Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Nga sheshi te kulla – Kronika e një hipokrizie të betonuar

Shembja e Teatrit Kombëtar simbolizon humbjen e hapësirave publike në Tiranë dhe zëvendësimin e tyre me kulla. Por kujtesa kolektive, zëri qytetar dhe sheshet nuk mund të zëvendësohen me beton.

Nga Teatri te trotuari – Kronika e një qyteti të shembur me ligj

Në fillimin e verës së 2018-ës Tirana pa, edhe pse ende e pandërgjegjshme për atë që po dëshmonte, të vendosej një mikrofon në një nga hapësirat publike të saj, në sheshin e Teatrit Kombëtar.

E dizajnuar në vitin 1938 nga arkitekti Giulio Berté, godina kishte shërbyer gjatë jetës së vetë kryesisht në tre funksione kryesore: si hapësirë socializimi të spektatorëve në pushimin para dhe mes akteve; si shesh vallëzimi për hapësirën e jashtme të restorantit kur nuk kishte shfaqje; si fushë ping-pongu duke shoqëruar fushën e tenisit dhe pishinën e kompleksit kulturor dhe sportiv “Skanderbeg”.

Tetëdhjetë vite më pas, ai shesh do të përdorej edhe si një hapësirë ku do të zhvillohej një protestë për ta mbrojtur atë.

Teatri i kishte mbyllur dyert dhe përveç punëtorëve, që herë pas here dilnin nga salla e kuqërremtë me kuti materialesh në duar, që nga 2 korriku i 2018, kur u vu shfaqja e fundit në skenë, nuk shiheshin më spektatorë në mjediset tij.

Tre ditë më pas, më 5 korrik, Kuvendi do të miratonte me 75 vota, “Ligjin për Teatrin”*, apo siç njihet ndryshe, “Ligji Special”, i cili e transferonte hapësirën publike, si sheshin ashtu edhe teatrin, tek shoqëria private, “Fusha shpk”, që kjo e fundit të mund të ndërtonte.

Pas atij votimi, protesta për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar mori përmasa të tjera dhe hyri në një rrugëtim ku dorëzimi nuk ishte opsion.

Në sheshin e teatrit u krijua një kuvend i qytetit. Një hapësirë e paindoktrinuar, e pakapur nga interesa të ngushta private apo motive antiligjore. Ndërsa ndërtesa që u mor nën kontroll nga qytetarët më 24 korrik 2019, të cilët filluan ta rijetëzonin edhe pse pa përvojë, mësuan ta menaxhonin dhe kujdeseshin për të.

Ndërsa salla zhvillonte aktivitete artistike dhe kulturore – rreth 65 shfaqje u vunë në skenë në më pak se 8 muaj – në sheshin e tij protesta zhvillohej 24 orë, 7 ditë në javë, në dukje si gardiane e teatrit, dhe njerëzit rojtarët e tij.

Teatri Kombëtar duke u shembur 17 maj 2020/Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, Flicr.

Nga një shesh proteste, tek një rrugë kalimi për kullën.

Ato 75 vota që miratuan ligjin Fusha, ishin edhe goditja e parë që iu dha Teatrit Kombëtar, 682 ditë përpara se Erion Veliaj të çonte fadromat për të shembur ndërtesat e tij, në orën 04:30 të mëngjesit të datës 17 maj 2020.

Miratimi i ligjit për teatrin ishte një goditje që iu bë jo vetëm protestës – si akt demokratik, – apo ndërtesës – si dëshmi e historisë së brezave para nesh – por edhe vetë hapësirës, sheshit si vendkrijim i fjalës së lirë dhe lirisë së shprehjes, nga vetë përfaqësuesit e pushtetit të popullit në kuvend.

Ato 75 kartonë jeshil, rrëzuan jo thjesht një ndërtesë, por hapësirën e përbashkët ku njerëzit shkonin për të qenë bashkë – jo thjesht për të kaluar, por për të mbetur. Ishte goditje ndaj asaj nyje urbane që mblidhte këdo, nga të katër anët, dhe nga të gjithë dhe më pas krijonte diçka.

Sot ajo hapësirë nuk ekziston më në qytet.

Shembja e “17 Majit”, i hapi rrugë lejeve të njëpasnjëshme nga “Rama & Veliaj”, të cilët vunë në zbatim planin e Bjarke Ingels, të kullës me teatër.

Sot pas më shumë se dy vjetësh nga fillimi i punimeve në atë shesh, hapësira publike nuk ekziston më. Në vend të saj, është një kalim i zgavruar në tunelin e betonuar, i cili qëndron i hijezuar nën ndërtesën si flutur e Bjarke Ingels, e cila sot të ngjan si porta hyrëse për në kullën e Fushës.

