Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

MADRID – Përplasja me një shpend detyron avionin për ulje emergjente

MADRID, 4 gusht /ATSH-ANSA/ – Një fluturim nga Madridi për në Paris u detyrua bënte ulje emergjente, pas një përplasjeje me një shpend të madh menjëherë pas ngritjes duke dëmtuar avionin dhe duke alarmuar pasagjerët.

”Airbus A321XLR”, i ri, në shërbim vetëm prej disa javësh, pësoi dëmtime në një nga motorët e tij dhe në pjesën e përparme, gjatë incidentit të së dielës pasdite.

Media raportoi se në bordin e fluturimit kishte 182 pasagjerë.

”Iberia” theksoi se ekuipazhi veproi menjëherë në përputhje me protokollet e sigurisë dhe nisi një kthim të sigurt në aeroportin e Madridit.

Videot e postuara në internet tregojnë pasagjerë që mbanin maska oksigjeni gjatë incidentit dhe një vrimë në pjesën e përparme të aeroplanit.

”Goditjet me shpendët janë relativisht të zakonshme”, tha kontrollori i trafikut ajror të Madridit, Juan Gómez, në një intervistë me kanalin televiziv RTVE të dielën në mbrëmje.

Ai tha se dëmi ishte më pak serioz nga sa duket në imazhe.

“Pjesa e përparme e aeroplanit është gjithmonë e bërë nga një material shumë i lehtë sepse përmban një radar moti të aftë për të zbuluar stuhitë që afrohen”, theksoi Gómez.

“Shpendët janë një rrezik i njohur dhe i kontrolluar në industrinë e aviacionit”, shkroi portali i specializuar ”Aviacionline”.

Aeroportet marrin masa të ndryshme për të zvogëluar praninë e tyre pranë pistave, por përplasjet nuk mund të shmangen gjithmonë.

Sipas portalit, certifikimi i motorëve reaktivë përfshin testime rigoroze për të siguruar besueshmërinë e tyre./  /os/

The post MADRID – Përplasja me një shpend detyron avionin për ulje emergjente appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Çfarë shkakton turbulenca në një aeroplan dhe sa e rrezikshme është në të vërtetë?

Turbulenca është një nga përvojat më të zakonshme dhe shpesh shqetësuese për pasagjerët gjatë një fluturimi. Por çfarë e shkakton atë dhe a është vërtet për t’u frikësuar?

Sipas ekspertëve të aviacionit, turbulenca ndodh kur aeroplani kalon nëpër rrjedha të paqëndrueshme ajri që shkaktohen nga faktorë të ndryshëm si: ndryshimet në temperaturë, lëvizjet vertikale të ajrit, malet, stuhitë, apo zonat ku dy masa ajrore me temperatura të ndryshme përplasen. Edhe avioni i njëjtë, në dy fluturime të ndryshme, mund të përjetojë nivele të ndryshme turbulence për shkak të kushteve atmosferike.

Megjithatë, edhe pse mund të ndihet si “rrëzim” ose lëkundje e fortë, në shumicën dërrmuese të rasteve turbulenca nuk është e rrezikshme. Aeroplanët modernë janë të ndërtuar për t’i përballuar pa problem këto lëvizje. Pilotët janë të trajnuar të monitorojnë dhe shmangin zonat me turbulence të fortë dhe shpesh paralajmërojnë ekuipazhin dhe pasagjerët për të qëndruar të ulur me rripin e sigurisë të vendosur.

E vetmja rrezikshmëri reale lind nëse një pasagjer nuk është i lidhur dhe mund të lëndohet nga lëvizjet e papritura. Prandaj, mbajtja e rripit të sigurimit gjatë gjithë fluturimit është një masë e thjeshtë që mund të parandalojë incidente.

The post Çfarë shkakton turbulenca në një aeroplan dhe sa e rrezikshme është në të vërtetë? appeared first on iconstyle.al.

Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët

Vetëm pak ditë pas vendimit të Bashkimit Europian për të lejuar deri në dy litra lëngje në bagazhet e dorës, udhëtarët janë përballur me një tjetër shqetësim: çmimet e larta shtesë për transportin e tyre. Shoqata italiane e mbrojtjes së konsumatorëve, Assoutenti, paralajmëron se mungesa e qartësisë dhe zbatimi i ndryshëm i rregullit nëpër aeroporte […]

The post Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët appeared first on BoldNews.al.

