Sipas një studimi të botuar në Cyberpsychology, Behavior, and Social Networking Journal, gratë priren më shpesh se burrat të shikojnë profilin e ish-it në rrjete sociale, edhe kur ndihen të çliruara nga lidhja.
Psikologët shpjegojnë se kjo sjellje nuk lidhet me fiksimin, por me nevojën për përpunim emocional, kuriozitet… apo thjesht nga zakoni.
Ndërkohë, burrat kanë më shumë gjasa të distancohen plotësisht pas një ndarje.
Nëse ndonjëherë je kapur duke shfletuar faqen e partneres së re të ish-it, qoftë edhe nga një profil “i fshehtë”, nuk je aspak e vetmja.
Shfaqja “Unë jam vetë grua” nga Doug Wright, me regjisorin Kushtrim Koliqi dhe me aktorin Adrian Morina, rikthehet pas disa viteve, kësaj radhe me turnenë “Zgjerimi i skenës për barazi – Unë jam vetë grua” në pesë qytete të Kosovës dhe atë në Ferizaj, Gjakovë, Gjilan, Mitrovicë dhe Prizren.
”Unë jam vetë grua” përqëndrohet në jetën e jashtëzakonshme dhe me shumë dritëhije të Charlotte von Mahlsdorf, transgjinores nga Gjermania që i ka mbijetuar sistemit Nazist dhe Stasit.
Shfaqja fituese e çmimit “Pulitzer” dhe e çmimit “Toni” është shfaqje që bazohet në bisedat dhe intervistat e Doug Wright me transigjinoren gjermane, njëherit tregtaren e antikuareve Charlotte von Mahlsdorf, si dhe në autobiografinë e Charlotte të vitit 1992, të titulluar ‘I am my own wife’.
Për portretizimin e plotë të Charlotte, gjatë periudhës naziste dhe regjimit komunist pasues, ndërsa jetonte haptazi si transgjinore, shfaqja kërkon që aktori i saj i vetëm të luajë rreth tridhjetë role të ndryshme.
Titulli i shfaqjes ka dalur nga një anekdotë që Charlotte e tregon: kur ajo ishte dyzet vjeç, nëna e saj duke mos pasur asnjë ide, i tha “Boll luajte dhe u pispillose. Je bërë burrë tani. Kur ke ndër mend të martohesh?” së cilës pyetje Charlotte iu përgjigj “Kurrë, mama. Unë jam martuar me veten”.
Sipas Wright, në fillim Charlotte paraqitet si një heroinë e vërtetë – një e mbijetuar nga nazistët dhe komunistët në Gjermaninë Lindore. Sidoqoftë, po ashtu bëhet e qartë se mbijetesa e saj në atë klimë të pasigurtë kërkonte bërjen e shumë zgjedhjeve të dyshimta morale. Për të kontekstualizuar këtë aftësi për të mbijetuar, shfaqja “Unë jam vetë grua” jo vetëm që kronikon jetën e Charlottes, por sipas Hedy Weiss të Chicago Sun-Times, ajo gjithashtu krijon “një portret të qartë të Gjermanisë në gjysmën e dytë të shekullit njëzet, një përrallë morale komplekse për atë që i duhet bërë një njeriu për të mbijetuar dhe një meditim intrigues për gjithçka.
Ky tekst është shqipëruar nga Artur Lena, skenografe dhe kostumografe e këtij prodhimi është Njomëza Luci, kompozitor Trimor Dhomi, asistent regjisor Bashkim Ramadani, video realizator Lum Çitaku dhe dizajner i dritave Skender Latifi.
“Unë jam vetë grua” e ka pasur premierën në vitin 2019 në Prishtinë dhe që nga atëherë ka marrë pjesë në shumë festivale teatrore. Eshtë realizuar nga Integra në bashkëprodhim me Miza n’skenë, në bashkëpunim me CDF, The Global Fund, Rockefeller Brother Funds, Teatrin Dodona dhe Komunën e Prishtinës dhe është mbështetur nga ‘Kultura për ndryshim’ që është financuar dhe menaxhuar nga Bashkimi Evropian ndërsa është implementuar nga Qendra Multimedia e Goethe Institute.
