Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Maratona në Pogradec, Policia plan masash për garantimin e sigurisë

TIRANË, 25 korrik/ATSH/ Policia e Korçës ka publikuar sot planin e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të Maratonës Kombëtare dhe Ndërkombëtare, ditën e nesërme në qytetin e Pogradecit.

Policia njofton se më datë 26.07.2025, në orën 19:00, në qytetin e Pogradecit, shoqata “Maraton Albania” në bashkëpunim me Bashkinë Pogradec, do të organizojnë një aktivitet sportiv maratonë, në kuadër të pjesëmarrjes në Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare.

Ky aktivitet përfshin dy disiplina garuese:

Half maratonë (21 km): nisja nga fshati Lin, përgjatë aksit rrugor buzë liqenit, dhe përfundon në qendër të qytetit të Pogradecit;

Mini maratonë (10 km): nisja nga qendra e qytetit, përgjatë aksit Pogradec – Buçimas – Tushemisht, dhe kthim në pikën e nisjes, në qendër të qytetit, përgjatë shëtitores buzë liqenit dhe unazës lidhëse.

Sipas Policisë, “për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, strukturat e Policisë do të marrin masat e nevojshme për: ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike; garantimin e sigurisë rrugore dhe të garuesve; menaxhimin e qarkullimit dhe parandalimin e ngjarjeve të mundshme rrugore”.

Si rezultat i kësaj, Policia njofton se do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit:

Në aksin “Lin- Pogradec”, do të bllokohet krahu i majtë i rrugës;

Në aksin “Tushemisht – Pogradec”, do të bllokohen të dy korsitë;

Gjithashtu, do të bllokohen përkohësisht edhe disa segmente brenda qytetit të Pogradecit, deri në përfundimin e aktivitetit.

Orari i bllokimit: nga ora 19:00 deri në orën 21:00.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë kërkon mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës për këto masa të përkohshme dhe ju falënderon për bashkëpunimin në funksion të zhvillimit të sigurt të këtij aktiviteti sportiv ndërkombëtar.

/e.i/j.p/

The post Maratona në Pogradec, Policia plan masash për garantimin e sigurisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Situata me zjarret në vend, gjatë 24 orëve u raportuan 22 vatra, 11 prej tyre ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 22 vatra zjarri nga të cilat 11 janë ende aktive dhe 1 është nën monitorim.

Vatrat janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Mat, Vlorë, Elbasan, Kurbin, Lezhë, Devoll, Korçë, Pustec, Pogradec, Gjirokastër, Përmet, Fier, Berat, Tiranë, Dimal, Malësi e madhe dhe  Kukës.

Ndërkohë aktualisht mbeten aktive vatra zjarri në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë, bashkia Dibër ku vazhdon zjarri që po zhvillohet në tre vatra, por me intensitet të ulët gjatë natës. Vatrat janë aktive mbi fshatin Gurë Lurë, rreth Liqenit të Zi dhe në Fushën e Pelave.

–              Në fshatin Ulëz, bashkia Mat, situata është shumë e vështirë pasi zjarri po zhvillohet në drejtim të pyjeve. Për shkak të terrenit dhe përmasave të zjarrit, forcat operacionale nuk kanë mundur të vënë nën kontroll.

–              Në fshatin Zall Gjoçaj, njësia administrative Derjan, bashkia Mat, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në vendin e quajtur “Përroi i Zi”, një sipërfaqe pyjore me pisha dhe ah. Relievi shkëmbor dhe shumë i thyer e bën të vështirë ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse. Ditën e djeshme në terren u angazhuan 40 forca bashkiake dhe 30 efektivë nga FA, 1 avion Canadair nga shteti Italian.

–              Në vendin e quajtur “Maja e Pliskës, mbi fshatin Dukat, bashkia Vlorë, zjarr është shumë intensiv në sipërfaqe shkurre, kullotë dhe pylli me pishë. Flakët të ndihmuara nga era përfshinë edhe kurorat e pishës, duke e bërë problematike gjendjen. Ditën e sotme vazhdon operacioni me forcat 32 operacionale të ndihmuar me 80 forca ushtarake, 2 helikopter të FA-së.