Avioni me 300 persona humbet në lartësi, raportohen dhjetëra të plagosur

Një avion i linjës Delta Airlines nga Salt Lake City drejt Amsterdamit është shndërruar në një skenë paniku. Avioni pësoi një rënie të papritur prej 460 metrash për vetëm 85 sekonda, për shkak të turbulencave ekstreme. Si pasojë e incidentit, të paktën 25 persona u plagosën dhe fluturimi u devijua për një ulje emergjente në aeroportin ndërkombëtar të Minneapolis/St. Paul, rreth orës 17:30 të…

Source

Shqipëria nuk ka asnjë avion zjarrfikës, ndonëse Rama premtoi të paktën dy

Në një vend ku zjarret kanë shkatërruar qindra mijëra hektarë tokë në dekadën e fundit, premtimet politike për përforcimin e flotës ajrore me avionë zjarrfikës nuk janë çështje retorike, por çështje jetike. Megjithatë premtimi i bërë nga kryeministri Edi Rama gjatë fushatës elektorale të vitit 2025, se Shqipëria do të kishte dy avionë zjarrfikës të gatshëm […]

The post Shqipëria nuk ka asnjë avion zjarrfikës, ndonëse Rama premtoi të paktën dy appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria nuk ka asnjë avion zjarrfikës, ndonëse u premtuan të paktën dy

Në një vend ku zjarret kanë shkatërruar qindra mijëra hektarë tokë në dekadën e fundit, premtimet politike për përforcimin e flotës ajrore me avionë zjarrfikës nuk janë çështje retorike, por çështje jetike. Megjithatë premtimi i bërë nga kryeministri Edi Rama gjatë fushatës elektorale të vitit 2025, se Shqipëria do të kishte dy avionë zjarrfikës të gatshëm për sezonin veror, rezulton i pambajtur.

Flota jonë ajrore do të ketë në dispozicion duke filluar nga kjo verë, janë bërë marrëveshjet, dy avionë zjarrfikës në gatishmëri për ne pa pritur që të vijnë nga një vend apo nga një vend tjetër” , tha kryeministri gjatë fushatës elektorale në 29 Mars 2025.

Vera erdhi, zjarret nisën, por Shqipëria ende nuk ka asnjë avion zjarrfikës.

Një kërkesë për informacion që Faktoje i drejtoi Ministrisë së Mbrojtjes konfirmon zyrtarisht se, ndryshe nga sa u premtua, Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë nuk disponojnë asnjë avion zjarrfikës. Në përgjigjen e kthyer zyrtarisht, ministria njofton thjesht:

“Ju informojmë se Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) aktualisht nuk disponojnë avionë zjarrfikës.”

E në fakt për zjarret aktive në vend avionët zjarrfikës erdhën nga vendet e Bashkimit Europian në kuadër të programit EU Solidarity.

Gjatë ditëve të fundit flakët kanë përfshirë zona të ndryshme të Shqipërisë si Delvina, Bulqiza, Borshi, Lukova, Kanina, Berati dhe Pusteci. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes civile njoftoi më 28 Korrik se “gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 34 vatra zjarri nga të cilat 17 janë ende aktive, 6 janë nën monitorim dhe 11 janë shuar”.

Mungesa e avionëve zjarrfikës është denoncuar edhe nga kreu i institutit për Bashkitë e Shqipërisë, Agron Haxhimali, sipas të cilit Shqipëria është i vetmi vend në rajon që nuk disponon asnjë avion apo helikopter të dedikuar për shuarjen e zjarreve nga ajri.

Premtimi i ricikluar për avionë zjarrfikës

Premtimi për avionë zjarrfikës nuk është i ri për qeverinë socialiste. Ai është një riciklim i deklaratave të mëparshme.

Në janar të vitit 2023, ministri i atëhershëm i Mbrojtjes, Niko Peleshi, njoftoi publikisht se Shqipëria po përgatiste dokumentacionin për blerjen e dy avionëve shumëfunksionalë, të përshtatshëm për ndërhyrje në raste zjarresh dhe për mbështetje agrokulturore.

Janë disa mjete më modeste në kosto, më të manovrueshme dhe më të përshtatshme për situatat tona të zjarreve,” u shpreh ministri Peleshi asokohe.

