❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Sasi rekord kokaine në kufirin bullgar/ 206 kg drogë në furgon me targa belge, përfshihet edhe një diplomat

Autoritetet kufitare bullgare sekuestruan një sasi rekord kokaine nga një furgon me targa belge që udhëtonte drejt Turqisë.

Sipas zyrtarëve doganorë, kjo ishte sasia më e madhe drogës së sekuestruar në kufi tokësor, rreth 206 kilogramë. Droga ishte fshehur në 179 çanta të vulosura të fshehura midis sendeve personale në pesë valixhe.

Tre personat që po përpiqeshin të kalonin kufirin për në Turqi ishin një diplomat 40-vjeçar nga Republika Demokratike e Kongos i akredituar në Belgjikë, një shtetas belg 54-vjeçar dhe një shofer bullgar 43-vjeçar.

Nëse ata dënohen për akuzat e trafikimit të drogës, mund të përballen me deri në 20 vjet në burg.

Autoritetet bullgare kanë nisur një hetim në bashkëpunim me partnerët europianë për origjinën e kokainës dhe blerësit e saj të fundit.

Bullgaria, e cila ka ndërmarrë hapa vitet e fundit kundër trafikimit të drogës, konsiderohet një pikë tranziti në të ashtuquajturën rrugë ballkanike të trafikimit të drogës, e cila përdoret për të furnizuar Evropën Perëndimore me heroinë nga Azia dhe Lindja e Mesme, si dhe me kokainë nga Amerika Latine.

/abcnews.al/

Kapen tre tonë kokainë në Ekuador, autoritetet: I përket mafias shqiptare

Tre tonë kokainë janë sekuestruar në Ekuador, sasi e cila sipas autoriteteve i përket mafias shqiptare që është e lidhur me kartelet e drogës kolumbiane dhe meksikane.

Lënda narkotike është gjetur të enjten në një fermë në qytetin jug-perëndimor të Guayaquil.

Për zhvillimin e këtij operacioni anti-drogë u angazhuan forca të shumta policore dhe të ushtrisë.

Shefi i policisĂ« sĂ« Guayaquil tha se kokaina ishte e fshehur nĂ« njĂ« kamion tĂ« mbushur me arka bananesh, e cila ishte e paketuar me logo tĂ« ndryshme, gati pĂ«r t’u nisur drejt portit.

Pas kontrolleve në fermë, policia ekuadoriane ka arrestuar pesë persona.

Lënda narkotike e cila u sekuestra kap vlerën e 90 milionë dollarëve.

Ministria e Mbrojtjes e përshkroi operacionin si një goditje të madhe për mafian shqiptare.

Policia vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe kapjen e tyre./Euronews Albania

The post Kapen tre tonë kokainë në Ekuador, autoritetet: I përket mafias shqiptare appeared first on Telegrafi.

Vokshi: Informova deputetët e EPP-së për rrjetet e drogës dhe cilët kandidatë mbështesin

Deputetja e PD-sĂ«, Albana Vokshi tha se PS nĂ« krahasim me vitin 2021 dhe 2023 ka zgjeruar rrjetin e patronazhimit dhe shpĂ«rdorimin e burimeve shtetĂ«rore publike. Vokshi tha se ditĂ«n e sotme nĂ« Strasburg i prezantoi deputetĂ«ve tĂ« EPP-sĂ« tĂ« gjithĂ« rrjetet e drogĂ«s se ku ishin vendosur dhe çfarĂ« kandidatĂ« mbulonin. “MeqenĂ«se do tĂ« [
]

The post Vokshi: Informova deputetët e EPP-së për rrjetet e drogës dhe cilët kandidatë mbështesin appeared first on BoldNews.al.

Operacioni “Qielli i thyer”, Mejdini: Autoritetet evropiane thanĂ« se gjuha shqipe ishte gjuha e dytĂ« e pĂ«rdorur nĂ« “SkyECC”

Ish-hulumtuesja e BIRN ShqipĂ«ria, tani pjesĂ« e IniciativĂ«s Globale kundĂ«r Krimit tĂ« Organizuar, Fatjona Mejdini, ka folur pĂ«r tĂ« dhĂ«nat qĂ« rrodhĂ«n nga aplikacioni ‘SkyECC’.

“NĂ« bazĂ« tĂ« autoriteteve europiane, gjuha shqipe ka qenĂ« gjuha e dytĂ« mĂ« e pĂ«rdorur nĂ« kĂ«tĂ« platformĂ«â€, thotĂ« Mejdini.

Sipas saj, ky është rasti i parë që Kosova që materialet e Sky ECC përdoren për një rast kriminal.

“’SkyECC’ pĂ«rdorej nga kriminelĂ«t nĂ«pĂ«r botĂ«. KĂ«to grupe kanĂ« funksionuar nĂ« mĂ«nyrĂ« ndĂ«rkufitare. ËshtĂ« e qartĂ« qĂ« kĂ«to grupe pĂ«rveç qĂ« kanĂ« qenĂ« aktive me trafikim nĂ« KosovĂ«, kanĂ« funksionuar edhe nĂ« vendet e Bashkimit Europian”, shtoi tutje Mejdini.

Sipas Mejdinit, tĂ« dhĂ«nat e ‘SkyECC’ janĂ« nĂ« dorĂ« tĂ« autoriteteve europiane qĂ« nga viti 2021 deri edhe kur ka funksionuar ky grup.

Brenda këtij aplikacioni janë siguruar dosje të ndryshme, emra, fotografi, të dhëna, të cilat në këtë rast i janë ndarë edhe Kosovës për hetim, që më pas rezultoi edhe me aksionin më të madh më 03.06.2025.

Ahmet Tahiri Ă«shtĂ« avokati i Avni Rekaliut, i cili Ă«shtĂ« njĂ«ri nga 22 tĂ« arrestuarit pĂ«r rastin e pĂ«rgjimeve qĂ« dolĂ«n nga aplikacioni “SkyECC”.

Sipas dosjes, nga dekriptimi i disa mesazheve dolën emrat e pjesëtarëve të dy grupeve, të cilat merreshin me trafikim të narkotikëve, shpëlarje parash e funksiononin në mënyrë të organizuar.

