❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Tiranë/ Arrestohet noterja e shpallur në kërkim, e dyshuar për dy kontrata shitjeje të të njëjtit apartament

✇Albeu
By: V K

NĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit “Apartamentet”, policia e TiranĂ«s, ka vĂ«nĂ« nĂ« pranga njĂ« 57-vjeçare tĂ« shpallur mĂ« herĂ«t nĂ« kĂ«rkim, pĂ«r dyshime tĂ« forta nĂ« lidhje me shpĂ«rdorim detyre nĂ« cilĂ«sinĂ« e noteres.

Sipas njoftimit zyrtar nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare arrestuan shtetasen M. D., e cila dyshohet se ka përpiluar dy kontrata shitjeje për të njëjtin apartament, duke cenuar rëndë procesin ligjor dhe interesat e palëve të përfshira.

Pas konsultimit me prokurorin e çështjes, ndaj saj nisi procedimi nĂ« gjendje tĂ« lirĂ« pĂ«r veprĂ«n penale “ShpĂ«rdorimi i detyrĂ«s”, sipas nenit pĂ«rkatĂ«s tĂ« Kodit Penal.

Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, për hetime të mëtejshme mbi këtë rast që ngre dyshime për mashtrim në sektorin e pasurive të paluajtshme.

Operacioni “Apartamentet” Ă«shtĂ« pjesĂ« e njĂ« aksioni mĂ« tĂ« gjerĂ« tĂ« autoriteteve pĂ«r goditjen e korrupsionit dhe abuzimeve nĂ« sistemin e shit-blerjes sĂ« pronave nĂ« kryeqytet.

The post Tiranë/ Arrestohet noterja e shpallur në kërkim, e dyshuar për dy kontrata shitjeje të të njëjtit apartament appeared first on Albeu.com.

Publikohen pamjet nga vendi ku u gropos Enver Bajraktari, trupi u gjet në një arë të mbjellë me misër (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Dalin pamjet nga vendi ku u gjet i varrosur Enver Bajraktari, i cili ishte raportuar i zhdukur nga familja e tij.

Viktima ishte groposur në një thellësi prej 2 metrash, pasi u tërhoq zvarrë në një arë të mbjellë me misër.

Enver Bajraktari, u gjet i varrosur më datën 4 gusht në fshatin Baicë të Lipjanit  në Kosovë, ndërsa mbetet ende mister ngjarja.

Sipas mediave të Kosovës, trupi i Bajraktarit është groposur në arën e mbjellë me misër që ndodhet 1 kilometër larg shtëpisë së tij.

 

The post Publikohen pamjet nga vendi ku u gropos Enver Bajraktari, trupi u gjet në një arë të mbjellë me misër (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Plagosi nënën e tij, gjykata e Dibrës shtron në spital psikiatrik autorin

✇Albeu
By: V K

Gjykata e Dibrës, ka vendosur shtrimin e detyrueshëm në një spital psikiatrik për të riun Itles Sula, i cili pak ditë më parë qëlloi 7 herë me thikë nënën e tij.

50-vjeçarja mbeti e plagosur rënë si pasojë e goditjeve me thikë, ndërsa u transportua ditën e ngjarjes në Spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar.

Ndërkohë, i biri, doli sot para gjykatës ku është mësuar me masën e sigurisë.

Vendimi i shkurtuar:

Lidhur me çështjen penale Nr. 62 Akti datĂ« regjistrimit 04.08.2025 me objekt: “VleftĂ«simin si tĂ« ligjshĂ«m tĂ« arrestit nĂ« flagrancĂ« tĂ« personit nĂ«n hetim H.S”, akuzuar pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale ‘Plagosje e rĂ«ndĂ« me dashje’ parashikuar nga neni 88/2 tĂ« Kodit Penal.

Gjykata në përfundim të shqyrtimit, me Vendimin nr.62, datë 05.08.2025:

VENDOSI:

1. Pranimin e kërkesës.

2. VlerĂ«simin si tĂ« ligjshĂ«m tĂ« arrestit nĂ« flagrancĂ« tĂ« personit nĂ«n i personit nĂ«n hetim H. S. (i biri i B. dhe N., i datĂ«lindjes xx.10.1999), i dyshuar pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale tĂ« “Plagosja e rĂ«ndĂ« me dashje” parashikuar nga neni 88/2 i Kodit Penal.

3. Caktimin e masĂ«s sĂ« sigurimit personal “Shtrimi i pĂ«rkohshĂ«m nĂ« njĂ« spital psikiatrik”, parashikuar nga neni 239, i Kodit tĂ« ProcedurĂ«s Penale, ndaj personit nĂ«n hetim H.S., dyshuar pĂ«r kryerjen e veprave penale tĂ« “Plagosja e rĂ«ndĂ« me dashje” parashikuar nga neni 88/2 i Kodit Penal.

4. Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për ekzekutimin e këtij vendimi.

5. Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë.

6. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të arsyetuar të tij.

U shpall në Peshkopi, sot më dt 05.08.2025.

The post Plagosi nënën e tij, gjykata e Dibrës shtron në spital psikiatrik autorin appeared first on Albeu.com.

Donnarumma joshet nga oferta e Manchester United

✇Albeu
By: V K

E ardhmja e Gianluigi Donnarumma te Paris Saint-Germain mbetet e paqartë, ndonëse ai ka qenë një nga lojtarët kyç në sezonin e jashtëzakonshëm të klubit francez.

Edhe pse PSG u mposht nga Chelsea në finalen e Kupës së Botës për Klube, sezoni 2024-2025 rezultoi i suksesshëm si në Ligue 1 ashtu edhe në Evropë.

Megjithatë, kampionët e Francës dhe të Evropës kanë një pikëpyetje të madhe përpara, Donnarumma ende nuk ka rinovuar kontratën, e cila skadon në qershor të vitit 2026.

Portieri italian, 26-vjeç, ka qenë një lider në prapavijë nën drejtimin e Luis Enrique, por bisedimet për rinovim kanë ngecur prej disa kohësh.

