Një nga scoop-et që u shpërnda me shpejtësinë e dritës, pasi SPAK mori urdhër të godasë çiftin Erion Veliaj,- Ajola Xoxa ishte edhe ai se hetuesit që kontrolluan në zyrën e saj, kishin gjetur në kasafortë, rreth 115 mijë euro të pa deklaruara, në prerje të mëdha. Jemi ende në fillim të dhjetorit 2024, kryebashkiaku […]
Gjatë kontrollit që SPAK ushtroi në kompanitë e Ajola Xoxës në dhjetor të 2024 u gjet në kasafortën e studios ligjore Partners Law, një shumë e konsiderueshme parash. Me gjasë, në pamundësi për t’i justifikuar, Xoxa kërkon ndihmë tek i njohuri i saj, Gentian Sula me të cilin lidh një kontratë shitblerje prone. Për këtë […]
Apeli i GJKKO ka vendosur uljen e dënimit për Pashk Sylën, i kapur në trafik droge nga Shqipëria në Greqi. Dënimi fillestar ishte 7 vite burg. Pashk Syla kërkoi ndryshim të vendimit që e dënonte me burg. Gjykata e Apelit nuk e rrëzoi vendimin, por ia uli dënimin me 1/3, duke e dënuar përfundimisht me […]
Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, SPAK ka përfunduar hetimet ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i hetuar për korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie e shpërdorim detyre, ndaj bashkëshortes së tij Ajola Xoxa e gjashtë biznesmenëve të proceduar si dhe ndaj personave të tjerë të dyshuar se janë përfshirë në […]
Zeqir Kordhoni, daja i Endrit Shabanit u bë shkaku i një përplasje të ashpër mes nipit të tij dhe Adriatik Lapajt për mandatin e vetëm të fituar nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” më 11 Maj. Kordhoni iu drejtua me shkresë KQZ ku kërkoi që të merrte mandatin, pasi Lapaj nuk mbajti fjalën e dhënë, ndërsa […]
Në serinë e tretë të sezonit të katërt të podcastit “Zëra”, gazetarja Erisa Kryeziu sjell në diskutim mënyrën se si trajtohet kujtesa historike në Shqipëri duke marrë shkas nga rasti i restaurimeve të nisura dhe më pas të pezulluara në ish-burgun e Spaçit.
Të ftuar në këtë bisedë janë Brisejda Lala, studiuese e historisë, dhe Arnen Sula, arkitekt dhe drejtues i qendrës “Tek Bunkeri”.
Një projekt filmik ngjalli diskutime në muajin qershor mbi kujtesën historike pasi u shoqërua me ndërhyrje pa transparencë në burgun e Spaçit.
Sula ngre shqetësime për mënyrën se si u transformua ambienti i dhomës së takimeve në burg.
“Këto vrima që përdoreshin për të përgjuar familjarët e të burgosurve, edhe në çaste intime, janë zhdukur. Ato janë dëshmi të drejtpërdrejta të së kaluarës,” thotë ai.
Drejtuesi i qendrës “Tek Bunkeri” thekson se ndërhyrjet e fundit bien ndesh me Planin e Menaxhimit të Spaçit, që parashikonte ruajtjen e gjendjes ekzistuese për të reflektuar jo vetëm periudhën e diktaturës, por edhe dekadat e braktisjes dhe plaçkitjes pas saj.
“Rrezikojmë të humbasim historitë që ato mure mbartin,” paralajmëron ai.
Për studiuesen Brisejda Lala, është e papranueshme që, pas kaq vitesh, burgu i Spaçit ende nuk është shpallur muze. Ajo thekson se çdo ndërhyrje, sado e vogël, duhet të kalojë në filtrin e një studimi të mirëfilltë, duke respektuar statusin si Monument Kulture i Kategorisë II.
“Shoqëria shqiptare nuk e ka kthyer kokën nga e kaluara. Jemi zgjuar vonë,” thotë ajo, ndërsa e lidh këtë “rizgjim” me zhgënjimin kolektiv nga tranzicioni dhe shembujt pozitivë nga vendet ish-komuniste që e kanë integruar kujtesën historike në ndërtimin e identitetit kombëtar.
