❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

NjĂ«ri i lĂ«nduar, tjetri i plagosur – çka ndodhi me Mefail ShkodrĂ«n dhe djemtĂ« e tij pas rastit tragjik nĂ« Gjilan

Gazeta Insajderi ka siguruar pamje që tregojnë që pos tre personave që humbën jetën në Gjilan, edhe i dyshuari për fajde, Mefail Shkodra me dy të bijët që janë ende në arrati kanë pësuar nga përleshja.

Derisa babai nuk ka ndonjë pasojë, i biri i tij, Engjell Shkodra është i plagosur me armë zjarri.

Ai ka plagën ne njërin krah, por ende nuk dihet kush e shkaktoi këtë plagë.

I biri i tij tjetër, gjatë përleshjes që përfundoi me tre viktima e një në gjendje të rëndë, në QKUK ende, Edonis Shkodra është në gjendje të rëndë. Pamjet tregojnë që ai ka goditje në pjesën e prapme të kokës, dhe jo vetëm.

Si shpërtheu konflikti?

Më 21 korrik 2025, Mefail Shkodra është marrë në pyetje në lidhje me një rast të iniciuar nga Bujar Hoxha.

Dhjetë ditë më vonë më 31 korrik, ai dorëzon një kallëzim penal për deklarim të rrejshëm ndaj të njëjtit person.

Por gjithçka merr një kthesë të errët në një takim.

Takimi ishte thirrur nga Edmond Hasani, i cili kishte ftuar Mefail ShkodrĂ«n pĂ«r njĂ« bisedĂ« “miqĂ«sore”.

Gazeta Insajderi ka siguruar edhe një audio-incizim nga nisja e konfliktit e deri tek vrasja.

Aty dëgjohet Mefail Shkodra që thotë se e ka të ndaluar të takohet me Bujar Hoxhën sepse janë në proces gjyqësor.

“UnĂ« e ti Bujari ulemi nĂ« tavolinĂ« folim dhe e gjajmĂ« vĂ«rtetĂ«n se pĂ«r ketĂ« punĂ« jemi ardh kĂ«tu”, thotĂ« dikush nga viktimat.

“Bujari Ă«shtĂ« kĂ«tu”, dĂ«gjohet njĂ« zĂ« nĂ« video.

“Nuk guxon me ma pru Bujarin kĂ«tu, s’guxon. UnĂ« jam proces me Bujarin e kam ndalune TĂ« zatetem me tĂ«â€, iu kthye Mefail Shkodra.

“Na ju kemi thirr disa herĂ« mu zatet me Bujarin, tash e keni ndalune mu zatet me ta”, dĂ«gjohet duke thĂ«nĂ« pala tjetĂ«r.

“Ja thirri policinĂ«â€, dĂ«gjohet teksa thotĂ« dikush.

Pas kësaj, fillojnë edhe të shtënat me armë ku humbin jetën tre persona.

Insajderi ka siguruar edhe biseda të realizuara para takimit. Edhe aty Mefail Shkodra kërkon që në takim të mos jetë Bujar Hoxha.

Dyshohet që përleshjen e kanë filluar viktimat.

Takimi ndodhi në kafenenë ku Mefail Shkodra pinte rregullisht kafen e tij.

Në lokal ishin vetëm Edmond Hasani dhe Naim Hoxha, vëllai i Bujarit.

Gjithçka ndryshoi për pak sekonda. Në kafene, shfaqet Bujar Hoxha, i shoqëruar nga dy persona të tjerë.

Nga babai i tij Abedin Hoxha dhe nga vjehrri i tij Selami Hasani. Mefail Shkodra, i lutet me ngulm Edmond Hasanit qĂ« t’i ndalojĂ« tĂ« hyjnĂ« nĂ« lokal, duke theksuar se ndodhen nĂ« mes tĂ« njĂ« procesi penal.

Ai çohet për të kontaktuar policinë. Sipas burimeve, Mefail Shkodra nuk kishte asnjë raport me personat tjerë, përveç Bujar Hoxhës.

Takimi ishte thirrur me kĂ«rkesĂ«n e Edmond Hasanit, pasi pĂ«rmbaruesi kishte bllokuar llogaritĂ« bankare tĂ« Bujar HoxhĂ«s –pĂ«r njĂ« borxh tĂ« papaguar pĂ«r veturĂ«n Audi Q5, tĂ« blerĂ« nga vetĂ« Mefaili.

Përmbarues në këtë rast ka qenë Përparim Xhelili. I njëjti ka konfirmuar për Insajderin se llogaritë i ishib bllokuar para dy jave Bujar Hoxhës.

Inspektorati Policor i Kosovës ka ndërmarrë masa drastike, duke suspenduar katër zyrtarë policorë, mes tyre: Bekim Sabedini, Metush Arifi, Ardian Demiri dhe Shaban Hajdaraj. Bekim Sabedini dhe Metush Arifi janë parë në shoqërinë e Albert Rexhepit i njohur si Albert Malisheva, i cili në vitin 2024 ishte burgosur pastaj ishte lene në arrest shtëpiak për fajde, e Mefail Shkodra bashkë me djalin e tij Edonisin ishin në paraburgim për këtë rast.

Kush janë viktimat?

Sipas informacioneve të siguruara nga Gazeta Insajderi, Bujar Hoxha është një nga personat kyç të përfshirë në këtë ngjarje. Burime të afërta bëjnë të ditur se thelbi i konfliktit që çoi në vrasjen e trefishtë ka nisur pikërisht nga Bujar Hoxha.

Në prill të këtij viti, Bujar Hoxha kishte denoncuar në polici Mefail Shkodrën për fajde. Prokuroria Speciale konfirmoi se Hoxha kishte dorëzuar edhe një kallëzim penal ndaj Shkodrës.

Fajdexhiu nga Gjilani, pasi ishte marrë në pyetje nga Prokuroria, ishte lënë i lirë në procedurë të rregullt.

Konflikti që përfundoi tragjikisht nisi pas denoncimit që Hoxha i bëri në polici Shkodrës.

Aktualisht, Bujar Hoxha po trajtohet në QKUK, gjendja e tij është e stabile.

Viktimat janë babë e bir, Selami Hasani dhe Edmond Hasani, të njohur si argjendarë në Gjilan, dhe dyshohet se u vranë nga njerëz të përfshirë në fajde.

I dyshuari për vrasjen është Mefail Shkodra dhe dy djemt e tij që aktualisht ndodhen në arrati./Insajderi/

The post NjĂ«ri i lĂ«nduar, tjetri i plagosur – çka ndodhi me Mefail ShkodrĂ«n dhe djemtĂ« e tij pas rastit tragjik nĂ« Gjilan appeared first on Telegrafi.

Apeli lë në fuqi paraburgimin për Nexhmi Krasniqin dhe të tjerët në rastin e detyrimit dhe shmangies nga tatimi

Departamenti i Përgjithshëm, ka refuzuar si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të të pandehurve Liman Sallauka, Xhevat Sallauka, Nexhmi Krasniqi dhe Ramadan Paçarizi, duke vërtetuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prizren të datës 6 gusht 2025, me të cilin të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, nga data 4 gusht deri më 4 shtator 2025.

Aksionin e arrestimit dhe hetimet i ka udhëhequr kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Petrit Kryeziu.

Gjykata Themelore nĂ« Prizren, pĂ«rmes vendimit tĂ« 6 gushtit 2025, kishte caktuar masĂ«n e paraburgimit ndaj Liman SallaukĂ«s, Xhevat SallaukĂ«s, Nexhmi Krasniqit dhe Ramadan Paçarizit, tĂ« arrestuar nĂ«n dyshimin pĂ«r detyrim, armĂ«mbajtje pa leje dhe shmangie nga tatimi, raporton “Betimi pĂ«r DrejtĂ«si”.

Për arrestimin e katër të dyshuarve, Betimi për Drejtësi kishte raportuar me 4 gusht 2025.