Pyetjet që ngrihen nga kjo mospërputhje mes deklaratave politike dhe realitetit janë disa. Sa ka kushtuar dështimi për të pajisur vendin me avionë zjarrfikës në kohë? Sa sipërfaqe mund të ishte shpëtuar? Sa jetë njerëzish dhe burimesh janë vënë në rrezik për shkak të mungesës së logjistikës ajrore?

Në mungesë të transparencës, publiku nuk ka mundësi të gjykojë nëse vonesat janë për arsye financiare, burokratike apo thjesht për mungesë vullneti politik. Asnjë informacion për tendera, kontrata apo faza të prokurimit nuk është bërë publik deri më sot.

Nisur nga të dhënat, premtimi i bërë gjatë fushatës zgjedhore për vendosjen e dy avionëve zjarrfikës në dispozicion të flotës ajrore shqiptare konsiderohet i pambajtur.

The post Shqipëria nuk ka asnjë avion zjarrfikës, ndonëse u premtuan të paktën dy appeared first on Faktoje.al.

“Ka bombë në avion! Vdekje Trump”/ Panik në ajër, pasagjerët neutralizojnë burrin që i alarmoi (VIDEO)

Një incident i frikshëm ka ndodhur në një fluturim të kompanisë easyJet nga Luton drejt Glasgow-t, mëngjesin e së dielës, kur një pasagjer 41-vjeçar u ngrit në këmbë dhe nisi të bërtasë se kishte një bombë në bord. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00, ndërsa avioni ishte plot me pasagjerë. Pamjet e publikuara në rrjet […]

The post “Ka bombë në avion! Vdekje Trump”/ Panik në ajër, pasagjerët neutralizojnë burrin që i alarmoi (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

Parfumet, pijet alkoolike dhe lëngjet do të lejohen në bagazhin e dorës, Europa jep dritën jeshile

Parfumet, pijet alkoolike dhe shishet do të lejohen përsëri në çanta dhe mini-valixhe, ato që na shoqërojnë deri në sedilje, duke përfunduar në bagazhet sipër kokës në avion. Mediat italiane të cilat e konsiderojnë një revolucion i vërtetë për pasagjerët, bëjnë të ditur se kjo do të jetë e mundur në aeroportet kryesore evropiane. Tani, […]

The post Parfumet, pijet alkoolike dhe lëngjet do të lejohen në bagazhin e dorës, Europa jep dritën jeshile appeared first on BoldNews.al.

Tragjedi në Rusi, rrëzohet avioni me 43 pasagjerë dhe 6 anëtarë ekuipazhi në bord, nuk ka të mbijetuar

Një aeroplan pasagjerësh me 49 persona në bord është rrëzuar në lindjen e largët të Rusisë dhe po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar, thanë zyrtarët lokalë.

Ministria lokale e emergjencave tha se avioni An-24, i operuar nga linja ajrore Angara Airlines me seli në Siberi, u zhduk nga radarët ndërsa po i afrohej destinacionit të tij në Tynda, një qytet i largët në rajonin Amur në kufi me Kinën.

Një inspektim ajror i vendit të rrëzimit të An-24 nuk gjeti asnjë të mbijetuar, thanë shërbimet lokale të emergjencës për RIA Novosti. Shërbimet e emergjencës shtuan se të mbijetuarit mund të gjenden ende gjatë një kërkimi tokësor.

Autoritetet thanë se pjesë të rrënojave që digjeshin u zbuluan 15 km larg aeroportit Tynda në një shpat mali. Mediat ruse publikuan pamje që tregonin tym të dendur që ngrihej mbi një pyll të dendur në vendin e përplasjes.

Guvernatori rajonal, Vasily Orlov, tha se sipas të dhënave paraprake, në bord kishte 43 pasagjerë, përfshirë pesë fëmijë, dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit.

“Të gjitha forcat dhe mjetet e nevojshme janë vendosur për të kërkuar aeroplanin”, shkroi ai në Telegram.

Ministria e Emergjencave tha se numri i personave në bord ishte rreth 40.