Të dyja kantieret sot janë bashkuar në një të vetëm dhe kanë lidhur mes tyresh hekurin i cili më pas mbulohet në beton, duke zhdukur krejtësisht atë çfarë ka mbetur nga dikur hapësira publike e teatrit.

Tashmë ato dy projekte po shpalosin në shkallë reale se si grabitet dhe më pas zaptohet me ligj hapësira publike.

Grabitje nga e cila do të përfitonte kushdo biznesmen apo politikan që ka investuar para në dy gropat tashmë të hapura dhe betonizuara në truallin e Teatrit Kombëtar.

Ndërsa ky i fundit, ashtu siç i ka ngritur kryet si karabina, të ngjan më shumë me një roje të kullës, e cila shkeli interesin publik, mori dhe përvetësoi tokën publike dhe grabiti përveç tokës edhe 33 kate ajër

Teatri ishte vetëm fillimi

Ai shesh, ai mikrofon i hapur, ai mur ku shkruhej “Monument Kulture, mbrohet nga populli”, dhe nuk lejonte që qyteti të shembej me turp, duhej zhdukur.

Duhej vrarë ideja që hapësira publike është e jona. Sepse aty ku publiku mbledh zërin dhe kujtesën, aty nuk ndërtohen kulla, aty nuk qarkullon paraja e zezë.

Që ajo të rrjedhë pa pengesë, duhej zhdukur sheshi, duhej shembur gjithçka që kujtonte se qyteti është i njerëzve.

Kantieri i Pixel Tower/Doriana Musai, Citizens.al

Dhe ashtu ndodhi edhe me “Pazarin e Ri” – një tjetër hapësirë publike e zaptuar, e shndërruar në “pronë private” me çati xhami dhe çmime që përjashtojnë të përditshmit dhe larguan tregtarët.

Me Sheshin “Skënderbej”, që nga vendtakim për të gjithë, u bë një shesh që eskpozon vetëm kullat.

Me Liqenin Artificial apo atë të Farkës që është rrethuar me ndërtim dhe kulla biznesi.

Me vilat historike të qytetit, zonën historike të tij, e cila u flijua për një imazh që ka për fasadë hipokrizinë.

Në çdo goditje ndaj qytetit fshihet një gënjeshtër që ka emër: integrimi evropian. Sepse çdo kullë ndërtohet me emrin e zhvillimit, çdo shembje justifikohet me progresin, çdo përvetësim me modernizimin.

Por qyteti nuk matet me lartësinë e ndërtesave, por me lartësinë e qytetarëve që guxojnë të flasin. Dhe nëse zërat e tyre janë shtypur me beton, kjo nuk është rruga drejt Evropës. Është rruga drejt një talljeje publike me ëndrrën evropiane.

Ndërkohë që BE predikon pjesëmarrjen, decentralizimin, transparencën dhe mbrojtjen e trashëgimisë, qeveria jonë betonon, centralizon përjashton dhe zhduk kujtesën.

“Në BE vetëm me Edin!” slogani që Edi Rama shpalli si lokomotivë fushate elektorale, ishte më shumë se sa propagandë; ishte privatizimi simbolik i ëndrrës evropiane të të gjithë shqiptarëve. Një fjalë e thjeshtë që i vuri drynin qytetit ku çelësat e tij i ka një njeri i vetëm.

Por historia nuk mbyllet me shembjen e teatrit.

Në vend të ndërtesës së teatrit, ngrihet rrëfimi. Në vend të sheshit, mbetet kujtesa. Në vend të mikrofonit, jemi ne – sepse ne jemi Teatri. Qyteti është ende aty ku janë njerëzit që nuk harrojnë.

Dhe po, ajo hapësirë nuk është më fizike. Por ajo ekziston në çdo rrëfim, në çdo kujtim, në çdo artist që nuk u shit, në çdo qytetar që s’u tërhoq.

Në çdo deputet që nuk votoi “pro”, në çdo anëtar këshilli, punonjës administrate, që rezistoi dhe nuk pranoi të bëhej pjesë e krimit mbi qytetin.

Në çdo të ri që sot pyet: “Po kush e dha këtë vendim? Kush e firmosi këtë turp? Kush e heshti këtë vjedhje?”

Ata që firmosën, janë ende aty. Por edhe ne jemi ende këtu. Dhe sa kohë jemi, historia nuk mbyllet.

Ajo fillon aty ku kujtesa bëhet revoltë. Dhe hapësira publike rifillon aty ku qytetari e ndjen veten pronar jo të truallit, por të së drejtës për të thënë: Ky është qyteti im. Nuk jepet me koncesion.

