Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 17 July 2025Main stream

Nis dueli në malet e Pirenejve/ Tour, javë vendimtare për të përcaktuar kampionin e ri

By: xhir jeta
17 July 2025 at 12:40

Emocionet kanë qenë të forta, por kjo që vjen nuk ka krahasim. Turi i Francës hyn në momentet e tij vendimtare, dhe kjo që në ditën e sotme me etapën e 12-të që nis ngjitjet në Malet e Pirenejve.

Plot 180 km me dy të përpjeta të ashpra, sidomos me mbërritjen në maloren në Otakam, e gjatë 13.5 kilometra dhe me pjerrësi 7.8 për qind.

Pikërisht në malet jugore të Europës do të konsumohet beteja mes dy prendentetëve kryesorë për të fituar Turin, sllovenit Tadej Pogaçar dhe danezit Jonas Vingegard.

I pari kampion në fuqi dhe tri herë fitues i Klasikes së madhe, dhe I dyti dy herë fitues.

Pogaçar është në vendin e dytë, duke humbur tre ditë më parë Fanelën e Verdhë, por vetëm për 29” vonesë ndaj irlandezit luftarak, Ben Hili.

Edhe pse ka probleme në skuadrën e tij, UAE, me dëmtimin e tërheqjen e ndihmësit Almeida, dhe me dëmtimin e rusit Sivakov, sërish 26-vjeçari e ka kontrolluar mirë garën deri tani.

Kulmi I betejës do të jetë pas dy ditësh, të shtunën e 19 korrikut, në etapën e 14-të, që cilësohet “Etapa Mbretëreshë” e këtij edicioni të Turit të Francës.

Në fundjavë, itinerari do të jetë prej 182.7 kilometrash, gjithnjë në Pirenej, me katër ngjitje të forta, ku mbi të gjitha është mitikja “Kol dy Turmaje”, plot 19 km malore me pjerrësi 7.9 për qind.

Ndoshta vetëm pas të shtunës do ta kuptojmë më mirë se cili do të jetë favoriti për të fituar këtë Tur të Francës, ndonëse do të ketë edhe katër etapa malore, nga 22 deri në 25 korrik, përpara finishit në Shamps Elize të Parisit në 27 korrik./abcnews.al

Before yesterdayMain stream

“Paketa e Maleve”, Rama: 787 aplikime për investime në 5 ditë

TIRANË, 16 korrik/ATSH/ Vetëm 5 ditë pas hapjes së aplikimeve për masat lehtësuese të parashikuara në ligjin e quajtur “Paketa e Maleve”, 787 qytetarë kanë shprehur interes për të investuar në tokat e tyre.

Kryeministri Edi Rama publikoi të dhënat e para, duke paraqitur një hartë që ilustron këtë fluks aplikimesh.

“Kjo është një hartë frymëzuese e aplikimeve për Paketën e Maleve, ku në vetëm 5 ditë numërohen 787 aplikantë”, u shpreh Rama.

Paketa parashikon që për 500 aplikuesit e parë të ofrohen disa lehtësi, duke përfshirë përjashtim nga taksa mbi vlerën e shtuar (TVSH), tatimi mbi të ardhurat, taksa për pasuritë e paluajtshme dhe taksa për infrastrukturën për një periudhë prej 10 vjetësh.

Qëllimi kryesor i kësaj pakete është të krijojë kushte më të favorshme për tërheqjen e investimeve dhe të nxisë zhvillimin ekonomik në zonat malore të vendit, kryesisht ato të veriut. /j.p/

The post “Paketa e Maleve”, Rama: 787 aplikime për investime në 5 ditë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Çfarë po ndodh? 37 tërmete brenda disa orëve ‘shkundën’ këtë vend, raportohet për viktima dhe dëme

9 July 2025 at 20:36

Dhjetëra tërmete janë regjistruar gjatë orëve të fundit në Guatemalë, duke lënë dy persona të vdekur kur shkëmbinj ranë mbi automjetin e tyre, thanë autoritetet lokale.

Më shumë se 37 tërmete dhe pasgoditje me magnitudë që varionin nga 3.0 deri në 5.6 u raportuan në Guatemalë të martën pasdite, tha drejtori i Institutit Kombëtar për Sizmologji, Vullkanologji, Meteorologji dhe Hidrologji, Edëin Rodas.

Dridhjet rezultuan në evakuimin e ndërtesave, rrëshqitje të dheut dhe dëme të vogla materiale, thanë zyrtarët, duke shtuar se ato u ndjenë deri në El Salvador.