–              Në Qarkun Lezhë ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe pemë lisi, në afërsi të tunelit të Shkopetit, në rrugën Shkopet-Burrel. Është shmangur përhapja drejt banesave.

–              Në fshatin Vernik, bashkia Devoll, vijon puna për shuarjen e zjarrit të  rënë në një sipërfaqe me shkurre.

–              Në fshatin Dishnicë, bashkia Korçë, vijon puna për shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Zjarri vazhdon të përhapet në drejtim të verilindjes drejt Ҫardhakut, i ndihmuar nga era dhe bimësia e shumëllojshme.

–              Në fshatin Pustec, bashkia Pustec ka rënë zjarrin e rënë në vendgrumbullimin e mbetjeve  dhe sot vijon puna për izolimin dhe fikjen përfundimtare të tij.

–              Në fshatin Kosinë, bashkia Përmet, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe pyll. Në fshatin Kutal janë përqendruar pjesa më e madhe e forcave për shuarjen e zjarrit, pasi është ende aktiv. Rrezik për banesa nuk ka.

–              Në malin Sukë, fshati Mamëz, bashkia Kukës, zjarri i rënë në një sipërfaqe me shkurre ka marrë përmasa dhe rrezikon banesat e fshatit Mamëz. Sot vijon operacioni me forcat operacionale dhe me 100 forca ushtarake për shuarjen e zjarrit.

Ndërkohë situata vijon të jetë në monitorim, në vendin e quajtur “Livadhi i Peladhisë”, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë,  zjarri i riaktivizuar ka kaluar në fshatin Strikçan, njësia administrative Zerqan, dhe po monitorohet nga Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Bulqizë me 1 automjet zjarrfikës dhe 8 efektivë dhe 8 forca bashkiake.

Si pasojë e zjarreve të rënë,  kryesisht në sipërfaqe me bimësi e pyjore janë djegur rreth 17 hektarë.

Forcat e angazhuara : Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 36 automjete zjarrfikëse dhe 635 forca operacionale. Gjithashtu në operacionet e ditës së djeshme morën pjesë, 190 forca nga FA me 19 mjete dhe 2 Helikopterë, 2 avionë Canadair nga shteti Grek dhe 1 nga shteti Italian. Gjatë ditës sotme janë në operacione 345 forca ushtarake, 2 helikopterë dhe 1 automjet zjarrfikëse me efektivin përkatës.

Kushtet atmosferike dhe rreziku i zjarreve: Sipas informacionit të nga Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO), në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile (QKOEC),  sot nuk priten reshje në të gjithë territorin.

Për zjarret në pyje sot pritet nivel rreziku “I LARTË” në të gjitha qarqet, ndërsa në qarqet Durrës dhe Shkodër pritet nivel rrezik “I MODERUAR”. Rrezik “I LARTË” pritet gjithashtu nё zona tё lokalizuara të qarkut Shkodër (Jug)  dhe qarkut Durrës (Jug Lindje).

/abcnews.al/

Zjarret në vend, 13 vatra të raportuara, 9 ende aktive

Deri në orën 14:00 të së martës janë raportuar 13 vatra zjarri në disa zona të vendit. Nga këto, 3 janë shuar, 9 janë ende aktive dhe 1 është në monitorim. Vatrat e shuar: Fshati Guras, Pogradec Fshati Lapardha, Berat Fshati Buz Madh, Fier Zonat ku zjarret vijojnë të jenë aktive: Dibër: Në Parkun Kombëtar […]

The post Zjarret në vend, 13 vatra të raportuara, 9 ende aktive appeared first on BoldNews.al.

Përfshihet nga flakët kioska në Pogradec

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, një kioskë druri që shërben ushqime të shpejta përgjatë shëtitores në Pogradec, është përfshirë nga flakët.

Dyshohet se shkak ka qenë rrjedhja e një bombole gazi, e cila më pas ka shpërthyer në flakë.

