❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

SPAK godet një rrjet ndërkombëtar droge, mbi 6 ton lëndë narkotike të sekuestruara, 16 persona nën hetim

TIRANË, 26 korrik/ATSH/ Prokuroria e Posaçme kundĂ«r Korrupsionit dhe Krimit tĂ« Organizuar njoftoi sot se ka goditur njĂ« rrjet pĂ«r trafikun e kokainĂ«s nga Amerika Latine nĂ« EvropĂ«.

Sipas SPAK, rrjeti ndërkombëtar ka trafikuar mbi 6 ton kokainë, me vlerë tregu 411 milionë euro, ndërsa 16 persona janë nën hetim.

“NĂ« vijim tĂ« hetimeve, gjatĂ« muajit korrik 2025, janĂ« identifikuar dhe pĂ«rfshirĂ« nĂ« procedim edhe 6 (gjashtĂ«) persona tĂ« tjerĂ«: A. H., K. H., E.N., E. A., P.D. dhe I. Ll., tĂ« cilĂ«t dyshohen se janĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« disa episode tĂ« trafikimit tĂ« drogĂ«s. Edhe kĂ«ta shtetas dyshohen pĂ«r tĂ« njĂ«jtat vepra penale nĂ« kuadĂ«r tĂ« njĂ« grupi tĂ« strukturuar kriminal”, thuhet nĂ« njoftimin zyrtar tĂ« SPAK.

Sipas SPAK-ut, këto hetime janë realizuar në bashkëpunim me autoritetet evropiane të drejtësisë, Byronë Kombëtare të Hetimit, si dhe gjatë fazës së ekzekutimit me strukturat e hetimit në Policinë e Shtetit.

Prokuroria e Posaçme kundĂ«r Korrupsionit dhe Krimit tĂ« Organizuar (Prokuroria e Posaçme), njoftoi sot se me vendimin e datĂ«s 15.05.2024, ka vendosur ndarjen e akteve nga procedimi penal nr. 184/1 i vitit 2021 dhe regjistrimin e procedimit penal nr. 184/3 i vitit 2024, ndaj 9 (nĂ«ntĂ«) shtetasve tĂ« dyshuar: P. D., J. M., B. P., A. (alias D.,) Sh., R. Rr., G. (alias K., alias E.,) N., E. S., B. H., dhe J. P., pĂ«r veprat penale tĂ« “Trafikimit tĂ« lĂ«ndĂ«ve narkotike” (neni 283/a/1 dhe neni 28/4), “Grupi i strukturuar kriminal” (neni 333/a), si dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Në vijim të hetimeve, gjatë muajit korrik 2025, janë identifikuar dhe përfshirë në procedim edhe 6 (gjashtë) persona të tjerë: A. H., K. H., E.N., E. A., P.D. dhe I. Ll., të cilët dyshohen se janë përfshirë në disa episode të trafikimit të drogës. Edhe këta shtetas dyshohen për të njëjtat vepra penale në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Këto hetime janë realizuar në bashkëpunim me autoritetet evropiane të drejtësisë, Byronë Kombëtare të Hetimit, si dhe gjatë fazës së ekzekutimit me strukturat e hetimit në Policinë e Shtetit.

Prokuroria e Posaçme ka paraqitur kĂ«rkesĂ« pĂ«r caktimin e masĂ«s sĂ« sigurimit personal ndaj 7 (shtatĂ«) personave nĂ« hetim, kĂ«rkesĂ« e cila Ă«shtĂ« miratuar nga Gjykata e Posaçme e ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« pĂ«r Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (Gjykata e Posaçme) me vendimin nr. 77, datĂ« 25.07.2025, duke vendosur masĂ«n “arrest nĂ« burg”, bazuar nĂ« nenin 238 tĂ« Kodit tĂ« ProcedurĂ«s Penale.

Vendimi u ekzekutua menjëherë në bashkëpunim me strukturat e Policisë së Shtetit. Më datë 25.07.2025 u bë e mundur arrestimi i gjashtë personave në hetim: A. H., K. H., E.N., E. A., P. D., I. Ll.

Gjatë ekzekutimit të masës së sigurisë, në banesën e shtetasit A. H. u gjetën dhe sekuestruan 3 armë zjarri të llojit pistoletë, të mbajtura pa leje, për të cilat është arrestuar në flagrancë.

Një prej të dyshuarve, shtetasi D. P. (alias D. B., alias E. S.), është shpallur në kërkim, dhe po punohet për lokalizimin dhe kapjen e tij në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe partnerët ndërkombëtarë. Për interesat e hetimit,  Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dhe marrë miratimin e Gjykatës së Posaçme për kryerjen e kontrolleve në banesa, automjete dhe persona.

Deri në këto momente janë ekzekutuar 5 vendime të Gjykatës së Posaçme dhe janë realizuar kontrolle të shumta, nga të cilat ndër të tjera janë sekuestruar sende dhe materialet e mëposhtme:

Shuma monetare nĂ« total: Euro: 43,470 €, franga zvicerane: 5,000 CHF, 3 automjete, pĂ«rfshirĂ« njĂ« Mercedes Benz AMG G63, njĂ« VolksĂ«agen Golf 7a, dhe njĂ« VolksĂ«agen Sharan. Mjet lundrues: 1 skaf luksoz i markĂ«s “Hull Works Sarock 40”, prodhim i vitit 2025, i regjistruar nĂ« emĂ«r tĂ« njĂ« subjekti tregtar. ArmĂ« zjarri: 3 pistoleta, me krehĂ«r dhe fishekĂ«. Ora tĂ« luksit: 1 orĂ« Rolex, model 126613LN, 1 orĂ« Richard Mille, model Mclaren RM50-03/68. Telefona celularĂ«: 16 aparate celularĂ«, kryesisht tĂ« markĂ«s iPhone dhe Samsung, disa me karta SIM aktive. Karta bankare dhe dokumente financiare: 19 karta bankare ndĂ«rkombĂ«tare (Visa, Mastercard, American Express), tĂ« lĂ«shuara nĂ« emĂ«r tĂ« personave nĂ«n hetim.

Dokumente bankare dhe transaksionesh financiare me llogari në Emiratet e Bashkuara, Gjermani, Itali dhe Panama.

Pajisje elektronike: 1 dron i markës DJI Mavic 2 Enterprise, me të gjithë aksesorët përkatës. 8 hard disqe të markës Hikvision, me kapacitet 6TB secili. 1 NVR Hikvision. 2 radio komunikimi Baofeng. Dokumentacion identifikimi dhe pronësie: Patentë dhe karta identiteti nga autoritete të Shqipërisë, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar. Leje drejtimi dhe dokumente lundrimi për mjetet lundruese. Certifikata pronësie, dokumente noteriale, kontrata shitblerjeje dhe deklarime të pasurisë. Etj.

Episodet të trafikut të drogës

Bazuar nĂ« informacionin hetimor tĂ« mbledhur nga Prokuroria e Posaçme, aktiviteti i kĂ«tij grupi tĂ« strukturuar kriminal pĂ«r trafik ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« lĂ«ndĂ«ve narkotike Ă«shtĂ« konkretizuar pĂ«rmes njĂ« sĂ«rĂ« episodesh tĂ« zhvilluara kryesisht gjatĂ« periudhĂ«s 2020–2021 nĂ« disa shtete tĂ« Bashkimit Evropian dhe MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar.

Episode të sekuestrimi të kokainës

SpanjĂ« – shkurt 2020
Sekuestruar 400 kg.

BelgjikĂ« – prill 2020
Sekuestruar 989.1 kg.

Kanali (FrancĂ« – MbretĂ«ri e Bashkuar) – prill 2020
Sekuestruar 250 kg në një ngarkesë me destinacion Britaninë e Madhe.

HolandĂ« – qershor 2020
Sekuestruar mbi 2000 kg kokainë. Vlera tregu e kësaj sasie llogaritet mbi 151 milionë euro

HolandĂ« – tetor 2020
Sekuestruar 1484.07 kg.

Episode të sekuestrimit të hashashit

Rimini, Itali – korrik 2020
Sekuestruar 275 kg.

Bari, Itali – mars 2021
Sekuestruar 400 kg.

Algeciras, SpanjĂ« –mars-shtator 2020

Sekuestruar rreth 1442 kg, ku 170 kg dyshohet se ishin për llogari të të hetuarve.

Episode të tjera

FrancĂ« – shkurt 2020
Sekuestruar një automjet dhe 72,000 euro cash.

Ky grup i strukturuar kriminal vepronte nëpërmjet një organizimi të sofistikuar kryesisht në trafikimin e kokainës nga Amerika Latine drejt disa prej vendeve të Bashkimit Evropian si dhe në Britaninë e Madhe. Lënda narkotike vinte kryesisht nga Santa Marta (Kolumbi) ose Ekuadori dhe transportohej me kontejnerë detarë drejt porteve të mëdha si Anvers (Belgjikë), Rotterdam (Holandë), apo në rrugë tokësore drejt Francës dhe përmes Kanalit (Channel Tunnel) për në Mbretërinë e Bashkuar. Në disa raste, ngarkesat shkarkoheshin edhe në portet e Italisë dhe Spanjës.