Dy burrat e vrarë po udhëtonin me një kamionçinë në një rrugë në departamentin e Escuintla-s kur gurët ranë nga një kodër mbi automjet, thanë zjarrfikësit.

The post Çfarë po ndodh? 37 tërmete brenda disa orëve ‘shkundën’ këtë vend, raportohet për viktima dhe dëme appeared first on Sot News | Lajme.

Tërmeti i fortë godet vendin e Amerikës Latine, dy persona të vdekur

By: Ardit
9 July 2025 at 08:34

Të paktën dy persona kanë vdekur në Guatemalë pas një tërmeti me magnitudë 5.7 ballë të shkallës Rihter që u regjistrua në jug të vendit. Tërmeti kishte një hipoqendër vetëm 9 km të thellë dhe një epiqendër pranë San Vicente Pacaya në departamentin e Escuintla. Viktimat ishin në një makinë dhe u varrosën nga një […]

The post Tërmeti i fortë godet vendin e Amerikës Latine, dy persona të vdekur appeared first on BoldNews.al.

Gjermania do të rrisë pagën minimale – zbulohen shifrat

27 June 2025 at 23:34

Paga minimale e Gjermanisë do të rritet nga 12.82 € në orë në 14.60 € deri në vitin 2027, në dy hapa.

Në fillim të vitit 2026, paga bazë ligjore që u paguhet punonjësve duhet të rritet së pari në 13.90 €, përpara se të rritet me 0.70 € të tjera një vit më vonë.

Komisioni i Pagës Minimale, i përbërë nga përfaqësues të lartë të sindikatave dhe punëdhënësve, si dhe një president i pavarur, voton për rregullimet çdo dy vjet, duke marrë parasysh rritjen e pagave.

Dhe sipas kryetares së komisionit Christiane Schönefeld, rritjet e propozuara të këtij viti u mbështetën unanimisht, përcjell Telegrafi.

Schönefeld e përshkroi rekomandimin si një kompromis praktik që do të siguronte një ekuilibër midis interesave të punonjësve dhe kompanive.

Në fushatën që i parapriu zgjedhjeve federale të shkurtit, Social Demokratët e Gjermanisë (SPD), tani një partner i vogël në qeverinë e re të koalicionit, kishin premtuar të rrisnin pagën minimale në 15 euro.

Presidentja e Komisionit Schönefeld tha se negociatat kishin qenë të vështira në dritën e pritjeve të nxitura nga premtimi i fushatës.

Ndërsa ministrja e Punës, Bärbel Bas, një Social Demokrate, theksoi se do t’i zbatonte sugjerimet pa ndryshime.

Por jo të gjithë në partinë e saj janë të kënaqur me rritjet e propozuara, të cilat pritet të jenë në agjendë kur SPD të mblidhet për një konferencë kombëtare të partisë në Berlin më vonë të premten.

Krahu i punës së SPD-së u distancua nga vendimi i komisionit, me kryetaren e saj që i bëri thirrje qeverisë të rrisë pagën minimale në 15 euro.

“15 euro është minimumi për një jetë me dinjitet”, ka thënë Cansel Kiziltepe për dpa. “Kushdo që punon me kohë të plotë nuk duhet të jetë i detyruar të plotësojë të ardhurat e tij ose të jetojë në varfëri në pleqëri”.

Ndërsa përfaqësuesi i lartë i CDU-së, Carsten Linnemann, e mirëpriti propozimin, duke i thënë dpa-s se ishte e rëndësishme që të ishte arritur konsensusi.

Një pagë minimale ligjore konsiderohet një mjet i rëndësishëm për të luftuar varfërinë.

Sipas shifrave zyrtare, 15.5% e popullsisë – ose rreth 13.1 milionë gjermanë – ishin në rrezik varfërie vitin e kaluar.

BE-ja përcakton se kushdo që fiton më pak se 60% të të ardhurave mesatare të një popullsie është në rrezik varfërie.

Në Gjermani, kjo do të ishte për familjet e vetme që fitonin 1,378 euro ose më pak në muaj pas taksave dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore.

Në anën tjetër, punëdhënësit kishin paralajmëruar për pasojat serioze ekonomike të një rritjeje të konsiderueshme të pagës minimale. /Telegrafi/

The post Gjermania do të rrisë pagën minimale – zbulohen shifrat appeared first on Telegrafi.