Sipas raportimeve nga “TEAMtalk”, Manchester United Ă«shtĂ« klubi mĂ« i interesuar pĂ«r ta afruar atĂ« kĂ«tĂ« verĂ«, duke synuar ta zĂ«vendĂ«sojĂ« Andre Onana.

Donnarumma, thuhet se Ă«shtĂ« i hapur ndaj njĂ« aventure nĂ« LigĂ«n Premier, dhe “DjajtĂ« e Kuq” shihen si favoritĂ« pĂ«r nĂ«nshkrimin e tij.

Megjithëse ende nuk ka një marrëveshje konkrete, interesimi i United dhe dëshira e portierit për një sfidë të re mund të sjellin një transferim të bujshëm gjatë merkatos së verës.

GjithnjĂ« sipas “TEAMtalk”, Donnarumma po joshet nga oferta e Manchester United, me gjigantin nga “Old Traford” qĂ« shihet si favoriti kryesor pĂ«r tĂ« siguruar shĂ«rbimet e italianit.

Vlen të theksohet se në garë për Donnarummën janë edhe skuadrat tjera të mëdha angleze si Manchester City dhe Chelsea.

The post Donnarumma joshet nga oferta e Manchester United appeared first on Albeu.com.

Shpërthen bombola e gatimit në Kolonjë, lëndohet 67-vjeçari

✇Albeu
By: V K

Mesditën e sotme, një incident ka ndodhur në Leskovik, Kolonjë, ku dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi në një banesë.

Si pasojë e shpërthimit, është dëmtuar pronari i shtëpisë, një 67-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka alarmuar banorët e zonës, ndërsa forcat e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje.

Hetimet paraprake po vazhdojnë për të zbardhur shkaqet e incidentit.

Njoftimi i policisë:

Leskovik, Kolonjë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:00, në banesën e shtetasit Dh. N., 67 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një bombol, që përdorej për gatim.

Si pasojë është dëmtuar 67-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor është në vendngjarje, ku po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

The post Shpërthen bombola e gatimit në Kolonjë, lëndohet 67-vjeçari appeared first on Albeu.com.

Berisha: Shkaku madhor i rënies dramatike të turizmit, është narko-euroja

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, kryetari i PD Sali Berisha, në një konferencë për mediat, u shpreh se shkaku madhor i rënies dramatike të turizmit sipas tij është narko-euroja.

Berisha: Përveç kësaj jam para jush për një çështje madhore të vendit. Turizmi është dështimi më spektakolar ekonomik i narkoshtetit shqiptar.

Narko-euro është toksina e vërtetë e ekonomisë dhe turizmit të Shqipërisë.

Potenciali turistik i vendit është i jashtëzakonshëm. Brigjet e lumenjve, detrave dhe liqeneve të saj janë pasuri përrallore.

Nga viti 2005 deri në vitin 2012, pas ndërtimit të infrastrukturës rrugore dhe asaj dixhitale, numri i turistëve u rrit nga 300 mijë që ishte në vitin 2005 në 4 milionë e 700 mijë.

Numri i turistëve ka vazhduar të rritet në mënyrë të padiskutueshme.

2-3 vitet e fundit është paraqitur një numër prej 10 milionësh, i cili përbën një mashtrim të vërtetë sepse përfshin të gjithë pasagjerët shqiptarë dhe rajonalë të linjave ajrore Easy Jet, Ryanair të Rinasit.

Por pavarësisht nga ky mashtrim i madh, numri i turistëve është rritur në mënyrë të pamohueshme.
Mirëpo viti i kaluar shënoi një rënie drastike të turistëve në brigjet, plazhet e detrave dhe liqeneve të Shqipërisë.

Kjo rënie drastike vazhdoi këtë vit akoma më e thellë.

Shkaku i kësaj rënie, në mënyrën më të pabesueshme, por edhe të pandershme dhe të padenjë, fshihet nga narkoqeveria, fshihet nga mediat e narkoqeverisë, fshihet nga ekonomistët e vendit, mediat e vendit dhe operatorët turistikë.

E bëjnë këtë nga padija apo nga frika dhe kodi i mafies, unë nuk mund ta them.

Por u them me përgjegjësi të plotë se shkaku madhor i kësaj rënie dramatike është narkoeuroja.
Narko-euro është toksina e vërtetë e turizmit.

Narko-euro është toksina e vërtetë e ekonomisë shqiptare.

ËshtĂ« e paimagjinueshme se si nĂ« kodin e heshtjes, kjo nuk u thotĂ« shqiptarĂ«ve.

Rënia e vlerës së euros në 35 përqind, rënia e vlerës së dollarit në 35 përqind, rënie e shpejtë dhe instalimi i saj në këtë nivel, bëri që turisti që më parë me 100 euro blinte shërbimet dhe mallrat e caktuara, një vit më pas duhet të shpenzonte në Shqipëri 135 euro.

Të fshehësh këtë, bëhesh bashkëfajtor në një krim.

Pra, edhe njëherë, zhvlerësimi që iu bë monedhës europiane dhe amerikane në Shqipëri nga kontejnerët me euro dhe dollarë të narkosve shqiptarë, zhvlerësimi prej 35 përqind, goditi turizmin në mënyrën më të egër, pasi çdo turist në Shqipëri duhet të shpenzonte për të njëjtat shpenzime, të njëjta blerje, 35 më shumë euro.

The post Berisha: Shkaku madhor i rënies dramatike të turizmit, është narko-euroja appeared first on Albeu.com.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama publikon pamjet nga heqja e strukturave në Tiranë (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, ka publikuar një tjetër video nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në kryeqytet.

“Ecim”, shkruan Rama teksa poston pamjet e heqjes sĂ« njĂ« strukture tĂ« njĂ« biznesi privat nĂ« TiranĂ«, e cila kishte zĂ«nĂ« hapĂ«sirĂ« publike.