Sipas prokurorëve të çështjes, Altin Dumani dhe Adnan Xholi:

“Struktura organizative e kĂ«tij grupi kriminal, me shtrirje nĂ« disa kontinente dhe me 16 anĂ«tarĂ« tĂ« identifikuar deri tani, dĂ«shmon nivelin e lartĂ« tĂ« sofistikimit tĂ« grupeve kriminale shqiptare, aftĂ«sitĂ« dhe shtrirjen e tyre nĂ« tregje kriminale ndĂ«rkombĂ«tare.”

Transporti i drogës karakterizohej nga metoda të sofistikuara fshehjeje dhe një logjistikë e mirëorganizuar ndërkombëtare. Për fshehjen e drogës përdoreshin mënyra të ndryshme, si për shembull fshehje në paleta me dru (Belgjikë, Francë), kuti me banane (Holandë) dhe thasë me kokrra kakaoje (Rotterdam), duke e maskuar kështu si mall tregtar për të shmangur kontrollin doganor.

Organizimi i grupit ishte hierarkik dhe i ndarë në role të specializuara. Në krye këtij grupi kriminal qëndronin drejtuesit dhe financuesit të cilët jo vetëm porosisnin dhe financonin ngarkesat me drogë, por gjithashtu koordinonin rrugët, pikët e kontaktit dhe operacionet logjistike. Ata ishin ideatorët, investitorët dhe garantuesit e operacioneve, duke lidhur burimin e drogës në Amerikën Latine me tregjet evropiane përmes një zinxhiri të sofistikuar ndërmjetësimi. Shumica e tyre jetonin midis vendeve të Bashkimit Evropian, Britanisë së Madhe dhe në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

PoshtĂ« tyre vepronin bashkĂ«punĂ«torĂ« qĂ« siguronin logjistikĂ«n dhe transportin. KĂ«ta persona gjenin kompani legjitime eksporti ose transporti, kontraktonin shoferĂ« – shpesh shtetas rumunĂ« – dhe pĂ«rgatisnin ngarkesat duke i maskuar me mallra tĂ« ligjshĂ«m si lĂ«ndĂ« drusore apo kakao. PĂ«rmes tyre kalonin tonelata me lĂ«ndĂ« narkotike drejt porteve tĂ« BelgjikĂ«s, HolandĂ«s apo kalimeve tokĂ«sore drejt FrancĂ«s dhe MbretĂ«risĂ« sĂ« Bashkuar.

NĂ« terren, nĂ« vendet e destinacionit, funksiononte njĂ« tjetĂ«r hallkĂ« e grupit – ajo e shpĂ«rndarjes. KĂ«tu pĂ«rfshiheshin persona qĂ« prisnin sasitĂ« e drogĂ«s, siguronin dorĂ«zimin, dhe shpĂ«rndanin lĂ«ndĂ«n narkotike sipas porosive lokale. KĂ«ta ishin krahu ekzekutiv i rrjetit nĂ« BritaninĂ« e Madhe dhe EvropĂ«n PerĂ«ndimore.

Në origjinën e ngarkesave, në vendet e Amerikës Latine, qëndronin persona të paidentifikuar që shërbenin si pika kontakti. Ata ishin përgjegjës për sigurimin, ambalazhimin dhe dërgimin e drogës drejt porteve evropiane.

Gjithçka mbahej në kontroll nëpërmjet një komunikimi të koduar, aplikacionit Sky/ECC. Përdoruesit mbuloheshin pas pseudonimesh dhe kodeve PIN, që garantonin anonimitetin dhe shmangien e përgjimeve. Komunikimet përfshinin planet për dorëzime, paralajmërime për kontrolle doganore dhe udhëzime për mënyrën e reagimit në rast sekuestrimesh. Në raste dyshimi, telefonat fshiheshin, shkatërroheshin ose hidhnin për të mos lënë gjurmë.

NĂ« aspektin e kryerjes sĂ« pagesave, grupi kishte zbatuar njĂ« metodĂ« tĂ« sofistikuar pĂ«r tĂ« shmangur sistemin bankar tradicional: sistemin informal tĂ« pagesĂ«s HaĂ«ala. Ky mekanizĂ«m mundĂ«sonte transferimin e shumave tĂ« mĂ«dha parash midis vendeve tĂ« ndryshme pa kaluar pĂ«rmes kanaleve financiare formale, duke shmangur kĂ«shtu gjurmĂ«t zyrtare tĂ« transaksioneve. Kjo formĂ« pagesash pĂ«rdorej pĂ«r tĂ« fshehur origjinĂ«n dhe destinacionin e tĂ« ardhurave nga trafiku i drogĂ«s. Verifikimi i shumave bĂ«hej pĂ«rmes kartĂ«monedhave tĂ« koduara, ku ishin shĂ«nuar pseudonime, shumat e pagesave dhe datat specifike qĂ« funksiononin si “token” pĂ«r tĂ« garantuar tĂ«rheqjen e saktĂ« tĂ« shumĂ«s nĂ« pikĂ«n pĂ«rkatĂ«se.

Ky grup kriminal kishte gjithashtu akses në infrastrukturën doganore përmes lidhjeve me individë të përfshirë në porte apo agjenci kontrolli në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian. Nga komunikimet del qartë që sigurimi i bashkëpunimit me doganierë ose personel të porteve shihej nga drejtuesit e këtij grupi kriminal si faktor vendimtar për suksesin e kryerjes së trafikut të narkotikëve prej tyre.

Bashkëpunimi ndërkombëtar

Në këtë hetim të rëndësishëm, SPAK ka pasur një koordinim dhe bashkëpunim të shkëlqyer me EUROPOL, EUROJUST, agjencitë ligjzbatuese të Amerikës Latine, agjencitë partnere britanike dhe agjencitë ligjzbatuese të vendeve të BE dhe në mënyrë më specifike me shtete si Franca, Italia, Spanja, Holanda, Belgjika dhe Kroacia.  Një koordinim mjaft cilësor ka qenë edhe ai me agjencitë ligjzbatuese vendase.

ProkurorĂ«t e çështjes, Altin Dumani dhe Adnan Xholi, nĂ«nvizojnĂ« se: “ky hetim i suksesshĂ«m i drejtuar nga SPAK Ă«shtĂ« rezultat i drejtpĂ«rdrejtĂ« i bashkĂ«punimit tĂ« ngushtĂ« ndĂ«rinstitucional dhe ndĂ«rkombĂ«tar, veçanĂ«risht me EUROPOL, EUROJUST, agjencitĂ« e shteteve anĂ«tare tĂ« BE-sĂ«, si dhe agjencitĂ« ligjzbatuese partnere nĂ« MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar, tĂ« cilĂ«t ofruan mbĂ«shtetje pĂ«rmes njĂ« analize tĂ« thelluar tĂ« tĂ« dhĂ«nave dhe zbatimit tĂ« njĂ« koordinimi efektiv ndĂ«rkombĂ«tar policor. Vlera e materialit tĂ« zbuluar pĂ«rmes analizĂ«s sĂ« tĂ« dhĂ«nave tĂ« komunikimit tĂ« dekriptuara nga Sky/ECC ka qenĂ« thelbĂ«sore pĂ«r tĂ« plotĂ«suar provat e mbledhura gjatĂ« hetimit dhe mbetet ende e vlefshme pĂ«r arritjen e rezultateve tĂ« duhura hetimore. Ky informacion ka qenĂ« thelbĂ«sor nĂ« identifikimin e veprave penale tĂ« rĂ«nda, tĂ« tĂ« dyshuarve, si dhe pĂ«r pĂ«rcaktimin e rolit tĂ« tyre nĂ« kĂ«tĂ« grup tĂ« strukturuar kriminal”.

/e.i/ /gj.m/

The post SPAK godet një rrjet ndërkombëtar droge, mbi 6 ton lëndë narkotike të sekuestruara, 16 persona nën hetim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Çdo hapĂ«sirĂ« publike e marrĂ« peng do t’i kthehet komunitetit

TIRANË, 26 korrik/ATSH/ NĂ« tĂ« gjithĂ« vendin po vijon aksioni pĂ«r lirimin e hapĂ«sirave publike nga tavolinat dhe karriget qĂ« kanĂ« zaptuar trotuaret dhe ambientet e dedikuara pĂ«r komunitetin dhe qytetarĂ«t.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga disa subjekte që kishin marrë peng hapësirën komunitare.

“3 – 4 subjekte kanĂ« marrĂ« peng tĂ«rĂ« hapĂ«sirĂ«n komunitare dhe pyetja pĂ«r disa komentatorĂ« qĂ« qajnĂ« hallin kĂ«tu e gjetkĂ«, se duke rivendosur kufirin mes tĂ« drejtĂ«s e tĂ« paligjshmes nĂ« hapĂ«sirat publike po goditen kursimet e “popullit”, Ă«shtĂ« e thjeshtĂ«: Kush Ă«shtĂ« populli, kĂ«ta tre katĂ«r guximtarĂ« qĂ« kanĂ« zĂ«nĂ« tĂ«rĂ« lulishten e komunitetit apo familjet, tĂ« moshuarit, fĂ«mijĂ«t, qĂ« jetojnĂ« nĂ« pallatet pĂ«rreth dhe dalin nga shtĂ«pitĂ« pĂ«rmes shtigjeve tĂ« lĂ«na nga bizneset?!”, shkroi Rama.