Sipas Apelit, vendimi i Themelores është i drejtë dhe nuk përmban shkelje të dispozitave ligjore, ndërsa ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen, në bazë të provave materiale dhe shkresave të lëndës.

Gjykata ka vlerësuar se lënia e tyre në liri do të rrezikonte asgjësimin, fshehjen, falsifikimin apo ndryshimin e provave, si dhe do të ndikonte në dëshmitarë dhe të dëmtuar. Duke marrë parasysh peshën e veprave penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes, si dhe karakteristikat personale të të pandehurve, Apeli ka konstatuar se masa e paraburgimit është e domosdoshme dhe e arsyeshme në këtë fazë të procedurës.

Sipas vendimit tĂ« Themelores, ekziston dyshimi i bazuar se Liman Sallauka, Xhevat Sallauka, Nexhmi Krasniqi dhe Ramadan Paçarizi, gjatĂ« muajve nĂ«ntor–dhjetor 2024, kanĂ« vepruar si anĂ«tarĂ« tĂ« njĂ« grupi pĂ«r tĂ« detyruar tĂ« dĂ«mtuarin E.M. tĂ« tĂ«rhiqej nga njĂ« marrĂ«veshje shitjeje toke, duke i shkaktuar atij dĂ«m pasuror dhe duke pĂ«rfituar nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« kundĂ«rligjshme. Gjithashtu, ndaj Ramadan Paçarizit rĂ«ndon edhe dyshimi pĂ«r shmangie nga tatimi, pasi dyshohet se nuk ka deklaruar qarkullimin real tĂ« njĂ« transaksioni prej 250 mijĂ« eurosh, duke iu shmangur detyrimeve tatimore pĂ«r 130 mijĂ« euro.

“Betimi pĂ«r DrejtĂ«si” kishte raportuar mbi pĂ«rmbajtjen e dosje sĂ« prokurorisĂ« pĂ«r caktim tĂ« masĂ«s sĂ« paraburgimit ndaj katĂ«r tĂ« dyshuarve pĂ«rfshirĂ« kĂ«tu edhe Krasniqin i cili kishte shĂ«rbyer si drejtor i PolicisĂ« nĂ« Prizrenit.

Po ashtu, “Betimi për Drejtësi” ka raportuar lidhur me atë se çka u sekuestrua gjatĂ« kontrollit tĂ« shtĂ«pive nĂ« rastin ndaj Nexhmi Krasniqi dhe tĂ« tjerĂ«ve.

Ndryshe në njoftimin e Prokurorisë thuhet se gjatë kontrollit u sekuestruan përveç armëve edhe telefona mobil e elektroshok./BetimipërDrejtësi/

The post Apeli lë në fuqi paraburgimin për Nexhmi Krasniqin dhe të tjerët në rastin e detyrimit dhe shmangies nga tatimi appeared first on Telegrafi.

ShqipĂ«ria nĂ« luftĂ« me flakĂ«t, Rama: Mbi 600 forca nĂ« terren – kemi ndihmĂ« edhe nga Italia

Shqipëria po përballet me një situatë të rënduar nga zjarret në disa zona të vendit, ku përpjekjet për shuarjen e flakëve vijojnë pandërprerë.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kjo Ă«shtĂ« njĂ« ditĂ« “sakrifice dhe krenarie” pĂ«r tĂ« gjitha strukturat shtetĂ«rore qĂ« janĂ« angazhuar nĂ« operacionet e emergjencĂ«s.

Sipas të dhënave të përditësuara nga qeveria, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 34 vatra aktive, ndërsa 13 prej tyre janë izoluar dhe shuar.

“NjĂ« ditĂ« sakrifice dhe krenarie pĂ«r tĂ« gjitha strukturat shtetĂ«rore, qĂ« vijojnĂ« pa ndĂ«rprerje pĂ«rpjekjet nĂ« terren pĂ«r shuarjen e flakĂ«ve nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin”, shkroi Rama nĂ« njĂ« postim nĂ« Facebook.

Në terren janë angazhuar mbi 600 forca të Forcave të Armatosura, zjarrfikës, punonjës bashkiakë dhe vullnetarë.

Rama gjithashtu ka njoftuar se dhjetëra mjete zjarrfikëse dhe automjete transporti janë në terren përfshirë: 5 helikopterë dhe 1 avion zjarrfikës Canadair, i ofruar nga Italia

Qindra autoambulanca dhe mjete për evakuimin e banorëve.

Ndër zonat që kërkojnë vëmendje të veçantë janë: Delvina, Poliçani, Gramshi, Dropulli, Finiqi, Berati, Tepelena dhe Bulqiza, ku operacionet ajrore dhe tokësore janë në vijim.

Kryeministri nënvizoi gatishmërinë maksimale të strukturave shtetërore, ndërsa theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët evropianë dhe Emiratet, që po mbështesin përballimin e kësaj situate të vështirë. /Telegrafi/

The post ShqipĂ«ria nĂ« luftĂ« me flakĂ«t, Rama: Mbi 600 forca nĂ« terren – kemi ndihmĂ« edhe nga Italia appeared first on Telegrafi.

Krasniqi viziton Thaçin e Veselin në Hagë: Ata mbeten të fortë, drejtësia po afrohet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka zhvilluar një vizitë në Hagë, ku është takuar me ish-Presidentin Hashim Thaçi dhe ish-Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, të cilët prej afër pesë vitesh po mbahen në paraburgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Krasniqi tha se takimi ishte i ngrohtĂ« dhe emocionues, duke theksuar se “nĂ« çdo fjalĂ« tĂ« tyre, e ndjeva tĂ« gjallĂ« bindjen e palĂ«kundur se drejtĂ«sia pĂ«r çlirimtarĂ«t tanĂ« po afrohet.”

Ai theksoi se Thaçi dhe Veseli vazhdojnë të jenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe mbajnë moral të lartë, përkundër sfidave të një procesi që ai e cilëson si të tejzgjatur dhe të padrejtë.

“Liria, askund e asnjĂ«herĂ«, nuk Ă«shtĂ« as mĂ«kat e as faj. Ata janĂ« mirĂ«, optimistĂ« dhe, si gjithmonĂ«, dĂ«rgojnĂ« pĂ«rshĂ«ndetjet mĂ« tĂ« ngrohta pĂ«r secilin prej jush,” shkroi Krasniqi.

Sipas Krasniqit, dy liderët historikë janë të lidhur përditë me zhvillimet në Kosovë, gëzohen për lajmet e mira dhe ndajnë dhimbjen me popullin në momente të vështira.

“Por, mbi tĂ« gjitha, besojnĂ« fuqimisht nĂ« njĂ« tĂ« ardhme mĂ« tĂ« ndritur pĂ«r vendin tonĂ«, njĂ« tĂ« ardhme qĂ« ndĂ«rtohet me punĂ«, me vizion dhe me vullnet tĂ« pathyeshĂ«m,” shtoi ai.

Krasniqi pĂ«rmbylli postimin me fjalĂ«t e Hashim Thaçit:“Dielli do tĂ« lind pĂ«rsĂ«ri!”. /Telegrafi/

The post Krasniqi viziton Thaçin e Veselin në Hagë: Ata mbeten të fortë, drejtësia po afrohet appeared first on Telegrafi.

Dy “Black Hawk” nga Emiratet zbarkojnĂ« nĂ« ShqipĂ«ri pĂ«r betejĂ«n kundĂ«r flakĂ«ve

Emiratet e Bashkuara Arabe (UAE) i vijnë në ndihmë Shqipërisë për situatën e paprecedentë të zjarreve këtë vit.

Ata dërguan helikopterë Black Hawk të Forcës Ajrore, që janë dislokuar në bazën ajrore të Kuçovës dhe po operojnë efektivisht në zjarret në të gjithë territorin e vendit, duke qenë një ndihmë shumë e madhe në mbështetje të strukturës nga toka për fikjen e zjarreve.

