi jo vetĂ«m tĂ« gatshĂ«m, por edhe tĂ« interesuar qĂ« tĂ« investojmĂ« pĂ«r shkak tĂ« vlerĂ«s sĂ« madhe natyrore, kulturore, shpirtĂ«rore, kombĂ«tare, shtetĂ«rore qĂ« ka Bjeshka e RugovĂ«s, jo vetĂ«m pĂ«r banorĂ«t e kĂ«saj ane”, ka thĂ«nĂ« kreu nĂ« detyrĂ« i qeverisĂ« para pjesĂ«marrĂ«sve tĂ« LojĂ«rave Tradicionale nĂ« RugovĂ«, vend tĂ« cilin e quajti pasuri kombĂ«tare.

The post Kurti: Lojërat Tradicionale në Rugovë, rit i gjallë i identitetit kolektiv appeared first on Telegrafi.

OVL UÇK: Interesimi i madh pĂ«r protestĂ«, dĂ«shmi e pĂ«rkushtimit pĂ«r drejtĂ«si

Organizata e VeteranĂ«ve tĂ« LuftĂ«s sĂ« UÇK-sĂ« ka shprehur mirĂ«njohje tĂ« thellĂ« pĂ«r pĂ«rkrahjen qĂ« ka marrĂ« thirrja pĂ«r protestĂ«n paqĂ«sore tĂ« paralajmĂ«ruar mĂ« 7 gusht, ora 17:00, nĂ« sheshin “SkĂ«nderbeu” nĂ« PrishtinĂ«.

NĂ« njĂ« komunikatĂ« publike, OVL UÇK thotĂ« se reagimi i gjerĂ« i qytetarĂ«ve nĂ« rrjetet sociale dhe nĂ« forma tĂ« tjera Ă«shtĂ« dĂ«shmi e njĂ« vetĂ«dije tĂ« lartĂ« qytetare dhe e pĂ«rkushtimit pĂ«r drejtĂ«si.

“FalĂ«nderojmĂ« tĂ« gjitha partitĂ« politike qĂ« e kanĂ« mbĂ«shtetur publikisht protestĂ«n tonĂ«, pjesĂ«tarĂ«t e shoqĂ«risĂ« civile qĂ« janĂ« bĂ«rĂ« zĂ« i arsyes, dhe mediat pĂ«r hapĂ«sirĂ«n e ndershme dhe tĂ« balancuar qĂ« po i japin kĂ«saj thirrjeje,” thuhet nĂ« deklaratĂ«n e organizatĂ«s.

OVL UÇK ka theksuar se protesta kundĂ«r GjykatĂ«s Speciale nĂ« HagĂ« do tĂ« jetĂ« e qetĂ« dhe dinjitoze, si njĂ« shprehje qytetare kundĂ«r, siç e quajnĂ« ata, padrejtĂ«sive qĂ« po u bĂ«hen pjesĂ«tarĂ«ve tĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s.

The post OVL UÇK: Interesimi i madh pĂ«r protestĂ«, dĂ«shmi e pĂ«rkushtimit pĂ«r drejtĂ«si appeared first on Telegrafi.

Vdes në moshë të re Hoxha nga Presheva, Faton Musliu

Një rast i dhimbshëm ka ndodhur sot në Preshevë.

Atje, në moshë të re ka vdekur imami Faton Musliu.

Njoftimi u bë i ditur nga familjarët.

Teksa, është bërë e ditur se varrimi i tij u bë sot pas namazit të drekës.

The post Vdes në moshë të re Hoxha nga Presheva, Faton Musliu appeared first on Telegrafi.

DallamĂ« e jelek nusesh nĂ« mbeturina, kompania “Pastrimi” befasohet çfarĂ« gjen nĂ« kontejnerĂ«

NjĂ« zbulim i pazakontĂ« Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« nga punĂ«torĂ«t e kompanisĂ« regjionale tĂ« mbeturinave “Pastrimi” gjatĂ« grumbullimit tĂ« mbeturinave nĂ« kryeqytet.