Aksioni për lirimin e hapësirave vijon prej disa javësh tashmë, ndërsa kreu i qeverisë ka vijuar apelin e tij ndaj shkelësve që të jenë bashkëpunues me autoritetet.

 

The post Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama publikon pamjet nga heqja e strukturave në Tiranë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Mashtronte qytetarĂ« duke pĂ«rdorur identitet tĂ« rremĂ« pĂ«r t’u zhvatur para, arrestohet 21-vjeçari

✇Albeu
By: V K

DitĂ«n e sotme, njĂ« 21-vjeçar qĂ« mashtronte qytetarĂ« duke pĂ«rdorur identitet tĂ« rremĂ« pĂ«r t’iu zhvatur para Ă«shtĂ« arrestuar.

I riu me iniciale E. H., banues nĂ« Paskuqan, u kap nĂ« flagrancĂ« nĂ« momentin qĂ« shkoi pĂ«r t’i marrĂ« njĂ« shumĂ« parash, njĂ« 26-vjeçareje, tĂ« cilĂ«n e kishte mashtruar dhe mĂ« parĂ«.

Policia vijon hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve të tjera të mashtrimit që mund të ketë kryer 21-vjeçari.

Njoftimi i policisë:

TiranĂ«/Finalizohet operacioni policor i koduar “Strategjia”.

Me identitet tĂ« rremĂ«, dyshohet se ka mashtruar nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pĂ«rsĂ«ritur, disa qytetarĂ«, pĂ«r t’iu marrĂ« para, kapet dhe vihet nĂ« pranga 21-vjeçari.

Ai u arrestua nĂ« flagrancĂ«, nĂ« momentin qĂ« shkoi pĂ«r t’i marrĂ« njĂ« shumĂ« parash, njĂ« 26-vjeçareje, tĂ« cilĂ«n e kishte mashtruar dhe mĂ« parĂ«.

Pas kallëzimit të një shtetaseje, se ishte mashtruar nga një shtetas, të cilit i kishte dhënë disa herë, shuma parash, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë nisur punën për kapjen e autorit, i cili përdorte identitet të rremë, si dhe për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale.

Si rezultat i veprimeve operacionale, tĂ« kryera nĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit “Strategjia”, u arrestua nĂ« flagrancĂ«, teksa po i merrte njĂ« tjetĂ«r shumĂ« parash, denoncueses, shtetasi E. H., 21 vjeç, banues nĂ« Paskuqan.

Vijojnë hetime për zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve të tjera të mashtrimit që mund të ketë kryer 21-vjeçari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post Mashtronte qytetarĂ« duke pĂ«rdorur identitet tĂ« rremĂ« pĂ«r t’u zhvatur para, arrestohet 21-vjeçari appeared first on Albeu.com.

Prokuroria përfundon hetimet për ish-drejtuesit e Urdhrit të Stomatologut, dërgohen në gjyq Nikoll Deda dhe Aurela Guri, zbardhen akuzat

✇Albeu
By: V K

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-presidentin dhe ish-zëvendëspresidenten e Urdhrit të Stomatologut të Shqipërisë, për tre vepra penale të rënda.

NĂ« pĂ«rfundim tĂ« hetimeve tĂ« procedimit penal nr.1218, tĂ« vitit 2025, shtetasi Nikoll Deda, ish-president i Urdhrit tĂ« Stomatologut, akuzohet pĂ«r veprat penale “Vjedhje e kryer duke shpĂ«rdoruar detyrĂ«n”, “ShpĂ«rdorim detyre” dhe “Veprime nĂ« kundĂ«rshtim me vendimin e gjykatĂ«s”, sipas neneve 135, 248 dhe 321 tĂ« Kodit Penal.

Sipas hetimeve, N.D. dyshohet se, në periudhën e drejtimit të tij, ka rritur buxhetin e institucionit nga viti në vit për përfitime personale, ka punësuar familjarë pa kriter dhe ka shpërdoruar fondet e institucionit përmes pagesave fiktive dhe biletave të pajustifikuara.

Gjithashtu, Prokuroria ka çuar pĂ«r gjykim edhe shtetasen Aurela Guri, ish-zv.presidente e Urdhrit, e cila akuzohet pĂ«r “ShpĂ«rdorim detyre” dhe “Veprime nĂ« kundĂ«rshtim me vendimin e gjykatĂ«s”.

Nga hetimet ka rezultuar se ajo ka marrë vendime financiare pa patur kompetenca, duke autorizuar zbatimin e një buxheti të përkohshëm për vitin 2024 në kundërshtim me masat e vendosura nga Gjykata Administrative që nga viti 2020.

Të dy të pandehurit, sipas Prokurorisë, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin për të përqendruar pushtetin vendimmarrës dhe fondet në duart e tyre, duke dëmtuar institucionin dhe shkelur urdhrat gjyqësorë në fuqi.

Akuzat për Nikoll Dedën dhe Aurela Gurin

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-presidentin dhe ish-zëvendëspresidenten e Urdhrit të Stomatologut të Shqipërisë, për tre vepra penale të rënda.

NĂ« pĂ«rfundim tĂ« hetimeve tĂ« procedimit penal nr.1218, tĂ« vitit 2025, shtetasi Nikoll Deda, ish-president i Urdhrit tĂ« Stomatologut, akuzohet pĂ«r veprat penale “Vjedhje e kryer duke shpĂ«rdoruar detyrĂ«n”, “ShpĂ«rdorim detyre” dhe “Veprime nĂ« kundĂ«rshtim me vendimin e gjykatĂ«s”, sipas neneve 135, 248 dhe 321 tĂ« Kodit Penal.

Sipas hetimeve, N.D. dyshohet se, në periudhën e drejtimit të tij, ka rritur buxhetin e institucionit nga viti në vit për përfitime personale, ka punësuar familjarë pa kriter dhe ka shpërdoruar fondet e institucionit përmes pagesave fiktive dhe biletave të pajustifikuara.