Kryeministri u shpreh se, “edhe kjo hapĂ«sirĂ« edhe çdo hapĂ«sirĂ« si kjo, do t’i kthehen komunitetit, ndĂ«rsa bizneset do tĂ« jenĂ« vlerĂ« e shtuar por pa shkelur kufirin e tĂ« drejtĂ«s sĂ« popullit pĂ«r tĂ« lĂ«vizur e marrĂ« frymĂ« lirisht”.

Lirimi i hapësirave publike shihet si një hap i domosdoshëm për rritjen e shërbimit, funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë.

Lirimi i hapësirave në qytete dhe plazhet publike në të gjithë vendin, si edhe i hapësirave të përbashkëta mes pallateve, pritet të sjellë më shumë hapësira në shërbim të qytetarëve, si edhe një bashkëjetesë brenda standardeve për të gjithë.

/e.i/ /gj.m/

The post Rama: Çdo hapĂ«sirĂ« publike e marrĂ« peng do t’i kthehet komunitetit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Situata e zjarreve, MM: 26 vatra të raportuara, 17 ende aktive, 9 në monitorim

TIRANË, 26 korrik/ATSH/ Ministria e Mbrojtjes informoi sot mbi situatĂ«n e zjarreve nĂ« vend.

Sipas njoftimit të MM, deri në orën 13:00 janë evidentuar 26 vatra zjarri, nga të cilat 17 janë aktive dhe 9 në monitorim.

Vatrat aktive janĂ« nĂ« qarkun DibĂ«r, nĂ« vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesĂ« e Parkut KombĂ«tar LurĂ«. Zjarri po zhvillohet nĂ« 2 vatra , mbi fshatin GurĂ«-LurĂ« dhe nĂ« FushĂ«n e Pelave. DitĂ«n e sotme nĂ« terren janĂ« angazhuar, 35 forca bashkiake. Situata paraqitet nĂ«n kontroll.

NĂ« fshatin Zall Gjoçaj, njĂ«sia administrative Derjan. Aktualisht, vatra e zjarrit vazhdon tĂ« jetĂ« aktive. ËshtĂ« kĂ«rkuar ndihmĂ« nga ajri.

Në fshatin Ulëz, vatra e zjarrit raportohet e shuar në territorin e Qarkut Dibër, por ka marrë zhvillim drejt bashkisë Mirditë, në Qarkun Lezhë. Në terren ndodhen 15 forca Bashkiake. Në monitorim.

Vazhdon aktive, por me zhvillime të pakta, vatra e zjarrit të rënë në Livadhet e Peladhisë, e adresuar mbi fshatrat Sofraçan dhe Krajkë të baskisë Bulqizë. Deri tani zjarri ka përshkuar mbi 40 ha. Sot janë angazhuar në operacion 10 forca të bashkisë Bulqizëdhe zjarri po mbahet nën monitorim për të ndaluar përhapjen e mëtejshme. Në monitorim

NĂ« qarkun VlorĂ«, nĂ« vendin e quajtur “Maja e PaliskĂ«s”, mbi fshatin Dukat, njĂ«sia administrative Orikum, bashkia VlorĂ«, ka vazhduar puna ditĂ«n e sotme pĂ«r shuarjen e zjarrit tĂ« rĂ«nĂ«.

Po vijon puna për zjarrin e rënë në lartësitë e malit mbi fshatin Kalasë, njësia administrative Vergo, bashkia Delvinë, në kullota. Po vijon operacioni me të gjitha strukturat, të ndihmuar nga 60 efektivë dhe 4 automjetezjarrfikëse të FA-së dhe gjithashtu janë asistuar nga helikopterë të FA-së dhe ata Hungarez. Zjarri është nën kontroll dhe janë përshkuar 10 banesa. Aktualisht po operojnë 40 efektivë nga FA.

Mbi fshatin Ploç, njësia administrative Sevaster, bashkia Selenicë. Zjarri ka kaluar nga Ploça në drejtim të malit të Smokthinës. Aktualisht vatra është aktive mbi Smokthinë dhe po punojnë për shuarjen e tij 1 mjet zjarrfikës me 4 efektivë. Në monitorim

Në fshatin Sevaster, njësia administrative Sevaster, bashkia Selenicë.

Gjithashtu Ă«shtv aktivizuar njĂ« vatĂ«r e re zjarri mbi fshatin Kopacez, NjĂ«sia Administrative Vergo nĂ« zonĂ« me bimĂ«si tĂ« dendur dhe terren tepĂ«r tĂ« thyer. Era ndihmon pĂ«rhapjen me shpejtĂ«si tĂ« flakĂ«ve. Forcat e FA Poshnje janē pranē vendit, por Ă«shtĂ« e pamundur tē operojnĂ«,si nga era e fortē, por edhe prania e municioneve luftarake.

Në vendin e quajtur Markat, bashkia Konispol është aktivizuar një vatër zjarri e ndihmuar nga era. Janë aktivizuar kapacitetet e bashkisë, 1 mjet me 3 efektiv MZSH bashkia Sarandë, 2 mjete me 12 efektivë MZSH BMEC që ndodhen në Palavli.

Në qarkun Elbasan në zonën e Shmilit, në fshatin Dritas, njësia administrative Labinot-Mal, bashkia Elbasan, ditën e sotme ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit. Në terren po punojnë rreth 36 forca, 20 nga forcat ushtarake, 6 forca zjarrfikse, dhe 10 forca nga bashkia Elbasan.

Në vendin e qujatur pyjet e Gurakuqit, bashkia Librazhd, kemi 3 vatra zjarri aktive. Zjarri ne pyjet e Gurakuqit, zjarri ne Kostenje dhe zjarri të Guri Muzhaqit, në Orenjë. Po merren masa që në bashkëpunim me kryetaret e fshatrave, sektorin pyjor dhe ndërmarrjen e punëve publike të bashkisë të angazhohen forca për të vepruar në cdo vatër zjarri.

Në zonën mbrapa mali të Lisecit, në zonën e qujtur Bregu, bashkia Gramsh është aktivizuar një vatër zjarri e cilluar që prej mbrëmjes së djeshme. Sot janë aktivizuar 2 mjetet zjarrëfikës dhe efektivë. Aktualisht po punohet për fikjen e zjarrit.Terreni  vështirëson punën e forcave.

Në qarkun Lezhë, në zonën e Shkopetit, njësia administrative Milot, vazhdon aktiv zjarri, vatra e të cilit është përhapur edhe në territorin e bashkisë Mirditë. Pjesa më aktive e vatrës është përhapur në zonën e kufirit ndarës mes bashkive Kurbin-Mirditë-Mat, mbi lartësitë e fshatit Lurth.Ditën e sotme janë angazhuar 39 forca vendore të bashkive Kurbin e Mirditë dhe 50 forca ushtarake të ndihmuar edhe nga 2 helikopterët Hungarez H225M (mbaruan operacionin) të cilët kryen 34 rrugë/kova. Nuk ka rrezik për banesat.

Në qarkun Korçë, në fshatin Dishnicë, njësia administrative Bulgarec. Në ndihmë të forcave operacionale kanë shkuar edhe 30forca ushtarake të FA-së.Vatra e zjarrit mbetet aktive, por me intensitet të ulët.

Në vendin e quajtur Qeramica ndërmjet fshatrave Trestenik- Vishocicë të bashkisë Devoll. Vatra për shkak të erës rrezikon të përhapet për shkak se vendi ku është kjo vatër zjarri është e veshur me barishte e shkurre. Në vendgjarje ndodhen forcat operacionale, që po punojnë për neutralizimin e zjarrit.

Në orën 13:37 është aktivizuar një vatër zjarri në fshatin Strelcë, njësia administrative Gorë, bashkia Maliq, e cila vijon në drejtim të veriut. Vatrat e tjera janë të neutralizuara dhe po mbahen në monitorim për të mos lejuar riaktivizim.

Në orën 13:37 është aktivizuar një vatër zjarri në fshatin Kriçkovë, njësia administrative Proptisht, bashkia Pogradec. Forcat operacionale janë në terren për vënien në kontroll të situatës.

NĂ« qarkun Berat, nĂ« fshatin MuzhakĂ«, njĂ«sia administrative Çepan, bashkia Skrapar, ka rĂ«nĂ« zjarr nĂ« njĂ« sipĂ«rfaqe me shkurre dhe pyll. Terreni Ă«shtĂ« malor, pyll lisi dhe bimĂ«si tĂ« dendur, i vĂ«shtirĂ« pĂ«r ndĂ«rhyrje edhe nga punonjĂ«sit e MZSH, por situata Ă«shtĂ« nĂ«n kontroll, digjen barishte.

