MM: 37 vatra zjarri aktive, flakët kanë depërtuar në banesat e lagjes Kasapaj në Delvinë
TIRANĂ, 13 gusht /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes informoi sot pĂ«r situatĂ«n e zjarreve nĂ« rang vendi, teksa gjatĂ« orĂ«ve tĂ« fundit janĂ« evidentuar 37 vatra zjarri aktive.
NĂ« qarkun VlorĂ«, nĂ« bashkinĂ« DelvinĂ«, situata e zjarrit Ă«shtĂ« problematike, pasi zjarri ka depĂ«rtuar nĂ« lagjen Kasapaj, nĂ« banesa. NĂ« operacion po marrin pjesĂ« edhe 2 helikopterĂ« çek dhe sllovak nĂ« ndihmĂ« tĂ« forcave tokĂ«sore. Gjithashtu po ndĂ«rhyn edhe avioni âCanadairâ nga italia.
Në bashkinë Finiq, vazhdon aktive vatra e shfaqur në Dhivër, e cila aktualisht është në Syrin e Kaltër, Pecë, Sirakat, Kardhikaq, në drejtim të bashkisë Delvinë, në kodrat që rrethojnë qytetin nga fshati Vllahat në drejtim të fshatit Kakodhiq. Njëkohësisht vatra ka kapur pllajën e faqes se malit të Gjerë dhe Sopotit. Për ditën e sotme po të operohet me kapacitet e bashkisë.
Në fshatin Bistricë, njësia administrative Mesopotam, bashkia Finiq. Zjarri zhvillohet në lartësi të malit. Nuk ka rrezik për banesat, po mbahet në kontroll.
Në fshatin Tremul, njësia administrative Aliko, bashkia Finiq, ku situata është e rënduar pasi rrezikohen banesat. Në terren ndodhen 1 automjet zjarrfikës me 3 efektiv të MZSH Finiq dhe 1 automjet 3 efektiv MZSH Sarandë.
Në Malin e Sopotit, bashkia Delvinë është aktivizuar një vatër zjarri, e cila po i afrohet territorit të bashkisë Gjirokastër. Në terren ndodhen forca nga MZSH Gjirokastër.
Në qarkun Dibër, vatra e zjarrit në Ternovë, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë ndihmuar nga era ka marrë përmasa. Në terren janë duke operuar forca nga MZSH, forcat e pyjores dhe punonjës të bashkisë si dhe forca të kompanive private të minierës, për shkak të terrenit e kanë të vështirë vënien në kontroll të zjarrit i cili favorizohet nga era pranë Liqenit të Zi. Në terren ndodhen 30 forca nga FA dhe 50 forca nga bashkia
Në Malin me Gropa në Bizë të Martaneshit, Bashkia Bulqizë, njësia administrative Martanesh, zjarri vijon aktiv. I prekur dhe fshati Val, por nuk paraqet rrezik për banesat. Po punohet për izolimin përfundimtar.
Në lagjen Miravec, fshati Sohodoll, njësia administrative Kastriot, bashkia Dibër, është shfaqur një vatër e re zjarri në sipërfaqee shkurre, ferra dhe hamullore, por pa rrezik për banesa. Në terren janë 4 forca MZSH, 1 mjet zjarrëfikes.
NĂ« qarkun Berat, nĂ« fshatin RehovĂ«, njĂ«sia administrative TĂ«rpan, bashkia Poliçan. Vazhdon tĂ« mbetet aktive vatra e zjarrit nĂ« âRezervatin e Menaxhuar Ballollâ, zonĂ« e mbrojtur. NjĂ« pjesĂ« e zjarrit po kalon nĂ« faqen perĂ«ndimore tĂ« Malit SelenicĂ«, duke vendosur nĂ« rrezik disa banesa, fshati Ăorogjaf, Lagje SelenicĂ«. NĂ« terren janĂ« aktualisht 1 mjet zjarrfikĂ«s dhe 6 forca tĂ« FA, 1 mjet dhe 4 forca MZSH Dimal.
Në fshatin Vokopolë, njësia administrative Tërpan, bashkia Poliçan, si pasojë e një shkëndije nga shkëputja e linjës së tensionit është aktivizuar një vatër zjarri, e cila në pak kohë ka marrë përmasa. Në vendngjarje u angazhuan forca dhe mjete nga MZSH dhe bashkia. Si pasojë e zjarrit u dogjën 6 banesa, nga të cilat 3 të pabanuara. Vatra e zjarrit është me intensitet të ulët dhe po mbahet në monitorim.