Gjermania rrit ndjeshëm pagën minimale

By: user 8
27 June 2025 at 16:51

Paga minimale në Gjermani pritet të rritet me rreth 14% gjatë 18 muajve të ardhshëm, sipas një marrëveshjeje që duket se shmang një çështje potencialisht përçarëse për qeverinë e re, raporton AP.

Një komision i përbërë nga përfaqësues të punëdhënësve dhe sindikatave rekomandoi të premten që paga minimale të rritet nga niveli aktual prej 12.82 euro në orë në 13.90 euro në fillim të vitit 2026, dhe më pas në 14.60 euro një vit më vonë.

Kryetarja e komisionit, Christiane Schönefeld, deklaroi se këtë vit përballen me “një sfidë të veçantë për shkak të ekonomisë dhe parashikimeve të pasigurta.”

Ajo theksoi se diskutimet ishin “veçanërisht të vështira, të ndërlikuara edhe më shumë nga pritshmëritë e shprehura publikisht.”

Gjermania, ekonomia më e madhe në Evropë, ka pasur një pagë minimale kombëtare që nga viti 2015. Ajo u vendos me këmbënguljen e Socialdemokratëve të qendrës së majtë, të cilët atëherë, ashtu si tani, ishin partnerët e vegjël në një qeveri të udhëhequr nga konservatorët.

The post Gjermania rrit ndjeshëm pagën minimale appeared first on Lapsi.al.

Tregu po “kërkon” rritje të pagës minimale

12 June 2025 at 11:44

Në tremujorin e parë të vitit të kaluar 25.8% e të punësuarve kishin paga deri në nivelin e pagës minimale, ndërsa në tremujorin e parë të vitit 2025 kjo përqindje ka rënë në 12.4%. Kjo rënie e konsiderueshme e punonjësve me paga të ulëta tregon rritje reale të pagës minimale dhe zhvendosje të punësuarve me […]

The post Tregu po “kërkon” rritje të pagës minimale appeared first on BoldNews.al.

Familjet shqiptare po shmangin kreditë/ BSH: 55% e huave, nga burime joformale

18 May 2025 at 19:30

Gjashtëmujori i dytë i 2024 shënoi një rritje të të ardhurave mesatare më të shpejtë se shpenzimet, duke përmirësuar disi bilancin financiar të familjeve shqiptare. Sipas një vrojtimi të fundit të Bankës së Shqipërisë rreth 38% e familjeve raportojnë të ardhura mujore nga 50 deri në 100 mijë Lekë, ndërsa 17% arrijnë në nivelin e […]

The post Familjet shqiptare po shmangin kreditë/ BSH: 55% e huave, nga burime joformale appeared first on BoldNews.al.

Paga minimale u rrit në të gjitha vendet e Rajonit në 2025, në Shqipëri mbetet ende më e ulëta

By: V K
29 April 2025 at 07:49

Vendet e Rajonit kanë vijuar me rritje të fortë të pagave edhe pse produktiviteti i punës nuk po ecën më të njëjtin ritëm.

Bosnja dhe Hercegovina, kishte diferencën më të madhe paga-produktivitet, ndërsa Serbia më të ulëtën, pasi rritja e pagave shoqërua me një rritje të ngjashme të produktivitetit prej 7 për qind, sipas një analize të fundit të Bankës Botërore në raportin e fundit ekonomik për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.

Që nga janari i vitit 2025, rritja më e madhe në rajon e pagës minimale u vu re në Federatën e Bosnjës dhe Hercegovinës (FBiH), ku paga minimale u rrit me 60 për qind në 892.3 euro.

Në Republikën Srpska, paga minimale arriti 1,023.5 euro nga rreth 687.4 euro që ishte më parë, pavarësisht nga niveli arsimor i punonjësve.

Si pjesë e indeksimit të rregullt, pagat minimale në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut u rritën me përkatësisht 13.2 dhe 8.1 për qind për vitin 2025.

Paga minimale më e lartë në rajon mbetet në Mal të Zi pas rritjes së vitit të kaluar, e cila gjithashtu i diferencon punonjësit bazuar në nivelin e tyre të arsimit.

Ndërkohë, paga minimale në Shqipëri mbeti e pandryshuar në rreth 404 euro, ndërsa paga minimale e Kosovës, me 350 euro me diferencë të larta nga rajoni.

Serbia regjistroi rritjen më të lartë mesatare të pagave reale në vitin 2024, me 9.1 për qind, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut, me 9.0 për qind.

Shqipëria, dhe Bosnja dhe Hercegovina regjistruan një rritje mesatare të pagave reale prej rreth 8 për qind, ndërsa Mali i Zi pasoi me një rritje prej 6.9 për qind.