Turneja “Zgjerimi i skenës për barazi – Unë jam vetë grua” realizohet nga Integra dhe mbështetet përmes projektit më të gjerë “Së bashku për barazi LGBTIQ+”, të udhëhequr nga Qendra për Edukim Qytetar (CCE) në partneritet me ERA – Shoqata për të Drejtat e Barabarta LGBTI për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, Queer Montenegro, Queer Center Skopje, Tuzla Open Center, Open Mind Spectrum Shqipëri dhe Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore – CSGD nga Kosova. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.
“Zgjerimi i skenës për barazi – Unë jam vetë grua” fillon rrugëtimin në Prizren si pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Ambient të Hapur PrizrenFest 2025 dhe do të shfaqet të premten, më 25 korrik, 2025, në Teatrin “Bekim Fehmiu”, duke filluar prej orës 20:00. Hyrja është gratis.
Në Shqipëri, burrat zotërojnë më shumë telefona celularë se gratë, por kur bëhet fjalë për llojin e tyre janë gratë ato që kanë më shumë smartphone. Kjo është një nga gjetjet interesante të raportit Global Findex 2025, publikuar këto ditë nga Banka Botërore, që mat përfshirjen financiare në 120 shtete të botës, përfshirë edhe Shqipërinë.
Sipas të dhënave të mbledhura nga 1,000 intervista, 94% e burrave kanë një telefon celular, ndërsa tek gratë kjo përqindje është 92%.
Por ndarja bëhet më interesante kur analizohen llojet e telefonave që përdorin. Të paktën 77% e burrave kanë smartphone, ndërsa 17% përdorin telefona bazikë.
Ndërkohë, 81% e grave përdorin smartphone dhe vetëm 11% kanë telefona bazikë. Pra, edhe pse më pak gra në total kanë një telefon, ato që e zotërojnë kanë më shumë gjasa të përdorin një smartphone, krahasuar me burrat.
Raporti shpjegon se të rriturit janë pyetur nëse kanë telefon bazik apo smartphone. Ata që kanë deklaruar se kanë telefon bazik janë pyetur më tej nëse mund të përdorin WhatsApp në të.
Nëse përgjigja ka qenë “po”, atëherë telefoni klasifikohet si “feature phone”, një pajisje me më shumë funksione se telefoni bazik, por më pak se një smartphone.
Banka Botërore thekson se telefonat celularë dhe interneti janë tashmë pjesë e pandashme e jetës së përditshme, në çdo cep të globit. Në vitin 2024, 86% e të rriturve në botë zotëronin një telefon celular.
“Për shumë njerëz, telefoni celular përdoret vazhdimisht – për thirrje, mesazhe, lexim lajmesh, pagesa, rrjete sociale, punë dhe kërkim informacioni. Me zgjerimin e teknologjive dixhitale, njerëzit, bizneset dhe institucionet po e rrisin gjithnjë e më shumë varësinë nga ndërveprimet online.
Kjo ka sjellë përfitime të qarta si reduktimi i varfërisë, rritja e konsumit dhe më shumë mundësi punësimi, sidomos në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme”, thuhet në raportin Global Findex 2025./ Monitor
Nëse mendonit se thurja, kopshtaria apo vëzhgimi i zogjve janë vetëm për gjyshet, mendohuni sërish. Një studim i ri tregon se këto “hobi të vjetra” mund të shtojnë deri në 8 vite jetë dhe të përmirësojnë ndjeshëm shëndetin mendor dhe emocional.
Aktivitete si thurja, gatimi, mbjellja e luleve apo grumbullimi i pullave postare po përjetojnë një rikthim dhe kjo jo pa arsye. Sipas psikologëve, këto aktivitete ndihmojnë në reduktimin e stresit, forcojnë vetëbesimin dhe krijojnë lidhje të reja shoqërore, veçanërisht kur praktikohet në grupe me interesa të ngjashme.
