❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Veterinerët në terren pas zjarreve, mbi 300 krerë kafshë dhe 110 bletë të groposura në Elbasan

TIRANË, 16 gusht/ATSH/ VeterinerĂ«t e Autoritetit KombĂ«tar tĂ« VeterinarisĂ« dhe Mbrojtjes sĂ« BimĂ«ve vijojnĂ« intensivisht punĂ«n nĂ« terren pĂ«r evidentimin e dĂ«meve tĂ« shkaktuara nga vatrat e zjarreve, tĂ« cilat kanĂ« prekur rĂ«ndĂ« fermat nĂ« disa zona tĂ« vendit.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në fshatrat më të prekur si Skënderbegas, Shemberdhenj, Zenelash, Bletëz, Harunash dhe Kullollas, janë groposur 13 krerë të imta, 50 koshere bletë dhe 15 shpendë.

Ndërkohë, në të gjithë qarkun e Elbasanit, bilanci i deritanishëm i dëmeve të shkaktuara në blegtori përfshin 9 krerë gjedh, 212 krerë të imta, 6 njëthundrakë, një derr, 60 koshere bletë dhe 90 shpendë të groposura.

Të gjitha zonat ku janë regjistruar ngordhje janë dezinfektuar menjëherë për të garantuar sigurinë shëndetësore të njerëzve dhe të kafshëve të tjera.

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë bën të ditur se ekipet në terren do të vijojnë të monitorojnë situatën dhe të menaxhojnë çdo rast të ri në bashkëpunim me autoritetet vendore dhe komunitetin e fermerëve.

Fermerët e prekur nga zjarret mund të raportojnë rastet në numrin e gjelbër 0800 33 66 për të marrë mbështetjen e nevojshme. /a.gj/ /a.g/

1 nga 3

The post Veterinerët në terren pas zjarreve, mbi 300 krerë kafshë dhe 110 bletë të groposura në Elbasan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fluks i lartë në Portin e Durrësit, mbi 117 mijë udhëtarë në 15 ditë

TIRANË, 16 gusht/ATSH/  Porti i DurrĂ«sit po pĂ«rjeton njĂ« nga periudhat me fluksin mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« udhĂ«tarĂ«ve pĂ«r kĂ«tĂ« sezon veror.

Që nga orët e para të mëngjesit dhe deri në mbrëmje, terminali i pasagjerëve është i mbushur me qytetarë që hyjnë dhe dalin nga vendi, duke e bërë këtë nyje kryesore detare një nga pikat më të frekuentuara të qarkullimit ndërkombëtar.

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm në dy javët e para të muajit gusht, përmes Portit të Durrësit kanë lëvizur gjithsej 117 006 udhëtarë dhe 31 602 automjete, shifra që konfirmojnë intensitetin e qarkullimit dhe rolin kyç të këtij porti në lëvizjen sezonale të qytetarëve, sidomos atyre që kthehen nga emigracioni për pushime në atdhe.

Për të përballuar këtë volum të lartë, Administrata Doganore Shqiptare ka angazhuar kapacitete të plota dhe mbetet në gatishmëri, duke punuar me turne të zgjeruara për të menaxhuar fluksin në mënyrë të organizuar, efikase dhe të sigurt. /a.gj/ /a.g/

The post Fluks i lartë në Portin e Durrësit, mbi 117 mijë udhëtarë në 15 ditë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Malaj: 14770 punonjës më shumë të deklaruar në qershor

TIRANË, 16 gusht/ATSH/ Tregu i punĂ«s nĂ« ShqipĂ«ri po reflekton shenja tĂ« qarta tĂ« rritjes ekonomike dhe pĂ«rmirĂ«simit tĂ« formalizimit, sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« bĂ«ra publike sot nga Ministri i Financave, Petrit Malaj.

Ai deklaroi se në muajin qershor të vitit 2025 janë regjistruar 14770 punonjës më shumë të deklaruar, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, një rritje domethënëse që vjen si rezultat i një kombinimi të politikave aktive për nxitjen e punësimit dhe përforcimit të kontrolleve për informalitetin.

Ministri Malaj vlerësoi këtë progres si një tregues të qartë të rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe përpjekjeve të vazhdueshme për të ndërtuar një treg pune më të drejtë dhe më të rregulluar.

“FalĂ«nderojmĂ« bizneset qĂ« po kontribuojnĂ« me pĂ«rgjegjĂ«si nĂ« kĂ«tĂ« proces, duke respektuar ligjin dhe duke siguruar tĂ« drejtat e punonjĂ«sve tĂ« tyre”, u shpreh ministri.

Trendi në rritje i deklarimit të punonjësve ka ndikim të drejtpërdrejtë jo vetëm në sigurimin e të ardhurave të buxhetit të shtetit, por edhe në garantimin e të drejtave sociale për qindra mijëra qytetarë, përmes kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. /a.gj/ /a.g/

The post Malaj: 14770 punonjës më shumë të deklaruar në qershor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndezi zjarr në tokën e tij, arrestohet 65-vjeçari në Berat

TIRANË, 16 gusht/ATSH/ ShĂ«rbimet e Komisariatit tĂ« PolicisĂ« Berat bĂ«nĂ« tĂ« mundur ndalimin e shtetasit V. R., 65 vjeç, banues nĂ« fshatin Rabijak, i cili dyshohet se ditĂ«n e djeshme ka ndezur zjarr nĂ« njĂ« sipĂ«rfaqe toke nĂ« pronĂ«si tĂ« tij.