Tahiri, i cili është edhe avokati i Rekaliut, tha se nuk kanë pasur qasje në dosjet që ka Prokuroria dhe se në kërkesë për masën e sigurisë nuk kanë dhënë detaje në lidhje me veprimtarinë e klientit të tij.

“Me thanĂ« tĂ« drejtĂ«n as ai vetĂ« nuk e di pĂ«r çka Ă«shtĂ« arrestu, as unĂ« si mbrojtĂ«s nuk e kam tĂ« qartĂ« pse Ă«shtĂ« arrestu. Na Ă«shtĂ« thĂ«nĂ« qĂ« ka pĂ«rgjime nga aplikacioni ‘SkyECC’”, tha Tahiri.

Avokati tutje gjatë debatit tha edhe se klienti i tij është një person që punon si fermer dhe nuk jeton në shtëpi apo vende luksoze andaj dhe nuk e kanë të qartë si mbrojtje pozitën e tij në grupin e dyshuar si kriminal.

Përmes rrugëve detare ishte bartur droga e cila porositej në Iran, Turqi e Ekuador, nga grupi i dyshuar i cili u arrestua më 03.06.2025 në një aksion të gjerë policor e që u udhëhoq nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Dosja pĂ«rshkruan se droga fillimisht u porosit nĂ« shtete tĂ« AmerikĂ«s Jugut, Iranit e TurqisĂ«, e mĂ« pas u soll nĂ« KosovĂ« – pĂ«r t’u transportuar pastaj nĂ« vende europiane.

Rexhep Nikçi, Arianit Krasniqi, Abedin Gjakova, Ragip Bislimi, Armend Ismajli, Rifat Vuçetaj, Erduan Ismaili, Shemsi Bahtiri, Andi Vokshi, Blerim Sharapolli, Elez Elezi, Roland Beqiri, Avni Rekaliu, Edin Berisha, Ardijan Mazrekaj, Kurbin Dezdari, Onur Vizdiku, Lorik Tigani, Kenan Brovina, Kahraman Aksoy, Ylli Musliu dhe Safet Ljajiç, janĂ« tĂ« arrestuarit e dyshuar, nĂ« aksionin policor tĂ« emĂ«ruar “Qielli i Thyer” nĂ« 45 lokacione tĂ« ndryshme nĂ« PrishtinĂ«, Viti, SuharekĂ« e PejĂ«.

Prokuroria ka kërkuar 30 ditë paraburgim ndaj tyre, pasi që të njëjtit dyshohen se janë përfshirë në trafik ndërkombëtar të heroinës dhe kokainës.

Dosja hetimore tregon se grupi dyshohet se në një periudhë kohore nga fillimi i vitit 2019 e deri më 03.06.2025 në Kosovë dhe shtete të tjera me dashje dhe dijeni kanë kryer veprimtari të përgjithshme në mënyrë të organizuar për të kryer vepër penale të trafikimit të lëndëve narkotike. E nga kjo veprimtari grupi dyshohet se pati fitim milionësh.

Bartja e narkotikëve në bazë të dosjes thuhet se është bërë përmes kontejnerëve të ndryshëm për bartjen e mallrave të ndryshme, përmes anijeve transportuese, përmes kamionëve për transport mallrash, përmes veturave të pajisura me bunkerë në formë të kamufluar nëpër vende të posaçme të rregulluar ekstra për fshehjen e narkotikëve.

Rruga e cila është përshkruar është përmes rrugëve tokësore, porteve detare në Shqipëri, Maqedonisë së Veriut për në Kosovë.

Gjithashtu në dosje përshkruhet edhe se pjesëtarët e grupit kishin bërë përzierjen e narkotikëve me sodë bikarboni dhe përbërës të tjerë me qëllim të shtimit të peshës e më pas ishte paketuar me anë të një makine me presion dhe përsëri narkotikun e vendosnin duke e kamufluar në mjetet e transportit.

Pas pranimit të drogës në Kosovë, grupi dyshohet se më pas përmes mjeteve të transportit shisnin në Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Gjermani, Zvicër dhe shtete tjera të BE-së.

Aktivitetin të dyshuarit sipas Policisë dhe Prokurorisë e bënin edhe në bashkëpunim me persona të tjerë brenda dhe jashtë Kosovës.

Grupi dyshohet se përmes këtij aktiviteti të trafikimit të drogës ka fituar miliona euro në mënyrë të kundërligjshme.

Gjithashtu dosja përshkruan edhe se nga viti 2019 deri më 03.06.2025 në Kosovë dhe shtete të tjera përmes aktivitetit kriminal të dyshuarit një pjesë të pasurisë së fituar e kishin transferuar nëpër biznese të ndryshme, biznese këto të themeluara nga vet të dyshuarit dhe persona të tjerë.

Po ashtu një pjesë tjetër e fitimit të kundërligjshëm sipas Prokurorisë është konvertuar në prona të luajtshme e të paluajtshme, tokë, shtëpi, vetura, banesa e të tjera.

I gjithë rasti i cili rezultoi me 22 të arrestuar, me 29 vetura të sekuestruara, 800 mijë euro të ngrira nga banka, mbi 130 mijë euro kesh, e sekuestrim të dhjetëra dokumenteve erdhi pas një hetimi disamujor të Policisë së Kosovës në koordinim me Prokurorinë Speciale.

GjatĂ« vitit 2024-2025, Prokuroria Speciale kishte pranuar disa transkripta tĂ« pĂ«rgjimeve tĂ« ‘SkyECC’ nga Franca,  EUROPOL dhe po ashtu edhe nga Belgjika pĂ«rmes bashkĂ«punimit tĂ« KosovĂ«s me AgjencinĂ« e Bashkimit Europian pĂ«r Zbatimin e Ligjit- EUROPOL.

NĂ« bazĂ« tĂ« raporteve nĂ« vitin 2021 pas njĂ« hetimi tĂ« njĂ« rasti nga Belgjika dhe Franca nĂ« njĂ« operacion policor pĂ«rveç drogave dhe dĂ«shmive tĂ« tjera ishte arritur edhe gjurmohet njĂ« server i ‘SkyECC’.

Gjatë dekriptimit të të dhënave në këtë aplikacion është kërkuar edhe që në hetim të jetë edhe Kosova.

Prokuroria Speciale e Kosovës më 16.08.2024 pas sigurimit të informacione nga raportet analitike kishte nisur një hetim ndaj Kujtim Nerziraj, Ardian Mazrekaj dhe Edin Berisha për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim me drogë.