Hipokrizia e “pastrimit” të hapësirave publike

Për të kompletuar farsën, po i kthehen qytetit me një tjetër maskë: atë të pastërtisë morale. Po shembin mbulesat e hijezuesve, po heqin çadrat, po dëbojnë kafenetë nga trotuaret si të kishin zbritur nga ndonjë Olimp i etikës urbane.

Por kush ua lejoi? Kush ua dha lejet të zgjeroheshin me platforma druri në trotuare? Kush i mbylli sytë për vite me radhë?

Ishte e njëjta administratë, e njëjta bashki, e njëjta qeveri që sot bën sikur është e tronditur nga “shpërdorimi i hapësirës publike”.

E njëjta dorë që i hapi rrugën, sot vjen dhe thotë: “Çfarë keni bërë kështu?” E njëjta dorë që firmosi lejet, sot vendos shiritin e verdhë për moral publik.

I toleruan, i ushqyen, i kthyen në normalitet – sepse për vite me radhë edhe trotuari ishte pronë për t’u shitur. Dhe kur erdhi momenti i “Rilindjes 2.0”, në vend që të godasin veten, godasin të vegjlit. Jo ata që ndërtojnë kulla, e zaptojnë hapësira publike duke i shkatërruar dhe vjedhur, por ata që vendosin një karrige plastike mbi pllakat e betonit të trotuareve.

Ky nuk është pastrim. Është amnezi e planifikuar, është rigrabitur dhe mbuluar me moral. Është një narrativë e prodhuar nga vetë shkaktarët e kaosit, që tani luajnë rolin e shpëtimtarit. Por qyteti nuk harroi. Sepse trotuaret nuk i zaptuan qytetarët – i zaptuan ata që shesin edhe ajrin midis hapave në rrugë.

Sot, hapësira publike në Shqipëri nuk grabitet më natën – ajo miratohet me ligj, zbatohet me fadromë dhe justifikohet me moral të rremë.

Në emër të rendit, pastrohet kaosi që vetë kanë krijuar. Në emër të qytetarisë, përjashtohet qytetari. Në emër të zhvillimit, fshihet çdo gjurmë kujtese.

Por qyteti ka memorie. Dhe për sa kohë kujtojmë si u shemb Teatri, si u grabit sheshi, si u mbyt fjala dhe si u zëvendësua me beton – për aq kohë kjo histori nuk është e mbyllur.

Ata e duan qytetin pa njerëz, pa pyetje, pa rezistencë. Por qyteti nuk është kartolinë. Nuk është planimetria e një kompanie ndërtimi. Është ai vend ku dikush mund të ulet, të flasë, të protestojë, të kujtojë dhe të mos harrojë.

Për aq kohë sa nuk harrojmë, hapësira publike nuk është plotësisht e humbur. Ajo jeton në kujtesën tonë, derisa të kemi forcë ta rikthejmë.

Me mikrofonin e hapur. Me sheshin e mbushur. Dhe me qytetin si pronë të përbashkët, jo si çmim ndërtimi, jo si mall shumice për tu shitur tek kushdo kalimtar i rastit.

Shënim: Lista e deputetëve që votuan “pro” duke miratuar ligjin special, është marrë nga dokumentat e Kuvendit. Një numër i konsiderueshëm i atyre që votuan, 25% e tyre, sot janë në burg, nën hetim penal ose në kërkim nga SPAK.


*Projektligji për Teatrin 37/2018, formuluar “Për përcaktimin e procedurës së veçantë të për negocimin dhe lidhje ne kontratës me objekt: ‘Projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar’,” u botua online për konsultim më 8 qershor 2018. U shqyrtua dhe votua me procedurë të përshpejtuar 20 ditë më vonë dhe u rimiratua dy muaj më tutje pasi Presidenti e pati kthyer për rishqyrtim.

The post Nga sheshi te kulla – Kronika e një hipokrizie të betonuar appeared first on Citizens.al.

Përkeqësohet gjendja e Ilir Beqjas pas infeksionit të lëkurës, shtrohet në QSUT

Ilir Beqaj ndodhet në spital prej datës 10 korrik ku po trajtohet për komplikacione serioze shëndetësore. Fillimisht ai u dërgua në spitalin e Durrësit, ku mori ndihmën e parë, ndërsa më pas u kthye në qeli. Situata e tij shëndetësore u përkeqësua, ndërsa mjekët në Durrës nuk arritën të përcaktojnë shkaqet konkrete të problemit. Për […]

The post Përkeqësohet gjendja e Ilir Beqjas pas infeksionit të lëkurës, shtrohet në QSUT appeared first on BoldNews.al.