Gjeneral Brigade, Mudhafar Al Amri, Drejtor në Detyrë i Shpëtimit dhe Zjarrfikës, Autoriteti i Mbrojtjes Civile në Abu Dabi, ishte sot në terren për të ndjekur nga afër operacionet për fikjen e zjarreve në zonën e Gramshit, ku theksoi edhe një herë gatishmërinë e vendit të tij për të ofruar ndihmë për Shqipërinë në këtë situatë të rënduar me zjarret, shkruan A2 CNN.

Drejtori i PĂ«rgjithshĂ«m i AgjencisĂ« KombĂ«tare tĂ« Mbrojtjes Civile (AKMC), Haki ÒȘako e falĂ«nderoi pĂ«r ndihmĂ«n konkrete, qĂ« po jep rezultat nĂ« terren.

The post Dy “Black Hawk” nga Emiratet zbarkojnĂ« nĂ« ShqipĂ«ri pĂ«r betejĂ«n kundĂ«r flakĂ«ve appeared first on Telegrafi.

“Flamuri s’fik zjarrin!”, Tahiri kritikon qeverinĂ« pĂ«r mungesĂ« reagimi ndaj zjarreve nĂ« ShqipĂ«ri

Ish-deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për mungesë reagimi dhe mbështetje ndaj Shqipërisë, e cila po përballet prej ditësh me zjarre të mëdha në disa rajone.

“Flamuri s’fik zjarrin! ShqipĂ«ria po digjet qe disa ditĂ«, e qeveria jonĂ« veç hesht, njĂ« fjalĂ« e as njĂ« veprim tĂ« vetĂ«m mbĂ«shtetĂ«s”, ka shkruar Tahiri nĂ« njĂ« postim nĂ« Facebook.

Ai akuzoi ekzekutivin pĂ«r qasje selektive ndaj çështjeve kombĂ«tare, duke shtuar se: “Kur ju duhen votat, e vendosin flamurin kombĂ«tar nĂ« çdo cep. E kur shteti amĂ« ka nevojĂ« pĂ«r ndihmĂ«, asnjĂ« lĂ«vizje.”

Tahiri bëri thirrje për veprim konkret.

“Patriotizmi matet me vepra, jo me fjalime e pĂ«rralla”, ka shkruar ai.

Deri tani, nga institucionet zyrtare të Kosovës nuk ka pasur ndonjë njoftim publik për mbështetje ndaj Shqipërisë lidhur me situatën e emergjencës nga zjarret. /Telegrafi/

The post “Flamuri s’fik zjarrin!”, Tahiri kritikon qeverinĂ« pĂ«r mungesĂ« reagimi ndaj zjarreve nĂ« ShqipĂ«ri appeared first on Telegrafi.

Vendimi i Gjykatës Komerciale, KESCO fton bizeneset të nënshkruajnë kontratat e furnizimit me energji deri më 15 gusht

Pas vendimit të Gjykatës Komerciale dhe njoftimit të pranuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE), KESCO ka njoftuar bizneset në tregun e hapur të energjisë elektrike se procesi i zgjedhjes së furnizuesit vazhdon sipas afateve të përcaktuara në njoftim.

NĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« sigurohet furnizimi i pandĂ«rprerĂ« me energji elektrike gjatĂ« fundjavĂ«s, KESCO ka marrĂ« vendimin qĂ« “tĂ« punojĂ« me kapacitete tĂ« shtuar pĂ«r pranimin e konsumatorĂ«ve qĂ« nuk kanĂ« nĂ«nshkruar ende kontratĂ«, deri mĂ« 15 gusht 2025 (e premte), ora 12:00 nĂ« mesditĂ«â€.

“Nga e hĂ«na, procesi i nĂ«nshkrimit tĂ« kontratave do tĂ« vijojĂ« rregullisht, nĂ« pĂ«rputhje me afatet kohore tĂ« pĂ«rcaktuara nĂ« rregullat e tregut”, njofton KESCO.

Ky veprim është në përputhje me rregullat e tregut dhe synon të shmangë ndërprerjet e mundshme të furnizimit për bizneset që janë pjesë e tregut të hapur të energjisë elektrike.

KESCO fton të gjithë konsumatorët biznesorë që të mos vonohen në procedurat për nënshkrimin e kontratave.

“Ju ftojmĂ« tĂ« veproni pa vonesĂ« pĂ«r tĂ« siguruar vazhdimĂ«sinĂ« e furnizimit tuaj me energji elektrike”, thuhet nĂ« njoftim. /Telegrafi/

The post Vendimi i Gjykatës Komerciale, KESCO fton bizeneset të nënshkruajnë kontratat e furnizimit me energji deri më 15 gusht appeared first on Telegrafi.

Kushtetuesja rrëzon vendimin e Qeverisë që përjashton kujdesin mendor nga shërbimet spitalore

Gjykata Kushtetuese ka shpallur aktgjykimin në rastin KO141/24, duke vlerësuar se paragrafi 1 i nenit 11 të Statutit nr. 01/2023 të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës është në kundërshtim me Kushtetutën.

Kushtetuesja ka konstatuar se ky paragraf i Statutit të ShSKUK-së i miratuar përmes Vendimit të Qeverisë së Kosovës, nuk është në pajtueshmëri me paragrafin 1 të nenit 51 [Mbrojtja Shëndetësore dhe Sociale] në lidhje me paragrafin 1 të nenit 7 [Vlerat] dhe paragrafin 4 të nenit 92 [Parimet e Përgjithshme] të Kushtetutës.

Ky paragraf përcakton shërbimet shëndetësore që ofrohen në spitalet e përgjithshme, por nuk përfshin kujdesin mendor si shërbim dytësor.

Avokati i Popullit kishte kontestuar këtë dispozitë, duke theksuar se përjashtimi i kujdesit mendor kufizon të drejtat shëndetësore të qytetarëve dhe nuk është në përputhje me ligjet në fuqi për shëndetësinë dhe shëndetin mendor.

NĂ« aktgjykim, Gjykata thekson se Ligji pĂ«r ShĂ«ndetin Mendor pĂ«rcakton qartĂ« se “shĂ«rbimet e kujdesit mendor ofrohen nĂ« nivel tĂ« kujdesit dytĂ«sor shĂ«ndetĂ«sor pĂ«rmes Departamenteve tĂ« PsikiatrisĂ« nĂ« spitalet e pĂ«rgjithshme”, ndĂ«rsa Akti i kontestuar “nuk ka pĂ«rfshirĂ« shĂ«rbimet e kujdesit mendor nĂ« kĂ«tĂ« listĂ« tĂ« ofrimit tĂ« shĂ«rbimeve, ashtu siç pĂ«rcaktohet me ligj”.

Gjykata urdhĂ«roi QeverinĂ« e KosovĂ«s qĂ« ta ndryshojĂ« kĂ«tĂ« dispozitĂ« pĂ«r t’u pĂ«rputhur me KushtetutĂ«n dhe legjislacionin aktual, duke kĂ«rkuar qĂ« spitalet e pĂ«rgjithshme tĂ« ofrojnĂ« kujdes mendor deri nĂ« ndryshimet e nevojshme.

Kërkesa për masë të përkohshme u refuzua, ndërsa aktgjykimi nënvizon rëndësinë e garantimit të të drejtave shëndetësore për të gjithë qytetarët.

Njoftimi i plotë:

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka publikuar aktgjykimin në rastin KO141/24, të parashtruar nga Avokati i Popullit, të dorëzuar në Gjykatë bazuar në autorizimet e përcaktuara në nënparagrafin 1 të paragrafit 2 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së paragrafit 1 të nenit 11 (Organizimi i shërbimeve shëndetësore në spitalet e përgjithshme) të Statutit (QRK) nr. 01/2023 të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, të miratuar përmes Vendimit [Nr. 29/180] të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të 27 dhjetorit 2023, i cili statut ka hyrë në fuqi më 8 janar 2024.

