❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Fiton braziliani “i pĂ«rjetshĂ«m”/ Rubens Barrichello triumfon nĂ« Brazil nĂ« moshĂ«n 53 vjeç

Në Formula 1 mbetet një emër i respektuar.

Të paktë janë pilotët që kujtohen aq shumë nga tifozët ndër ata që nuk u shpallën kurrë kampionë të botës, dhe Rubens Barrikelo tregoi se meriton gjithçka.

Veterani brazilian arriti një sukses të madh në një moshë tepër të shtyrë për sport, sidomos për ata të shpejtësisë.

Pasi mbushi 53 vjeç në maj të këtij viti, Barrikelo u shpall kampion I garës së shquar NASCAR në Brazil.

Në edicionin debutues ai I la pas të gjithë, me fitoren e raundit të gjashtë të serisë në qytetin e tij të lindjes, Sao Paulo.

Kjo, mĂ« shumĂ« se 14 vite pasi I mbiquajturi “Rubinjo” I dha fund karrierĂ«s nĂ« Formula 1, gjĂ« qĂ« ndodhi nĂ« Interlagos tĂ« Brazilit nĂ« 2011 nĂ« timonin e njĂ« Uilliamsi.

Pasi hoqi kokoren e pilotit nĂ« elitĂ«n e automobilizmit, ai u shpall dy herĂ« kampion I Stok Kar Pro Series nĂ« 2014 e 2022, ndĂ«rsa duket se ka ndĂ«rmend tĂ« vazhdojĂ« derisa t’i afrohet tĂ« 60-ve.

Në Formula 1, Barrikelo doli dy herë nënkampion I botës në 2002 e 2004, në pilotimin e një Ferrari, i lënë pas vetëm nga legjenda Mikael Shumaher.

Braziliani fitoi 11 gara në 19 sezone, 14 vende të para në provat zyrtare, 17 xhiro më të shpejta dhe 68 podiume, një rekord ndër pilotët që nuk u shpallën kampionë të botës.

“Turpi” i koshit amerikan/ SHBA mundet nga Uruguaj nĂ« KupĂ«n kontinentale 2025

Me sa duket dalĂ« nga dalĂ« po realizohet profecia e Moxartit tĂ« kĂ«tij sporti. Drazhen Petroviç, ylli i ndjerĂ« i basketbollit jugosllav e kroat, parashikoi nĂ« 1992 se vendeve tĂ« tjera do t’u duhen 50 vjet pĂ«r tĂ« arritur nivelin e “SkuadrĂ«s ËndĂ«rr” tĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s.

AtĂ« verĂ«, kombĂ«tarja e ajkĂ«s sĂ« NBA-sĂ«, me tĂ« tillĂ« si MajkĂ«ll Xhordan, Mexhik Xhonson, Lerri BĂ«rd, Patrik Juing, Dejvid Robinson, Klajd Dreksler, Çarls Barkli apo Skoti Pipen, sa pĂ«r tĂ« pĂ«rmendur mĂ« tĂ« mirĂ«t, stĂ«rfitoi nĂ« Lojrat Olimpike tĂ« BarcelonĂ«s duke mundur nĂ« finale KroacinĂ« 117-85.

Kanë kaluar më pak se 50 vjet, saktësisht 33, dhe amerikanët po e kanë gjithnjë e më të vështirë, ndërsa kur nuk janë në parket yjet e NBA-së, shpesh munden.

Kjo ndodhi kur seleksioni i tyre luajti në Kupën e Amerikës 2025 ndaj Uruguajit, dhe u mposht me shifrat 86-85.

Në ekipin e drejtuar nga trajneri Stefën Silas nuk ka asnjë profesionist të Ligës më të fortë të Botës, por vetëm basketbollistë që luajnë në Europë si Itali, Greqi, Spanjë apo Turqi, si dhe në kontinente të tjera.

Më të mirët ishin Gallouej që luan në Turqi me 25 pikë me Ramsej që militon në Itali me 19, ndërsa Grant I Panathinaikosit shërbeu 7 asistë.

Uruguaj u udhëhoq nga Veskovi me 24 pikë e Rodrigez me 23, ndërsa kapi 45 topa në tabela ndaj 33 të amerikanëve.

Më herët, Shtetet e Bashkuara, mezi ia dolën ndaj Bahamasit 105-93 pas kohës shtesë, madje ishin në humbje deri në sekondat e fundit të 40 minutave të rregullta.

Të mos harrojmë, se edhe me profesionistët e NBA-së është gjithnjë e më e vështirë, siç u pa në Lojrat Olimpike në Paris vitin e kaluar.

AmerikanĂ«t vĂ«rtet morĂ«n medaljet e arta, por shpĂ«tuan mirĂ« ndaj SerbisĂ« nĂ« gjysmĂ«finale, ndĂ«rsa nĂ« finalen kundĂ«r FrancĂ«s duhet t’i puthin duart StefĂ«n KĂ«rrit qĂ« bĂ«ri njĂ« paraqitje tĂ« mrekullueshme.

Ancelotti “tradhton” madrilenĂ«t/ AsnjĂ« futbollist i Real nĂ« listĂ«n e KombĂ«tares sĂ« Brazilit

Karlo Ançeloti zbuloi listën e tij të dytë si trajner i kombëtares së Brazilit, duke lënë jashtë të gjithë lojtarët e Real Madrid, me të cilët jetoi sezone triumfi në vitet e fundit.

Tekniku italian nuk ftoi asnjë prej Vinucuis Junior, Rodrygo, Eder Militaio apo Hendrik për dy sfidat e radhës në kualifikueset e Botërorit 2026 në zonën e Amerikës së Jugut.

PesĂ« herĂ« kampionĂ«t e botĂ«s do tĂ« luajnĂ« mĂ« 5 shtator nĂ« “Marakana” kundĂ«r Kilit dhe mĂ« 10 shtator nĂ« transfertĂ« kundĂ«r BolivisĂ«.

PĂ«rveç lĂ«nies jashtĂ« tĂ« “madrilenĂ«ve”, Ançeloti ka zhgĂ«njyer pritshmĂ«ritĂ« e mĂ«dha tĂ« mediave braziliane pĂ«r Neymar.

Sulmuesi duhet tĂ« presĂ« ende pĂ«r rikthimin e tij te “Selecao”, ndĂ«rsa objektivi i tij pĂ«r tĂ« luajtur nĂ« finalet e KupĂ«s sĂ« BotĂ«s ka marrĂ« njĂ« tjetĂ«r goditje tĂ« rĂ«ndĂ«.

Sa I përket lojtarëve të grumbulluar, trajneri italian ka dërguar ftesa për shumë prej futbollistëve që po shkëlqejnë në Europë, përfshirë edhe disa veteranë, si portieri Alison, mbrojtësit Marquinos e Alex Sandro, apo mesfushori Kasemiro.

Nuk mungojnë talentet e reja të futbollit brazilian, përfshirë dy sulmuesit e Chelsea, Estevao dhe Joao Pedro.

Po ashtu, Ançeloti ka kthyer në kombëtaren e Brazilit, mesfushorin e Uest Ham, Lukas Paqueta dhe sulmuesin e Tottenham, Richarlison.

NĂ« dy ndeshjet e para si trajner i “Selecao”, Anceloti ka marrĂ« njĂ« fitore dhe njĂ« barazim, ndĂ«rsa skuadra e tij e ka siguruar kualifikimin pĂ«r nĂ« finalet e “BotĂ«rorit 2026”.

“Magjia” e futbollit/ SpektakĂ«l nĂ« ndeshjen Newcastle-Liverpool nĂ« Premier League

Një ndeshje nga ato që do të mbahen mend gjatë. Një shfaqe e vërtetë e futbolli, e mbushur me spektakël, gola, përmbysje rezultati dhe surpriza si ajo e 16 vjeçarit Rio Ngumoha. Një hero I papritur, ai që vendosi në minutën e 100-të fitoren 3-2 të Liverpool në transfertën e Neëcastle.

Sfida e luajtur nĂ« “Saint James Park” ishte emocionuese qĂ« nĂ« nisje tĂ« topit tĂ« parĂ«.