Agjencia ruse e lajmeve Interfax raportoi se shërbimet e emergjencës thanë: “Avioni An-24 po fluturonte përgjatë rrugës Khabarovsk-Blagoveshchensk-Tynda. Ai nuk i kaloi kontrollet e sigurisë pranë destinacionit të tij përfundimtar. Nuk ka kontakt me të.” Mosfunksionimi dhe gabimi njerëzor po konsideroheshin si shkaqe të rrëzimit të avionit në Tynda, tha komiteti hetimor i transportit të vendit.

An-24 është një avion rajonal me dy turbohelikë i projektuar nga Byroja e Dizajnit Antonov e Bashkimit Sovjetik në fund të viteve 1950. I njohur për qëndrueshmërinë dhe aftësinë e tij për të operuar nga pistat e pashtruara, ai u përdor gjerësisht në rajone të largëta të Rusisë dhe Azisë qendrore.

The post Tragjedi në Rusi, rrëzohet avioni me 43 pasagjerë dhe 6 anëtarë ekuipazhi në bord, nuk ka të mbijetuar appeared first on iconstyle.al.

RUSI – Një avion ”Antonov An-24” rrëzohet në lindje të vendit

MOSKË, 24 korrik /ATSH-DPA/ – Një aeroplan pasagjerësh, me 49 persona në bord, është rrëzuar në Rusinë lindore, thanë autoritetet.

”Ekipet e shpëtimit po kërkojnë një aeroplan pasagjerësh që u zhduk të enjten në rajonin rus të Lindjes së Largët, Amur”, thanë zyrtarët lokalë.

Guvernatori i rajonit, Vasily Orlov, tha se 49 persona ishin në bordin e ”Antonov An-24”, raportuan agjencitë ruse të lajmeve.

Avioni ishte në rrugë nga qyteti i Blagoveshchensk për në Tynda, pranë kufirit kinez, kur u zhduk nga radari pak para se të arrinte në destinacionin e tij.

An-24 është një nga avionët më të vjetër pasagjerësh që ende janë në funksion në të gjithë botën.

Sektori i aviacionit të Rusisë po përballet me sfida në rritje, pjesërisht për shkak të sanksioneve të vendosura nga vendet perëndimore pas pushtimit të plotë të Ukrainës të urdhëruar nga presidenti rus, Vladimir Putin në vitin 2022./  a.jor.

The post RUSI – Një avion ”Antonov An-24” rrëzohet në lindje të vendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ITALI – Dy të vdekur pas rrëzimit të një avioni në autostradë

BRESHIA, 23 korrik /ATSH-ANSA/- Një avion ultra i lehtë u rrëzua në Azzano Mella, në provincën e Breshias, duke vrarë dy personat në bord.

Avioni i vogël u rrëzua pranë Corda Molle, në kryqëzimin e autostradës që lidh A4 dhe A21.

Mbetjet e avionit dëmtuan disa automjete, por nuk shkaktuan plagë të rënda te shoferët.

Aksidenti ndodhi më 22 korrik në Corda Molle, kryqëzimin e autostradës që lidh A4 dhe A21, në Breshia.

Sergio Ravaglia, një avokat 75-vjeçar milanez, dhe partnerja e tij, Anna Maria De Stefano, 50 vjeç vdiqën pasi u ngritën nga pista në Gagnano Trebbiense, në zonën e Piacenzës.

Avioni shpërtheu në flakë menjëherë pasi goditi autostradën. //a.i/

 

The post ITALI – Dy të vdekur pas rrëzimit të një avioni në autostradë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOTO/ Avioni rrëzohet në autostradë dhe shpërthen në flakë

Një avion i vogël është rrëzuar në njërën nga dy korsitë e autostradës Ospitaletto-Montichiari, e njohur si Corda Moll në provincën e Brescias janë publikuar në mediat sociale. Aksidenti ku mbetën të vdekur mes flakëve çifti nga Milano Sergio Ravaglia dhe Anna Maria De Stefano u regjistrua mëngjesin e djeshëm dhe mrekullisht shpëtoi nga përplasja një 56-vjeçar, i cili udhëtonte me automjetin e…

Source

Shqiptari krijon panik në ajër, kërkon të hapë derën e avionit, ulje emergjente në pistë

Një aeroplan që fluturonte nga Omaha për në Detroit u detyrua të bënte një ulje emergjente pasi një pasagjer shqiptar u përpoq të hapte njërën nga dyert.