NĂ« mesin e mbeturinave, ata kanĂ« hasur nĂ« njĂ« dallamĂ« dhe njĂ« jelek tradicional – rroba tĂ« pastra dhe tĂ« ruajtura me pĂ«rpikmĂ«ri, si tĂ« mos kishin dalĂ« kurrĂ« nga sirtari.

Përkrah tyre ishin edhe një palë rroba burri, të palosura me kujdes, pa asnjë shenjë kohe apo dëmtim, të trajtuara me një respekt që rrallë shihet në objekte të hedhura.

“Ndoshta ishin pjesĂ« e pajĂ«s, ndoshta dhuratĂ« nga njĂ« dasmĂ« apo kanĂ« pasur tjetĂ«r domethĂ«nie”, ka njoftuar kompania “Pastrimi”, duke shprehur habinĂ« pĂ«r mĂ«nyrĂ«n se si kĂ«to rroba kishin pĂ«rfunduar mes plehrave./Telegrafi/

The post DallamĂ« e jelek nusesh nĂ« mbeturina, kompania “Pastrimi” befasohet çfarĂ« gjen nĂ« kontejnerĂ« appeared first on Telegrafi.

300 euro gjobë dhe 3 muaj pa patentë, Policia ndalon shoferët e rrezikshëm në Ferizaj

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndëshkuar dy shoferë për kundërvajtje të rënda në komunikacion, pas kapjes së tyre duke vozitur me shpejtësi ekstreme në një zonë të kufizuar.

Sipas njoftimit zyrtar, mĂ« datĂ« 2 gusht rreth orĂ«s 20:10, NjĂ«sia e Komunikacionit Rrugor ka ndĂ«rmarrĂ« masa ndĂ«shkuese ndaj dy drejtuesve tĂ« automjeteve qĂ« u kapĂ«n duke lĂ«vizur me shpejtĂ«si tĂ« lartĂ« nĂ« rrugĂ«n transitore Shtime–BelincĂ«, ku kufizimi i lejuar Ă«shtĂ« 60 km/h.

Shoferi B.G., 42-vjeçar, i cili drejtonte një veturë të tipit Volvo me targa të huaja, u kap duke vozitur me 118 km/h. Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 300 eurosh, tre muaj ndalim për drejtimin e mjetit brenda territorit të Kosovës, si dhe masa plotësuese sipas ligjit në fuqi.

Rasti tjetër përfshinte shoferin F.M., 53-vjeçar, me veturë të tipit Audi dhe targa vendore, i cili është kapur duke vozitur me shpejtësi 121 km/h. Përveç gjobës prej 300 eurosh, ndaj tij janë shqiptuar edhe 3 pikë negative dhe ndalim i patentës për një periudhë tre mujore.

Policia e Ferizajt u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të shmangin sjelljet që rrezikojnë jetën dhe sigurinë në rrugë.

QytetarĂ«t inkurajohen qĂ« tĂ« raportojnĂ« çdo shkelje tĂ« ligjit pĂ«rmes numrit 192, linjave lokale tĂ« policisĂ« ose pĂ«rmes aplikacionit “LajmĂ«ro PolicinĂ«â€, ku ruhet konfidencialiteti i plotĂ«.

The post 300 euro gjobë dhe 3 muaj pa patentë, Policia ndalon shoferët e rrezikshëm në Ferizaj appeared first on Telegrafi.

Fermerët paralajmërojnë: Tokat mund të mbesin të papunuara nëse vazhdojnë vonesat në subvencione

Fermerët kanë korrur e vjelur disa prej prodhimeve bujqësore për këtë vit, por ende nuk i kanë marrë subvencionet, pagesat direkte financiare nga Ministria e Bujqësisë, raporton KosovaPress.

NdonĂ«se, me vonesĂ« krahasuar me vitin e kaluar, disa fermerĂ« kanĂ« nisur t’i pranojnĂ« kĂ«to ditĂ« vendimet nga Ministria e BujqĂ«sisĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« mbĂ«shtetje financiare.

Për vonesa të subvencioneve po ankohen disa fermerë, të cilët thonë se për shkak të saj po u vështirësohet puna në bujqësi.