Gjykata, njëzëri, ka vendosur që (i) kërkesa është e pranueshme; (ii) të konstatojë se paragrafi 1 i nenit 11 (Organizimi i shërbimeve shëndetësore në spitalet e përgjithshme) të Statutit (QRK) nr. 01/2023 për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar, i miratuar përmes Vendimit [Nr. 29/180] të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të 27 dhjetorit 2023, nuk është në pajtueshmëri me paragrafin 1 të nenit 51 [Mbrojtja Shëndetësore dhe Sociale] në lidhje me paragrafin 1 të nenit 7 [Vlerat] dhe paragrafin 4 të nenit 92 [Parimet e Përgjithshme] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; (iii) të urdhërojë Qeverinë e Republikës së Kosovës, që në pajtim me paragrafin 1 të nenit 116 [Efekti Juridik i Vendimeve] të Kushtetutës, të ndërmarrë veprimet e nevojshme për plotësimin dhe ndryshimin e paragrafit 1 të nenit 11 (Organizimi i shërbimeve shëndetësore në spitalet e përgjithshme) të Statutit (QRK) nr. 01/2023 për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar, i miratuar përmes Vendimit [Nr. 29/180] të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të 27 dhjetorit 2023, në pajtim me Kushtetutën, legjislacionin në fuqi dhe këtë Aktgjykim; (iv) të konstatojë se deri në plotësimin dhe ndryshimin e paragrafit 1 të nenit 11 (Organizimi i shërbimeve shëndetësore në spitalet e përgjithshme) të Statutit (QRK) nr. 01/2023 për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar, i miratuar përmes Vendimit [Nr. 29/180] të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të 27 dhjetorit 2023, spitalet e përgjithshme të ofrojnë shërbimet shëndetësore siç janë të përcaktuara në nënparagrafin 1.1 të paragrafit 1 të nenit 12 (Shërbimi i kujdesit shëndetësor dytësor) të Ligjit Nr. 05/L-025 për Shëndetin Mendor; si dhe (v) të refuzojë kërkesën për masë të përkohshme.

Avokati i Popullit kontestoi kushtetutshmĂ«rinĂ« e paragrafit 1 tĂ« nenit 11 (Organizimi i shĂ«rbimeve shĂ«ndetĂ«sore nĂ« spitalet e pĂ«rgjithshme) tĂ« Statutit (QRK) nr. 01/2023 tĂ« ShĂ«rbimit Spitalor dhe Klinik Universitar tĂ« KosovĂ«s, i cili pĂ«rcakton qĂ« spitalet e pĂ«rgjithshme ofrojnĂ« shĂ«rbimet shĂ«ndetĂ«sore si nĂ« vijim: (i) kirurgji e pĂ«rgjithshme; (ii) interno; (iii) pediatri; (iv) gjinekologji dhe obstetrikĂ«; dhe (v) emergjenca mjekĂ«sore. Avokati i Popullit pretendoi se kjo dispozitĂ« e Aktit tĂ« kontestuar, pasi qĂ« nuk pĂ«rcakton “kujdesin mendor” si shĂ«rbim dytĂ«sor shĂ«ndetĂ«sor qĂ« ofrohet nga spitalet e pĂ«rgjithshme, “redukton” (i) shĂ«rbimet shĂ«ndetĂ«sore pĂ«r kujdes mendor pĂ«r qytetarĂ«t; dhe (ii) stafin shĂ«ndetĂ«sor dhe administrativ nĂ« kĂ«to spitale, nĂ« kundĂ«rshtim me frymĂ«n e Ligjit Nr. 04/L-125 pĂ«r ShĂ«ndetĂ«si, i ndryshuar dhe plotĂ«suar me Ligjet Nr. 08/L-043 dhe Nr. 08/L-176 dhe Ligjin Nr. 05/L-025 pĂ«r ShĂ«ndet Mendor; dhe se rrjedhimisht (iii) si akt i miratuar nga Qeveria kufizon tĂ« drejtat kushtetuese tĂ« pĂ«rcaktuara nĂ« nenet 7 [Vlerat], 24 [Barazia para Ligjit], 51 [Mbrojtja ShĂ«ndetĂ«sore dhe Sociale] dhe 55 [Kufizimi i tĂ« Drejtave dhe Lirive Themelore] tĂ« KushtetutĂ«s, respektivisht. Pretendimet e Avokatit tĂ« Popullit u mbĂ«shtetĂ«n nga: (i) deputeti i Kuvendit, z. Armend Zemaj; (ii) Kryetarja e FederatĂ«s sĂ« Sindikatave tĂ« ShĂ«ndetĂ«sisĂ« sĂ« KosovĂ«s; dhe (iii) Kryetari i OdĂ«s sĂ« MjekĂ«ve tĂ« KosovĂ«s, ndĂ«rsa u kundĂ«rargumentuan nga Kryeministri i RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s.

Aktgjykimi i Gjykatës fillimisht sqaron që bazuar në nënparagrafin 1 të paragrafit 2 të nenit 113 [Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, Avokati i Popullit është i autorizuar të kontestojë kushtetutshmërinë e ligjeve, të dekreteve të Presidentit e të Kryeministrit dhe të rregulloreve të Qeverisë.

Gjykata, nĂ« vlerĂ«simin e pretendimeve tĂ« Avokatit tĂ« Popullit, iu referua parimeve tĂ« pĂ«rgjithshme kushtetuese dhe atyre tĂ« Komisionit tĂ« Venecias pĂ«r parimin e sundimit tĂ« ligjit dhe kufizimit tĂ« tĂ« drejtave dhe pĂ«rcaktimit tĂ« detyrimeve me “ligj”, tĂ« pĂ«rcaktuara ndĂ«r tĂ« tjera nĂ« nenin 3 [Barazia para ligjit], nenin 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit], nenin 7 [Vlerat], paragrafin 1 tĂ« nenit 51 [Mbrojtja ShĂ«ndetĂ«sore dhe Sociale] dhe nenin 55 [Kufizimi i tĂ« Drejtave dhe Lirive Themelore] tĂ« KushtetutĂ«s. NĂ« kontekst tĂ« kompetencave tĂ« QeverisĂ«, si organ qĂ« ushtron pushtetin ekzekutiv, Aktgjykimi sqaron se kompetenca e saj pĂ«r “nxjerrjen e akteve juridike ose rregulloreve” kufizohet nĂ« pĂ«rcaktimet kushtetuese si nĂ« vijim: a) “pajtueshmĂ«rinĂ« me KushtetutĂ«n dhe ligjet”, tĂ« pĂ«rcaktuar nĂ« paragrafin 4 tĂ« nenit 92 tĂ« KushtetutĂ«s; dhe b) “tĂ« nevojshme pĂ«r zbatimin e ligjeve”, tĂ« pĂ«rcaktuar nĂ« paragrafin 4 tĂ« nenit 93 tĂ« KushtetutĂ«s.

NĂ« dritĂ«n e parimeve tĂ« lartcekura, Aktgjykimi konstaton se Akti i kontestuar Ă«shtĂ« nxjerrĂ« pĂ«r “zbatimin e ndonjĂ« ligji”, siç kĂ«rkohet nĂ« paragrafin 4 tĂ« nenit 93 tĂ« KushtetutĂ«s, pasi qĂ« bazohet nĂ« nenin 23 (ShĂ«rbimet profesionale shĂ«ndetĂ«sore), si dhe paragrafĂ«t 2 dhe 3 tĂ« nenit 63 (Themelimi i ShĂ«rbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i KosovĂ«s) tĂ« Ligjit tĂ« lartcekur pĂ«r ShĂ«ndetĂ«si.