Flakët dolën jashtë kontrollit dhe rrezikuan banesa si dhe toka të mbjella me pemë frutore.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat përsërit apelin për të gjithë qytetarët që të shmangin ndezjen e zjarreve në hapësira të hapura, veprim i cili jo vetëm që përbën rrezik serioz për jetën dhe pronën, por është i dënueshëm sipas ligjit.

Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë menjëherë çdo rast zjarrvënieje apo veprimtarie të paligjshme, duke telefonuar në numrin pa pagesë 112.

Garantohen anonimat i plotë dhe reagim i shpejtë dhe profesional nga strukturat përkatëse.

The post Ndezi zjarr në tokën e tij, arrestohet 65-vjeçari në Berat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjimnazi “Jani Nushi” nĂ« LushnjĂ« rihap dyert nĂ« shtator me klasa tĂ« reja dhe bibliotekĂ« bashkĂ«kohore

TIRANË, 16 gusht/ATSH/ Gjimnazi “Jani Nushi” nĂ« LushnjĂ« do tĂ« hapĂ« dyert nĂ« fillim tĂ« vitit tĂ« ri shkollor me njĂ« pamje krejtĂ«sisht tĂ« transformuar.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, deklaroi sot se falë investimit të përbashkët mes Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë së Lushnjës, shkolla është rikonstruktuar tërësisht.

Ndërhyrja ka përfshirë jo vetëm përmirësimin e godinës ekzistuese, por edhe ndërtimin e ambienteve të reja mësimore dhe ndihmëse.

Tashmë, shkolla do të ofrojë klasa të reja dhe të pajisura, një bibliotekë bashkëkohore, laboratorë funksionalë për lëndët shkencore, si dhe terrene sportive moderne që do të shërbejnë për edukimin fizik dhe aktivitete të tjera shkollore.

Manastirliu theksoN se ky investim është pjesë e vizionit për të garantuar një arsim cilësor në të gjitha nivelet dhe për të siguruar kushte të denja në mjediset ku formohen brezat e rinj. /a.gj/ /a.g/

The post Gjimnazi “Jani Nushi” nĂ« LushnjĂ« rihap dyert nĂ« shtator me klasa tĂ« reja dhe bibliotekĂ« bashkĂ«kohore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Drejtoria e Rezervave të Shtetit shpërndan ushqim për bagëtinë në zonat e prekura nga zjarri

TIRANË, 16 gusht/ATSH/ Pas situatĂ«s sĂ« rĂ«ndĂ« tĂ« shkaktuar nga zjarret nĂ« disa zona tĂ« vendit, veçanĂ«risht nĂ« Gramsh, DelvinĂ« dhe HimarĂ«, Ministria e Mbrojtjes ka ndĂ«rhyrĂ« pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur blegtorĂ«t e dĂ«mtuar, duke shpĂ«rndarĂ« sasi tĂ« konsiderueshme koncentrati pĂ«r ushqimin e bagĂ«tive.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu bëri të ditur sot se në mbështetje të blegtorëve të bashkisë Gramsh, Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit shpërndau 11 tonë koncentrat për ushqimin e bagëtive.

Ndërkohë, theksoi ai, në Delvine dhe Himarë, gjatë ditëve të fundit, blegtorët e zonës janë ndihmuar me 38 tonë koncentrat.

Në bashkitë e prekura ka nisur edhe procesi i vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga zjarret.

Më herët, kryeministri Edi Rama siguroi banorët e prekur nga zjarret se kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret do të realizohet në çdo bashki të prekur, sipas një procedure të veçantë, e cila nis me evidentimin e tyre nga Grupi i Konstatimit për inventarizimin e dëmeve

Struktura ngrihet me urdhër të kryetarit të bashkisë dhe ka për detyrë të evidentojë dëmet në banesa, infrastrukturë, biznese, kultura bujqësore, mjete mekanike, si dhe në objekte me funksion social apo kulturor.

Grupi plotëson formularët përkatës, ku pasqyrohen dëmet së bashku me vlerësimin financiar të tyre, duke krijuar një pasqyrë të qartë të nevojave për ndërhyrje dhe mbështetje.

Më pas, bashkitë përgatisin listat për subjektet e dëmtuara, së bashku me të gjithë dokumentacionin shoqërues, që i paraprin fazës së vlerësimit përfundimtar. /a.gj/ /a.g/

1 nga 3

The post Drejtoria e Rezervave të Shtetit shpërndan ushqim për bagëtinë në zonat e prekura nga zjarri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Skema Kombëtare, Denaj: Financim për investime në akuakulturë deri në 15 milionë lekë


TIRANË, 16 gusht/ATSH/ Skema KombĂ«tare e Investimeve 2025 po ofron mundĂ«si tĂ« reja pĂ«r zhvillimin e sektorit bujqĂ«sor, me fokus tĂ« veçantĂ« kĂ«tĂ« vit tek investimet nĂ« akuakulturĂ«.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bëri të ditur se përmes kësaj mase mbështetëse, ofrohet një grant prej 50% të vlerës së investimit për instalimin e rrjetave dhe koshave të rritjes së peshkut, duke synuar rritjen e kapaciteteve dhe fuqizimin e konkurrueshmërisë së produkteve shqiptare në tregjet e brendshme dhe të huaja.

Mbështetja financiare përfshin 50% të vlerës së faturave tatimore, por jo më shumë se 15 milionë lekë për subjekt. Përfituesit e kësaj skeme kanë gjithashtu mundësinë të kombinojnë grantin me Kredinë e Butë, e cila ofrohet me një interes prej vetëm 2%, si dhe me garancinë sovrane që mbulon deri në 70% të kolateralit të nevojshëm për kreditim, duke siguruar kështu financimin e plotë të investimit.

Aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 do të jenë të hapura deri më 30 shtator dhe kryhen pranë zyrave qendrore të Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural (AZHBR).

Skema përfshin në total 9 masa mbështetëse për sektorin bujqësor, duke i dhënë mundësi fermerëve dhe sipërmarrësve ruralë të zgjerojnë veprimtarinë dhe të rrisin qëndrueshmërinë e prodhimit vendas. /a.gj/ /a.g/

The post Skema Kombëtare, Denaj: Financim për investime në akuakulturë deri në 15 milionë lekë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balluku vlerëson kontributin e dy punonjësve të ARRSH-së: Burimet njerëzore, aseti më i rëndësishëm i çdo institucioni


TIRANË, 16 gusht/ATSH/ Denis dhe Nikollaqi kanĂ« njĂ« jetĂ« tĂ« tĂ«rĂ« si pjesĂ« e Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Janë dy prej atyre profesionistëve të heshtur, që kanë kontribuar për vite me radhë në ndërtimin e infrastrukturës moderne të vendit.

Shumë prej projekteve infrastrukturore, veprave të artit dhe akseve rrugore që sot shërbejnë për mijëra qytetarë, mbajnë edhe firmën e tyre.

Në bisedën me ta, zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, vlerësoi përkushtimin dhe kontributin e tyre ndër vite, duke i cilësuar shembull frymëzimi për gjithë brezat e rinj të profesionistëve.

Balluku theksoi se burimet njerëzore janë aseti më i rëndësishëm i çdo institucioni, dhe se njerëz si Denis dhe Nikollaqi meritojnë respektin dhe mirënjohjen e të gjithëve, për punën e tyre të palodhur.

Ajo i quajti shembuj frymëzimi për çdo të ri që zgjedh të ndërtojë një karrierë me përkushtim dhe profesionalizëm.

“TĂ« ndĂ«rtosh infrastrukturĂ«n e njĂ« vendi Ă«shtĂ« kĂ«naqĂ«si shumĂ« e madhe. TĂ« kalosh aty dhe tĂ« shikosh qĂ« Ă«shtĂ« vepĂ«r e jotja, tĂ« kujtosh sfidat pĂ«r ta realizuar”, iu drejtuar Balluku dy specialistĂ«ve tĂ« ARRSH-sĂ«. /a.gj/ /a.g/

The post Balluku vlerëson kontributin e dy punonjësve të ARRSH-së: Burimet njerëzore, aseti më i rëndësishëm i çdo institucioni appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha nderon tĂ« rĂ«nĂ«t e Istogut: Lufta e UÇK-sĂ« i dha fund njĂ« kolonie nĂ« zemĂ«r tĂ« kontinentit europian

TIRANË, 15 gusht/ATSH/ Kryetari i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha, gjatĂ« njĂ« vizite nĂ« KosovĂ«, ka vendosur tufa me lule nĂ« memorialin e tĂ« rĂ«nĂ«ve tĂ« Istogut dhe pranĂ« shtatores sĂ« presidentit historik Ibrahim Rugova.

GjatĂ« kthimit nĂ« TiranĂ«, i shoqĂ«ruar nga miq gjermanĂ«, Berisha ndau njĂ« mesazh pĂ«rkujtimor pĂ«r luftĂ«n çlirimtare tĂ« UÇK-sĂ« dhe sakrificĂ«n e luftĂ«tarĂ«ve tĂ« Istogut.

Në prononcimin e tij, Berisha tha se nuk mund të largohej nga Istogu pa shprehur nderimin më të thellë dhe mirënjohjen më të pakufishme ndaj djemve dhe vajzave të kësaj zone që dhanë jetën për lirinë dhe dinjitetin kombëtar.

“Betejat e luftĂ«tarĂ«ve tĂ« Istogut dhe nĂ« tĂ«rĂ«si tĂ« kĂ«saj zone kanĂ« qenĂ« nga mĂ« tĂ« pĂ«rgjakshmet, por edhe me njĂ« rol shumĂ« tĂ« veçantĂ« nĂ« lirinĂ« dhe pavarĂ«sinĂ« e KosovĂ«s. Lufta e UÇK-sĂ« ishte lufta e fundit çlirimtare nĂ« EuropĂ«, qĂ« i dha fund njĂ« kolonie nĂ« zemĂ«r tĂ« EuropĂ«s, njĂ« turp i madh dhe i patolerueshĂ«m”, u shpreh Berisha.

Duke kujtuar masakrat e kryera ndaj civilëve, ai tha se edhe në bjeshkët e vizituara kishte gjurmë të barbarive serbe.

“Nga Sanxhaku kishin vĂ«rshuar forcat serbe dhe kishin mbledhur çfarĂ« kishin gjetur, tĂ« moshuar dhe persona me aftĂ«si tĂ« kufizuara, tĂ« cilĂ«t i kishin vĂ«nĂ« pĂ«rballĂ« breshĂ«rive tĂ« armĂ«ve. PesĂ«dhjetĂ« e tre qytetarĂ« tĂ« Istogut u ekzekutuan”, deklaroi Berisha, duke shprehur nderimin mĂ« tĂ« madh edhe pĂ«r ta.

Kreu i Partisë Demokratike theksoi se do të mbetet gjithmonë mirënjohës ndaj atyre që sakrifikuan jetën për lirinë e Kosovës dhe dinjitetin e shqiptarëve.