Gjithashtu, Prokuroria ka çuar pĂ«r gjykim edhe shtetasen A.G., ish-zv.presidente e Urdhrit, e cila akuzohet pĂ«r “ShpĂ«rdorim detyre” dhe “Veprime nĂ« kundĂ«rshtim me vendimin e gjykatĂ«s”. Nga hetimet ka rezultuar se ajo ka marrĂ« vendime financiare pa patur kompetenca, duke autorizuar zbatimin e njĂ« buxheti tĂ« pĂ«rkohshĂ«m pĂ«r vitin 2024 nĂ« kundĂ«rshtim me masat e vendosura nga Gjykata Administrative qĂ« nga viti 2020.

Të dy të pandehurit, sipas Prokurorisë, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin për të përqendruar pushtetin vendimmarrës dhe fondet në duart e tyre, duke dëmtuar institucionin dhe shkelur urdhrat gjyqësorë në fuqi.

The post Prokuroria përfundon hetimet për ish-drejtuesit e Urdhrit të Stomatologut, dërgohen në gjyq Nikoll Deda dhe Aurela Guri, zbardhen akuzat appeared first on Albeu.com.

ÇfarĂ« i ndodh trupit tuaj nĂ«se konsumoni çdo ditĂ« njĂ« grusht arra

✇Albeu
By: V K

Arrat janë aleatët idealë për zorrë të shëndetshme, nga fibra te omega-3, ja pse një grusht në ditë sjell përfitime të jashtëzakonshme!

Shëndeti i sistemit tretës është shumë më tepër sesa një jashtëqitje e rregullt, ai ndikon në imunitet, nivelin e energjisë dhe madje edhe në gjendjen shpirtërore.

Në qendër të gjithçkaje, ndodhen zorrët dhe miliarda mikroorganizma që jetojnë aty.

Nëse dëshirojmë ta ruajmë këtë mikroflorë të shëndetshme, ushqimi luan rol kyç.

Dhe ndër të gjitha ushqimet që ndihmojnë zorrët, një frut i thatë veçohet në mënyrë të veçantë.

Sipas gastroenterologut Dr. Will Bulsiewicz, zgjedhja më e mirë për shëndetin e zorrëve janë arrat. Ja pse pikërisht ato e meritojnë titullin e frutit më të dobishëm për tretjen.

Pse arrat janë zgjedhja më e mirë për zorrët?

Fijet ushqimore ushqejnë bakteret e dobishme

NjĂ« porcion arrash (rreth 28 gramĂ«) pĂ«rmban afĂ«rsisht dy gramĂ« fibra ushqimore. Siç shpjegon gastroenterologu pĂ«r Eating Well, “Fijet janĂ« thelbĂ«sore pĂ«r shĂ«ndetin e mikrobiomĂ«s. Shumica e njerĂ«zve i konsumojnĂ« shumĂ« mĂ« pak sesa sasia e rekomanduar.”

Fijet nxisin jashtëqitje të rregullt, parandalojnë kapsllëkun dhe ushqejnë bakteret e dobishme në sistemin tretës. Rezultati është një mikroflorë më e balancuar dhe një tretje më e mirë.

Acidet yndyrore omega-3 ulin inflamacionin

Arrat janë një nga burimet e rralla bimore të acideve yndyrore omega-3, konkretisht të acidit alfa-linolenik (ALA). Përveç që janë të mira për zemrën, yndyrnat omega-3 ndikojnë pozitivisht edhe në zorrë.

Ato mund të ndihmojnë në rritjen e baktereve të dobishme dhe në reduktimin e inflamacionit që dëmton mukozën e zorrëve. Kjo forcon barrierën mbrojtëse të murit të zorrëve dhe ul rrezikun që substanca të dëmshme të kalojnë në qarkullimin e gjakut.

Nxisin prodhimit e acidit butirik

Acidi butirik (butirati) është një acid yndyror me zinxhir të shkurtër, i rëndësishëm për shëndetin e zorrës së trashë. Nivelet më të larta të butiratit në zorrë janë të lidhura me më pak inflamacion, qarkullim më të mirë të gjakut, funksion më të rregullt të zorrëve dhe një mikrobiomë më të shëndetshme. Ky acid vepron si karburant për qelizat e zorrëve dhe mbështet drejtpërdrejt një tretje të shëndetshme.

Antioksidantët e fuqishëm mbrojnë qelizat e zorrëve

Arrat janĂ« tĂ« pasura me antioksidantĂ« si elagitanina dhe flavonoidet, tĂ« cilĂ«t mbrojnĂ« qelizat e zorrĂ«ve nga stresi oksidativ – njĂ« proces qĂ« mund tĂ« shkaktojĂ« dĂ«mtim tĂ« indeve dhe inflamacion kronik, shkruan Eating Well, pĂ«rcjell Telegrafi.

Shëndeti i zorrëve fillon me një grusht arrash

Frutat e thata në përgjithësi janë të dobishme për tretjen sepse përmbajnë fibra dhe yndyra të shëndetshme, por arrat veçohen për shkak të kombinimit të lëndëve ushqyese që veprojnë drejtpërdrejt mbi mikrobiomën.

Nëse doni të përmirësoni shëndetin e zorrëve, përfshirja e një grushti arrash në përditshmëri është një hap i thjeshtë dhe efektiv. Përveç që janë të shijshme dhe ngopëse, ato mund të kenë përfitime afatgjata për gjithë trupin.

 

The post ÇfarĂ« i ndodh trupit tuaj nĂ«se konsumoni çdo ditĂ« njĂ« grusht arra appeared first on Albeu.com.

Zbardhen detaje nga vrasja e Frrok Lleshajt në Vaun e Dejës, ishte në hasmëri me 2 familje të tjera


✇Albeu
By: V K

Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje e rëndë u regjistrua në fshatin Poçram në Vaun e Dejës, ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është, gjetur i vrarë me armë zjarri.

Sipas informacioneve policore, viktima po kthehej me bagëtitë ashtu si çdo ditë, por Frrok Lleshaj nuk arriti ta mbaronte rrugën deri në shtëpi.