Në fshatin Mbrakull, njësia administrative bashkinë Poliçan, jashtë territorit të Uzinës Mekanike, në vazhdon aktive vatra e zjarrit në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Në terren ka ende forca operacionale.
Në fshatin Velçan, njësia administrative Sinjë, bashkia Berat. Vatra e zjarrit është riaktivizuar. Në vendngjarje po punojnë 3 automjete me 20 efektivë të MZSH si dhe 25 forca bashkiake. Ka përhapje të zjarrit dhe kërkohet mbështetje nga ajri.
Në fshatin Orizaj, njësia administrative Qendër Skrapar, bashkia Skrapar. Në terren po punojnë 6 forca zjarrfikëse dhe 2 mjete MZSH, 5 punonjës të Shërbimit Pyjor të bashkisë Skrapar, 5 forca vullnetare. Vatra është në Monitorim. Janë djegur rreth 100 ha me shkurre, ullinj dhe pemë frutore.
NĂ« fshatin Ăiflig, njĂ«sia administrative Poshnje, bashkia KuçovĂ«. NĂ« vendngjarje po shkojnĂ« 8 efektivĂ« tĂ« MZSH me 1 mjet.
Në fshatin Goraj, njësia administrative Perondi, bashkia Kuçovë është shfaqur një vatër zjarri në një sipërfaqe me ullishte, e cila ka marrë përmasa. Në terren kanë shkuar 1 mjet zjarrfikës me 8 forca operacionale.
Në qarkun Tiranë, në fshatin Spanesh, Kazie dhe Spille, njësia administrative Kryevidh, bashkia Rrogozhinë. Zjarri është vënë nën kontroll. Vatra nuk paraqet rrezik për përhapje.
Në fshatin Ferraj dhe Zall-Herr, njësia administrative Zall-Herr, zjarri i nisur në datën 10.8.2025 po zhvillohet në territorin e këtyre fshatrave Ferraj dhe Zall Herr. Terreni kodrinor e bënë të vështirë ndërhyrjen e forcave dhe mjeteve nga toka. Në terren ndodhen 20 forca zjarrfikëse me 4 mjete MZSH të bashkisë Tiranë dhe Kavajë, 11 forca AdZM, 5 forca APR si dhe forca të policisë së Shtetit.
Në fshatin Damjan-Fortuzaj dhe Isufaj, zona e Arbanës, njësia administrative Vaqarr. Vatra është aktive në kodrat e Vaqarrit dhe Pezës. Nuk ka rrezik për banesa dhe po vazhdon monitorimi nga terreni.
Vijon aktive vatra e zjarrit tĂ« rĂ«nĂ« nĂ« âMali i BĂ«rzhitĂ«sâ, fshati IbĂ«, njĂ«sia administrative BĂ«rzhitĂ«, bashkia TiranĂ«. Zjarri vazhdon tĂ« pĂ«rhapet nĂ« fshatin DurishtĂ«. NĂ« terren ndodhen 12 forca zjarrfikĂ«se me 3 mjete MZSH, 5 fora APR si dhe prezencĂ« e PolicisĂ« sĂ« Shtetit.
Në Kodër Selitë, njësia administrative nr. 5, është aktivizuar një vatër zjarri dhe është nën kontroll.
Në qarkun Gjirokastër, në drejtim të fshatit Dhuvjan dhe fshatrat Lugar e Frashtan, vatra e cila erdhi nga bashkia e Finiqit u hap në dy fronte në majën e Leftokaresë: në fshatrat Lugar e Frashtan, vatra u vu nën kontroll, ndërsa po punohet për fikjen e vatrës në drejtim të fshatit Dhuvjan.
Në fshatin Hormovë, njësia administrative Qendër Tepelenë, bashkia Tepelenë .Nga puna e forcave në terren është shmangur rreziku për banesat. Kane ndërhyrë 4 zjarrfikës, 8 forca bashkiake nga bashkia Gjirokastër dhe 2 mjete. Vijon puna për shuarjen përfundimtare.
Ne fshatin Koshtan njĂ«sia administrative Qesarat, bashkia Memaliaj. ĂshtĂ« shmangur rreziku pĂ«r banesat dhe situata Ă«shtĂ« ne monitorim me 4 mjete zjarrfikĂ«s dhe 1 mjet fouristradĂ«.