/r.e//a.f/

The post Berisha nderon tĂ« rĂ«nĂ«t e Istogut: Lufta e UÇK-sĂ« i dha fund njĂ« kolonie nĂ« zemĂ«r tĂ« kontinentit europian appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KESH blen mbi 71 mijë MWh energji elektrike për periudhën 18-24 gusht

TIRANË, 15 gusht/ATSH/ Temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve kanĂ« ndikuar negativisht nĂ« prodhimin e energjisĂ« nga kaskada e lumit Drin, burimi kryesor i energjisĂ« nĂ« vend.

Si pasojë, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka ndërhyrë në tregun ndërkombëtar për të garantuar furnizimin me energji elektrike në vend.

KESH ka realizuar blerjen e 71 561 megavat-orĂ« (MWh) energji elektrike pĂ«r periudhĂ«n 18–24 gusht, pĂ«r tĂ« pĂ«rballuar kĂ«rkesĂ«n nĂ« rritje dhe reduktimin e prodhimit vendas pĂ«r shkak thatĂ«sirĂ«s sĂ« zgjatur.

KESH arriti të blejë këtë sasi energjie në tre lote.

Në lotin e parë KESH bleu 45 696 MWh energji elektrike me çmim të ponderuar 138,31 euro/MWh.

Çmimi mĂ« i lartĂ« i kontraktuar ishte 142,50 euro/MWh, ndĂ«rsa çmimi mĂ« i ulĂ«t i kontraktuar ishte 119,30 euro/MWH.

NĂ« lotin e dytĂ«, KESH bleu 20 825 MWh me çmim tĂ« ponderuar 136,24 euro/MWh. Çmimi mĂ« i lartĂ« i kontraktuar ishte 139,40 euro/MWh, ndĂ«rsa çmimi mĂ« i ulĂ«t i kontraktuar ishte 132,88 euro/MWh.

NĂ« lotin e tretĂ«, KESH bleu 5 040 MWh me çmim tĂ« ponderuar 126,06 euro/MWh. Çmimi mĂ« i lartĂ« i kontraktuar ishte 139,70 euro/MWh, ndĂ«rsa çmimi mĂ« i ulĂ«t i kontraktuar ishte 109 euro/MWh.

/a.f//r.e/

The post KESH blen mbi 71 mijë MWh energji elektrike për periudhën 18-24 gusht appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu: Procedurat për vlerësimin dhe kompensimin e dëmeve nga zjarret do të kryhen nga bashkitë

TIRANË, 15 gusht/ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu bĂ«ri tĂ« ditur sot se procesi i vlerĂ«simit dhe kompensimit tĂ« dĂ«meve tĂ« shkaktuara nga zjarret nĂ« territorin e vendit do tĂ« zhvillohet nĂ« çdo bashki tĂ« prekur, sipas njĂ« procedure tĂ« strukturuar qĂ« synon tĂ« sigurojĂ« njĂ« trajtim tĂ« drejtĂ« dhe transparent pĂ«r tĂ« gjitha subjektet e dĂ«mtuara.

Ky proces nis me ngritjen e Grupit të Konstatimit për inventarizimin e dëmeve, një strukturë që ngrihet me urdhër të kryetarit të bashkisë dhe ka për detyrë të evidentojë dëmet në banesa, infrastrukturë, biznese, kultura bujqësore, mjete mekanike, si dhe në objekte me funksion social apo kulturor

Ministri informoi se grupi plotëson formularët përkatës, ku pasqyrohen dëmet së bashku me vlerësimin financiar të tyre, duke krijuar një pasqyrë të qartë të nevojave për ndërhyrje dhe mbështetje.

Më pas, bashkitë përgatisin listat për subjektet e dëmtuara, së bashku me të gjithë dokumentacionin shoqërues, që i paraprin fazës së vlerësimit përfundimtar

Pasi të jetë përcaktuar kostoja e dëmeve, vuri n[ dukje Vengu, çdo bashki angazhohet të realizojë kompensimin përkatës për banorët dhe subjektet e dëmtuara, duke përdorur fondet e saj të dedikuara për mbrojtjen civile.

“Ky mekanizĂ«m synon tĂ« sigurojĂ« njĂ« reagim tĂ« shpejtĂ« dhe tĂ« koordinuar ndaj pasojave tĂ« fatkeqĂ«sive natyrore, duke vendosur nĂ« qendĂ«r tĂ« vĂ«mendjes mbĂ«shtetjen ndaj komuniteteve tĂ« prekura dhe rivendosjen e normalitetit nĂ« jetĂ«n e tyre tĂ« pĂ«rditshme”, deklaroi ministri.

1 nga 4

The post Vengu: Procedurat për vlerësimin dhe kompensimin e dëmeve nga zjarret do të kryhen nga bashkitë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dogana fton bizneset të aplikojnë për statusin OEA: Lehtësira në tregti dhe njohje rajonale

TIRANË, 15 gusht/ATSH/ Drejtoria e PĂ«rgjithshme e Doganave u bĂ«n thirrje bizneseve qĂ« operojnĂ« nĂ« fushĂ«n e tregtisĂ« tĂ« aplikojnĂ« pĂ«r marrjen e Statusit tĂ« Operatorit Ekonomik tĂ« Autorizuar (OEA), njĂ« standard ndĂ«rkombĂ«tar i njohur qĂ« garanton njĂ« sĂ«rĂ« lehtĂ«sirash nĂ« marrĂ«dhĂ«niet me autoritetet doganore.

Ky status u ofron bizneseve besueshmëri të lartë, procedura të thjeshtuara dhe trajtim prioritar në kontrollet doganore, duke ndikuar drejtpërdrejt në eficiencën e operacioneve tregtare dhe në uljen e kostove.