Në fshatin Konisbaltë, bashkia Dimal. Zjarri është në kufi të dy bashkive Dimal dhe Berat (në fshatin Mbreshtan dhe në).Në vendngjarje kanë shkuar një grup shërbimi dhe 3 mjete nga MZSH Berat dhe 1 grup shërbimi e një mjet ngaMZSH Dimal, dhe MZSH Mallakastër, si dhe 40 forca të FA-sembështetur edhe nga 1 helikopterët Hungarez H225M. Zjarriështë vënë nën kontroll dhe nuk ka rrezik për banesa.

Në fshatin Lybeshë, njësia administrative Vërtop, bashkia Poliçan. Zjarri është izoluar dhe po mbahet në monitorim nga banorët.

Në fshatin Zgërbon, bashkia Poliçan. Zjarri nën kontroll.

Në qarkun Gjirokastër, në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë. Zjarri është në lartësi dhe për momentin nuk rrezikohet fshati Fushëbardhë dhe tuneli.

Në fshatin Fushëbardhë dhe pranë tunelit të Skërficës. Zjarri eshte ne lartesi dhe per momentin nuk rrezikohet fshati Fushbardhe dhe tuneli. Zjarri është drejt izolimit dhe fikjes. Po përdoren kundrazjarre, pasi era është ne favor. Era fryn nga Jug perëndimi dhe shtyn zjarrin ne drejtim të sipërfaqes së djegur.

Në fshatin Levan, njësia administrative Krahës, bashkia Memaliaj, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore. Po punohet per shuarjen.

Në qarkun Kukës, në vendin e quajtur Gryka e Motinës, mbi fshatin Dragobi, brenda Parkut Kombëtar të Alpeve të Shqipërisë. Për shkak të terrenit të vështirë dhe largësisë, punonjësit e AdZM-së e kanë të vështirë të shuajnë zjarrin.

Në këto operacione po marrin pjesë 634 Forcat bashkiake (Mzsh, Pyjore, etj.), 284 forca të FA dhe 36 mjete

/e.i/ /gj.m/

The post Situata e zjarreve, MM: 26 vatra të raportuara, 17 ende aktive, 9 në monitorim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AKSK hap thirrjen për përzgjedhjen e 10 të rinjve në garën botërore të ECSC

TIRANË, 26 korrik /ATSH/ Autoriteti KombĂ«tar pĂ«r SigurinĂ« Kibernetike (AKSK) ka hapur thirrjen pĂ«r pĂ«rzgjedhjen e ekipit shqiptar qĂ« do tĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« ‘European Cyber Security Challenge (ECSC) 2025’, qĂ« zhvillohet nga 6 deri mĂ« 10 tetor nĂ« VarshavĂ«, Poloni.

Sipas njoftimit tĂ« AKSK-sĂ«, ECSC Ă«shtĂ« njĂ« garĂ« prestigjioze ndĂ«rkombĂ«tare pĂ«r tĂ« rinjtĂ« e moshĂ«s 14–24 vjeç, e organizuar nga ENISA, Agjencia e Bashkimit Evropian pĂ«r SigurinĂ« Kibernetike, ku ekipe nga mbi 40 vende pĂ«rballen nĂ« sfida praktike tĂ« fushĂ«s.

Sfidat përfshijnë garat për sigurinë e faqeve dhe shërbimeve web, sigurinë e aplikacioneve mobile, cryptography, reverse engineering dhe forensics.

‘European Cyber Security Challenge 2025’ Ă«shtĂ« njĂ« mundĂ«si pĂ«r tĂ« rinjtĂ« qĂ« duan tĂ« testojnĂ« dhe zhvillojnĂ« aftĂ«sitĂ« e tyre nĂ« sigurinĂ« kibernetike, nĂ« skenĂ«n mĂ« tĂ« madhe evropiane tĂ« kĂ«saj fushe.

Ekipi përfaqësues i Shqipërisë do të përbëhet nga 10 të rinj, të cilët do të përzgjidhen përmes këtij aplikimi në adresën https://aksk.gov.al/aplikim-per-perfaqesim-ne-european
/

/e.i/ /gj.m/

The post AKSK hap thirrjen për përzgjedhjen e 10 të rinjve në garën botërore të ECSC appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dredha: Gjoba për ndotësit e ambientit

TIRANË, 25 korrik/ATSH/ Kryetari i bashkisĂ« sĂ« VlorĂ«s, Ermal Dredha tha sot se tĂ« do tĂ« ndĂ«shkohen me gjoba tĂ« gjithĂ« ata qĂ« nuk pyesin as pĂ«r ambientin, as pĂ«r qytetin dhe as pĂ«r punĂ«n e njerĂ«zve qĂ« pastrojnĂ« mbetjet e hedhura ku t’iu teket bizneseve apo individĂ«ve.

Kryebashkiaku Dredha ndau në rrjetet sociale foto nga gjobat e vendosura sot ndaj subjekteve dhe individëve, që lënë thasët me mbetje jashtë kazanëve.

Dredha tha se “detyrohemi tĂ« marrim masa pĂ«r sjellje bazike siç janĂ« hedhjet e mbetjeve nĂ« kosh! ThasĂ« tĂ« tĂ«rĂ«, lihen nĂ« mes tĂ« ditĂ«s, menjĂ«herĂ« pas pastrimit tĂ« kontenierĂ«ve! Gjobat nuk do tĂ« ndalen”.

Edhe më herët, Dredha ka bërë thirrje publike për të gjithë qytetarët dhe vizitorët, duke theksuar se Vlora është një qytet që u përket të gjithëve dhe kërkoi angazhim të përbashkët për ta mbajtur të pastër dhe të rregullt.

Në një reagim publik, Dredha apeloi për ndërgjegjësim qytetar për çështje të tilla si hedhja e mbeturinave jashtë orarit të përcaktuar, parkimet e paligjshme dhe mungesa e kujdesit ndaj hapësirave publike.

“Rregulli, pastĂ«rtia dhe qarkullimi nuk janĂ« privilegj, janĂ« detyrim kolektiv dhe kulturĂ« urbane. PĂ«r kĂ«tĂ« nevojitet edukim dhe disiplinĂ« qytetare, jo thjesht ndĂ«shkim”, u shpreh ai.

Sipas tij, Bashkia do tĂ« pĂ«rcaktojĂ« orare tĂ« qarta pĂ«r hedhjen dhe grumbullimin e mbetjeve, duke i bĂ«rĂ« ato publike dhe tĂ« detyrueshme pĂ«r t’u respektuar nga qytetarĂ«t, bizneset dhe shĂ«rbimet pĂ«rkatĂ«se.

“Kjo Ă«shtĂ« njĂ« thirrje pĂ«r reflektim dhe bashkĂ«punim, qĂ« tĂ« gjithĂ« tĂ« japin kontributin e tyre me propozime konkrete nĂ« dĂ«gjesa publike dhe tĂ« bĂ«hen pjesĂ« e zgjidhjes sĂ« problemeve,” pĂ«rfundoi Dredha.

Ai shtoi se qyteti do të jetë ashtu siç sillemi me të, duke e konsideruar Vlorën si shtëpinë e përbashkët të të gjithëve.

Foto nga gjobat e vendosura për ndotësit e ambientit në Vlorë
1 nga 7

/e.i/j.p/

The post Dredha: Gjoba për ndotësit e ambientit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Maratona në Pogradec, Policia plan masash për garantimin e sigurisë

TIRANË, 25 korrik/ATSH/ Policia e Korçës ka publikuar sot planin e masave pĂ«r garantimin e rendit dhe sigurisĂ« gjatĂ« zhvillimit tĂ« MaratonĂ«s KombĂ«tare dhe NdĂ«rkombĂ«tare, ditĂ«n e nesĂ«rme nĂ« qytetin e Pogradecit.

Policia njofton se mĂ« datĂ« 26.07.2025, nĂ« orĂ«n 19:00, nĂ« qytetin e Pogradecit, shoqata “Maraton Albania” nĂ« bashkĂ«punim me BashkinĂ« Pogradec, do tĂ« organizojnĂ« njĂ« aktivitet sportiv maratonĂ«, nĂ« kuadĂ«r tĂ« pjesĂ«marrjes nĂ« Maratona KombĂ«tare dhe NdĂ«rkombĂ«tare.

Ky aktivitet përfshin dy disiplina garuese:

Half maratonë (21 km): nisja nga fshati Lin, përgjatë aksit rrugor buzë liqenit, dhe përfundon në qendër të qytetit të Pogradecit;

Mini maratonĂ« (10 km): nisja nga qendra e qytetit, pĂ«rgjatĂ« aksit Pogradec – Buçimas – Tushemisht, dhe kthim nĂ« pikĂ«n e nisjes, nĂ« qendĂ«r tĂ« qytetit, pĂ«rgjatĂ« shĂ«titores buzĂ« liqenit dhe unazĂ«s lidhĂ«se.

Sipas PolicisĂ«, “pĂ«r mbarĂ«vajtjen e kĂ«tij aktiviteti, strukturat e PolicisĂ« do tĂ« marrin masat e nevojshme pĂ«r: ruajtjen e rendit dhe sigurisĂ« publike; garantimin e sigurisĂ« rrugore dhe tĂ« garuesve; menaxhimin e qarkullimit dhe parandalimin e ngjarjeve tĂ« mundshme rrugore”.