Ndërkohë, shkenca tregon se angazhimi në hobi të tilla stimulon neuroplasticitetin ,aftësinë e trurit për të krijuar lidhje të reja nervore. Mësimi i një aftësie të re ndihmon në përmirësimin e kujtesës, fokusit dhe ul rrezikun për sëmundje si demenca.
Oborri i shtëpisë së Jetmira Kajoshit në Shtoj të Ri u mbush me gra e vajza që kishin ardhur për t’u njohur me Shkodrën përmes duarve të një artizaneje.
Në katin e parë të shtëpisë së saj, Jetmira ka ngritur një punishte për prodhimin e sapunëve nga bimët vendase si livanda, sherebela apo çaji i malit.
Dhjetë vite më parë, ideja për të prodhuar sapunë dukej e largët. Sot, ajo është shembull i qëndrueshmërisë, kurajës dhe formalizimit të punës në tregun vendas.
“Në fillim askush nuk besonte që sapuni bëhej këtu. Me kalimin e kohës produkti u përqafua,” rrëfen Jetmira për Citizens.al.
Të bësh biznes në Shqipëri nuk është e lehtë, sidomos për gratë që ndeshen me mosbesim dhe pengesa administrative që nga dita e parë.
“Publiciteti bëhet bukur, por realiteti është ndryshe,” thotë ajo duke treguar vështirësitë që haste për të bindur klientët për produktin vendas.
Sot Jetmira administron punishten vetë. Në periudha sezoni punëson gra të tjera nga komuniteti për mbledhjen e bimëve dhe përgatitjen e sapunëve artizanalë.
Në dallim nga nismat e tjera, Jetmira e formalizoi biznesin që në fillim, edhe pse nuk kishte më shumë se 100 sapunë në magazinë.
“E hapa NIPT-in pa ditur si do shkonte. Por ka qenë vendimi më i mirë që kam marrë,” kujton ajo me bindje.
Sot, sapunët e saj shiten si suvenire shqiptare në dyqane artizanale dhe në aeroportin e Rinasit, duke mbartur aromën dhe identitetin e Shtojit të Ri.
Pasdite në Shirokë me peshkatarët e liqenit
Në të njëjtën ditë, pak kilometra larg, Agim Kallmi përgatitej të nisej me varkë në liqenin e Shkodrës. Ai është një prej peshkatarëve të fundit të zonës.
Për 35 vite, Agimi ka dalë çdo ditë në liqen për të peshkuar. Sot, më shumë sesa punë, e quan këtë një mënyrë jetese.
“Kam peshkuar me vëllain pastaj dhe me nusen, por kemi punuar mirë,” thotë ai teksa shtyn varkën në ujë.
Sipas Agimit, liqeni ka shumë specie, por peshkimi është përqendruar te krapi i madh, që kalon pesë kilogramët.
Dita për të nis në orën katër të mëngjesit dhe përfundon pas perëndimit. Ai thotë se të rinjtë nuk duan më të futen në varkë, e cila mbart dhe rreziqe. Këtu merr për shembull të birin.
“Më mirë thotë rri kamerier se të rrezikoj në liqen,” tregon Agimi i mësuar me motin e paparashikueshëm.
Fuqizimi i gruas përmes turizmit
Jetmira dhe Agimi ishin pjesë e një turi të organizuar nga UN Women Albania, që synon të fuqizojë gratë përmes përfshirjes në turizëm të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës.
Sipas Irena Shtrazës, drejtuese e projektit, turizmi është një mundësi e artë për të përparuar barazinë gjinore dhe për të ndërtuar ekonomi lokale të qëndrueshme.
“Kjo nuk është vetëm tendencë, është një mundësi reale për zhvillim të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës,” u shpreh ajo për Citizens.al.
Në guidë përfshihen gra nga zona të ndryshme, që ofrojnë përvoja të ndryshme: hiking, artizanat, kulinari, peshkim, apo kundrim shpendësh.
Shembuj konkretë janë: “Hello Albania” në Vlorë, “Guided Holidays” në Shkodër, apo “Balkan Pearls” në Tiranë që ofron ture për nënat me fëmijë.