Arkitekti Sula kujton bisedat me ish-të dënuarit politikë, të cilët, sipas tij, ndihen të braktisur.
“Njëri prej tyre qante kur tregonte që as djali i vet nuk e dëgjon më,” thotë ai. Për të, kjo është dëshmi e një harrese shoqërore që shkon përtej institucioneve.
Lala shton se mungesa e një vendi zyrtar kujtese e bën të pamundur përfaqësimin e denjë të atyre që kanë vuajtur.
“Fatmirësisht, kemi ende të gjallë shumë prej tyre. Dëshmitë e tyre janë thelbësore për të ngritur narrativën e së vërtetës historike,” shpjegon ajo.
Podcastin mund ta ndiqni dhe në Spotify:
Në bisedë, Brisejda dhe Arneni nënvizojnë nevojën që të rinjtë të njihen me këtë pjesë të historisë. Kjo, sipas tyre bëhet në shkolla, duke e përfshirë këtë pjesë të historisë në kurrikulat shkollore.
“Edukimi duhet të fillojë që në shkollën 9-vjeçare, që duhet të kemi një lloj specifikimi të temave që do të zhvillohen në lidhje me komunizmin dhe zgjerim të njohurive”, u shpreh Brisejda Lala.
Sipas Lalës, shembujt në rajon për mënyrën si është trajtuar në shkolla janë të shumtë.
“Në Rumani kanë module të përcaktuara në klasën e 12-të që zhvillohet vetëm në diktaturën komuniste të implementuar në Rumani dhe ka edhe në klasën e 11-të një modul sa i përket periudhës së Holokasustit”.
Për Arnen Sulën, nevoja për të folur me të rinjtë për periudhën e diktaturës komuniste është e rëndësishme, pasi shumë pak dinë.
“Shumë nga situatat politike dhe sociale që kemi sot si shoqëri, vijnë si pasojë e traumave që na ka lenë diktatura”, argumenton Sula.
Lala sugjeron që të ketë një program të detyruara në shkolla për të vizituar vendet e kujtesës, ndërsa vë në dukje nevojën për të pasur një hartë të vendeve të kujtesës në Shqipëri.
Ndërsa Arnen Sula sjell në vëmendje praninë në postet drejtuese të sotme të personave që kanë shërbyer gjatë diktaturës.
“Është shumë e dhimbshme për ish të përndjekurit politikë të shikojnë figura të tilla ende në pozicione drejtuese”, u shpreh Sula.
Podcasti “Zëra” sjell në çdo episod zëra kritikë dhe reflektime për shoqërinë shqiptare, me qëllim të nxisë mendim të pavarur dhe dialog publik. Hapësira e këtij podcasti i dedikohet gjithashtu qytetarëve që angazhohen në kauza publike, zëri i të cilëve mbytet ose mpaket nga ngjarjet e shumta politike e sociale, që shpesh nuk e kalojnë kryeqytetin.
Ndërhyrjet restauruese në disa prej godinave të ish-burgut famëkeq të Spaçit kanë ndezur debat në rrjetet sociale dhe më gjerë, duke ngritur pyetje thelbësore mbi ruajtjen e kujtesës dhe autenticitetit të vendit simbol të vuajtjes gjatë diktaturës së Enver Hoxhës.
Restaurimi, i cili nga autoritetet konsiderohet i pjesshëm, po bëhet për të ndihmuar në realizimin e një filmi kushtuar së shkuarës së ish-kampit. Kjo ka ngjallur edhe më tepër reagime.
Shqetësimi u nda fillimisht nga arkitekti Arnen Sula, i cili botoi në rrjetet sociale fotografitë ku binte në sy një fasadë e suvatuar në të bardhë e godinës që dikur shërbente për pritjen e vizitorëve. Ai i konsideroi ndërhyrjet “të pakontrolluara” dhe që “zhdukin memorien historike”.