Si rezultat i kësaj, Policia njofton se do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit:

NĂ« aksin “Lin- Pogradec”, do tĂ« bllokohet krahu i majtĂ« i rrugĂ«s;

NĂ« aksin “Tushemisht – Pogradec”, do tĂ« bllokohen tĂ« dy korsitĂ«;

Gjithashtu, do të bllokohen përkohësisht edhe disa segmente brenda qytetit të Pogradecit, deri në përfundimin e aktivitetit.

Orari i bllokimit: nga ora 19:00 deri në orën 21:00.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë kërkon mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës për këto masa të përkohshme dhe ju falënderon për bashkëpunimin në funksion të zhvillimit të sigurt të këtij aktiviteti sportiv ndërkombëtar.

/e.i/j.p/

The post Maratona në Pogradec, Policia plan masash për garantimin e sigurisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Automjeti pësoi defekt, Policia e Përmetit ndihmon dy turistet franceze

TIRANË, 25 korrik/ATSH/ ShĂ«rbimet e Komisariatit tĂ« PolicisĂ« PĂ«rmet u kanĂ« shkuar nĂ« ndihmĂ« dy turisteve franceze, tĂ« cilat mbetĂ«n nĂ« mesnatĂ«, nĂ« fshatin Bajkollar, pĂ«r shkak tĂ« njĂ« defekti nĂ« automjetin me tĂ« cilin po eksploronin zonĂ«n.

Policia bĂ«n me dije se sapo u njoftua rreth orĂ«s 00:10, se dy turiste franceze kishin mbetur nĂ« territorin e fshatit Bajkollar, pĂ«r shkak se automjeti i tyre kishte defekt, shĂ«rbimet e Komisariatit tĂ« PolicisĂ« PĂ«rmet shkuan nĂ« zonĂ«, pĂ«r t’iu ofruar ndihmĂ«.

Sipas Policisë, turistet u lokalizuan dhe më pas u transportuan në ambientin ku ishin akomoduar në Përmet, ndërsa janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjithashtu, u transportua automjeti me defekt.

Turistet kanë falënderuar shërbimet e Policisë së Përmetit, për ndihmën e dhënë në kohë rekord.

Policia e Gjirokastrës mbetet e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe të vizitorëve, dhe i fton ata që për çdo rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

/e.i/j.p/

The post Automjeti pësoi defekt, Policia e Përmetit ndihmon dy turistet franceze appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sherr me sende të forta në shëtitoren e Sarandës, shpallen në kërkim 5 shtetas italianë

TIRANË, 25 korrik/ATSH/ Policia e SarandĂ«s ka shpallur nĂ« kĂ«rkim pesĂ« shtetas italianĂ«, pas njĂ« konflikti tĂ« dhunshĂ«m fizik tĂ« ndodhur nĂ« shĂ«titoren e qytetit, mĂ«ngjesin e datĂ«s 24 korrik, rreth orĂ«s 01:30.

Policia e Sarandës sqaron se në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, që pasqyron një konflikt fizik mes disa shtetasve në shetitoren e Sarandës, ngjarja ka ndodhur më datë 24.07.2025, rreth orës 01:30, dhe menjëherë pas saj, strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë nisur veprimet procedurale për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj të plotë ligjor.

Në njoftimin zyrtar, thuhet se nga hetimet ka rezultuar se dy grupe shtetasish italianë janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta, ku kanë goditur njëri-tjetrin me grushte dhe sende të forta.

“NĂ« pĂ«rfundim tĂ« veprimeve procedurale  u referuan materialet nĂ« ProkurorinĂ« pranĂ« GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m SarandĂ«, dhe u bĂ« shpallja nĂ« kĂ«rkim pĂ«r shtetasit italianĂ«: G. T., 23 vjeç, M. A., 20 vjeç, S. D., 60 vjeç, A. L., 19 vjeç, S. B., 19 vjeç, tĂ« gjithĂ« banues nĂ« Napoli, Itali”, thuhet nĂ« njoftim.

Policia nënvizon se këta 5 shtetas janë konfliktuar dhe kanë goditur me sende të forta shtetasit italianë G. M., 19 vjeç, F. D., 22 vjeç, L. D., 20 vjeç, të gjithë banues në Avelino, Itali.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori edhe për shtetasin italian E. G., i cili nga verifikimet rezultoi se ushtronte aktivitet të paligjshëm për shitje biletash për festa, pa lejen përkatëse, si dhe kishte punësuar në këtë aktivitet shtetas të pasiguruar.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë veprimet për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale u referuan në Prokurori, për veprime të mëtejshme.

/e.i/j.p/

The post Sherr me sende të forta në shëtitoren e Sarandës, shpallen në kërkim 5 shtetas italianë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Prezantohet drafti i Kodit të ri Penal, Manja: Përgjigje për format e reja të kriminalitetit, miratimi pas certifikimit në Bruksel

TIRANË, 25 korrik/ATSH/ Ministri i DrejtĂ«sisĂ«, Ulsi Manja u shpreh sot se hartimi i njĂ« Kodi tĂ« ri Penal nuk Ă«shtĂ« njĂ« ngjarje e zakonshme, por njĂ« moment i rrallĂ« institucional qĂ« shĂ«non jo vetĂ«m rregullimin juridik tĂ« njĂ« epoke tĂ« re, por edhe pjekurinĂ« demokratike tĂ« njĂ« shoqĂ«rie qĂ« ka nevojĂ« pĂ«rditĂ«sojĂ« normat penale me zhvillimet shoqĂ«rore, kushtetuese dhe ndĂ«rkombĂ«tare.

NĂ« aktivitetin pĂ«r prezantimin e draftit pĂ«rfundimtar tĂ« Kodit tĂ« Ri Penal, ku tĂ« pranishĂ«m ishin edhe kryetarja e GjykatĂ«s Kushtetuese, Holta Zaçaj, kryetari i GjykatĂ«s sĂ« LartĂ«, Sokol Sadushi, ministrja e Shtetit pĂ«r AdministratĂ«n Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja e ShqipĂ«risĂ« me Bashkimin Evropian, Majlinda Dhuka, aktorĂ« kryesorĂ« tĂ« sistemit tĂ« drejtĂ«sisĂ«, partnerĂ« ndĂ«rkombĂ«tarĂ«, universitete, shoqĂ«ri civile dhe media, ministri Manja tha se “ky moment shĂ«non njĂ« hap tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m drejt forcimit tĂ« shtetit tĂ« sĂ« drejtĂ«s nĂ« vend“.

“Ky draft, qĂ« sot hyn nĂ« fazĂ«n e konsultimit publik, Ă«shtĂ« njĂ« dokument themelor pĂ«r mbrojtjen e tĂ« drejtave dhe lirive tĂ« çdo qytetari “, tha Manja.

“NĂ« njĂ« shtet tĂ« sĂ« drejtĂ«s, Kodi Penal Ă«shtĂ« shtylla themelore e kontratĂ«s sonĂ« sociale. Ai pĂ«rkufizon qartĂ« kufirin ndarĂ«s mes sjelljes sĂ« lejuar dhe asaj tĂ« dĂ«nueshme dhe Ă«shtĂ« njĂ« instrument i drejtpĂ«rdrejtĂ« nĂ« mbrojtjen e rendit kushtetues, tĂ« drejtave dhe sigurisĂ« juridike tĂ« çdo individ”, tha ministri Manja.

Sipas ministrit tĂ« DrejtĂ«siĂ«, ”Kodi Penal nĂ« fuqi u miratua nĂ« janar tĂ« vitit 1995 dhe hyri nĂ« fuqi nĂ« 1 qershor tĂ« po atij viti, nĂ« njĂ« kohĂ« kur ShqipĂ«ria sapo kishte dalĂ« nga njĂ« regjim totalitar dhe kishte nisur ndĂ«rtimin e njĂ« sistemi tĂ« ri drejtĂ«sie”.

”Ai pĂ«rbĂ«nte njĂ« akt themelor modernizues, pĂ«r tĂ« hequr dorĂ« nga logjika penale e asaj kohe dhe pĂ«r tĂ« pĂ«rafruar legjislacionin me modelet penale tĂ« kohĂ«s. KĂ«rkesa pĂ«r tĂ« pasur njĂ« Kod Penal tĂ« ri nuk Ă«shtĂ« çështje politike, por nevojĂ« e njĂ« shteti dhe shoqĂ«rie qĂ« transformohet çdo ditĂ«. Gjithashtu, Ă«shtĂ« edhe nevojĂ« e njĂ« dinamike tĂ« re kushtetuese institucionale dhe integruese qĂ« duhet reflektuar nĂ« Kodin e ri Penal”, vijoi ai.

Ministri Manja u shpreh se Kodi Penal që është në fuqi në momentin e miratimit në vitin 1995 kishte 285 nene dhe 550 paragrafe në strukturë. Sipas Manjës, pas 30 ndërhyrjesh të njëpasnjëshme në kohë të ndryshme, ai numëron rreth 327 nene dhe mbi 750 paragrafe, pra 40 nene dhe 200 paragrafë më shumë të ndryshuar në mënyrë të fragmentarizuar dhe pa koherencë sistemike.