NĂ« kontekst tĂ« vlerĂ«simit nĂ«se Akti i kontestuar Ă«shtĂ« nxjerrĂ« nĂ« “pajtueshmĂ«ri me KushtetutĂ«n dhe ligjet”, Gjykata sqaron se nĂ«nparagrafi 1.1 i paragrafit 1 tĂ« nenit 12 tĂ« Ligjit Nr. 05/L-025 pĂ«r ShĂ«ndetin Mendor, pĂ«rcakton shprehimisht qĂ« shĂ«rbimet e kujdesit mendor ofrohen nĂ« nivel tĂ« kujdesit dytĂ«sor shĂ«ndetĂ«sor pĂ«rmes Departamenteve tĂ« PsikiatrisĂ« nĂ« spitalet e pĂ«rgjithshme, ndĂ«rsa paragrafi 1 i nenit 11 tĂ« Aktit tĂ« kontestuar ka pĂ«rcaktuar llojet e shĂ«rbimeve shĂ«ndetĂ«sore qĂ« ofrohen nĂ« spitalet e pĂ«rgjithshme sipas njĂ« liste shteruese, e ku bĂ«jnĂ« pjesĂ« vetĂ«m: (i) Kirurgjia e pĂ«rgjithshme; (ii) Interno; (ii) Pediatria; (iii) Gjinekologjia dhe Obstetrika; (iv) Emergjenca mjekĂ«sore. Duke qenĂ« se Akti i kontestuar nuk ka pĂ«rfshirĂ« shĂ«rbimet e kujdesit mendor nĂ« kĂ«tĂ« listĂ« tĂ« ofrimit tĂ« shĂ«rbimeve, ashtu siç pĂ«rcaktohet me “ligj”, Gjykata vlerĂ«soi se e drejta e qytetarĂ«ve pĂ«r kujdes shĂ«ndetĂ«sor, e garantuar me nenin 51 [Mbrojtja ShĂ«ndetĂ«sore dhe Sociale] tĂ« KushtetutĂ«s, e cila dispozitĂ« garanton se kjo e drejtĂ« rregullohet me ligj, Ă«shtĂ« kufizuar pĂ«rmes paragrafit 1 tĂ« nenit 11 tĂ« Aktit tĂ« kontestuar.

Rrjedhimisht, Gjykata konstatoi se paragrafi 1 i nenit 11 (Organizimi i shërbimeve shëndetësore në spitalet e përgjithshme) të Aktit të kontestuar është në kundërshtim me paragrafin 1 të nenit 51 [Mbrojtja Shëndetësore dhe Sociale] në lidhje me paragrafin 1 të nenit 7 [Vlerat] dhe paragrafin 4 të nenit 92 [Parimet e Përgjithshme] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

The post Kushtetuesja rrëzon vendimin e Qeverisë që përjashton kujdesin mendor nga shërbimet spitalore appeared first on Telegrafi.

Ardian Gola, kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Gjakovës

Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e Ardian Golës për kryetar të Komunës së Gjakovës.

Në prani të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, deputetit Glauk Konjufca dhe qindra qytetarëve e aktivistëve, Vetëvendosje tha se Gjakova është gati për hapin e madh përpara.

“Me profesor Ardian GolĂ«n dhe LĂ«vizjen VETËVENDOSJE!, do ta ngremĂ« GjakovĂ«n mĂ« lart se kurrĂ« mĂ« parĂ«,” thuhet nĂ« njoftim.

Gola, profesor universitar me pĂ«rvojĂ« tĂ« gjatĂ« akademike, u vlerĂ«sua pĂ«r “mendjen e ndritur, zemrĂ«n e madhe dhe vizionin e qartĂ« pĂ«r GjakovĂ«n”.

Ai pritet të fokusohet në forcimin e arsimit, zhvillimin e kulturës dhe ekonomisë lokale, përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e mundësive për të rinjtë.

“Gjakova meriton udhĂ«heqje qĂ« jo vetĂ«m administron, por frymĂ«zon. QĂ« e kthen besimin dhe krenarinĂ« qytetare,” u tha gjatĂ« prezantimit tĂ« kandidaturĂ«s.

Sipas Vetëvendosje-s, Ardian Gola është kandidati i duhur për ta kthyer Gjakovën në një model zhvillimi e frymëzimi kulturor.

“Ky Ă«shtĂ« momenti ynĂ«. Ky Ă«shtĂ« kryetari ynĂ«. Ky Ă«shtĂ« ndryshimi qĂ« Gjakova e meriton,” thuhet nĂ« njoftim. /Telegrafi/

The post Ardian Gola, kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Gjakovës appeared first on Telegrafi.

Faton Selmanaj shpallet kandidat për kryetar të Deçanit nga Lëvizja Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e Faton Selmanajt për kryetar të Komunës së Deçanit në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Në një tubim me aktivistët e Qendrës në Deçan, ku të pranishëm ishin edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe sekretari organizativ Alim Rama, u zyrtarizua përkrahja për Selmanajn si përfaqësues të gjeneratës së re të udhëheqjes.

“Nga tokat pjellore te majat e bjeshkĂ«ve, Faton Selmanaj e njeh çdo cep tĂ« Deçanit dhe ka vendosur ta kthejĂ« kĂ«tĂ« pasuri nĂ« zhvillim e mirĂ«qenie pĂ«r tĂ« gjithĂ«â€, thuhet nĂ« njoftimin e LĂ«vizjes.

Faton Selmanaj pritet të fokusohet në zhvillimin e bujqësisë si motor të ekonomisë lokale, turizmit malor e kulturor, si dhe në ofrimin e shërbimeve publike efikase dhe të barabarta për qytetarët e Deçanit.

“Me Faton Selmanajn nĂ« krye, kjo komunĂ« do tĂ« bĂ«het partner i fortĂ« i qeverisĂ« qendrore aty ku fjala dhe puna ecin bashkĂ« pĂ«r tĂ« mirĂ«n e secilit qytetar”, thekson mĂ« tej LĂ«vizja VetĂ«vendosje.

Sipas LVV-sĂ«, Deçani me Selmanajn nĂ« krye do tĂ« jetĂ« “shembull i qeverisjes lokale qĂ« ecĂ«n nĂ« hap me zhvillimin shtetĂ«ror”. /Telegrafi/

The post Faton Selmanaj shpallet kandidat për kryetar të Deçanit nga Lëvizja Vetëvendosje appeared first on Telegrafi.

Zjarri përfshinë një tjetër fshat në Gramsh, nis evakuimi i banorëve

Vijon të jetë shumë serioze situata me zjarrin në Gramsh, ku tashmë flakët janë përhapur në një tjetër fshat.

Korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku raporton se edhe fshati i Kodovjat është përfshirë nga zjarri, i gjashti fshat nën pushtetin e flakëve.

Ndërkohë, teksa forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve, ka nisur evakuimi i banorëve.

Konkretisht në qarkun e Elbasanit:

Kullollas – Gramsh – SituatĂ« e rĂ«nduar, Ă«shtĂ« raportuar njĂ« humbje jete. BanorĂ«t janĂ« evakuuar. PĂ«r shkak tĂ« flakĂ«ve janĂ« bllokuar edhe disa rrugĂ« qĂ« lidhin fshatrat. NĂ« bashkinĂ« Gramsh janĂ« marrĂ« masa pĂ«r strehimin e banorĂ«ve tĂ« evakuuar.

Mukaj dhe Sojnik – Gramsh – SituatĂ« problematike. Mbi 150 forca po punojnĂ« pĂ«r izolimin e zjarrit nĂ« sipĂ«rfaqe me shkurre dhe ferra. ËshtĂ« kĂ«rkuar ndĂ«rhyrja me 50 forca operacionale FA.

Në terren janë edhe forcat zjarrfikëse të Elbasanit dhe Gramshit afër fshatit Snosëm e Sojnik, të shoqëruara edhe nga punonjës bashkiak e banorë të zonës./TCH/

The post Zjarri përfshinë një tjetër fshat në Gramsh, nis evakuimi i banorëve appeared first on Telegrafi.