Në fshatin Turan, njësia administrative Qendër Tepelenë, bashkia Tepelenë, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit, i cili u përhap në drejtim të fshatit Lekel dhe Kodër. Janë djegur dy stalla bagëtish, 1 lopë, 2 viça dhe 1 kal. Zjarri vazhdon të jetë aktiv, por e ka ulur disi intensitetin. Në terren operuan forca dhe mjete nga i gjithë qarku Gjirokastër, me 6 automjete zjarrfikëse me 23 efektivë, 20 forca policore, 20 forca bashkiake, 15 forca vullnetare dhe 20 forca nga FA. Sot vijon puna me forca në terren të ndihmuar nga dy helikopterët çek dhe sllovak.
Në fshatin Lazarat, bashkia Gjirokastër është shfaqur një vatër zjarri e ardhur nga Delvina.
Në bashkinë Dropull, fshati Goranxi mbi Manastirin e Shën Mërisë është shfaqur një vatër zjarri, e cila për momentin është normalizuar. Zjarri vazhdon matanë antenave të Sopotit në drejtim të Delvinës dhe Gjirokastrës.
Në qarkun Elbasan, vazhdon zjarri në fshatin Kullollas, Njësia administrative Skënderbegas, bashkia Gramsh, ku situata është rënduar me përfshirjen edhe të fshatrave përreth Harunas. Zjarri është duke shkuar drejt fshatit Nartë, ku është dhënë njoftimi për evakuim. Pati një rritje të intensitetit të zjarrit. Të gjitha kapacitetet e qarkut janë të përqendruara në Gramsh. Janë duke operuar dy helikopterë EBA. Në terren ndodhen 2 mjete zjarrfikëse në zonën e Nartës dhe mbi fshatin Skënderbegas ndodhen 3 mjete zjarrfikëse.
Në fshatin Mukaj dhe fshatin Sojnik, njësia administrative Kukur, bashkia Gramsh, vijon të jetë aktiv zjarri në sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Në terren janë edhe forcat zjarrfikëse të Elbasanit dhe Gramshit afër fshatit Snosëm e Sojnik të shoqëruara edhe nga punonjës bashkiakë e banorë të zonës.
Në fshatin Garunjë, njësia administrative Pajovë, bashkia Peqin është aktivizuar një vatër zjarri.
Në fshatin Polis Gurëshpat, njësia administrative Polis, bashkia Librazhd është shfaqur një vatër e re zjarri. Në terren kanë shkuar 1 mjet zjarrfikës me 4 forca operacionale.
Në qarkun Shkodër, në fshatin Xeth, njësia administrative Blerim, bashkia Fushë Arrëz. Zjarri është në sipërfaqe pyjore dhe me shtrirje të madhe. Forca në operacion: 65 efektive FA, 2 mjete ZF, 16 efektiv zjarrfikës dhe 2 mjete nga bashkia Fushë Arrëz. 77 forca të bashkisë dhe pyjore. 16 forca policore. Situata sot është më e qetë dhe banesat janë jashtë rrezikut.
Në bashkinë Puke është raportuar zjarr në sipërfaqe pyjore, Mesul. Vatra e zjarrit është nën kontroll dhe mbahet në monitorim.
Në fshatin Shegan, njësia administrative Kastrat, bashkia Malësi e Madhe. Terreni vështirëson punën e forcave.
Në njësinë administrative Postribë situata është nën kontroll.
Në qarkun Kukës, në bashkinë Kukës vatra e zjarrit në zonë pyjore Parku Natyror i Munellës në vendin e quajtur Maja e Zezë, është izoluar.
Në qarkun Korçë, në fshatin Gërmenj, njësia administrative Qendër Leskovik, bashkia Kolonjë. Vatra e zjarrit ngelet problematike për shkak të pranisë së municioneve, të cilët shpërthejnë herë pas here. Në terren për vlerësimin e situatës në lidhje me municionet luftarake ndodhen ekipe xheniere nga FA. Situata po vijon të monitorohet.
Në qarkun Lezhë, në fshatin Blinisht dhe Kotërr, njësia administrative Blinisht afër kishës së fshatit janë shfaqur dy vatra zjarri.
/gj.m/j.p/
The post MM: 37 vatra zjarri aktive, flakët kanë depërtuar në banesat e lagjes Kasapaj në Delvinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.