Sipas Irenës, 82% e vendimeve për udhëtime në botë merren nga gratë dhe deri më 2028, ato do të kontrollojnë 75% të shpenzimeve për pushime.
“52% e grave në botë kanë udhëtuar solo me prirjen për destinacione të sigurta, fuqizuese dhe autentike nga ana kulturore,” shton ajo.
Industria turistike po përshtatet: gjithnjë e më shumë produkte dhe shërbime po krijohen për gratë që udhëtojnë vetëm, me fëmijë, apo për të takuar komunitete të tjera grash.
Kjo po nxit nevojën për një turizëm që ofron edhe përvoja njerëzore që nxisin ndërveprimin me komunitetet lokale.
Sulmet izraelite gjatë natës së mbrëmshme dhe mëngjesit të së martës i kanë vrarë më shumë se 90 palestinezë në të gjithë Rripin e Gazës, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë, thanë zyrtarët shëndetësorë. Një nga sulmet në kampin e refugjatëve Shati në veri vrau një anëtar 68-vjeçar të Hamasit që ishte pjesë e legjislaturës palestineze, […]
Ilir Mëngra me paaftësinë e tij po çon drejt kaosit Drejtorinë e Shërbimint të Transportit Rrugor (DPSHTRR) në kryeqytet. Qytetarët që iu drejtuan Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Tiranë për kontrollin fizik të automjeteve janë përballur sot me pritje të gjata, kaos dhe mungesë informacioni. Prej më shumë se 4 orësh, automjetet […]
Një studim i ri shkencor konfirmon atë që shumica e vajzave e kanë thënë gjithmonë: në debate, ajo ka zakonisht të drejtë.
Sipas studiuesve, femrat përballen me debatet me më shumë inteligjencë emocionale, empati dhe vëmendje ndaj detajeve, prandaj dhe zakonisht përfundojnë me argumentin më të saktë.
Kjo nuk do të thotë që meshkujt janë gjithmonë gabim… por ndoshta ia vlen ta dëgjosh pak më shumë atë që po përpiqet të të thotë. Ndonjëherë të tërhiqesh s’është humbje, është zgjuarsi.
Një diskutim mbi pushimet verore, u kthye në përplasje mendimesh mes moderatoreve të emisionit “Goca & Gra”.
Shkak u bë një sondazh i publikuar nga Top Channel, ku rezultonte se rreth 36% e shqiptarëve nuk kanë mundësi të bëjnë pushime këtë verë.
Elga, u përpoq të sjellë një këndvështrim optimist, duke theksuar se ekzistojnë mundësi për të udhëtuar edhe me buxhet të kufizuar.
Ajo përmendi kampingun si një alternativë të përballueshme dhe ndryshe për të kaluar pushimet. Por kjo ide u kundërshtua menjëherë nga Gerta, e cila me një ton kritik u shpreh: “Çadra është për të varfrit”.
Biseda mes tyre:
Egla: Shumë shqiptarë bëjnë atë fundjavën e famshme ose sajohen në tenda.
Kleoniki: Unë kam qenë në Gjipe, kam bërë camping, janë 2-3 kuzhinierë aty, dita mund të shkojë 30 mijë lekë ushqimi.
Gerta: Kjo është për studentët, se një familje nuk mund të shkojë në çadër.
Kleoniki: Pse jo?!
Loredana: Të kthehesh më i lodhur se ke shkuar
Kleoniki: Ka njerëz aventurier, që kjo gjë i kënaq, nuk i lodh
Loredana: Një familje që ka mundësi…
Gerta: Kampi është sikur kalon nga një gjendje jo e mirë në shtëpi e të shkosh në çadër të stresohesh më keq
Kleoniki: Stres është për ty
Gerta: Tregon sa fakire je
Rudina: Ajo është super aventurë mi Gerta
Gerta: Ideja është ti nuk po shkon të kënaqesh, po shkon nga halli
Vetëm 17 vjeç, Gout Podagra, i njohur si “Usain Bolti i ardhshëm”, po jeton një jetë të dyfishtë mes lavdisë atletike dhe bankave të shkollës.