Rritja e pagave ishte të paktën dyfishi i rritjes së produktivitetit në shumicën e ekonomive të Rajonit.

Banka Botërore sugjeron se 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, mund të rrisin perspektivat e tyre duke përshpejtuar zbatimin e reformave strukturore.

Vendet vazhdojnë të përballen me sfida të konsiderueshme, të tilla si pjesëmarrja e ulët në tregun e punës, nivelet e larta të informalitetit dhe rritja e ngadaltë e produktivitetit.

Këto çështje pengojnë progresin ekonomik dhe kufizojnë potencialin për zhvillim të qëndrueshëm.

Zhvillimi i sektorit privat vendas, është thelbësore për gjenerimin e mundësive të punësimit dhe nxitjen e inovacionit, të cilat janë thelbësore për rritjen afatgjatë.

Pavarësisht progresit në uljen e papunësisë gjatë dekadës së fundit, rajoni ende përballet me sfida të rëndësishme strukturore.

Në vitin 2024, papunësia ishte mesatarisht 10.1 për qind, me ndryshime të dukshme midis vendeve (duke filluar nga 8.6 për qind në Shqipëri dhe Serbi, në 12.6 për qind në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Punësimi i të rinjve mbetet një shqetësim kritik, me një shkallë mesatare papunësie prej 25 për qind, ndërsa pjesëmarrja e femrave në fuqinë punëtore është vetëm 45 për qind, krahasuar me 64.2 për qind për meshkujt. Inaktiviteti arrin mesatarisht 45.4 për qind të popullsisë në moshë pune.

Shkallët e larta të informalitetit dhe emigrimi i jashtë i punëtorëve të kualifikuar kufizojnë më tej perspektivat e rritjes.

Sakaq, rritja e rreziqeve nga moti, siç janë nxehtësia ekstreme, thatësira, përmbytjet dhe ndryshimi i modeleve të reshjeve zvogëlojnë më tej produktivitetin e punonjësve, rrisin rreziqet e shëndetit në punë, dëmtojnë asetet prodhuese dhe prishin sektorët kryesorë ekonomikë që varen nga kushtet e qëndrueshme të motit, siç janë bujqësia, ndërtimi dhe turizmi./Monitor

The post Paga minimale u rrit në të gjitha vendet e Rajonit në 2025, në Shqipëri mbetet ende më e ulëta appeared first on Albeu.com.

Rama: Të tretët në rajon për rritjen e pagës minimale, projeksioni për 2030 në 650 euro

TIRANË, 27 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi se “mesatarja e pagës kur morëm detyrën ishte 322 euro, sot është 848 euro”.

Gjatë një bashkëbisedimi sot me pedagogë dhe studentë të Universitetit të Vlorës, Rama tha se “kemi rritjen e pagës minimale, jemi në 400 euro dhe praktikisht me 400 eurot jemi në vendin e tretë në rajon”.

“Janarin e vitit të ardhshëm do të shkojmë 500 euro pagën minimale”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “projeksioni ynë për Shqipërinë 2030 është: të mos ketë pagë minimale nën 650 euro”.

Më tej Rama foli për inflacionin, ku theksoi se “kemi një tabelë të inflacionit, që ka lidhje me çmimet në rajon, kur gjatë periudhës së krizës, patëm nivelin më të ulët të inflacionit se të tjerët, edhe pse këtu si kudo çmimet u rritën”, tha Rama.

Rama tha se “Shqipëria ka nivelin më të ulët të inflacionit në të gjithë rajonin, 2,6%”.

/k.s/r.e/

The post Rama: Të tretët në rajon për rritjen e pagës minimale, projeksioni për 2030 në 650 euro appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Zhdukim varfërinë ekstreme, rroga minimale 500 euro

TIRANË, 23 prill/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha prezantoi sot në Fier, kandidatët e “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. Gjatë fjalës së tij Berisha u ndal tek programi i PD-së për mirëqenien, ndërsa premtoi se në 100 ditët e para të qeverisjes, do të ketë zero varfëri ekstreme.