Ata kërkojnë nga Ministria e Bujqësisë të fillojnë sa më shpejtë procedurat për ekzekutimin e pagesave.

Fermeri nga fshati Suhadoll i Lipjanit, Valon Vehapi, vlerëson se një nga vështirësitë kryesore për bujqit është vonesa në shpërndarjen e subvencioneve. Ai thekson se këto mjete duhet të lëshohen në kohë, siç thotë ai më së largu në mes të shtatorit, në mënyrë që fermerët të kenë mundësi të përgatiten për mbjelljet e vjeshtës.

Sipas Vehapit i cili këtë vit kishte mbjellur rreth 120 hektarë me grurë, vonesat sjellin vështirësi financiare, pasi shumë fermerë nuk kanë pasur fitime të mjaftueshme këtë vit për të mbuluar shpenzimet e punës në tokë.

Ai paralajmëron se nëse subvencionet nuk dalin në kohë, një pjesë e madhe e tokave mund të mbeten të papunuara.

“PĂ«rkrahja e ministrisĂ« nuk Ă«shtĂ« e keqe, nuk mund tĂ« ankohemi. Por, çka e kemi njĂ« problem Ă«shtĂ« se po vonohen mjetet. Sikur tĂ« na lĂ«shoheshin mjetet e subvencioneve sĂ« paku deri mĂ« 15 shtator, do tĂ« ishte mirĂ« edhe pĂ«r vetĂ« shtetin pĂ«r arsye se bujqit do tĂ« kishin pasur tĂ« holla tĂ« mjaftueshme edhe pĂ«r ta mbjellur tokĂ«n nĂ« vjeshtĂ«. Mos tĂ« vonohen mĂ« shumĂ« se nĂ« shtator. Mandej po kemi vĂ«shtirĂ«si nĂ« tĂ« holla. Vitin e kaluar i kemi marrĂ« nĂ« korrik
Sa mĂ« herĂ«t qĂ« tĂ« lĂ«shohen mjetet aq mĂ« mirĂ« pĂ«r bujqit
 Fermeri dĂ«mtohet nĂ«se nuk lĂ«shohen mjetet para kohĂ«s sĂ« mbjelljes tani qĂ« i kemi nĂ« vjeshtĂ«. FermerĂ«t nuk kanĂ« pasur fitim kĂ«tĂ« vit shumĂ« tĂ« madh. NĂ«se nuk lĂ«shohen mjetet nuk i punojnĂ« tokat. NĂ«se lĂ«shohen mjetet atĂ«herĂ« çdo njĂ«ri do tĂ« shkojĂ« tĂ« blejĂ« farĂ«n, naftĂ«n dhe do ta bĂ«jĂ« punimin e tokĂ«s”, thotĂ« Vehapi.

Edhe fermeri Bunjamin Jashanica shpreh nevojën që subvencionet të shpërndahen më herët, duke theksuar se vonesat e vitit të kaluar kanë krijuar vështirësi në përgatitjet për sezonin e punës bujqësore.

Ai tregon se subvencionet përfundimtare i ka pranuar në dhjetor, një periudhë kur mbjelljet tashmë kishin përfunduar. Sipas tij, fermerët kanë nevojë për mbështetje financiare që në shtator, pasi atëherë fillojnë përgatitjet në arë, si lërimi i tokës, ndërsa në tetor nis mbjellja.

Jashanica i cili këtë verë vit korri rreth 25 hektarë me grurë, tregon se mjetet përdoren kryesisht për blerjen e naftës, plehrave dhe farës, të cilat kërkojnë pagesë të menjëhershme.