Të premten ai do të garojë për herë të parë në Diamond League në Monako, përballë sprinterëve më të mirë në botë. Të hënën? Do të rikthehet në klasë në Ipswich Grammar në Brisbane, Australi, për të ndjekur lëndë si kontabilitet, psikologji dhe biologji.
Gout është tashmë i përzgjedhur në ekipin kombëtar të Australisë për Kampionatin Botëror në Tokio, pasi ka përmbushur kohët kualifikuese për 200 metra. Ai u bë i njohur ndërkombëtarisht pas medaljes së argjendtë në Kampionatin Botëror U-20 në Lima në 2023 dhe një kontrate me Adidas, sponsorin e Noah Lyles.
Djalli i shpejtë me origjinë nga Sudani i Jugut u rrit në Brisbane, me një jetë modeste: babai punon si teknik ushqimi dhe shofer Uber, ndërsa nëna ishte pastruese. Emri i tij i vërtetë është Guot, por u shkrua gabim në dokumentet e emigrimit në Egjipt.
Karriera e tij nisi rastësisht, në një garë atletike shkollore, ku u dallua për lëvizjen e rrjedhshme dhe shpejtësinë natyrale. Që nga ajo ditë, trajnerja e tij Di Sheppard dhe agjenti James Templeton e kanë udhëhequr në çdo hap drejt suksesit ndërkombëtar.
Në dhjetor 2023, Gout theu rekordin kombëtar U-18 në 100m me 10.17 sekonda dhe rekordin legjendar të Peter Norman në 200m me 20.04 sekonda, duke e bërë atë adoleshentin më të shpejtë ndonjëherë në këtë distancë. Usain Bolt vetë reagoi në Instagram: “Duket si unë i ri”.
Megjithë krahasimet me legjendën xhamajkane, Gout mbetet me këmbë në tokë: “Unë dua të jem Gout-i i ardhshëm, jo dikush tjetër”. Ai aktualisht stërvitet në Gjermani dhe po përgatitet për debutimin e tij madhor në Tokio. Templeton thotë se famën po e menaxhojnë me kujdes, duke e mbajtur larg vëmendjes komerciale.
Ekspertët si Darren Campbell vlerësojnë teknikën e tij, veçanërisht kontaktin minimal me tokën dhe ritmin e mbresëlënës.
Edhe pse ende fizikisht i papjekur, potenciali i tij është i jashtëzakonshëm. “Ai vetëm po ngrohet”, thotë Templeton – dhe bota e atletikës po e pret shpërthimin e tij në skenën më të madhe. /Telegrafi/
Fitim Bozhegu është personi që nxori nga deti një grua dhe një vajzë që po mbyteshin në Vlorë.
Ai tregon për Euronews Albania se një grua thërriti për ndihmë dhe ai menjëherë u fut në det për t’i shpëtuar këto persona, për të cilët kjo grua kërkoi ndihmë.
“Erdhi një grua dhe më tha: Ndihmë se po mbyten dy fëmijë.’ Unë u futa në det dhe i nxorra deri në breg sa mundesha. Njëra ishte në moshë të madhe, tjetra fëmijë. Ambulanca mbërriti pas 30 minutash, ne u dhamë ndihmë me frymëmarrje dhe goditje në gjoks. Ishin thellë në det dhe mezi i kapa. Kur i nxorrëm ishin në gjendje të rëndë. Unë isha vetëm, me vështirësi i nxorra dhe i ndihmuam,” tha Bozhegu.
“Sapo mbërrita aty, konstatoj një grua të madhe në moshë dhe një vajzë, dhe me shumë vështirësi arrita t’i nxirrja në gjendje të rëndë në breg të detit. Njëra ishte rreth 50 vjeçe, tjetra rreth 19 vjeçe. Pritëm për 30 minuta ambulancën dhe u munduan t’u bënin frymëmarrje dhe ndihmë të çastit. Në bregdet, pasi i nxora gjendja e tyre ishte shumë e rëndë. Ishin të huaja dhe një burrë erdhi për të më ndihmuar, sepse ishte e vështirë t’i nxirrja vetëm”. Njëra ishte me shenja jete, tjetra jo shumë. Kam katër herë që shpëtoj njerëz, kam shpëtuar një grua greke dhe një fëmijë. Jam 49 vjeç,” përfundoi ai.