Ngjitur me kioskën janë edhe disa të tjera të cilat kanë shpëtuar, në momentin e shpërthimit nuk ka pasur njerëz brenda saj.

The post Përfshihet nga flakët kioska në Pogradec appeared first on Albeu.com.

Ekspozitë performative në Pogradec, 9 artistë në rezidencë kërkimore

TIRANË, 22 korrik/ATSH/ Tirana Art Lab do të çelë në Pogradec një ekspozitë të veçantë e cila bën bashkë 9 artistë të arteve pamore.

“Ekspozita Performative #5 – Lyhnida – Liqeni i Dritës”, është një projekt që sjell në Pogradec një rezidencë kërkimore njëjavore e cila do të kulmojë me prodhimin e veprave të reja artistike dhe një ekspozitë publike në galerinë e arteve të këtij qyteti.

Projekti bën bashkë artistë, kuratorë dhe aktivistë: Bora Baboçi, Adela Demetja, Genc Kadriu, Denisa Kasa, Anastas Kostandini, Ledia Kostandini, Mariana Kostandini, Fabio Toska, Ilir Tsouko.

Projekti fokusohet në liqenin e Ohrit, liqenin më të vjetër natyror në Evropë (me një moshë të vlerësuar rreth 4 milionë vjet) dhe një nga më të vjetrit në botë, duke nxjerrë në pah vlerat e tij natyrore dhe kulturore duke trajtuar gjithashtu rreziqet që kërcënojnë këtë ekosistem unik. Përmes një qasjeje inovative, projekti kombinon rezidencën e artistit, krijimin e veprave të reja dhe një prezantim publik për të promovuar praktikat e qëndrueshme artistike dhe për të rritur ndërgjegjësimin për ruajtjen e këtij ekosistemi të mbrojtur nga UNESCO.

Emri i projektit i referohet Lychnidos (gjithashtu shkruhet Lyhnida ose Lychnida), emri i lashtë i qytetit të Ohrit, tani në Maqedoninë e Veriut. Fjala Lychnidos rrjedh nga greqishtja lychnos, që do të thotë “llambë” ose “dritë”, duke iu referuar qartësisë dhe shkëlqimit të liqenit të Ohrit, pranë të cilit ndodhet qyteti.

“Ekspozita Performative” është një format i krijuar nga Tirana Art Lab – Qendra për Artin Bashkëkohor, që synon zbërthimin e formatit të ekspozitës dhe bërjen publike të proceseve artistike dhe kuratoriale nëpërmjet performancës. Ky koncept synon të përfshijë mjetet dhe kushtet e prodhimit artistik përtej vetë ngjarjes së ekspozitës, duke propozuar mënyra të reja ekspozimi dhe pune së bashku.

Projekti do të inaugurohet më 26 korrik, por për publikun do të jetë i vizitueshëm prej datës 27 korrik deri më 5 gusht në Galerinë e Artit Pogradec. Ky projekt ka gjetur edhe mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. /j.p/

 

The post Ekspozitë performative në Pogradec, 9 artistë në rezidencë kërkimore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Erdhëm për kërcim, na detyruan të prostituojmë”/ Kolumbianet mbahen “peng” në Tiranë: Na kanë marrë pasaportat

Ato janë si qindra vajza e gra në botë që u premtohet një jetë më e mirë dhe që, për fat të keq, ngecin në rrjetat e trafikantëve duke u detyruar të ushtrojnë prostitucionin. Stefania jetonte në Kolumbi dhe aplikoi për punë në Shqipëri. Qëllimi i saj ishte të punonte si balerinë nate. Por sot […]

The post “Erdhëm për kërcim, na detyruan të prostituojmë”/ Kolumbianet mbahen “peng” në Tiranë: Na kanë marrë pasaportat appeared first on BoldNews.al.

Nga jugu në Pogradec/ Shqipëria në sezon turistik, por jo në paqe: Prona, shkaku i sherreve!