Të ndihmuar nga atmosfera elektrizuese në tribuna, të zotët e shtëpisë ishin më kërkues, por festimet i nisën kampionët anglezë, që kaluan në epërsi me Gravenbersh në minutën e 35-të.

Njukasllëll mori një tjetër goditje në shtesën e pjesës së parë, kur Gordon la fushën me karton të kuq, pas një ndërhyrje të rëndë në dëm të Van Dijk.

Pas pushimit, fati I sfidës u duk se u vendos shpejt.

Ekitike shënoi golin e dytë për Liverpool, duke dhënë përshtypjen se gara do mbyllej para kohe.

Por këto pritshmëri u rrëzuan shpejt.

Me forca më të pakta në fushë, Njukasëll reagoi dhe I shkoi shumë pranë një përmbysje të madhe.

Bruno Guimaraes ngushtoi diferencën në minutën e 57-të, ndërsa vetëm dy minuta nga fundi I kohës së rregullt, Osula barazoi shifrat.

Me entuziazmin në krah, të zotët e shtëpisë provuan të kthenin rezultatin, por shpresat e tyre u shuan në minutën e dhjetë shtesë.

Vetëm pak minuta në fushë, Rio Ngumoha do të jetonte debutimin magjik, duke shënuar golin e fitores për Liverpool, që ruan nisjen perfekte në sezonin e ri të Premier League me pikë të plota pas dy javëve të para.

Inter e nis me “manita”/ Torino dorĂ«zohet pa kushte. Fitorja pĂ«r tĂ« harruar turpin nĂ« finalen e LigĂ«s se KampionĂ«ve

Pranvera nuk vjen me një lule, dhe këtë film e kemi parë edhe më parë.

Interi e nisi SerinĂ« A me njĂ« sukses tĂ« madh, 5-0, pĂ«rballĂ« Torinos nĂ« “San Siro”, dhe mĂ« shumĂ« se 75 000 tifozĂ«t nĂ« stadium padyshim qĂ« ishin tĂ« lumtur.

Trajneri Kristian Kivu hyri në kampionat me këmbën e djathtë, siç thuhet, dhe shpresa është që të harrohet katastrofa në finalen e Championsit, me humbjen 5-0 ndaj PSG-së, por sidomos që të fitohen trofe.

Nga ajo që u pa, objektivat mund të arrihen.

Markus Turam ishte më I miri në fushë, dhe jo vetëm sepse shënoi dy gola, ndërsa kapiteni Lautaro Martinez e tundi një herë rrjetën.

Dyshja e sulmit duket “top”.

NĂ« mesfushĂ«, kroati Suçiç nuk bĂ«ri tĂ« qahej mungesa e mjeshtrit Çalhanoglu, ndĂ«rsa presingu ishte asfiksues qĂ« nĂ« fillim.

Bastoni shĂ«noi nĂ« 18’, Turam dyfishoi qĂ« nĂ« pjesĂ«n e parĂ«, ndĂ«rsa pas pushimit, Lautaro realizoi nĂ« 51’, Turam nĂ« 62’ dhe Boni mbylli spektaklin gati 20 minuta para fundit.

“Dallga Inter, – shkruan “La Gazeta delo Sport”, – super nisje e Kivut, 5 gola Torinos! SpektakĂ«l I Turamit, shĂ«nojnĂ« Lautaro, Bastoni, Boni, paraqitje e bukur nga Suçiç! Asllani te “granatat”!”

“NjĂ« manitĂ« fshin tjetrĂ«n, – ngushĂ«llohet “Il Korriere delo Sport”, – Interi provon tĂ« harrojĂ« Mynihun dhe asfalton Torinon, 5-0! SpektakĂ«l nga Kivu! ÇfarĂ« filmi me Turam-Lautaro!”

Kristian Kivu është një trajner pa përvojë, por pjesë e Interit të madh të Murinjos, e ndoshta do ta ketë karakterin që të mos lejojë një dështim si ai i sezonit të kaluar.

Gola shkodrane në Rusi/ Belajdi Pusi është në krye të renditjes në Ligen e Parë

Mirlind Daku mesa duket do të ketë shoqëri. Një tjetër yll shqiptar ka nisur të shkëlqejë fort në Rusi, edhe pse ende nuk ka arritur në elitë. Ky është sulmuesi shkodran, Belajdi Pusi, që në moshën 27-vjeçare është bindur të krijojë një karrierë ndërkombëtare.

Pusi realizoi golin e radhës në ndeshjen që ekipi I tij, Fakel i Voronjezhit, e fitoi 1-0 në shtëpi ndaj Njeftehimikut. Shqiptari është shënuesi i dytë më i mirë i ligës së parë ruse, me 4 rrjeta në 6 ndeshje, vetëm një pas dy të parëve, Kalmikov e Karajev.

Futbollisti 27-vjeçar realizoi që në javën e parë, në portën e Spartakut të Kostromës, në fitoren 1-0, pastaj bëri pushim në dy ndeshje. U rikthye tek rrjeta në 11 gusht ndaj Kamazit, ku edhe shërbeu asist, pra ishte protagonist në të dy golat në suksesin 2-1.

Nuk u ndal as nĂ« 17 gusht sĂ«rish jashtĂ« fushe, nĂ« Novorosijsk, duke shĂ«nuar golin e vetĂ«m nĂ« triumfin 1-0 kundĂ«r Çernomoretsit vendas, dhe vazhdoi serinĂ« edhe njĂ« ditĂ« mĂ« parĂ«.

Fakel I Voronjezhit mban vendin e parë në renditje me 18 pikë, pra me gjashtë fitore të plota, dhe me golaverazhin 7-1. Kjo do të thotë se sulmuesi shkodran ka për momentin më shumë se gjysmën e rrjetave të ekipit të tij.

Dy vendet e para ngjiten direkt nĂ« Premier LigĂ«, ndĂ«rsa dy vendet e tjera luajnĂ« nĂ« plej of pĂ«r t’u kualifikuar pĂ«r mĂ« lart./abcnews.al

Torino “zbulon” Asllanin: ShumĂ« i kĂ«naqur qĂ« erdha, do tĂ« shihemi nĂ« stadium

Më mirë vonë se kurrë.

Kristian Asllani dhe Torino u vonuan disa ditë, pot gjithsesi në prag të duelit të kampionatit italian ndaj Interit, erdhi momenti I prezantimit.

Me mesfushorin kuqezi që nuk mundej të luante ndaj ish-ekipit të tij, e që mbeti në tribunë ashtu si ylli tjetër kuqezi, Ardian Ismajli, klubi piemontez ua paraqiti tifozëve dhe gjithë botës.

Në faqen e tij zyrtare postoi një video, në të cilën futbollisti shqiptar paraqitej me fanelën e tij të re dhe si një mjeshtër I bilardos.

Lojtari kuqezi foli shkurt dhe thjeshtë për tifozët.

“PĂ«rshĂ«ndetje djema. ShumĂ« i kĂ«naqur qĂ« erdha nĂ« Torino, dhe mezi pres t’iu shoh tĂ« gjithĂ«ve nĂ« stadium. Shihemi shpejt!”

Asllani kaloi tek Torino në formë huazimi për një sezon, me të drejtë blerje përfundimtare të kartonit verën e ardhshme.

Ai besohet se do të marrë një rrogë prej 2 milionë eurosh në vit, ndërsa kostoja e përgjithshme e operacionit mund të arrijë deri në 15 milionë euro.

Në tre sezone me zikaltërit, lojtari I Shqipërisë luajti 99 ndeshje, duke shënuar 4 gola e shërbyer 5 asistë, por nuk mundi të ishte titullar.

Kombëtarja kthehet me risi/ Cristian Shpendi pritet të jetë emri i ri në listen e Sylvinho

Numërimi mbrapsht ka nisur. Kombëtarja e Shqipërisë do të kthehet në fushën e lojës në fillim të shtatorit, me kuqezinjtë që kanë në program dy sfida, atë miqësore kundër Gjibraltarit në datën 4 dhe pesë ditë më pas kundër Letonisë në eliminatoret e Botërorit 2026.