“Spaçi nuk është skenë filmi për të sajuar imazhe estetike, ai është vend dëshmie, vend dhimbjeje dhe vend kujtese, është i të gjithëve,” theksoi Sula, autor i ekspozitës “E kaluara, e tashme” (2024) me 49 portretet e ish-të burgosurve politikë.
Pas tij, reagimet ishin të forta me në thelb shqetësimin se godina, dikur e degraduar, po merrte një pamje të transformuar. Sipas kritikëve kjo rrezikon të deformojë kuptimin e saj historik.
Filmi të cilit i vijnë në ndihmë punimet, është i regjisorit Namik Ajazi dhe shkrimtarit Visar Zhiti – të dy ish-të përndjekur dhe të dënuar politikë gjatë diktaturës. Ajazi në Qafë Bari, Zhiti në Spaç.
Ish-dhoma e takimit me familjarët pas restaurimit me suva të bardhë/Foto nga Arnen Sula, Facebook.
Ajazi tha për Citizens.al se nuk është e vërtetë se ndërhyrjet po “manipulojnë historinë, përkundrazi”. Sipas regjisorit, ndërhyrjet po realizohen me supervizim teknik të Institutit të Monumenteve të Kulturës (IMK), si dhe me pjesëmarrjen e skenografëve, arkitektëve dhe ekspertëve të huaj.
“Po luhet me faktin se ‘A u bë llaçi i bardhë, apo u bë i zi’,” theksoi Ajazi i revoltuar teksa ndau fotografi të mëvonshme të së njëjtës godinë. Sipas tij pas përfundimit të suvatimit dhe lyerjes është vijuar me “vjetërzimin e suvasë” pasi projekti i tij filmik synon të nxjerrë sa më mirë kontekstin historik.
Spaçi u hap në vitin 1968 si kamp i punës së detyruar për mbi 1 mijë të burgosur të cilët u angazhuan në minierën e bakrit dhe piritit. Në fillim të viteve 90-të kampi iu kalua plotësisht minierës dhe më pas u braktis dhe vandalizua. Kërkesat për ta kthyer në muze vijuan ndër vite.
Zona, e përbërë nga rreth 7 godina, mori statusin e “Monumentit të Kulturës, Kategoria II” vetëm në vitin 2007. Në vitin 2010 dhe – më vonë – në vitin 2023 u paraqitën projekte konkrete. Projekti i fundit duket të ketë marrë mbështetje për t’u konkretizuar, pas vendimit të qeverisë për t’ia besuar menaxhimin Organizatës “Trashëgimia Kulturore pa Kufij” (CHwB Albania).
Ajazi tregoi për Citizens.al se pas vendimit të vitit 2023, grupi i tij i punës zhvilloi një takim me Kryeministrin Rama, të cilit i kërkoi ndihmë për të materializuar idenë e filmit.
“I thamë kryeministrit, ju bëni muzeun, një projekt madhor i cili kërkon kohë, ne bëjmë filmin,” tha Ajazi duke nënvizuar se qëllimi i tij është i njëjtë, ruajtja e trashëgimisë historike të ish-burgut të Spaçit.
Sipas regjisorit ndërhyrjet që po bëhen aktualisht janë të pjesshme dhe të orientuara drejt rikrijimit të realitetit të asaj periudhe, e cila do ta ndihmojë ekipin e tij gjatë xhirimeve. Ai këmbënguli se nuk ka aspak rrezik për të dëmtuar sitin.
Më poshtë pamje të gjendjes së mëparshme të godinës në ish-burgun e Spaçit:
Çfarë parashikon projekti?
Projekti i (IKTKT-së) me vlerë rreth 100 mijë euro, parashikon meremetime në të paktën 8 hapësira: vendroja, komanda, dhoma e takimeve, infermieria, kuzhina/mensa, fjetorja, vendi i apelit dhe tualetet.
Në relacionin teknik grupi i projektit, drejtuar nga arkitektët Genci Tufi e Klejdia Kore dhe inxhinieri Sokol Ismaili, e konsideron ndërhyrjen e nevojshme për ta bërë zonën “të vizitueshme dhe të sigurt për vizitorët”.