Nga bregdeti i Jonit në jug e deri te liqeni i Ohrit në juglindje, sezoni turistik në Shqipëri këtë verë është kthyer në skenë përplasjesh, grushtesh, gjakosjesh dhe arrestimesh – dhe gjithçka ka një emër: PRONA. Në Ksamil, një konflikt mes dy biznesmenëve, Albert Pashaj dhe Agim Taraj, u përshkallëzua dhunshëm për një copëz toke […]

The post Nga jugu në Pogradec/ Shqipëria në sezon turistik, por jo në paqe: Prona, shkaku i sherreve! appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Ndërtoi pa leje në një zonë të mbrojtur, arrestohet 52-vjeçari

Policia e Pogradecit ka arrestuar 52-vjeçarin Jetmir Muçllari, i cili u përfshi në një konflikti me sende të forta me tre të tjerë një ditë më parë në Pogradec. Pas konfliktit të dhunshëm në Volorekë, policia nisi hetimet për rastin dhe rezultoi që Jetmir Muçllari ka kryer punime ndërtimore pa leje në një sipërfaqe toke […]

The post EMRI/ Ndërtoi pa leje në një zonë të mbrojtur, arrestohet 52-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Ndërtoi pa leje në zonë të mbrojtur/ Pranga autorit në Pogradec, u konfliktua fizikisht me kryeplakun e Tushemishtit

POGRADEC- Policia e Pogradecit arrestoi Jetmir Muçllarin, i cili kishte ndërtuar pa leje në një sipërfaqe toke në Drilon, të cilën pretendonte pronësinë, por në fakt është në zonën e mbrojtur.

Muçllari akuzohet për veprat penale “shpërdorim i tokës dhe ndërtim i paligjshëm për qëllime përfitimi”.

IMT e Pogradecit kishte pezulluar një javë më parë punimet në këtë sipërfaqe toke, për të cilën Muçllari u konfliktua fizikisht me kryetarin e fshatit Tushemisht/abcnews.al

VIDEO/ Pamjet e sherrit të dhunshëm në Tushemisht, ‘i forti’ i hotel Drilonit dhunon kryeplakun

Janë publikuar pamjet e sherrit të dhunshëm që ndodhi në fshatin Tushemisht të Pogradecit, ku u përfshinë pronari i hotel “Driloni”, Jetmir Muçllari, djali i tij Johan Muçllari, kryeplaku i fshatit Ilirjan Tasellari dhe Prokop Pilinçi. Përplasja fizike ndodhi pranë parkut të Drilonit dhe buron nga një mosmarrëveshje e gjatë për pronësinë e një rruge […]

The post VIDEO/ Pamjet e sherrit të dhunshëm në Tushemisht, ‘i forti’ i hotel Drilonit dhunon kryeplakun appeared first on BoldNews.al.

Sherr për pronën në Tushemisht, 4 persona rrihen me sende të forta

Një sherr për motive pronësie është regjistruar ditën e sotme në fshatin Tushemisht të Pogradecit, ku janë përfshirë katër persona, përfshirë edhe kryetarin e fshatit. Sipas Policisë, në konflikt janë përfshirë: Ilirjan Tasellari, 53 vjeç (kryetar i fshatit), Prokop Pilinçi, 35 vjeç, Johan Muçllari, 26 vjeç dhe Jetmir Muçllari, 52 vjeç. Sherri ka agravuar në […]

The post Sherr për pronën në Tushemisht, 4 persona rrihen me sende të forta appeared first on BoldNews.al.

Sherr i dhunshëm për pronën në Pogradec, konflikti agravon deri në përdorimin e sendeve të forta

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, një sherr për motive pronësie është regjistruar në fshatin Tushemisht të Pogradecit, ku janë përfshirë katër persona, përfshirë edhe kryetarin e fshatit.

Sipas Policisë, në konflikt janë përfshirë: Ilirjan Tasellari, 53-vjeç (kryetar i fshatit), Prokop Pilinçi, 35-vjeç, Johan Muçllari, 26-vjeç dhe Jetmir Muçllari, 52-vjeç.