E pas nisjes së hetimit, është arritur edhe identifikimi i personave të tjerë të arrestuar më 03.06.2025 të cilët të gjithë dyshohen për pjesëmarrje në grup kriminal dhe trafikim me drogë, kryesisht kokainë, heroinë e marihuanë.

NĂ« njĂ« aksion tĂ« gjerĂ« anti-drogĂ« tĂ« koduar “Qielli i Thyer”, Policia e KosovĂ«s dhe Prokuroria Speciale arrestuan 22 persona tĂ« dyshuar pĂ«r pĂ«rfshirje nĂ« krim tĂ« organizuar, trafikim me narkotikĂ« dhe pastrim parash.

Operacioni i cili është zhvillua gjatë orëve të mëngjesit të datës 03.06.2025, është rezultat i një hetimi disa mujor dhe është realizuar në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Sipas komunikatës zyrtare, aksioni është zhvilluar në rajonet e Prishtinës, Prizrenit, Pejës dhe Gjilanit, ndërsa janë bastisur 47 lokacione të ndryshme, ku morën pjesë rreth 600 policë.

Operacioni është zhvilluar me mbështetje nga autoritetet e Belgjikës, Holandës dhe Europol-it, ndërsa Prokurori i PSRK-së ka qenë i pranishëm gjatë zbatimit të urdhrave për kontroll.

Përveç të arrestuarve, policia gjatë operacionit sekuestroi: 29 vetura; 134,900 euro para të gatshme; 20,040 franga zvicerane; 490 dollarë; 13,000 euro para të falsifikuara; 9 orë dore luksoze; 36 armë të llojeve të ndryshme; 1,569 fishekë dhe 1,292 copë municion; një prese për paketim heroine dhe kokaine; laptopë, telefona, USB dhe dokumente.

Po ashtu, sipas Prokurorisë, janë ngrirë rreth 800 mijë euro në llogari bankare dhe janë vënë nën ndalim të gjitha paluajtshmëritë që u përkasin të dyshuarve.

Operacioni është zhvilluar me mbështetje nga autoritetet e Belgjikës, Holandës dhe Europol-it, ndërsa Prokurori i PSRK-së ka qenë i pranishëm gjatë zbatimit të urdhrave për kontroll. /Kallxo.con/

The post Operacioni “Qielli i thyer”, Mejdini: Autoritetet evropiane thanĂ« se gjuha shqipe ishte gjuha e dytĂ« e pĂ«rdorur nĂ« “SkyECC” appeared first on Telegrafi.

Shpërndante droga të forta në Tiranë, arrestohet 25-vjeçari

NjĂ« 25-vjeçar nga DurrĂ«si ka rĂ«nĂ« nĂ« prangat e policisĂ« sĂ« kryeqytetit pĂ«r shpĂ«rndarje tĂ« drogave tĂ« forta. Arrestimi i 25-vjeçarit u bĂ« pasi gjatĂ« kontrollit fizik dhe kontrollit tĂ« banesĂ«s shĂ«rbimet e PolicisĂ« gjetĂ«n dhe sekuestruan nĂ« cilĂ«sinĂ« e provĂ«s materiale qese plastike me lĂ«ndĂ« narkotike tĂ« dyshuar kokainĂ«, e ndarĂ« nĂ« doza, gati [
]

The post Shpërndante droga të forta në Tiranë, arrestohet 25-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Kriza e drogĂ«s gĂ«rryen BE-nĂ«: Rriten vdekjet, “lumĂ«â€ substancash sintetike

Me njĂ« fluks “tĂ« paprecedent” kokaine dhe qetĂ«suesish dhimbjeje tĂ« falsifikuar qĂ« pĂ«rmbajnĂ« substanca tĂ« rrezikshme sintetike me bazĂ« opimi, problemi i drogĂ«s nĂ« EvropĂ« Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« mĂ« kompleks se kurrĂ«.

Kështu thotë Agjencia e Bashkimit Evropian për Drogën, EUDA, sipas të cilës shitja e drogave po arrin pikun në të gjithë bllokun për shkak të rritjes së vartësisë, problematikave të kujdesit shëndetësor dhe dhunës në rritje mes bandave.

“Sot pĂ«rballemi me njĂ« situatĂ« qĂ« po ndryshon me shpejtĂ«si”, ka deklaruar Alexis Goosdeel, drejtor ekzekutiv i agjencisĂ« pĂ«r Euronews.

Rreth 7 mijë e 500 persona humbën jetën si pasojë e mbidozave të drogës në 2023-shin, kuotë kjo në rritje krahasuar me vitin paraardhës, kur viktimat ishin 7.100.

Shumica e mbidozave vijnë si pasojë e drogave me bazë opiumi, por rreziqet po ndryshojnë pasi njerëzit po u drejtohen edhe drogave sintetike dhe po përdorin substanca të ndryshme.

Kështu, pasi talebanët morën nën kontroll Afganistanin në 2021-shin dhe ndaluan prodhimin e opiumit, vitin që pasoi njerëzit i kthyen sytë ndaj drogave me derivat fentanili, ose sintetike.

Në 2023-shin, autoritetet çmontuan 14 laboratorë prodhimi heroine në Evropë, shumica e të cilëve të ngritur në Holandë.

Ndërkohë, vitin e kaluar, rreth 4.6 milionë të rritur evropianë përdorën kokainë, duke e kthyer atë në stimuluesin më të përdorur.

Kokaina po bëhet gjithashtu edhe më popullore, pasi në 2023-shin, vendet anëtare të BE-së sekuestruan 419 tonë, duke shënuar vitin e shtatë rresht të rekordeve.

Konfiskimet më të mëdha u kryen në Belgjikë, 123 tonë, Spanjë, 118 tonë dhe Holandë, 59 tonë, që mbeten portat kryesore të hyrjes së kokainës në Evropë.

Ndërkohë, 8.4 për qind e të rriturve, ose 24 milionë persona, përdorën kanabisin vitin e kaluar, duke e kthyer atë në drogën më të zakonshme.

Edhe konfiskimet e kanabisit u rritën lehtshëm në 2023-shin pasi ranë një vit më parë, konstaton raporti.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kriza e drogĂ«s gĂ«rryen BE-nĂ«: Rriten vdekjet, “lumĂ«â€ substancash sintetike appeared first on Euronews Albania.