Edhe koha e Silvinjos për të plotësuar listën e lojtarëve që do të grumbullojë për këto sfida po përfundon. Me sezonin që sapo ka nisur dhe shumë futbollistë që kanë bërë lëvizje në merkato, për teknikun kuqezi, ashtu si edhe për të gjithë kolegët e tij, kjo nuk është periudha më e mirë për të zgjedhur.

Por ky është kalendari dhe për sfidat e shtatorit Silvinjo duhet të ketë në dispozicion lojtarët më në formë dhe më gati. Për këtë arsye, lista e ardhshme e kombëtares pritet të ketë risi.

Një prej tyre mban emrin e Cristian Shpendit. Pasi ka kaluar të gjithë zinxhirin e skuadrave kuqezi të moshave, sulmuesi që luan me Cesena në Serie B italiane pritet të debutojë edhe me përfaqësuesen e madhe. Emri i tij është përmendur edhe më parë, por tashmë grumbullimi i tij gjen konfirmim edhe në mediat përtej Adriatikut, që zbulojnë ftesën që tashmë ka mbërritur në klubin e tij.

Shpendi është vetëm një nga risitë e mundshme, ndërsa Silvinjo pritet të kalojë në sitë formën dhe situatën e shumë prej lojtarëve që e kanë patur të sigurtë grumbullimin. Armndo Broja ende nuk e ka bërë debutimin me Burnley, Jasir Asani zgjodhi të transferohej në Iran, Ernest Muçi sapo është rikuperuar nga dëmtimi te Beshikash, ndërsa Nedim Bajrami duhet të gjejë një skuadër tjetër në ditët e fundit të merkatos së verës.

Në mbrojtje, dyshimet lidhen me Ismajlin që vazhdon rikuperimin pas dëmtimit me Torinon. Me të njëjtën skuadër, Kristjan Asllani duhet ende të debutojë pas largimit nga Inter. Në një analizë në vija të trasha, situata e lojtarëve shqiptarë nuk është nga më të mirat në këtë moment. Të gjitha këto dyshime do të marrin përgjigje të premten, kur Silvinjo pritet të publikojë listën dhe të shpjegojë zgjedhjet e tij në konferencën për mediat.

Deri atëherë e sigurtë është, që tekniku duhet të gjejë zgjidhje, sidomos për sfidën e 9 shtatorit kundër Letonisë, e cila është shumë e rëndësishme në fushatën eliminatore të Kupës së Botës./abcnews.al

NĂ« prag tĂ« krizĂ«s sĂ« radhĂ«s – Kush mund ta qeverisĂ« FrancĂ«n?

Kryeministri i FrancĂ«s, François Bayrou, i merr parasysh tĂ« gjitha duke vĂ«nĂ« nĂ« dispozicion tĂ« ardhmen e tij politike. NĂ« njĂ« konferencĂ« shtypi ai deklaroi, se mĂ« 8 shtator do t’i paraqesĂ« parlamentit kĂ«rkesĂ«n pĂ«r votĂ«besim. Me kĂ«tĂ« synon tĂ« krijojĂ« qartĂ«si, tha Bayrou. Ai i ka kĂ«rkuar pesidentit, qĂ« tĂ« thĂ«rrasĂ« seancĂ«n e jashtĂ«zakonshme parlamentare. “Pas deklaratĂ«s qeveritare do tĂ« kĂ«rkojĂ« votĂ«besimin”, tha Bayrou. “Me kĂ«tĂ« synohet çështja thelbĂ«sore, nĂ«se ka rrezik pĂ«r kombin – nĂ«se duhet vepruar urgjentisht – dhe pĂ«r tĂ« gjetur njĂ« rrugĂ«, pĂ«r t’i shpĂ«tuar sĂ« keqes, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« ne t’i kemi nĂ«n kontroll financat tona.

Barra e interesave pjesa më e madhe në buxhet
GjatĂ« gjithĂ« verĂ«s Bayrou ka paralajmĂ«ruar, se Franca duhet tĂ« kursejĂ« masivisht. ShumĂ« shpejt qysh nĂ« korrik pĂ«r kĂ«tĂ« arsye kryeministri prezantoi shtyllat kryesore tĂ« buxhetit pĂ«r vitin e ardhshĂ«m. NĂ« tĂ« rreth 44 miliard euro duhet tĂ« kursehen. NĂ« rast tĂ« kundĂ«rt kĂ«rcĂ«non super borxhi, gjĂ« qĂ« mund ta paralizojĂ« vendin ekonomikisht dhe politikisht. KĂ«tĂ« vit barra e interesave do tĂ« jetĂ« pjesa mĂ« e madhe nĂ« buxhet, theksoi Bayrou gjatĂ« konferencĂ«s sĂ« shtypit. Kryeministri Bayrou pati propozuar gjithashtu qĂ« tĂ« hiqen nga lista e ditĂ«ve tĂ« pushimeve datat 8 maj si dhe e diela e PashkĂ«s. Por ka rezistencĂ« kundĂ«r planeve tĂ« tij pĂ«r buxhetin – jo vetĂ«m nĂ« nivelin politik, por edhe nĂ« radhĂ«t e shoqĂ«risĂ« civile. Prej javĂ«sh po formĂ«sohet nĂ«n emĂ«rtimin Bloquons Tout (blloko tĂ« gjitha) njĂ« lĂ«vizje, qĂ« mĂ« 10 shtator do tĂ« paralizojĂ« vendin.

“Bayrou e ka zgjedhur vet datĂ«n e lamtumirĂ«s”
Partia e majtĂ« LFI i Ă«shtĂ« bashkuar kĂ«saj lĂ«vizjeje duke bĂ«rĂ« thirrje pĂ«r grevĂ« tĂ« pĂ«rgjithshme. E natyrisht ajo do t’ia heqĂ« votĂ«besimin qeverisĂ«, thotĂ« kryetarja e grupit parlamentar tĂ« LFI-sĂ«, Mathilde Panot. Bayrou nĂ« njĂ« farĂ« mĂ«nyre po ia jep vet vehtes votĂ«n e mosbesimit, thotĂ« politikania. “Ai e ka kuptuar shumĂ« mirĂ«, qĂ« pas pushimeve parlamentare tĂ« verĂ«s gjithĂ«sesi do tĂ« humbasĂ« postin.” NĂ« sfondin e rezistencĂ«s, qĂ« ka deklaruar edhe shoqĂ«ria civile, Bayrou duket se e ka zgjedhur vet datĂ«n e lamtumirĂ«s. “Ne gĂ«zohemi pĂ«r kĂ«tĂ« fitore tĂ« parĂ« tĂ« protestĂ«s dhe do ta miratojmĂ« rrĂ«zimin e kryeministrit dhe tĂ« qeverisĂ«â€, thotĂ« Panot.

Shënjestra e opozitës është në fakt Macron
Edhe kryetarĂ«t e grupeve parlamentare tĂ« ekologjistĂ«ve dhe komunistĂ«ve, qĂ« me LFI bĂ«jnĂ« pjesĂ« nĂ« tĂ« ashtuquajturin Fronti i ri Popullor, njĂ« aleancĂ« e majtĂ« nĂ« parlament, kanĂ« deklauar se nuk do t’ia japin votĂ«besimin kryeministrit. Po kĂ«shtu do tĂ« veprojĂ« edhe partia radikale e djathtĂ« Rassemblement National (RN).Thomas MĂ©nagĂ© Ă«shtĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«s i grupit parlamentar tĂ« RN-sĂ« nĂ« AsamblenĂ« KombĂ«tare dhe i tha televizionit France Info, se: “E di, qĂ« çështja e votĂ«besimit shtrohet pĂ«r tĂ« siguruar shumicĂ«n. KĂ«tĂ« shumicĂ« François Bayrou nuk e ka as nĂ« AsamblenĂ« KombĂ«tare dhe as nĂ« vend. Do tĂ« ishte njĂ« tradhĂ«ti ndaj zgjedhĂ«sve tanĂ«, nĂ«se i jepet votĂ«besimi kĂ«saj qeverie.” Ndaj me gjasĂ« Bayrou do tĂ« largohet. Por nĂ« fakt qĂ«llimi si i RN ashtu edhe i LFI-sĂ« nuk Ă«shtĂ« François Bayrou, por Emmanuel Macron. Duke rrĂ«zuar qeverinĂ«, tĂ« dyja kĂ«to parti duan, qĂ« tĂ« detyrojnĂ« presidentin tĂ« japĂ« dorĂ«heqjen dhe tĂ« imponojnĂ« zgjedhje tĂ« parakohshme parlamentare.