“Mbi 10 vite merrem me bujqĂ«si, vĂ«shtirĂ«sitĂ« e veta i ka edhe bujqĂ«sia, por ia dalim disi. Subvencionet janĂ« ato tĂ« cilat na motivojnĂ« pĂ«r tĂ« punuar. A dalin nĂ« kohĂ« mjetet? Jo, deri mĂ« tash kemi pasur shumĂ« vonesa.Mjetet deri nĂ« fund tĂ« vitit ka pasur vonesa. Kur i keni marrĂ« subvencionet vitin e kaluar? PĂ«rfundimtarĂ«t, nĂ«se nuk gaboj nĂ« muajin dhjetor. Ndikon sepse ne eventualisht gjatĂ« muajt shtator pĂ«rgatitemi me lavĂ«r, nĂ« tetor veçse fillon mbjellja, neve na duhen mjetet pikĂ« sĂ« pari pĂ«r naftĂ«, pĂ«r plehra, pĂ«r fara, tĂ« gjitha duhet t’i paguajmĂ« mĂ« pare cash (kesh). Sipas meje subvencionet duhet tĂ« dalin maksimalisht fillim ose mes shtatorit”, tregon Jashanica.

Ndërkaq, në një përgjigje me shkrim për KosovaPress, Ministria e Bujqësisë, përkatësisht Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB), bën të ditur se vonesat në procesin e këtij viti janë rezultat i nisjes së thirrjes për aplikim më vonë se zakonisht.

Siç thonë ata procesi i shtypjes së Vendimeve për Pagesat Direkte për programin e vitit 2025 ka filluar më 20 korrik 2025 dhe vazhdon ende.

AZHB-ja njofton se janë shtypur mbi 10 mijë vendime nga afro 34 mijë aplikues, derisa vlera totale arrin rreth 17 milionë euro.

“Ju njoftojmĂ« se procesi i shtypjes sĂ« Vendimeve pĂ«r Pagesat Direkte pĂ«r programin e vitit 2025 ka filluar mĂ« 20.07.2025 dhe Ă«shtĂ« duke vazhduar. Deri mĂ« tani pĂ«r gjithsej 33,781 aplikues, janĂ« shtypur 10,240 vendime nĂ« njĂ« vlerĂ« tĂ« pĂ«rgjithshme prej afĂ«rsisht 17 milionĂ« Euro. Pritet qĂ« kĂ«to pagesa tĂ« ekzekutohen sĂ« shpejti, ndĂ«rkohĂ« qĂ« aplikimet e mbetura janĂ« nĂ« fazĂ«n e kontrollit administrativ ose tĂ« kontrollit nĂ« terren. Arsyeja pse kĂ«tĂ« vit jemi me vonesĂ« pĂ«rafĂ«rsisht 20 ditĂ« kalendarike, qĂ«ndron se kĂ«tĂ« vit thirrja pĂ«r aplikim ka filluar gati me njĂ« muaj vonesĂ« krahasuar me vitin e kaluar”, thonĂ« nga AZHB-ja pĂ«r KosovaPress.

Vitin 2024, subvencionet për grurë kishin filluar të ekzekutohen që nga fundi i muajit qershor.

The post Fermerët paralajmërojnë: Tokat mund të mbesin të papunuara nëse vazhdojnë vonesat në subvencione appeared first on Telegrafi.

Rritet numri i rasteve me HIV në Kosovë

Në shtatëmujorin e parë të këtij viti, në Kosovë janë regjistruar 19 raste të reja me HIV. Krahasuar me vitet e kaluara, ky numër paraqet një rritje, ndërkohë që rastet më të shpeshta janë tek të rinjtë. Institucionet shëndetësore dhe organizatat që merren me këtë fushë, thonë se aktualisht ka terapi të mjaftueshme, përfshirë edhe atë parandaluese

Numri i rasteve me HIV është në rritje në Kosovë.

Shifrat në repartin e Klinikës Infektive flasin për një gjendje siç thotë ky institiucion, brengosëse.

Shefi i repartit Murat Mehmeti, thotë se rritja e rasteve është shqetësuese dhe mund të tejkalojë shifrat e vitit të kaluar.