“NjĂ«rĂ«n e kam pasur si motĂ«r, dy i kam pas shoqe shumĂ« tĂ« mira” – rrĂ«fimi tronditĂ«s i 13-vjeçares nga Gjilani qĂ« u rrah nga bashkĂ«moshataret

13 vjeçarja nga Gjilani,  cila ishte viktimĂ« e njĂ« dhune fizike nga njĂ« grup i bashkĂ«moshatareve tĂ« saja, ka rrĂ«fyer pĂ«r “Piranjat” momentet e tmerrit qĂ« pĂ«rjetoi.

Ajo së bashku me  dëshmitare treguan detaje tronditëse të asaj që ndodhi.

Sipas rrëfimit të viktimës, ajo ishte ftuar nga disa vajza që i njihte si shoqe për një takim, por përfundoi duke u përballur me dhunë dhe kërcënime serioze për jetën.

“RrugĂ«s ma kanĂ« ba qĂ« nĂ« mahall tĂ« vet janĂ« tum prit mem rreh, veç sa mem shti me shku te shtĂ«pia e braktistĂ«. NjĂ«rĂ«n nuk e kam njoft, njĂ«rĂ«n e kam pasur si motĂ«r, dy i kam pas shoqe shumĂ« tĂ« mira. NjĂ«ra ka bĂ«rĂ« video, katĂ«r kanĂ« shpreh dhunĂ«, njĂ«ra veç ka nejt”, tha ajo.

Ngjarja ka ndodhur në një ambient të izoluar ku vajza u mbajt përreth 50 minuta. Ajo u godit me shpulla e shqelma dhe nuk kishte mundësi të kërkonte ndihmë. Më pas, për shkak të frikës, nuk e tregoi rastin menjëherë as tek familjarët.

“S’ka pas shanse mem pa askush. TĂ« nesĂ«rmen kur mĂ« kanĂ« pa iu kam thĂ«nĂ« se jam rrĂ«zu me trotinet, se mĂ« kanĂ« shtanazhu qĂ« nĂ«se i tregoj dikujt, ma bĂ«jnĂ« hala ma zi herĂ«n tjetĂ«r”, shprehet viktima.

Një dëshmitare tjetër që ndodhej në vendin e ngjarjes konfirmoi dhunën dhe kërcënimet që kishte dëgjuar dhe përjetuar.

“MĂ« kanĂ« kĂ«rcĂ«nuar edhe mua, mĂ« kanĂ« thanĂ« qĂ« kanĂ« mem ther, mem mbyt. Ma kanĂ« ba qĂ« nĂ«se njĂ« njeri i gjallĂ« e merr vesh, nuk ka mem ra mu mirĂ«. Ka pas shpulla, shqelma. Nuk kam guxua me shku sepse jam frikĂ«suar qĂ« pom therin”, rrĂ«fen dĂ«shmitarja.

Ky rast ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik, duke nxitur thirrje për veprim të shpejtë të institucioneve ndaj dhunës mes të rinjve. /Telegrafi/

The post “NjĂ«rĂ«n e kam pasur si motĂ«r, dy i kam pas shoqe shumĂ« tĂ« mira” – rrĂ«fimi tronditĂ«s i 13-vjeçares nga Gjilani qĂ« u rrah nga bashkĂ«moshataret appeared first on Telegrafi.

Zbatimi i aktgjykimit të Kushtetueses shkakton përplasje mes Qorrollit e Grudës

Pas disa muajsh bllokadë në Kuvendin e Kosovës, aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për votimin e fshehtë ka ndezur një debat të ashpër politik.

Deputeti i PDK-sĂ«, PĂ«rparim Gruda, nĂ« emisionin “RTK Prime” theksoi se Gjykata ka vendosur qartĂ« se votimi i fshehtĂ« nuk lejohet.

“Gjykata Kushtetuese ka vendosur qartĂ« se nuk lejohet votimi i fshehtĂ«. UnĂ« mendoj se arsyeja pse Gjykata po sulmohet nga pushteti Ă«shtĂ« se ‘pse nuk po na lejoni ende me blloku Kuvendin e KosovĂ«s’”, tha Gruda.

Ai shtoi se aktgjykimi u ka hequr pushtetarĂ«ve njĂ« “mjet tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m, mjetin e bllokadĂ«s”.

“Ka vetĂ«m njĂ« lexim profesional qĂ« duhet t’i bĂ«het aktgjykimit tĂ« GjykatĂ«s Kushtetuese. Ne e kemi pjesĂ«n urdhĂ«ruese dhe ajo nuk do tĂ« ndryshojĂ« nĂ« asnjĂ« pikĂ«â€, u shpreh deputeti i PDK-sĂ«.

Nga ana tjetër, zëvendësministri në detyrë i Drejtësisë, Vigan Qorolli, u shpreh kritik ndaj vendimit të Kushtetueses.

“TĂ« gjithĂ« deputetĂ«t e KosovĂ«s kanĂ« dĂ«shtuar ta konstituojnĂ« Kuvendin. NĂ« kĂ«tĂ« rast, halli im Ă«shtĂ« implementimi i kĂ«tij aktgjykimi. NĂ« rast se njĂ« aktgjykim do tĂ« ketĂ« nevojĂ« pĂ«r t’u implementuar edhe institucioni i cili e merr pĂ«r bazĂ« sot Ă« duhet ta dijĂ« hapin operacional se si do ta implementojĂ«â€, tha Qorolli.

Ai theksoi se aktgjykimi ka kontradikta në afatet e implementimit.

“Gjykata Kushtetuese nuk Ă«shtĂ« institucion mbipushtetor, por njĂ« organ i pavarur qĂ« duhet tĂ« tregojĂ« çka nuk duhet tĂ« bĂ«jnĂ« institucionet”, u shpreh Qorrolli./Telegrafi/

The post Zbatimi i aktgjykimit të Kushtetueses shkakton përplasje mes Qorrollit e Grudës appeared first on Telegrafi.

Kurti thekson suksesin e zgjerimit të rrjetit diplomatik të Kosovës

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka njoftuar se Kosova po përjeton përfaqësimin më të gjerë dhe rrjetin më të thellë diplomatik në historinë e saj.

Sipas tij  janë arritur hapa të rëndësishëm me hapjen e ambasadave të reja në Kolumbi dhe Malajzi, si dhe themelimin e një misioni në Poloni dhe një misioni special pranë Selisë së Shenjtë.

“Kosova sot gĂ«zon pĂ«rfaqĂ«simin mĂ« tĂ« gjerĂ« dhe rrjetin diplomatik mĂ« tĂ« madh nĂ« historinĂ« e saj. Jemi krenarĂ« qĂ« gjatĂ« mandatit tonĂ« kemi zgjeruar praninĂ« diplomatike nĂ« nivele tĂ« papara, duke hapur ambasada tĂ« reja nĂ« Kolumbi dhe Malajzi, njĂ« mision nĂ« Poloni dhe njĂ« mision special pranĂ« SelisĂ« sĂ« ShenjtĂ«â€, ka shkruar Kurti nĂ« “X”.

Kurti ka shtuar se këto arritje forcojnë zërin e Kosovës në arenën globale dhe thellojnë partneritetet tona në të gjithë botën. /Telegrafi/

Kosova today enjoys the widest representation and diplomatic reach in its history. We are proud that during our term we have expanded our diplomatic presence to unprecedented levels, opening a new embassy in Colombia, a new embassy in Malaysia, a mission in Poland and a special


— Albin Kurti (@albinkurti) August 12, 2025

 

The post Kurti thekson suksesin e zgjerimit të rrjetit diplomatik të Kosovës appeared first on Telegrafi.

TĂ« shtĂ«na tĂ« shumta – publikohen pamjet nga momenti i vrasjes sĂ« trefishtĂ« nĂ« Gjilan

Janë publikuar pamjet ku tregojnë momentin dramatik të vrasjes së trefishtë në qendër të Gjilanit.