Kush do ta qeverisë Francën?
Qeveria dhe kryeministri i saj do ta kenĂ« shumĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ«. PĂ«rgjegjĂ«sinĂ« e kanĂ« tani deputetĂ«t, thotĂ« Bayrou. MĂ« 8 shtator parlamenti e ka nĂ« dorĂ« tĂ« vendosĂ« – dhe secili Ă«shtĂ« pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«rpara francezĂ«ve, tha nĂ« konferencĂ«n e shtypit Bayrou. Rreziku mĂ« i madh Ă«shtĂ« qĂ« tĂ« mos ndĂ«rmarrĂ«sh asgjĂ«. NĂ«se ai dhe qeveria e tij bien, shtrohet pyetja, se kush do ta qeverisĂ« FrancĂ«n nĂ« konstelacionin aktual tĂ« parlamentit – ose nĂ«se Ă«shtĂ« vĂ«rtetĂ« e mundur qeverisja. Po ashtu Ă«shtĂ« e paqartĂ« nĂ«se presidenti Macron sĂ«rish do tĂ« shpĂ«rndajĂ« AsamblenĂ« KombĂ«tare./DW

”New York Times”: ShqipĂ«ria vendi qĂ« tĂ« mahnit me bukuritĂ« natyrore dhe mikpritjen

Plazhe mahnitĂ«se, natyrĂ« e paprekur, vende historike tĂ« pazakonta dhe çmime tĂ« ulĂ«ta e kanĂ« kthyer kĂ«tĂ« ish-shtet eremit nĂ« njĂ« nga destinacionet mĂ« tĂ« reja tĂ« EvropĂ«s, shkruan Valeriya Safronova pĂ«r prestigjiozen amerikane ”New York Times”.

Në jug të Shqipërisë, praktikisht shumë afër nga ishulli grek i Korfuzit, qyteti i Butrintit ka qëndruar për mijëra vjet. Rrënojat e tij janë një ëndërr për dashamirët e historisë. Një teatër në natyrë, një pagëzimore bizantine dhe një ujësjellës romak. Dhelpra, skifterë dhe shqiponja enden në parkun kombëtar prej 93 kilometrash katrorë që përfshin thesaret arkeologjike të Butrintit.

Dhjetë minuta me autobus larg Butrintit, në resortin modern bregdetar të Ksamilit, turistët shtrihen mbi shezlongë, vallëzojnë me muzikë elektronike dhe lëvizin me jet ski rreth një gjiri piktoresk, të bërë të famshëm nga influencerët e rrjeteve sociale, të cilët e krahasojnë pamjen e tij të harlisur me Maldivet.

Shqipëria është lloj destinacioni, ku një udhëtar mund ta nisë ditën me një shëtitje nëpër antikitet dhe ta mbyllë me një kërcim mbi rërë.

Kjo mund të jetë një arsye madhore pse kaq shumë njerëz po vijnë këtu.

Vitin e kaluar, 11,7 milionĂ« vizitorĂ« hynĂ« nĂ« vend nga 10 milionĂ« njĂ« vit mĂ« parĂ« dhe ata jo vetĂ«m qĂ« shkuan nĂ« plazhe dhe vende historike, por gjithashtu eksploruan malet dhe liqenet nĂ« veri, si dhe Parkun KombĂ«tar tĂ« Lumit tĂ« EgĂ«r VjosĂ«, njĂ« nga 52 vendet pĂ«r t’u vizituar nĂ« vitin 2023.

”ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« ende njĂ« vend ekzotik pĂ«r shumĂ« njerĂ«z”, tha Frenkli Prengaj, i cili merret me ture turistike pĂ«r “Discover Albania” dhe kaloi dy ditĂ« duke mĂ« shĂ«titur.

Vendi, që shtrihet mes Greqisë dhe Malit të Zi përgjatë deteve Adriatik dhe Jon, shpalli pavarësinë nga sundimi osman në vitin 1912 dhe duke filluar nga vitet 1940, kaloi dekada nën një diktaturë staliniste, i izoluar nga pjesa tjetër e botës deri në vitin 1990.

NĂ« fund tĂ« viteve ’90, ShqipĂ«ria pĂ«rjetoi njĂ« krizĂ« ekonomike tĂ« ndjekur nga njĂ« periudhĂ« trazirash, por vitet e fundit situata politike Ă«shtĂ« pĂ«rmirĂ«suar dhe turizmi, i nxitur pjesĂ«risht nga çmimet e ulĂ«ta, ka lulĂ«zuar.

Shqipëria e re

Resorti i gjallë i Ksamilit është një shembull i qartë i Shqipërisë së re.

”GjatĂ« dekadave tĂ« diktaturĂ«s, njĂ« numĂ«r i vogĂ«l vullnetarĂ«sh dĂ«rgoheshin nĂ« Ksamil pĂ«r tĂ« ngritur komunitete bujqĂ«sore”, shpjegon Dorina Dhima, njĂ« guidĂ« e pavarur.

”Zona, megjithatĂ«, mbetej e kufizuar, sepse njerĂ«zit mund tĂ« arratiseshin duke notuar deri nĂ« Korfuz. S’kishte mĂ« shumĂ« se katĂ«r pallate”, shton ajo.

Ajo epokĂ« ka marrĂ« fund prej kohĂ«sh. UnĂ« shijova njĂ« drekĂ« tĂ« qetĂ« me oktapod (1 800 lekĂ«, rreth 22 dollarĂ«) me pamje nga uji kristal dhe ishujt e gjelbĂ«r nĂ« njĂ« ”beach bar” tĂ« quajtur “Freskia e Jonit”.

Por, vizitorët që preferojnë një pushim më të qetë mund të zgjedhin destinacionet bregdetare si Jala, Borshi apo Dhërmiu, një deri në dy orë më në veri.

Kur udhĂ«tova nĂ« vitin 2023 nĂ« DhĂ«rmi pĂ«r festivalin e muzikĂ«s dhe mirĂ«qenies “Kala”, mbeta e mahnitur nga bukuria natyrore e peizazhit dhe mikpritja lokale.

Rreth 20 minuta larg Ksamilit ose 30 minuta me traget nga Korfuzi (bileta njĂ« drejtim nga 14 deri nĂ« 33 dollarĂ«), qyteti bregdetar i SarandĂ«s ofron njĂ« atmosferĂ« tĂ« ngjashme tĂ« qetĂ«, plazhe publike, njĂ« shĂ«titore tĂ« gjallĂ« qĂ« mbushet nĂ« mbrĂ«mje me vendas tĂ« veshur bukur nĂ« xhiro, si dhe shumĂ« mundĂ«si pĂ«r tĂ« ngrĂ«nĂ« e pirĂ« me fruta deti tĂ« shkĂ«lqyera, si te ”Haxhi” dhe ”Marini”.

QĂ«ndrova nĂ« “LaFe Boutique Hotel” nĂ« qendĂ«r tĂ« qytetit dhe kalova njĂ« mbrĂ«mje tĂ« bukur duke parĂ« familje dhe miq.

ÇatitĂ« e kuqe dhe domatet gjithĂ« lĂ«ng

Shqipëria ka qenë prej kohësh një urë mes Lindjes dhe Perëndimit, Ballkanit dhe botës mesdhetare. Për shkak të shekujve të sundimit osman dhe pavarësisht dekadave të ateizmit zyrtar gati gjysma e popullsisë identifikohet si myslimane. Vendet historike të vendit pasqyrojnë këtë heterogjenitet historik.

Berati, një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s rreth dy orë në jug të Tiranës, shtrihet përgjatë brigjeve të lumit Osum, me çatitë me tjegulla të kuqe të shtëpive që ngjiten në shpatet e buta të luginës, me qindra dritare që shohin jashtë si sy vigjilentë.

Kalaja e Beratit (hyrja falas), një kompleks i hapur mbi qytet, përfshin një kishë bizantine, rrënojat e një prej xhamive të para në Shqipëri dhe një lagje me shtëpi ende të banuara nga shekulli XVIII-XIX, disa prej të cilave janë bujtina.