Përfitimi nga ky status shkon përtej kufijve të Shqipërisë, pasi ai njihet reciprokisht edhe nga vendet e rajonit, duke lehtësuar qarkullimin e mallrave dhe duke krijuar avantazhe konkurruese.

Njëkohësisht, OEA përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përgatitjes së bizneseve për tregun europian, duke ndihmuar në forcimin e imazhit, rritjen e besueshmërisë dhe aftësinë për të vepruar në një treg gjithnjë e më të integruar dhe të ndërlidhur.

Dogana shqiptare thekson se përfshirja në këtë program është një partneritet strategjik midis administratës doganore dhe sektorit privat, me qëllim krijimin e një ambienti më të sigurt, më transparent dhe më të lehtësuar për tregtinë, në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe standardet e Bashkimit Europian.

Autoritetet inkurajojnë të gjitha bizneset e interesuara që të informohen mbi kriteret dhe procedurat për aplikim, në mënyrë që të përfitojnë nga të gjitha avantazhet që ky status ofron dhe të pozicionohen më mirë në tregun vendas dhe ndërkombëtar.

/r.e//a.f/

The post Dogana fton bizneset të aplikojnë për statusin OEA: Lehtësira në tregti dhe njohje rajonale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Festa e Fjetjes së Hyjlindëses Mari, Rama uron besimtarët ortodoksë

TIRANË, 15 gusht/ATSH/ Me rastin e festĂ«s sĂ« Fjetjes sĂ« HyjlindĂ«ses Mari, e njohur edhe si Pashka e verĂ«s pĂ«r besimtarĂ«t ortodoksĂ«, kryeministri Edi Rama pĂ«rcolli urimet e tij tĂ« pĂ«rzemĂ«rta pĂ«r kĂ«tĂ« ditĂ« tĂ« shĂ«nuar tĂ« kalendarit fetar.

“GĂ«zuar FestĂ«n e Fjetjes sĂ« HyjlindĂ«ses Mari pĂ«r tĂ« gjithĂ« besimtarĂ«t ortodoksĂ«â€, uroi Rama.

Festa e Shën Marisë përkujton fjetjen e Nënës së Zotit dhe konsiderohet një nga momentet më të rëndësishme të vitit liturgjik për Kishën Ortodokse.

Ajo ngjall ndjenja të thella përkushtimi, reflektimi dhe shprese, duke bashkuar mijëra besimtarë në lutje, përkushtim dhe kremtim të jetës dhe shenjtërisë së Hyjlindëses.

/a.f/

The post Festa e Fjetjes së Hyjlindëses Mari, Rama uron besimtarët ortodoksë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonxhja uron besimtarët ortodoksë me rastin e festës të Fjetjes së Hyjlindëses


TIRANË, 15 gusht/ATSH/ Ministri i EkonomisĂ«, KulturĂ«s dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja uroi besimtarĂ«t ortodoksĂ« me rastin e festĂ«s tĂ« Fjetjes sĂ« HyjlindĂ«ses, e njohur ndryshe edhe si Pashka e VerĂ«s, pĂ«rmes njĂ« videoje tĂ« veçantĂ« ku shfaqen tri kisha tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« VoskopojĂ«s, tashmĂ« tĂ« restauruara.

Në këtë mesazh urimi, ai solli në vëmendje Kishën e Shën Marisë, Kishën e Shën Mëhillit dhe Manastirin e Shën Prodhomit, monumente të trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore që, pas ndërhyrjeve restauruese, janë rikthyer në identitetin dhe madhështinë e dikurshme.

Ai theksoi rëndësinë e promovimit të trashëgimisë fetare dhe kulturore që përfaqësojnë këto kisha.

Festa e Shën Marisë, që përkujton fjetjen e Nënës së Zotit dhe ngjall një ndjesi të thellë shpirtërore për të gjithë të krishterët ortodoksë, është një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit liturgjik.

/r.e//a.f/

The post Gonxhja uron besimtarët ortodoksë me rastin e festës të Fjetjes së Hyjlindëses appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarret në vend, Kingji: FA me guxim në vijën e parë të përballjes me flakët

TIRANË, 14 gusht/ATSH/ Situata e zjarreve nĂ« vend mbetet shqetĂ«suese, ndonĂ«se nĂ« disa zona ka pasur njĂ« qetĂ«sim tĂ« pĂ«rkohshĂ«m tĂ« vatrave falĂ« ndĂ«rhyrjes sĂ« strukturave pĂ«rgjegjĂ«se.

Në këtë situatë, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji, shprehu mirënjohjen për efektivat e FA që me guxim, sakrificë dhe përkushtim kanë qëndruar në vijën e parë të përballjes me flakët, duke shpëtuar jetë dhe prona.

“NĂ« kĂ«tĂ« kohĂ« sfiduese pĂ«r shkak tĂ« situatĂ«s sĂ« zjarreve nĂ« vend, mirĂ«njohja mĂ« e madhe shkon pĂ«r efektivat tanĂ« tĂ« Forcave tĂ« Armatosura qĂ« me guxim, sakrificĂ« dhe pĂ«rkushtim kanĂ« qĂ«ndruar nĂ« vijĂ«n e parĂ« tĂ« pĂ«rballjes me flakĂ«t, ku shumĂ« jetĂ« dhe prona janĂ« shpĂ«tuar”, u shpreh Kingji.

Ai i ka cilësuar ata si krenarinë e vendit dhe shembullin më të mirë të shërbimit ndaj atdheut.

Gjenerallejtënant Kingji u drejtoi një apel qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr, si ndezja e flakëve në natyrë apo djegia e mbeturinave.