Sherri ka agravuar në përdorimin e sendeve të forta, por fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk ka pësuar dëmtime serioze.

Të katër personat janë proceduar penalisht për konfliktin

The post Sherr i dhunshëm për pronën në Pogradec, konflikti agravon deri në përdorimin e sendeve të forta appeared first on Albeu.com.

Rama: Lini, vendbanimi palafit më i hershëm i zbuluar ndonjëherë në Europë

TIRANË, 19 korrik/ATSH/ Një nga zbulimet më të jashtëzakonshme arkeologjike po ndodh në brigjet e liqenit të Ohrit, në fshatin piktoresk të Linit në Pogradec.

Kryeministri Edi Rama ndau sot fotot e prof. Adrian Anastasit nga Lini, ndërsa bëri të ditur se Lini konsiderohet vendbanimi palafit më i hershëm i zbuluar ndonjëherë në Europë.

“Sipas arkeologëve nga Universiteti i Bernës dhe Instituti Shqiptar i Arkeologjisë, jeta në këtë vend daton nga 8000 deri në 4000 vjet p.e.s., duke e bërë Linin vendbanimin palafit më të hershëm të zbuluar ndonjëherë në Europë”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se gërmimet në zonën e Buqezës kanë nxjerrë në dritë struktura të hershme prej druri nën ujë dhe gjurmë të një komuniteti që përdorte me zgjuarsi burimet natyrore nga bujqësia dhe blegtoria, te peshkimi dhe gjuetia.

Kryeministri citoi prof. Albert Hafner nga Universiteti i Bernës, i cili u shpreh: “Ky projekt, i cili u miratua në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale dhe që falë bashkëpunimit me IKTK, sot e kemi të shpallur zonë arkeologjike nënujore
“Lini është të paktën 500 vjet më i vjetër se çdo vendbanim i këtij lloji i zbuluar më parë në Itali apo Spanjë”.

Rama tha se kjo është një tjetër arsye për të qenë krenarë për thesaret që mbart toka shqiptare.

/m.m/

The post Rama: Lini, vendbanimi palafit më i hershëm i zbuluar ndonjëherë në Europë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pogradec/ Zjarr në fshatin Cërravë, era favorizon flakët

Duket se situata e zjarreve në vendin tonë vijon të rëndohet, teksa me dhjetëra hektarë janë shkrumbuar nga flakët. Ditën e sotme një vatër zjarri është aktivizuar në një sipërfaqe kodrinore në fshatin Cërravë të Pogradecit. Aktualisht vatra është tepër e gjerë ndërsa po favorizohet edhe nga era. Kodra është kryesisht me bimësi të ulët, […]

The post Pogradec/ Zjarr në fshatin Cërravë, era favorizon flakët appeared first on BoldNews.al.

Zbulimet arkeologjike në fshatin Lin, një udhëtim mes historisë dhe natyrës

TIRANË, 13 korrik /ATSH/ Në brigjet piktoreske të liqenit të Ohrit, rreth 20 kilometra larg qytetit të Pogradecit, ndodhet fshati Lin, një nga destinacionet më të veçanta që ndërthur bukurinë natyrore me pasurinë historike.

Ky fshat i vogël, i vendosur mbi një gadishull që futet thellë në liqen, ofron një panoramë magjepsëse dhe një trashëgimi kulturore me vlera të jashtëzakonshme.

Një nga thesaret më të çmuara të Linit janë rrënojat e bazilikës paleokristiane, të zbuluara në majën e kodrës që ngrihet mbi fshat.

Zbulimet arkeologjike të realizuara gjatë dekadave të fundit kanë nxjerrë në dritë një kishë të hershme që daton në shekujt V–VI pas Krishtit, e pasur me mozaikë të rrallë, zbukurime gjeometrike dhe simbole kristiane. Mozaikët janë të ruajtur në mënyrë mbresëlënëse, duke dëshmuar për një qendër të rëndësishme shpirtërore dhe kulturore të asaj kohe.