Po ashtu, aty ndodhet muzeu ikonografik ”Onufri”, i cili ekspozon objekte fetare qĂ« datojnĂ« qĂ« nga vitet 1300, pĂ«rfshirĂ« njĂ« ikonostas tĂ« gdhendur nĂ« dru tĂ« stolisur (biletĂ« me audioudhĂ«zues 500 lekĂ«).

Kur e vizitova Beratin në fund të qershorit, qyteti ishte i heshtur deri në perëndim, kur rrugët papritur u mbushën me fëmijë me biçikleta, burra që luanin domino dhe shitës që ofronin kupa plastike të mbushura me rrush e qershi për rreth 100 lekë.

Bollëku i përbërësve të freskët e bënte ushqimin në Shqipëri një kënaqësi.

NĂ« “Amalia Homemade Food” nĂ« Berat, bĂ«ra njĂ« duzinĂ« fotosh tĂ« tryezĂ«s, e thjeshtĂ« dhe e bukur. Sallata me domate ishte aq e lĂ«ngshme dhe e gjallĂ«, sa ndjeva sikur kisha zbuluar njĂ« dije tĂ« humbur prej kohĂ«sh mbi shijen e vĂ«rtetĂ« tĂ« domates.

Pjesa tjetër e menusë përfshinte djathë dhe perime të pjekura në enë balte; speca të mbushur me oriz e barishte; patëllxhan me hudhër, spec dhe domate; byrek me spinaq dhe djathë; dhe biftek vjenez, mish i mbushur me djathë (menu me 11 pjata për dy persona, 28 euro ose 32 dollarë).

Siç është tipike në Shqipëri, vakti u mbyll me një gotë raki, një pije e fortë alkoolike e bërë nga frutat e fermentuara, versione të së cilës janë të zakonshme në gjithë Ballkanin.

“Ata qĂ« janĂ« mbi 40 vjeç e pinĂ« pothuajse çdo ditĂ«â€, tha Andi Kallanxhi, punonjĂ«s i “Pupa Winery”, 20 minuta me makinĂ« nĂ« juglindje tĂ« Beratit.

”Dy gota tĂ« mĂ«dha nĂ« 5 ose 6 tĂ« mĂ«ngjesit, tĂ« shoqĂ«ruara me njĂ« cigare dhe kafe turke, dy teke rreth orĂ«s 10 ose 11, njĂ« tjetĂ«r pas punĂ«s me kafe, dhe pastaj edhe tre a katĂ«r tĂ« tjera pas punĂ«s me salcĂ« kosi e hudhĂ«r”, shton ai.

Rakia “te Amalia”, e zbutur me kanellĂ«, ishte njĂ« pĂ«rzierje ngrohtĂ« dhe e fortĂ« pĂ«r fytin dhe njĂ« fund i pĂ«rsosur i darkĂ«s sime.

Do ta pija për mëngjes? Më pyesni kur të kem mbushur 40 vjeçe.

Vizita në një bunker të Luftës së Ftohtë

Ismail Kadare, fitues i çmimit ”Booker International”, e pĂ«rshkruan qytetin e GjirokastrĂ«s, rreth dy orĂ« e gjysmĂ« nĂ« jug tĂ« Beratit, si njĂ« “krijesĂ« parahistorike qĂ« ngjitet si me grep nĂ« shpatin e malit”.

Gjirokastra më dukej më shumë si diçka nga një libër me përralla, shtëpitë e saj prej guri të zbukuruara me gdhendje të hollësishme druri dhe të grumbulluara rreth rrugëve me kalldrëm. Por, ai është një libër me figura me një anë të errët pasi, në qendër të qytetit ndodhet një tunel i Luftës së Ftohtë, një nga mijëra bunkerët që diktatori Enver Hoxha ndërtoi në të gjithë vendin gjatë mbretërimit të tij, nga viti 1944 deri në vitin 1985, nga frika e një sulmi të huaj.

PĂ«r t’u bashkuar me njĂ« tur prej 200 lekĂ«sh, shkoni nĂ« agjencinĂ« turistike ”Experience Gjirokastra” nĂ« sheshin ӂerçiz Topulli”.

Nëse ngjiteni përtej qendrës historike të Gjirokastrës, mund të vizitoni një kështjellë shekullore (hyrja 400 lekë), pjesë të së cilës u përdorën si burg, së fundmi gjatë regjimit të Hoxhës.

Qelitë e burgut dhe dhomat e torturave janë lënë kryesisht të paprekura dhe janë një muze magjepsës (200 lekë).

Tarifa shtesë e hyrjes përfshin hyrjen në Muzeun e Armëve si dhe në Muzeun e Gjirokastrës, i cili ofron një histori kompakte, por të plotë të rajonit.

Disa nga muzetë më të papritura dhe interesante në Gjirokastër janë shtëpi të epokës osmane.

Në shtëpinë e Skendulajve, Edlira Skenduli, një pasardhëse e familjes së pasur tregtare që ndërtoi shtëpinë më shumë se 300 vjet më parë, na udhëhoqi në një tur (300 lekë).

“Ka 64 dritare, 44 dyer, gjashtĂ« banjo dhe katĂ«r hamame”, shpjegon ajo.

”Dhoma e sigurt e shtĂ«pisĂ«â€, tha ajo, ”funksiononte si strehĂ« pĂ«r 70 persona gjatĂ« LuftĂ«rave tĂ« ParĂ« dhe tĂ« DytĂ« BotĂ«rore. Pikat kryesore tĂ« tjera pĂ«rfshinin njĂ« frigorifer natyror, njĂ« hapĂ«sirĂ« ​​nĂ«ntokĂ«sore tĂ« ftohur nga njĂ« cisternĂ« ngjitur, dhe dhomĂ«n e dasmĂ«s, tĂ« dekoruar me dru shege, tĂ« pikturuara dhe tĂ« gdhendura, me njĂ« ballkon tĂ« mbrojtur tĂ« caktuar pĂ«r gratĂ« beqare qĂ« donin tĂ« shikonin ceremoninĂ«â€.

NdĂ«rsa zbrisja shpatin nga kĂ«shtjella drejt hotelit ”Rose Garden”, ku po qĂ«ndroja, mund ta shihja diellin duke filluar tĂ« perĂ«ndonte ngadalĂ« pas maleve, duke lĂ«nĂ« vija portokalli dhe rozĂ« tĂ« pluhurosura mbi qytetin prej guri.

Një thirrje melodike për lutje mbushi luginën, duke më kujtuar edhe një herë pasurin kulturore të Shqipërisë.

Vendpushimet e zhurmshme të plazhit, në anën tjetër të maleve, dukeshin shekuj larg.

Të huajt, punëtorë në Shqipëri/ INSTAT: Në 2024, mbi gjysma e lejeqëndrimeve ishin për punë

Qytetarët e huaj nuk e preferojnë Shqipërinë vetëm për të pushuar por edhe për të punuar dhe jetuar.Të dhënat e instat konfirmojnë se vetëm gjatë vitit 2024 rezulton se janë rreth 22 mijë persona të cilët kanë marë leje qëndrimi për të qëndruar në Shqipëri.Arsyet kryerore të marjes së lejeve të qëndrimit rezulton për arsye punësimi.Sipas të dhënave të INSTAT gjatë vitit 2024 në më shumë se gjysma ose mbi 54 % kanë ardhur në Shqipëri për arsye punësimi ose rreth 12 mijë shtetas.Shumë biznese kohët e fundit kanë marë staf të huaj për të punësuar .

NĂ« vend tĂ« dytĂ« renditet bashkimi familjar por nuk mungojnĂ« edhe lejet e qĂ«ndrimit tĂ« mara pĂ«r tĂ« studiuar nĂ« ShqipĂ«ri.Sipas Instat grupmosha 30–39 vjeç mban peshĂ«n kryesore ndĂ«rsa sipas gjinisĂ« mbizotĂ«rojnĂ« meshkujt.