Ai kërkoi gjithashtu që çdo vatër e re zjarri të raportohet menjëherë pranë shërbimeve të emergjencës, për të mundësuar një reagim sa më të shpejtë dhe efektiv.

“Ndiqni udhĂ«zimet e autoriteteve, shmangni ndezjen e zjarreve apo çdo veprim qĂ« mund tĂ« rrezikojĂ« pĂ«rhapjen e flakĂ«ve, si dhe njoftoni menjĂ«herĂ« shĂ«rbimet e emergjencĂ«s nĂ«se vini re çdo vatĂ«r tĂ« re zjarri”, theksoi ai.

1 nga 5

/r.e//a.f/

The post Zjarret në vend, Kingji: FA me guxim në vijën e parë të përballjes me flakët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

QELQ Tirana’s Glass Hub, tĂ« rinjtĂ« mĂ«sojnĂ« tĂ« projektojnĂ« artin e projektimit me qelq

TIRANË, 14 gusht/ATSH/ NĂ« zemĂ«r tĂ« TiranĂ«s, njĂ« udhĂ«tim kreativ mori jetĂ«, duke i dhĂ«nĂ« njĂ« dimension tĂ« ri artit tĂ« qelqit dhe duke i frymĂ«zuar tĂ« rinjtĂ« tĂ« shprehin veten pĂ«rmes njĂ« materiali sa delikat, aq edhe magjepsĂ«s.

Kursi intensiv nĂ« QELQ Tirana’s Glass Hub shndĂ«rroi ditĂ«t e zakonshme nĂ« pĂ«rvoja tĂ« jashtĂ«zakonshme, ku energjia rinore u pĂ«rzie me ide tĂ« guximshme, duke prodhuar vepra qĂ« mbartnin jo vetĂ«m formĂ«, por edhe histori e qĂ«llim.

Nga momentet e para të punës, gjithçka filloi me një skicë, një ide e vogël në letër, që më pas u shndërrua në objekt.

Pjesëmarrësit mësuan të thyejnë qelqin me kujdes, duke e trajtuar atë jo si një material të zakonshëm, por si një mundësi për të folur ndryshe, për të treguar rrëfime personale dhe për të eksperimentuar me format dhe ngjyrat.

Ky kurs nuk ishte thjesht një trajnim mbi teknikat e punimit me qelq, por edhe për të reflektuar mbi mënyrën se si e trajtojmë mjedisin dhe materialet që na rrethojnë.

Të rinjtë u bënë pjesë e një filozofie që vlerëson riciklimin, kujdesin dhe përdorimin me vetëdije të burimeve.

Projekti u kthye kështu në një pikë takimi mes artit, kreativitetit dhe ndërgjegjësimit ekologjik, duke krijuar një hapësirë ku çdo fragment qelqi mbartte një mesazh.

Mbështetja e MEKI bëri të mundur këtë përvojë transformuese, duke u ofruar të rinjve një platformë për të mësuar, për të krijuar dhe për të lënë gjurmën e tyre përmes një materiali që deri dje mund të ishte parë thjesht si mbetje.

/r.e//a.f/

The post QELQ Tirana’s Glass Hub, tĂ« rinjtĂ« mĂ«sojnĂ« tĂ« projektojnĂ« artin e projektimit me qelq appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rritje ekonomike në gjashtëmujorin e parë, konsumi, turizmi dhe kredia mbështesin zhvillimin

TIRANË, 14 gusht/ATSH/ NĂ« gjysmĂ«n e parĂ« tĂ« vitit 2025, ekonomia shqiptare ka shĂ«nuar njĂ« rritje tĂ« qĂ«ndrueshme, e mbĂ«shtetur kryesisht nga sektori i turizmit, investimet private dhe zgjerimi i konsumit familjar.

Banka e Shqipërisë vlerëson se ky 6-mujor është vijim të tendencave pozitive të vitit të kaluar, ku rritja ekonomike ka vijuar me ritme të ngjashme.

Sipas drejtorit të Politikës Monetare, pranë BSH-së, Erald Themeli, rritja ekonomike në tremujorin e parë ishte 3,4%, dhe të dhënat e deritanishme për tremujorin e dytë tregojnë për një ritëm të ngjashëm.

Rritja është ndikuar pozitivisht nga eksporti i shërbimeve, si dhe nga një rritje e ndjeshme e eksportit të mallrave, e cila është veçanërisht e dallueshme për këtë periudhë.

Një nga faktorët që ka kontribuar dukshëm në këtë ecuri ekonomike është shtimi i ndjeshëm i kredisë në të gjithë sektorët.

Si bizneset, për investime apo kapital qarkullues, ashtu edhe familjet, për konsum apo blerje banesash, kanë përfituar nga një ofertë e bollshme kredie nga bankat.

Kjo ka mbështetur aktivitetin ekonomik në mënyrë të dukshme dhe ka ndikuar pozitivisht në rritjen e kërkesës së brendshme.

“Aktiviteti ekonomik Ă«shtĂ« mbĂ«shtetur edhe nga njĂ« kredi e bollshme nĂ« tĂ« gjithĂ« sektorĂ«t e saj, qoftĂ« pĂ«r bizneset pĂ«r investime ose kapital qarkullues, qoftĂ« edhe pĂ«r familjet pĂ«r konsum tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m dhe pĂ«r blerje banese”, u shpreh Themeli, nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r mediet.

Pavarësisht rreziqeve që vijnë nga ambienti i jashtëm, siç janë paqëndrueshmëria e tregjeve ndërkombëtare apo ndikimet gjeopolitike, Banka e Shqipërisë vlerëson se perspektiva për zhvillimet ekonomike në vend mbetet pozitive.