Një bashkëpunim katërvjeçar midis arkeologëve zviceranë dhe atyre shqiptarë përmbylli me sukses fazën e parë 2021-2025, duke cilësuar sitin pranë Linit, në Pogradec, si vendbanimin më të vjetër palafit në Evropë.

Po ashtu, konfirmohet që “Lin 3” mbulon 2000 vite të historisë së vendbanimeve dhe të paktën 10-12 faza apo fshatra të ndryshëm përgjatë hapësirës kohore 6000 – 4000 para Krishtit.

Vizitorët që ngjiten në kodër, jo vetëm që përballen me historinë e lashtë të krishtërimit në rajon, por edhe me një pamje panoramike që të lë pa fjalë: Liqeni i Ohrit shtrihet i kaltër përpara, ndërsa kufiri me Maqedoninë e Veriut është vetëm pak minuta larg në horizont.

Fshati Lin është një atraksion më vete. Rrugicat e ngushta me kalldrëm, shtëpitë karakteristike me oborre të gjelbëruara, mikpritja e banorëve dhe traditat e ruajtura me përkushtim i japin këtij vendi një atmosferë të ngrohtë e autentike.

Shumë vizitorë ndalojnë për të provuar gatimet e zonës ose për të bërë një shëtitje buzë liqenit, aty ku koha duket sikur ndalon.

Lini është një nga ato vende ku natyra dhe historia bashkëjetojnë në harmoni të plotë. Është një udhëtim që të çon njëkohësisht në rrënjët e qytetërimit dhe në thellësitë e qetësisë shpirtërore.

Për këdo që viziton Pogradecin, ndalesa në Lin është jo vetëm një rekomandim, por një përvojë e domosdoshme.

Zbulimet arkeologjike në fshatin Lin Foto: Florjan Abazaj
1 nga 16

/gj.m//r.e/

The post Zbulimet arkeologjike në fshatin Lin, një udhëtim mes historisë dhe natyrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Parku i Drilonit, oaz qetësie dhe bukurie natyrore që të magjeps

TIRANË, 12 korrik /ATSH/ Në skajin juglindor të Shqipërisë, vetëm pak minuta larg qytetit të Pogradecit, ndodhet një nga perlat më të çmuara të turizmit natyror: Parku i Drilonit.

Ky vend i rrallë është kthyer prej vitesh në një nga destinacionet më të preferuara për vizitorët vendas dhe të huaj, falë gjelbërimit të dendur, burimeve të kristalta dhe faunës së pasur ujore.

Sapo hyn në park, ndjen menjëherë qetësinë që mbizotëron. Rrugicat e shtruara me gurë kalojnë nën hijen e plepave shumëvjeçarë, ndërsa zhurma e lehtë e gjetheve që përplasen nga era krijon një atmosferë të veçantë çlodhjeje.

Burimet natyrore të Drilonit, të cilat furnizojnë direkt liqenin e Pogradecit, përshkojnë parkun përmes kanaleve të qeta ku notojnë shpendët dhe mjellmat e bardha.

Turistët ndalen shpesh për të fotografuar këtë bukuri natyrore, ndërsa fëmijët ndjekin me sy zogjtë që lëvizin lirshëm mbi ujë.

Prania e kafeneve tradicionale buzë kanaleve të liqenit e bën përvojën edhe më të këndshme për vizitorët që duan të shijojnë një pije nën freskinë e pemëve dhe zërat e natyrës.

Driloni është një destinacion që çdo vit tërheq mijëra vizitorë që kërkojnë pak qetësi, bukuri dhe frymëzim. Për ata që duan të largohen për pak nga zhurma e qyteteve, Driloni mbetet një zgjedhje ideale për relaks dhe kontakt të drejtpërdrejtë me natyrën e paprekur të Shqipërisë juglindore.

Pranë Drilonit është edhe fshati Tushemisht me “Zonjën nga qyteti”, i cili së bashku me Parkun natyror të Drilonit janë shndërruar në një pol të ri ekoturistik jo vetëm për Pogradecin, por edhe për Korçën.