“Unë jam sot para jush për të paraqitur së bashku me përfaqësuesit tuaj të ardhshëm projektin tonë për Fierin madhështor, Lushnjën madhështore, Mallakastrën madhështore, Patosin madhështor, Roskovecin madhështor. Unë vij tek ju si përfaqësues i koalicionit më të madh opozitar të krijuar që nga vitet ’90 gjer sot. Por, vijë gjithashtu me projektin më të mirë, me projektin që krijon mundësi të re për çdo shqiptare dhe shqiptar, për çdo të ri dhe të re, për çdo burrë dhe grua, për çdo fermer dhe punëtor, për çdo biznesmen, për mbarë qytetarët shqiptarë. Projekti ynë nis jetën e tij me mbrojtjen e vlerave themelore të individit, të familjes, të shoqërisë”, tha ai.

“Ne besojmë se dinjiteti i njeriut, se dinjiteti njerëzor është vlera e të gjitha vlerave, për të cilën jemi të gatshëm të bëjmë çdo sakrificë, të paguajmë çdo çmim në mënyrë që çdo shqiptar të trajtohet me dinjitet. Ne shpallim solemnisht se në Shqipëri në 100 ditët e para do ketë zero varfëri ekstreme”, tha Berisha, ndërsa shtoi se nuk do të ketë pension më pak se 200 euro në muaj.

Berisha tha se programi i “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” do bëjë që rroga minimale të jetë brenda tre muajve deri në 500 euro.

“Pensionistët do t’i marrin ushqimet 20 përqind më lirë se të tjerët. E gjithë TVSH-ja e blerjeve të tyre do u rikthehet dhe në një vit arrin 450 euro, arrin rreth dy-tre pensione, arrin rreth një rrogë minimale.

Pra miq, me këtë projekt ne u krijojmë një mundësi atyre që shkrinë jetën e tyre në ndërtimin e kësaj Shqipërie e kemi sot, të jetojnë me dinjitet. Të mos presin ilaçet e tyre nga njerëzit e tyre jashtë, por t’i marrin këtu pa lekë, dhe t’i marrin të njëjtën cilësi”, vijoi Berisha.

/a.f/

The post Berisha: Zhdukim varfërinë ekstreme, rroga minimale 500 euro appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ekuadori në gatishmëri maksimale për shkak të kërcënimeve ndaj presidentit Noboa

19 April 2025 at 16:20

Qeveria e Ekuadorit ka njoftuar se vendi është në “gatishmëri maksimale” pasi forcat e armatosura paralajmëruan për sulme të mundshme terroriste kundër presidentit të vendit, Daniel Noboa, dhe anëtarëve të kabinetit të tij.

Sipas raportit të Forcave të Armatosura, ekziston dyshimi se organizata kriminale, me ndihmën e mercenarëve të ardhur nga Meksika dhe vende të tjera, kanë planifikuar vrasjen e Nobo-s dhe zyrtarëve të tjerë të lartë, raporton EFE.

Gjithashtu u paralajmërua për sulme të mundshme në ura, banka dhe institucione shtetërore, si dhe organizimin e protestave të dhunshme. Qeveria njoftoi se të gjitha protokollet e sigurisë janë aktivizuar dhe se forcat e armatosura, policia dhe shërbimet e inteligjencës po punojnë së bashku për të neutralizuar kërcënimet.

“Këto veprime synojnë të destabilizojnë qeverinë dhe të minojnë demokracinë”, njoftoi qeveria, me akuzat se grupet kriminale janë të lidhura me kundërshtarët politikë të mundur në zgjedhjet e fundit.

Presidenti Noboa, i cili aktualisht ndodhet në Florida për arsye personale, pritet të kthehet në Ekuador javën e ardhshme.

 

 

The post Ekuadori në gatishmëri maksimale për shkak të kërcënimeve ndaj presidentit Noboa appeared first on Euronews Albania.

Eurostat: Shqipëria sërish me pagën minimale më të ulët në Europë sipas fuqisë blerëse

By: V K
12 April 2025 at 08:08

Rritjet e vazhdueshme të pagës minimale në Shqipëri, nuk kanë arritur që ta nxjerrin vendin nga lista e të fundit në Europë, sidomos kur bëhet fjalë për fuqinë blerëse.

Eurostat ka raportuar të dhënat e para për pagën minimale në Europë për vitin 2025.

Në Shqipëri paga minimale ka arritur në 405 euro, teksa paga prej 40 mijë lekësh konvertohet në euro. Ironikisht, paga është më e lartë në euro se në gjysmën e dytë 2023, kur llogaritej në 376 euro, ndonëse në atë periudhë ishte po 40 mijë lekë (rritja e fundit është bërë në prill 2023).

Edhe me ndihmën e kursit, paga minimale mbetet më e ulët se Serbia, që e ka çuar në nivelin e 619 euro dhe Malit të Zi prej 670 euro për Maqedoninë e Veriut raportimi i fundit është 6 mujori i parë 2021, në 360 euro.