”Kodi i ri Penal do duhet tĂ« ketĂ« si bazĂ« kushtetuese, KushtetutĂ«n e vitit 1998, ndĂ«rsa kur u miratua nĂ« vitin 1995 baza ishte ligji pĂ«r dispozitat kushtetuese tĂ« vitit 1991. Format e reja tĂ« kriminalitetit kĂ«rkojnĂ« pĂ«rgjigje tĂ« qarta dhe pĂ«rshtatshme penale.

Reforma nĂ« drejtĂ«si ka rikonfiguruar sistemin institucional duke bĂ«rĂ« tĂ« domosdoshĂ«m rishikimin e normĂ«s penale”, shtoi Manja.

Ministri i Drejtësisë u ndal edhe te procesi i integrimit të Shqipërisë në BE që kërkon një përafrim të plotë të Kodit penal me hakinë e BE-së, direktivat evropiane dhe jurisprudencën e pasur të Gjykatës së të Drejtave të Njeriut.

”Kodi aktual nuk i pĂ«rgjigjet mĂ« sfidave tĂ« kohĂ«s dhe zbatimi paraqet vĂ«shtirĂ«si pĂ«r prokutorĂ«t, avokatĂ«t dhe gjyqtarĂ«t. Rikonceptimi i Kodit ishte i domosdoshĂ«m dhe i pashmangshĂ«m. Puna pĂ«r tĂ« pasur njĂ« draft pune penal tĂ« kryesuar nga prof. Arben Rakipi kishte filluar qĂ« nĂ« vitin 2019, por nĂ« shkurt tĂ« vitit 2023, ministri i DrejtĂ«sisĂ« e ngarkoi kĂ«tĂ« grup pune zyrtarisht pĂ«r tĂ« hartuar Kodin e ri Penal, qĂ« nga sot do tĂ« jetĂ« pĂ«r konsultim publik”, pohoi Manja.

Ministri i DrejtĂ«soi tha se ”ky draft nuk Ă«shtĂ« produkt i QeverisĂ« apo MinistrisĂ« sĂ« DrejtĂ«sisĂ«, ndĂ«rsa MD ka pasur dhe do ketĂ« deri nĂ« fund rol organizues dhe mbĂ«shtetĂ«s. AutorĂ«sia intelektuale dhe pĂ«rmbajtja teknike Ă«shtĂ« nĂ« pronĂ«si tĂ« grupit tĂ« punĂ«s nĂ« çdo fazĂ« tĂ« konsultimit publik”.

Gjithashtu, drafti pritet të marrë vulën e certifikimit në Bruksel sipas Manjës, dhe pastaj qeveria do të vijojnë me procedurat e miratimit parlamentar me shumicë të cilësuar, sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit.

Ministri Manja i bëri ftesë opozitës që të kontribuojë me ekspertizë të mirëfilltë dhe diskutime për Kodin e ri Penal, si një akt shtetëror të rëndësishëm për funksionimin e shtetit dhe drejtësisë në një vend që synon të bëhet pjesë e familjes evropiane deri në vitin 2030.

/e.i/

The post Prezantohet drafti i Kodit të ri Penal, Manja: Përgjigje për format e reja të kriminalitetit, miratimi pas certifikimit në Bruksel appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Koçiu: Shërbim shëndetësor në banesë për të sëmurët kronikë apo në pamundësi lëvizjeje

TIRANË, 25 korrik/ATSH/ ShĂ«rbimet e Kujdesit ShĂ«ndetĂ«sor nĂ« BanesĂ« vijojnĂ« tĂ« zgjerohen nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin, duke u ardhur nĂ« ndihmĂ« kryesisht tĂ« moshuarve dhe pacientĂ«ve kronikĂ« qĂ« e kanĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« tĂ« paraqiten nĂ« qendrat shĂ«ndetĂ«sore.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu përcolli sot mesazhet e falënderimit të pacientëve që marrin këtë shërbim në banesë, por edhe të familjarëve të tyre që kanë shprehur vlerësimin për marrjen në kohë të këtij shërbimi.

Koçiu u shpreh se “fuqizimi i kĂ«tij modeli tĂ« kujdesit nĂ« komunitet nga Ministria e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« dhe Mbrojtjes Sociale Ă«shtĂ« kthyer nĂ« njĂ« realitet tĂ« prekshĂ«m pĂ«r mijĂ«ra qytetarĂ« nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin, veçanĂ«risht pĂ«r ata qĂ« pĂ«rballen me sĂ«mundje kronike apo vĂ«shtirĂ«si nĂ« lĂ«vizje“.

Ndërkaq, vajza e pacientes Razie Jaupaj në Patos thotë se shërbimi ka qenë maksimal në çdo moment si ditën dhe natën.

“Mamaja vuan nga azotemia, nga zemra, tensioni, hemoragjia nĂ« pjesĂ«t e brendshme dhe shĂ«rbimi nĂ« familje Ă«shtĂ« njĂ« nga gjĂ«rat mĂ« tĂ« mira qĂ« MSHMS ka vendosur pĂ«r kĂ«ta pacientĂ«. ShĂ«rbimi nĂ« shtĂ«pi ka qenĂ« maksimal nĂ« çdo moment, si ditĂ«n dhe natĂ«n“, tha ajo.

Gjithashtu, mjeku në Njësinë Administrative Dajç thotë se në këtë paketë shërbimi janë të përfshirë gjashtë pacientë.

“NĂ« bazĂ« tĂ« rregullores, ne bĂ«jmĂ« ndjekjen nĂ« banesĂ« tĂ« kĂ«tyre tĂ« sĂ«murĂ«ve. Infermierja bĂ«n tre herĂ« nĂ« javĂ« vizitĂ« te kĂ«to pacientĂ« qĂ« i ka nĂ« ngarkim. PĂ«rveç vizitĂ«s, bĂ«n hedhjen nĂ« sistem tĂ« formularit tĂ« vizitĂ«s me tĂ« gjitha tĂ« dhĂ«nat sipas formularit. Aktualisht gjendja e kĂ«tyre acientĂ« Ă«shtĂ« stabĂ«l“, u shpreh mjeku.

Familjarët e këtyre pacientëve thonë se janë shumë të kënaqur nga përkushtimi i gjithë ekipit të mjekëve, që janë përgjigjur me të gjitha mjetet dhe mundësitë e tyre.

“ShĂ«rbimi nĂ« banesĂ« jepet nga njĂ« ekip multidisiplinar mjekĂ«sh i pĂ«rbĂ«rĂ« nga infermierĂ«, mjekĂ«t e familjes dhe punonjĂ«si social“, tha mjekja pranĂ« QendrĂ«s ShĂ«ndetĂ«sore Nish-Tulla nĂ« DurrĂ«s.

Ministrja e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka theksuar se “ky program po shtrihet nĂ« 36 NjĂ«sitĂ« Vendore tĂ« Kujdesit ShĂ«ndetĂ«sor dhe 356 qendra shĂ«ndetĂ«sore, duke mundĂ«suar mbi 58,700 vizita dhe procedura vetĂ«m gjatĂ« vitit 2024, pĂ«r rreth 5,200 pacientĂ«â€œ.

/e.i/j.p/

The post Koçiu: Shërbim shëndetësor në banesë për të sëmurët kronikë apo në pamundësi lëvizjeje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pasuri me origjinë kriminale, sekuestrohet 1052 m2 truall në Durrës

TIRANË, 24 korrik /ATSH/ Policia e Shtetit bĂ«n me dije se Ă«shtĂ« sekuestruar nĂ« DurrĂ«s, njĂ« pasuri e dyshuar se Ă«shtĂ« pĂ«rfituar nga veprimtaritĂ« kriminale.

Në një njoftim, Policia bën me dije se seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës bëri ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit, për konfiskimin e pasurisë në përdorim të shtetasit L. K.

Policia thekson se këtij shtetasi iu sekuestruan 1050 m2 truall, si dhe një objekt njëkatësh me oborr dhe pishinë.

“Pasuria iu dorĂ«zua AgjencisĂ« pĂ«r Administrimin e Pasurive tĂ« Sekuestruara dhe tĂ« Konfiskuara, nĂ« prezencĂ« tĂ« familjarĂ«ve tĂ« shtetasit L. K”, thuhet nĂ« njoftim.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se shtetasi L. K. i ka pĂ«rfituar kĂ«to pasuri nga veprimtaria kriminale e 2 djemve tĂ« tij, tĂ« cilat janĂ« tĂ« dyshuar pĂ«r veprat penale “Falsifikimi i letĂ«rnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularĂ«ve”.

Dy vĂ«llezĂ«rit janĂ« hetuar nĂ« kuadĂ«r tĂ« njĂ« procedimi penal tĂ« vitit 2017, tĂ« dyshuar pĂ«r kryerjen e veprave penale “Vrasja”, nĂ« rrethana tĂ« cilĂ«suara, kryer nĂ« bashkĂ«punim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armĂ«ve, armĂ«ve shpĂ«rthyese dhe i municionit”.