Nga informacionet e fundit dhe paraprake që vijnë nga Spitali i Vlorës, nënë e bijë janë të intubuara. Vajzës i është rikthyer pulsi, ndërsa gjendja e nënës paraqitet më e rëndë. Nga burime të pakonfirmuara thuhet se ato janë shtetase nga Ukraina.
Nxori nga deti nënën e vajzën që po mbyteshin, flet “heroi” i Vlorës: U hodha i vetëm pic.twitter.com/ALzxqDPx5G
Një grua tjetër dëshmitare tha se ishin tre vajza që ikën shumë larg dhe dukeshin si të huaja.
“Policia erdhi shpejt, por ambulanca u vonua pak. Pas rreth 10 minutash, i nxorën. Kishte edhe një vajzë të vogël që kërkoi ndihmë dhe iu dha ndihmë shumë shpejt me frymëmarrje. “Unë vetëm lutesha,” përfundoi ajo.
74% e grave duan një partner që paguan për gjithçka. Pse? Jo për luksin. Por për qetësinë.
Sipas një sondazhi të vitit 2023 nga Qualtrics, 74% e grave preferojnë që burri të marrë përsipër shpenzimet, duke e parë këtë si një shenjë sigurie, respekti dhe stabiliteti afatgjatë.
Një studim i vitit 2022 nga Psychological Science tregon se gratë, biologjikisht, priren të zgjedhin partnerë me stabilitet financiar kur mendojnë për një lidhje serioze. Sepse mbështetja e vazhdueshme interpretohet si mbrojtje, përkujdesje dhe paqe mendore.
Në një kohë me kosto të larta jetese dhe lodhje të përhershme, shumë gra po heqin dorë nga miti i “gruas së fortë që i bën të gjitha vetë” dhe po zgjedhin të jetojnë ndryshe, më butë, më qetë, më në paqe.
Një kërkim i fundit i publikuar në Social Psychological and Personality Science ka zbuluar diçka që shumë prej nesh e kemi ndjerë, por nuk e kemi thënë me zë të lartë: thashethemet, kur ndahen me mikeshat, janë të shëndetshme.
Sipas studimit, thashethemet nuk janë vetëm fjalë që qarkullojnë për të tjerët, por luajnë një rol të rëndësishëm në ndërtimin e marrëdhënieve sociale, uljen e stresit dhe rregullimin emocional, sidomos tek gratë.
Gjatë bisedave që duken të zakonshme, ndarja e informacionit, edhe kur nuk është thelbësor, ndihmon trupin të çlirojë oksitocinën, hormonin që lidhet me ndjesinë e mirëqenies dhe përkatësisë.
Në thelb: një bisedë e ngrohtë me mikeshat përditë mund të jetë një terapi më vete!
Dhe ndryshe nga sa mendohet, shumica e thashethemeve janë neutrale apo pozitive, jo domosdoshmërisht keqdashëse. Ato ndihmojnë në bashkëpunim dhe përçimin e informacionit social që ndihmon për të kuptuar më mirë njerëzit rreth nesh.
Pra, herën tjetër që kap veten duke ndarë një “llaf të mirë”, mos u ndje në faj, ndoshta po kujdesesh për shëndetin tënd mendor.
Dhuna në familje mbetet një ndër format më të përhapura të dhunës në Shqipëri. Referuar statistikave të Policisë çdo ditë rreth 7 persona denoncojnë dhunë në marrëdhëniet familjare. Vetëm në gjysmën e parë të vitit 2025, janë regjistruar 1260 denoncime të kësaj natyre, duke e kthyer këtë fenomen në një alarm social. Denoncimet pasohen me […]
Duhej të ishte një festë për titullin e 9-të kombëtar të fituar nga MC Alger në shtëpi, përpara tifozëve të vet, por dita e fitores u shndërrua në një dramë të vërtetë që i prishi gjithçka dhe pezulloi menjëherë çdo festim: përballë shpalljes kampion, tifozët e grumbulluar në unazën e dytë u derdhën drejt parmakëve për të festuar, duke shkaktuar shembjen e një tribune. Disa të plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë, dhe pavarësisht ndërhyrjeve të menjëhershme nga disa ekipe mjekësore, për momentin është raportuar një tifoz i vdekur nga përplasja me tokën.