Gjatë vitit të kaluar ka pasur gjithashtu rritje edhe të numrit të aplikimeve për leje qëndrimi me rreth 6 %, krahasuar me vitin paraardhës. Shtetasit nga India dhe Italia përbëjnë një përqindje të konsiderueshme të aplikimeve, me 28,8 % të totalit.

Një e dhënë interesante është edhe ulja e ndjeshme e numrit të të huajve të parregullt në territorin shqiptar. Gjatë vitit 2024 u identifikuan 1,540 raste të tilla, shumë më pak se në vitin 2023.

Ndërkohë që shtetasit e huaj që jetojnë aktualisht në Shqipëri, numrin më të madh e përbëjnë ata nga Kosova, Italia dhe Turqia./abcnews.al

“Djali erdhi pĂ«r pushime, mori plumba”/ Babai i tĂ« plagosurit, Liridon Rata: E qĂ«lluan pa shkak, duam drejtĂ«si

Ishte kthyer në Shqipëri për të pushuar nga Vjena e Austrisë, Liridon Rata, mori dy plumba për një vend parkimi në Hamallaj të Durrësit.

Babai i 28 vjeçarit, Besnik Rata ka reaguar për Abc Neës, duke kërkuar drejtësi për të birin, që autorët e ngjarjes të marrin dënimin maksimal.

“Quhem Besnik Rata nga KukĂ«si nĂ« fshatin Kolesjan. Kam djalin tĂ« shtruar kĂ«tu te spitali. E kam tĂ« plagosur me 2-3 plumba. Djali ka ardhur nga Austria, me dokumenta tĂ« plota. Sa ka shkuar nĂ« plazh tĂ« DurrĂ«sit, Ă«shtĂ« pĂ«rballur me plumbat e kriminelĂ«ve. UnĂ« e kam marr vesh nga televizionet ngjarjen, prandaj kĂ«rkoj drejtĂ«si tĂ« ndiqet hap pas hapi, sipas ligjit tĂ« merituar pĂ«r kĂ«tĂ« krim. Ju bĂ«j thirrje shtetit, policisĂ«, dhe medias.”

28 vjeçari, prej 4 ditësh ndodhet në gjendje stabël në Spitalin e Truamës, me plagë në brinjë e kraharor.

“Djali ka reagu, ka dĂ«mtime shumĂ«. Plumbin e ka nĂ« trup. E ka pĂ«rshkru nga mushkria, nĂ« brinjtĂ« dhe ka pĂ«rfunduar te krahu. Plumbi kuptohet qĂ« ka bĂ«rĂ« dĂ«met e veta.”

Ngjarja u shënua pasditen e të mërkurës në fshatin Hamallaj, në zonën e bregut të detit, dhe shkak i sherrit ka qenë parkimi i automjetit të 28 vjeçarit përpara zonës së plazhit.

“Si sherr, kanĂ« lĂ«nĂ« makinĂ«. Dhe janĂ« larguar. Kur kanĂ« tentuar me ik, u kanĂ« thĂ«nĂ« me largu makinĂ«n. Ata kanĂ« dal vetĂ« i treti me hunjĂ«. Djali ka qenĂ« me njĂ« kushĂ«ri dhe familjen e tij. Djali ka pranuar, ata kanĂ« lokalet, shazlonet aty.”

I plagosuri dhe autori ishin përfshirë në konfliktin banal prej disa ditësh, pasi 28 vjeçari parkonte automjetin e tij përpara lokalit të 44 vjeçarit Altin Lekgegaj. Fillimisht ata kanë debatuar me fjalë, dhe më pas sherri agravoi në përdorimin e armës së zjarrit. Altin Lekgegaj qëlloi ndaj të riut, duke e lënë të plagosur.

Pas krimit, ai u largua menjĂ«herĂ« pĂ«r t’i shpĂ«tuar prangave, por arratia nuk zgjati mĂ« shumĂ« se pesĂ« orĂ«, pasi u arrestua nga efektivĂ«t e policisĂ« sĂ« DurrĂ«sit.

Altin Lekgegaj nuk rezulton me precedent tĂ« mĂ«parshĂ«m penal. Familja e tij Ă«shtĂ« vendosur nĂ« Hamallaj tĂ« DurrĂ«sit pas viteve ’90 pasi u larguan nga Mirdita. Ata ushtronin aktivitetin e tyre nĂ« biznes me parkim dhe shezlongĂ« pranĂ« plazhit.

Edhe 28 vjeçari i plagosur nuk rezulton i skeduar. Liridon Rata nga Kolesjani i Kukesit ndodhej në Hamallaj për të pushuar me familjen e tij.

Altin Lekgega akuzohet per vrasje me dashje mbetur ne tentative dhe armëmbajtje pa leje. Ndërkohë, në lidhje më këtë ngjarje policia e Durrësit ka shpallur në kërkim vëllain dhe nipin e autorit Alfons dhe Serxhio Lekgegaj./abcnews.al

Real “fluturon” me Mbappe/ Dy gola nga sulmuesi francez, madrilenĂ«t mundĂ«n 0-3 Oviedo

Kishte nevojë vetëm për pak kohë. Por tani që Real Madrid ka hyrë në mekanizmat e reja të Xabi Alonso është bërë me të vërtetë I frikshëm.

Pas nisjes me fitore nĂ« sezonin e ri tĂ« La Liga, “los blamcos” u konfirmuan me njĂ« tjetĂ«r sukses, kĂ«tĂ« herĂ« 3-0 nĂ« fushĂ«n e Real Oviedo.

Edhe një herë protagonist ishte Kylian Mbappe, i cili duket se është kthyer në liderin e skuadrës madrilene.

Dy gola për sulmuesin francez, duke nisur nga ai që I dha epërsinë Real në minutën e 37-të dhe vendosi fatin e pjesës së parë.

Pas pushimit, ekipi drejtuar nga Xabi Alonso vijoi dominimin e tij me lojë dhe raste. Por goli i dytë dhe i qetësisë do të vinte vonë.Vetëm në minutën e 83-të, Kilian Mbappe gjeti sërish rrugën e rrjetës, duke dyfishuar avantazhin e miqve.

Edhe Vinicius Junior kurorëzoi mbrëmjen e tij pozitive. Sulmuesi brazilian shënoi golin e tretë në shtesë, duke vulosur përfundimisht fitoren e Real Madrid, që nga distanca I përgjigjet rivalëve të përjetshëm të Barcelonës në atë që pritet të jetë sërish një garë dyshe për titullin kampion në La Liga./abcnews.al

Juventus e nis si ‘Zonjë’/ Parma reziston vetĂ«m njĂ« pjesĂ«, gola nga David e Vlahoviç

Sukses shumë i mirë, por qetësi të plotë nuk ka. Juventusi e nisi siç duhet vitin e ri të Serisë A, duke mundur Parmën 2-0, veçse njëri nga heronjtë edhe mund të largohet.

Sulmuesi i ri, Zhonatan David i ardhur nga Lila e Francës, debutoi me gol, ashtu si yjet e dikurshëm ofensivë si Vieri, Inzagi, Ibrahimoviç, Dibala apo Higuain. Madje, ashtu si dy sulmuesit që janë sot në ekip, Kolo Muani e Dushan Vlahoviç, por që njëri prej tyre mund të largohet.

Francezi nuk ishte as nĂ« stol, ndĂ«rsa futbollisti i SerbisĂ« u detyrua ta niste nga stoli. David shĂ«noi pĂ«r 1-0 nĂ« minutĂ«n e 59-tĂ«, pasi Parma rezistoi gati njĂ« orĂ« me mbrojtjen e betonuar nĂ« stadiumin “Alianc”.

Vlahoviçit iu deshën vetëm 4 minuta në fushë për të tundur rrjetën, madje e bëri në një moment shumë të vështirë.

“Zonja e VjetĂ«r” kishte mbetur me 10 lojtarĂ« pasi Kambiazo mori tĂ« kuq direkt nĂ« 83’, veçse pa kaluar 60 sekonda Dushani shĂ«noi.

PĂ«r gazetĂ«n e Torinos, “Tutosport”, kjo ishte dita “D”: Jildiz krijon, David godet, Dushan mbyll gjithçka! Juventusin e kemi! Vlahoviç nga vĂ«rshĂ«llimat te brohoritjet!”