Sipas këtyre pamjeve që janë publikuar nga Portali Magazina dëgjohen të shtëna të shumta armësh, dhe shihen qytetarë të tronditur.

Gjithashtu në videon e publikuar dëgjohet edhe njëri nga të plagosurit teksa fyen para se të humbasë ndjenjat dhe të bie në tokë.

Siç raportohet nga Policia e Kosovës, vrasja ndodhi rreth orës 12:30 të së dielës. Në vendin e ngjarjes u gjet një person pa shenja jete, ndërsa tre të tjerë u dërguan me urgjencë në spital, dy prej të cilëve nuk mbijetuan.

Policia arrestoi njĂ« tĂ« dyshuar nĂ« vendngjarje, por tre tĂ« tjerĂ« – tĂ« identifikuar si Mefail Shkodra dhe dy djemĂ«t e tij  janĂ« ende nĂ« arrati.

Në këto zhvillime, Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar pezullimin e katër zyrtarëve policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan. /Telegrafi/

The post TĂ« shtĂ«na tĂ« shumta – publikohen pamjet nga momenti i vrasjes sĂ« trefishtĂ« nĂ« Gjilan appeared first on Telegrafi.

Astrit Bujupaj, kandidat i LVV-së për kryetar të Istogu

Lëvizjes Vetëvendosje përgatitet për zgjedhjet lokale në Istog, ku tashmë ka zyrtarizuar kandidatin e saj për kryetar e  cili është Astrit Bujupaj.

Këtë e bëri të ditur kryetari i LVV-së, Albin Kurti në një postim në Facebook.

Kurti u shpreh se tashmë është koha që drejtimi i komunës të jetë nga radhët e Vetëvendosjes, duke përfaqësuar besimin dhe vullnetin e qytetarëve të Istogut.

“LĂ«vizja doli e para nĂ« Istog nĂ« zgjedhjet parlamentare tĂ« 9 shkurtit. Tash, me Astrit Bujupajn, kandidat pĂ«r kryetar, besimin tonĂ« dhe vullnetin e qytetarĂ«ve ka ardhur koha qĂ« i pari i Istogut tĂ« jetĂ« nga radhĂ«t e LĂ«vizjes”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/

The post Astrit Bujupaj, kandidat i LVV-së për kryetar të Istogu appeared first on Telegrafi.

Ndalohet kontrabandĂ« me kĂ«rpudha nĂ« kufirin lindor – sekestrohen mbi 900 kilogramĂ«

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se ka parandaluar një rast të kontrabandës me rreth 910 kilogramë kërpudha të freskëta në zonën kufitare të Karaqevës, në komunën e Kamenicës.

Sipas njoftimit zyrtar, rasti Ă«shtĂ« zbuluar nga NjĂ«sitet Patrulluese tĂ« Stacionit Policor pĂ«r MbikĂ«qyrjen e Kufirit (SPMK) – MuqivercĂ«, rreth orĂ«s 11:45 tĂ« mĂ«ngjesit tĂ« sĂ« hĂ«nĂ«s, mĂ« 12 gusht 2025.

“GjatĂ« kontrollit tĂ« automjetit, janĂ« gjetur: 910 kg kĂ«rpudha tĂ« freskĂ«ta tĂ« llojit shampinion”, thuhet nĂ« njoftim.

Automjeti, një kombi (furgon) i bardhë me targa vendore, drejtohej nga një shtetas i Kosovës.

Sipas Policisë, pas konsultimit me prokurorin kujdestar, është urdhëruar inicimi i rastit dhe dorëzimi i mallrave në Doganën e Kosovës për procedura të mëtejme. /Telegrafi/

The post Ndalohet kontrabandĂ« me kĂ«rpudha nĂ« kufirin lindor – sekestrohen mbi 900 kilogramĂ« appeared first on Telegrafi.

CNBC: Qindra amerikanĂ« zhvendosen pĂ«r tĂ« jetuar nĂ« ShqipĂ«ri – vendi ‘numĂ«r 1’ nĂ« EuropĂ« qĂ« pĂ«rmbush shumĂ« kritere

Ashtu si shumë amerikanë, gjithmonë kisha ëndërruar të transferohesha në Evropë. Dhe në vitin 2015, në moshën 35-vjeçare, vendosa të largohesha nga Teksasi për në Spanjë, shkruan Cepee Tabibian në një artikull të botuar në të përditshmen amerikane CNBC.

Dy vjet mĂ« vonĂ«, themelova “She Hit Refresh”, njĂ« komunitet qĂ« ndihmon gratĂ« mbi 30 vjeç tĂ« bĂ«jnĂ« njĂ« hap jashtĂ« vendit. QĂ« atĂ«herĂ«, kam ndihmuar qindra gra tĂ« ndĂ«rtojnĂ« jetĂ« tĂ« reja nĂ« vende si Portugalia, Spanja, Franca, Italia dhe Holanda.

Një nga vendet evropiane, që amerikanët ndoshta nuk e njohin ende, është Shqipëria. Por kjo po ndryshon! Vitet e fundit, dëgjoja shpesh për Shqipërinë nga anëtarët e komunitetit tim. Disa prej tyre ishin transferuar atje dhe nuk mund të ndalonin së foluri me entuziazëm për të.

Në vitin 2024, qëndrova një muaj në Shqipëri, kryesisht në kryeqytet, Tiranë, dhe përgjatë bregdetit. Doja të shihja se për çfarë bëhej fjalë dhe ajo që zbulova më habiti vërtet!

ShqipĂ«ria mund tĂ« mos jetĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ« – asnjĂ« vend nuk Ă«shtĂ«, por pĂ«r shumĂ« amerikanĂ« qĂ« Ă«ndĂ«rrojnĂ« njĂ« jetesĂ« jo shumĂ« tĂ« shtrenjtĂ«, ajo plotĂ«son shumĂ« kushte. Ja pse e konsideroj “Destinacionin NumĂ«r 1” nĂ« EvropĂ« pĂ«r ata qĂ« shpresojnĂ« tĂ« zhvendosen nga SHBA-ja.

ÇuditĂ«risht Ă«shtĂ« e pĂ«rballueshme

Shqipëria është një nga vendet e pakta në Evropë ku ende mund të marrësh me qira një apartament të rehatshëm për më pak se 500 dollarë në muaj. Kjo kosto e ulët jetese është një nga arsyet më të mëdha pse amerikanët po dynden atje. Merrni shembull Cheryl Orlov, e cila u zhvendos nga Redondo Beach, Kaliforni, në Tiranë.

Edhe pse kostoja e jetesĂ«s po rritet nĂ« TiranĂ«, Ă«shtĂ« ende shumĂ« mĂ« e ulĂ«t se nĂ« Kaliforni. Qiraja pĂ«r njĂ« apartament me dy dhoma gjumi nĂ« TiranĂ«, pĂ«r shembull, Ă«shtĂ« mĂ« pak se njĂ« e gjashta e asaj qĂ« paguhet pĂ«r njĂ« vilĂ« me dy dhoma gjumi nĂ« “Redondo Beach” nĂ« Kaliforni.

Ushqimet, ngrënia jashtë dhe kujdesi shëndetësor janë gjithashtu shumë më të përballueshme. Për nomadët digjitalë dhe pensionistët, Shqipëria ofron një cilësi jetese që është gjithnjë e më e lirë se në shumë qytete të SHBA-së.

Mund të qëndroni deri në një vit pa vizë

Një nga avantazhet më të mëdha të Shqipërisë është se amerikanët mund të jetojnë atje pa vizë deri në 12 muaj, një përfitim i rrallë në Evropë. Mund të hipni në avion sonte dhe të filloni jetën tuaj të re në Shqipëri nesër, pa pasur nevojë për dokumente.