/e.i/j.p/

The post Pasuri me origjinë kriminale, sekuestrohet 1052 m2 truall në Durrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policia e Vlorës arreston 2 të shpallur në kërkim

TIRANË, 24 korrik /ATSH/ Strukturat e DrejtorisĂ« Vendore tĂ« PolicisĂ« VlorĂ« dhe tĂ« Komisariatit tĂ« PolicisĂ« SarandĂ« vijojnĂ« punĂ«n pĂ«r kapjen e shtetasve nĂ« kĂ«rkim dhe pĂ«r ekzekutimin e vendimeve gjyqĂ«sore ndaj shtetasve nĂ« hetim apo tĂ« dĂ«nuar.

Në këtë kuadër, sipas Policisë u vunë në pranga dy shtetas.

Policia bĂ«n me dije se u arrestuan shtetasit, G. D., 31 vjeç, banues nĂ« VlorĂ«, i cili ishte shpallur nĂ« kĂ«rkim pasi Gjykata e VlorĂ«s e ka dĂ«nuar me 1 vit, 10 muaj e 17 ditĂ« burgim, pĂ«r veprĂ«n penale “Plagosja e rĂ«ndĂ« me dashje” dhe K. J., 31 vjeç, banues nĂ« SarandĂ«, ndaj tĂ« cilit Prokuroria e SarandĂ«s ka lĂ«shuar urdhĂ«r ndalimi, pĂ«r veprat penale “PĂ«rkrahja e autorit tĂ« krimit” dhe “MoskallĂ«zimi i krimit”, lidhur me ngjarjen e ndodhur mĂ« datĂ« 17.07.2025, nĂ« SarandĂ«, ku u plagosĂ«n me armĂ« zjarri dy shtetas.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.

/e.i/

The post Policia e Vlorës arreston 2 të shpallur në kërkim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Parkim i gabuar, Policia e Tiranës procedon penalisht 24 shtetas

TIRANË, 24 korrik /ATSH/ Policia e TiranĂ«s vijon kontrollet intensive kundĂ«r parkimeve tĂ« gabuara qĂ« pengojnĂ« lĂ«vizjen nĂ« kryeqytet.

Në një njoftim, Policia bën me dije se janë proceduar penalisht 24 shtetas, të cilët kishin parkuar automjetet në mënyrë të parregullt, duke bllokuar lëvizjen e lirë të mjeteve dhe qytetarëve.

Policia nënvizon se automjetet e konstatuara janë tërhequr me mjet ngritës nga Policia Rrugore e Tiranës.

Policia e Tiranës vijon kontrollet intensive në terren, me fokus parandalimin dhe ndëshkimin e parkimeve të parregullta që kufizojnë qarkullimin e lirë të automjeteve dhe qytetarëve.

Në këtë kuadër, bazuar në nenin 293, u proceduan penalisht shtetasit: R. M., 23 vjeç; E. H., 34 vjeç; I. M., 24 vjeç; F. H., 65 vjeç; S. D., 30 vjeç; K. F., 24 vjeç; E. N., 43 vjeç; R. C., 50 vjeç; E. Sh., 23 vjeç; K. M., 59 vjeç; J. M., 32 vjeç; L. G., 38 vjeç, R. K., 26 vjeç, R. T., 42 vjeç, K. K., 34 vjeç, R. P., 32 vjeç, H. K., 50 vjeç, E. B., 47 vjeç, E. H., 32 vjeç, K. B., 32 vjeç, O. S., 41 vjeç, G. F., 44 vjeç, E. Sh., 27 vjeç dhe R. Z., 23 vjeç.

Policia e Tiranës do të vijojë kontrollet në terren, me fokus disiplinimin e qarkullimit dhe ndëshkimin e çdo shkeljeje që cenon sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në hapësirat publike.

/e.i/j.p/

The post Parkim i gabuar, Policia e Tiranës procedon penalisht 24 shtetas appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndezi zjarr në malin e Finiqit, procedohet penalisht 59-vjeçari

TIRANË, 24 korrik /ATSH/ Ndezi zjarr dhe si pasojĂ« u dogj njĂ« sipĂ«rfaqe toke me bimĂ«si nĂ« malin e Finiqit, identifikohet dhe procedohet penalisht 59-vjeçari.

Policia bĂ«n me dije se si rezultat i veprimeve tĂ« shpejta procedurale dhe punĂ«s hetimore pĂ«r parandalimin dhe goditjen e zjarrvĂ«nieve tĂ« qĂ«llimshme, specialistĂ«t pĂ«r Hetimin e Krimeve tĂ« Komisariatit tĂ« PolicisĂ« SarandĂ« referuan materialet nĂ« Prokurori, ku nisi procedimi penal nĂ« gjendje tĂ« lirĂ« pĂ«r shtetasin K. Ç., 59 vjeç, banues nĂ« Finiq.

Sipas PolicisĂ«, nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, mĂ« datĂ« 23.07.2025, rreth orĂ«s 21:30, ka ndezur zjarr nĂ« zonĂ«n e quajtur “Mali i Finiqit”, dhe si pasojĂ« janĂ« djegur njĂ« sipĂ«rfaqe toke me shkurre dhe bimĂ«si tĂ« dendur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast, duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

/e.i/j.p/

The post Ndezi zjarr në malin e Finiqit, procedohet penalisht 59-vjeçari appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Koçiu: “Shefqet Ndroqi” pajiset me aparaturĂ«n jetĂ«shpĂ«tuese, e para e kĂ«tij lloji nĂ« ShqipĂ«ri

TIRANË, 24 korrik /ATSH/ Qendra Spitalore Rajonale TiranĂ« “Shefqet Ndroqi” e cila u shĂ«rben pacientĂ«ve me sĂ«mundje respiratore nĂ« mbarĂ« vendin Ă«shtĂ« pajisur me njĂ« tjetĂ«r aparaturĂ« mjekĂ«sore jetĂ«shpĂ«tuese pĂ«r trajtimit e pacientĂ«ve me stenoza tĂ« kalcifikuara dhe fibrotike nĂ« arteriret koronare.

Ministrja Koçiu ndau sot lajmin, ndërsa tha se inovacioni në shërbim të pacientit mbetet gjithmonë një prioritet.

Sipas Koçiut, “pajisja Rotablator, e para e kĂ«tij lloji nĂ« ShqipĂ«ri, tashmĂ« Ă«shtĂ« nĂ« funksion dhe po pĂ«rdoret me sukses pĂ«r trajtimin e stenozave tĂ« kalcifikuara dhe fibrotike nĂ« arteriet koronare”.

“Kjo teknologji e avancuar bĂ«n tĂ« mundur realizimin e procedurave tĂ« ndĂ«rlikuara tĂ« angioplastikĂ«s, duke shmangur operacionet e hapura dhe ofruar njĂ« trajtim modern, tĂ« sigurt dhe minimalisht invaziv pĂ«r pacientĂ«t me koronaropati”, tha Koçiu.

Mjeku kardiolog Argron Meshi, pranĂ« QendrĂ«s Spitalore Rajonale TiranĂ« “Shefqet Ndroqi”, shprehet se “Rotablator Ă«shtĂ« njĂ« pajisje e re me anĂ« tĂ« sĂ« cilĂ«s realizohen procedura tĂ« vĂ«shtira stentimi”.

“Kjo do tĂ« thotĂ« se stenoza tĂ« kalcifikuara dhe fibrotike qĂ« e bĂ«jnĂ« shumĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« tĂ« kalohen nĂ«pĂ«rmjet stendĂ«s ose me balonĂ«, falĂ« kĂ«saj pajisjeje arrihet tĂ« bĂ«het njĂ« gĂ«rryerje e pjesĂ«s sĂ« kalcifikuar qĂ« tĂ« realizohet kalimi i stendit dhe i balonit, si edhe stendimi nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« suksesshme”, tha ai.

“Kjo Ă«shtĂ« njĂ« pajisje qĂ« futet pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« ShqipĂ«ri dhe falĂ« kĂ«saj duke arritur suksesin e procedurĂ«s sĂ« stenimit, shumĂ« pacientĂ« shpĂ«tojnĂ« nga operacioni bypass. Deri tani qĂ« nuk e kemi pasur kĂ«tĂ« pajisje, kemi qenĂ« tĂ« detyruar t’i çojmĂ« pacientĂ«t nĂ« kirurgji”, pĂ«rfundoi Meshi.

/e.i/j.p/

The post Koçiu: “Shefqet Ndroqi” pajiset me aparaturĂ«n jetĂ«shpĂ«tuese, e para e kĂ«tij lloji nĂ« ShqipĂ«ri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Kthesa e këtij viti në plazhet publike, hapi i parë i një qasjeje të re ndaj buzës së detit

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Lirimi i hapĂ«sirave publike, po vazhdon nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin, jo vetĂ«m nĂ« zonat urbane, por edhe nĂ« bregdet. GjatĂ« gjithĂ« muajit korrik lirimi i hapĂ«sirave publike Ă«shtĂ« nĂ« fokus tĂ« angazhimit tĂ« pushtetit vendor dhe qendror. 