“GjatĂ« shtatĂ« mujorit tĂ« kĂ«tij viti deri mĂ« tani nĂ« kliniken infektive ku ne punojmĂ« dhe merremi me pacientĂ«t qĂ« kanĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« me HIV infeksion pĂ«rkatĂ«sisht me trajtimin e tyre janĂ« regjistruar gjithsej 19 raste dmth realisht kemi njĂ« rritje tĂ« numrit tĂ« rasteve krahasuar me vitin e kalum edhe me vitet paraparake nese flasim pĂ«r vitin e kalum kemi pas 29 raste gjithĂ«sej po flasim pĂ«r tĂ«rĂ« rastin ndĂ«rkohĂ« qĂ« vetĂ«m deri me tani kemi 19 raste tĂ« reja dhe kjo Ă«shtĂ« brengosese pĂ«r shkak qĂ« deri nĂ« fund tĂ« vitit do tĂ« kemi njĂ« numĂ«r shumĂ« mĂ« tĂ« madh”, thotĂ« Murat Mehmeti – shef i repartit nĂ« KlinikĂ«n Infektive.

Edhe pse aktualisht në Klinikë ndodhet vetëm një pacient, mbi 100 persona në gjithë vendin janë nën mbikëqyrje dhe trajtim.

“PĂ«r momentin nĂ« klinik e kemi tĂ« shtruar ose nĂ« trajtim vetĂ«m njĂ« pacient, ndĂ«rkohĂ« nese flasim pĂ«r numrin e pĂ«rgjithsĂ«m tĂ« pacientĂ«vĂ« ne KosovĂ« qĂ« janĂ« nĂ«n mbikĂ«qyrĂ«n tonĂ« themi ashtu ky numĂ«r Ă«shtĂ« dikun rreth 105”, thotĂ« Mehmeti.

Nga qershori i vitit të kaluar, qytetarët në Kosovë kanë qasje edhe në një terapi parandaluese për HIV-in, të quajtur PrEP( Profilaksia para ekspozimit) Kjo, falë një pune shumëvjeçare nga organizatat që punojnë me komunitetet më të ndjeshme.

Kështu thotë Arbër Nuhiu, drejtor ekzekutiv i Qendrës për zhvillimin e grupeve sociale.

“PrEPi ka fillu me u dhanĂ« pĂ«r qytetarĂ«t prej qershorit tĂ« vitit tĂ« kalum pas njĂ« pune 7-8vjeqarĂ« e angazhimit tonĂ« pĂ«r me sjell kĂ«t lloj terapie parandaluese nĂ« KosovĂ«â€, tregon Nuhiu.

Sipas tij, furnizimi me këtë terapi është i garantuar deri në fund të vitit 2027 nga donatorë ndërkombëtarë, ndërsa pas kësaj periudhe, përgjegjësinë do ta marrë Ministria e Shëndetësisë.

“Sasia e terapisĂ« Ă«shtĂ« e garantuar deri nĂ« fund tĂ« vitit 2027, falĂ« njĂ« donacioni ndĂ«rkombĂ«tar. MĂ« pas, pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« pritet ta marrĂ« Ministria e ShĂ«ndetĂ«sisĂ«â€, thotĂ« Nuhiu.

Ndërkaq, sipas doktorit Murat Mehmeti, grupmosha që po preket më së shumti nga infeksioni është ajo e të rinjve kryesisht personat mes moshës 20 deri në 30 vjeç./Teve1

The post Rritet numri i rasteve me HIV në Kosovë appeared first on Telegrafi.

Aksion i madh në Shkodër, policia asgjëson mbi 16 mijë bimë narkotike

NĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit tĂ« koduar “Koordinata”, Policia e Shtetit ka vijuar kontrollet intensive pĂ«r parandalimin dhe asgjĂ«simin e kultivimit tĂ« bimĂ«ve narkotike tĂ« kanabisit.

Gjatë një aksioni të fundit në Shkodër, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe asgjësuar rreth 16,755 bimë të dyshuara narkotike, si dhe kanë sekuestruar 320 kg degë kanabisi të prera dhe në proces tharjeje.

Operacioni po vazhdon me kontrolle në zonat e Shkodrës, Malësisë së Madhe dhe Vaut të Dejës, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të përfshirë në kultivimin e këtyre bimëve narkotike.