Parashikimi është që rritja ekonomike do të vijojë në intervalin 3,5-4% dhe se inflacioni, i cili aktualisht është mesatarisht në nivelin 2,3%, do të kthehet në objektivin prej 3% brenda gjysmës së parë të vitit 2026.

“Perspektiva e zhvillimeve ekonomike nĂ« vend Ă«shtĂ« pozitive, do tĂ« vijojĂ« rritjen me 3,5-4%, dhe inflacioni brenda gjysmĂ«s sĂ« parĂ« tĂ« 2026-s do tĂ« kthehet nĂ« objektiv prej 3%. Rreziqet kryesisht nga ambienti i jashtĂ«m mbeten tĂ« mĂ«dha”, pohon Themeli.

Në lidhje me politikën monetare, Erald Themeli ka sqaruar edhe vendimin e fundit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, në mbledhjen e datës 6 gusht, për të mos ndryshuar normën bazë të interesit.

Ky vendim pason një reduktim të normës bazë që ndodhi në fillim të korrikut dhe, sipas tij, koha e shkurtër që ka kaluar nga ky ndryshim nuk lejon ende të shihet plotësisht ndikimi i tij në tregjet financiare dhe në aktivitetin ekonomik.

PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, u vlerĂ«sua e nevojshme qĂ« t’i jepet mĂ« shumĂ« kohĂ« transmetimit tĂ« plotĂ« tĂ« efektit tĂ« kĂ«saj mase.

Aktualisht, norma bazë e interesit mbetet në nivelin 2,5%, në fuqi që prej korrikut 2025.

/r.e//a.f/

The post Rritje ekonomike në gjashtëmujorin e parë, konsumi, turizmi dhe kredia mbështesin zhvillimin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tatimet kontrolle për faturimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale


TIRANË, 14 gusht/ATSH/ Administrata Tatimore ka nisur kontrollet nĂ« tĂ« gjithĂ« tregjet ushqimore tĂ« vendit, me fokus tĂ« veçantĂ« monitorimin e zbatimit tĂ« ligjit pĂ«r faturimin e produkteve bujqĂ«sore dhe blegtorale.

Këto kontrolle janë pjesë e një fushate të gjerë për formalizimin e tregut, rritjen e transparencës dhe gjurmueshmërinë e produkteve, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore për konsumatorët shqiptarë.

Përmes këtyre veprimeve, Administrata synon të sigurojë që çdo transaksion i kryer në tregjet ushqimore të regjistrohet në mënyrë të rregullt, duke forcuar kontrollin fiskal dhe ulur informalitetin në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë.

Zbatimi korrekt i këtij ligji ndihmon jo vetëm në rritjen e të ardhurave të deklaruara, por edhe në krijimin e një sistemi të qartë gjurmueshmërie për origjinën dhe cilësinë e produkteve që vihen në treg për konsum publik.

Kontrollet do të vijojnë në mënyrë të vazhdueshme në të gjitha bashkitë e vendit.

Administrata Tatimore është e pranishme në çdo treg ushqimor të Shqipërisë për të kontrolluar zbatimin e ligjit për faturimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale, për formalizimin e tregut dhe gjurmueshmërinë që, mbi gjithçka, garanton rritjen e sigurisë ushqimore.

/r.e//a.f/

The post Tatimet kontrolle për faturimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Situata nga zjarret në vend, MM: 23 vatra aktive

TIRANË, 14 gusht/ATSH/ Situata nga zjarret nĂ« vend paraqitet e stabilizuar nĂ« shumĂ« prej zonave qĂ« ishin mĂ« parĂ« problematike, pas njĂ« angazhimi tĂ« gjerĂ« tĂ« forcave tĂ« emergjencĂ«s.

Aktualisht janë raportuar 23 vatra aktive zjarri në gjithë territorin, ndërsa puna për shuarjen e tyre vijon pa ndërprerje në terren dhe nga ajri.

Në lartësitë e Malit të Sopotit, pranë Syrit të Kaltër në Delvinë, operacionet për shuarjen e flakëve po vazhdojnë me një angazhim të gjerë forcash. Në këtë zonë janë vendosur 67 forca zjarrfikëse me 11 automjete, 30 punonjës të bashkisë, 80 efektivë të Forcave të Armatosura me 10 automjete, si dhe 30 forca mbështetëse.

PĂ«r tĂ« ndihmuar nĂ« pĂ«rballimin e flakĂ«ve, Ă«shtĂ« angazhuar edhe avioni italian “Canadair”, ndĂ«rkohĂ« qĂ« nĂ« vendngjarje ndodhen edhe 6 autoambulanca pĂ«r çdo rast emergjent.

Edhe në zonat e Pecës, Sirikatit dhe Kardhikaqit në bashkinë e Finiqit, vatrat e përhapura në shkurre dhe pyje po mbahen nën vëzhgim të vazhdueshëm nga strukturat vendore.

Në Kuç të Himarës dhe Brataj të Selenicës, forcat zjarrfikëse janë aktive në terren duke ndërhyrë në zona me bimësi të dendur dhe të thata.

NĂ« veri tĂ« vendit, dy vatra janĂ« regjistruar nĂ« zonĂ«n e mbrojtur Mali me Gropa – Val nĂ« BulqizĂ«. PĂ«r shkak tĂ« terrenit tĂ« thyer, ndĂ«rhyrja Ă«shtĂ« mĂ« e vĂ«shtirĂ«, por situata po monitorohet nga punonjĂ«s tĂ« AdministratĂ«s sĂ« Zonave tĂ« Mbrojtura dhe forca vullnetare.