Plumbat e një pistolete nga persona ende të paidentifikuar i morën jetën 65-vjeçarit që banonte në fshatin Paçram të Vau Dejësit.

Policia është njoftuar rreth orës 21:00 për vrasjen e ndodhur por ka dyshime se viktima kishte të paktën një orë më përpara i vrarë.

Nga deklarimet e deritanishme, fqinjët nuk kanë dëgjuar të shtëna, çka lë dyshime se autorët janë kujdesur për të përdorur një pistoletë me silenciator.

Ka qenë një prej banorëve që ka konstatuar trupin e 65 vjeçarit pa shenja jete dhe ka lajmëruar bashkëshorten e tij e cila më pas ka njoftuar policinë për ngjarjen e ndodhur.

Pista kryesore e vrasjes pĂ«r policinĂ« mbetet ajo e gjakmarrjes. HasmĂ«ria mes familjes Lleshaj dhe dy familjeve tĂ« tjera ka prodhuar qĂ« nga fillim vitet ’90, 5 viktima deri mĂ« tani.

Frrok Lleshaj, Ă«shtĂ« i treti qĂ« vritet pas djalit dhe vĂ«llait tĂ« tij nĂ« fillim vitet ’90 ndĂ«rsa tĂ« vrarĂ« janĂ« edhe kushĂ«riri i tij DodĂ« Lleshaj me tĂ« cilin lindi konflikti dhe njĂ« shtetas tjetĂ«r nga Puka.

Gjithçka nisi në vitin 1991, kur djali i 65-vjeçarit u vra në Greqi.

Asokohe u tha se të riun e vrau policia greke në rrethana që nuk dihen por familja e Frrok Lleshaj dyshonte se kishin gisht në këtë ngjarje kushërinjtë e tij.

Kështu pak vite më vonë ka dyshime të forta se 65-vjeçari mori gjakun e djalit të tij duke vrarë kështu kushëririn Dodë Lleshaj.

Pavarësisht dyshimeve dhe akuzave, Frrok Lleshaj nuk e pranoi asnjëherë autorësinë e kësaj ngjarje.

Ndërkohë një tjetër konflikt lindi me një familje nga Puka. Frrok Lleshaj qëlloi për vdekje një person tjetër, ngjarje të cilën e pranoi në gjykatë dhe për të cilën u dënua me 25 vite burg.

Nga këto dy hasmëri të vjetra dhe ende të pambyllura, mbetet i vrarë edhe vëllai i Frrok Lleshaj. Bashkë me 65 vjeçarin që u qëllua mbrëmjen e 4 gushtit me pistoletë shkon në 5 numri i viktimave për shkak të gjakmarrjes.

Policia vendore e Shkodrës e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje nisi hetimet paraprake përmes grupit të punës të ngritur për këtë vrasje të rëndë.

Dyshimet kryesore të vrasjes së 65 vjeçarit lidhen me këto dy hasmëri por deri më tani nuk ka ende persona konkret të ndaluar nga efektivët.

Policia ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për vrasjen si dhe familjarë por deri më tani nuk ka asgjë konkrete lidhur me autorsinë e ngjarjes ku mbeti i vrarë Frrok Lleshaj.

Grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorisë është duke punuar për të zbardhur të plotë këtë ngjarje të rëndë që dyshohet se erdhi si shkak i gjakmarrjes por pa përjashtuar ndonjë pistë tjetër të mundshme.

The post Zbardhen detaje nga vrasja e Frrok Lleshajt në Vaun e Dejës, ishte në hasmëri me 2 familje të tjera
 appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Pogradec/ Rrufeja vret bariun, ngordhin dhe 20 krerë bagëti të imëta

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme rreth orës 10:00 të mëngjesit, një ngjarje tragjike ka ndodhur në Pogradec, ku një bari ka humbur jetën pas goditjes nga rrufeja në fshatin Velçan.

Sipas informacioneve, 47-vjeçari L. Ç. po ruante bagĂ«titĂ«.

Përveç humbjes së jetës së bariut, rrufeja shkaktoi edhe ngordhjen e rreth 20 krerëve të bagëtive të imëta.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Njoftimi i policisë:

“Pogradec/Informacion paraprak

Rreth orĂ«s 10:00, dyshohet se si pasojĂ« e goditjes nga rrufeja, gjatĂ« kohĂ«s qĂ« ruante bagĂ«titĂ« nĂ« fshatin Velçan, ka humbur jetĂ«n shtetasi L. Ç., 47-vjeç (çoban). Gjithashtu, si pasojĂ« kanĂ« ngordhur rreth 20 krerĂ« bagĂ«ti tĂ« imĂ«ta.

Grupi hetimor Ă«shtĂ« nĂ« vendngjarje dhe po punon pĂ«r dokumentimin e rrethanave tĂ« ngjarjes”.

The post E rëndë në Pogradec/ Rrufeja vret bariun, ngordhin dhe 20 krerë bagëti të imëta appeared first on Albeu.com.

I akuzuar pĂ«r vrasjen e Gentian Bejtjas/ Caktohet “arrest me burg” pĂ«r Flodian Plakun, ja çfarĂ« tha para gjykatĂ«sve

✇Albeu
By: V K

I akuzuar pĂ«r vrasjen e Gentian Bejtjas, Gjykata e TiranĂ«s, ka caktuar masĂ«n e sigurisĂ« “arrest me burg” pĂ«r Flodian Plakun, i njohur edhe me mbiemrin Mamo dhe Serjani.

42-vjeçari u arrestua dy ditë më parë nga forcat operacionale në Orikum.

Para gjykatĂ«s, Plaku deklaroi: “Nuk kam lidhje me ngjarjen, thjesht kam pĂ«rdorur njĂ« Golf para 10 ditĂ«sh, ndaj ka ardhur policia tek unĂ«â€.

Ai u përfaqësua nga avokati i caktuar kryesisht, Edvis Gorishti, i cili kërkoi një masë më të butë sigurie, por kërkesa u refuzua nga gjykata.