Vazhdon operacioni policor nĂ« PrishtinĂ«, PejĂ« dhe Gjilan – deri tani janĂ« arrestuar rreth dhjetĂ« persona

Operacioni policor kundër veprimtarive të lidhura me drogën dhe krimet kibernetike është duke vazhduar. Ai ka filluar në orët e hershme të mëngjesit në rajonet e Prishtinës, Pejës dhe Gjilanit.

Sipas burimeve të Telegrafit, deri tani janë arrestuar rreth dhjetë persona, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në këto aktivitete kriminale.

Ndërkohë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka konfirmuar për Telegrafin se janë kontrolluar disa lokacione në kuadër të këtij operacioni.

“Pas njĂ« pune operative dhe hetimore, nga zyrtarĂ«t e Departamentit tĂ« Hetimeve tĂ« PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s (PK), nĂ«n autorizimin e ProkurorisĂ« Speciale tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s (PSRK), sot nĂ« orĂ«t e hershme tĂ« mĂ«ngjesit Ă«shtĂ« realizuar njĂ« operacion i suksesshĂ«m policor. GjatĂ« kĂ«tij operacioni policor janĂ« kryer kontrolle nĂ« tri rajone tĂ« KosovĂ«s qĂ« pĂ«rfshijnĂ« njĂ« numĂ«r tĂ« konsiderueshĂ«m tĂ« lokacioneve tĂ« ndryshme, kundĂ«r trafikimit me narkotik dhe krimeve kibernetike”, ka pohuar ai.

Lidhur me aksionin që po zhvillohet në disa rajone të Kosovës janë deklaruar edhe nga Prokuroria Speciale.

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta tha për Telegrafin se aksioni lidhet mbi dyshimet për kontrabandim me substanca narkotike.

“Ju njoftojmĂ« se Policia e KosovĂ«s, nĂ« bazĂ« tĂ« urdhrit tĂ« Gjykatave kompetente, me kĂ«rkesĂ« tĂ« ProkurorisĂ« Speciale tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s ka zhvilluar njĂ« aksion mbi dyshimet rreth kontrabandimit me substanca narkotike. Bastisjet janĂ« zhvilluar nĂ« disa lokacione, nĂ«n udhĂ«heqjen e prokurorit tĂ« rastit tĂ« ProkurorisĂ« Speciale. PĂ«r detaje tĂ« tjera, publiku do tĂ« njoftohet gjatĂ« ditĂ«s”, deklaroi ajo./Telegrafi/

 

The post Vazhdon operacioni policor nĂ« PrishtinĂ«, PejĂ« dhe Gjilan – deri tani janĂ« arrestuar rreth dhjetĂ« persona appeared first on Telegrafi.

Spanja dhe Ekuadori përplasen për ekstradimin e Dritan Gjikës

Ekuadori dhe Spanja po shkojnë drejt një mosmarrëveshje ligjore mbi ekstradimin e Dritan Gjikës, i cili dyshohet se është udhëheqës i një organizate shqiptare të trafikut të drogës, pas arrestimit të tij të fundit në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe.

Gjika, i njohur si ‘Tony’, ka qenĂ« i arratisur qĂ« nga viti 2024, i kĂ«rkuar pĂ«r planifikimin e njĂ« operacioni transnacional tĂ« kontrabandĂ«s sĂ« kokainĂ«s nga Kolumbia pĂ«rmes Ekuadorit nĂ« EvropĂ«. Arrestimi, i konfirmuar nga autoritetet ekuadoriane mĂ« 26 maj 2025, erdhi nĂ« kuadĂ«r tĂ« çështjes ‘Pampa’, njĂ« hetim i pĂ«rbashkĂ«t nga Ekuadori dhe Spanja, ku u zbulua njĂ« rrjet pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r pastrimin e mbi 30 milionĂ« dollarĂ«ve pĂ«rmes kompanive ekuadoriane.

Bosi shqiptar i kokainës, Dritan Gjika, 48 vjeç, është arrestuar për rolin e tij në drejtimin e operacionit të kartelit për të importuar male me kokainë përmes Costa del Sol. Organizata kriminale dyshohet se përdorte biznese të ligjshme, duke përfshirë eksportuesit e bananeve, për të fshehur ngarkesat e kokainës në kontejnerë frutash të destinuar për në portet evropiane.

Arrestimi i Gjikës ka bërë që Ekuadori dhe Spanja të fillojnë procedurat e ekstradimit. Vendimi tani u takon autoriteteve të Emirateve të Bashkuara Arabe, të cilat do të përcaktojnë se cili vend do ta ndjekë penalisht i pari të dyshuarin. Duke pasur parasysh provat e shumta të mbledhura nga të dy kombet, rezultati i kësaj beteje ekstradimi mund të ndikojë ndjeshëm në luftën më të gjerë kundër rrjeteve ndërkombëtare të trafikut të drogës.

The post Spanja dhe Ekuadori përplasen për ekstradimin e Dritan Gjikës appeared first on Lapsi.al.

Nga Kolumbia në Evropë, ZDF: Si Mafia shqiptare bashkëpunon me kartelet, për të kontrolluar tregun e drogës

Media kryesore gjermane, televizioni ZDF ka publikuar një dokumentar ku heton rolin e mafies shqiptare në trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe lidhjet e saj me kartelet e Amerikës Latine.

Gazetari britanik Matt Shea udhëtoi në Kolumbi për të zbuluar si mafia shqiptare bashkëpunon me kartelet e drogës dhe kontrollojnë shpërndarjen e kokainës në Evropë.

Ai hedh dritë mbi mënyrën se si kokaina shpërndahet nëpër Evropë, deri tek rrugët e Londrës, Amsterdamit e Tiranës.

“Konsumi i kokainĂ«s Ă«shtĂ« nĂ« rritje nĂ« EvropĂ«. Droga transportohet me anije mallrash nga Amerika Latine nĂ« EvropĂ« dhe mafia shqiptare luan njĂ« rol kyç nĂ« kĂ«tĂ« trafik”, evidenton dokumentari.

Ai zbulon gjithashtu se si grupe si “Hellbanianz”, tĂ« njohur pĂ«r videot ku shfaqin pasurinĂ« e tyre luksoze, e çojnĂ« drogĂ«n deri tek konsumatorĂ«t.