Në Tërnovë, gjithashtu në Bulqizë, zjarri në pyjet e dendura ka kërkuar ndërhyrjen e 8 zjarrfikësve, përveç forcave pyjore dhe ushtarake, me ndihmën e një helikopteri.

NjĂ« situatĂ« e rĂ«nduar Ă«shtĂ« regjistruar nĂ« ZhapokikĂ«, Plashnik dhe nĂ« Rezervatin Balloll tĂ« Poliçanit, ku pĂ«r shkak tĂ« pĂ«rhapjes sĂ« shpejtĂ« tĂ« flakĂ«ve u bĂ« e domosdoshme evakuimi i 20 banorĂ«ve. NĂ« kĂ«tĂ« zonĂ« po operojnĂ« tre helikopterĂ«, dy prej tĂ« cilĂ«ve janĂ« nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe njĂ« nga Çekia, sĂ« bashku me forcat zjarrfikĂ«se dhe tĂ« ushtrisĂ«.

Në Velçan të Beratit, ndërhyrja nga toka dhe ajri që prej mesditës ka bërë të mundur shmangien e rrezikut për banesat. Situata po monitorohet nga afër nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, ndërkohë që 20 efektivë shtesë të FA dhe dy helikopterë të Forcës Ajrore do të vijojnë operacionin derisa vatra të neutralizohet plotësisht.

Në Orizaj të Skraparit dhe në Vokopolë të Poliçanit, zjarret në shkurre po mbahen nën kontroll dhe nuk paraqesin rrezik për banesat.

E njëjta situatë raportohet edhe në Mbrakull të Poliçanit dhe në zonën e Ibës në Tiranë, ku është shmangur rreziku për komunitetin.

Vatra të tjera që janë vënë nën kontroll janë ato në Damjan-Fortuzaj dhe Isufaj, si dhe ato në Ferraj dhe Zall-Herr, ku ndërhyrja është bërë e vështirë për shkak të terrenit.

Në zonën e Rrogozhinës, vatrat në Spanesh dhe Kazie janë të izoluara dhe nën vëzhgim.

Në Dhuvjan, Lugar dhe Frashtan të Dropullit, situata paraqitet e qetë pas shuarjes së flakëve. Ndërkohë, në lartësitë e Majës së Golikut në Hormovë të Tepelenës, si dhe pranë antenave të RTSH, zjarret janë ende aktive por po mbahen nën vëzhgim të vazhdueshëm.

Në Gramsh, përhapja e zjarrit në fshatin Nartë është ndalur falë punës së forcave zjarrfikëse, bashkiake dhe ushtarake, të mbështetur nga vullnetarë. Ndërhyrja po vijon edhe në Mukaj e Sojnik, ku vatrat nuk paraqesin rrezik për banesat.

SituatĂ« mĂ« e rĂ«nduar paraqitet nĂ« zonĂ«n KunorĂ« DardhĂ« – Laku Klyz dhe Rrafshi i Sakatit nĂ« FushĂ«-ArrĂ«z, ku flakĂ«t po pĂ«rparojnĂ« nĂ« terren tĂ« vĂ«shtirĂ« malor dhe po pĂ«rballohen nga mbi 150 forca tĂ« pĂ«rbĂ«ra nga punonjĂ«s bashkiakĂ«, pyjorĂ«, vullnetarĂ« dhe efektivĂ« tĂ« FA.

Në Gërmenj të Kolonjës dhe në Velës të Mirditës, zjarret në pyje pishe po luftohen nga forcat zjarrfikëse dhe forca të tjera mbështetëse, megjithë vështirësitë që sjell dendësia e bimësisë.

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se në gjithë vendin, strukturat e emergjencës po punojnë për të vënë plotësisht nën kontroll vatrat e mbetura dhe për të shmangur çdo rrezik të mundshëm për jetën e qytetarëve dhe pronat e tyre.

/a.f//r.e/

The post Situata nga zjarret në vend, MM: 23 vatra aktive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bazë e re ajrore në Rinas, më shumë destinacione dhe vende pune

TIRANË, 14 gusht/ATSH/ Aeroporti NdĂ«rkombĂ«tar i TiranĂ«s (TIA) shpalli sot zyrtarisht hapjen e bazĂ«s sĂ« re tĂ« kompanisĂ« ajrore “Ryanair”, e cila pritet tĂ« nisĂ« operimet nĂ« prill 2026.

Kjo bazë e re do të shënojë një tjetër hap të rëndësishëm në zhvillimin e infrastrukturës ajrore dhe turizmit në Shqipëri.

Në bazën e re do të stacionohen tre avionë Boeing 737-800, të cilët do të operojnë fluturime drejt 10 destinacioneve të reja: Birmingam (MB); Dublin (IR); Milano (IT); Maltë (MT); Napoli (IT); Peskara (IT); Poznan (PL); Trieste (IT); Torino (IT); Verona (IT).

Krahas destinacioneve tĂ« reja, “Ryanair” do tĂ« rrisĂ« edhe frekuencat nĂ« linjat ekzistuese mĂ« tĂ« kĂ«rkuara, duke sjellĂ« njĂ« rrjet total prej 33 destinacionesh nĂ« 13 shtete tĂ« ndryshme.

Ky zgjerim pritet të ndikojë ndjeshëm në zhvillimin ekonomik të vendit, me një rritje të pritshme të trafikut vjetor të pasagjerëve në 4 milionë dhe mbështetje për mbi 3 mijë vende pune në Shqipëri.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është një nga aeroportet me rritjen më të shpejtë në rajon.

/r.e//a.f/

The post Bazë e re ajrore në Rinas, më shumë destinacione dhe vende pune appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