TIRANĂ, 17 korrik/ATSH/ Deri nĂ« orĂ«t e pasdites tĂ« ditĂ«s sĂ« sotme janĂ« raportuar gjithsej 18 vatra zjarri nĂ« territorin e vendit, prej tĂ« cilave 10 janĂ« shuar plotĂ«sisht, ndĂ«rsa 8 vazhdojnĂ« tĂ« jenĂ« aktive.
Situata mbetet dinamike dhe nën monitorim të vazhdueshëm nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC.
Falë punës së pandërprerë të forcave operacionale në terren është bërë e mundur izolimi dhe shuarja e disa prej vatrave të rrezikshme.
Në fshatin Poshnjë, njësia administrative Poshnjë, bashkia Dimal, zjarri që rrezikonte banesat dhe repartin ushtarak është vendosur plotësisht nën kontroll. Aktualisht, zona po kontrollohet për të shmangur çdo mundësi riaktivizimi.
JanĂ« shuar gjithashtu vatrat nĂ« fshatin KotĂ«, njĂ«sia administrative KotĂ«, bashkia SelenicĂ«; nĂ« fshatin Vrion, njĂ«sia administrative Finiq, bashkia Finiq; nĂ« zonĂ«n e quajtur âQafa e Laçitâ, bashkia Vau-DejĂ«s; nĂ« fshatin MengĂ«l, njĂ«sia administrative Labinot-FushĂ«, bashkia Elbasan; nĂ« zonĂ«n e Liqenit tĂ« ThatĂ«, njĂ«sia administrative FarkĂ«, bashkia TiranĂ«; nĂ« rrugĂ«n âHaki StĂ«rmilliâ, njĂ«sia administrative Nr. 6, bashkia TiranĂ«; nĂ« lagjen Nr. 5, njĂ«sia administrative KavajĂ«, bashkia KavajĂ«; nĂ« fshatin ZagorĂ«, njĂ«sia administrative Shkrel, bashkia ShkodĂ«r; dhe nĂ« fshatin Radanj, njĂ«sia administrative QendĂ«r Leskovik, bashkia KolonjĂ«.
Aktualisht, mbeten aktive tetĂ« vatra nĂ« disa qarqe tĂ« vendit. NĂ« qarkun DibĂ«r, zjarri nĂ« vendin e quajtur âLiqeni i Luleveâ, brenda Parkut KombĂ«tar LurĂ«, vazhdon tĂ« pĂ«rhapet nĂ« njĂ« sipĂ«rfaqe me pisha dhe livadhe, ku deri mĂ« tani janĂ« djegur rreth 200 hektarĂ«. NĂ« operacion janĂ« angazhuar 30 forca operacionale dhe 30 ushtarĂ« tĂ« Forcave tĂ« Armatosura.
Po në këtë qark, në malin e Peladhisë, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë, dy vatra zjarri mbeten aktive, duke u zhvilluar në drejtim të fshatrave Vlashaj dhe Krajkë, me pjesëmarrjen e rreth 35 forcave në terren.
Në qarkun Fier, një vatër e përhapur në fshatin Drenovë, njësia administrative Qendër Dukas, bashkia Mallakastër, është përhapur drejt fshatit Gorishovë në njësinë administrative Cakran, bashkia Fier. Terreni i thepisur dhe era e fortë kanë vështirësuar ndërhyrjet. Në operacion janë angazhuar 36 forca të MZSH Mallakastër, 40 trupa të FA, dy helikopterë dhe katër automjete zjarrfikëse.
Në qarkun Vlorë, një vatër zjarri është raportuar në fshatin Borsh, njësia administrative Lukovë, bashkia Himarë, në një zonë me pyje. Në vendngjarje janë forcat zjarrfikëse të bashkisë me dy mjete dhe gjashtë efektivë.
Në qarkun Gjirokastër, një tjetër vatër aktive është në fshatin Kosinë, njësia administrative Qendër Piskovë, bashkia Përmet, në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Në vendngjarje ndodhen dy mjete zjarrfikëse dhe gjashtë efektivë të shërbimit zjarrfikës vendor.
Në qarkun Elbasan janë aktive tri vatra: në fshatin Gjevur, njësia administrative Përparim, bashkia Peqin; në fshatin Dufshan, njësia administrative Sult, bashkia Gramsh; dhe në njësinë administrative Hotolisht, bashkia Librazhd. Të gjitha këto përfshijnë sipërfaqe pyjore dhe po përballohen nga forcat zjarrfikëse vendore me mjete dhe efektivë të angazhuar në shuarjen e flakëve.
Në të gjitha operacionet janë përfshirë gjithsej 291 forca operacionale dhe 29 automjete zjarrfikëse. Forcat e Armatosura kontribuojnë me dy helikopterë, 120 trupa dhe katër automjete zjarrfikëse, duke përforcuar kapacitetin e reagimit ndaj situatës së zjarreve që ka prekur disa qarqe të vendit.
Operacionet do të vijojnë sipas nevojës dhe situata mbetet në monitorim të vazhdueshëm.
/r.e//a.f/
The post Tetë vatra zjarri aktive, në terren helikopterë dhe mbi 290 efektivë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.