Matt Shea takon anëtarë bandash, trafikantë rruge, zyrtarë dogane dhe gazetarë investigativë, të cilët dëshmojnë sesi klanet shqiptare janë bërë të pazëvendësueshme në tregun ndërkombëtar të drogës. Ato operojnë me një disiplinë ushtarake, teknologji të avancuar dhe janë të lidhura ngushtë me rrjete financiare për pastrimin e parave.

Sipas Shea, shqetësimi i vërtetë nuk qëndron vetëm te droga, por te fuqia e jashtëzakonshme ekonomike dhe territoriale që këto grupe po fitojnë. Ato po ndërtojnë struktura paralele që sfidojnë ligjin dhe rendin në shumë shtete evropiane. Për më tepër, mungesa e koordinimit ndërkombëtar dhe niveli i lartë i korrupsionit në disa vende ndihmon në mbijetesën dhe fuqizimin e këtyre organizatave.

Dokumentari Ă«shtĂ« pjesĂ« e njĂ« serie ndĂ«rkombĂ«tare qĂ« eksploron format e reja tĂ« krimit tĂ« organizuar dhe pĂ«rpiqet tĂ« kuptojĂ« rrĂ«njĂ«t dhe pĂ«rhapjen globale tĂ« kĂ«tij fenomeni. Ai Ă«shtĂ« njĂ« alarm pĂ«r autoritetet, por edhe pĂ«r shoqĂ«rinĂ«: krimi shqiptar nuk Ă«shtĂ« mĂ« njĂ« problem lokal – Ă«shtĂ« njĂ« forcĂ« transnacionale qĂ« po kĂ«rcĂ«non sigurinĂ« dhe rendin nĂ« tĂ« gjithĂ« EvropĂ«n.

Shqipëria, një nga vendet më të varfra të Evropës, ka një histori të trazuar. Varfëria, dobësia e institucioneve, korrupsioni dhe trashëgimia e regjimit komunist e kanë kthyer këtë shtet të Ballkanit në një terren të përshtatshëm për lulëzimin e krimit të organizuar.

Kjo seri e dokumentarit investigon ngritjen e mafies shqiptare në një nga organizatat kriminale më të frikshme në botë. Përmes bisedave me anëtarë bandash, shpërndarës rrugësh, doganierë dhe gazetarë investigativë, Matt Shea nxjerr në pah se si kartelet, klanet dhe rrjetet financiare ushqejnë së bashku një nga tregjet më fitimprurëse të drogës në botë.

Në të gjithë globin, ekipe gazetarësh hetojnë format e reja të krimit të organizuar. Bisedat e tyre me viktima, autorë dhe hetues ofrojnë një vështrim të thelluar në botën e errët të krimit. /Euronews/

The post Nga Kolumbia në Evropë, ZDF: Si Mafia shqiptare bashkëpunon me kartelet, për të kontrolluar tregun e drogës appeared first on Telegrafi.

“Grupet shqiptare, mafie me hierarki”/ Flet eksperti i sigurisĂ«: Operacioni i pĂ«rbashkĂ«t Itali-ShqipĂ«ri, strukturĂ« e


Eksperti i sigurisĂ«, Fatjon Softa i ftuar nĂ« njĂ« studio televizive foli lidhur me operacionin “Ura” zhvilluar mes antimafies italiane dhe ProkurorisĂ« sĂ« Posaçme, ndaj njĂ« grupi shqiptar qĂ« zhvillonte aktivitetin nĂ« Itali dhe ShqipĂ«ri.

Duke u ndalur te fjala e prokurorit italian të çështjes menjëherë pas operacioni, që e cilësoi si Mafia shqiptare me shtrirje të madhe në botë, Softa është i mendimit se mafia shqiptare është e strukturuar me hierarki dhe ka një shtrirje jo vetëm lokale apo në vendet fqinje, por edhe në vende të largëta, të Amerikës Latine.

Softa: Italianët nuk gabojnë në termin e duhur. E përdori disa herë dhe e përsërit. Grupet e organizuara depërtojnë dhe kanë element me infrastrukturën shtetërore politikën. A janë këto element? Janë. Për sa kohë grupet kriminale kanë patur ndikim përderisa u ngrit SPAK. A ka pasur raste kur krimi ka nxjerrë deputet? Kemi rastin e Durrësit. Kemi rastin e punonjësve të administratës, marrja e tenderave shtetërore. Lejet e ndërtimit. Grupet kanë gjetur format për ti marrë këto leje.

E kemi ne nĂ« konceptin, nĂ« kodin penal, kĂ«tu ishte diferenca mes atij qĂ« thoshte mafia shqiptare dhe prokurorisĂ« qĂ« ishte mĂ« e kujdesshme. Aktiviteti i kĂ«tyre grupeve nuk zhvillohet mĂ« lokal, por janĂ« brenda dhe jashtĂ«. Jo vetĂ«m nĂ« vendet fqinje, por edhe nĂ« vende tĂ« largĂ«ta. Mafia Ă«shtĂ« njĂ« strukturĂ« e rregullt me formĂ«n e hierarkisĂ«. ËshtĂ« njĂ« grup qĂ« merret me drejtimin, financat, rekrutimin, punĂ« nĂ« polici, apo gjyqĂ«sor qĂ« ndihmojnĂ« aktivitetin e tyre. KĂ«to struktura ndihmojnĂ«.

The post “Grupet shqiptare, mafie me hierarki”/ Flet eksperti i sigurisĂ«: Operacioni i pĂ«rbashkĂ«t Itali-ShqipĂ«ri, strukturĂ« e
 appeared first on Sot News | Lajme.

Si ra “URA” e drogĂ«s, goditja e grupit tĂ« “Visit tĂ« PojĂ«s”, nĂ« DurrĂ«s

ËshtĂ« arritur t’i jepet njĂ« goditje e rĂ«ndĂ«sishme njĂ« prej grupeve kriminale mĂ« tĂ« fuqishme nĂ« ShqipĂ«ri, pĂ«r tĂ« cilin ka dyshime tĂ« forta se ishte i pĂ«rfshirĂ« nĂ« trafikun ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« drogave tĂ« forta dhe nĂ« pastrimin e parave”, tha Altin Dumani, kryeprokuror i SPAK. NjĂ« deklaratĂ« e tillĂ« e thĂ«nĂ« nga kryeprokurori i [
]

The post Si ra “URA” e drogĂ«s, goditja e grupit tĂ« “Visit tĂ« PojĂ«s”, nĂ« DurrĂ«s appeared first on BoldNews.al.