“NĂ« vijim tĂ« operacionit policor tĂ« koduar “Koordinata”, dhe si rezultat i kontrolleve intensive nĂ« tĂ« gjithĂ« territorin e qarkut ShkodĂ«r, shĂ«rbimet e DrejtorisĂ« Vendore tĂ« PolicisĂ« ShkodĂ«r dhe tĂ« komisariateve vartĂ«se, nĂ« bashkĂ«punim me Forcat e NdĂ«rhyrjes sĂ« ShpejtĂ« TiranĂ«, tĂ« dislokuara prej disa ditĂ«sh nĂ« kĂ«tĂ« qark, kanĂ« gjetur dhe asgjĂ«suar:

16 755 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa

320 kg degë me boçe të prera, në proces tharjeje, konkretisht:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, gjatë kontrollit në terrenin e njësive administrative Pult, Shalë, Postribë dhe Shosh gjetën dhe asgjësuan 15 852 bimë të dyshuara Cannabis Sativa, si dhe sekuestruan 320 kg degë me boçe në proces tharjeje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjatë kontrollit në terrenin e njësisë administrative Kastrat gjetën dhe asgjësuan 429 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjatë kontrollit në terrenin e njësive administrative Shllak dhe Temal gjetën dhe asgjësuan 474 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.

Vijon puna pĂ«r identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen pĂ«rpara pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« penale tĂ« autorĂ«ve tĂ« kĂ«tyre rasteve tĂ« kultivimit tĂ« bimĂ«ve narkotike”, thuhet nĂ« njoftimi ne policisĂ«.

The post Aksion i madh në Shkodër, policia asgjëson mbi 16 mijë bimë narkotike appeared first on Telegrafi.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi pranohet anëtar në Akademinë Evropiane të Shkencave (EurASc)

Themeluesi dhe Presidenti i UBT-sĂ«, Rektori, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, Ă«shtĂ« pranuar si anĂ«tar nĂ« AkademinĂ« Evropiane tĂ« Shkencave (European Academy of Sciences – EurASc).

European Academy of Sciences (EurASc) është një nga akademitë më prestigjioze në Evropë, që bashkon shkencëtarë dhe studiues të shquar nga e gjithë bota, me qëllim promovimin e ekselencës shkencore dhe teknologjike për të adresuar sfidat më të mëdha globale. Anëtarët e saj janë emra të njohur që kanë dhënë kontribute të mëdha në fushat përkatëse, përfshirë shumë fitues të çmimeve ndërkombëtare dhe nobelistë.

Ky është një vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar që njeh kontributin e jashtëzakonshëm të Prof. Hajrizit në fushën e arsimit të lartë, kërkimit shkencor, inovacionit dhe politikëbërjes në nivel rajonal dhe evropian.

“PjesĂ«marrja ime si anĂ«tar nĂ« AkademinĂ« Evropiane tĂ« Shkencave Ă«shtĂ« njĂ« vlerĂ«sim personal, por mbi tĂ« gjitha Ă«shtĂ« njĂ« njohje pĂ«r punĂ«n dhe pĂ«rkushtimin afatgjatĂ« tĂ« UBT-sĂ« nĂ« ndĂ«rtimin e njĂ« ekosistemi akademik dhe shkencor nĂ« pĂ«rputhje me standardet evropiane. Ky Ă«shtĂ« njĂ« hap i rĂ«ndĂ«sishĂ«m drejt fuqizimit tĂ« rolit tĂ« KosovĂ«s nĂ« hartĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« dijes dhe inovacionit”, tha Rektori Hajrizi.

Akademia Evropiane e Shkencave (EurASc), në publikimin e saj në rrjetet sociale, ka vlerësuar lart kontributin e Prof. Dr. Edmond Hajrizi për përvojën e tij mbi dydekadëshe në ndërthurjen e akademisë me ekosistemet e inovacionit dhe zhvillimit ekonomik.

Nën udhëheqjen e tij strategjike dhe vizionare, UBT është konsoliduar si një nga institucionet më të avancuara të arsimit të lartë në Evropën Juglindore, duke u shndërruar në një qendër të rëndësishme për zhvillimin e inovacionit, teknologjisë dhe sipërmarrjes.