“Goditje prej Juventusi, – shkruan “La Gazeta delo Sport”, – Vendosin David e I rigjeturi Vlahovic! Tudor: I kĂ«naqur nga Dushani, por vendos klubi!”

Trajneri Tudor ishte I kënaqur, por edhe hermetik.

“Jam i kĂ«naqur pĂ«r fitoren, edhe sepse ishte ndeshja e parĂ« dhe mund tĂ« kishte tĂ« papritura. Nuk e njihnim mirĂ« kundĂ«rshtarin, dhe patĂ«m tension mes lojtarĂ«ve para ndeshjes. Kjo Ă«shtĂ« normale. Parma e luajti ndeshjen me “katenaçon” e kohĂ«ve tĂ« vjetra dhe me kundĂ«rsulm. PatĂ«m durim, ndaj fituam. Jam I lumtur me sulmuesit e mi. David e ka golin nĂ« gjak, dhe lĂ«viz shumĂ« mirĂ« nĂ« zonĂ«n e rreptĂ«sisĂ«. KolĂł Ă«shtĂ« rritur. Vlahoviç luajti mirĂ«, ka mentalitetin e duhur, dhe shĂ«noi njĂ« gol tĂ« madh. Nuk dua t’iu them se cili prej tyre duhet tĂ« rrijĂ« apo tĂ« largohet. Mendimin tim ia kam thĂ«nĂ« klubit”.

Nisje e mirĂ« pĂ«r Juventusin, duke iu pĂ«rgjigjur Napolit, e duke mos bĂ«rĂ« figurĂ« tĂ« keqe si Milani, qĂ« mund tĂ« jetĂ« destinacioni pĂ«r Vlahoviçin.  TĂ« shohim nĂ«se rekordmenĂ«t e titujve mund tĂ« pretendojnĂ« pĂ«r “skudeton”./abcnews.al

Asani debuton si titullar/ Trajneri Sa Pinto e përfshin menjëherë në skuadrën e tij

Nuk ka nevojë të tregojë se cili është. Jasir Asani njihet mirë në kontinentin më të madh të botës për heroizmat e tij me skuadrën koreanojugore, Kuangju, dhe trajneri I ekipit të tij të ri, Esteglal, ka vendosur ta përfshijë menjëherë në skuadër.

Siç njoftojnë mediat në Iran, tekniku portugez Sa Pinto, do ta ketë shqiptarin në listën prej 18 lojtarësh për ndeshjen e kësaj të marte ndaj rivalit Zob Ahan në Ligën Profesioniste iraniane të futbollit.

Bashkë me të, në listë do të jetë edhe lojtari tjetër I prezantuar të shtunën, Musa Genpo, ndonëse mes të dyve ekziston një dallim.

Pas seancës së parë stërvitore, Sa Pinto kuptoi se Asani e Genpo janë në formën e duhur, veçse vetëm për yllin kuqezi ai duket se ka vendosur që ta ketë titullar.

Asani u bashkua me skuadrën më të njohur të Iranit dhe nënshkroi një kontratë dyvjeçare.

Besohet se për të u paguan 1 milionë euro, padyshim më pak sesa vlera reale e kartonit, dhe kjo sepse kontrata e tij në Kuangju përfundonte në dhjetor të këtij viti.

Lojtari I kombëtares shqiptare shpreson që të ketë sukses në një skuadër me kaq shumë emër, që ka fituar 9 tituj kampion, dy Champions të Azisë dhe që fitoi pak ditë më parë Kupën e Iranit.

Asani shkëlqeu fort në Korenë e Jugut, duke shënuar 9 gola në 10 ndeshje në Championsin e Azisë këtë sezon, duke qenë Këpucë e Argjendit e duke arritur çerekfinalen, ndërsa në ligën koreanojugore këtë edicion pati 8 gola e 2 asistë në 22 ndeshje./abcnews.al

Antisemitizmi, përplasje Francë-SHBA/ Parisi thërret ambasadorin Kushner pas letrës së tij drejtuar Macron

Franca ka thirrur pĂ«r sqarime ambasadorin amerikan nĂ« Paris,  Charles Kushner, pasi ky i fundit publikoi njĂ« letĂ«r tĂ« hapur drejtuar presidentit Emmanuel Macron ku akuzon qeverinĂ« franceze se nuk ka bĂ«rĂ« mjaftueshĂ«m pĂ«r tĂ« frenuar dhunĂ«n kundĂ«r hebrenjĂ«ve. NĂ« letrĂ«n e botuar nĂ« Wall Street Journal, Kushner, i cili Ă«shtĂ« hebre dhe babai i Jared Kushnerit – bashkĂ«shorti i Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump – shkruan se antisemitizmi nĂ« FrancĂ« Ă«shtĂ« rritur ndjeshĂ«m qĂ« nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit mĂ« 7 tetor 2023.

“Çdo ditĂ« nĂ« FrancĂ« ndodhin sulme ndaj hebrenjve nĂ« rrugĂ«, shkollat dhe sinagogat dhunohen, ndĂ«rsa bizneset e hebrenjeve vandalizohen,” shkruan ai, duke i kĂ«rkuar Macronit zbatim mĂ« tĂ« ashpĂ«r tĂ« ligjeve kundĂ«r krimeve tĂ« urrejtjes dhe ndalimin e deklaratave qĂ«, sipas tij, nxisin antisemitizĂ«m.

Kushner kritikoi gjithashtu qĂ«ndrimin e Parisit pĂ«r njohjen e njĂ« shteti palestinez, duke thĂ«nĂ« se deklaratat e tilla “i japin zemĂ«r ekstremistĂ«ve, ushqejnĂ« dhunĂ«n dhe rrezikojnĂ« jetĂ«n e hebrenjve nĂ« FrancĂ«â€.

Ministria e Jashtme franceze reagoi menjĂ«herĂ«, duke i cilĂ«suar akuzat si “tĂ« papranueshme” dhe theksoi se ambasadori do tĂ« paraqitet pĂ«r tĂ« dhĂ«nĂ« sqarime mbi komentetet e tij. “Franca i refuzon me vendosmĂ«ri kĂ«to pretendime. AmbasadorĂ«t nuk lejohen tĂ« ndĂ«rhyjnĂ« nĂ« çështjet e brendshme tĂ« njĂ« vendi pritĂ«s, siç pĂ«rcakton Konventa e VjenĂ«s e vitit 1961,” thuhet nĂ« deklaratĂ«n e Parisit zyrtar.

Letra e Kushner vjen disa ditë pas një komunikimi të ngjashëm të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu drejtuar Macronit, ku Kreu I Qeverise Izraelite  akuzonte presidentin francez se po ushqente antisemitizmin me mbështetjen për njohjen e Palestinës.

Franca, qĂ« ka komunitetin mĂ« tĂ« madh hebre nĂ« EuropĂ«n PerĂ«ndimore – rreth gjysmĂ« milioni persona – por edhe njĂ« komunitet tĂ« madh mysliman, ka raportuar rritje tĂ« ndjeshme tĂ« incidenteve tĂ« urrejtjes qĂ« nga fillimi i luftĂ«s Izrael–Hamas.

Macron, i cili ka dënuar hapur antisemitizmin, ka paralajmëruar se Franca do të njohë zyrtarisht shtetin palestinez gjatë një mbledhjeje të OKB-së në shtator, duke iu bashkuar mbi 147 vendeve që e kanë ndërmarrë ose shpallur një hap të tillë./abcnews.al

Plan për lirimin e pengjeve/ Shefi i ushtrisë izraelite: E kemi gati, vendos Netanyahu

Shefi i Shtabit të Ushtrisë Izraelite, gjenerali Eyal Zamir ka deklaruar këtë të hënë  se ekziston një marrëveshje konkrete për lirimin e pengjeve që mbahen ende në Gaza, marrëveshje kjo që duhet të shqyrtohet nga Kabineti i Sigurisë Izraelite. Zamir është shprehur sipas asaj që shkruajnë mediat Izraelite se ushtria e vendit ka krijuar të gjitha kushtet e nevojshme për zbatimin e kësaj marrëveshje, por vendimi final mbetet në dorën e Kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Kabineti I Sigurisë Izraelite pritet të mblidhet të martën për të marrë një vendim final mbi një marrëveshje armëpushimi që u pranua nga Hamas javën e Shkuar.