GĂ«zim Thartori s’paguan drogĂ«n e blerĂ« tek Ekil Nderjaku, ‘shitĂ«si’ Orges Molla i kĂ«rkon llogari nĂ« SkyECC

Në lidhje me operacionin Shqipëri-Itali, ku u goditën 3 grupe kriminale të trafikut të drogës, Panorama Online ka zbardhur pjesë nga dosja e SPAK. Nga transkriptimi i bisedave mes anëtarëve të grupeve kriminale në SkyEcc, ka edhe mosmarrëveshje mes tyre, si ajo e Orges Mollës, me Gëzim Thartorin, të cilët kanë diskutuar lidhur me 10 [
]

The post GĂ«zim Thartori s’paguan drogĂ«n e blerĂ« tek Ekil Nderjaku, ‘shitĂ«si’ Orges Molla i kĂ«rkon llogari nĂ« SkyECC appeared first on BoldNews.al.

Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve të denoncojnë trafikun e drogës: Telefononi DEA-n

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka ndarë një mesazh të rëndësishëm në rrjetet sociale, me qëllim nxitjen e bashkëpunimit të qytetarëve në luftën kundër trafikut të drogës.

NĂ« njoftimin e saj, ambasada u bĂ«n thirrje qytetarĂ«ve qĂ« kanĂ« informacione nĂ« lidhje me aktivitetete tĂ« paligjshme qĂ« lidhen me trafikimin e narkotikĂ«ve dhe pastrimin e parave nga droga, qĂ« t’i ndajnĂ« kĂ«tĂ« informacion me DEA-n amerikane. PĂ«r kĂ«tĂ« qĂ«llim, Ă«shtĂ« vendosur njĂ« linjĂ« e veçantĂ« sinjalizimi, ku qytetarĂ«t mund tĂ« kontaktojnĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« sigurt dhe konfidenciale.

Në vijim është njoftimi i plotë i ambasadës:

“Linja e sinjalizimit tĂ« AgjencisĂ« sĂ« ShBA KundĂ«r NarkotikĂ«ve Ă«shtĂ« aktive. DEA nxit kĂ«do qĂ« ka informacion nĂ« lidhje me trafikun e drogĂ«s ose pastrimin e tĂ« ardhurave nga droga ta ndajĂ« informacionin me personelin e DEA-s nĂ« WhatsApp nĂ«: +1 571 502-7846 ose me email nĂ«: [email protected]. TĂ« gjitha tĂ« dhĂ«nat do tĂ« mbahen tĂ« fshehta. FalĂ«nderimet tona pĂ«r tĂ« gjithĂ« ata individĂ« qĂ« kanĂ« dorĂ«zuar tĂ« dhĂ«na tĂ« besueshme qĂ« kanĂ« mbĂ«shtetur operacionet e DEA-s. Shtetet e Bashkuara janĂ« tĂ« pĂ«rkushtuara tĂ« punojnĂ« me ShqipĂ«rinĂ« pĂ«r tĂ« luftuar trafikun e drogĂ«s dhe pastrimin e parave tĂ« lidhura me tĂ«, me qĂ«llim mbrojtjen e qytetarĂ«ve tĂ« tĂ« dy vendeve tona dhe parandalimin e hyrjes sĂ« drogave tĂ« paligjshme nĂ« Shtetet e Bashkuara”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by U.S. Embassy Tirana (@usembassytirana)

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve të denoncojnë trafikun e drogës: Telefononi DEA-n appeared first on Euronews Albania.

“Afrika e Jugut, gjenocid ndaj tĂ« bardhĂ«ve”, Trump akuzon homologun, gjatĂ« takimit nĂ« ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ«

Presidenti amerikan Donald Trump shkoi i përgatitur në Zyrën Ovale për takimin me homologun e tij nga Afrika e Jugut , Cyril Ramaphosa.

Për të mbështetur pretendimet e tij se një gjenocid ndaj njerëzve të bardhë po ndodh në Afrikën e Jugut, Trump urdhëroi të fikeshin dritat dhe shfaqi një video, ku bëheshin thirrje për dhunë dhe vrasje.

NĂ« videon gati 5-minutĂ«she, qĂ« mĂ« vonĂ« u postua edhe nĂ« rrjetet sociale tĂ« shtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ«, shfaqej njĂ« politikani opozitar Julius Malema duke kĂ«nduar njĂ« kĂ«ngĂ« qĂ« pĂ«rmbante frazĂ«n “vrisni boerĂ«t”, term qĂ« pĂ«rdoret pĂ«r fermerĂ«t e bardhĂ« nĂ« vend.

“”Ka mijĂ«ra histori qĂ« flasin pĂ«r kĂ«tĂ«. Ka dokumentarĂ«, ka lajme. NjerĂ«zit po ikin nga Afrika e Jugut pĂ«r sigurinĂ« e tyre. Tokat e tyre po konfiskohen dhe nĂ« shumĂ« raste ata po vriten”

Videoja mbyllej me imazhet e disa kryqeve të bardhë në anët e një autostrade, për të cilat Trump tha, se shënonin varret e fermerëve të bardhë të vrarë në Afrikën e Jugut.

Ramaphosa, i habitur nga ç’po ndodhte nĂ« zyrĂ«n ovale, mohoi pretendimet dhe se nĂ« vendin e tij ekziston demokracia dhe liria pĂ«r t’u shprehur. Ai e pyeti Trump nĂ«se e dinte ku ishin kĂ«to pamje, pasi vendin nĂ« fjalĂ« ai nuk e kishte parĂ« kurrĂ« mĂ« parĂ«. Presidenti amerikan mohoi tĂ« dinte ku ishte ekzaktĂ«sisht vendi nĂ« fjalĂ« dhe tha thjesht qĂ« Ă«shtĂ« nĂ« AfrikĂ«n e Jugut.