Ilir Beqaj shtrohet me urgjencë në QSUT, në gjendje të rëndë shëndetësore

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është shtruar me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza. Prej së shtunës, Beqaj ndodhet në QSUT pasi ka shfaqur probleme si temperaturë të lartë dhe infeksion të rëndë në lëkurë. Ai vijon të qëndrojë i shtruar në spital, nën kujdesin e bluzave të bardha, ndërkohë që mësohet se gjendja e tij shëndetësore është e pastabilizuar.

Ilir Beqaj u arrestua në datë 4 korrik të vitit 2024 me urdhër të SPAK. Beqaj u prangos pasi akuzohet për shpërdorimin e fondeve të BE-së, përmes agjencisë SASPAC, të cilën ish-ministri i Shëndetësisë e drejtonte edhe pse më parë ndaj tij, SPAK kishte nisur hetimet lidhur me koncesionet në shëndetësi. Hetimet për këtë çështje po vijojnë, ndërsa Beqaj mbetet në paraburgim.

The post Ilir Beqaj shtrohet me urgjencë në QSUT, në gjendje të rëndë shëndetësore appeared first on iconstyle.al.

Ilir Beqaj sëmuret në burg, shtrohet me urgjencë në QSUT

✇Albeu
By: V K

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, ka shfaqur probleme shëndetësore në burg dhe është shtruar me urgjencë në QSUT.

Gazetarja Klodiana Lala, raporton se ish-ministri Beqaj, ka pasur temperaturë të lartë dhe infeksion të rëndë në lëkurë.

Sipas burimeve, gjendja e tij shëndetësore është ende e pastabilizuar.

Ilir Beqaj mbahet prej 1 viti në paraburgimin e Durrësit.

Ai është marrë i pandehur për dosjen e “SASPAC”, ku akuzohet për abuzim me donacionet e huaja, ndërsa po gjykohet me procedurë të zakonshme edhe për dosjen e “Sterilizimit”.

The post Ilir Beqaj sëmuret në burg, shtrohet me urgjencë në QSUT appeared first on Albeu.com.

Ilir Beqaj prej disa ditësh i shtruar në QSUT, zbardhen detajet

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është shtruar me urgjencë në QSUT. Sipas raportimeve mediatike, mësohet se Ilir Beqaj prej 4 ditësh ka pasur temperaturë të lartë dhe infeksion të rëndë në lëkurë. Burime të Top Channel pranë drejtorisë së Burgjeve, bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e Beqajt është e pastabilizuar dhe mbetet nën kontrollin […]

The post Ilir Beqaj prej disa ditësh i shtruar në QSUT, zbardhen detajet appeared first on BoldNews.al.

Shtyhet seanca në GJKKO për dosjen SASPAC, shkak mungesa e avoktatit të ish-ministrit Beqja

Seanca paraprake për çështjen SASPAC në Gjykatën e Posaçme është shtyrë sërish. Mësohet se shkak i shtyrjes ka qenë mungesa e avokatit të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja. Avokati Ermal Yzeiraj ka paraqitur raport mjekësor, me argumentin se deri në datë 20 qershor ndodhet në regjim shtrati, për shkak të një problemi shëndetësor. Seanca e radhës u caktua në datën 1 korrik.

Ish-ministri, Ilir Beqaj është i pandehur për dosjen e koncesionit të sterilizimit, ndërsa më 18 mars iu komunikua edhe akuza shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim. Ndaj Beqajt rëndojnë akuzat “Shpërdorim detyre”, e kryer në bashkëpunim. Hetimi SPAK është kryer për koncesionin “shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, në kohën kur Beqaj drejtonte ministrinë e Bujqësisë.

Për sterilizimin janë marrë të pandehur edhe 8 të tjerë, mes tyre ish-zv-ministri Klodian Rrjepaj dhe përfituesi i Koncesionit Ilir Rrapaj të dy në pranga që prej gushtit të vitit të kaluar. Në gjykim do të shkojnë edhe 6 ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të koncesionit të sterilizimit.

The post Shtyhet seanca në GJKKO për dosjen SASPAC, shkak mungesa e avoktatit të ish-ministrit Beqja appeared first on Sot News | Lajme.

Shtyhet seanca në GJKKO për dosjen SASPAC, shkak mungesa e avoktatit të Beqja

Seanca paraprake për çështjen SASPAC në Gjykatën e Posaçme është shtyrë sërish. Mësohet se shkak i shtyrjes ka qenë mungesa e avokatit të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja.

Avokati Ermal Yzeiraj ka paraqitur raport mjekësor, me argumentin se deri në datë 20 qershor ndodhet në regjim shtrati, për shkak të një problemi shëndetësor. Seanca e radhës u caktua në datën 1 korrik.