Marrëveshja është hartuar nga ndërmjetësuesit e Egjipit dhe Katarit bazuar në një draft të të dërguarit amerikan për Lindjen e Mesme Steve  Witkoff. Ajo parashikon një armëpushim 60 ditor, lirimin në dy faza të rreth gjysmës së pengjeve dhe vazhdimin e negociatave për ti dhënë fund luftës përfundimisht në Lindjen e Mesme. Hamas mban aktualisht 50 pengje ende në gaza, por sipas inteligjencës së Tel Avivit vetëm 20 prej tyre besohet se janë gjallë ende.

Mediat Izraelite shkruajnë se Kryeministri Benjamin Netanyahu vijon të jetë kundër një marrëveshje të ndarë në disa faza, pasi kreu I qeverisë kërkon që të ketë lirim të të gjitha pengjeve njëherazi nga Hamas. Dicka e tillë ka sjellë përplasje brenda qeverisë izraelite. Shefi i Shtabit të Ushtrisë Izraelite, gjenerali Eyal Zamir ka paralajmëruar më herët se pushtimi i plotë I qytetit të Gazës, një vendim i miratuar nga qeveria Izraelite mund të rrezijojë seriozisht jetën e pengjeve të mbetura Gjallë si dhe mund të sjellë një katastrofë për forcat ushtarake të vendit për shkak se lufta do të zgjaste.

Familjarët e pengjeve të cilat kanë protestuar kundër Netanyahut dhe kërkojnë marrëveshje të menjëhershme  ka mbështetur planoin e Shefit të Shtabit të Ushtrisë izraelite, duke e konsideruar atë si një shpresë për rikthimin e familjarëve të tyre./abcnews.al

Kolegji Zgjedhor rrĂ«zon Lapajn/ LĂ« nĂ« fuqi vendimin e KAS, mandati i ‘ShqipĂ«ria BĂ«het’ pĂ«r Ana Dajko

Adriatik Lapaj përfundimisht mbetet jashtë Kuvendit, në legjislaturën e re që pritet të nisë në shtator. Kolegji Zgjedhor i mbledhur këtë të hënë, i dha fund sagës së Lapajt për të marrë mandatin e deputetit.

Kolegji Zgjedhor la nĂ« fuqi vendimin e KAS, sipas tĂ« cilit mandatin e merr Ana Dajko, e renditur e para nĂ« listĂ«n e mbyllur tĂ« “ShqipĂ«ria Behet”.

Në argumentin e kësaj trupe edhe nëse bëhet transferimi i mandatit, në të gjitha rastet duhet të kalojë në dorën e një zonje, pasi Kodi Elektoral përcakton qartë se një grua nuk mund të zëvendësohet me një burrë.

Ana Dajko, 60-vjeçarja nga Saranda u kandidua nga djali i saj, anĂ«tar i kryesisĂ« sĂ« “ShqipĂ«ria BĂ«het”, ndĂ«rsa njihet edhe si tezja e Lapajt. NĂ«se ajo nuk e pranon mandatin e dyta nĂ« listĂ« Ă«shtĂ« partnerja e Endri Shabanit.

NĂ« zgjedhjet e 11 majit, Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani, pĂ«r tĂ« shmangur listat e mbyllura vendosĂ«n nĂ« to familjarĂ« dhe tĂ« afĂ«rm, tĂ« cilĂ«t do tĂ« jepnin dorĂ«heqjen dhe mandati do t’i kalonte me tĂ« votuarit mes tyre./abcnews.al

Trump: Nuk ka marrëveshje, por është arritur përparim pas bisedimeve me Putin për Ukrainën

Trump dhe Putin folën krah për krah në konferencë për rreth 10 minuta. Të dy treguan se ishte bërë përparim gjatë bisedimeve të tyre private, por ato përfunduan pa një marrëveshje të fortë.

Ja pikat kryesore të deklaratave të tyre sipas BBC:

Putin thotĂ« se Ă«shtĂ« “sinqerisht i interesuar” pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund konfliktit, tĂ« cilin e pĂ«rshkroi si njĂ« “tragjedi”.

Por ai thotĂ« se Rusia duhet tĂ« eliminojĂ« “shkaqet kryesore” tĂ« konfliktit – dhe paralajmĂ«ron UkrainĂ«n dhe EvropĂ«n se nuk duhet tĂ« “sabotojnĂ«â€ bisedimet.
Putin e pĂ«rshkruan takimin si njĂ« “pikĂ«nisje pĂ«r zgjidhjen” e konfliktit.

Ai e pĂ«rshkruan marrĂ«dhĂ«nien e tij me Trump si “tĂ« ngjashme me biznesin” – dhe pajtohet me pretendimin e pĂ«rsĂ«ritur tĂ« presidentit amerikan se lufta nuk do tĂ« kishte filluar nĂ«se ai do tĂ« kishte mbetur nĂ« detyrĂ« pas zgjedhjeve tĂ« vitit 2020.

Trump thotĂ« se ka ende pika mosmarrĂ«veshjeje dhe “nuk ka marrĂ«veshje derisa tĂ« ketĂ« njĂ« marrĂ«veshje” – duke shtuar “nuk arritĂ«m atje” pavarĂ«sisht progresit.

Ai thotĂ« se “u ra dakord pĂ«r shumĂ« pika”, por “disa” mbeten, duke shtuar se “njĂ« Ă«shtĂ« mĂ« e rĂ«ndĂ«sishmja” pa specifikuar se si.

Ai thotĂ« se do t’i njoftojĂ« Zelesnky dhe udhĂ«heqĂ«sit evropianĂ« sĂ« shpejti – dhe “nĂ« fund tĂ« fundit varet prej tyre”.

Trump pĂ«rfundon duke thĂ«nĂ« se “ndoshta” do ta shohĂ« pĂ«rsĂ«ri udhĂ«heqĂ«sin rus sĂ« shpejti

Putin pĂ«rgjigjet: “HerĂ«n tjetĂ«r nĂ« MoskĂ«â€.

‘Nuk ka marrĂ«veshje derisa tĂ« ketĂ« njĂ« marrĂ«veshje”, Trump: Takimi me Putin produktiv

Presidenti Donald Trump tha se ai dhe Presidenti rus Vladimir Putin “bĂ«nĂ« disa pĂ«rparime” dhe “pĂ«rparim tĂ« madh” nĂ« takimin e tyre dypalĂ«sh.

MegjithatĂ«, shtoi ai, “nuk ka marrĂ«veshje derisa tĂ« ketĂ« njĂ« marrĂ«veshje”.

“Do tĂ« telefonoj NATO-n pas pak. Do tĂ« telefonoj njerĂ«zit e ndryshĂ«m qĂ« mendoj se janĂ« tĂ« pĂ«rshtatshĂ«m. Dhe, sigurisht, do tĂ« telefonoj Presidentin Zelensky dhe do t’i tregoj pĂ«r takimin e sotĂ«m. NĂ« fund tĂ« fundit, varet prej tyre”, tha Trump.

“PatĂ«m njĂ« takim jashtĂ«zakonisht produktiv dhe u ra dakord pĂ«r shumĂ« pika”, por Trump tha, “Nuk arritĂ«m atje, por kemi njĂ« shans shumĂ« tĂ« mirĂ« pĂ«r tĂ« arritur atje.

“GjithmonĂ« kam pasur njĂ« marrĂ«dhĂ«nie fantastike me Presidentin Putin.”, thotĂ« Trump.

Ai e quan takimin e tyre “jashtĂ«zakonisht produktiv”, por shton se disa gjĂ«ra ende nuk janĂ« vendosur.
Por ne kemi njĂ« “shans shumĂ« tĂ« mirĂ«â€ pĂ«r pĂ«rparim tĂ« mĂ«tejshĂ«m, thotĂ« ai.

Trump dhe Putin nuk pranuan pyetje në konferencën për shtyp pas deklaratave të tyre.

Presidenti Putin nuk dha komente dhe foli për rreth tetë minuta. Në krahasim, Trump, i cili nuk është zakonisht i shkurtër në fjalime, foli vetëm për rreth tre minuta.

❌