Ndërhyrjet cilësohen të pjesshme dhe përshkruhen kryesisht si plotësime muresh, riparime shkallësh, vendosje parmakësh, dyersh dhe dritaresh.
Paralelisht është planifikuar ngritja e një kulle vrojtimi, vendosja e një porte hekuri në hyrje dhe rrethimi me tela me gjemba i disa hapësirave, si për shembull oborri i brendshëm, apo vendi ku bëhej apeli.
Ndërhyrja më kryesore konsiderohet rindërtimi i tualeteve dhe krijimi sipër tyre i vendit të ajrosjes së të burgosurve zonë kjo e rrënuar për shkak të vandalizimit dhe degradimit ndër vite.
Ndërtesës “Nr.3” njohur si “Komanda” parashikohet t’i plotësohen muret me tulla, t’i riparohen dhe plotësohen parmakët dhe t’i suvatohet ballkoni i katit të dytë.
Ndërtesës “Nr.3A” njohur si vendroja parashikohet t’i rregullohet skarpata e sipërme dhe e poshtme, t’i vendosen parmakë, t’i rregullohen shkallët dhe muret.
Ndërtesës “Nr.3A” njohur si “Dhoma e takimeve” parashikohet t’i plotësohen muret me tulla, t’i vendosen dritaret dhe dera e drurit, të suvatohet dhe lyhet me bojë hidromat.
Ndërtesave Nr.4 dhe Nr.5 njohur si “Infermieria, Kuzhina dhe Mensa” parashikohet t’u meremetohen muret, parmakët, t’u vendoset një derë dhe një dritare druri si dhe t’u rregullohen shkallët.
Ndërtesës Nr.6 njohur si “Fjetorja” parashikohet t’i vendoset parmak shkallëve të katit të parë dhe ballkonit të katit të dytë.
Brenda ish-dhomës së takimit me familjarët gjatë “procesit të vjetërizimit”/Foto Namik Ajazi.
Kritika dhe shqetësime për punimet
Arkitektë dhe aktivistë të shoqërisë civile kanë shprehur publikisht qëndrimin kundër mënyrës se si po veprohet në Spaç.
Kreshnik Merxhani, arkitekt, tha për Citizens se ndërhyrjet janë të papranueshme për një monument kulture.
“Aty ke një strukturë ekzistuese dhe ty të lejohet vetëm ta konservosh. Nuk ke të drejtë ta suvatosh, arnat lëri siç janë,” tha Merxhani duke theksuar se vetëm ekspertët mund t’i argumentojnë dhe mbrojnë ndërhyrjet e tilla.
Organizata të shoqërisë civile, përfshirë Bashkinë e Mirditës, fondacionin “Kujto.al”, “Qëndresën Qytetare”, shoqatën e të Përndjekurve Politikë Shkodër dhe figura të njohura publike si publicisti Fatos Lubonja (njëherësh ish-i përndjekur), kanë nënshkruar një letër të hapur drejtuar Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Institutit të Trashëgimisë Kulturore.
Në letër kërkohet ndalimi i menjëhershëm i punimeve, derisa të zhvillohet një verifikim transparent dhe profesional.
“Ndërtimi i mureve të reja dhe mbulimi i fasadave me suva moderne dëmton seriozisht integritetin historik dhe përvojën e kujtesës,” thuhet në letër, duke paralajmëruar rrezikun që Spaçi të shndërrohet në një “skenografi artificiale”.
Migen Qiraxhi, përfaqësues i një prej organizatave nënshkruese dhe autor i ekspozitës “Anatomia e Burgut të Spaçit”, tha për Citizens.al se “kjo duket si ndërhyrje make-up-i”.
“Ai është vend vuajtjeje dhe nuk ka kuptim të bëhen ndërhyrje estetike, ku duket se lumturisht mund të jetoje. Duhet kthyer në nivelin që ka qenë, jo t’i ndërtohet realitet i ri.”
Tabela e Institutit të Monumenteve, jashtë objektit shënon se punimet do të zgjasin 8 javë dhe financohen nga Instituti. Nuk është e qartë nëse këto punime janë konform “Planit të Menaxhimit të ish-burgut të Spaçit” të miratuar me propozim nga CHwB Albania në gusht 2024.