Edhe pse është rritur, paga në Shqipëri vlen më pak, për shkak të kostos së lartë të jetesës. Grafiku i Eurostat (në fund) tregon se bazuar në fuqinë blerëse, paga minimale ishte më e ulëta në Europë në fillim të vitit 2025.

Eurostat shpjegon se matja sipas barazisë së fuqisë blerëse PPP, tregon se sa njësi monetare kushton një sasi e caktuar mallrash dhe shërbimesh në vende të ndryshme.

Përdorimi i PPP-ve për të kthyer shpenzimet e shprehura në monedha kombëtare në një monedhë të përbashkët artificiale, standardi i fuqisë blerëse (PPS), eliminon efektin e diferencave të nivelit të çmimeve midis vendeve, të krijuara nga luhatjet në kursin e këmbimit të monedhës.

Këto të dhëna nxirren duke krahasuar nivelet e çmimeve për një shportë mallrash dhe shërbimesh të krahasueshme që janë zgjedhur të jenë përfaqësuese të modeleve të konsumit në vende të ndryshme.

Europa
Më 1 janar 2025, 22 nga 27 vendet e BE-së kishin një pagë minimale kombëtare. Ka 5 vende të BE-së pa një pagë minimale kombëtare: Danimarka, Italia, Austria, Finlanda dhe Suedia. Pagat minimale mujore ndryshojnë shumë në BE: nga 551 € në Bullgari në 2 638 € në Luksemburg.

Midis 10 vendeve kandidate dhe kandidate potenciale [1], 7 kanë një pagë minimale kombëtare (Mali i Zi, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Serbia, Turqia dhe Ukraina) ndërsa Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia dhe Kosova jo.

Bazuar në pagat e tyre minimale mujore bruto kombëtare të zbatueshme më 1 janar 2025, të shprehura në euro (€), vendet e BE-së në fjalë mund të klasifikohen në 3 grupe të ndryshme (shih Figurën 1, vendet jo anëtare të BE-së tregohen veçmas):

Mbi 1 500 euro në muaj: Ky grup përfshin Luksemburgun, Irlandën, Holandën, Gjermaninë, Belgjikën dhe Francën. Pagat e tyre minimale kombëtare varionin nga 1 802 € në Francë në 2 638 € në Luksemburg.

Nga 1 000 € në 1 500 € në muaj: Ky grup përfshin Spanjën, Slloveninë, Poloninë, Lituaninë, Portugalinë dhe Qipron. Pagat e tyre minimale kombëtare ishin midis 1 000 € në Qipro dhe 1 381 € në Spanjë.

Nën 1000 € në muaj: Ky grup përfshin Kroacinë, Greqinë, Maltën, Estoninë, Çekinë, Sllovakinë, Rumaninë, Letoninë, Hungarinë dhe Bullgarinë.

Pagat e tyre minimale kombëtare, varionin nga 551 euro në Bullgari në 970 euro në Kroaci.

Për referencë, paga minimale federale në Shtetet e Bashkuara është 1 210 € në muaj./Monitor

The post Eurostat: Shqipëria sërish me pagën minimale më të ulët në Europë sipas fuqisë blerëse appeared first on Albeu.com.

Rama: Sot pagat dinjitoze nuk diskutohen, problem punëtorët e kualifikuar

TIRANË, 9 prill /ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi se, “në janar të 2026, do të rritet paga minimale në 500 euro, duke vendosur që ta shpallim këtë gjë menjëherë në muajin qershor 2025”.

I pranishëm në ambientet e Tirana Industrial Park, gjatë takimit me biznese dhe punonjës për të diskutuar mbi strategjinë dhe politikat e punësimit dhe aftësimit të forcës së punës, Rama theksoi se, “ambicia jonë është të risim edhe pagën mesatare nga 830 euro, brenda mandatit të katër ta çojmë në nivelin 1000 euro në sektorin privat”.

Sot, tha ai, kemi nevojë të shohim edhe me shumë më tepër optimizëm rritjen e pagave në sektorin publik.

“Janë rritur, do të rriten dhe më shumë dhe kjo na ka dhënë një fakt në dorë, që duke rritur pagat në sektorin publik kemi tërhequr me vete dhe sektorin privat në këtë proces, por ajo që është më e rëndësishmja, është kapërcimi nga një epokë kur krahu i lirë i punës quhej avantazh konkurrues në një epokë tjetër, ku tanimë pagat dinjitoze nuk diskutohen më. Dhe faktikisht kompanitë sot më shumë sesa problemin sa të paguajnë punëtorët, kanë problemin ku t’i gjejnë punëtorët e kualifikuar”, u shpreh Rama.