Fluturimi 3612 i Delta Connection, i operuar nga SkyWest Airlines, u detyrua të devijonte në Aeroportin Lindor të Ajovës në Cedar Rapids, Ajova, sipas CNN.

Mario Nikprelaj, 23 vjeç, nga Nebraska, siç u identifikua, dyshohet se ishte grindur më parë me një asistente fluturimi dhe ishte përpjekur të hapte një derë daljeje emergjence.

“Më 17 korrik 2025, afërsisht në orën 6:13 pasdite, Policia e Cedar Rapids u dërgua në Aeroportin Lindor të Ajovës pas një shqetësimi gjatë fluturimit nga një pasagjer në një fluturim SkyWest nga Omaha në Detroit”, tha Departamenti i Policisë së Cedar Rapids në Facebook.

Nikprelaj u dërgua në Qendrën Korrektuese të Qarkut Linn dhe u akuzua për sjellje të çrregullt, sulm, posedim të barnave me recetë dhe ngacmim të shkallës së parë, me akuza të tjera që nuk përjashtohen.

Aeroplani përfundimisht u ul në destinacionin e tij në Detroit, gati një orë e gjysmë më vonë se sa ishte planifikuar, sipas Flight Aware.

The post Shqiptari krijon panik në ajër, kërkon të hapë derën e avionit, ulje emergjente në pistë appeared first on iconstyle.al.

Panik në ajër/ 23-vjeçari shqiptar tenton të hapë derën, avioni bën ulje emergjente (EMRI)

Një aeroplan i cili fluturonte nga Omaha për në Detroit, u detyrua të bënte një ulje emergjente pasi një pasagjer shqiptar u përpoq të hapte njërën nga dyert. Fluturimi 3612 i Delta Connection, i operuar nga SkyWest Airlines, u detyrua të devijonte në Aeroportin Lindor të Ajovës në Cedar Rapids, Ajova, sipas CNN. Mario Nikprelaj, […]

The post Panik në ajër/ 23-vjeçari shqiptar tenton të hapë derën, avioni bën ulje emergjente (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

Shakaja për bombë në avion, i riu përfundon në pranga

Një 16-vjeçar shkaktoi panik në avionin ”Spirit Airlines”. Ai bëri një shaka të papërshtatshme duke thënë se kishte bombë, ndërsa po përgatitej të nisej nga aeroporti i Fort Lauderdale drejt Kansas City, të hënën pasdite. Shakanë e dëgjuan pasagjerë dhe stjuardesa të fluturimit 1332, të cilët e raportuan menjëherë si kërcënim për sigurinë. Si rezultat, avioni i mbushur me pasagjerë u devijua në…

Source

Merret peng avioni në Kanada/ Nuk dihen shkaqet, asnjë incident

Një avion i vogël privat u mor peng në Kanada të martën, duke detyruar autoritetet të bllokojnë përkohësisht hapësirën ajrore mbi Aeroportin Ndërkombëtar të Vankuverit një prej aeroporteve më të ngarkuara në vend.

Avioni i tipit Cessna 172, që përdoret zakonisht për trajnim të pilotëve, u ngrit në mënyrë të paautorizuar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Viktorias, përpara se të fluturonte në drejtim të Vankuverit dhe të fillonte të qarkullonte në mënyrë të parregullt në afërsi të aeroportit.

Sipas komunikimeve të publikuara nga platforma LiveATC.net, një kontrollor ajror njoftoi avionët e tjerë në zonë për situatën emergjente: “Kemi një avion të marrë peng që ndodhet në afërsi të aeroportit. Nëse ndodh ndonjë lëvizje e rrezikshme, ju keni të drejtë të veproni sipas gjykimit tuaj.”

Dëshmitarët në tokë panë avionin duke bërë manovra teksa fluturonte ne nje lartesi te ulet, ndërsa kontrollorët e trafikut ajror manovruan avionët e tjerë për të shmangur rrezikun. Një Boeing 737 i kompanisë WestJet, që po përgatitej për ulje, u urdhërua të ndërpriste procedurën për shkak se avioni “i rrëmbyer” i kaloi përpara në distancë të rrezikshme.

Pas disa minutash tensioni, avioni u ul i sigurt në aeroportin e Vankuverit, ku u rrethua menjëherë nga policia. Personi përgjegjës për rrëmbimin, i cili ishte vetëm në bord, u arrestua në vendngjarje.