Flamur Sula, babai i Ilarias që u vra nga i ish-dashuri në Itali, ka reaguar pasi Prokuroria e Romës kërkoi një gjykim të menjëhershëm për Mark Antony Samson, i cili rrëfeu vrasjen e ish-të dashurës së tij, e cila ndodhi marsin e kaluar në Romë. Familja e viktimëse jeton në Terni dhe babai i saj komentoi vendimin për ANSA-n. ”Ilaria kishte një jetë të tërë përpara dhe është e padrejtë që princesha…
Në ditët kur inspektorët e IKMT-së ishin të zënë me aksionin e çlirimit të hapësirave publike nga ndërtimet pa leje, një tapet betoni zëvendësoi brutalisht barin e gjelbër në lulishten kryesore të qytetit të Kukësit. Betonizimi i lulishtes së vetme të Kukësit po bëhet me bekimin e Bashkisë si pjesë e një projekti për ndërtimin […]
Dashnor Sula komenton sherrin dhe ”telenovelën” në kampin e “Nismës Shqipëria Bëhet” se kujt i takon mandati i fituar. Sula shprehet se të dyja palët kanë përgjegjësi për situatën e krijuar, teksa shton se Lapaj bëri shumë deklarata populiste gjatë fushatës që nuk mund t’i gëlltiste lehtësisht. Ai nuk u bë pjesë e listës së PD për zgjedhjet, por as edhe tek ”Nisma Shqipëria Bëhet” nuk qëndroi dhe…
Deputeti i PD-së, Dashnor Sula është përfshirë në përplasjen e sotme mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit për mandatin e fituar nga koalicioni ‘Nisma Shqipëria Bëhet’. Përmes një postimi në rrjetet sociale, duke ironizuar situatën e krijuar, Sula shprehet se kur do t’i bësh gropën tjetrit, bie vetë brenda. Ai rikthen në kujtesë një bisedë të zhvilluar me Lapajn në momentin që po pretendonte…
Lidhur me sherrin mes Adriatik Lapajat dhe Endrit Shabanin për mandatin e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” ka ardhur një reagim edhe nga Dashnor Sula. Ky i fundit u fut fillimisht në listat e këtij koalicioni për Qarkun e Elbasanit në zgjedhjet e 11 Majit dhe më pas u tërhoq pasi nuk e mori garancinë se […]
Shkollimi ishte një ëndërr për Alfredin, një 17-vjeçar me aftësi të kufizuara nga Mamurrasi, dhe rruga që ka përshkruar nuk ka qenë e lehtë. Paragjykimet dhe mungesa e aksesit në godinën e shkollës ishin sipas tij dy vështirësitë kryesore. Sot nxënës i gjimnazit “Besnik Syla”, Alfredi thotë se gradualisht po ia arrin qëllimit. Megjithatë, barrierat […]
Teksa socialistët mobilizohen për shtatorin, PD-ja vijon ankesat, në partitë e reja kanë nisur përçarjet. Nisma ‘Shqipëria Bëhet’ ka krisjet e para ku daja i Shabanit kërkon të marrë mandatin e Lapajt.
Në këndvështrimin e deputetit demokrat Dashnor Sula, partitë e reja e humbën shansin politik ende pa e fituar. Sipas tij, në listat e tyre duhet të përfshinin persona me impakt.
“Pushtetin mundohen ta mbajnë me thonjë. Edhe figura të huaja kanë thënë që shqiptarët është e vështirë të bëjnë shtet, në rastin konkret supozohej që partitë e reja të sillnin ndryshim. Unë e paralajmërova që do ndodhte kështu, deklarova dhe që ika nga një padrejtësi dhe nuk mund të bëhesha pjesë e një tjetër padrejtësie.
Më shpejt kishin mësuar hilet, ishte një idiotësi politike që humbën shansin politik. Partitë e vogla duhet të përfshinin në lista figura me impakt. Shqipëria Bëhet morën 5000 vota në Elbasan, po të isha unë do kalonin në 15000-17000 vota.”