The post I akuzuar pĂ«r vrasjen e Gentian Bejtjas/ Caktohet “arrest me burg” pĂ«r Flodian Plakun, ja çfarĂ« tha para gjykatĂ«sve appeared first on Albeu.com.

Thirrjet antishqiptare/ Reagon Presidentja e Maqedonisë së Veriut: Jemi të turpëruar

✇Albeu
By: V K

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, ka thënë se populli maqedonas është i turpëruar nga thirrjet fashiste ndaj shqiptarëve, nga tifozët në ndeshjen e basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë në fundjavë në qytetin e Kumanovës.

“PĂ«r shkak tĂ« analfabetizmit tonĂ« sportiv, qĂ« ndodh pĂ«r tĂ« kush e di tĂ« satĂ«n herĂ«, me tĂ« drejtĂ« nuk ndalen reagimet ndaj incidentit tĂ« tmerrshĂ«m nĂ« ndeshjen e basketbollit nĂ« KumanovĂ«, ku disa tifozĂ« tĂ« papĂ«rgjegjshĂ«m qĂ«lluan me plumba urrejtjeje ndaj bashkĂ«qytetarĂ«ve tanĂ« shqiptarĂ«, por nĂ« fakt, na goditĂ«n tĂ« gjithĂ«ve, madje edhe vetveten, dhe sĂ«rish jemi tĂ« turpĂ«ruar”, ka shkruar ajo nĂ« Facebook.

Siljanovska Davkova, shprehet se Maqedonia nuk do tĂ« lejojĂ« mĂ« qĂ« arenat sportive tĂ« kthehen nĂ« “arena tifozĂ«sh gladiatorĂ«sh”.

Sipas presidentes maqedonase, mĂ«simi i parĂ« se “si tĂ« brohorasĂ«sh” mĂ«sohet nĂ« shtĂ«pi e mĂ« pas nĂ« shkolla.

Ajo ka thĂ«nĂ« se shteti duhet t’u kundĂ«rvihet urrejtjes sĂ« tifozĂ«ve dhe tĂ« mĂ«sojĂ« se si tĂ« brohorasin.

Sipas saj, Maqedonia e Veriut, ka nevojĂ« pĂ«r “njĂ« alfabet tĂ« brohoritjes si kĂ«naqĂ«si sportive”.

“Maqedoni e pastĂ«r”, “Shqiptari i mirĂ« Ă«shtĂ« shqiptari i vdekur” dhe “Dhoma e gazit pĂ«r shqiptarĂ«t”, janĂ« disa nga parullat e kĂ«nduara nga tifozĂ«t vendas, thirrje tĂ« lidhura me retorikĂ«n naziste tĂ« shfarosjes. Thirrjet u bĂ«nĂ« nĂ« praninĂ« e kryeministrit maqedonas e zyrtarĂ«ve tĂ« lartĂ« shtetĂ«rorĂ«.

The post Thirrjet antishqiptare/ Reagon Presidentja e Maqedonisë së Veriut: Jemi të turpëruar appeared first on Albeu.com.

Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike në Korçë/ Këshilltari përplaset me drejtorin e Bashkisë

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme në Korçë, ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike në pedonalen e qytetit, ku i pranishëm është drejtori i Kontrollit të Territorit në Bashkinë e Korçës, i shoqëruar nga punonjës të policisë bashkiake.

Para fillimit të aksionit është shënuar një përplasje verbale mes tij dhe këshilltarit të pavarur Lazjon Petri, i cili kishte shkuar në vendngjarje në mbështetje të bizneseve.

Petri i kërkoi drejtorit një vendim zyrtar që justifikon ndërhyrjen në zonë, duke vënë në dukje se pedonalja ka qenë në të njëjtën gjendje prej vitesh.

Ai theksoi se nuk duhet të ndërhyhet pa një akt të miratuar, ndërsa drejtori i territorit deklaroi se aksioni do të vijojë dhe se çdo ankesë nga bizneset mund të bëhet pranë institucioneve ligjore përkatëse.

The post Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike në Korçë/ Këshilltari përplaset me drejtorin e Bashkisë appeared first on Albeu.com.

Trupi u gropos në arën e mbjellë me misër/ Zbardhen detaje nga vrasja e Enver Bajraktarit

✇Albeu
By: V K

Vdekja e Enver Bajraktarit nga fshati Baicë i Lipjanit, ka tronditur familjen e tij dhe opinionin publik. Ai ishte raportuar i zhdukur nga familja një ditë më parë, ndërsa më pas u gjet pa shenja jete dhe i varrosur dy metra në thellësi.

KushĂ«riri i viktimĂ«s, Avni Bajraktari nĂ« “Edicionin Special”, tha se Enveri i kishte çuar lopĂ«n pĂ«r kullotĂ« nĂ« ara, para se tĂ« zhdukej.

BĂ«het e ditur se tĂ« shtunĂ«n ai kishte shkuar me autobus nĂ« TiranĂ«, pĂ«r t’i pritur djemtĂ« e tij qĂ« kishin ardhur nga Franca dhe Italia.

“UnĂ« si fillim jam kanĂ« nĂ« njĂ« lokal ku shkojmĂ« çdo mĂ«ngjes pĂ«r kafe, kam taku njĂ« kojshi dhe mĂ« tha e e gjetĂ«t Velin, tha jo Veli s’o. E kam thirr kushĂ«ririn tjetĂ«r, Besartin, i cili tha se u zhduk prej djeshit. KanĂ« thirrĂ« dronin policia. Kemi dal krejt teposhtĂ«, rend komplet. UnĂ« isha me njĂ« vĂ«lla temin dhe njĂ« kojshi tjetĂ«r, kur shkum pak si poshtĂ«, nĂ« dalje prej kollomoqit, tha diçka paska shku qisajd. Dhe pĂ«r qatĂ« gjurmĂ« jena shku dhe e gjetĂ«m venin. Nonstop me ne kanĂ« qenĂ« njĂ«site policore”, tha Avni Bajraktari.