Kryeministri evidentoi se, një tjetër shenjë pozitive që është duke u bërë gjithmonë e më e prekshme, është numri i djemve dhe vajzave të kthyer rishtas nga Gjermania.

“Besoj se do ketë gjithmonë e më shumë të tillë në vitet në vijim”, tha ai.

Rama u ndal dhe në rëndësinë që ka arsimi profesional.

“Ne jemi shumë të vetëdijshëm se rritja e kapacitetit të arsimit profesional është një domosdoshmëri për kompanitë, është një domosdoshmëri për ekonominë, është një domosdoshmëri për vajzat dhe djemtë e këtij vendi, që me një formim të mirë profesional mund të sigurojnë jo vetëm një punë gjithmonë e më të mirë paguar, por mund t’i japin vetes një perspektivë për të ndërtuar një biznes të vogël që pastaj mund të bëhet dhe një biznes i madh”, u shpreh Kryeministri.

Ai tha se, faktet tregojnë se në gjithë vendet që kanë një arsim të zhvilluar profesional thonë se pjesa më e madhe e sipërmarrësve në ato vende vjen nga formimi në arsimin profesional.

/a.f/r.e/

The post Rama: Sot pagat dinjitoze nuk diskutohen, problem punëtorët e kualifikuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Në janar 2026, paga minimale 500 euro

By: redi
9 April 2025 at 19:47

Kryeministri thotë se brenda vitit 2030, synohet që papunësia në vend të ulet në 6%. Gjatë një takimi me biznese dhe punonjës në Tirana Industrial Park, Rama shtoi se do të punohet që paga minimale të shkojë në 500 euro. ”Në 2030 synojmë të kemi një papunësi 6%. Do të rrisim pagën minimale në 500 euro në janar 2026. Ppor, po të përjashtojmë një kategri të veçantë, që vetëm ulet në numër…

Source

Ministri Mazniku: Asnjë punonjës nuk do paguhet më pak se 500 euro!

By: lindita
7 April 2025 at 10:22

Ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, shprehet se në mandatin e katërt të Partisë Socialiste në qeverisjen e vendit, asnjë punonjës nuk do paguhet më pak se 500 euro. Mazniku ka postuar grafikun e rritjes së pagës minimale nga 2013 deri në 2024 dhe shkruan: “Në 10 vitet e fundit kemi rritur pagën minimale në 400€ nga 157€ që ishte në vitin 2013. Në mandatin e katërt…

Source

Kategoria më e madhe e të punësuarve kanë paga bruto 60-95 mijë lekë në muaj

30 March 2025 at 23:00

Plani trevjeçar për rritjen e pagave në sektorin publik ka ndryshuar strukturën e të punësuarve sipas nivelit të pagës.

Në tremujorin e fundit të vitit 2024, personat me paga bruto 60.001-95.000 lekë në muaj përbënin 24.6% të të punësuarve, kategoria me peshën më të madhe në totalin e të punësuarve me pagë.

Kategoria e të punësuarve me pagë minimale zuri 14.2% të totalit të të punësuarve në tremujorin e fundit 2024, nga 24.5% që ishte pesha e kësaj kategorie në tremujorin e tretë dhe 26% në të njëjtën periudhe të vitit të kaluar.

Në tremujorin e fundit të vitit 2024 u vu re gjithashtu një rritje e peshës së të punësuarve me pagë bruto 95.001-120.000 lekë në muaj. Kjo kategori zuri 12.8% të totalit të të punësuarve me pagë nga 7.7% që zinte në tremujorin e fundit të vitit 2023.

Rritje kishte edhe në kategorinë e pagave të larta mbi 120 mijë lekë në muaj. Ata zunë 14.1% të të punësuarve me pagë në tetor-dhjetor 2024 nga 10.7% në të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Më 2023 kategoria më e madhe në totalin e punësimit me pagë ishin ato me paga minimale, por reforma e rritjes në sektorin publik ka ndikuar në zhvendosjen në nivele më të larta.

Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të katërt 2024, është 83.401 lekë, duke u rritur me 11,2%, krahasuar me tremujorin e katërt 2023.

Pagat mesatare në sektorin shtetëror u rrit me ritme më të larta se në sektorin privat duke thelluar më tej diferencën.