Driloni apo Voloreka siç e quajnë pogradecarët, vetëm 6 km larg Pogradecit, është një nga mrekullitë natyrore dhe një nga atraksionet më të bukura në vendin tonë, ku investimet e realizuara me ndërtimin e rreth 4 mijë metra rrugica për këmbësorët që kanë zgjeruar sipërfaqen e parkut, kanë nxjerr më në pah potencialin turistik të kësaj zone.

Driloni është një burim karstik që përbëhet nga tri vija uji që rrjedhin për t’u derdhur disa dhjetëra metra më tej, në bregun juglindor të liqenit. Njëri prej tyre, ai më kryesori, krijon një basen të madh ujor, ku mund të shëtitësh, vozitësh me varkë, të shijosh bukuritë e florës dhe faunës së pasur.

Rrugicat e ndërtuara lidhin të gjithë sipërfaqen nga burimet e Drilonit në fshatin Gurras, deri në shëtitoren përgjatë liqenit të Ohrit.

Sipërfaqja ku shtrihet shëtitorja e Tushemishtit dhe Parku i Drilonit është shumëfishuar në 150 hektarë, e gjitha në funksion të turizmit, me 13 ura të reja, shëtitore, korsi biçikletash, 8 mijë pemë të mbjella, 5 km gjatësi e lundrueshme me varkë.

Driloni i Pogradecit Foto: Florjan Abazaj
1 nga 14

/gj.m//r.e//a.f/

The post Parku i Drilonit, oaz qetësie dhe bukurie natyrore që të magjeps appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përfshihet nga flakët masivi pyjor në Pogradec, zjarri merr përmasa të mëdha

✇Albeu
By: M C

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe pisha në fshatin Hudenisht, në afërsi të Pogradecit. Flakët kanë rënë mbi një zonë pyjore dhe paraqesin rrezik për përhapje më tej.

Në vendngjarje ndodhen 20 forca të shërbimit zjarrfikës të Bashkisë së Pogradecit, të cilët po punojnë intensivisht për të izoluar vatrat dhe për të mos lejuar përhapjen e flakëve në thellësi të pyllit. Deri më tani, nuk raportohet për dëme në banesa apo rrezik për jetën e banorëve.

The post Përfshihet nga flakët masivi pyjor në Pogradec, zjarri merr përmasa të mëdha appeared first on Albeu.com.

Vatër zjarri në Pogradec/ Terreni i vështirë vështirëson ndërhyrjen, flakët të favorizuara nga era

Një vatër zjarri është aktivizuar pak minuta më parë në një sipërfaqe me shkurre mbi fshatin Hudënisht të Pogradecit. Aktualisht vatra është aktive ndërsa kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse të Pogradecit.

Duke qenë se tereni është malor ka vështirësi në ndërhyrje për të neutralizuar flakët, të cilat po mbështeten edhe nga era.

Rreth 20 persona janë vënë në dispozicion për fikjen e zjarrit mbi fshatin Hudënisht aty ku prej rreth 1 ore flakët kanë përfshirë masivin pyjor të përbërë me shkurre dhe pisha. Ndërkohë që flakët janë duke u neutralizuar duhet theksuar që ndërhyrja po kryhet vetëm me trupa nga toka për shkak se terreni është i pamundur të aksesohet me mjete.

Nga zjarri është përfshirë një sipërfaqe e konsiderueshme pyjore, zjarrfiksja e Pogradecit ka qenë e parë që ka mbërritur në vatrën e ndezur dhe si fillim ka bllokuar përhapjen e flakëve në dy krahë.

/abcnews.al

Përfshihet nga flakët masivi pyjor në Pogradec

Një masiv pyjor në fshatin Hudenisht të Pogradecit është përfshirë nga flakët paraditen e sotme. Raportohet se zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. 20 forca të shërbimit zjarrfikës të Bashkisë së Pogradecit po punojnë për të mos lejuar përhapjen e flakëve në brendësi të pyllit, por terreni malor vështirëson ndërhyrjen.

The post Përfshihet nga flakët masivi pyjor në Pogradec appeared first on BoldNews.al.

❌