Ish-ministri, Ilir Beqaj është i pandehur për dosjen e koncesionit të sterilizimit, ndërsa më 18 mars iu komunikua edhe akuza shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim. Ndaj Beqajt rëndojnë akuzat “Shpërdorim detyre”, e kryer në bashkëpunim. Hetimi SPAK është kryer për koncesionin “shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, në kohën kur Beqaj drejtonte ministrinë e Bujqësisë.

Për sterilizimin janë marrë të pandehur edhe 8 të tjerë, mes tyre ish-zv-ministri Klodian Rrjepaj dhe përfituesi i Koncesionit Ilir Rrapaj të dy në pranga që prej gushtit të vitit të kaluar. Në gjykim do të shkojnë edhe 6 ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të koncesionit të sterilizimit.

The post Shtyhet seanca në GJKKO për dosjen SASPAC, shkak mungesa e avoktatit të Beqja appeared first on Lapsi.al.

Kërcënim apo mbrojtje? Qëndrimet e Ramës ndaj SPAK ngjallin kontradikta

Duke kremtuar fitoren e zgjedhjeve te 11 majit që i dhanë atij mandatin e katërt qeverisës, kryeministri Edi Rama e veçoi mbrojtjen e drejtësisë si një nga qëllimet kryesore të qeverisë së tij. “Pavarësia e drejtësisë dhe mbrojtja e saj me çdo kosto edhe mbi trupin tënd, është e vetmja rrugë e ne do të […]

The post Kërcënim apo mbrojtje? Qëndrimet e Ramës ndaj SPAK ngjallin kontradikta appeared first on Reporter.al.

Ndahet çështja për aferën e sterilizimit, Ilir Beqaj do të gjykohet veçmas

Gjykata e Posaçme vendosi të mërkurën më 28 maj ndarjen e çështjes penale në ngarkim të 9 të pandehurve për aferën e sterlizimit, ku nën akuzë është vendosur edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Pas shtyrjes së disa seancave, të mërkurën gjykata i vlerësoi të përfunduara kërkimet paraprake të të pandehurve, duke dalë me vendim […]

The post Ndahet çështja për aferën e sterilizimit, Ilir Beqaj do të gjykohet veçmas appeared first on Reporter.al.

Afera e “sterilizimit”/ Gjykim i shkurtuar për të gjithë të pandehurit, përveç Ilir Beqajt

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e të pandehurve Klodian Rrjepaj , Ilir Rrapaj, Matilda Serjani, Samir Kadiu, Petraq Mersini, Arben Gjata, Genci Byrazeri dhe Nail Ajazi, për t’u gjykuar me procedurën e gjykimit të shkurtuar në lidhje me aferën e koncesionit të sterilizimi. I vetmi që do të gjykohet me procedura të zakonshme është […]

The post Afera e “sterilizimit”/ Gjykim i shkurtuar për të gjithë të pandehurit, përveç Ilir Beqajt appeared first on BoldNews.al.

Gjykim i shkurtuar për të pandehurit, përveç Beqajt. Ish-ministri: Inkuizicion pa prova ndaj meje

Në seancën e kësaj të mërkure, Gjykata e Posaçme vendosi të pranojë kërkesën e të pandehurve të dosjes ”Sterilizimi”, për gjykim të shkurtuar. Kërkesë për gjykim të shkurtuar nuk ka bërë ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Sipas gjykatës, në kushtet kur Beqaj nuk ka kërkuar gjykim të shkurtuar, veçohet çështja ndaj tij. Ish-ministri është nën akuzë nga SPAK për shpërdorim detyre në lidhje…

Source

Ndahet “Sterilizimi”, të pandehurit do gjykohen gjykim të shkurtuar, përveç Beqajt

Ish-ministri, Ilir Beqaj është i pandehur për dosjen e koncesionit të sterilizimit, ndërsa më 18 mars iu komunikua edhe akuza shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim. Ndaj Beqajt rëndojnë akuzat “Shpërdorim detyre”, e kryer në bashkëpunim. Hetimi SPAK është kryer për koncesionin “shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, në kohën kur Beqaj drejtonte ministrinë e Bujqësisë. Për sterilizimin janë marrë të pandehur edhe 8 të tjerë, mes tyre ish-zv-ministri Klodian Rrjepaj dhe përfituesi i Koncesionit Ilir Rrapaj të dy në pranga që prej gushtit të vitit të kaluar. Në gjykim do të shkojnë edhe 6 ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të koncesionit të sterilizimit.

The post Ndahet “Sterilizimi”, të pandehurit do gjykohen gjykim të shkurtuar, përveç Beqajt appeared first on Lapsi.al.

