Bie numri i përgjithshëm i nxënësve dhe studentëve në Kosovë
Regjistrimi i fëmijëve në çerdhe ka shënuar rritje krahasuar me vitet e kaluara, por jo edhe i nxënësve dhe studentëve në shkolla e fakultete. Përkundrazi, ato kanë shënuar rënie.
Ekspertët e arsimit e shohin këtë si shqetësim dhe apelojnë që të forcohet sistemi arsimor në Kosovë.
Në Kosovë po bie numri i përgjithshëm i nxënësve dhe studentëve.
Të dhënat më të fundit nga Agjencia e Statistikave, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, për vitin shkollor 2024/2025, tregojnë një trend në rënie në të gjitha nivelet e arsimit publik. Por nga ana tjetër, ka një rritje të lehtë të interesimit për institucionet private.
Në çerdhe dhe institucione parashkollore janë regjistruar gjithsej 34 mijë e 38 fëmijë, që përfaqëson një rritje prej mbi 1.200 krahasuar me vitin e kaluar.
Por struktura po ndryshon: 31.4% e fëmijëve janë të regjistruar në sektorin privat, krahasuar me 26.6% një vit më parë.
Në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët janë regjistruar 208 mijë e 515 nxënës, nga të cilët 95.5% ndjekin shkollat publike dhe 4.5% ato private. Por edhe këtu ka rënie, në vitin e kaluar, numri total ishte mbi 215 mijë.
Edhe në arsimin e mesëm të lartë shifrat janë më të ulëta: 63 mijë e 551 nxënës, me 91.8% në sektorin publik dhe 8.2% në atë privat ? një ndryshim i lehtë në favor të institucioneve jopublike.
Ndërkaq, numri i studentëve është 64 mijë e 817, me një ulje prej më shumë se 5 mijë krahasuar me vitin e kaluar. 56.5% janë në universitete publike dhe 43.5% në kolegje private, raporton RTKlive.
Rënia e numrit të nxënësve dhe studentëve, sipas ekspertëve, është pasojë direkte e trendëve demografikë.
âNĂ« 10 vitet e fundit kemi rĂ«nie tĂ« vazhdueshme nĂ« arsimin parauniversitar, dhe tani kjo po ndodh edhe nĂ« universitete. Kjo Ă«shtĂ« reflektim i uljes sĂ« natalitetit, por edhe i mungesĂ«s sĂ« politikave efikase arsimore. NĂ«se nuk veprohet urgjentisht, kjo rĂ«nie do tĂ« vazhdojĂ«â, tha Xhevat Rexhaj, ekspert i arsimit.
Për ekspertin Rinor Qehaja, nga Instituti EdGuard rënia e interesimit për universitetet nuk duhet parë vetëm si problem.
âNdoshta nuk Ă«shtĂ« alarmuese qĂ« tĂ« rinjtĂ« nuk po regjistrohen nĂ« universitet. ShumĂ« prej tyre po hyjnĂ« nĂ« tregun e punĂ«s pas shkollave profesionale ose po ndjekin trajnimet e nivelit tĂ« pestĂ«. Kjo Ă«shtĂ« mĂ« nĂ« pĂ«rputhje me nevojat reale tĂ« tregutâ, tha Qehaja.
Sipas tij, arsimi privat po tërheq gjithnjë e më shumë studentë për shkak të ofertave fleksibile, programeve moderne dhe vëmendjes ndaj nevojave të studentëve.
âUniversitetet publike duhet tĂ« rikthejnĂ« besimin e studentĂ«ve, tĂ« pĂ«rditĂ«sojnĂ« programet dhe tĂ« afrohen mĂ« shumĂ« me realitetin e tregut tĂ« punĂ«sâ, shtoi ai.
Ekspertët thonë se nëse Kosova dëshiron ta ndërtojë një sistem arsimor të qëndrueshëm dhe konkurrues, duhen reforma të thella dhe vendime të guximshme, përfshirë një rikonceptim të arsimit publik dhe një përqendrim serioz në edukimin e hershëm.
The post Bie numri i përgjithshëm i nxënësve dhe studentëve në Kosovë appeared first on Telegrafi.