Në sektorin publik, paga mesatare mujore bruto arriti në 100,4 mijë lekë më rritje vjetore 14.3% Në sektorin privat paga mesatare mujore bruto arriti në 76 mijë lekë më rritje vjetore 9,5%.

Kryeministri i vendit njoftoi se në fillim të vitit 2026, paga minimale zyrtare do të arrijë nivelin e 500 eurove nga 400 që është aktualisht. Qeveria synon të nxisë një tjetër rritje të pagave në sektorin privat.

Mirëpo rritja e pagave pa rritje të produktivitetit rrezikon të kthehet në bumerang, duke shtrenjtuar më tej kostot e prodhimit dhe duke i bërë produktet vendase jokonkurruese.

Ndërmjet 2022 dhe 2023 paga minimale nga 30 mijë lekë arriti në 40 mijë lekë. Kostot e prodhimit në industrinë e përpunuese u rritën nga ky vendim dhe shumë klientë që më parë prodhonin veshje dhe këpucë në vendin tonë nuk pranuan rishikim të çmimeve dhe u zhvendosen në vende të tjera.

Me gjithë rritjet e fundit, Shqipëria renditet me nivelin më të ulët të pagave në Rajonin e Ballkanit  dhe Europë./ B.Hoxha

The post Kategoria më e madhe e të punësuarve kanë paga bruto 60-95 mijë lekë në muaj appeared first on Revista Monitor.

Kryeministri Rama: Paga minimale do të rritet në 500 euro, nga 1 janari 2026

27 March 2025 at 13:23

Paga minimale do të rritet në 500 euro duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm. Vendimi pritet të miratohet në qershor të këtij viti, ndërsa do të hyjë në fuqi në 1 janar 2026, deklaroi kryeministri Edi Rama në rubrikën “Sy m’sy”.

Kreu i qeverisë tha se rritja e pagës minimale është pjesë e një strategjie më të gjerë për të rritur të ardhurat në vend.

Ai theksoi se gjatë viteve të fundit pagat kanë shënuar një rritje të ndjeshme, duke sjellë një ndryshim të konsiderueshëm në ekonominë shqiptare.

“Kemi bërë një rritje shumë të lartë. Kur morëm detyrën, paga mesatare në sektorin publik ishte 372 euro, ndërsa sot ka arritur në 1,000 euro.

Paga mesatare e përgjithshme ishte 322 euro, ndërsa sot është 830 euro. Ndërkohë, paga minimale ka kaluar nga 157 euro në 400 euro dhe në qershor do ta bëjmë 500 euro, duke hyrë në fuqi në janar 2026,” deklaroi kryeministri.

Sipas tij, shumica e bizneseve aktualisht aplikojnë paga minimale më të larta se niveli zyrtar, çka tregon një trend pozitiv në rritjen e pagave në sektorin privat.

Rritja e pagës minimale synon të përmirësojë standardin e jetesës për punonjësit me të ardhura më të ulëta dhe të afrojë tregun shqiptar me standardet e vendeve të tjera të rajonit.

 

The post Kryeministri Rama: Paga minimale do të rritet në 500 euro, nga 1 janari 2026 appeared first on Revista Monitor.

Qeveria greke rrit pagën minimale, përfitojnë dhe emigrantët shqiptarë

26 March 2025 at 20:05

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, ka njoftuar gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë se paga minimale në Greqi do të rritet nga 830 euro në 880 euro (740 € neto), me synimin që deri në fund të mandatit të tij katërvjeçar, paga minimale të arrijë në 950 euro. Ai theksoi se rënia e papunësisë është rezultat […]

The post Qeveria greke rrit pagën minimale, përfitojnë dhe emigrantët shqiptarë appeared first on BoldNews.al.

Kompania e Fatmir Bektashi kërkon të betonizojë Drilonin, këshilltari bashkiak: Ndaleni këtë projekt

By: Ardit
25 March 2025 at 17:32

Projekti i kompanisë ‘Kontakt’ të Fatmir Bektashi për ndërtimin e një kompleksi disa kulla 12-katëshe në parkun e Drilonit, në Pogradec ka sjellë kundërshti të forta në qytetin juglindor të vendit. Këshilltari i pavarur bashkiak Arber Male, në një postim në Facebook, duke listuar një sërë arsyesh shkruan se nuk duhet thënë leja për kulla […]

The post Kompania e Fatmir Bektashi kërkon të betonizojë Drilonin, këshilltari bashkiak: Ndaleni këtë projekt appeared first on BoldNews.al.

❌
❌