Si pjesë e angazhimeve të tij profesionale, Prof. Hajrizi ka udhëhequr me sukses dhjetëra projekte të financuara nga Bashkimi Evropian, si dhe ka kontribuar si këshilltar për institucione prestigjioze ndërkombëtare, duke promovuar transformimin digjital, prodhimin inteligjent dhe arsimin e orientuar drejt së ardhmes.

Ky pranim përfaqëson jo vetëm një sukses personal për Rektorin Hajrizi, por një arritje të rëndësishme për UBT-në dhe Kosovën në tërësi. Ai dëshmon se përkushtimi ndaj inovacionit, cilësisë akademike dhe vizionit global mund të sjellë njohje ndërkombëtare dhe ta vendosë Kosovën në hartën e qendrave të rëndësishme të dijes dhe teknologjisë.

The post Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi pranohet anëtar në Akademinë Evropiane të Shkencave (EurASc) appeared first on Telegrafi.

Fluksi i bashkatdhetarëve, ankesa për vonesa në Mal të Zi

Në kufirin Kosovë-Shqipëri këto ditë është arritur piku i fluksit të bashkatdhetarëve tanë nga vendet e perëndimit. Pas shumë orësh udhëtimi, bashkatdhetarët thonë se në përgjithësi kanë kaluar mirë, duke përjashtuar kufirin në Malin e Zi.

“Lodhje shumĂ«, por krejt ka qenĂ« nĂ« rregull, vetĂ«m nĂ« Mal tĂ« Zi ishin rrugĂ«t e prishura dhe kemi hequr shumĂ« pĂ«r sĂ« tepĂ«rmi, i kemi bĂ«rĂ« 9 km pĂ«r katĂ«r orĂ« e gjysmĂ«â€, tha Jeton Krasniqi, bashkatdhetar.

Edhe Mentor Morina ka thĂ«nĂ« se vĂ«shtirĂ«si kanĂ« pasur nĂ« Malin e Zi. “PesĂ« – gjashtĂ« orĂ« kemi bĂ«rĂ« nga kufiri deri nĂ« Ulqin”, tha ai.

“Super, pak kolonĂ« ama super. Kufiri i Malit tĂ« Zi gjithmonĂ« ka pritje, njĂ« orĂ« kemi pritur”, tha Elona Jusufi.

E Baftjar Morina ka thënë se nuk ka pasur shumë vonesa në pikat kufitare dhe ka kaluar mirë gjatë rrugës.

Këto ditë vere edhe diaspora e Shqipërisë dëshiron ta vizitojë Kosovën. Ardian Malshi ka kërkuar që të bëhen më shumë lehtësira në lëvizjet e qytetarëve Kosovë-Shqipëri.

“Jam mirditor. Kam ardhur tĂ« bĂ«j njĂ« xhiro pĂ«r nĂ« KosovĂ«, por radhĂ« e madhe, duhet heq dogana. Kishte radhĂ« tĂ« mĂ«dha, kemi bĂ«rĂ« gjysmĂ« ore. GjyshĂ«rit e mi e kanĂ« bĂ« pazarin kĂ«tu, unĂ« erdha pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ«, gjeta doganĂ«n. Gjyshi s’ka pas doganĂ« e unĂ« po”, tha ai.

Me gjithë fluksin e pandërprerë, policia kufitare është duke operuar më tetë sportele.

“JanĂ« shtuar kontrollet, po ashtu janĂ« shtuar edhe korsitĂ«, punohet me tetĂ« korsi. Vonesa e njĂ« automjeti nĂ« kontroll tĂ« dokumenteve Ă«shtĂ« maksimumi njĂ« minutĂ«, ndĂ«rsa pritjet e mĂ«rgimtarĂ«ve janĂ« maksimumi 20 minuta”, tha Shpend Qevani nga policia kufitare nĂ« VĂ«rmicĂ«.

Pajisja e automjeteve me targa të huaja me policën e sigurimit tashmë është bërë traditë. BKS ka shtuar personelin, me qëllim që këto ditë të fluksit të bashkatdhetarëve të mos humbet shumë kohë.