“Politika jonĂ« qeveritare Ă«shtĂ« plotĂ«sisht, plotĂ«sisht kundĂ«r asaj qĂ« personi nĂ« video thotĂ«. Ata janĂ« njĂ« parti e vogĂ«l minoritare qĂ« lejohet tĂ« ekzistojĂ« sipas kushtetutĂ«s sonĂ«. NjerĂ«zit qĂ« vriten, pĂ«r fat tĂ« keq, pĂ«rmes aktiviteteve kriminale, nuk janĂ« vetĂ«m njerĂ«z tĂ« bardhĂ«. Shumica e tyre janĂ« njerĂ«z me ngjyrĂ«â€

Skenat në zyrën ovale kujtuan përplasjen që Trump pati me Volodymyr Zelensky në muajin shkurt, por ndryshe nga lideri ukrainas, Ramaphosa qëndroi i qetë.

Ai madje me batutĂ« i tha Donald Trump se i vjen keq qĂ« vendi i tij nuk mund t’i ofrojĂ« njĂ« avion, referuar dhuratĂ«s nga Katari, njĂ« avion qĂ« do tĂ« pĂ«rdoret nĂ« vazhdim nga Donald Trump.

“Shteti nuk drejtohet nga ligji, por nga droga”,Gjokutajt reagon ashpĂ«r: TrafikantĂ«t u lanĂ« tĂ« lirĂ« deri pas zgjedhjeve

Pas lajmit të bujshëm të kësaj të mërkure ku autoritetet italiane goditën grupin kriminal të Troplinëve, juristi Genci Gjokutaj ka ngritur akuza të forta mbi lidhjet e ngushta mes tyre dhe institucioneve në Shqipëri kreut të qeverisë, Ramën.

I ftuar në  njĂ« emision televiziv, Gjokutaj duke pĂ«rdorur termin e fortĂ« “Narkoshtet”, e pĂ«rshkruan situatĂ«n njĂ« realitet ku, sipas tĂ« cilit, shteti nuk Ă«shtĂ« mĂ« i drejtuar nga ligji, por nga interesat e trafikut tĂ« drogĂ«s.

Genci Gjokutaj: Kjo shpjegohet thjesht me fjalĂ«n ‘Narkoshtet’. Pra, nuk Ă«shtĂ« shteti i barkos, por narkotiku drejton shtetin. Kjo Ă«shtĂ«. Edhe njĂ«herĂ«, deklarata e zotit Berisha qĂ« e ka bĂ«rĂ« edhe pĂ«rpara 14 prillit, e ka pĂ«rmendur emrin. Llogarisni SPAK-un, i cili Ă«shtĂ« marrĂ« edhe me zgjedhjet. KĂ«ta janĂ« tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« zgjedhje, ky Ă«shtĂ« problemi. Dhe ky Dumani qĂ« sot thotĂ« kemi bĂ«rĂ« goditjen mĂ« tĂ« madhe ndaj narkotikut, ky ka hetuar pĂ«r zgjedhjet, pĂ«r vjedhjen e votave. Po votat kush i vjedh? Roja i parkingut?

KĂ«ta janĂ«. GjithĂ« trafiku Ă«shtĂ« nĂ« funksion tĂ« zgjedhjeve. Problemi duhet parĂ« nĂ« njĂ« rreth shumĂ« mĂ« tĂ« madh, sepse pĂ«r mua, unĂ« i besoj kryeministrit Rama kur thonĂ« ‘ne jemi protektorati italian’. Si ka mundĂ«si protektori, nuk Ă«shtĂ« nĂ« dijeni tĂ« vonesĂ«s sĂ« vendimeve qĂ« vetĂ« i ka lĂ«shuar prokuroria e atij shteti. Problemi Ă«shtĂ« tek italianĂ«t, tĂ« cilĂ«t nĂ« shkurt kanĂ« lĂ«shuar mandatet e arrestit dhe kur lĂ«shohet mandati i arrestit, atĂ«herĂ« çështja ka dyshimin e arsyeshĂ«m tĂ« bazuar nĂ« prova. Pra ka vendosur qĂ« kĂ«ta duhet tĂ« shkojnĂ« nĂ« masa sigurimi.

Tani, nga shkurti, kĂ« do tĂ« fuste ky? KĂ«ta qĂ« merreshin me sistemim zgjedhor? KĂ«ta qĂ« i lĂ«shojnĂ« nĂ«pĂ«r ShqipĂ«ri pĂ«r tĂ« shantazhuar dhe pĂ«r tĂ« vjedhur votat? Ka patur hall Rama. Mbaroi punĂ« me ta, direkt sa mbaruan zgjedhjet pa u certifikuar rezultati, kanĂ« mbaruar punĂ« me ta. Dhe pjesa tjetĂ«r qĂ« kanĂ« ikur, nuk ka nevojĂ«, sepse drejtori i PĂ«rgjithshĂ«m i PolicisĂ« thotĂ«, qĂ« dje ka marrĂ« vesh policia, nuk ka nevoja ta dekonspirojĂ« polici kĂ«tĂ« punĂ«. Sepse nuk Ă«shtĂ« polici ai qĂ« e mban nĂ« kĂ«mbĂ« aferĂ«n. ËshtĂ« politika dhe Agjencia e saj, SPAK-u.

NjĂ« prokuror, vetĂ«m deklaratĂ«n e kreut tĂ« opozitĂ«s tĂ« dĂ«gjojĂ«, bĂ«het kurioz dhe thotĂ«: Ore ç’janĂ« kĂ«to emra qĂ« pĂ«rmend ky dhe qenkan tĂ« pĂ«rfshirĂ« edhe pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« trafikut, por shantazhokan edhe njerĂ«zit.

 

The post “Shteti nuk drejtohet nga ligji, por nga droga”,Gjokutajt reagon ashpĂ«r: TrafikantĂ«t u lanĂ« tĂ« lirĂ« deri pas zgjedhjeve appeared first on Sot News | Lajme.

U lĂ«shuan 52 urdhĂ«r-arreste, pamje nga operacioni anti-drogĂ« ‘Ura’

Forcat Operacionale, Krimi Ekonomik dhe agjentët e BKH kanë nisur një operacion në disa qytete të vendit, si Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Fier.

Operacioni është në bashkëpunim me skuadrën anti mafia të Barit, janë lëshuar mes Italisë dhe Shqipërisë 52 urdher arreste me dyshimin për trafik të lëndëve narkotike, pastrim parash si dhe shpërdorim detyre.