Në një deklaratë zyrtare, autoritetet e aeroportit konfirmuan incidentin:

“Një incident sigurie me një avion të vogël privat në hapësirën ajrore pranë YVR shkaktoi një ndalim të përkohshëm të uljeve. Fluturimet hyrëse u pezulluan për 39 minuta dhe nëntë avionë u devijuan drejt aeroporteve të tjera.”

Policia dhe autoritetet kanadeze nuk kanë dhënë ende asnjë informacion mbi identitetin e të dyshuarit apo motivet e mundshme të këtij akti ndersa hetimet per ngjarjen vijojnë./abcnews.al

 

Panik në ajër/ Avioni përfshihet nga flakët mbi Itali, shpëtojnë pasagjerët

Një ngjarje dramatike është shënuar mëngjesin e sotëm në fluturimin nga Dubrovniku drejt Lyon-it, kur avioni i pasagjerëve i kompanisë Volotea është përfshirë nga flakët gjatë fluturimit dhe ka kryer një ulje emergjente në aeroportin “Sandro Pertini” pranë Torinos. Sipas mediave italiane, ngjarja ndodhi rreth orës 10:28, kur avioni tip “Airbus A320”, i cili ishte […]

The post Panik në ajër/ Avioni përfshihet nga flakët mbi Itali, shpëtojnë pasagjerët appeared first on BoldNews.al.

Tragjedia e Air India/ Çelësat e karburantit ishin të fikur, hetimet fokusohen te pilotët

Hetimi për rrëzimin tragjik të avionit të Air India me destinacion Anglinë, që ndodhi më 12 qershor pranë qytetit të Ahmedabadit, ka hyrë në një fazë të re. Sipas një raportimi të Wall Street Journal, gjetjet paraprake tregojnë se çelësat që kontrollonin rrjedhën e karburantit në motorët e avionit ishin në gjendje të fikur — […]

The post Tragjedia e Air India/ Çelësat e karburantit ishin të fikur, hetimet fokusohen te pilotët appeared first on BoldNews.al.

Tym në kabinë! Aeroplani zviceran bën ulje emergjente në aeroportin gjerman

Kompania ajrore Swiss International Airlines e Deutsche Lufthansa tha sot se një aeroplan që fluturonte nga Beogradi për në Cyrih bëri një ulje emergjente në aeroportin Friedrichshafen në Gjermani, pasi u zbulua tym në pjesën e pasme të kabinës së avionit.

Ulja ishte “e qetë” dhe autobusët filluan të mbërrinin për të transportuar pasagjerët në Cyrih, tha Swiss.

Shkaqet e incidentit me Airbus A220 janë nën hetim.

The post Tym në kabinë! Aeroplani zviceran bën ulje emergjente në aeroportin gjerman appeared first on iconstyle.al.

E rëndë! Rrëzohet avioni në Austri, humbin jetën katër persona

Një aksident tragjik ajror ka ndodhur këtë të shtunë në Austri, ku një avion i vogël është rrëzuar në zonën malore të Pinzgau, pranë kufirit me Tirolin e Veriut. Sipas autoriteteve vendase, të katër personat që ndodheshin në bord kanë humbur jetën.

Avioni ishte nisur nga Oberschleissheim, pranë Mynihut në Gjermani, dhe u përplas në një terren të vështirë, afër rrugës rurale Gerlosstrasse B165. Zona ishte e mbuluar me pyje, dhe përplasja shkaktoi një zjarr që e vështirësoi edhe më shumë ndërhyrjen e ekipeve të shpëtimit.

Zjarrfikësit arritën të vendosin flakët nën kontroll, por konfirmuan se nuk ka të mbijetuar nga rrëzimi. Deri tani nuk janë dhënë detaje për identitetin e viktimave.

Dyshohet se avioni ishte një planer me motor, ndërsa hetimet për shkaqet e aksidentit janë në vijim. Autoritetet thonë se kontakti me kontrollin ajror është ndërprerë papritur, pasi radari i avionit është fikur në mes të fluturimit.

Ngjarja ka tronditur komunitetin vendas dhe ka rikthyer vëmendjen mbi sigurinë e fluturimeve private në zonat malore.

The post E rëndë! Rrëzohet avioni në Austri, humbin jetën katër persona appeared first on iconstyle.al.

❌