Ligue 1
Chute d’un certain nombre de supporters du Mouloudia Club d’Alger de la tribune supérieure du stade du 5-Juillet, la barrière métallique a cédé, à l’issue de la rencontre MC Alger +NC Magra.
L’un des supporters aurait perdu la vie sur place, ربي يرحمو pic.twitter.com/UkvHF5S5LU
Ajo që duhej të ishte një ditë historike për MC Alger u shndërrua tragjikisht në një makth me sy hapur. Në fushë, barazimi 0-0 ndaj NC Magra kishte vulosur titullin e nëntë kombëtar të klubit algjerian. Entuziazmi, megjithatë, u mbyt nga një incident dramatik që ndodhi në shkallët e “Stadiumit Olimpik të 5 Korrikut”, duke detyruar autoritetet të anulojnë çdo ceremoni shpërndarjeje të çmimit. Menjëherë pas vërshëllimës së fundit, një valë euforie kolektive përfshiu mijëra tifozët e mbledhur për të festuar titullin. Kur disa tifozë u dyndën drejt barrierave dhe parmakëve të “Curva Sud” në nivelin e unazës së dytë, struktura nuk përballoi peshën e turmës dhe një pjesë e tribunës u shemb.
Disa persona ranë nga një lartësi rreth dhjetë metrash nga maja e tribunave, duke përfshirë zonën e shtypit më poshtë dhe duke shkaktuar skena paniku. Ende nuk janë publikuar informacione zyrtare për numrin përfundimtar të të plagosurve, edhe pse disa prej tyre janë dukur në gjendje të rëndë, me mjetet e ndihmës së shpejtë që kanë hyrë në fushën e lojës për të dhënë ndihmën e menjëhershme. Fatkeqësisht, është raportuar vdekja e të paktën një tifozi si pasojë e rrëzimit të tmerrshëm. Një tragjedi që hedh një hije të rëndë mbi një ditë që duhej të shënonte kulmin e një sezoni të suksesshëm për MC Alger. Përballë rëndësisë së situatës, Liga Kombëtare e Futbollit vendosi menjëherë të anulojë ceremoninë zyrtare të dorëzimit të trofeut. Si lojtarët, ashtu edhe stafi teknik qëndruan mënjanë, të tronditur nga kthesa dramatike e ngjarjeve.
Një lajm i trishtë ka ardhur nga deputeti i rrethit të Devollit, Bledjon Nallbati. Përmes një postimi në rrjetet sociale, demokrati ka bërë me dije se mëngjesin e kësaj të mërkure, kryetarja e grave të Partisë Demokratike në Devoll, Ardita Kapo ka mbyllur sytë përgjithmonë dukë lënë pas dy vajzat e saj të mitura. Pas […]
Natyra nuk është as sfond për fotografi, as një park zbavitës. Ajo ka rregullat e saj dhe injorimi i tyre mund të ketë pasoja të rënda.
Në një nga skenat më tronditëse të filmit The Revenant, protagonisti sulmohet egërsisht nga një ari që mbron këlyshët e saj. Kjo skenë shoqërohet shpesh me një shprehje popullore amerikane për përballjet me arinjtë:
“Nëse është kafe, shtrihu. Nëse është i zi, lufto. Nëse është i bardhë, lamtumirë.”
Në realitet, shumica e kafshëve të egra shmangin kontaktin me njerëzit. Por ndërkohë që zonat rurale zbrazen, dhe habitatet e tyre natyrore po zgjerohen ose ndryshojnë, gjithnjë e më shpesh ujqër, derra të egër, çakej e madje edhe nepërka po shfaqen në periferi të fshatrave apo qyteteve.