ABC News ka siguruar edhe pamje tĂ« kĂ«tiij operacioni anti-drogĂ«, tĂ« koduar ‘Ura’.

Deri më tani në rang vendi janë 10 të ndaluar./abcnews/

The post U lĂ«shuan 52 urdhĂ«r-arreste, pamje nga operacioni anti-drogĂ« ‘Ura’ appeared first on Telegrafi.

Në Kosta Rika gardianët e një burgu gjejnë në oborr një mace që kishte të ngjitur në trup dy pako me drogë

Policia në Pococi Penitentiary të Kosta Rikës kanë zënë një mace, që po transportonte dy pako me drogë që i kishte të ngjitura në trup.

Sipas autoriteteve dhe ministria e Drejtësisë, gardianët kishin gjetur macen në një zonë të gjelbëruar pranë burgut gjatë natës së 6 majit.

Macja po transportonte pakot që kishin 235.65 gramë marihuanë dhe 67.76 gramë heroinë, transmeton Telegrafi.

Gardianët kanë sekuestruar drogën e ngjiturt në trupin e maces, kurse kafsha i është dorëzuar ekipeve të specializuara për kujdesin e kafshëve.

Deri më tani nuk dihet nëse ishte e dedikuar enkas për ndonjë të burgosur, apo thjesht ishte rastësi që u gjet pranë burgut. /Telegrafi/

The post Në Kosta Rika gardianët e një burgu gjejnë në oborr një mace që kishte të ngjitur në trup dy pako me drogë appeared first on Telegrafi.

Arrestohen katër persona për kultivim dhe shpërndarje të narkotikëve në Prizren

Policia e Kosovës njofton se pas një hetimi intensiv ka realizuar arrestimin e katër personave në lidhje me rastin e kultivimit dhe shpërndarjes së narkotikëve, që kishte nisur më 23.04.2025 në Prizren.

Gjatë këtij operacioni paraprak ishin sekuestruar rreth 175 bimë kanabis.

Sot, gjatë arrestimit të të dyshuarit tjetër në Prishtinë, është kryer edhe një bastisje ku janë sekuestruar 461 gramë kokainë, një veturë Golf 7, para të gatshme dhe telefona mobilë.

Të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorit të Shtetit pranë Prokurorisë Themelore në Prizren.

Ndërkohë, një i dyshuar tjetër është në kërkim nga autoritetet.

The post Arrestohen katër persona për kultivim dhe shpërndarje të narkotikëve në Prizren appeared first on Telegrafi.

Kapet në flagrancë 23-vjeçari që priste drogën e trafikuar me postë nga SHBA

Një shtetas italian 23-vjeçar u arrestua në flagrancë nga policia e Tiranës, teksa po merrte një pako me lëndë narkotike që dyshohet se ishte trafikuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I riu, banues në Tiranë, u ndalua në një degë postare në kryeqytet në momentin që po tërhiqte një pako me rreth 475 gramë cannabis sativa me përqindje të lartë THC.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti edhe 442 gramë të tjera të së njëjtës substancë, një shumë të konsiderueshme parash si dhe 7 aparate celularë.

Vlera e drogës në treg kapte shifrën e 200 mijë eurove.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

“Seksioni pĂ«r Hetimin e NarkotikĂ«ve, nĂ« bashkĂ«punim me ForcĂ«n e Posaçme Operacionale tĂ« DVP TiranĂ«, Komisariatin e PolicisĂ« Rinas dhe Filialin Qendra Tranzite e PostĂ«s Shqiptare, si rezultat i hetimeve disamujore tĂ« kryera nĂ« drejtimin e ProkurorisĂ« pranĂ« GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m TiranĂ«, organizoi dhe finalizoi operacionin policor tĂ« koduar “DĂ«rgesa”.

Si rezultat i operacionit u arrestua shtetasi italian M. M., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në një degë postare, duke marrë një pako me rreth 475 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa me përqindje të lartë THC, që dyshohet se është trafikuar nga SHBA.

MĂ« tej, gjatĂ« kontrollit nĂ« banesĂ«n e tij, janĂ« gjetur dhe sekuestruar 442 gramĂ« lĂ«ndĂ« e dyshuar narkotike cannabis sativa, njĂ« shumĂ« e konsiderueshme parash dhe 7 celularĂ«â€, njofton policia.

The post Kapet në flagrancë 23-vjeçari që priste drogën e trafikuar me postë nga SHBA appeared first on Euronews Albania.

Aksion antidrogĂ« nĂ« PrishtinĂ«: Sekuestrohen mbi 2 kg kokainĂ«, armĂ« dhe vetura – arrestohen pesĂ« persona

Një aksion i koordinuar ndërmjet Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe Njësisë së Antidrogës së Policisë së Kosovës ka rezultuar me sekuestrimin e mbi 2 kilogramëve substancë narkotike të dyshuar si kokainë, si dhe konfiskimin e armëve të zjarrit, veturave dhe provave të tjera materiale.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, konfirmoi se aksioni ka nisur sot nga ora 15:00 në lagjen Veternik të Prishtinës, si pjesë e një mase të veçantë hetimore, dhe se operacioni është ende në zhvillim në disa lokacione të tjera.

“Sot, mĂ« 22.04.2025, Policia e KosovĂ«s ka filluar njĂ« aksion taktik nĂ« kuadĂ«r tĂ« njĂ« mase tĂ« veçantĂ« hetimore. Deri mĂ« tani janĂ« arrestuar pesĂ« persona tĂ« dyshuar dhe janĂ« sekuestruar kokainĂ«, armĂ« zjarri, vetura dhe prova tĂ« tjera relevante,” deklaroi Hoxha.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar përmes një komunikate për media se operacioni është në vijim dhe se hetimet po vazhdojnë për të zbardhur plotësisht të gjitha rrethanat e rastit.

Sipas autoriteteve, pritet që aksioni të zgjerohet edhe në lokacione të tjera, ndërsa pas përfundimit të bastisjeve do të publikohen më shumë detaje rreth rezultateve konkrete të operacionit./Telegrafi/

The post Aksion antidrogĂ« nĂ« PrishtinĂ«: Sekuestrohen mbi 2 kg kokainĂ«, armĂ« dhe vetura – arrestohen pesĂ« persona appeared first on Telegrafi.

❌