Kryeministri Edi Rama ndau sot nĂ« rrjetet sociale, foto tĂ« fenomenit tĂ« zaptimit tĂ« hapĂ«sirĂ«s sĂ« njĂ« plazhi publik te Gjiri i LalĂ«zit, ndĂ«rsa kreu i qeverisĂ« ngre pyetjen: “A ia vlen tĂ« humbasĂ«sh gjithĂ« kĂ«ta shezlongĂ« e çadra pĂ«r tĂ« sfiduar shtetin?!”.

Rama tha se “nĂ« LalĂ«z kĂ«ta e gdhinĂ« si zaptues me qindra çadra dhe e ngrysĂ«n si tĂ« pĂ«rzĂ«nĂ« me duar nĂ« xhepa”. 

Kreu i qeverisĂ« theksoi se “kthesa e kĂ«tij viti me plazhet publike Ă«shtĂ« vetĂ«m hapi i parĂ« i njĂ« qasjeje tĂ« re ndaj buzĂ«s sĂ« detit, e cila Ă«shtĂ« e tĂ« gjithĂ« shqiptarĂ«ve jo vetĂ«m e disa tregtarĂ«ve”.  

Lirimi i hapësirave në qytete dhe plazhet publike në të gjithë vendin, si edhe i hapësirave të përbashkëta mes pallateve, pritet të sjellë më shumë hapësira në shërbim të qytetarëve, si edhe një bashkëjetesë brenda standardeve për të gjithë. 

1 nga 2

/e.i/ /r.e/

The post Rama: Kthesa e këtij viti në plazhet publike, hapi i parë i një qasjeje të re ndaj buzës së detit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ProtestĂ« pĂ«r PalestinĂ«n nĂ« sheshin “SkĂ«nderbej”

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Pasditen e sotme, nĂ« sheshin “SkĂ«nderbej” u organizua protesta nĂ« emĂ«r tĂ« kauzĂ«s pĂ«r vuajtjet e popullit palestinez nĂ« Gaza, pĂ«r shkak të konfliktit me Izraelin. 

Protesta nisi nĂ« orĂ«n 18:00 dhe u zhvillua nĂ«n moton “Ndaloni urinĂ«, lejoni ushqimin dhe jetĂ«n”. NĂ« kĂ«tĂ« protestĂ«, u bashkuan edhe qytetarĂ« tĂ« shumtĂ«, mes tyre edhe aktivistja e njohur suedeze Greta Thunberg, e cila bĂ«ri thirrje nĂ« shqip: Liri pĂ«r PalestinĂ«n! 

Në fjalën e saj, Thunberg tha se arsyeja pse lufta në Gaza ka degraduar në gjenocid është heshtja e vazhdueshme e komunitetit ndërkombëtar ndaj akteve të Izraelit, që kanë ardhur duke u përshkallëzuar. 

Sipas medieve, aktivistja tha se “Gaza ka hyrĂ« nĂ« fazĂ«n e 5 tĂ« kequshqyerjes, ndĂ«rkohĂ« qĂ« nĂ« anĂ«n tjetĂ«r tĂ« kufirit mijĂ«ra kamionĂ« me ndihma ushqimore presin pĂ«r tĂ« hyrĂ«. Kjo Ă«shtĂ« pasojĂ« direkte e heshtjes sĂ« botĂ«s qĂ« e lejoi Izraelin tĂ« kryente kĂ«tĂ« gjenocid. Kjo Ă«shtĂ« nĂ« vazhdim tĂ« politikave tĂ« paligjshme tĂ« Izraelit, qĂ« ka shkatĂ«rruar furrat e bukĂ«s pĂ«r tĂ« vazhduar fushatĂ«n e urisĂ« nĂ« Gaza. Shterimi i resurseve natyrore, ndryshimi klimatik shkojnĂ« dorĂ« mĂ« dorĂ« pĂ«r me shtypjen dhe palestinezĂ«t po dĂ«shmojmĂ« kĂ«tĂ« nĂ« radhĂ« tĂ« parĂ«â€. 

/e.i//r.e/

The post ProtestĂ« pĂ«r PalestinĂ«n nĂ« sheshin “SkĂ«nderbej” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama ndan foton nga Londra

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Aksioni pĂ«r lirimin e hapĂ«sirave publike nĂ« rrugĂ« dhe lagje tĂ« ndryshme tĂ« kryeqytetit, por edhe nĂ« bashkitĂ« e tjera tĂ« vendit, po zhvillohet ende. 

Kryeministri Edi Rama përcolli sot në rrjetet sociale një foto, ku shfaqet një bar në Londër (Angli), ndërsa shtesa e lokalit ka zaptuar trotuarin.  

“Nuk e di a e kanĂ« vĂ«rtetĂ« shqipot kĂ«tĂ« lokalin me shtesa mbi trotuar nĂ« LondĂ«r, po qesha shumĂ« kur ma çuan dhe po e ndaj me ju pĂ«r pak humor”, shkruan Rama.  

Lirimi i hapësirave publike shihet si një hap i domosdoshëm për rritjen e shërbimit, funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë. 

Gjatë gjithë muajit korrik lirimi i hapësirave publike do të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror. 

Lirimi i hapësirave në qytete dhe plazhet publike në të gjithë vendin, si edhe i hapësirave të përbashkëta mes pallateve, pritet të sjellë më shumë hapësira në shërbim të qytetarëve, si edhe një bashkëjetesë brenda standardeve për të gjithë. 

/e.i//r.e/

The post Rama ndan foton nga Londra appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ekstradohet nga Dubai një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar

TIRANË, 23 korrik /ATSH/ Policia e Shtetit njoftoi sot se nĂ« vijim tĂ« bashkĂ«punimit intensiv tĂ« Interpol TiranĂ«s me homologĂ«t nĂ« Emiratet e Bashkuara Arabe, nĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit policor ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« koduar “The Wanted”, rreth orĂ«s 16:30, u finalizuan procedurat pĂ«r ekstradimin nga Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, nĂ« ShqipĂ«ri, tĂ« shtetasit shqiptar Denis Bajri 37 vjeç. 

Sipas PolicisĂ«, ky shtetas ishte shpallur nĂ« kĂ«rkim ndĂ«rkombĂ«tar, pasi Gjykata e Posaçme e ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« pĂ«r Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar TiranĂ« i ka caktuar masĂ«n e sigurisĂ« “Arrest nĂ« burg”, pĂ«r veprat penale: “Vrasja me paramendim”, kryer nĂ« formĂ« tĂ« veçantĂ« tĂ« bashkĂ«punimit, atĂ« tĂ« grupit tĂ« strukturuar kriminal; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armĂ«ve luftarake dhe municioneve”; “Grupi i strukturuar kriminal”; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”; dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale pĂ«r tĂ« kryer vrasje”, kryer nĂ« formĂ«n e veçantĂ« tĂ« bashkĂ«punimit, atĂ« tĂ« grupit tĂ« strukturuar kriminal. 

NĂ« njoftim thuhet se “Denis Bajri, nĂ« pĂ«rfundim tĂ« procedurave iu dorĂ«zua DrejtorisĂ« sĂ« PĂ«rgjithshme sĂ« Burgjeve”. 

/e.i//r.e/

The post Ekstradohet nga Dubai një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Prefekti Jole: Rritje e bashkëpunimit midis strukturave për përballimin e situatave të zjarreve

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Komiteti i Mbrojtjes Civile zhvilloi njĂ« mbledhje tĂ« pĂ«rbashkĂ«t me PrefekturĂ«n e qarkut Korçë, pĂ«r tĂ« diskutuar rreth situatĂ«s sĂ« krijuar nga zjarret.

Prefekti i Korçës, Nertil Jole bashkë me drejtorin e përgjithshëm të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit në Ministrinë e Brendshme, Arben Cara, në takimin me drejtues të stacioneve të MZSH-ve dhe përgjegjësit e sektorëve të emergjencave civile dhe pyjeve pranë bashkive të qarkut, kërkuan angazhim maksimal të të gjitha strukturave për të pasur një vëmendje më të shtuar, duke marrë shkas edhe nga temperaturat më të larta që priten në ditët në vijim. 

Jole tha se “takimi kishte fokus rritjen e bashkĂ«punimit midis strukturave nĂ« nivel qarku pĂ«r pĂ«rballimin e situatave tĂ« zjarreve, forcimin e masave parandaluese, rritjen dhe forcimin e kapaciteteve reaguese, gatishmĂ«risĂ« sĂ« punonjĂ«sve, mjeteve dhe pajisjeve tĂ« ndĂ«rhyrjes zjarrfikĂ«se, etj.”.  

“ZjarrĂ«vĂ«niet rrezikojnĂ« jetĂ«n dhe pronĂ«n, ndotin ndjeshĂ«m mjedisin dhe kĂ«rkojnĂ« shpenzime financiare pĂ«r t’i pĂ«rballuar”, u shpreh ai, ndĂ«rsa theksoi se mbrojtja e pyjeve dhe pasurisĂ« Ă«shtĂ« detyrĂ« e tĂ« gjithĂ«ve.

Prefekti i Korçës, Nertil Jole zhvilloi në mbledhjen e Komitetit të Mbrojtjes Civile në nivel k...
1 nga 7

/e.i//r.e/

The post Prefekti Jole: Rritje e bashkëpunimit midis strukturave për përballimin e situatave të zjarreve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