“Ka numĂ«r tĂ« madh tĂ« automjeteve, numrin e saktĂ« nuk mundem ta them, por dominojnĂ« Zvicra, Gjermania, Italia, vendet nordike, do tĂ« thotĂ« kĂ«shtu shkon radhitja. Shifrat janĂ« aty siç kanĂ« qenĂ« nĂ« vitin e kaluar, vetĂ«m se kemi dallim nĂ« kohĂ«n nĂ« tĂ« cilĂ«n kanĂ« ardhur”, tha Agron Berisha nga Byroja KombĂ«tare e Sigurimit.

Vetëm në 24 orët e fundit, përmes Vërmicës, në Kosovë u futën 52 mijë persona, me 15 mijë vetura. Ndërkohë, gjithsej në hyrje dhe dalje u regjistruan 80 mijë persona me 25 mijë vetura.

 

The post Fluksi i bashkatdhetarëve, ankesa për vonesa në Mal të Zi appeared first on Telegrafi.

Brenda një dekade, në Kosovë janë mbyllur 40 shkolla

Rënia e natalitetit, emigracioni dhe zbrazja e fshatrave po e kthejnë arsimin në një histori të mbylljes së heshtur.

Në 10 vitet e fundit, mbi 350 shkolla publike janë mbyllur në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, duke reflektuar një krizë të thellë demografike dhe arsimore në rajon.

Sipas tĂ« dhĂ«nave zyrtare, 295 shkolla publike janĂ« mbyllur nĂ« ShqipĂ«ri nga viti 2012 deri mĂ« 2022. NĂ« KosovĂ« janĂ« mbyllur 40 shkolla nĂ« periudhĂ«n 2013–2023, ndĂ«rsa nĂ« MaqedoninĂ« e Veriut, numri lĂ«viz nga 30 deri nĂ« 44 shkolla tĂ« mbyllura. KĂ«to nuk janĂ« thjesht tĂ« dhĂ«na statistikore, por Ă«shtĂ« njĂ« kambanĂ« alarmi pĂ«r tĂ« ardhmen e shoqĂ«rive tona.

Rënia e natalitetit, emigracionit drejt vendeve perëndimore dhe rrjedhimisht edhe zbrazja e fshatrave, janë faktorët kryesorë që kanë çuar në mbylljen e qindra institucioneve arsimore.

NĂ« ShqipĂ«ri, situata ka sjellĂ« njĂ« disbalancĂ« tĂ« pazakontĂ« nĂ« raportin mĂ«sues–nxĂ«nĂ«s. NĂ« disa raste raporti Ă«shtĂ« 7 mĂ«sues pĂ«r 3 nxĂ«nĂ«s. Situata mĂ« e vĂ«shtirĂ« Ă«shtĂ« nĂ« zonat rurale nga ku familjet largohen drejt qyteteve pĂ«r njĂ« jetĂ« mĂ« tĂ« mirĂ«.

NĂ« KosovĂ«, ka shkolla qĂ« funksionojnĂ« me vetĂ«m 5–10 nxĂ«nĂ«s, madje nĂ« disa raste edhe mĂ« pak. Numri i nxĂ«nĂ«sve nĂ« arsimin e mesĂ«m nĂ« vitin 2024/2025 ishte 63.551. Krahasuar me vitin paraprak 2023/2024 (qĂ« ishin 65.757 nxĂ«nĂ«s), respektivisht pĂ«r brenda njĂ« viti numri i nxĂ«nĂ«sve nĂ« arsimin e mesĂ«m ka rĂ«nĂ« pĂ«r mĂ« shumĂ« se 2.000.

Në Maqedoninë e Veriut, ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, ka propozuar shndërrimin e objekteve shkollore të mbyllura në qendra për të moshuarit, një vendim që thekson edhe më shumë zhvendosjen demografike. Më pak të rinj, më shumë të moshuar./TRT Albanian

The post Brenda një dekade, në Kosovë janë mbyllur 40 shkolla appeared first on Telegrafi.

❌