Alibia për sterilizimin/ Ilir Beqaj mbrohet me fjalët e Ulsi Manjës

Pak ditë më parë, Ulsi Manja, ministër i drejtësisë i dorëzoi Altin Dumanit një sugjerim me tetë pika nga qeveria, ku i kërkonte mes të tjerash, të ishte më i kujdesshëm me respektimin e të drejtave proceduriale për të pandehurit. Pikërisht me fjalët e Ulsi Manjës është mbrojtur edhe ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj gjatë një prej seancave gjyqësore që po zhvillohen ndaj tij për vjedhjen e parave me sterilizimin e mjeteve kirurgjikale.

Beqaj pretendon se gjykata e ka pushuar procedimin penal të ngritur ndaj tij, duke i dhënë pafajësinë në një vendim të shkuar, që mbahet i fshehtë nga SPAK.

“Bëhet fjalë për vendimin e pushimit të një procedimi penal të prokurorit të Tiranës, Endrit Bimi, që për mua është vendim pafajësie”, tha Ilir Beqaj që më vonë e kishte siguruar këtë vendim përmes parlamentit.

Mandati i katërt/ Qeveria i vendos zinxhirin Altin Dumanit

Ish-ministri iu drejtua togave të zeza të GJKKO-së, duke thënë që “i kujtoj gjykatës, që një nga rekomandimet e qeverisë të paraqitura nga ministri i Drejtësisë në Prokurorinë e Përgjithshme ishte sundimi i ligjit kërkohet respektimi strikt i të drejtave proceduralie të të pandehurve”.

Duket se mazhoranca po bën një lojë të dyfishtë në përplasjen e politikanëve të korruptuar përballë SPAK. Një ditë i jep mbështetje SPAK për hetimin e korrupsionit, ditën tjetër ndihmon të akuzuarit me dosje, prova apo deklarata publike për të drejtat e tyre. E rëndësishme është që spektakli me shpatën e drejtësisë së re të vazhdojë t’i mbajë qytetarët të gozhduar pas ekranit, ndërsa për miliona eurot që janë zhdukur në këtë aferë nuk ka asnjë gjurme.

Ilir Beqaj: Unë i kam kërkuar SPAK një vendim disa here, por nuk na e dha. E siguruam më pas nga Kuvendi, që na e dha, pasi ju kishte shkuar nga SPAK mes materialeve për komisionin hetimor. Bëhet fjalë për vendimin e pushimit të një procedimi penal të prokurorit të Tiranës, Endrit Bimi, që për mua është vendim pafajësie.
I kujtoj gjykatës, që një nga rekomandimet e qeverisë të paraqitura nga ministri i Drejtësisë në Prokurorinë e Përgjithshme ishte: Sundimi i ligjit kërkohet respektimi strikt i të drejtave proceduralie të të pandehurve.

The post Alibia për sterilizimin/ Ilir Beqaj mbrohet me fjalët e Ulsi Manjës appeared first on Lapsi.al.

Sterilizimi/ Ish-ministri Ilir Beqaj: Jam gjykuar një herë dhe është pushuar çështja, ajo është pafajësi

✇Albeu
By: V K

Ish-ministëri Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në seancën e radhës për çështjen “Sterilizimi”, ka kërkuar nga Gjykata e Posaçme njohjen si provë të një vendimi të vitit 2017 për pushimin e procedimit penal ndaj tij nga Prokuroria e Tiranës, të cilin ai e cilëson si provë pafajësie.

Beqaj deklaroi se vendimi nuk iu vu në dispozicion nga SPAK, ndonëse e kishte kërkuar disa herë, por më pas e siguroi përmes Kuvendit, ku dokumenti ishte dërguar si pjesë e materialeve për komisionin hetimor.

“Prokuroria ka për detyrë ligjore të shqyrtojë çdo provë, si ato që mbështesin akuzën, ashtu edhe ato që vërtetojnë pafajësinë. Ky vendim duhet të merret në shqyrtim nga gjykata”, tha Beqaj para trupës gjykuese të kryesuar nga Bib Ndreca.

Ndërkohë, SPAK ka kërkuar kalimin për gjykim të çështjes duke theksuar akuzat për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “pjesëmarrje në grup kriminal” për Beqajn, Klodian Rrjepajn dhe Ilir Rrapajn.

Prokurori Edvin Kondili, deklaroi se ndjekësit e çështjes janë në përputhje me vendimin e mëparshëm të gjyqtarit të seancës paraprake.

Avokati i Beqajt, Ermal Yzeiraj, shprehu paqartësi për natyrën e saktë të akuzës:

“Verbalisht flitet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe grup kriminal, por në dokumente flitet vetëm për shpërdorim detyre. Pa një formulim të qartë, nuk mund të përgatitemi për mbrojtje”.

Beqaj shtoi:Në çdo fazë na janë vendosur akuza dhe nene të ndryshme. Nuk mund të mbrohem kur nuk më është paraqitur një akuzë e shkruar e qartë”.