Ligjvënësit e Bashkimit Europian organizojnë të enjten votëbesim kundër shefes së bllokut europian, Ursula von der Leyen, teksa kryeministri hungarez, Viktor Orban është në krye të thirrjeve për rrëzimin e saj.
Ky votim, i pari i këtij lloji në Parlamentin Europian në mbi një dekadë, është organizuar nga ligjvënës të ekstremit të djathtë. Për të kaluar nevojiten dy të tretat e votave të shumicës.
Von der Leyen mund të detyrohet të japë dorëheqje nëse humb, ndonëse fitoren e ka pothuajse të garantuar pasi shumica e grupeve politike kanë dhënë sinjale se do të votojnë kundër. Ajo nuk pritet të marrë pjesë në votimin që zhvillohet në Strasburg të Francës.
Mocioni përbëhet nga një mori dyshimesh kundër von der Leyenit, përfshirë mesazhet private me shefin e fabrikës Pfizer që ka prodhuar vaksina kundër koronavirusit, për keqpërdorim të fondeve të BE-së dhe për ndërhyrje në zgjedhjet në Gjermani dhe Rumani.
Orbani ka thënë përmes një postimi në Facebook se votimi “do të jetë moment i së vërtetës, në njërën anë do të jetë elita imperialiste e Brukselit, në tjetrën patriotët. Është thelbësore të bëhet një zgjidhje. Zonja presidente, thelbi i udhëheqës tuaj është përgjegjësia. Është koha të largoheni!”.
Shefja e BE-së ka pasur shpesh mospajtime me Orbanin për shkak të veprimeve të tij në Budapest që kanë dëmtuar demokracinë. Prandaj, Komisioni Europian ia ka ngrirë qasjen në miliarda euro në fonde të BE-së.
Ky votim ka hapur rrugën për shumë kritika ndaj von der Leyenit – e cila ka qenë në krye të nismës së BE-së për të gjetur vaksina për gati 450 milionë banorë gjatë pandemisë – por edhe për Partinë e saj Popullore Europiane, e cila përbën grupin më të madh politik në parlament./ REL
Pas një seance 2-orëshe mesditën e së martës, Gjykata e Lartë rrëzoi shpresat e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për lirimin nga qelia dhe vendosi që të lërë në fuqi masën e tij të arrestit me burg. Vendimi u mor nga trupa e Kolegjit Penal me relatore gjyqtaren Albana Boksi, pasi dëgjoi argumentet, pjesë e […]
Në orën 12:00, trupa e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, me relatore gjyqtaren Albana Boksi, pritet të mblidhet për të dëgjuar argumentet, pjesë e ankimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe 6 biznesmenëve, kundër masave të sigurisë të vendosura nga Gjykata e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të […]
“Ose do të kthehet tek unë ose do ta vras”. Ky është një nga mesazhet e gjetura nga hetuesit në celularin e Mark Antony Samson, autori i vrasjes së ish-të dashurës së tij Ilaria Sula, në mars në Romë. Gruaja e re ishte goditur 3 herë me thikë në qafë. Trupi i saj, i fshehur në një valixhe, u braktis më pas në një përrua pranë Via Homs.
Në dritën e provave të mbledhura, Prokuroria e Romës po e akuzon të riun për vrasje me dashje të rënduar nga paramendimi, motive të kota dhe një marrëdhënie emocionale me viktimën.
Sipas hetuesve, analiza e mesazheve të shkëmbyera nga Samsoni me disa miq zbulon një plan të qartë për vrasjen e Ilarias. Këtë të hënë, më 7 korrik, i riu u mor përsëri në pyetje. Për rreth dy orë ai iu përgjigj pyetjeve të prokurorëve. Zyra e Prokurorit tashmë po përgatitet të mbyllë hetimin dhe mund të kërkojë një gjyq të menjëhershëm. Nëna e djalit po hetohet gjithashtu për bashkëpunim në fshehjen e kufomës.