Familjarët e tij kanë deklaruar se Enveri nuk kishte probleme apo konflikte me ndonjë person të caktuar.

Policia dhe Prokuroria e Shtetit, kanë nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e kësaj vdekjeje të dyshimtë.

Sipas informacioneve të siguruara nga Klan Kosova, viktima është gjetur nga familjarët, i groposur disa metra nën tokë në një arë të mbjellë me misër.

Grupi që po kërkonte Enverin arriti ta gjente vendin ku ishte varrosur, duke ndjekur shenjat që tregonin se ai ishte tërhequr zvarrë deri aty.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin, duke e cilësuar si dyshim për vrasje të rëndë. Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka bërë të ditur se rreth orës 12:00 është gjetur një trup i pajetë i groposur.

“Sot rreth orĂ«s 12:00, nĂ« fshatin BaicĂ« tĂ« Lipjanit, Ă«shtĂ« gjetur i groposur njĂ« trup i pajetĂ« (ende i paidentifikuar). Hetuesit policor nĂ« koordinim me prokurorinĂ« kanĂ« nisur veprimet procedurale, ndĂ«rsa trupi Ă«shtĂ« dĂ«rguar nĂ« Institutin e MjekĂ«sisĂ« Ligjore pĂ«r autopsi dhe identifikim. Bazuar nĂ« rrethanat fillestare, dyshohet pĂ«r vrasje tĂ« rĂ«ndĂ«. Aktualisht hetuesit janĂ« duke punuar pĂ«r zbardhjen e plotĂ« tĂ« ngjarjes dhe identifikimin e viktimĂ«s”, tha Ahmeti./Klan Kosova

The post Trupi u gropos në arën e mbjellë me misër/ Zbardhen detaje nga vrasja e Enver Bajraktarit appeared first on Albeu.com.

Shpërthimi me tritol në një garazh më 24 korrik, identifikohet autori (EMRI)

✇Albeu
By: V K

Policia e TiranĂ«s ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mĂ« 24 korrik 2025, nĂ« rrugĂ«n “Peti” nĂ« TiranĂ«, ku u vendos njĂ« sasi lĂ«nde plasĂ«se nĂ« portĂ«n e garazhit tĂ« shtetasit Elvis Kosova, i njohur edhe si “Visi i Garave”.

Pas hetimeve të thelluara të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, është bërë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit Klodian Steli 36-vjeç, banues në Fushë Krujë.

Gjithashtu, policia ka gjetur edhe automjetin me të cilin dyshohet se 36-vjeçari ka lëvizur gjatë kohës së kryerjes së krimit.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet autorësia e vendosjes së lëndës plasëse në garazhdin e shtetasit E. K., ndodhur më datë 24.07.2025.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Gjendet dhe automjeti me të cilin ky shtetas lëvizi gjatë kryerjes së krimit.

Si rezultat i hetimeve tĂ« thelluara, tĂ« kryera nga shĂ«rbimet e Komisariatit tĂ« PolicisĂ« Nr. 1, me qĂ«llim zbardhjen dhe dokumentimin e plotĂ« tĂ« ngjarjes sĂ« ndodhur mĂ« datĂ« 24.07.2025, nĂ« rrugĂ«n “Peti”, ku nĂ« portĂ«n hyrĂ«se tĂ« garazhit tĂ« shtetasit E. K. u vendos njĂ« sasi lĂ«nde plasĂ«se, kanĂ« identifikuar dhe shpallur nĂ« kĂ«rkim autorin e dyshuar tĂ« ngjarjes, shtetasin:

Klodian Steli, 36 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Punohet intensivisht për lokalizimin dhe ndalimin e tij.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

The post Shpërthimi me tritol në një garazh më 24 korrik, identifikohet autori (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Në 5 muaj, Bashkitë përdorën vetëm 10% të planit të investimeve, Tirana më dobët

✇Albeu
By: V K

Ende njĂ« shumicĂ« njĂ«sish administrative nĂ« vendin tonĂ«, vuajnĂ« nga mungesa e infrastrukturĂ«s dhe sidomos rrugĂ«ve pĂ«r t’u lidhur me rrjetin kombĂ«tar ose me qytetet e tyre.

KĂ«to mungesa e kanĂ« bĂ«rĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« jetĂ« nĂ« fshat dhe pĂ«r kĂ«tĂ« arsye, shumĂ« njerĂ«z zgjedhin tĂ« largohen pĂ«r kĂ«tĂ« fakt, ndĂ«rkohĂ« qĂ« bashkitĂ« “djegin” miliona euro nĂ« vit investime qĂ« nuk arrijnĂ« t’i realizojnĂ« sipas programeve qĂ« vetĂ« i kanĂ« miratuar.

Sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« detajuara nga Ministria e Financave pĂ«r periudhĂ«n janar–maj 2025, investimet e realizuara nga njĂ«sitĂ« vendore kapĂ«n vlerĂ«n rreth 4.5 miliardĂ« lekĂ«, ndĂ«rkohĂ« qĂ« plani vjetor i miratuar pĂ«r investime Ă«shtĂ« mĂ« shumĂ« se 44.9 miliardĂ« lekĂ«.

Në terma relativë, kjo do të thotë se në pesë muajt e parë të vitit është realizuar vetëm 10% e investimeve të planifikuara.

Bashkia e Tiranës, si njësia më e madhe vendore në vend dhe me buxhetin më të lartë të investimeve, ka realizuar vetëm 4.8% të planit të saj vjetor në pesë muajt e parë të vitit 2025.

Nga një total planifikimi prej rreth 19.4 miliardë lekësh, janë ekzekutuar vetëm 941 milionë lekë deri në fund të majit.

Kjo normë e ulët realizimi është shqetësuese, duke pasur parasysh volumin e projekteve që lidhen me kryeqytetin, që përfshijnë infrastrukturën, transportin publik, arsimin dhe shërbimet sociale.