Kjo e bĂ«n ideale pĂ«r ata qĂ« duan tĂ« “provojnĂ«â€ jetĂ«n jashtĂ« vendit pa pasur nevojĂ« tĂ« kalojnĂ« nĂ«pĂ«r proceset komplekse tĂ« marrjes sĂ« vizave. NdĂ«rsa isha nĂ« TiranĂ«, u takova me Denisa Kaca Bradley, themeluese e “Expats in Albania”, pĂ«r tĂ« mĂ«suar mĂ« shumĂ« rreth opsioneve tĂ« emigracionit. Ajo mĂ« shpjegoi se ndĂ«rsa qĂ«ndrimi pĂ«rtej njĂ« viti kĂ«rkonte dokumente, organizata e saj i ndihmonte tĂ« sapoardhurit me kĂ«tĂ« proces.

Në takimet e saj javore, takova dhjetëra amerikanë: gra beqare, çifte dhe familje. Shumë e shihin Shqipërinë si trampolinë. Ata qëndrojnë për një ose dy vite, të tjerë zgjedhin të qëndrojnë për një periudhë afatgjatë.

ËshtĂ« natyrshĂ«m njĂ« vend mahnitĂ«s

Nga Alpet Shqiptare në veri deri te ujërat bruz të detit Adriatik në perëndim dhe detit Jon në jug, peizazhi i vendit është marramendës. Gjatë udhëtimit tim, udhëtova me makinë përgjatë Rivierës Shqiptare dhe vizitova Sarandën, një qytet bregdetar të gjallë me një shëtitore të bukur.

Ishte shtator dhe moti ishte mjaftueshĂ«m i ngrohtĂ« pĂ«r tĂ« notuar dhe pĂ«r tĂ« marrĂ« rreze, por plazhet ishin praktikisht bosh – njĂ« kĂ«naqĂ«si e rrallĂ« krahasuar me vende si Spanja apo Italia.

Në një ditë të kthjellët mund ta shihni Greqinë në distancë! Ishulli i Korfuzit është vetëm 30 minuta larg me traget. Nuk arrita të shkoja në malet veriore, por ato janë në listën time për vizitën tjetër. Fshatrat e largëta, shtigjet e ecjes dhe peizazhet e mrekullueshme e bëjnë atë një ëndërr për adhuruesit e aktiviteteve në natyrë.

Shqiptarët janë mikpritës

Deri në fillim të viteve 1990, Shqipëria ishte kryesisht e mbyllur ndaj botës nën regjimin komunist. Turizmi është rritur ndjeshëm në dekadën e fundit. Si rezultat, Shqipëria ende ndihet autentike shqiptare.

Në të njëjtën kohë, shqiptarët janë dukshëm mikpritës ndaj amerikanëve, diçka që i ka habitur shumë emigrantët. Ndjenja pro-amerikane dhe miqësia ndaj emigrantëve e bën më të lehtë për të sapoardhurit të ndihen si në shtëpinë e tyre dhe të lidhen me komunitetin vendas.

NĂ« qytete si Tirana dhe qytete bregdetare si Vlora, ka gjithashtu njĂ« numĂ«r nĂ« rritje tĂ« tĂ« huajve qĂ« po “lĂ«shojnĂ« rrĂ«njĂ«â€.

Monica Miranda, njĂ« amerikane qĂ« u zhvendos nga Nju Xhersi nĂ« VlorĂ« nĂ« moshĂ«n 43-vjeçare me qenin e saj – ka gati dy vjet qĂ« jeton nĂ« ShqipĂ«ri dhe kohĂ«t e fundit mori kartĂ«n e saj tĂ« qĂ«ndrimit 5-vjeçar.

“Nuk dija shumĂ« pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«. Por nĂ« momentin qĂ« mbĂ«rrita, diçka mĂ« tĂ«rhoqi. NjĂ« muaj u shndĂ«rrua nĂ« dy”, tha ajo.

“Kam ndĂ«rtuar njĂ« komunitet mbĂ«shtetĂ«s emigrantĂ«sh nga SHBA-ja, Britania e Madhe, Australia dhe Amerika Latine. Takohemi disa herĂ« nĂ« javĂ«. Ka qenĂ« njĂ« pĂ«rvojĂ« tepĂ«r emocionuese”, tha Monica Miranda.

“Mund tĂ« mos jetĂ« vendi i parĂ« qĂ« mĂ« vjen ndĂ«rmend, por pĂ«r shumĂ« amerikanĂ« qĂ« kam takuar, ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« vendi i duhur nĂ« kohĂ«n e duhur”, theksoi ajo./Shqiptarja/

The post CNBC: Qindra amerikanĂ« zhvendosen pĂ«r tĂ« jetuar nĂ« ShqipĂ«ri – vendi ‘numĂ«r 1’ nĂ« EuropĂ« qĂ« pĂ«rmbush shumĂ« kritere appeared first on Telegrafi.

Zjarri del jashtë kontrollit në Poliçan, urdhërohet evakuimi i banorëve

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka njoftuar se situata e zjarrit në Bashkinë Poliçan, Njësia Administrative Terpan, ka dalë jashtë kontrollit dhe ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, duke rrezikuar djegien e fshatrave përreth.

PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, u kĂ«rkohet menjĂ«herĂ« banorĂ«ve tĂ« fshatrave VokopolĂ«, ZhapokikĂ«, Plashnik dhe Panarit, si dhe atyre qĂ« ndodhen brenda Rezervatit tĂ« Mbrojtur “Balloll”, tĂ« largohen nga banesat e tyre dhe tĂ« bashkĂ«punojnĂ« me autoritetet pĂ«r njĂ« evakuim tĂ« sigurt.

Ministria ka apeluar për qetësi dhe përkushtim maksimal nga të gjithë banorët dhe institucionet përgjegjëse për të garantuar sigurinë e jetës dhe pronave. /Telegrafi/

The post Zjarri del jashtë kontrollit në Poliçan, urdhërohet evakuimi i banorëve appeared first on Telegrafi.

Gjeti çantën me 15 mijë euro, qytetari nga Gjakova e dorëzon në polici

Një akt i jashtëzakonshëm ndershmërie është regjistruar sot në Gjakovë, ku një qytetar vendosi të dorëzojë në polici një shumë të madhe parash që kishte gjetur në rrugë.

Qytetari Binak Neziri ka gjetur njĂ« çantĂ« nĂ« rrugĂ«n “Tirana” tĂ« qytetit, nĂ« tĂ« cilĂ«n ndodheshin rreth 15 mijĂ« euro para tĂ« gatshme.

Ai ka shkuar në Stacionin Policor të Gjakovës, ku e ka dorëzuar çantën dhe përmbajtjen e saj.

“Qytetari Binak Neziri nga Gjakova ka gjetur njĂ« çantĂ« nĂ« rrugĂ«n “Tirana”, nĂ« tĂ« cilĂ«n ndodheshin para nĂ« vlerĂ« rreth 15 mijĂ« euro. Ai e ka dorĂ«zuar çantĂ«n nĂ« Stacionin Policor tĂ« GjakovĂ«s, ku pas procedurave tĂ« nevojshme, çanta dhe paratĂ« janĂ« kthyer tek pronari legjitim”, thuhet nĂ« njoftimin e policisĂ«.

Në një njoftim publik, Policia e Kosovës ka shprehur mirënjohje të veçantë për qytetarin Binak Neziri, duke vlerësuar lart gjestin e tij si një shembull frymëzues për të gjithë qytetarët.

“Veprimi i z. Neziri Ă«shtĂ« dĂ«shmi e vlerave tĂ« larta morale dhe qytetare. Ai ka treguar integritet dhe besim nĂ« institucionet tona, duke dhĂ«nĂ« njĂ« shembull tĂ« rrallĂ« nĂ« shoqĂ«rinĂ« tonĂ«â€, thuhet nĂ« reagimin e PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s. /Telegrafi/

The post Gjeti çantën me 15 mijë euro, qytetari nga Gjakova e dorëzon në polici appeared first on Telegrafi.

❌