The post Sterilizimi/ Ish-ministri Ilir Beqaj: Jam gjykuar një herë dhe është pushuar çështja, ajo është pafajësi appeared first on Albeu.com.

Zinxhiri i këputur i kontrollit minon besimin te tregu farmaceutik shqiptar

Si shumë pensioniste të brezit të saj në Shqipëri, Sanija, 72 vjeç, jeton larg të birit që ka emigruar prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por emigrimi e ka pasur një anë pozitive, pasi djali i saj kujdeset për të gjitha medikamentet që i nevojiten asaj për të kuruar tensionin, aritminë dhe osteoporozën. […]

The post Zinxhiri i këputur i kontrollit minon besimin te tregu farmaceutik shqiptar appeared first on Reporter.al.

“Sterilizimi”/ Beqaj në seancë: Procedimi nuk duhej të niste fare, është hetuar

✇Albeu
By: V K

Këtë të mërkurë, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u paraqit në seancën gjyqësore të zhvilluar në Gjykatën e Posaçme, lidhur me çështjen e sterilizimit.

Gjatë deklarimeve të tij para trupës gjykuese, Beqaj kërkoi pushimin e menjëhershëm të çështjes dhe shpalljen e pavlefshmërisë së vendimit të gjyqtares Etleva Daviđi.

“Ky procedim nuk duhej të niste fare. Çështja është hetuar më parë nga Prokuroria e Tiranës”, u shpreh Beqaj.

Ai iu referua gjithashtu direktivave të Bashkimit Europian dhe legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të drejtave të personave të akuzuar, të cilat i lexoi para gjykatës si pjesë e mbrojtjes së tij.

Duke iu referuar mbrojtjes ligjore, Beqaj tha: “Avokati që u largua u njoh me një dosje voluminoze për vetëm dy javë. I bëj thirrje kreut të Dhomës së Avokatëve, Maks Haxhia, të shohë me vëmendje këtë situatë”.

Ai shtoi gjithashtu se nuk është takuar asnjëherë me avokatin në burg, ndërsa konsultimi i tij me dosjen ka ndodhur vetëm në gjykatë.

Aktualisht, Beqaj po gjykohet në masën e sigurisë “arrest shtëpie” për çështjen e sterilizimit, ndërsa ndodhet në paraburgim për dosjen “SASPAC”, në lidhje me fondet e Bashkimit Europian.

Në seancën e kaluar, ai paraqiti një deklaratë në të cilën kërkonte shtyrjen e seancës për shkak të gjendjes shëndetësore, të shoqëruar me dokumentacion mjekësor dhe recetë të terapisë që po ndjek në paraburgim.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ngritur ndaj tij pesë akuza: korrupsion pasiv i funksionarëve publikë, mashtrim, falsifikim dokumentesh, shkelje e barazisë në tendera dhe fshehje të pasurisë.

The post “Sterilizimi”/ Beqaj në seancë: Procedimi nuk duhej të niste fare, është hetuar appeared first on Albeu.com.

Beqaj flet në gjykatë: Procedimi për sterilizimin nuk duhej të niste, është hetuar

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka dëshmuar këtë të mërkurë në seancën gjyqësore të zhvilluar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lidhur me çështjen e koncesionit të sterilizimit.

Gjatë seancës, Beqaj kërkoi pushimin e menjëhershëm të çështjes dhe pavlefshmërinë e vendimit të gjyqtares, Daniela Davidhi, duke e cilësuar çështjen si të “gjykuar” dhe pa arsye për rinisjen e hetimeve.

“Kërkoj pushimin e menjëhershëm të çështjes. Ky procedim nuk duhej të niste fare, pasi është hetuar më parë nga Prokuroria e Tiranës dhe është mbyllur nga prokurori Endrit Bimi në vitin 2016,” deklaroi Beqaj para trupës gjykuese.

Ai e kundërshtoi akuzën për vjedhje, duke theksuar se “nuk ka asnjë shifër konkrete që të mbështesë këto akuza” dhe se hetimi i kryer nga SPAK kishte nxjerrë vetëm shpërdorim detyre.

Sipas Beqajt, kjo çështje është trajtuar dhe nuk ka arsye që të rihetohet dhe u shpreh sesi ka mundësi që: “unë qenkam koka e krimit sipas gjyqtares Davidhi” sepse jam informaticien.

Po ashtu ish-ministri lexoi para gjykatës direktivat e Bashkimit Europian dhe ligjin shqiptar mbi të drejtat e të pandehurve. Ai gjithashtu theksoi se avokati i caktuar për mbrojtjen e tij ishte njohur me dosjen voluminoze vetëm dy javë më parë dhe nuk e kishte takuar kurrë personalisht gjatë kohës që ai ndodhej në qeli.