Sipas hetuesve, Samsoni u përpoq gjithashtu të devijonte hetimet nëpërmjet bisedave, duke u shtirur si Ilaria me shoqet e viktimës: “Sofi, nuk e di nëse do të bëj ndonjë budallallëk, por do të shkoj në shtëpinë e një djali që takova në rrugë”, – lexohej në bisedat e nxjerra nga hetuesit. Bisedat, midis një shoku të Ilarias dhe Samsonit – i cili kishte marrë identitetin e ish-të dashurës së tij – janë të 26 prillit 2025, menjëherë pas vrasjes së studentes.
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula në “Debat” nga Alba Alishani, në një emision televiziv shprehu bindjen se zgjedhjet e pjesshme për katër bashki të vendit, do të zhvillohen në muajin gusht.
Sipas tij tre kryebashkiakët e rinj të Beratit, Burrelit e Tepelenës do të zgjidhen para shtatorit, pasi drejtuesit e tyre braktisën postin duke garuar në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit.
Sula po ashtu kritikoi demokratët, që sipas tij janë duke shijuar pushimet dhe drekat e darkat, në një kohë kur mazhoranca në pushtet po përgatitet për këtë proces zgjedhor.
“Ti ke tre bashki që do jenë në zgjedhje të parakohshme të pjesshme. Berat, Burrel dhe Tepelenë. Opozita do jetë me pushime. Opozita ka që më 11 maj flet vetëm Berisha dhe nja dy kokrra të tjerë. Të tjerët flenë gjumë, ikin bëjnë pushime dhe marrin rreze dielli. E kanë mendjen nëpër tavolina të bëjnë ndonjë drekë, ndonjë darkë, të bashkohet Flamuri me të tjerët… e të tjerët”, tha Sula.
I pyetur nëse ka informacion se zgjedhjet e pjesshme do të zhvillohen në muajin gusht, në të katër bashkitë, përfshirë edhe Tiranën, pasi kryebashkiaku i saj Erion Veliaj ndodhet pas hekurave, Sula tha: “Po, patjetër”.
“Zgjedhje të pjesshme, nuk kanë lidhje me Kodin këto”, konfirmoi edhe njëherë ai, pasi analisti Arion Sulo konstatoi se Kodi elektoral përcakton se zgjedhjet zhvillohen në vjeshtë dhe në pranverë.
TIRANË- Pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit, fakt që u provua edhe nga procesi i rinumërimit të votave, Sali Berisha nuk e shikon problemin në radhët e veta, por përpiqet të justifikojë goditjen me argumentin se zgjedhjet janë vjedhur dhe nuk kishte garë politike.
Ai ka artikuluar tezën e krijimit të një qeverie teknike. Deputeti demokrat, Dashnor Sula, i ftuar në “360 gradë” thotë se kjo tezë është për të blerë kohë, me qëllim që të largoi vëmendjen nga shqetësimi real i demokratëve, që është humbja e zgjedhjeve.
“Nuk është rasti i parë, njihet qasja e doktorit në raport me kundërshtarin apo me retorikën që përdor, që mban stekën lart dhe në fund pastaj, në shumë beteja që i ka artikuluar, përfshirë dhe qeverinë teknike dhe shumë gjëra të tjera dhe në fund janë shuar ato beteja dhe pa asnjë lloj rezultati, edhe ky rast kështu do jetë. Është konsum para pushimeve të gushtit dhe që të mbajë gjallë… deri sa të vijë parlamenti. Në shtator fillon një gjë tjetër, ngritjen e një narrative tjetër dhe kështu dëshiron të shtyjë dhe kjo është e qartë.
Ai theksoi se Sali Berisha ka shuar zërat kritikë në partinë Demokratike dhe nuk ka asnjë konkurrent.
“Opozita s’ka konkurrues ndaj Berishës dhe kjo është disfatike dhe nuk ka njëri që t’i dalë përballë, as me zë ndryshe, as me konkurrim dhe në gjithçka. Vetëm Tabaku kemi një deputete të votuar, ndërsa gjithë lista tjetër janë deputetë të emëruar, pra janë deputetë pa vota”, tha ai/ abcnews.al