Fakti që edhe Tirana, me kapacitete të konsiderueshme administrative dhe financiare, nuk ka arritur të shpenzojë më shumë se 5% të buxhetit të saj të investimeve për afro gjysmën e vitit, dëshmon për një problem të thellë të administrimit në të gjithë qeverisjen vendore.

Nga analiza e të dhënave për bashkitë që janë qendra qarku, vihet re se edhe në këto njësi të mëdha administrative ritmi i realizimit të investimeve publike në pesë muajt e parë të vitit 2024 mbetet shumë i ulët.

Në krye të listës për realizimin më të dobët qëndron Bashkia Lezhë, e cila nga një plan vjetor prej mbi 1 miliard lekësh kishte realizuar vetëm rreth 15.8 milionë lekë, që përfaqëson më pak se 1.6% të totalit.

Pas saj vjen Vlora, ku përkundër një buxheti mbi 2 miliardë lekë për investime, ishin shpenzuar vetëm 3.3%.

Edhe bashkitë e tjera të mëdha si Shkodra, Korça dhe Fieri rezultojnë me realizim nën 10%, me Fierin në kufirin më të lartë, me një normë prej 9.6%.

Kjo situatë tregon se problematika e ngadalësisë në realizimin e investimeve nuk është vetëm karakteristikë e bashkive të vogla, por përfshin edhe ato më të mëdhatë dhe më të pasurat në vend.

Disa nga bashkitë me përformancën më të dobët janë Himara dhe Pusteci. Në bashkinë Pustec, për shembull deri në fund të majit nuk është shpenzuar asnjë lek për investime.

Edhe Himara, me një plan investimesh prej mbi 2.1 miliardë lekësh, ka realizuar më pak se 0.1% të fondit të saj.

Edhe bashki të tjera si Përmeti, Lezha apo Skrapari kanë një përqindje shumë të ulët të zbatimit të investimeve, të gjitha nën 3% të planit vjetor.

BashkitĂ« me pĂ«rformancĂ«n mĂ« tĂ« mirĂ« nĂ« realizimin e investimeve publike pĂ«r periudhĂ«n janar–maj 2025, janĂ« kryesisht njĂ«si mĂ« tĂ« vogla, tĂ« cilat kanĂ« arritur tĂ« ekzekutojnĂ« pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« buxhetit tĂ« planifikuar.

Në krye të listës qëndron Bashkia Delvinë, e cila ka realizuar 100% të buxhetit të saj të investimeve për këtë periudhë, me një shumë të vogël por tërësisht të shpenzuar.

E ndjek Bashkia Has, me një realizim prej rreth 96%, dhe më pas Poliçani, që ka ekzekutuar 88% të buxhetit vjetor të parashikuar.

Po ashtu, Finiqi dhe Kukësi renditen ndër bashkitë me performancën më të mirë, me përqindje realizimi përkatësisht 65.7% dhe 54%.

Ky rezultat tregon se, ndonëse me buxhete më modeste, disa nga bashkitë më të vogla kanë qenë më efikase në realizimin e projekteve publike të planifikuara për shkak të numrit më të kufizuar të projekteve.

Ndonëse pjesë e projekteve përfshijnë fusha me impakt të drejtpërdrejtë te qytetarët si strehimi social, infrastruktura urbane apo objektet e shërbimeve publike, dinamika e zbatimit nuk po ecën me të njëjtin ritëm me planin e vitit./MONITOR

 

The post Në 5 muaj, Bashkitë përdorën vetëm 10% të planit të investimeve, Tirana më dobët appeared first on Albeu.com.

Plagoset me çifte një person në Vlorë

✇Albeu
By: V K

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, një person ka mbetur i plagosur me armë gjahu në fshatin Bolenë të Vlorës.

Burime bëjnë me dije se i plagosuri është një bari (çoban), i cili dyshohet se është vetëplagosur me një armë gjahu, tip çifte.

Ngjarja ka ndodhur në stanet ku ai ushtronte aktivitetin e tij si bari, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota të incidentit.

Bariu është transportuar me urgjencë në spitalin e Vlorës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, teksa burime bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

The post Plagoset me çifte një person në Vlorë appeared first on Albeu.com.

E rĂ«ndĂ« nĂ« KosovĂ«/ Ishte raportuar i zhdukur, gjendet njĂ« person i groposur, policia dyshon pĂ«r vrasje të  (EMRI)

✇Albeu
By: V K

Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Baincë të komunës së Lipjanit Kosovë, ku është gjetur i vdekur dhe i groposur një burrë, i cili ishte raportuar më herët si person i zhdukur.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se rasti po trajtohet si vrasje e rëndë.

Njoftimi:

“Sot rreth orĂ«s 12:00, nĂ« fshatin BaicĂ« tĂ« Lipjanit, Ă«shtĂ« gjetur i groposur njĂ« trup i pajetĂ« (ende i paidentifikuar). Hetuesit policorĂ«, nĂ« koordinim me prokurorinĂ«, kanĂ« nisur veprimet procedurale, ndĂ«rsa trupi Ă«shtĂ« dĂ«rguar nĂ« Institutin e MjekĂ«sisĂ« Ligjore pĂ«r autopsi dhe identifikim”, ka thĂ«nĂ« Ahmeti.

Sipas informacioneve të para, trupi i pajetë është gjetur nga familjarët e viktimës, i cili ishte raportuar i zhdukur.

Dyshohet se i groposur është gjetur Enver Bajraktari, zhdukjen e të cilit e bëri të ditur familja e tij, e cila kërkoi edhe ndihmë për ta gjetur.

Hetimet janë duke vazhduar, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi motivet apo të dyshuarit e mundshëm.

Policia dhe prokuroria kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje

The post E rĂ«ndĂ« nĂ« KosovĂ«/ Ishte raportuar i zhdukur, gjendet njĂ« person i groposur, policia dyshon pĂ«r vrasje të  (EMRI) appeared first on Albeu.com.

❌