NjĂ«ri i lĂ«nduar, tjetri i plagosur â çka ndodhi me Mefail ShkodrĂ«n dhe djemtĂ« e tij pas rastit tragjik nĂ« Gjilan
Gazeta Insajderi ka siguruar pamje që tregojnë që pos tre personave që humbën jetën në Gjilan, edhe i dyshuari për fajde, Mefail Shkodra me dy të bijët që janë ende në arrati kanë pësuar nga përleshja.
Derisa babai nuk ka ndonjë pasojë, i biri i tij, Engjell Shkodra është i plagosur me armë zjarri.
Ai ka plagën ne njërin krah, por ende nuk dihet kush e shkaktoi këtë plagë.
I biri i tij tjetër, gjatë përleshjes që përfundoi me tre viktima e një në gjendje të rëndë, në QKUK ende, Edonis Shkodra është në gjendje të rëndë. Pamjet tregojnë që ai ka goditje në pjesën e prapme të kokës, dhe jo vetëm.
Si shpërtheu konflikti?
Më 21 korrik 2025, Mefail Shkodra është marrë në pyetje në lidhje me një rast të iniciuar nga Bujar Hoxha.
Dhjetë ditë më vonë më 31 korrik, ai dorëzon një kallëzim penal për deklarim të rrejshëm ndaj të njëjtit person.
Por gjithçka merr një kthesë të errët në një takim.
Takimi ishte thirrur nga Edmond Hasani, i cili kishte ftuar Mefail ShkodrĂ«n pĂ«r njĂ« bisedĂ« âmiqĂ«soreâ.
Gazeta Insajderi ka siguruar edhe një audio-incizim nga nisja e konfliktit e deri tek vrasja.
Aty dëgjohet Mefail Shkodra që thotë se e ka të ndaluar të takohet me Bujar Hoxhën sepse janë në proces gjyqësor.
âUnĂ« e ti Bujari ulemi nĂ« tavolinĂ« folim dhe e gjajmĂ« vĂ«rtetĂ«n se pĂ«r ketĂ« punĂ« jemi ardh kĂ«tuâ, thotĂ« dikush nga viktimat.
âBujari Ă«shtĂ« kĂ«tuâ, dĂ«gjohet njĂ« zĂ« nĂ« video.
âNuk guxon me ma pru Bujarin kĂ«tu, sâguxon. UnĂ« jam proces me Bujarin e kam ndalune TĂ« zatetem me tĂ«â, iu kthye Mefail Shkodra.
âNa ju kemi thirr disa herĂ« mu zatet me Bujarin, tash e keni ndalune mu zatet me taâ, dĂ«gjohet duke thĂ«nĂ« pala tjetĂ«r.
âJa thirri policinĂ«â, dĂ«gjohet teksa thotĂ« dikush.
Pas kësaj, fillojnë edhe të shtënat me armë ku humbin jetën tre persona.
Insajderi ka siguruar edhe biseda të realizuara para takimit. Edhe aty Mefail Shkodra kërkon që në takim të mos jetë Bujar Hoxha.
Dyshohet që përleshjen e kanë filluar viktimat.
Takimi ndodhi në kafenenë ku Mefail Shkodra pinte rregullisht kafen e tij.
Në lokal ishin vetëm Edmond Hasani dhe Naim Hoxha, vëllai i Bujarit.
Gjithçka ndryshoi për pak sekonda. Në kafene, shfaqet Bujar Hoxha, i shoqëruar nga dy persona të tjerë.
Nga babai i tij Abedin Hoxha dhe nga vjehrri i tij Selami Hasani. Mefail Shkodra, i lutet me ngulm Edmond Hasanit qĂ« tâi ndalojĂ« tĂ« hyjnĂ« nĂ« lokal, duke theksuar se ndodhen nĂ« mes tĂ« njĂ« procesi penal.
Ai çohet për të kontaktuar policinë. Sipas burimeve, Mefail Shkodra nuk kishte asnjë raport me personat tjerë, përveç Bujar Hoxhës.
Takimi ishte thirrur me kĂ«rkesĂ«n e Edmond Hasanit, pasi pĂ«rmbaruesi kishte bllokuar llogaritĂ« bankare tĂ« Bujar HoxhĂ«s âpĂ«r njĂ« borxh tĂ« papaguar pĂ«r veturĂ«n Audi Q5, tĂ« blerĂ« nga vetĂ« Mefaili.
Përmbarues në këtë rast ka qenë Përparim Xhelili. I njëjti ka konfirmuar për Insajderin se llogaritë i ishib bllokuar para dy jave Bujar Hoxhës.
Inspektorati Policor i Kosovës ka ndërmarrë masa drastike, duke suspenduar katër zyrtarë policorë, mes tyre: Bekim Sabedini, Metush Arifi, Ardian Demiri dhe Shaban Hajdaraj. Bekim Sabedini dhe Metush Arifi janë parë në shoqërinë e Albert Rexhepit i njohur si Albert Malisheva, i cili në vitin 2024 ishte burgosur pastaj ishte lene në arrest shtëpiak për fajde, e Mefail Shkodra bashkë me djalin e tij Edonisin ishin në paraburgim për këtë rast.
Kush janë viktimat?
Sipas informacioneve të siguruara nga Gazeta Insajderi, Bujar Hoxha është një nga personat kyç të përfshirë në këtë ngjarje. Burime të afërta bëjnë të ditur se thelbi i konfliktit që çoi në vrasjen e trefishtë ka nisur pikërisht nga Bujar Hoxha.
Në prill të këtij viti, Bujar Hoxha kishte denoncuar në polici Mefail Shkodrën për fajde. Prokuroria Speciale konfirmoi se Hoxha kishte dorëzuar edhe një kallëzim penal ndaj Shkodrës.
Fajdexhiu nga Gjilani, pasi ishte marrë në pyetje nga Prokuroria, ishte lënë i lirë në procedurë të rregullt.
Konflikti që përfundoi tragjikisht nisi pas denoncimit që Hoxha i bëri në polici Shkodrës.
Aktualisht, Bujar Hoxha po trajtohet në QKUK, gjendja e tij është e stabile.
Viktimat janë babë e bir, Selami Hasani dhe Edmond Hasani, të njohur si argjendarë në Gjilan, dhe dyshohet se u vranë nga njerëz të përfshirë në fajde.
I dyshuari për vrasjen është Mefail Shkodra dhe dy djemt e tij që aktualisht ndodhen në arrati./Insajderi/
The post NjĂ«ri i lĂ«nduar, tjetri i plagosur â çka ndodhi me Mefail ShkodrĂ«n dhe djemtĂ« e tij pas rastit tragjik nĂ« Gjilan appeared first on Telegrafi.