Kafshët nuk po afrohen nga kurioziteti, por nga nevoja për ushqim, ujë apo strehë, shpesh të pamundura në habitatet e tyre të dëmtuara.
Kjo është një thirrje për kujdes dhe vetëdijësim: mjedisi i egër nuk është për t’u përdorur si sfond Instagrami apo për aventurë naive. Është një sistem i gjallë, ku rregullat nuk i vendos njeriu.
Mjeku androlog Evi Dani tha në emisionin Health O’Clock në Euronews Albania se përdorimi pa kujdes i viagrës nga meshkujt mund të çojë në fatalitet.
Ai rekomandoi që përdorimi i këtij medikamenti të bëhet përmes këshillës së mjekut i cili i bën me dije pacientit edhe efektet anësore të përdorimit të saj.
“Viagra është një nga preparatet që ka bërë çudi se ishte i pari që me daljen në treg në ‘97 arriti të ketë suksese të mëdha. Të gjitha preparatet e tjera që quhen bimore nuk janë të tilla, janë preparate që kanë në përbërje këtë grup medikamentesh. Efektet sekondare janë të pashmangshme, është mjeku që ja bën të ditur pacientit. Viagra ka dhimbje koke, skuqje fytyre, por kur nuk jepet ashtu siç duhet mund të çojë edhe në pasoja të rënda deri në vdekje; bie tensioni dhe pacienti është i detyruar të përfundojë keq”, shpjegoi mjeku.
Sot pritet të mbahet dita e dytë e edicionit të tretë të Forumit Ndërkombëtar për Paqen dhe Sigurinë, organizuar nën udhëheqjen e presidentes Vjosa Osmani. 45 delegacione nga mbarë bota, ndër ta presidentë, ministra, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe aktivistë të shoqërisë civile, po marrin pjesë në konferencën dyditore. “Në kohën më të vështirë të […]
8 kandidatë burra të 11 majit, të 8-të të Partisë Socialiste, nuk mundën të fitonin një biletë për të hyrë në Kuvend në shtator, edhe pse kishin vota më shumë se rivalët e tyre në listën e hapur. Të gjithë u mundën nga kandidate gra, por jo me votë, por me kuotë gjinore.
Kodi zgjedhor parashikon se në çdo tre emra fitues, një duhet të jetë grua, edhe nëse ajo ka më pak vota se sa burrat në garë, informon ‘shqiptarja.com’ permes gazetares Esiona Konomi. Po të mos ishte ky korrigjim i kuotës gjinore, Xhemal Qefalia me 9950 vota, do të ishte në parlament. Ai ka vota më shumë se sa Anila Denaj dhe Olta Xhaçka që kanë fituar mandate. Edhe Pandeli Majko me 6736 vota e Toni Gogu 6680 janë viktima të kuotës gjinore, e ata nuk do të jenë në parlamentin e ri.
Olta Xhaçka 6288 vota, më pak se sa Qefalia, Majko e Gogu, do të hyjë në Kuvend për shkak të gjinisë. Ky fenomen nuk është i kufizuar vetëm në qarkun Tiranë. Në Berat, Julian Zyla dhe Erdis Hyka kanë marrë qindra vota më shumë se sa Hatixhe Konomi, por mundësia e tyre për të fituar një mandat, është djegur. Edhe në qarkun Durrës, dy burra janë penalizuar prej gjinisë. Ilir Ndraxhi ka dyfishin e votave të Etleva Budinit, por zonja rezulton fituese. Bashkë me Ndraxhin janë djegur dhe afro 6000 votat e Gentian Hillës.
Po të mos ishte kuota gjinore, deputeti i 6-të i Korçës do të ishte Arian Jaupllari dhe jo Besa Spaho. Avantazhi i grave për shkak të gjinisë, është ndjerë mes zonjave socialiste, pasi demokratët fituan pak mandate dhe në asnjë qark nuk morën 3 mandate përtej listës së mbyllur që të aktivizohej mekanizmi i kuotës gjinore.