“Po i lutem kryetarit të Dhomës së Avokatëve, Maks Haxhia, ta verifikojë këtë situatë. Ky avokat është njohur me dosjen vetëm në gjykatë, ndërsa mua nuk më ka takuar asnjëherë,” tha Beqaj.

Aktualisht, Beqaj po gjykohet në masë arresti shtëpiak për çështjen e sterilizimit, ndërsa ndodhet në paraburgim për dosjen “SASPAC” në lidhje me fondet e Bashkimit Europian.

SPAK ka ngritur disa akuza ndaj Beqajt si: korrupsion pasiv i funksionarëve publikë, mashtrim, falsifikim dokumentesh, shkelje e barazisë në tendera dhe fshehje të pasurisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Beqaj flet në gjykatë: Procedimi për sterilizimin nuk duhej të niste, është hetuar appeared first on Euronews Albania.

Dosja “Sterilizimi”/ Ilir Beqaj: Procedimi ndaj meje pa bazë ligjore

Ish-ministri Ilir Beqaj ka reaguar publikisht për zhvillimet në çështjen e njohur si “Sterilizimi”, duke theksuar se kjo nuk është një çështje që ka të bëjë drejtpërdrejt me koncesionin e sterilizimit.

“Së pari, nuk bëhet fjalë për çështjen e sterilizimit, as për kontratën e sterilizimit dhe as për koncesionin në fjalë. Këto nuk përmenden as në titullin e kontratës. Sterilizimi është vetëm një nga gjashtë komponentët e saj. Bëhet fjalë për instrumentet kirurgjikale”, u shpreh Beqaj.

Ai ka ngritur gjithashtu shqetësime për mënyrën se si po prezantohet dosja në publik: “I referohen dosjes si ‘Ilir Beqaj dhe të tjerët’. Unë jam i fundit në kërkesën e gjykatës. Pse duhet të thuhet kështu? Kjo i paraqet të tjerët sikur janë aty për shkakun tim. Unë synoj pafajësinë dhe kjo është vetëm një nominale, jo faktike.”

Përsa i përket mbrojtjes ligjore, Beqaj ka kritikuar mënyrën e caktimit të avokatit nga gjykata: “Kam kërkuar të kem avokat Maks Haxhian, si drejtues i Dhomës së Avokatisë. Avokati i caktuar kryesisht nga gjykata u shpreh brenda dy javëve se ishte gati për mbrojtje, pa e lexuar dosjen dhe pa më takuar asnjëherë.”

Ai shpreh shqetësimin se nuk është informuar në mënyrë të duhur: “Do të doja të isha informuar nga gjykata se kur ka ardhur ky avokat për t’u njohur me dosjen time.”

Beqaj thekson gjithashtu se vendimi i datës 23 janar 2025 përmban të dhëna dhe informacione të rreme, dhe se procedimi penal ndaj tij nuk duhej të kishte nisur. “I njëjti fakt penal është hetuar më parë nga Prokuroria e Tiranës dhe është pushuar nga ajo prokurori,” theksoi ai.

The post Dosja “Sterilizimi”/ Ilir Beqaj: Procedimi ndaj meje pa bazë ligjore appeared first on Sot News | Lajme.

“Sterilizimi”/ Beqaj në seancë: Procedimi nuk duhej të niste fare, është hetuar

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u paraqit këtë të mërkurë në seancën gjyqësore të zhvilluar në Gjykatën e Posaçme lidhur me çështjen e sterilizimit. Gjatë deklarimeve të tij para trupës gjykuese, Beqaj kërkoi pushimin e menjëhershëm të çështjes dhe shpalljen e pavlefshmërisë së vendimit të gjyqtares Etleva Daviđi. “Ky procedim nuk duhej të niste fare. […]

The post “Sterilizimi”/ Beqaj në seancë: Procedimi nuk duhej të niste fare, është hetuar appeared first on BoldNews.al.

Parregullsia e kutisë ku votuan Veliaj, Koka e Beqaj, në QV e burgut ka më shumë vota

Qendra e votimit në burgun e Durrësit ku votuan Erion Veliaj, Lefter Koka, Alqi Bllako dhe Ilir Beqaj ka rezultuar me dy vota më tepër se numri i votuesve.

Si rrjedhojë është pezulluar numërimi i kutisë së burgut dhe rezultati nga numërimi i kësaj kutie nuk është marrë në konsideratë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet të dalë me një vendim përfundimtar në lidhje me vlefshmërinë e votave në këtë qendër votimi.

The post Parregullsia e kutisë ku votuan Veliaj, Koka e Beqaj, në QV e burgut ka më shumë vota appeared first on Lapsi.al.

❌